Dy platforma një qëllim
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Dritan Goxhaj
Te gjithë ata shqiptarë që kanë pasur dy shim deri tani,ose ata që nuk i kane besuar ndarjes se Kosoves ne baza etnike, prej tani le ta flejne mendjen, sepse të gjithë e lexuam planin e qeverisë së Kosovës për decentralizim i cili është paraqitur si “Platforma per decentralizim e pushtetit lokal ne Kosove”, si dhe planin e qeverise serbe, i paraqitur si “platforma per negociata mbi Kosoven.” Te dyja keto plane te paraqitura si platforma per negociata ne Viene. Po ta shohesh me vemendje del se plani shqiptar nuk ishte gje tjeter veçse nje variant i planit serb.Plani shqiptar eshte miratuar në 15 janar te ketij viti dhe mban shenimin “Sekret Zyrtar” si dhe është pranuar edhe nga ndërkombëtarët që para se te shkohej ne bisedime. Plani shqiptar mbeshtetet totalisht mbi konceptin e te drejtave etnike.Kjo duket qarte ne keto pika te tij:
Pika 1.3. Afirmohet ndarja e pushtetit lokal në aspektin etnik,kulturor,gjuhësor dhe fetar. Pika 1.4. Thote qe do te respektoje karakterin shume etnik në Kosovë. De fakto e bën Kosovën shumeetnike, nderkohe që ajo është 90% e banuar me shqiptarë, si dhe i jep rruge formimit të njësive shumetnike. Pika 2.2. Do krijohen komunat shumetnike, të cilat as kanë ekzistuar ,e as ekzistojnë. Ato do të krijohen në mënyre artificiale.
Pika 3.2. Këtu shqiptarët diskriminohen totalisht , pothuajse në të tëra fushat e jetes dhe u jep mundësi serbeve, që edhe pse janë pakicë, të barazohen në përfaqsim me shqiptarët. Pika 3.3. Këtyre komunave shumetnike u jepet e drejta regjistrimit civil, regjistrimin e votuesve dhe lëshimin e lejeve të bizneseve, jo vetem nga komunat por edhe nga njesitë nën-komunale. Pika 3.5. Kryeshefat e policisë lokale do të zgjidhen nga komunat e do të miratohen nga Ministria e Brendeshme, dhe jo e kundërta. Pika 4.2. Jep të drejtën që me anë të akteve normative të ndikohet drejtperdrejt në kulturë, perdorimin e gjuhes, arsimin, dokumentat personale dhe perdorimin e simboleve. Mekanizëm ky që synon parandalimin e mbivotimit te komunitetit pakicë në atë komunë të veçantë për cështje që ndikojnë direkt në interesat etnike.Pika 4.3. Serbishtja do te vazhdojë të mbetet gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës.Pra edhe ato komuna të banuara 100% me shqiptarë do te jenë të detyruara që dokumentat zyrtare ti shkruajnë edhe në serbisht, ndersa ata serbe vetem serbisht! Pika 4.7. Ju jep të drejtën komunave serbe të përdorin simbolet e veta si stemat,emblemat dhe flamujt.
Pika 5.1. Legjitimon krijimin e “Etnitetit Serb” brenda Kosovës. Pika 5.3. E vë Kosovën nën kontrollin qendror të Serbisë me krijimin e komisioneve të përbashkëta që do të përfaqesojnë institucionet qendrore të qeverisjes së Kosovës dhe Serbisë,si dhe krijimin e komunave individuale aty ku do te jete e nevojshme dhe ku këto komisione do të bien dakort. Sic shihet, pararendeësit e “Kombit te ri Kosovar” , me anë të kësaj reforme i kanë dhënë Kosovës më pak kushte sesa i ofronte asaj Kushtetuta e 1974. Në atë kushtetutë Kosova nuk shihej si multietnike, por si teritor i banuar me shumice shqiptare. Në atë kushtetutë nuk formoheshin komuna për hatër të pakicës serbe. Ne ate kushtetute nuk sajohej”Etniteti Serb” brenda Kosovës ,i cili pasi te afirmohet ligjërisht ,në rastin e parë që do ti jepet, do të shkëputet. Ky plan për ndarje de fakto të Kosovës, është inicuar nga serbët me planin për ‘Kantonizim” te Çoviçit dhe është miratuar nga UNMIK, i cili më pastaj është pagëzuar si plani per decentralizim. Në këtë plan të drejtat qytetare nuk ekzistojnë fare, ato janë zevëndësuar me te drejta etnike.Kjo zgjidhje e bere nga UNMIK mbron vetem pozitat nacionaliste primitive serbe,ku me ane te ngritjes se “Etnitetit Serb” i cili do te kontrollonte komunat ne veri,qender e jug te Kosoves. Por serbet e dinë se në komunat e reja shumetnike, shqiptarët nuk do te rrinin asnjë moment,që të drejtoheshin akoma nga Beogradi dhe militantet e tij. Pra me largimin e shqiptarëve edhe këto komuna bëhen etnikisht të pastra serbe. Ku sebashku me komunat ekzistuese serbe plus keto te treja do te behen gjithsej 15 komuna etnikisht të pastra serbe brenda Kosovës. Ndërsa aty ku nuk ka territor nën kontrollin e nacionalistëve serbë, do të shfrytezohet ideja e Kai Aides per krijimin e “Zonave Mbrojtëse”, ide kjo e cila është e jetësuar nga Peterseni me anë të një urdheri administrativ. Me anë të ketij urdheri UNMIK i ka dhënë Manastirit te Decanit 800 ha toke, ku 80% e kesaj toke është pronë e Shqiptarëve.Sic shihet me anë të këtij plani “Etniteti Serb” do të vazhdojë të jetë nën ndikimin direkt të Beogradit me anë të lidhjeve institucionale që ofron platforma. Në rast se ndonjë grupi serbësh do ju mbushej mendja që në hyrje të komunës së tyre të ngrenë ndonjë tra ,ose te ngulin flamurin Serb në hyrje te enklavave si kanë bërë këto 6 vjet, ose akoma me keq nëse dikujt prej tyre do i shkonte në mendje që në mes të rrugës nacionale që kalon përmes enklavës së tyre, të ngrejë një monument per Millosheviçin dhe ta bllokojë trafikun. Ai do të legjitimohet nga gjykatësi lokal e do të mbrohet nga polici serb me uniformë te SHPK e nga polici i UNMIK-ut. Gjithashtu kjo platforme i jep te drejtën Beogradit që të financojë në komunat serbe ato projekte që sheh të dobishme.Gjithashtu Beogradi do të seleksionojë deputetët serbë për në kuvendin e Kosovës, kuvend ky që nuk do të mund të miratojë asgjë pa miratimin e 2/3 të deputetëve serbe.Gjë që do të thotë se me përfaqsimin e barabartë të shqiptarëve dhe serbëve , asnje vendim qe do të bjerë ndesh me politikën e Beogradit nuk do te mund te miratohet. Në fakt Beogradi dhe plani për deçentralizim i UNMIK nuk ofron dicka që nuk është aktualisht në Kosove. Pasi enklavat ekzistojne prej 6 vitesh, lidhjet territoriale midis tyre po ashtu ekzistojne, si dhe lidhjet direkte me Beogradin.Gjithashtu prej 6 vitesh ekziston policia e gjyqësia lokale. Pra Beogradi në Kosovë nuk kërkon dicka që nuk ekziston, por do që ta legjitimizojë këtë lloj ekzistence për të cilën ka financuar keto 6 vjet. Beogradi i paguan policët serbe te SHPK perveç rrogës që u jep atyre qeveria e Kosoves. Po kështu është edhe me mjekët e arsimtarët si dhe me gjithë administraten nëpër enklava. Gjithashtu pjesa veriore e Kosovës ka 6 vjet që është shkëputur nga sistemi elektrik i Kosoves dhe lidhur me atë të Serbisë. Lidhjet telefonike fikse asnjehere nuk janë shkëputur nga Serbia. Aktualisht lidhjet me botën Kosova e bën nëpërmjet prefiksit të Jugosllavisë. Sistemi i shkollimit si nëpër enklava edhe në Mitrovicën e Veriut është komplet nën kontrollin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, sa kjo e fundit ka ngritur edhe universitetin serb në Mitrovicën e Veriut paralel me atë të Kosovës, gjë që është legjitimuar edhe nga UNMIK. Ne enklava shitblerja bëhet me dinare, makinat përdorin targa me regjistrime të vjetra të Serbise, Gjithashtu në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, morën pjesë edhe disa parti serbe që nuk ishin fare të regjistruara në Kosovë. Të gjitha këto si dhe plani për decentralizim i Kosovës jane vetëm ajo çka ekipi negociator i SMZ ka paraqitur si “Platforma për negociata mbi Kosovën”, ku në kaptinën me titull “Qendrimet fillestare” ,thuhet;
a-Pozita kushtetuse-juridike e serbëve në Kosovë duhet të jetë e tille që shqiptaret te mos kishin mbeshtetje kushtetuese dhe ligjore për të i’u imponuar serbeve.
b-Serbët ti kenë të gjitha të drejtat individuale dhe qytetare c-Bashkësisë serbe ti jepet garanci institucionale.
Siç shihet serbët, edhe pse janë pakicë, duan të barazohen me shqiptaret në të drejtat kushtetuese-ligjore, të drejta që ua jep pika 3.2,pika 3.3,pika 4.2 e platformës shqiptare. Serbët për vete i duan të gjitha të drejtat qytetare, ndërsa për shqiptarët ato të kufizohen në të drejta etnike. Këto të drejta serbëve ua jep pika 1.3,4.3,4.7 e platformës shqiptare. Ndersa garancite institucionale ‘Etnitetit Serb” ua jep pika 1.4, 3.5, 3.3, 5.1 dhe pika 5.3 e platformës shqiptare.Pra serbet thonë që ata mund të jenë nacionalistë dhe kështu i pranojnë edhe nderkombetarët,me kusht që të mos bëhen ultranacionalistë. Ndersa shqiptarët duhet të jenë tolerantë me kusht që të mos bëhen të vendosur, sesa për nacionalistë as që bëhet fjalë. Sipas tyre, nacionalizmi te ne as që duhet të ekzistojë , por edhe nëse ekziston diku atëhere ai është vetëm ekstremizem.
A di njeri te me tregoje se sa e vertete eshte nje projekt i tille ?!
Nese eshte keshtu pra nese jane te verteta keto pretendime te ketij zoterise qe ka bere kete shkrim tek Gazeta Shqiptare atehere na paska marre lumi mor vella.Edhe vete ne shqipetaret duhet ti japim Serbise ate c'ka do ajo a thua se nuk mori mjaft nga ne ?! Jane cmendur politikanet e Prishtines apo cfare po ndodh ?
Krijoni Kontakt