Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Slobodani Vdiq...milosheviēi ( Zmi ) Rron

    Njeriu me emrin e tė cilit janė lidhur mė sė shumti
    kujtimet e llahtarshme pėr tmerret qė sollėn luftrat e
    shpėrthyera nga Serbia dhe serbėt nė Ballkan gjatė
    dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekulli tė XX, Sllobodan
    Milosheviēi, nuk merr frymė mė. Nuk tė bėn goja tė thuash
    "ka vdekur", sepse nuk dihet nėse pėrbindshat me fytyrė
    njeriu vdesin, nėse edhe deri nė ēastet e fundit ka jetuar
    njė njeri, apo njė pėrbindsh nė atė trup qė lėviste me
    pasaportėn nė emėr tė Sllobodan Milosheviēit. Nuk ėshtė
    sqaruar shkencėrisht nėse lugetėrit hyjnė tek tė gjallėt,
    apo tė vdekurit. Edhe deri mė 11 mars 2006 kur morėn vesh
    se Milosheviēit i ishte ndalur frymėmarrja nuk mund tė
    thuhet nėse para Gjykatės sė Hagės shfaqej vetė "Lugati i
    krimit" kundėr njerėzimit, apo njė aktor qė luante rolin e
    tij.
    Kur ndryshon gjendjen tokėsore njė qenie e tillė nuk shkon
    tė thuash "vdiq njė njeri", nuk tė vjen tė shqiptosh
    ndonjė nga ato fjalėt qė pėrdoren nė kėsi rastesh, pėr tė
    mirin e pėr tė keqin, si "Zoti e ndjeftė", " shpėtoi i
    shkreti", " u pastė lėnė uratėn tė tjerėve", "t'i rrojė
    kujtimi","rrofshi dhe e kujtofshi", makar dhe njė malkim
    "shpėtuam prej tij". Edhe sikur tė pėrsėrisim natė-ditė
    nėmėn "iu harroftė emri Milosheviēit", ai emėr nuk do tė
    harrohet se nuk do ta harrojnė serbėt,dhe nuk duhet ta
    harrojnė as viktimat e serbėve, as tė tjerėt.
    Prej Milosheviēit askush nuk ka shpėtuar, sepse
    milosheviēizmi vazhdon, milosheviēėt janė gjallė,
    milosheviēėt rilindin. Gabuan rėndė qeveritarėt shqiptarė
    qė gėzuan se verdiktin e mbetur pa dhėnė nga Gjykata e
    Hagės pėr Milosheviēin e dha Perėndia. Populli e thotė mirė
    "vdekja ėshtė hak" dhe verdiktin e vdekjes pėr ēdo njeri qė
    lind Perėndia e ka dhėnė pa mundėsi apelimi qysh para se tė
    lindė. Kanė gabuar edhe ata qė ndalimin e frymėmarrjes sė
    Milosheviēit e pritėn me kėnaqėsi, sidomos ata qė thanė
    menjėherė se vdekja e Milosheviēit ėshtė lehtėsim pėr
    familjet qė kanė humbur tė afėrmit, pėr ata qė kanė parė e
    pėsuar tmerre nga luftrat e Milosheviēit. Edhe pasi trupi i
    Milosheviēit tė jetė kalbur nė varr viktimat e tij tė
    gjallė nuk mund tė gjejnė lehtėsim dhe viktimat e tij tė
    vdekur nuk mund tė gjejnė prehje pėr njė kohė tė gjatė,
    sepse vepra makabre e Milosheviēit do tė torturojė shpirtin
    e mendjet e njerėzve pėr shumė kohė, sepse trashėgimia e
    Milosheviēi do tė trokasė pėrditė nė dyert e shqiptarėve e
    tė boshnjakėve myslimanė e tė tjerėve, duke kujtuar
    dhimbjet e shkuara dhe duke gjuajtur pėr viktima tė reja.
    Gabojnė rėndė ata qė mendojnė se Gjykata e Hagės mund ta
    ndjejė veten tė lehtėsuar tani qė e pushoi ēėshtjen qė e ka
    zvarrisur mėrzitshėm nėpėr duar pėr njė kohė shumė tė
    gjatė, pa e kuptuar as vetė se pėrse do tė shėrbejė gjykimi
    mė shumė teatror. Me largimin e Milosheviēi nga banga e tė
    akuzuarve sikur i shkulet zemra procesit gjyqsor nė Hagė.
    Gjykata do tė duket si e mbetur jetime, e braktisur, e
    panevojshme mė; do tė ngjajė mė shumė me njė sallė bosh, me
    njė institucion qė nuk bėri dot pikėrisht atė gjė pėr tė
    cilėn u krijua, nuk arriti tė jepte verdiktin e saj pėr
    kryekriminelin europian tė gjykuar nė nisje tė shekullit
    XXI dhe tė mijėvjeēarit tė III- tė tė Krishterizmit.
    Gjykata e Hagės praktikisht nuk gjykoi fare Milosheviēin ,
    pėrderisa nuk e gjykoi dot deri nė fund, pėrderisa nuk
    arriti tė jepte verdiktin e saj pėr veprimtarinė e tij dhe
    nuk do tė ketė rast tė japė vlerėsimin e saj pėr provat qė
    mori gjatė viteve, nuk do tė shprehė se kush paraqiti
    provat mė tė besueshme, kush fitoi nė kėtė proces , i
    gjykuari apo akuzuesi e tij. Pra njė punė kaq e madhe shkon
    pėr dhjamė qeni. Mlladiēin e Karaxhiēin prokurorja Karla
    del Ponte nuk po tregohet e zonja t'i kapė e t'i nxjerrė
    para kėsaj gjykate. Drejtėsia e Gjykatės sė Hagės po
    dėshton, mė shumė po instrumentalizohet nga politika e
    diplomacia europiane. Kėtė e pamė kur thirri nė Hagė, pranė
    kryekriminelėve, edhe viktimat shqiptare tė krimit, kur
    akuzoi e dėnoi padrejtėsisht dhe dha me shumė ngurim
    pafajsi pėr luftėtarė shqiptarė tė lirisė.
    E pamė Gjykatėn e Hagės tė bėnte qejfin e lojėn e
    trashėgimtarėve politikė tė Milosheviēit nė Beograd, tė
    kėnaqte dhe tė pandehurin Milosheviē nė bangėn e tė
    akuzuarve, kur u pėrfshi nė lojėn politiko-diplomatike pėr
    ta larguar njė komandant legjendar tė UĒK-sė, Ramush
    Haradinajn, nga posti i kryeministrit tė Kosovės, kur i
    jepte dhe i tėrhiqte kėtij komandanti lejen pėr t'u marrė
    me politikė, si tė ishte fjala pėr njė leje mbajtje tė
    armės sė gjahut, mandej t'ia rikthente kėtė leje njė ditė
    pasi nė emėr tė partisė qė ai kryeson tė ishte caktuar njė
    tjetėr person i sapopranuar nė kėtė parti tė zinte postin e
    kryeministrit tė mbetur bosh nga njė dorėheqje enigmatike,
    e atij qė para njė viti kishte zėvendėsuar Haradinajn, me
    propozimin e vetė kėtij.
    Sikur Gjykata e Hagės tė zbatonte kritere tė tilla
    juridiko-politike pėr qėllime politike edhe nė Serbi,
    atėherė pėr shumė kohė Serbia nuk do tė gjente kandidatė tė
    pranueshėm jo vetėm pėr kryeministra, ministra e zyrtarė tė
    tjerė tė lartė, por as pėr administratėn e niveleve tė
    mesme, sepse nė kohėn e Milosheviēit vetėm handikapatėt
    mund tė kishn mbetur pa u pėrfshirė nė veprimtari kriminale
    tė mirėfillta, jo si ato pėr tė cilat janė akuzuar
    luftėtarėt shqiptarė.
    Vdekja e Milosheviēit erdhi nė njė kohė kur koinēidojnė
    plot zhvillime qė tėrheqin vėmendjen rreth ēėshtjes sė
    Kosovės. Koinēidencat kur bėhen shumė nė njė zhvillim
    ngjarjesh rreth tė njėjtit bosht e hmbasin kuptimin e tė
    qenurit koinēidenca. Kėtė duhet ta mbajmė parasysh edhe pėr
    koinēidencat nė zhvillimet rreth ēėshtjes sė Kosovės. Vdiq
    "legjenda e politikės kosovare", Presidenti i parė Ibrahim
    Rugova, pas njė sėmundje tė rėndė qė vetėm para pak muajsh
    e morėm vesh se e kishte zėnė. Varrimi madhėshtor e
    dinjitoz i Rugovės i solli Kosovės njė prestigj tė ri nė
    arenėn ndėrkombėtare. "Ndėrkombėtarėt" pa rėnė ende trupi i
    Rugovės nė varr u treguan bujarė nė dhėnien e kėshillave
    dhe tė porosive si tė pėrballej situata, me unitet,
    bashkim, gjakftohtėsi,duke zėvendėsuar Rugovėn me njerėz qė
    gėzojnė besim ndėrkombėtar, sepse kishte mbėrritur ēasti
    delikat i fillimit tė bisedimeve tė Vienės pėr pėrcaktimin
    e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.Zgjedhja e Presidentit
    tė ri tė Kosovės pas njė "zije tė stėrzgjatur" (pėr tė
    fituar kohė pėr kombinacionet qė po bėheshin) erdhi si ogur
    i mirė se punėt po shkonin pa telashet e zakonshme qė
    lindin kur nga skena e politikės largohet lideri qė ka
    mbizotėruar pėr shumė vjet.
    Por edhe nė "Dard(h)aninė e lashtė" bishti i dardhės
    vazhdon tė jetė mbrapa. Nisi shpejt ajo qė nė politikė
    quhet "luftė bėrrylash", qė pavarėsisht nga shkaset e
    shkaqet, pavarėsisht se mund tė ishte mjaft e motivuar dhe
    mund tė rezultojė mė e mirė se gjendja e mėparshme beteja
    politike pėr ripėrtėritjen e posteve kryesore e tensionoi
    situatėn, shtroi dhe pikėpyetje dhe enigma. Njė dorėheqje
    kryeministrore pėr tė plotėsuar kėrkesa ultimative pėr njė
    gjė tė tillė nga partia e vetė kryeministrit dhe njė
    refuzim kryeneē, por gjithėsesi parimor, nga kryetari i
    Kuvendit ndaj trysnisė sė partisė sė tij pėr tė dhėnė
    dorėheqje, duke parapėlqyer shkarkimin institucional
    dėshmuan se pėrveē sėmundjes sė Rugovės politika e Kosovės
    kishte qenė zaif edhe nė drejtime tė tjera.
    Megjithėatė u krijua njė gjendje e re, tė cilės vdekja e
    Milosheviēit nė Hagė mund t'i shtojė fillimisht njė pėrmasė
    enigmatike dhe pastaj dhe njė pėrmasė praktike politike e
    diplomatike qė mund tė mbajė shumė vula ndėrkombėtare.
    Tollovitė e fundit politike nė Kosovė janė komentuar herė
    si ngatėrresa tipike bajraktariste shqiptare, herė si
    pasqyrime tė intrigave bajraktariste ndėrkombėtare nė
    politikėn shqiptare. Mė e besueshme ėshtė se janė
    ndėrthurur tė dy kėta faktorė pėr tė sjellė kėto zhvillime
    me pak trazime, qė na thuhet se po dalin pėr mirė dhe
    dalshin pėr mirė.
    Por ėshtė rreziku qė serbėt dhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve
    nė bisedimet e Vienės dhe nė takime jashtė tyre t'u
    pėrsėrisin shumė nė vesh shqiptarėve se tani mund tė marrin
    frymė mė tė lehtėsuar meqenėse Milosheviēi nuk ėshtė mė dhe
    prandaj duhet tė bėjnė ca lėshime pėr t'ua dhėnė shansin
    liderėve serbė tė tregojnė frymė pajtuese, qė ata tė
    shpėtojnė fytyrėn para opinionit tė tyre publik tė acaruar
    dhe tė pengojnė ringritjen e milosheviēizmit. Presioni mbi
    shqiptarėt do tė shtihet pas vdekjes sė Milosheviēit qė ta
    lehtėsojė pozitėn e udhėheqėsve tė Beogradit duke u dhėnė
    mundėsinė tė krijojnė njė atmosferė se Serbia nuk doli e
    humbur fare nga zgjidhja pėr Kosovėn.
    Milosheviēi vėrtetė vdiq, por litarin e sherrit qė ka lėnė
    mbrapa mund tė tėheqė mė afėr varrit tė tij shqiptarėt nė
    rast se nuk tregohen tė vėmendshėm qė ky litar tė mos u
    ngatėrrohet nėpėr kėmbė. Shqiptarėt nuk duhet tė besojnė se
    ėshtė punė e Zotit qė edhe Rugova edhe Milosheviēi,
    simbolizuesit e konfliktit shumėvjeēar shkuan nė varr
    brenda njė periudhe tė shkurtėr kohe. "Shėn Exhidio" nuk
    mund tė bėnte edhe kėtė. As lutjet e Papės. Mbetet ta
    zgjidhin Gjykata e Hagės dhe diplomacia ruse se kush ka tė
    drejtė tė ankohet e tė akuzojė mė shumė tjetrin, gjykatėsit
    qė dyshonin se rusėt nuk do t'ua kthenin tė burgosurin e
    tyre tė ēmuar po ta lejonin tė shkonte nė Moskė pėr kurim,
    apo rusėt qė inatosen se nuk ua dhanė mundėsinė ta kuronin
    e mbase tė shpėtonin jetėn e Milosheviēit.
    Ėshtė dhe njė paralelizėm qė nuk ka si tė mbetet jashtė
    vazhdimit, paralelizmi i zhvillimeve nė Ballkan midis
    shqiptarėve e serbėev me zhvillimet nė Lindjen e Mesme
    midis palestinezėve dhe israelitėve. Jaser Arafati dhe
    Ariel Sharoni pėr disa kohė u vunė nė rolet qė ishin Rugova
    e Milosheviēi. Arafati u shpall nga miqtė e Sharonit si
    pengesa pėr pėrparimin drejt paqes. Arafati vdiq si
    papritmas pas njė sėmundje galopante. Sharoni nuk bėri
    ndonjė gjė mė tė mirė me pasardhėsin e Arafatit dhe "fati"
    bėri qė ai tė pėrfundojė nė duart e kirurgėve pėr njė sėrė
    operacionesh ndaj tė cilave nuk reagon dot fare se ėshtė nė
    koma tė thellė prej muajsh. Rugova vdiq, pas tij dhe
    Milosheviēi. Nė Kosovė ka qeverisje tė re, pėr tė cilėn
    serbėt hiqen tė shqetėsuar. Mos vallė serbėt do tė luajnė
    tani kartėn propagandistike se nė Kosovė kanė ndodhur
    ndryshime e qė pėrforcojnė "radikalizmin shqiptar", sikurse
    ndodhi me fitoren e Hamasit nė zgjedhjet palestineze?!
    Serbėt mund tė kapen pas ēdo trillimi pėr tė tentuar tė
    arrijnė variantin e propozuar nga Tadiēi tė shtyrjes sė
    marrjes sė vendimit pėr Kosovėn pėr 20 vjet tė tjera. Kėtė
    mund ta lypin si ngushėllim pėr "humbjen e Milosheviēit" qė
    ata e ēuan nė Hagė nėn trysninė ndėrkombėtare, por qė
    Gjykata e Hagės e ktheu nė viktimė se nuk e lejoi tė
    shkonte tė kurohej nė Moskė.
    Ithtarėt e Milosheviēi sigurisht do t'u shprehi ngushėllime
    familjarėve tė tij dhe Partisė Socialiste tė Serbisė. Po
    mos duhet qė njerėzit t'i shprehin ngushėllime edhe
    Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės se humbi shumė nga roli i
    saj! Mos duhet t'u shprehen ngushėllime edhe drejtuesve tė
    burgut tė sigurisė sė lartė nė Holandė ku brenda pak ditėsh
    u gjetėn tė vdekur nė mėngjes si pula tė ngordhura nga
    flama nė kotec dy kriminelė tė mėdhenj serbė Milan Babiē e
    Sllobodan Milosheviē? Holanda ėshtė pėrgojuar shumė se
    ushtarėt e saj nuk ēanė fare kokėn pėr tė mbrojtur
    myslimanėt qė u masakruan nė Srebrenicė nga xhelatėt e
    Milosheviēit e tė Mlladiēit. Edhe tani Holanda nuk i
    shpėton pėrgojimit qė tė burgosurit e njė rėndėsie tė
    veēantė zbulohen tė vdekur nė qelitė e burgut tė saj tė
    sigurisė sė lartė. Familjarėt e Milosheviēi i nisėn
    menjėherė ankesat. Thuhet se do tė bėhen analizat pėr tė
    zbuluar si ka ndodhur.
    Por a do kuptohet ndonjėherė mirė se cilėt kanė qenė mė tė
    dėshiruarit qė Gjyqi i Milosheviēi tė mos e arrinte kurrė
    fundin me dhėnien e verdiktit tė fajėsisė e ndėshkimit
    pėrkatės , qė mund tė kenė uruar me kohė nė heshtje qė
    Milosheviēi tė ndahej nga kjo botė me statusin e tė
    pėndehurit jo tė tė shpallurit fajtor nga drejtėsia
    ndėrkombėtare?! Tė parėt janė serbėt qė nuk kanė dashur njė
    verdikt ndėrkombėtar fajsie pėr Milosheviēin qė kjo tė mos
    mbetej e regjistruar nė analet e historisė sė tyre tė
    krimit shekullor shtetėror kundėr fqinjėve. Serbėt pa
    pėrjashtim kanė dashur qė Milosheviēi tė hyjė nė librin e
    tyre tė historisė vetėm si "viktimė e NATO-s dhe e
    diplomacisė ndėrkombėtare", jo si i shpallur fajtor nga
    Gjykata Ndėrkombėtare. E kanė dashur kėshtu jo vetėm pėr tė
    lėnė derėn hapur pėr rehabilitimin e tij si person dhe
    pėrfshirjen e tij si shenjt nė mitologjinė
    kishtaro-politike serbe, por edhe pėr tė mos e vulosur
    politikėn kriminale tė Serbisė nėn Milosheviēin sot si
    politikė genocidale.
    Vuk Drashkoviēi kur u njoftua vdekja e Sllobodanit filloi
    ta mallkonte se disa herė kishte dashur ta vriste. Por si
    ministėr i jashtėm i Serbisė Vuku ėshtė mė milosheviēian se
    Slobodani nė mbrojtjen e politikės sė tij genocidale. Kur
    erdhi nė Tiranė nė dhjetor tė vitit 2004 pėr tė "qarė
    hallet serbo-shqiptare" me homologun shqiptar Kastriot
    Islami, Drashkoviēi mė shumė se ēdo mendim tjetėr theksonte
    atė se nė ish-Jugosllavi janė bėrė krime tė rėnda, janė
    bėrė spastrime etnike, por kurrė nuk ka pasur genocid.
    Drashkoviēi pėpiqej tė sajonte krime shqiptare nė Kosovė
    dhe t'i vinte nė tė njėjtin rrafsh me krimet serbe pėr tė
    treguar se nuk ishte bėrė genocid serb mbi shqiptarėt. Kjo
    ishte mbrojtje pėr Milosheviēin nė Hagė. Vdekja e
    Milosheviēit pa u shpallur fajtor pėr genocid mbi
    shqiptarėt ėshtė lehtėsim vetėm pėr politikėn shoviniste tė
    Serbisė. Babiēi dhe Milosheviēi vdiqėn njėri pas tjetrit nė
    burgun holandez tė sigurisė sė lartė, sepse "fati" u paska
    caktuar detyrėn t'i bėnin edhe kėtė shėrbim tė fundit
    shovinizmit serbomadh. Pėr njerėzit qė kanė bėrė ligėsira
    filozofia popullore ka sajuarr shprehjen "vdekja ėshtė
    kapak floriri". Vdekja e Milosheviēit do tė jetė gjithmonė
    varr i hapur. Atė do tė pėrpiqen ta pėrdorin si kapak tė
    rėndė plumbi politikanėt serbė pėr tė futur thellė nė tokė
    pėrgjegjėsitė e Serbisė pėr tė gjitha sa bėri nėn drejtimin
    e Milosheviēit.
    Qysh mė 11 mars 2006 kur u bėnė komentet e para pėr vdekjen
    e Milosheviēit Serbia filloi tė merrte shpėrblimet e para
    dekorative poklitike diplomatike. Zėdhėnėsit e BE mbajtėn
    njė qėndrim parimor duke theksuar se kjo vdekje nuk e shuan
    pėrgjegjėsinė e Serbisė. Por prirja e pėrgjithėshme e
    burrave tė shtetit dhe komentuesve ishte qė fajet pėr
    krimet e Serbisė t'i ngarkohen vetėm Milosheviēit. U
    pėrsėritėn pėr folklor politiko-diplomatik termat "kasapi i
    Ballkanit", "njeriu qė solli tragjeditė", etj. etj. Lihet
    nė harresė mėsimi i thjesht se sado tė fuqishėm tė kenė
    qenė diktatorėt kriminelė nė krye tė shteteve agresive,
    sado pėrgjegjės tė jenė ata pėr krimet e bėra, ato nuk kanė
    vepruar vetėm. Milosheviēi ishte si njė aktor i zgjedhur
    pėr tė luajtur rolin kryesor nė njė film horror. Por
    skenaristėt e regjizorėt e kėtij filmi nė "studion e
    xhirimit tė krimit" me emrin Serbi kanė qenė tė tjerė. Ata
    ditėn tė pėrzgjidhnin aktorin qė u duhej, Milosheviēin. Ata
    janė aty edhe sot. Ata pėrzgjedhin vijuesit e veprės sė
    Milosheviēit me metoda tė tjera. Prandaj edhe pse vdiq
    Sllobodani, milosheviēizmi rron e do tė rrojė nė Serbi.
    Prandaj lajmi pėr vdekjen e tij na erdhi si njė haber
    rutinė mė 11 mars 2006, nėpėrmjet ekraneve televizive,
    sikur po thuhej se nė njė fshat afėr Sarandės, apo diku
    gjetkė nė Europė ishte zbuluar edhe njė pulė e sėmurė ose
    njė mjelmė e ngordhur dhe ishte dėrguar pėr analiza nė
    lobaratorin e fashėm nė Londėr qė mund tė pėrfshijė vende
    tė tėra nė hartėn e tė prekurve nga "mikrobi tmerrues" i
    gripit tė shpendėve, flamės sė pulave.
    E pra lajmi kishte tė bėnte me njeriun qė po i ngarkohen
    tani gjithė fajet pėr kasaphanėn shumėvjeēare nė Ballkan,
    pėr njeriun qė dikur diplomacia botėrore e shihte si
    mbajtės tė kyēeve tė paqės e tė luftės nė Ballkan, qė
    Perėndimi e trajtonte si policin mė tė mirė pėr tė mbajtur
    zap ballkanasit kokėshkretė e zullumqarė, qė bota
    ruso-sllave e vlerėsonte si rojen e saj mė tė mirė
    kufitare, qė ish-kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, e
    lavdėronte me fjalėt "njeriu qė di tė bėjė paqen, ashtu siē
    ka ditur tė bėjė edhe luftėn", kurse ish-presidenti i
    Shqipėrisė Rexhep Meidani e shpallte "e keqja mė e vogėl
    pėr shqiptarėt".
    Ky njeri, pra, kishte vdekur nė burgun e Hagės si "plakė e
    vetmuar", pa njeri pranė, ndonėse diplomacia euroatlantike
    ishte servilosur para tij qė tė vinte njė firmė nė
    marrėveshjet e Dejtonit pėr Bosnjen nė vitin 1995, duke i
    premtuar konēesione tė mėdha nė Kosovė. Kishte vdekur "pa u
    vėnė re" nė burgun e sigurisė sė lartė tė drejtėsisė
    ndėrkombėtare i gjykuari mė i posaēėm nė botė qė pėr 5 vjet
    me radhė dilte para trupit gjykues ndėrkombėtar dhe nė fund
    ia la pushkėn ngrehur kėsaj gjykate qė nuk e ēoi dėri nė
    fund gjykimin, pėr tė cilin duhej tė mjaftonin e shumta 5
    muaj. Vdekja e "ēuditėshme" e Milosheviēit do tė jetė temė
    pėr gjithfarė komentesh e shkrimesh. Pyetja shtrohet: mori
    qėllimisht Milosheviēi ndonjė tė fshehtė me vete nė varr,
    apo atij nuk i kishin mbetur mė tė fshehta pėr t'u mbrojtur
    me ta dhe tė tjerėt ndihmuan qė tė krijohet "e fshehta e
    fundit " e Milosheviēit, qė njerėzit tė zbaviten e tė
    kacafyten rreth saj?!

    12 mars 2006
    Abdi Baleta

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Eshte dicka negative qe ne Forumin Shqiptar e aq me teper tek Ceshtja Kombetare te diskutojme rreth nje ish udheheqesi-politikani , diktator - vrasesi qe aq me teper tani ka nderruar jete...Pra cfare te diskutojme? Eshte kjo ne favor te Ceshtjes se Kosoves ia vlen te dikutohet? Mendoj se jo, prandaj tema mbyllet ketu...Une mjaftohem me deklaraten e Ministrise se Jashteme te Greqise dikur aletate e Miloshevicit...
    Ανακοίνωση ΥΠΕΞ για τον θάνατο Σλόμπονταν Μιλόσεβιτς

    Αθήνα, 12 Μαρτίου 2006

    «Ο θάνατος του Σλόμπονταν Μιλόσεβιτς σφραγίζει μία τραγική εποχή εντάσεων, κρίσεων και πολέμων που ταλάνισε τα Βαλκάνια σχεδόν για μία δεκαετία. Σε αυτήν την εποχή ο Μιλόσεβιτς είχε κεντρική θέση και ευθύνη.
    Το Δικαστήριο, τελικώς, δεν θα τον κρίνει. Θα τον κρίνει ως αυστηρός κριτής η Ιστορία.
    Το μεγάλο ζητούμενο σήμερα στα Βαλκάνια δεν είναι η προσκόλληση σε αξιολογήσεις του παρελθόντος. Είναι η αξιοποίηση κάθε δυνατότητας για την οικοδόμηση ενός ευρωπαϊκού μέλλοντος ειρηνικής συνύπαρξης, σταθερότητας και ανάπτυξης για όλους.

    Deklarate e Ministrise se Jashteme greke per vdekjen e Miloshevic.

    Vdekja e Miloshevicit vulosi nje periudhe tragjike tensionesh, krizash dhe lufterash qe tronditen Ballkanin afersisht per 10 vjet. Ne kete periudhe Miloshevici kishte pergjegjesine dhe vendin kryesor.
    Gjykata perfundimisht nuk do ta gjykoje. Do ta gjykoje si nje gjykues i rrepte Historia.
    Ceshtja me e madhe dhe me e rendesishme sot per Ballkanin nuk eshte te mbetemi me vleresimet e se kaluares. Eshte qe me cdo kusht te punojme per nje te ardhme evropiane e cila do jete bashkejetese paqesore, harmonike me stabilitet dhe zhvillim per te gjithe.



    Pra eshte me mire te punojme per te ardhmen e jo te merremi me te kaluaren e aq me teper me figura te cilat nuk i nderoi populli i vet e jo me ti kujtojme ne shqiptaret.Prandaj kjo teme mbyllet ketu...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •