“Gjendja e ipeshkvijve tė nderit, ēėshtja e ndjekėsve tė imzot Lefebvre dhe dialogu i Kishės me Islamin” - ishin temat kyēe tė takimit tė Benediktit XVI me anėtarėt e Kolegjit Kardinalor, mbledhur nė Vatikan nė prag tė Koncistorit pėr Krijimin e 15 kardinajve tė rinj.

Filloi sot paradite nė orėn 9. 30 nė Sallėn e Sinodit nė Vatikan, takimi i Benediktit XVI me anėtarėt e Kolegjit Kardinalor, tė mbledhur pėr njė ēast reflektimi e lutjeje, para se tė fillojė Koncistori. E Koncistori Publik i Zakonshėm, nė tė cilin Papa do tė krijojė 15 kardinaj tė ri, do tė mbahet nesėr nė tremen e Bazilikės sė Shėn Pjetrit. Takimi i sotėm – me dyer tė mbyllura – vijoi edhe pasdite, nga ora 17 deri nė orėn 19.00. Tė shumta temat rreth tė cilave u shkėmbyen mendime, qė nga ēėshtja e ndjekėsve tė imzot Lefebvre tek marrėdhėniet ndėrmjet Kishės e Islamit.
Njė takim me frymė uniteti e bashkimi, pėr t’u ballafaquar me sfidat e mėdha pėr jetėn e Kishės: me kėtė qėllim u mbajt nė Vatikan takimi i Papės me anėtarėt e Kolegjit Kardinalor, nė prag tė Koncistorit. Duke hapur takimin – njofton njė Komunikatė e Sekretarisė sė Shtetit - Papa shprehu dėshirėn qė tė prekeshin posaēėrisht disa nga argumentet mė aktuale. Posaēėrisht u fol pėr kushtet e ipeshkvijve tė nderit, ēėshtjet e ngritura nga imzot Lefebvre, reformėn liturgjike tė vendosur nga Koncili II i Vatikanit dhe, sė fundi, pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me dialogun ndėrmjet Kishės dhe Islamit. Benedikti XVI vuri theksin mbi shpirtin e bashkimit qė duhet tė karakterizojė ēdo takim kishtar, posaēėrisht kur takohen ata qė Zoti i ka thirrur nė vende me pėrgjegjėsi nė Kishėn e Tij. Mė pas kujtoi kohėn liturgjike tė Kreshmėve, qė tashmė ka arritur nė gjysėm tė rrugės si dhe festėn e sotme tė Shėn Turibit tė Mogrovejos, ‘model i bariut’, qė iu kushtua plotėsisht shėrbimit tė Ungjillit’.
Pas Papės – vijon njoftimi i Sekretarisė sė Shtetit - folėn edhe kardinali Giovanni Batista Re, i cili u pėrqėndrua tek tema e ipeshkvijve tė dalė nė pension dhe kardinali Darķo Castrijon Hojos, qė u ndalua tek ēėshtja e ndjekėsve tė imzot Lefebvre. Mbi kėtė argument folėn 20 kardinaj.
Pasdite punimet u pėrqendruan mbi tema tė tjera, rreth tė cilave diskutuan kardinali Arinze e kardinali Sodano.(Lutje)
Takimi i kardinajve me Benediktin XVI u hap me lutjen e ‘orės sė tretė’. Mė pas nisėn reflektimet mbi pėrparėsitė aktuale tė Kishės, siē nėnvizoi nė fjalėn e hapjes kardinali dekan i Kolegjit Kardinalor, Angelo Sodano:
“I jemi tė gjithė mirėnjohės Atit tė Shenjtė qė na mblodhi nė kėtė ditė lutjeje e reflektimi, pėr njė veprimtari tė pėrbashkėt, gjithnjė mė nė pėrkim me sfidat baritore tė sė sotmes”.
Thirrja e kėtij koncistori – vėrejti akoma kardinali – na tregon sa rėndėsi i jep Papa Kolegjit Kardinalor. Mė pas kardinali Sodano ripohoi se tė gjithė kardinajtė impenjohen qė misioni i tyre t’i pėrgjigjet sa mė mirė misionit tė Kishės. Atmosfera e pėrzemėrt e takimit u theksua edhe mė tepėr nga njė batutė e kardinalit Sodano, qė u prit me duartrokitje:
“Nga anėtarėt qė formomonin njė pjesė tė Kolegjit tonė nė ēastin e Konklavit tė vitit tė kaluar, duhet, natyrisht, tė heqim Kardinalin Jozef Razinger, lartuar nė Katedrėn e Pjetrit”.
E nesėr, duke nisur nga ora 10. 30, nė tremen e bazilikės sė Vatikanit do tė mbahet Koncistori i Zakonshėm Publik pėr krijimin e pesėmbėdhjetė kardinajve tė rinj. Pasi tė kryhen vizitat e mirėsjelljes, qė do t’i bėhen kardinajve tė rinj nesėr pasdite, tė shtunėn, mė 25 mars, nė solemnitetin e Lajmėrimit tė Zotit, Papa do tė kryesojė Meshėn nė Sheshin e Shėn Pjetrit me kardinajtė e rinj, tė cilėve do t’u dorėzojė Unazėn kardinalore.