Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    6

    Programimi i lojërave në flash

    Edhe pse deri tash nuk me ra rasti me pa programera qe programojne ne lojra ju paraqes sajtin e pare me lojra edhe pse deri tash ka vetem lojra ne flash mirepo sa per fillim ka lojra atraktive dhe te gjitha jane origjinale te ndertuara nga programer shqiptar, ndersa ne nje te ardhme te afert planifikohet edhe lojra ne 3d si online ashtu edhe per PC. Na vizitoni dhe na jepni komentet tuaja, te cilat me te vertet do te na ndihmojne per pune te metutjeshme.

    www.besplay.com


    Ju Falemnderit

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Përgëzime për punën që keni bërë.

    Kisha vetëm një vërejtje për lojrat në lidhje me udhëzimet se si duhen luajtur, cilët butona shtypen, etj. Disa lojra kishin udhëzime të tilla ndërsa të tjerat jo. Disa lojra mund t'i pushoje (pauzë) ndërsa të tjera jo. Mënyra se si fillonte loja gjithashtu ndryshonte nga një lojë në tjetrën. Për disa duhet të klikoje, për të tjera duhet të shtypësh space.

    Ja disa këshilla për të arritur një nivel më profesional dhe për të lehtësuar përdorimin:
    1. Krijoni një menu standarde për funksionet e zakonshme si fillo, pusho, mbyll, shiko pikët, ndihmë.
    2. Jepni udhëzime se si luhet loja, qoftë në lojë apo në faqen ku loja prezantohet. Nëse vendosni një menu për ndihmë (help) atëherë mund t'i shkruani atje udhëzimet.
    3. Përdorni butonat e zakonshëm për lojrat si shigjetat për lëvizje, space për veprime, ESC për pauzë, F1 për ndihmë, Enter për të zgjedhur nga menuja.

    Kur të keni kohë, mund të na jepni disa hollësi për procesin që ndiqni, gjuhën që përdorni, dhe nëse mundeni, të tregoni edhe kodin e ndonjë loje të thjeshtë.

    Suksese!
    Edi

  3. #3

  4. #4
    (>-- - | ' ? ' | - --<) Maska e Fidani16
    Anëtarësuar
    30-12-2007
    Postime
    35
    Cilin program e perdor me se shumti per me bo lojra per Flash?

  5. #5
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Mir qekan per te kalu kohen hallall besplay
    Jufka ime ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    6

    Ju falemnderit

    Se pari ju falenderoj per postimet, ndersa sa i perket verejtjeve jane te gjitha me vend dhe vetem shkaku i kohes nuk po kam mundesi qe ti rregulloj te gjitha, mirepo ne nje te afert te shkurter te gjitha do te rregullohen sipas asaj se si i ka hije nje webfaqeje internacionale me lojra.

    Sa i perket pyetjeve se me cilen gjuhe programoj ajo gjuhe eshte e vet programit Adobe Flash CS3 dtth Action Script, ndersa jam ne pregaditje te disa lojrave 3D qe jane ne gjuhen JAVA per versionet Online dhe nje ashtu per windows ne C++.

    Ju falenderoj shume edhe e kam nje lutje, nese keni mundesi e shperndani kete web pasi qe me rritjen e vizitave do te rritet edhe angazhimi im per kete web dhe do te kete shume ma teper lojra.

    Ju Falemnderit

  7. #7
    Cafre gjuhe programamimi perdoren me shpesh per lojrat?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  8. #8
    linux user Maska e eni_
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    67
    te ajo faqja aty lojrat jan ne flash. Por dhe mua do ma kishte qefi te dija se si jane programuar lojra si psh. Counter Strike, Call of Duty, Battlefield. Dmth cila gjuhe eshte perdorur ? [ma pret mendja C++ boh ! ]. Kur te dale ndonjeri qe kodon gui apps ne C++ le t'na e shpjegoje
    Phuck windows, Think Linux

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Iniciative per tu pershendetur kjo. Tani kemi mundesine te kemi dhe lojra te programuara ne gjuhen Shqipe, dhe kjo eshte diçka shume pozitiv. Uroj qe ne te ardhem te ndertohen dhe lojra online ose per pc, ps2 apo ndonje aparat tjeter. Eshte diçka e veshtire kjo pasi kerkon shume kohe dhe mund, por me pasion e deshire arrihet gjithçka. Uroj me gjithe zemer qe ndonje nga lojrat qe do te programohen ne gjuhen Shqip te behet shume popullore.

    Une tani per tani kam vetem nje sygjerim. Krahas gjuhes Shqipe te perdorej dhe gjuha Angleze si gjuhe nderkombetare qe eshte, se ku i dihet, mund te kemi dhe vizitore te huaj qe mund te kerkojne te luajne.

    Pergezime per punen e bere dhe suksese te metejshme.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    6
    Pershendetje, sa i perket lojrave te medha si Conter Strike etj. ato ndertohen duke kombinuar gjuhen programuese qe me e shpeshta eshte Visual C++, Game Engine ku cdo kompani e madhe e ka te programuar per nevojat e veta dhe eshte shume i veshtire per tu programuar pasi qe kerkon ekip te shkelqyer te programereve, dhe se fundi per efekte speciale si drita, hije, shkelqim etj. perdoren ose DirectX ose Open GL varet prej programerit. Mirepo nese meren per krahasim DirectX apo Open GL atehere mendimi im eshte qe Open GL eshte me efikas pasi qe edhe per ndertimin e programeve te medha si 3D studio Max, Maya, etj. per ta ndertuar hapsiren ne te cilen punohet eshte perdor programim ne Open GL.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Salih Mripa: Programimi në C dhe C++
    Nga edspace në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-04-2013, 19:49
  2. Kasinote bisnese Kancerogjene te shoqerise
    Nga Anesti_55 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:13
  3. HTML: Gjuhë programimi apo jo?
    Nga eni_ në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-01-2008, 21:33
  4. Programimi ne Assembly
    Nga reni00 në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2005, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •