Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Porosia e Papes Benediktit XVI per Rinine

    POROSIA E ATIT TĖ SHENJTĖ BENEDIKTIT XVI

    - DREJTUAR RINISĖ SĖ BOTĖS ME RASTIN E DITĖS SĖ XXI-tė BOTĖRORE TĖ RINISĖ (9 PRILL 2006) -







    "Fjala jote ėshtė dritėz pėr kėmbėt e mia,
    dritė pėr udhėt e mia" (Ps. 119 [118]:105)

    Tė dashur miq tė mi tė rinj!
    Me gėzim tė madh ju pėrshėndes nė pėrgatitjet tuaja pėr Ditėn e 21-tė Botėrore tė Rinisė, dhe ju pėrkujtoj nė ato pėrvoja tė pasura tė cilat i kemi ndarė nė Gjermani nė gushtin e vitit tė kaluar. Dita e Rinisė Botėrore kėtė vit do tė festohet nė Kishat vendore, dhe do tė jetė njė rast i mirė pėr tė ringjallur zjarrin e entuziazmit i cili ishte zgjuar nė Kėln tė cilin shumė prej jush e keni sjellė nė familjet, famullitė, shoqatat dhe lėvizjet tuaja. Nė tė njėjtėn kohė, do tė jetė njė mundėsi e mrekullueshme qė tė ftoni shumė miq tuaj pėr tė ju bashkangjitur nė shtegtimin shpirtėror tė gjeneratės sė re drejt Krishtit.
    Tema tė cilėn ua propozoj ėshtė vargu nga Psalmi 119 [118]: “Fjala jote ėshtė dritėz pėr kėmbėt e mia, dritė pėr udhėt e mia" (v. 105). Mė i shtrenjti ynė i dashuri Gjon Pali i II shpjegoi vargun e psalmit si nė vijim: "Ai qė lutet zbraz falėnderimet e veta pėr Ligjin e Zotit tė cilin e pranon si dritėz pėr hapat e tij nė udhėn e jetės shpesh tė errėt” (Audienca e Pėrgjithshme, e mėrkurė 14 nėntor 2001). Zoti e zbulon veten nė histori. Ai i flet njerėzimit., dhe bota tė cilės Ai i flet ka fuqi krijuese. Koncepti hebraik “dabar” zakonisht i pėrkthyer si “fjala”, me tė vėrtetė bart tė dy kuptimet e fjalės dhe veprės. Zoti thotė atė ēka bėn dhe bėn atė ēka thotė. Besėlidhja e Vjetėr u shpall Fėmijėve tė Izraelit ardhjen e Mesisė dhe themelimin e besėlidhjes sė “re”; nė Fjalėn e bėrė Njeri Ai e pėrmbushė premtimin e Tij. Kjo ėshtė shumė qartė e saktėsuar nė Katekizmin e Kishės Katolike: "Krishti, Biri i Hyjit i bėrė njeri, ėshtė Fjala e Atit qė ėshtė e vetmja Fjalė, e pėrsosur dhe e patejkalueshme. Nė te Ai tha ēdo gjė; nuk do tė ketė mė tjetėr fjalė pėrveē kėsaj” (n. 65). Shpirti i Shenjt i cili udhėhoqi popullin e zgjedhur duke i frymėzuar autorėt e Shkrimeve tė Shenjta, i hap zemrat e besimtarėve pėr tė kuptuar domethėnien e tyre. Po ky i njėjti Shpirt ėshtė i pranishėm nė mėnyrė shumė vepruese nė kremtimin e Eukaristisė kur meshtari, “in persona Christi”, i thotė fjalėt e devocionit, duke shndėrruar bukėn dhe verėn nė Korpin dhe Gjakun e Krishtit, pėr ushqim shpirtėror tė besimtarėve. Pėr t’u ngritur nė shtegtimin tonė nė kėtė botė drejt Mbretėrisė Qiellore, ne tė gjithė duhet tė ushqehemi me fjalėn dhe bukėn e Jetės sė pasosur, dhe kėto tė dyja janė tė pandashme njėra prej tjetrės.!
    Apostujt e kanė pranuar fjalėn e shėlbimit dhe e kanė pėrcjellė tek pasardhėsit si visar tė ēmueshėm qė mbahet i sigurt nė kuti tė thesareve tė Kishės: pa Kishėn, ky visar rrezikohet tė humbet apo tė shkatėrrohet. Tė dashur miq tė mi tė rinj, duajeni fjalėn e Zotit dhe duajeni Kishėn, dhe kjo do tė ju jep juve mundėsi pėr tė pasur thesarin me njė vlerė shumė tė madhe dhe do tė ju mėsojė si tė ēmoni pasurinė e tij. Duajeni dhe ndjekni Kishėn, sepse ajo ka marrė prej Themeluesit tė vet misionin pėr t’u treguar njerėzve rrugėn pėr nė lumturinė e vėrtetė. Nuk ėshtė e lehtė pėr tė njohur dhe pėr tė gjetur lumturinė e mirėfilltė nė kėtė botė nė tė cilėn jetojmė, ku njerėzit zakonisht mbahen tė robėruar nga mėnyra aktuale e tė menduarit. Ata mund tė mendojnė se janė tė “lirė”, por janė duke e humbur rrugėn dhe bėhen tė humbur nė mes tė gabimeve apo iluzioneve tė ideologjive lajthitėse. “Vet liria duhet tė lirohet” (krh. Veritatis Splendor, 86), dhe errėsira nė tė cilėn njerėzimi ėshtė duke shkuar me tė prekur si i verbėr ka nevojė tė qė tė shndritet. Jezusi na ka mėsuar se si kjo mund tė bėhet: "Nėse do ta mbani fjalėn time, vėrtetė do tė jeni nxėnėsit e mi; do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė njerėz tė lirė" (Gjn 8, 31-32). Fjala e mishėruar, Fjala e sė Vėrtetės, na bėn tė lirė dhe e drejton lirinė tonė drejt tė sė mirės. Tė dashurit miqtė e mi tė rinj, meditoni shpesh mbi fjalėn e Zotit, dhe lejoni qė Shpirtit Shenjt tė jetė mėsuesi i juaj. Atėherė do tė zbuloni se mėnyra e tė menduarit e Zotit nuk ėshtė e njėjtė me mėnyrėn e tė menduarit tė njerėzimit. Do tė gjeni vetveten tė udhėhequr tė soditni Zotin e vėrtetė dhe tė lexoni ngjarjet historike nėpėrmes tė syve tė Tij. Nė plotėsi do tė shijoni gėzimin qė ėshtė sajuar prej sė vėrtetės. Nė rrugėn e jetės, e cila nuk ėshtė as e lehtė as e liruar prej mashtrimeve, do tė pėrballeni me vėshtirėsitė dhe vuajtjet dhe nganjėherė do tė tundoheni tė bėrtisni me psalmistin: "Jam pėr sė tepėrmi i pėrvuajtur" (Ps 119 [118]. v. 107). Mos harroni tė shtoni edhe atė sikurse edhe psalmisti: "ma pėrtėrit jetėn, o Zot, sipas premtimit tėnd... Jeta ime ėshtė gjithmonė nė rrezik, por nuk e harroj Ligjin Tėnd" (ibid. vv. 107; 109). Prania e pėrzemėrt e Zotit, nėpėrmes tė fjalės sė Tij, ėshtė dritė e cila shpėrbėn errėsirėn e frikės dhe e ndriēon udhėn edhe nė kohėt mė tė vėshtira.
    Autori i Letrės drejtuar Hebrenjve shkroi: "Vėrtetė, fjala e Hyjit ėshtė e gjallė dhe vepruese. Ėshtė mė e mprehtė se ēdo shpatė dy tehesh. Pėrshkon aq sa ndan frymėn dhe shpirtin, gjymtyrėt dhe palcin dhe shqyrton ndjenjat dhe dėshirat e zemrės" (4:12). Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė merret seriozisht vendimi qė tė pėrfillet fjala e Zotit pėr t’u bėrė “arma” e domosdoshme nė luftėn shpirtėrore. Kjo do tė jetė e fuqishme dhe do tė jep rezultate nėse mėsojmė qė ta dėgjojmė dhe asaj t’i bindemi. Katekizmi i Kishės Katolike shpjegon: "T’i bindesh (nga fjala latine ob-audire, ”dėgjo ose tė dėgjosh”) nė fe ėshtė qė t’i dorėzohesh lirisht fjalės e cila ėshtė dėgjuar, sepse e vėrteta e saj garantohet nga Zoti, i cili ėshtė vet e Vėrteta” (n. 144). Pėrderisa Abrahami i cili bėhet shembull nė kėtė mėnyrė tė dėgjuarit qė ėshtė bindje (dėgjueshmėri), Solomoni nė anėn e vet tregohet tė ishte studiues i zjarrtė i urtisė e cila pėrfshihet nė Fjalė. Kur Zoti e pyeti atė: "Kėrko ēfarė do qė tė tė jap unė", mbreti i urtė u pėrgjigj: "Jepi, pra, shėrbėtorit tėnd njė zemėr qė tė dijė tė mėsojė" (1 Mbretėrve 3:5,9). Fshehtėsia e kėrkimit tė “zemrės qė tė dijė tė mėsojė” ėshtė qė tė ushtrosh zemrėn tėnde pėr tė dėgjuar. Kjo fitohet duke medituar me kėmbėngulėsi mbi fjalėn e Zotit dhe duke mbetur vendosmėrisht i rrėnjosur nė te nėpėrmes tė pėrkushtimit pėr tė kėmbėngulė qė tė arrihet tė njihet mė mirė.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Tė dashurit miqtė e mi tė rinj, ju nxis qė tė jeni mė tė afėrt me Biblėn, dhe ta keni atė afėr vetes qė ajo tė bėhet busulla juaj qė tė ju drejtojė nė rrugėn tė cilėn duhet ta ndjekni. Duke e lexuar atė, do tė mėsoni ta njihni Krishtin. Lidhur me kėtė Shėn Jeronimi ka thėnė: “Mos dija ndaj Shkrimit Shenjt ėshtė mos dija ndaj Krishtit” (PL 24,17; krh. Dei Verbum, 25). Mėnyra e rrėnjosur nga koha pėr tė studiuar dhe shijuar fjalėn e Zotit ėshtė lectio divina (komenti biblik), e cila pėrbėhet prej rrugės shpirtėrore tė vėrtetė dhe reale qė ėshtė e zhvilluar nė etapa. Pas lectio, e cila qėndron nė leximin dhe rileximin e fragmentit nga Shkrimi Shenjt dhe duke pėrvetėsuar elementet kryesore, ne vazhdojmė me meditatio (meditim). Ky ėshtė moment i reflektimit tė brendėsisė nė tė cilėn shpirti kthehet nė Zot dhe mundohet tė kuptojė se ēka fjala e Tij na thotė neve sot. Pastaj vjen, oratio (lutja) nė tė cilin ne vazhdojmė tė bisedojmė me Zotin drejtpėrdrejt. Nė fund vijmė deri te contemplatio (reflektim). Kjo na ndihmon qė t’i mbajmė zemrat tona tė kujdesshme ndaj pranisė sė Krishtit, fjala e tė cilit ėshtė “dritė qė ndriēon nė vend tė errėt – deri tė zbardhė dita e tė lindė Ylli i Dritės nė zemrat tuaja" (2 Pjet 1:19). Leximi, studimi dhe meditimi i fjalės sė Zotit atėherė do tė rrjedhė nė jetėn e besnikėrisė sė vazhdueshme ndaj Krishtit dhe mėsimeve tė Tij.
    Shėn Jakobi na thotė: "Bėnu zbatues tė fjalės e jo vetėm dėgjues qė gėnjejnė vetveten. Sepse, nė qoftė se dikush e dėgjon fjalėn, por nuk e zbaton, ai i pėrngjan njeriut qė e shikon fytyrėn e vet nė pasqyrė, e pa veten, shkoi e menjėherė harroi se si qe. Ndėrsa ai qė e vėren ligjin e pėrsosur, - atė tė lirisė – e nė qoftė se i pėrvishet jo thjesht si dėgjues i habitur, por si zbatues i veprės, ky do ta gjejė lumturinė e vet nė ushtrimin e tij” (1:22-25). Ata tė cilėt dėgjojnė fjalėn e Zotit dhe gjithmonė i drejtohen asaj, janė duke ndėrtuar ekzistencėn e tyre nė themele tė forta. "Kėshtu, kushdo i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i shtjen nė veprim”, thotė Jezusi, “mund tė krahasohet me njeriun e urtė, i cili e ndėrtoi shtėpinė e vet mbi shkėmb” (Mt 7:24). Nuk do tė shembet kur tė vjen koha e keqe.
    Tė ndėrtosh jetėn tėnde nė Krishtin, tė pranosh fjalėn me gėzim dhe tė i vėsh mėsimet e saj nė vepra: kjo, njerėz tė ri tė mileniumit tė tretė, duhet tė jetė programi i juaj! Ėshtė njė nevojė urgjente pėr dalje tė gjeneratės sė re tė apostujve tė ngulitur (ankoruar) me vendosmėri nė fjalėn e Krishtit, tė aftė pėr tė pėrballur sfidat e kohės sonė dhe tė pėrgatitur pėr tė pėrhapur Lajmin e Mirė (Ungjillin) anė e pėrtej. Kėtė Zoti e kėrkon nga ju, nė kėtė juve ju fton Kisha, dhe kjo ėshtė ajo qė bota – edhe pse mund tė mos jetė e vetėdijshme pėr kėtė – e pret nga ju! Nėse Jezusi ju thėrret, mos u frikoni tė i pėrgjigjeni me zemėrgjerėsi, posaēėrisht kur kėrkon nga ju qė tė shkoni pas Tij nė jetėn e shenjtė ose nė celibat (priftėri). Mos u frikoni; Atij besoni dhe nuk do tė zhgėnjeheni.
    Miq tė dashur, nė Ditėn e 21 Botėrore tė Rinisė tė cilėn e kremtojmė mė 9 prill, pas Dielės sė Larit, do tė kemi qėllimin, nė zemrat tona, pėr tė shtegtuar drejt botės tė takohemi me tė rinj tė cilėt do tė tubohen nė Sidnej nė korrik tė vitit 2008. Do tė pėrgatitemi pėr atė takim madhėshtor ku tė gjithė sė bashku do tė reflektojmė nė temėn Shpirti i Shenjtė dhe misioni nė etapa tė njėpasnjėshme. Kėtė vit vėmendja jonė do tė jetė e pėrqendruar nė Shpirtin Shenjt, Shpirtin e sė Vėrtetės, i cili na e zbulon Krishtin, Fjalėn e bėrė Njeri, duke i hapur zemrat e secilit ndaj Fjalės sė Shėlbimit e cila na shpien nė plotėsi tė sė Vėrtetės. Vitin e ardhshėm, nė 2007, do tė meditojmė mbi vargun nga Ungjilli sipas Gjonit: “Ashtu sikurse Unė ju desha juve, doni edhe ju njėri-tjetrin” (13:34). Do tė zbulojmė mė tepėr pėr Shpirtin Shenjt, Shpirtin e Dashurisė, i cili e ngjall bamirėsinė hyjnore nė ne dhe na bėn tė vetėdijshėm pėr nevojat materiale dhe shpirtėrore tė motrave dhe vėllezėrve tanė. Sė fundi do tė arrijmė nė takimin botėror tė 2008 dhe tema e atij takimi do tė jetė: ”Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė bėheni dėshmitarėt e mi" (Veprat e Apos. 1:8).
    Qė nga ky moment e tutje, tė dashur miq tė mi, nė atmosferėn e dėgjimit tė vazhdueshėm tė fjalės sė Zotit, thirrni Shpirtin Shenjt, Shpirtin e guximit (qėndresės) dhe tė dėshmisė, qė ju tė mund tė shpallni Lajmin e Mirė (Ungjillin) pa frikė deri nė tė sosur tė botės. Zoja jonė ishte e pranishme nė shtėpi bashkė me Apostujt nė pritje tė Rrėshajve (zbritjen e Shpirtit Shenjt). Le tė jetė ajo nėna dhe udhėzuesja e juaj. Le tė ju mėsojė tė pranoni fjalėn e Zotit, qė ta ēmoni dhe ta mbani nė zemrat tuaja (cf Lk 2,19) ashtu siē bėri ajo gjatė tėrė jetės sė saj. Le tė ju jep zemėr qė t’i thuani “po” Zotit deri sa tė jetoni “dėgjueshmėrinė e besimit”. Le tė ju ndihmojė tė qėndroni tė fuqishėm nė fe, tė qėndrueshėm nė shpresė, kėmbėngulės nė bamirėsi, gjithmonė tė vėmendshėm nė fjalėn e Zotit. Unė jam sė bashku me ju nė lutje, dhe ju bekoj secilin prej jush me gjithė zemrėn time.


    Nga Vatikani, 22 shkurt 2006, Festa e Katedrės sė Shėn Pjetrit Apostull

    BENEDICTUS PP. XVI

Tema tė Ngjashme

  1. Vizita e Benediktit XVI nė Tokėn e Shenjtė
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 08:04
  2. Letėr e Patrikut Aleksit Benediktit XVI ?
    Nga I krishteni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 10:25
  3. Porosia e Krishtlindjes 2006
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 20:09
  4. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  5. Porosia e takimit ndėrfetar
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •