Shume abstrakt ti harmonies....per cfare analize e ke fjalen? Ku dime ne te analizojme? Vetem te shajme njeri tjetrin dime...
Po interesat sllave c'hyjne ketu, se nuk po marr vesh?
Shume abstrakt ti harmonies....per cfare analize e ke fjalen? Ku dime ne te analizojme? Vetem te shajme njeri tjetrin dime...
Po interesat sllave c'hyjne ketu, se nuk po marr vesh?
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Edhe une te them te drejten nuk e kuptova.Je munduash te perdoresh fjale te medha por te lidhura keq dhe pa kuptim.
Mund te shpjegohesh me popullorēe
SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................
E hidhur dhe tronditese ajo historia e dy djemve te varur ne Fush - Kruj, Berto!
Koherat kane qene shume te veshtira atehere, po sot si jane????
Ne ate fare feje kishte arritur ai regjim ti kthente njerezit saqe nena te peshtyje dy djemte e varur si armiq te popullit, dhe po keto nena e baballare apo po ky popull i hodhi ganxhat ne fyt monumentit te Enver Hoxhes ne shkurt te 91.
Me cfare populli kemi te bejme more xhanem???
Po jap ca vargje te Migjenit :
S'duem me humbė
nė lojė tė pėrgjaktė tė historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem, pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra, qė kėrkojnė "shejtnim",
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap kangėn e trishtimit,
kangėn monotone, pa shpirt, tė sklavnis
tė jem' njė thumb i ngulun ndėr trutė e njerzis.
Ah Migjeni i shkrete..........
Te them te drejten,nuk e di nese i modifikoi gjenetikisht Enveri apo keshtu kane qene gjithmone.
Por ndoshta keshtu kane qene gjithmone.Kombi yne ka njohur vetem histori tradhetaresh e ndyresirash.Duke filluar qe nga 2 Batot,vazhduar me Hamza Kastiotin,Moisi Golemin,Esad Toptanin,Ali Pashe Tepelenen,Enver Hoxhen e ne fund Fatos Nanon.
Apo e ka modifikuar Enveri
Dikur,nje plak me ka thene nje fraze pak banale:Populli shqiptar u mesua per 60 vjet me prasin ne prapanice.Gjithe keto 60 vjet,prasi iu be si pjese e trupit e po ia hoqe i duket sikur i ke shkulun ndonje kembe apo dore........................
SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................
me popullorēe
SHQIPNIA E SHQIPTARVE......... (qe) nuk e di nese i modifikoi gjenetikisht Enveri apo keshtu kane qene gjithmone.
A shikon ketu ndonje lidhje te pakten? Si mund ta shpjegosh atdhetarizmin tend per nje kope njerezish
pa histori, pa kulture e kriminele, si me thene: te denje per shfarosje?
Teper e thjeshte.....duke u larguar nga ata.Pra duke i evituar......
SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................
Eshte me te vertete per tu habitur se statistikisht numri i shqiptareve ne perendim sa vjen e shtohet dhe duke kalu vitet shqiptaret edhe me te dale jashte jane, pra edhe me shume mentalitet bashkekohor dhe perendimor sjellin ne atdhe, tolerance e ca di une...
por, ja qe nuk ndryshon ndonje gje te madhe edhe ky fakt, sepse te rinjte me mentalitetin e ri jane vetem pushues dhe nuk kane kolltuqe ne qeveri, per fat te keq jane akoma ata tradicionalet e Migjenit dhe Nolit akoma neper kolltuqe.....
Kam Besim se ndonje dite ndonjeri do cohet dhe do i bej popullit te qarte: O popull po cohuni ore e morri dreqi se ka dhe me mire se kaq sac kemi tani......
Ajo dite ka per te ardhur, por kur???????????????
Puna eshte qe ndergjegja e nje kombi shikohet qe ne mengjes.
Shqiptaret zgjohen e nuk kane uje te lahen.Si mund te pretendoje te jete i civilizuar nje komb kur nuk ka higjene???
Vazhdon me mesditen.Ajo i gjen shqiptaret neper kafene e lokale,perpara nje gote rakije apo whisky,duke genjyer njeri-tjetrin,thene pallavra.
Vazhdon ne dreke me nje komb perpara nje paidhaqeje apo kofshe qingji gjithe dhjame duke pire vere etanoli e duke u dehur.
Vazhdon ne Pasdite keta individe kthehen neper shtepi,prane femijeve te tyre duke i dhene atyre shembullin personal e duke krijuar mosbesimin ne te ardhmen
Vazhdon perseri ne darke,serish mbi goten e pijeve neper lokale,duke thene te njetat pallavra,duke genjyer tjetrin,pa kuptuar qe jane duke genjyer vehten
E vazhdojne e bejne politike rekije individesh e ngadonjehere dhe vriten per te.E vazhdojne te marrin neper goje njerezit,te njohur e jo.............
E vjen dimri e ikin dritat.Ne mbremjet e ftohta te tij,shqiptaret,pa drita,pa uje,pa ngrohje,mbulohen me batanije e ngrene syte drejt qiellit,drejt se cilit ngrihen fashot e drites qe leshojne dritat e pistes se Go-cartit ku idhujt e tyre te politikes jane duke defryer epshet e tyre me kurvat e Tiranes........
Ky vegim mua me ben te kujtoj vargjet e Migjenit.Po atyre vete,ē'fare i kalon ne mendje valle ne ato ēaste?...........
SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................
Vallaj Berto kam aq shume qef me te kundershtu, po ku te te kap ta haje dreqi????????
Po ku mi ke gjet si vezhgues Historie je, te gjitha gjonat qe jane tamam ashtu sic i shpjegove tij ne mos me keq. Me hoqe trunin fare..
Kisha nja 1 vit qe skam qene ne Tiron dhe njeriu ne Perendim krijon iluzione se mos ndoshta ka ndrysho ndonje gje anej ka krahu matone, por.......
ja qe ky iluzion me venitet shpejt sa tronditet avjoni ne Rinas dhe ku i drejtohem policit tek dera dhe me uleret tek viza verdhe, Aty...aty te thashe.....
Po ka dal or daje se po vi ne vendin tim ta haje dreqi se as Nemcja ne gjermani nuk na gerthet keshtu po na pret ter buzeqeshje.......Ehhh.........
Po te tregoj nje detaj te vogel sarkazme te plakut tim qe e kam valut dhe qe jeton ne Tiron.
Diten e pare te pushimeve te dimrit, plevitosje ne mengjez heret u zgjova qe ne pik te Sabahut me bo dush se masanej harroje turisto!
Sa fillova me u shkumu, hikin dritat dhe ku di gjo une po ai dushi im kishte sistemin alla iken dritat bohet ujti akull brisk.
Ashtu ter shkume me iku truni thashe se shkallova, fillova ta shaja vendin e qeverine para e mrapa.
Plaku ne dhomen tjeter e ndegjoi dhe ma ktheu me humor:
"Ore Rezart, po qeke budalla i madh fort ti ore! Po kush ben dush ne Tirane pa ardh behari, pa u be qershor!
Nga i nevrikosur qe isha mu hoqen nervat si me magji dhe ashtu sic isha ja dhashe te qeshurit me te madhe.
Ah ju e keni mire o bab i thashe! Mos vdeksh kurre!
Rezi
Krijoni Kontakt