Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Nje nga me te keqiat qe kemi ne si komb eshte sepse ne nuk kemi ndergjegje.Pse e them kete.Ndergjegja eshte baraz me frike.qysh nga viti 1991 shqipetareve u ka dale frika,dhe si rezultat nuk ka ndergjegje.Po te kish frike perse nje gjykates duhej te nxirte te pafajshem nje kriminel,qe ky te vazhdonte te vriste te tjere.per ato lek te gjelbura qe merr,ai nuk mendon cfare te keqe i ben shoqerise.Deri tani nuk eshte denuar asnje gjykates ne vend te kriminelit.Po te ndoll kjo atehere fillon ndergjesimi i gjykatesit.Si mund te kete ndergjegje nje nepunes shqiptar,qe kur nuk i jep para te ben ate qe te mbyllesh bisnesin,panvaresisht se hedh ne ruge dhjetera puntore.E shumta qe mund ta gjeje e keqja kete nepunes eshte se mund te largohet nga puna mbasi ka ndertuar nje ose dy vila dhe qindra mije dollare ne banke(jo ne emer te tij).Per sa kohe nuk eshte denuar asnje nepunes i shtetit mos prisni te kete ndergjegje.Kjo duhet bere sa me shpejt duke filluar qe nga statusi i nepunesit,qe duhet te jete e shkruajtur,qe nepunesi nuk mund te largohet nga puna,vetem kur te jete percaktuar nga gjykata si fajtor dhe te jete denuar me vite burgu sipas fajit qe ben.Mbas kesaj,mendoj qe mund te filloje te kete ndergjegje.Tek ne nuk duan te bejne shtet,prandaj ndoll kjo qe as duket ne horizont se do te kete ndergjegje.

  2. #52
    roni Maska e alxhedi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    ku s'ndodhem thuaj
    Postime
    16
    pershendetje te gjitheve ne radhe te pare,
    me beri pershtypje si teme dhe e lexova nga kreu deri ne fund. shume nga argumentat e ngritur jane plote baze e te verteta duke filluar nga ndodhit e fulzit e deri ne kur? e kush?

    megjenese shume prej jush kishin sjelle ngjarjet personale ne shqiperi, dua te shtoj dy nga ato te pafundemet!!
    ne nje prej komunave me te medha ne shqiperi nje biznesmen i mesem i kerkon inzhnierit te komunes qe te projektonte nje blu-print, per ndertimin e qendres se komunes ti sillte nje pamje tjeter (ne formen e nje lulishteje e parku te vogel), ku i tere financimi do te perballohesh nga vete tregtaret e zones.

    project krijohet dhe ishte shume per tu deshiruar pasi jo vetem rinovonte qendren por hapte vende pune per zonen, por per fat te keq nuk aprovohet nga kryetari i komunes per arsye se nuk ishte fitim prures per te pasi priste ndonje fond nga qeveria!!!!

    i njejti person per cudin me te madhe kish djegur nje fond per ndertimin e kanlaizimin e ujrave te bardha e te zeza, e te rruges gjithashtu.( keshtu eshte kur drejtues lokal vendosen individ qe nuk jetojne ne zonen qe drejtojne por shihet si parim pse jane antare te partis apo kane korruptuar per post)

    2) gjeja qe me shokoi pa mase kete vere ishte kur gjate 'Fiks Fare'' jepet nje pjese e nje mbledhje te partise socialiste ne Berat. Ku nje revulicionare shume e zellte, nuk e di nga i kish ardhur tere ai frymezim apo energji per tu shprehur, (mbase e kish katalizur gjendrimi perpara kamerave) ku nder te tjera shtone<< te dashur shok, buke nuk po u kerkojme, uje nuk po u kerkojme, drita nuk po u kerkojme, vetem ju mos u zini!!!!!!!!>>

    ju lutem pa me thoni ku eshte ndergjegja shiptare?

    gjithe te mirat
    alxhedi

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2003
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    3
    E shoh qe te gjithe ne forumistet po kerkojme nje revolucion me fjale te fuqishme qe do ti kallnin temerrin dhe nolit ,po do te doja se sa i rrespektoni keto ide kur priteni me fjalet me te sjellshme nga polici pare shqiptar kur sapo zbrisni nga avjoni apo trageti dhe drejtoheni drejt doganes, apo kur prisni per te vulosur pasaporten dhe shikoni bashkatdhetaret qe shtyhen se kush te shkoj i pari (behet fjale per te njejtet qe jane evropianizuar). Te tilla gjera ndodhin dhe ne ēdo zyre apo segment shtetror ose privat ku shikon se si korupsioni shndrohet nga nje fjale qe e degjojme ne tv si ikone per politikanet ne nje gje qe na lehteson kryet nga lodhja e radheve dhe aq me teper kur prindrit tane jane pjese e asaj administrate . Dhe te gjithe jemi te ndergjegjshem per mikun ,shokun apo vellain qe eshte shndruar ne trafikant droge , apo per shokun me makine qe i ka kaluar te gjitha gjasat e pedofilise......................... Ja pra kjo eshte ndergjegjia shqiptare ,dhe ne nuk mund ta ndryshojme duke shtypur tastet e PC-se

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI


    Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret.

    Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

    Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

    Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti grek?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s'kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin '93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik.

    Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore greke ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s'mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

    - ------------------------ -
    Gazeta KOHA JONE
    E Shtune, 27 Shtator 2003

  5. #55
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    Ne qoftese ajo qe ben eshte e ndershme do ta dine te gjithe ,por nese ajo qe ben eshte e turpshme s'ka rendesi ne e dine te tjeret ,kur e di vete

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e niku2xl
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    6
    Postuar mė parė nga Berti
    Te them te drejten,nuk e di nese i modifikoi gjenetikisht Enveri apo keshtu kane qene gjithmone.

    Por ndoshta keshtu kane qene gjithmone.Kombi yne ka njohur vetem histori tradhetaresh e ndyresirash.Duke filluar qe nga 2 Batot,vazhduar me Hamza Kastiotin,Moisi Golemin,Esad Toptanin,Ali Pashe Tepelenen,Enver Hoxhen e ne fund Fatos Nanon.

    Apo e ka modifikuar Enveri

    Dikur,nje plak me ka thene nje fraze pak banale:Populli shqiptar u mesua per 60 vjet me prasin ne prapanice.Gjithe keto 60 vjet,prasi iu be si pjese e trupit e po ia hoqe i duket sikur i ke shkulun ndonje kembe apo dore........................
    nga i nxjerr keto emra ti berti ? merresh gje me histori ? disa duhet ti heqesh !
    mos u merzit plako se do ja hudhesh !

  7. #57
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Berti
    Doja te dija se ē'mendim keni mbi te.Sa eshte e zhvilluar ajo dhe si mund te ndihmoje ne rimekembjen e kombit
    Me 1878 ishte Abdyl Frasheri qe deklaroi ekzistencen e ndergjegjes Shqiptare ne fjalimin e mbajtur ne degen Kosovare te Lidhjes te Prizrenit.

    Ndergjegjja shqiptare mbetet ende e pazhvilluar plotesisht sidomos me ri-daljen ne skene te rivalit, te identitet islamik (Ymeti) dhe me faktin qe ende nje Himariot nuk ka shume gjera te perbashketa me nje Prizrenas.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •