Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Post mbi kompozitorin e "Lule bore" Simon Gjoni

    Mbi 50 vjet me pare kur kompozitori dhe dirigjenti i talentuar Simon Gjoni ngjizi melodine e embel te kenges aq shume te njohur "Lule bore", ai s'do ta kishte menduar se ajo melodi dhe loje e embel notash do ta harronte emrin e tij per t'u bere e te gjitheve.

    Kompozitori Simon Gjoni



    Mbi 50 vjet me pare kur kompozitori dhe dirigjenti i talentuar Simon Gjoni ngjizi melodine e embel te kenges aq shume te njohur "Lule bore", ai s'do ta kishte menduar se ajo melodi dhe loje e embel notash do ta harronte emrin e tij per t'u bere e te gjitheve. Kompozimi i kesaj kenge eshte perfshire ne permbledhjen "Album per piano", e cila se bashku me vepren "Album me romanca" u promovuan ne pranine e miqve, pianisteve e muzikanteve, ne nje ne nje ceremoni vecante, te Henen ne mbremje ne ambientet e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Tirane. Albumi per piano, i cili perbehet nga 22 vepra te gjinive te ndryshme dhe karaktereve te larmishme gjen driten e botimit per here te pare, me disa pjese te ekzekutuara nga pianiste ne koncerte te ndryshme. Pjese si Tokata, Prelud, Biseda e valeve, Humoreska, mund te kombinohen ne grupe 2-3 apo 4 formojne nje suite te vogel dhe luhen ne vazhdimesi. Ndersa albumi me romanca, e cilesuar si nje nga veprat me te arrira te kompozitorit Simon Gjoni, trajton tema lirike, poetike, filozofike si dhe tema me karakter te forte dramatik. Romanca e tij e pare eshte "Vajza dhe liqeni"(1946) dhe "Shoqe kemi hanen" (1949, te cilen e konceptoi per kanto, violine e piano. Aty perfshihen disa nga romancat me karakter lirik si; "I fola vales", "Erdhi pranvera", dueti "Bjeshkezo", te krijuara ne periudhen 1961, 1968, shquhen per melodicitetin, delikatesen dhe ngjyrat e shumellojshme. Ne ceremonine e vecante ku u intepretuan pjese te zgjedhura ne piano si; "Ballade" dhe Prelud ne re minor Apollonia nga Mariola Lishi, "Biseda e valeve" deh "Skerco" nga Dorina Komani, "Burim gezimi" dhe "Tokata" nga Valbona Paco e Emiliano Kola, etj, artistet dhe miqte e tij si, takuina Adami, Limos Dizdari, Avni Mula e Zhani Ciko, e cilesuan si figura e muzikantit qe ne plan te pare duket modest, por qe krijoi teresisht origjinalitetin dhe melodiken origjinale dhe te embel. Soprano Shqipe Zani interpretoi romancat e tij te cilesuara si mjaft te arrira teknikisht; "Premtimi" , "Mos mbaj meri" dhe "Vajza dhe liqeni". - Simon Gjoni dhe pavaresia e stilit te tij krijues - Kitare, trombe dhe piano do te mbante qe heret ne duart e tij, kompozitori i talentuar Simon Gjoni qe ne fillimet e karrieres, ndersa kompozoi mbi 200 kenge origjinale qe shume shpejt u perhapen ne te gjithe Shqiperine. "Lule-bore", "Syt' e tu si drita", "End o vashe", ishin disa prej motiveve me te njohura dhe teresisht origjinale te kompozitorit Gjoni.

    I lindur ne qytetin e Shkodres, ai spikati qe kur ishte shume i ri duke kontribuar si drejtues i formacioneve te ndryshme orkestrale dhe vokale te qytetit te tij. Ne vitet 1946-1947 nje seri kengesh te paharruara te cilat shquhen per ndjeshmerine e tyre sa poetike aq edhe te sinqerta si," Lule bore", "Sy larushes", "Syte e tu si drita", "Fyelli i cobanit", "Nena dhe cika", etj. Ishin pikerisht keto kenge te cilat e cuan me tej traditen qytetare te lirikes shkodrane ndersa u perhapen ne te gjithe Shqiperine. Ne Moske, ne vitin 1956 trio Mula-Athanas, Tukici, korri sukses te jashtezakonshem me kengen Lule-bore ne Vjene, ndersa ne vitin 1961 festivali i rinise u cel me indroduksionin e Lule Bore E sot, ajo kendohet se bashku me publikun dhe ne Nju Jork koncertet perfundojne me hymnin e kenges shqiptare Lule-bore. Cesk Zadeja e konsideronte ate "Nje model te paperseritshem ne liriken shqiptare". Ai i kreu studimet e larta ne Akademine e Larte Muzikore te Prages, ne klasen e dirizhimit sinfonik me profesoret, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Ne vitin 1954, ai eshte pjesemarres si kompozitor ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes se bashku me koloset boterore si; Shopor, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Ne vitin 1956 ne sallen "Mestska Knihovna" dirigjon Shubert "Rosamunda" dhe Grieg "Perr Gynt".Po ne kete kohe dirigjon vepren "Pygmalion" te kompozitorit Jiri Benda. Ne vitin 1957 ne sallen "Dum Umelco" drejton "Simfonine orkestrale per violine e kontrabas" te K, Dittersdorf. Suksesi i ketij koncerti pasohet nga ai i pjeses simfonike te Franc Listzi-it "Les Preludes". Ne vitin 1958 ai u kthye ne atdhe me nje kulture te gjere, talent, pasion, disipline dhe force organizative artistike, vlera keto qe i transmetoi edhe ne orkestrat simfonike ku le mbresa te thella dhe horizont kulturor dhe artistik. Simon Gjoni eshte nje nder dirigjentet e pare te orkestrave tona simfonike te Teatrit te Operas dhe Baletit dhe te Radio-Televizionit. Ne vitin 1958 ai u emerua dirigjent ne TOB, ndersa shume vepra te shquara e gjeten interpretimin e "pare" tek dirigjenti i ri i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesen emocionale te tyre me nje ndjeshmeri te larte. Permendet ketu, baleti "Lola", "Laurencia", operat "Don Paskuale", "Berberi i Seviljes", "Paliacot", "Franceska da Rimini", "Pranvera"etj. Per here te pare me kujdesin dhe pasionin e tij Ai, incizoi krijimtarine e asaj kohe te kompozitoreve shqiptare Zadeja, Gaci, Nova, Grimci, opereten "Lejlaja" te T.Daise, opereten "Agimi" te K.Konos, Koncertin Nr.1 per violine te Zoraqit, Rapsodine per piano dhe orkester te T.Harapit, gjithashtu edhe muziken e disa filmave shqiptare. Nga autoret boterore ekzekutoi per here te pare ne Shqiperi Beethoven "Simfoni Nr.8", Mendelson "Uverture", Beethoven "Eleonora", Uverture K.M. Veber "Gjuetari Magjik", Liszt "Prelude", Dvorzhak "Valle simfonike". Me orkestren e re te RTV dilnin mjaft probleme per krijimin e nje profili te qarte. Per kete Simon Gjoni punoi me seriozitet duke arritur te krijoje individualitetin e kesaj orkestre, e cila ne ate kohe perbehej nga nxenes te Liceut artistik, nga studente qe vazhdonin Konservatorin, dhe orkestrante te apasionuar. Krijimtaria e tij ka kaluar pothuajse te gjitha gjinite duke filluar qe nga kenga, romanca, kantata, suita, poemat, veprat instrumentale e deri tek veprat e medha orkestrale si, 11 valle simfonike, vepra keto ku ndihet atmosfera e kohes, besimi i kompozitorit ndaj popullit te vet, prezenca e te cilit eshte e pashmangshme me te tera dukurite ne keto vepra. Ne Maj te vitit 1960 kompozon oden lirike "Pranvera jone" me tekst te Ismail Kadarese dhe nje suite simfonike me kater kohe. Nje vit me pas kompozon "Poema e rapsodit" per bas-celo-piano. Balada "Lufton shqipja" u kendua menjehere nga basi Lluke Kacaj. Me pas kompozon duetin "Bjeshkezo", romancat lirike "I fola vales", "O toka nane", "O bjeshke o male kreshnike" dhe nje numer kengesh te ndryshme. Ne vitin 1962 ai kompozoi vallen e pare simfonike shqiptare, qe u pasua gjate viteve nga 10 valle simfonike te tjera qe paraqesin nje gershetim te mrekullueshem te muzikes se kultivuar me muziken popullore. Secila nga vallet eshte nje veper me vete krejt e vecante dhe e ndryshme nga te tjerat. Simfonia trajton situatat e renda dhe te veshtira historike per te fituar lirine dhe pavaresine e popullit tone. Aktivitetin e tij si pedagog, ku ai dha nje kontribut te cmuar deri ne castet e fundit te jetes, ku pergatiti me dhjetra studente, e filloi ne vitin 1958 ne Liceun Artistik. Me 1961 eshte nje nder pedagoget e pare me themelimin e Konservatorit Shteteror te Tiranes se bashku me Cesk Zadene, T.Guraziun, Y.Skenderin, etj. u ka dhene lendet e Intonacionit, Polifonise, Dirigjimit, Muziken e dhomes. Simon Gjoni qe nje shembull i rralle nga ku gjeneratat mund te mesojne si per kerkesat sistematike, kembenguljen dhe disiplinen e larte artistike, ndergjegjen e thelle. Ai dha ndihmesen e tij edhe ne shume probleme te tjera si ne fushen e kritikes muzikore, ne pergatitjen e muzikanteve te rinj dhe materialeve didaktike per keta muzikante. Per krijimtarine e gjate artistike ai eshte nderuar me cmime te ndryshme si dhe me titullin e larte "Artist i Merituar". U nda nga jeta ne 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit ashtu sic e ka cilesuar edhe Zadeja i madh, do te ngelet i skalitur ne pentagramin e muzikes shqiptare, se ciles i sherbeu me dashuri dhe respekt.


    (Publikuar me 4 Shtator 2002 17:51)


    © 2001 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    E dini qe gjithe te huajt ne Shqiperi i dine fjalet e kenges "lule bore" dhe ne cdo feste, party, apo pub ne Tirane kjo eshte nje nga kenget e preferuara dhe e kendojne te gjithe ne kor.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    "Tuj kerkue n`ar e n`koder
    Tuj prek lulet t`gjith me dor`
    Veē n`nji kopsht te vogel n`Shkoder
    Ty te gjeta lulebore...."

    Je e vogel, por je e plot
    Ty t`kerkoj une tash sa mot
    Tash sa mot un`ty t`kerkoj
    N`gezim me ty jeten ta shkoj.
    Eja, eja lulebor`
    Une me ty do thur kunor`..."

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Admirina Peēi

    Kush ėshtė vajza, qė iu kushtua "Lule Bora"?

    Ėshtė njė histori e ēuditshme, tė cilėn e kanė marrė pėrsipėr shumė vajza tė asaj kohe. Shumė prej tyre kanė thėnė se janė pikėrisht ato , tė cilave u ėshtė kushtuar "Lule Bora. Por vajza e vėrtetė, nga lindi ky frymėzim, tani ndodhet nė Amerikė. Nė njė koncert, qė muzikantėt shqiptarė kishin organizuar nė Nju Jork, ku mes tė cilave ishte edhe gruaja e Simon Gjonit, ata kanė kėnduar edhe kėngėn "Lule Borė""E kanė prezantuar kėtė kėngė si tė Pjetėr Gacit, tė Prenk Jakovės, apo kėngė popullore. Megjithatė, kjo kėngė ėshtė e Simonit",- thotė me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni.. "Mbaj mend- thotė ajo, - qė kėtė kėngė e kemi kėnduar shpesh nė Nju Jork, nė shumė koncerte. Dhe kur e kemi kėnduar nė njė koncert, erdhėn e na uruan shumė njerėz. Mes tyre vjen njėra dhe na thotė "Unė jam Lule Bora". U habitėm dhe u mblodhėm tė gjithė pėrreth duke e pyetur. Ajo na tregoi historinė e krijimit tė kėsaj kėnge. Dhe na rrėfeu."Unė atėherė kam qenė gazetare dhe punoja nė gazetėn "Bashkimi. Isha vajzė e re 19- vjeēe. Shkova nė Shkodėr me njė shėrbim. Dikush mė kishte dhėnė njė pako pėr Zef Palin. Atje ku shkova ta takoja nė Shtėpinė e Kulturės, ishte njė kopsht i bukur dhe u ulėm tė pinim njė kafe. Ndėrsa unė i flisja pėr letėrsinė, pėr gazetarinė, etj, ai nxori njė letėr nga xhepi dhe ndėrsa unė vazhdoja tė flisja ai ēuditėrisht shkruante. Kur kishte mbaruar, ma drejton letrėn mua dhe mė thotė: kėtė e kam pėr ty. Pastaj kėputi njė tufė lule bore dhe m'i zgjati mua. U ngritėm pėr tė ikur (unė duhej tė kthehesha nė Tiranė). Por unė nuk e dija qė fati kishte caktuar qė unė tė jetoja atje dhe tė takoja bashkėshortin tim atė ditė. I thashė, po kėto lulet ku t'i ēoj? - Hajde mė tha- tek ime mė se ėshtė e sėmurė dhe jepja asaj lulet. Shkova dhe lulet ia fala nėnės sė tij. Unė mė pas u ktheva nė Tiranė, dhe vazhdova me tė pėrditshmen time. Ndėrsa pas katėr ditėve dėgjoj nė altoparlantin e gazetės "Bashkimi" : " Nga Radio Shkodra do tė dėgjoni kėngėn "Lule Bore". Kėshtu rrėfeu vajza ( Florenca Pali) historinė e vargjeve tė "Lule Borės". Mė tej frymėzimi kishte kaluar tek kompozitori. Gruaja e kompozitorit, Mira, rrėfen se si autori i vargjeve, Zef Pali, sa ishte nisur Florenca pėr nė Tiranė ia kishte dhėnė vargjet Simonit. "Nėse tė frymėzojnė kėto vargje, merri dhe muzikoi"- i kishte thėnė poeti. Ndėrsa Simoni, menjėherė kishte hedhur muzikėn dhe grupi, i miqve tė tyre Tish Daija, Zef Gruda, Tonin Rrota,etj, qė kishin kompleksin e vogėl muzikor nė radio Shkodra e kishin incizuar "Lule Borėn". Ndėrsa Florenca e kishte dėgjuar pas katėr ditėsh nė radio. "Asnjėra nga ato vajza qė thonė se unė jam "Lule Bora" nuk thotė tė vėrtetėn. Nė tė vėrtetė unė jam ajo qė frymėzova ato vargje, e mė pas atė muzikė - kishte rrėfyer Florenca, atė ditė pas koncertit nė Nju Jork.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Postuar mė parė nga Eni
    "Tuj kerkue n`ar e n`koder
    Tuj prek lulet t`gjith me dor`
    Veē n`nji kopsht te vogel n`Shkoder
    Ty te gjeta lulebore...."

    Je e vogel, por je e plot
    Ty t`kerkoj une tash sa mot
    Tash sa mot un`ty t`kerkoj
    N`gezim me ty jeten ta shkoj.
    Eja, eja lulebor`
    Une me ty do thur kunor`..."
    Strofa e dyte

    Pash n'mat bukren stin t'pranveres
    mbretereshen trandofill
    Mos ja falesh kujt ti eren
    se per mu vetem ke cil

    refreni
    Je e vogel.............
    Don't let anyone take away your voice.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e NdocRroku
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    9
    kur kendoj kete kenge me vjen ne mend shkodra... dhe me mbushen syte me lot..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    une vdes per ket kenge.francesk radi e kendon jashtzkonisht bukur kete kenge.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Mbi kompozitorin e "Lule bore" Simon Gjoni

    Doja te dija se a e morri ate studenten Zefi a jo..po me sa shof nga "tregimi" i te shoqes me duket se jo.
    Ehhh..edhe kjo Florencia si luleborat e tjera doli (te pakten kshu mendoj).
    Nqs e di ndonjeri historin me mire te me korrigjoj.

Tema tė Ngjashme

  1. "Lule dhe Gjak e Gjak per Lule"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •