Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Question Nexhat Daci fillon fushatën zgjedhore brenda gjirit të LDK-së

    Nexhat DAci : "Në zgjedhjet e qershorit asnjë nga 16 antarët e tashëm nuk do të jenë në Kryesi" !!


    Nexhat Daci ka marr mbështejen e Degës së LDK-së në Zvicër për koncesionet 70 përqind të pagës së Kryeparlamentarit dhe pagën e deputetit , dy Zyra të punës për vete, Kshilltarët dhe Sekretareshën, truprojat dhe veturat përcjellëse.
    Në heshtje është premtuar se nëse Bugjeti i Kosovës nuk paguan këto Nexhat Daci do të ketë donacione nga Dega e LDK-së në Zvicër !!

    NEXHAT DACI FILLOI FUSHATËN ZGJEDHORE BRENDA LDK-së

    Nexhat Daci ndodhet në Zvicër, me ftesë të Degës së LDK‘së atje. Kjo degë ka kundërshtuar fuqishëm largimin e Dacit nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe i ka kërkuar atij të kandidohet për kryetar të partisë.

    Gazeta: Express

    Prishtinë, 26 mars — Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka zhvilluar të dielën takime me Degën e LDK‘së në Zvicër.
    Ai ka udhëtuar me ftesën e kësaj dege të partisë më të madhe në vend, ku kryesisht ka diskutuar për zhvillimet e fundit brenda-partiake.
    Një burim i gazetës Express ka pohuar se Nexhat Daci ka folur me njerëzit e një prej degëve më të mëdha të LDK‘së në perëndim për probleme të ndryshme, përfshirë ndryshimet e fundit në institucionet e Kosovës.
    "Z. Daci ka diskutuar që prej çështjeve të ndërlidhura me procesin aktual për statusin, e deri te probleme të caktuara në LDK, me Degën e partisë në Zvicër", ka thënë ky burim, të dielën.
    Nexhat Daci, në fakt, me këtë vizitë, ka hapur fushatën e tij të brendshme elektorale për të marrë kontrollin e partisë më të madhe në vend.
    Ai u largua nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Kryesia aktuale e LDK‘së me arsyetimin se ka qenë pengesë e proceseve demokratike, mirëpo është zotuar se nuk do të largo-het nga partia.
    Nexhat Daci ka thënë se do të angazhohet në demokratizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga brenda.
    "Ndoshta, pas mbajtjes së Kuvendit asnjë prej gjashtëmbëdhjetë anëtarëve aktualë të Kryesisë së LDK‘së nuk do të jenë aty", ka deklaruar ai, më parë.

    Kryesia aktuale e kësaj partie nuk ka qenë e zgjedhur nga Kuvendi, por tërësisht e emëruar nga ish-udhëheqësi Ibrahim Rugova.
    Tani që ai ka vdekur, konflikti në LDK ka dalë në shesh, mes një pjese të Kryesisë që tenton të mbajë pushtetin dhe grupeve tjera të fuqishme të cilat dëshirojnë të ruajnë fuqinë e vet.
    Për këto arsye, Kuvendi i Përgjithshëm në LDK, që pritet të mbahet diku në qershor, po pritet me ankth, me më se paku tri grupe që synojnë marrjen e kontrollit.
    Një prej tyre duket se radhitet pas figurës së Nexhat Dacit, i cili, për katër vjet sa ka qenë në krye të legjislativit, është bërë një figurë mjaftë e popullarizuar në Kosovë.
    Largimi i tij mund të jetë edhe burimi i mbështetjes nga një pjesë e partisë që për një kohë të gjatë duket të jetë lënë anash.
    Pjesë e kësaj mbështetje është edhe Dega e LDK‘së në Zvicër, e cila shpeshherë ka qenë një burim i fortë i të ardhurave për partinë e cila ka fituar të gjitha zgjedhjet e pasluftës.
    Në një deklaratë të lëshuar nga Kryesia e kësaj Dege, vendimet e LDK‘së të datës 1 mars 2006 janë konsideruar të ngutshme, të pa analizuara dhe të pa argumentuara.

    "Forma se si u paraqiten këto ndërrime ka krijuar një konfuzion të madh tek anëtarësia e gjerë dhe bashkë me këtë edhe një shqetësim se çka po ndodh dhe cilat janë motivet e vërteta të këtyre ndërrimeve. Duke marrë parasysh fazën delikate në të cilën jemi, aktivistët e LDK-së konsiderojnë se këto ndërrime dhe tronditje të mëdha mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme jo vetëm për LDK-në, por edhe për vetë procesin e Kosovës", thuhet në deklaratë. Kryesia e Degës ka shtuar se anëtarët e LDK‘së duhet të binden që shkarkimi i Nexhat Dacit është i drejtë, pasi që ka shtuar se për këtë nuk është dhënë asnjë argument.
    Kjo degë ka hezituar të pranojë deklaratën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    "I propozojmë akademik Nexhat Dacit si anëtar i LDK‘së, luftën për kontestimin e këtij vendimi si vendim jo të drejtë ta bëjë përmes anëtarësisë së LDK‘së dhe proce-sit zgjedhor në LDK‘së i cili do të mbahet së shpejti dhe ai duhet të kandidohet për kryetar të LDK‘së", është thënë në deklaratë.
    Kjo dega po ashtu ka nënvizuar se deklarimet se 16 vjet LDK nuk ka marrë frymë lirshëm dhe nuk ka qenë demokratike me qëllim apo pa qëllim, bien ndesh me vizionin të cilin e ka pasur lideri i ndjerë Ibrahim Rugova.
    " Të gjithë ata të cilët për plotë 16 vjet shfrytëzuan të mirat dhe priilegjet në emër të Rugovës, tani po mundohen me emrin e tij ta shkatërrojnë trashëgimin e tij, gjegjësisht LDK‘në, duke u fshehur prapa emrit të tij. Nga kjo del se betimin dhe lotët të cilët i kanë derdhë disa prej anëtarëve të Kryesisë së LDK‘së para arkivolit të tij kanë qenë të rrejshëm, dhe periudha "pasrugoviane" ka marrë një ka-heje tjetër", thuhet ndër të tjera, në deklaratën e lëshuar.
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se i takon asaj të caktojë Kuvendin e Përgjithshëm, mirëpo anëtarësia është duke pritur që zgjedhjet të marrin fund në muajin qershor.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le tja filloj Daci fushates por jo me e shkermoq ldk-n se ate po presin kanibalat..

    me nji ket pun jan tuj u marr ata tash 20 vjet..

    kte besoj e din mir ldk e zvicres..se i she perdit neper kafiqa tuj "luftue" ata "qlirimtarat" e picarive..

    qashtu..

    po ma mir Daci ban me prit disa jav sa te qartsohen ujnat..

    apo jo Arb e deqanas..

    Ku hupi RTP-ja?

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Z.Daci , është demokrat nacionalist e jo demokrat modern (abstrakt).Ah sikur të kishim edhe sa Daca të tjerë!.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    daci eshte pionier i titos
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për patrioti,

    E ke plotësisht gabim zotri,pse nuk mbyll gojën kur nuk ke gjë për të thën!..

    Me Z.Dacin,kam patur kontakte të mjaftueshme në Prishtin atë kohë kur prof.Dr.E.Stavilecin e kisha edhe mentor.Por më mirë e ka njohur babai imi ndjer kur i bënte planet për vakcinimin e fëmijve në Kosovë.Sikur të mos e kishte përkrahjen prej ca kolegëve të vet dhe prej vet z.Dacit planet për vakcinimin e fëmijëve mbetnin pa u realizuar dhe pasojat diheshin.Natyrisht se në këtë drejtim ka ndihmuar shum edhe prof.dr.D.Rozhaja.Ka edhe shumqka të flitet për z.Dacin por puna e tij tregon e flet si çdohere.

    z.patriot,je patriot i partis ORA?,apo diq tjetër..

  6. #6
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    tung brari, edhe une jam i mendimit qe do bente mire te mos ngutej me veprimet e tija, por edhe jam i bindur qe eshte i matur ai, gje qe me se miri deshmoj me reagimin e tij burreror dhe demokratik ndaj "nderrimit" te bere ne kryesine e parlamentit.

    z. daci gjate mandatit te tij si kryekuvendar ka treguar pune tejet te suksesshme duke drejtuar seancat parlamentare ne menyre te shkelqyeshme!

    tri gabime te bera i kan kushtuar z. daci reputacion brenda ldk-se, gabime ato te cilat i beri duke provuar te krijoj unitet te gjere.
    dikush mund te thot, "si mund te jete gabim angazhimi per unitet?"
    po zoterinj, gabim eshte kur ti provon te krijosh unitet me njerez qe kurr nuk i njohen institucionet e zgjedhura nga vota e popullit, ...me njerez qe nuk lan gje pa thene per kryetarin legjende, arkitektin e pavarsise se vendit, ...me njerez qe kurr nuk pushuan se shari cdo gje dhe cdokend qe perkrahte institucionet kosovare, ...me njerez qe njohin vetem gjuhen e urrejtjes ,percarjes dhe te dhunes...

    nuk kam dyshim qe z. daci do jete kandidati nr. 1 per postin e kryetarit te ldk-se. andaj plot shpres qe te kete mesuar nga gabimet e bera ne te kaluaren i uroj sukses ne kete rruge. dhe kjo shprese ushqehet nga fakti qe: si kryetar i partis nuk do kete obligim aq te madh ne angazhim per unitet, sa kishte si kryetar parlamenti.

    mendimi im


    ps: RTP-ja po me duket diku ne pushime na ka shkuar?!?
    shihemi n´gjykate

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •