REALITETI I SHPĖRFILLUR (IX)
Shkruan: Rexhep Qosja
Nė turrin e tij shpėrfillės tė pėrbėrėsve myslimanė nė tė vėrtetė tė identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpėrfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionė shqiptarėve e kjo do tė thotė se ka shpėrfillur qytetėrimin qė i ka krijuar ata!
Dhe, jo vetėm kaq.
Nė kėtė turr shpėrfillės Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim se ėshtė shprehja e tij dhe njė identitet se ėshtė dėshmia e tij.
Domethėnė: nė kėtė turr tė myslimanofobisė sė tij, tė supozuar tė leverdishme sot, ai ka shpėrfillur njė qytetėrim - njė sistem vlerash materiale e shpirtėrore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qė karakterizojnė identitetin mysliman tė shqiptarėve myslimanė e qė, bashkė me identitetin e krishterė tė shqiptarėve tė krishterė, ėshtė i pėrmbajtur nė identitetin e pėrbashkėt: nė identitetin kombėtar shqiptar.
A ėshtė e mundshme?
Mos ka dashur Ismail Kadare ti bėjė tė verbėr dhe ti bėjė tė shurdhėr evropianėt qė kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė dhe nė Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare tė na bėjė edhe ne tė verbėr dhe tė shurdhėr: tė mos shohim ēka shohim dhe tė mos dėgjojmė ēka dėgjojmė! Dhe, tė mos jemi edhe ēka jemi!
Po, kjo ėshtė e drejta e tij: njeriu mund tė bėjė me veten ēka tė dojė. Nuk mund tė bėjė ēka tė dojė, ndėrkaq, me tė tjerėt: me identitetin e tyre. Mbas pėrmbysjes sė komunizmit kjo quhet shkelje e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.
Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė
Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye: e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen, dhe e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin.
Duke vrapuar nėpėr histori ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare.
Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themi identitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, tė botuar nė gazetėn Panorama, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian se, po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike dhe shtetėrore, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve.
Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme.
Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Perėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės i identitetit tonė: kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė; shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės; konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė; politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile; lidhja pushtet-medie qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave; demokracia frikėsuese-predikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrshtrirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė; plaēkitja marramendėse e pronės dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre; luksi tragjiko-komik i njerėzve tė politikės nė Kosovė ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė bardhė, afėr Prishtinės,si ajo nė Uashington dhe Ditėn e presidentit, domethėnė tė vetvetes, si Dita e stafetės sė rinisė e Marshall Titos; despotėt qesharakė tė cilėt, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara me tė cilat i bėjnė figura kombėtare miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet; politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre; administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės; qėrimhesapet foljore dhe trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė; kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. E tė tjera e tė tjera.
Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta:
1.tė despotizmit oriental,
2.tė tribalizmit primitiv, dhe
3.tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm.
Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund ti nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian!
Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian ti zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė.
Njė nga personazhet nė romanin Mbreti i xhindeve tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė pėrpjekur qė ti japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė.
E kuptueshme!
Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike dhe bashkėkohore me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme, nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe smund tė bėhet. Mjerisht.
Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral qė letėrsia dhe kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet!
E, kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten:
-ndershmėria intelektuale;
-intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si tiu pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn nuk pranojnė tua flijonė leverdive vetjake:
-intelektualė qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.
(FUND)
Prishtinė - 19.4.2006
Krijoni Kontakt