Close
Faqja 25 prej 58 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 573
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1
    S`eshte e lehte te mos thuash se shqiptaret i takojne edhe qyteterimit lindor!!!
    Por ,vetem BURRAT e thone ate qe eshte e vertete.I tille eshte Kadare.Ka edhe shume te tjere.Por i kuptoj edhe kta te tjeret.E kane te veshtire.TE thuash se qyteterimin lindor na e solli okupatori,s`eshte lehte;te pranosh se tradhetuam emrin,besimin ,ritualet ,veprat historine,menyren e veshjes ,menyren e te ushqyerit,burrerine ,qendresen,dhe cdo gje te te pareve tone te perbashket ,vertete s`eshte lehte.Ta pranosh se vetem Qyqaret ne mbremje jane Burra e ne mengjez ngrite si Gra,as kjo s`eshte e lehte ta pranosh.Ta pohosh se sundimi pese shekullor osman shkaterroi ne mase te madhe qyteterimin europian e sidomos te krejte asaj qe deri atehere paten ndertuar te paret tone,vertete s`eshte e lehte,etj,etj.E tere kjo vetem per faktin se qenkemi te besimit Islam.Po, rezultati i sotem eshte
    ISLAM,por cka ndodhi para se te ndodhte.Ndere e respekt Islamit te mirefillte,por jo atyre qe nuk e pranojne te verteten.Sipas tyre e gjithe rezistenca shqiptare kunder okupatorit na del si veprim ANTIISLAM. Po,po duhet te humbasim rrenjet e perbashketa,per hire te VETEM NJE FAKTI!!!Ne jemi populli me i lekundur i Europes.Kemi patur edhe trysni ,por ama le ta flasim te verteten!
    Natyrishte,e drejta te besosh dhe te ndihesh sipas qejfit tend ,eshte e patjetersueshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjonigohel : 05-05-2006 mė 23:02

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Postime
    5
    50 vite sterilizem nga tradita, besa edhe burreria shkakton shoqerin Shqiptare qe kemi sot. Po e verej qe ketu ka disa pal qe qender te argumentit e kan Islamizmin edhe sundimi i saj 5 shekullor, kinse ishte ajo qe na shkatrroj "qytetrimin". Qkerkoni ju nga muslimanet Shqiptar, te heqin dor nga besimet e tyre? A doni qe ata te besojn ne dollarin, ti shesin motrat ne rrug greke per nje "thesar ari ne parajs". Vertet mendoni se krishteri Shqipetar eshte me qytetar se sa ai musliman? Hajde Shqiperi e mjera Shqiperi, po kok-tula i ke dhent! Deshte apo s'deshte ne sy te kurves evrop "nje musliman", jeni te pa vler. Nese ju ktheni shpinen edhe fes per "tu pranuar ne shoqeri" me mendime se ajo ju ndihmon ne at drejtim, prap edhe kesaj here gabim e keni. Ajo tregon sa te dobet edhe kameleon jeni, dhe tregon se sa te pa-besushem jeni. E verteton qe fjala Besė me te vertet s'ekziston ne Shqiperi. Nje pytje ju krishteret e forumit edhe muslimanet tjer qe fqizohen nga bateri te afatit te kaluar: Ku ishin krishteret kur Gjergj Kastrioti bente luft me Turqit, ku ishte evropa kurv kur Shqiperis i vynte ndihm. Kur Shkavi i pastroj 500 fshate Shqiptar u shiten per koka kuajsh ne turqi, ku ishte evropa kurv? Pse vall Slovenet nje popull qe numeron 200 mij koka te ket influence sa 200 mij Shqiperia, e ben ti ket pytje o vllau krishter ?
    Se ata jan te fjales, kan besen e kan tradit dhe jan popull i zgjuar! Ti Shqiperi derisa bijve te tu (te njejtet bij te cilet ta siguruan pamvarsin e 1912, te njejtin te cilet u ben kurban per nje te ardhme te lir per ty) u preshin kokat, kishe lidhje te normale me kurvaret serb! ajo mos mendoni qe shifet si gja pozitive tek evropianet e lasht, perkundrazi shifet si dobsi, shenj e popullit te perqar, jo besnik. Nuk tregon toleranc apo civilizim!
    Identiteti Shqiptar ne evrop nuk ekziston hiq! Nuk ka od shkenctaresh, psikologesh, e sociologesh qe mund ta definon, se nuk dihet kush qka esht.
    Nje fjal te fundit e kam: Shqiperia do te jet antar serioz i evropes kur vetem ather kur ringjallet nacionalizmi, dhe kthehet burreria dhe besa si tyne here.
    shnet

  3. #243
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Meqenese kemi shumicen te besimit islam atehere i bie qe shumica i perket qyteterimit lindor. Shumica cenon identitetin e teresise pasi sikur kjo shumice te ishte pakice nuk do ishte problem. Kur shikojn sesi malejziani apo indoneziani ka filluar te arabizohet, kur lexon artikuj qe e pohojne hapur se islami nuk njeh komb etnik e as nacionalizem, kur shikon se sa thelle i ka hyri islamit rinia shqiptare qe neser do te drejton xhamite, atehere fillon e kthjelltesohesh e merakosesh edhe per identitetin e brezave pasardhes. Ca te bejme, na ka zene rrota fetare bishtin, dhe me shumie biles, e tani duhet ta hedhim vallen e dashurise kombetare dhe te shpreses se dikur do degjoni thirrjen e kombit sesa te ndonje hoxhe gjaknxehte. E kush eshte Islami i mirefillte, ai qe perbuz bektashizmin e qe thote se edhe vdekja apo urrejtja per Allah jane te justifikushme? Mjaft me perralla se per hir te fese disa po sulmojne Terezat, Skenderbegat e po perqafojne osmanet e kalifatit.

    Europa nuk ishte as ne 1995 per boshnjaket e disa nga ju pytni ku ishte Europa para 500 vjetesh! Shyqyr qe u fut Amerika ne 1999 se e shihnin ju Kosoven si Bosnja sot e me islam saudit vehabist gjithandej. Europa na ka frike nga perzierja qe perfaqesojme, pasi po te ishte vertete e krishtere ajo nuk i linte gjakderdhjet te ndodhnin ne shtepi te saj.
    Kur Ismaili ngrihet kunder Rexhepit, gjithkush duhet ta kuptoje se Ismaili sheh drejt te ardhmes pasi as Ismaili nuk hedh dot poshte emrin e vet, por brenga per te ardhmen e shtrengon dhe nuk e le te qete. Kur Sabrijte nderojne Samiun frasherli, ai ta ben me shume per fene, se Naimi i kendoi me teper kombit e s'ka sesi te jete ne vend te pare. Si ske turp ore Sabri e na thua te rrespektojme Hamzane tradhetar apo Leken e kanunit gjakatar, para Skenderbeut. Prandaj edhe shqiponja shqiptare do kete gjithnje dy koka qe shikojne ne dy drejtime te ndryshme e ndoshta kemi nevoje per nje koke te trete qe te na coje perpara, as ne lindje e as ne perendim, por sidomos per te mbajtur nen kontroll ate kokeforten qe sheh fort nga lindja.

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Postime
    5
    Ti marrim ato qe na konvenojn ng dy qytetrimet (aj lindor apo aj perendimor)
    Ermali pajtohem me ty ne disa pika, ne disa jo po shumica e mun pakicen keshtu qe zyrtarisht "pajothem". Une nuk besoj qe Islamizmi eshte rreziku kruesor i Shqiptarve, sepse mir e dim se sa musliman jemi edhe ne. Normalisht qe do te kesh nxenes ne medrese, i kemi pasur gjithmon, por kjo sdo te thot qe Shqiperia ka me shum influence Lindore se sa at perendimore, shtu mendoj ? Po nisemi nga emrat pik se pari, sot kemi fenomene interesante: Ne Shqiperi prinderit musliman apo ortodox apo katolik i emrojn femi me emra artistes(roki, rambo etj) Ne kosov neper fshatra ke emra musliman apo katolik pasi qe nuk kemi besimtar ortodox. Ne qytet ke emra Shqipetar nga vet libri i emrave Shqip. Keto te fundit nuk jan risi, ketoi i kemi pas edhe me par.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Krejt keto zhurma rreth feve, jane te pabaza, sepse shqiptaret e te tri feve as 20% nuk jane fetar, vetem gjenerata e vjeter. Gjenerata e re shqiptare eshte e drejtuar ne shkollim e ngritje profesionale, qe fete nuk luajne kurrfare roli ndasie, mirepo keto zhurma behen qellimisht, per te futur grindje ne gjeneraten e re, por nuk ia arrijne asnje qellimi te lige, sepse rinia shqiptare eshte evropiane, ngritet e shkollohet ne te gjitha nivelet e arsimit modern boteror. Shqiptaret fale intelektit e zgjuarsise, po kaliten ne te gjitha strukturat moderne te kohes. Pse dikush ketu ben zhurme, pas nje kompjuteri fshehur, gjoja po mbroj a po nenēmoj fete - kur ne realitetin e perditshem, askush nuk mund te verej ndonje ndasi fetare, perēarje a konflikte sikur bejne disa popuj tjere brenda gjiut te tyre kombetar - fete nuk mund te ndryshojne identitetin shqiptar!

    Shqiptarit nuk mund te ia ndryshoj feja identitetin kurre, ajo eshte ēeshtje personale, qe edukon njeriun e pashkolluar ne frymen e bemiresise, respektit ndaj njeriut e shoqerise dhe qellimi i fese eshte ta forcoj moralin, ruajtjen e dinjitetit, frenimin e forcimin e karakterit te njeriut dhe pengimin nga anet e liga, qe jane shkatrruese per personalitetin, krijimin e afrise, mirekuptimit, mireqenies se njeriut ne rrethin shoqeror. Ne te kunderten ajo nuk eshte fe as besim as shprehje shpirterore ndaj Krijuesit e Kombit!

    Kemi gjuhen, kulturen e traditen shqiptare!

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Burreria - si vyrtyti prijes i diturise e menēurise se shqiptarit - burre, qe moti pleqet tone, i kane thene me nje koncept shume specifik - mbiburre, ne origjinal - burre i burrave (ne kuptimin psikosociologjik, e psikofilozofik - sikurse grate qe kane burra edhe burrat kane burra, sikurse gruaja qe ka burre edhe burri ka nje burre, qe ia dredhe mustakun me i qite syte gaca, qe i thone - burre i burrave).

    Ai, Burre i Burrave edhe ne paste njohte gjithe diturine e botes, i ka prij burreria e tij dhe nuk i ka shkuar deri ne skaj burrerise, me dale n'bote, n'melle (argjill) (per ata qe e kuptojne filozofine e ketij mendimi: nuk e kane shpuar deri ne fund burrerine, por kane lene sa ma shume hapesire burrerie, kur jane gojua ne fjale neper odat shqiptare (respektivisht kur kane bere polemike), sikurse keta dy burrat shqiptar Kadare e Qosja. Kadarea ende nuk i paska dale burrerise ne fund, ne kete polemike (qe ne esence po behet secilen here e ma e vruget), e Qosja e paska shpuar deri ne fund me qykė, duke nxierre me lopate nga thellesite e nentokes shqiptare, gjithēka ka pase: gur e rrenje, fosile e nishana, humus e argjill, thadra shpatash e jataganesh, singijash e topuzesh, nga dheu i nenvarreve te te parve tone, deri me keta qe vdiqen ne luften e fundit (1998-99).

    Manaja, vizioni: funerali i Qosjes (te kete jete sa ma te gjate, po te bijte e vdekjes jemi te gjithe) me dy te tretat e shqiptareve, kurse funerali i Kadarese me vetem nje te treten (te kete jete sa me te gjate, po te bijte e vdekjes jemi te gjithe)! Burreria gjithmone e ka munde mllefin ne dyluftim, per ate i kane thene: burre i forte (psh. Ali Bajraktarit te Junikut, Ali Binakut te Krasniqes, Elez Isufit te Dibres, Mufailit te Madh te Kerēoves, Dede Gjo' Lulit, Ali Pashe Gucise te Malesise, Themistokli Germenjit, Ēerēiz Topullit...). Sa ishin keta burra te medhenj, para figurave te gjalla Kadare e Qosja? Perkah burreria e guximi, keto jane vetem dy figura te gjalla, e per kah penda e shkolla, ata vetem figura, por qe ata kane mate gjate, e kane pre shkurt - me turk e shka e junan (asnjeri s'eshte ma i mire se shoqi, veē ia tejkalojne njeritjetrit per zi - sa i perket hairit te tyre per shqiptaret).

    Burreria e karakterizon shqiptarin burre edhe ne polemikat e dijetareve tone ne fjale dhe mos te merziten - Qosja, as Kadarea, se as nje e katerta e shqiptareve nuk anon sot as kurre kah orienti, sepse orienti i la shqiptaret ne terr roberie e mejtepe per mbi pese shekuj, e oksidenti me universitete i shpetoi dy here ne histori nga shfarosja - me 1912 Shqiperine, e me 1999 Kosoven!! (Dy pikedeshiruese)

    Shpresojme te mos kuptohet direkt kjo polemike, me teper pesim, se sa mesim!

  7. #247
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kadare, Evropa dhe jeta jonė



    Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye: e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen, dhe e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin. Duke vrapuar nėpėr histori, ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare. Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themiidentitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin “Eurobarometri dhe barometri shqiptar”, tė botuar nė gazetėn “Panorama”, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian, se po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian, nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike dhe shtetėrore, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve”. Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve, aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Pėrėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane, qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės tw identitetit tonė: kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė; shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės; konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė; politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile; lidhja pushtet-medie qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave; demokracia frikėsuesepredikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrfshirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė; plaēkitja marramendėse e pronės dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre; luksi tragjikomik i njerėzve tė politikės nė Kosovė ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė Bardhė, afėr Prishtinės, si ajo nė Uashington dhe Ditėn e Presidentit, domethėnė tė vetvetes, si Dita e stafetės sė rinisė e Marshall Titos; despotėt qesharakė, tė cilėt pa pyetur Kuvend, qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara me tė cilat i bėjnė “figura kombėtare” miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet; politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre; administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės; qėrimhesapet foljore dhe trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė; kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. E tė tjera e tė tjera. Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta: 1. tė despotizmit oriental 2. tė tribalizmit primitiv dhe 3. tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian! Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian t’i zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritikė, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė. Njė nga personazhet nė romanin “Mbreti i xhindeve” tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė pėrpjekur qė t’i japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė. E kuptueshme! Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike dhe bashkėkohore me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme, nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe s’mund tė bėhet. Mjerisht. Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral qė letėrsia dhe kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet! E kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten: - ndershmėria intelektuale; - intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si t’u pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn nuk pranojnė t’ua flijojnė leverdive vetjake: - intelektualė qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė- si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.


    FUND

    * Teksti i plotė i kėsaj polemike, tė botuar
    pėr njė javė rresht nė gazetėn tonė, sė
    shpejti do tė botohet si libėr mė vete, nga
    Shtėpia Botuese “Toena”.

  8. #248
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Per kuriozitet e solla kete tekst ketu qe eshte nga 1937

    PERENDIMOR APO LINDOR

    Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn.

    Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i
    siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt
    qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek.

    Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.

    Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė
    ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė,

    Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake
    (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.

    Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur
    nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare.

    Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.

    Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik, d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar
    nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren, deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”.

    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone,
    apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme,
    fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt,
    porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.

    Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė;
    sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri
    - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm, i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.



    Prof. Krist Maloki

    Gazeta “Pėrpjekja Shqiptare” 1937
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 08-05-2006 mė 12:30
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kur nuk gjejne gjuhe te perbashket Kadare e Qosja, po tjeret? Kjo eshte pyetja.

    Mendoj se kjo polemike, eshte ne kohen me te papershtatshme per Kosoven dhe ofrimin e Shqiperise ne BE dhe sikur ta kishte shkruar kete sprove ndonje author anglez a francez, mesiguri nuk do ta kishte kete pezm dhe shprehje te ketij nivelit dhe mu per kete shkak, kur nuk gjejne gjuhe te perbashket (edhe amtare se) dy figurat nder ma kryesoret shqiptare - si do te gjejme nje gjuhe te perbashket te gjithe shqiptaret - me vet Europen?!

    A duhet ta siellim Evropen ne jeten tone, apo ta siellim jeten tone ne Evrope, ne nivel europian? A eshte identiteti shqiptar - joeuropian, apo europian? A po i ofron Europa, kombet e veta, apo ato kombe po i ofrohen Europes, me ngritjen e zhvillimin e tyre? Pergjegjet ne keto pyetje, jane e dyta.

    A ekziston identitet: musliman, katolik, orthodoks, ne Europe - perveē identitetit te vetshpallur boshnjak - si identitet musliman?

    Nese jane dy popuj gangrene per Evropen, jane: boshnjaket, qe i vetmi popull u vetshpall komb musliman, me identitet musliman, e ketu thirren boshnjak, qe e paguan ēmimin me tragjik te atij identiteti, ne luften e tyre te fundit, mu para syve te botes duke pare theater tragjik - ku nga 5-6 milion boshnjak, afer gjysemmilioni u vrane, masakruan dhe mbi dy milion u ndoqen jashte vendit e sipas gjasave as nuk do te ekziston identiteti i tyre i vetshpallur as si shtet e d h e shqiptaret si komb i copetuar, qe deri ne ēlirimin definitiv, secila cope shqiptare eshte nje bombe me sahat, si shtetformuese ne Maqedoni, Ne Mal te Zi, ne Serbi e Greqi!

    Shqiptaret e copetuar politikisht dhunshem barbarisht - kur jane rrezik permanent per ballkanin, jane edhe per Europen e me gjere. Sot eshte nje Kosove ēeshtje boterore, neser vie nje: Presheve, Malesi e madhe, Shqiperi Lindore ne irjm (fyrom), Ēameri etj. Europa i din shume bukur gabimet e veta historike mbi shqiptaret dhe as nuk mund t'i laje krejt me nje pavaresi te Kosoves! Shkaqet jane me te thella se sa ēeshtja e nje sprove te identitetit edhe te nje gjendje kaotike politike e sociale, ne Shqiperi e Kosove - kur as disa popuj tjere ballkanik, nuk jane perpara asnje hap ne krahasim me keto dy vende shqiptare, sikurse jane: serbet, malazezet qe kerkojne pavaresi, maqedonet e shtetformuar me shqiptare e toka shqiptare etj.

    Nese AKEHO zbuloi se vetem 33% e qytetareve europian, perkrahin pranimin e Shqiperise ne BE - nja dhjete perqind me teper e perkrahin BH, vetempse paguan tragjikisht me se shumeti ne luften e fundit dhe qe jane sllav. Europa po i ofron me shume kombet tjera ballkanike, se sa kombin shqiptar, sepse kombet tjera i perkasin 300 milioneve sllav europian dhe kombi shqiptar, eshte i copetuar ende politikisht dhe e kuptojne se me copa (qe heret a vone jane copa eksplozivi deri ne lirine e tyre), pra si komb me copa, komb i copetuar, nuk eshte i deshirueshem per BE-ne! Athua cila do te jete pergjegjja e sakte e atyre 33%-ve europian, si shkak e arsye, qe te pranohemi ne BE dhe cila e atyre 67%-ve europian, si mosshkak e paarsyetim, qe Na te mos pranohemi ne BE?! Athua cfare do te thone perkitazi me kete opinion, shqiptaret e Lugines se Presheves, te irjm (fyrom), te Malesise se Madhe etj., ku po potencohen vetem qytetaret e Shqiperise e Kosoves? Me ēfare identiteti do te hyjne ne Europe ata?... Nxirre 'i kashte e dalin gjashte!

    Sa per shkakun e gjendjes politike ne Shqiperi e Kosove, dihet se ajo eshte kalimtare, qe vet potencohet se eshte nje tjeter shkak i tentimit te nje identiteti musliman shqiptar, si i pandreqshem. Kete gjendje kaotike politike ne Shqiperi e Kosove, Europa do ta zgjidhte brenda nje viti. Vetem nje: si ka mundesi qe Kosova sot 7 vite ne liri, te mbetet 2 ore me drite, e 4 ore pa drite elektrike, kur aty jane 5 fuqite kryesore te botes si protektorat boteror?! Pa hyre ne tjerat...

    Nese nuk qenka identiteti shqiptar europian, cili eshte tjetri? S'ka pergjegje!

    Kombi shqiptar tash, nuk ka steg te ndahet ne dy taborre: nje me Kadarene e tjetri me Qosjen, albanezet e kosovaret (se keshtu me keta emra njihemi europianisht e boterisht, ndersa brendaperbrenda kombit vetquhemi shqiptar! Kush po i fryne ketu nje interesi te ndarjes ne dy te tretat - e ne nje te treten e kombit tone? Ēfare epilogu permban kjo polemike - o kombi im?! Ti e ke fjalen!

  10. #250
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mbi polemikėn Qose-Kadare

    Mentor Nazarko

    Ditėt e fundit nė shtypin shqiptar ėshtė duke u konsumuar njė polemikė gjigantėsh nė lidhje me identitetin e shqiptarėve dhe rolin e pėrbėrėses myslimane nė kėtė identitet, ajo midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses. Nė zhvillimin e njė polemike tė tillė pėrgjithėsisht nuk ka vend pėr rol tė dorės sė parė pėr tė tjerėt, tė tretėt, veēse nėse janė tė pėrmasave tė tyre. Ka megjithatė precedentė, madje vijueshmėri nė mendimin apo polemikėn shqiptare tė rreshtimit nė kėtė polemikė tė peshave tė vogla tė mendimit qė synojnė tė pėrfitojnė kredi prej pozicionimit tė tyre nė favor tė njėrit apo tjetrit, veēanėrisht nė atė qė ka origjinė para 90-ės, pėr shkak tė moshės, formimit tė polemistėve.

    Pra, deri mė sot ka pasur nė shtyp pozicionime tė tilla antikadare, tė njerėzve qė kanė njė farė mendimi tė strukturuar mirė, por askush nuk ka qenė i ngjashėm me Qosen, nė pėrmasat e reagimit, nė atė tė personalitetit qė pėrfaqėson. Madje, rreshtimi antikadare qė ka qenė sistematikisht i bollshėm, nuk ka vuajtur asnjėherė pėr rishtarė apo tė specializuar historikisht si polemizues tė tė mėdhenjve. Nga kjo dukuri nuk do tė vinte asnjė e keqe, nėse polemistėt e tė gjitha peshave, nuk do tė impostoheshin nė njė pretendim qesharak tė tipit asgjėsues ndaj Kadaresė, ashtu si dhe ndaj tė tjerėve, nė pėrpjekje gjithashtu pėr tė rritur peshėn e tyre specifike nė tregun e ideve gjithfarėsh..

    Duke shprehur qė nė fillim njė sqarim tė tillė, bėj tė qartė njėkohėsisht se nuk kam ndėrmend tė marr ndonjė qėndrim nė favor tė njėrit apo tė tjetrit. Por nga kėndvėshtrimi i interesit shqiptar, tė gjej mos vallė ka ndonjė pikėtakimi mes polemistėve dhe me gjasa mos ka dhe ndonjė gabim tė pėrbashkėt tė tyre, qė thėnė miqėsisht, ndoshta do tė kishte ndonjė efekt modest parandalues tė njė lufte mediatike qė mund tė zgjaste shumė. Nuk ėshtė oportunizėm njė qėndrim i tillė, por thjesht ftesė pėr tė parandaluar ndonjė rreshtim luftarak tė mbėshtetėsve tė njėrit apo tjetrit nė njė polemikė asgjėsuese kėsaj radhe midis dy palėve numerikisht tė bollshme. Apo tė vetė tė interesuarve. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė kursyer kryesisht energjitė e tė tretėve dhe pėr tė qetėsuar sadopak ata qė konsumojnė polemikėn nė mėnyrė pasive, se mund dhe duhet ta marrin mė qetėsisht atė.

    E pėrbashkėta e tyre, vetėsakrifikimi
    Si vlerėsues i tė dy personaliteteve nė raste tė ndryshme, duhet thėnė se roli i Kadaresė apo sfida e tij nė esenė mbi identitetin e shqiptarėve nuk ishte brendashqiptare, por pėr konsum ndėrkombėtar. D.m.th, Kadare e ka shkruar njė ese tė tillė mė shumė pėr marketing kombėtar, synim qė duket se ai ia kishte vėnė vetes dhe nė rastin e esesė tjetėr mbi Danten.

    Nė rastin e tė dytės, pra asaj pėr identitetin shqiptar dhe rolin e myslimanėve- dhe ajo e Dantes, nė fakt, kishte lidhje me kėtė identitet- Kadare merrte pėrsipėr me vetėdije nė njė rol mė shumė filozofik apo sociologjik, madje pse jo dhe politik analizėn e identitetit tė shqiptarėve, me fokus kritik apo sfumues pėr pėrbėrėsen myslimane tė kėtij identiteti. Pėr misionin qė i kishte vėnė vetes, atė tė paraqitjes sė shqiptarėve nė njė dritė perėndimore, si pjesė autentike e qytetėrimit perėndimor, duket se eseja e tij ishte perfekte. Neglizhimi i qėllimshėm i disa elementėve, i rėndėsisė sė pėrbėrėses myslimane, pėr tė cilat Qose kishte optikė tjetėr duke i theksuar ato, ishte totalisht i justifikuar. Kadare jeton nė perėndim dhe nė kontakt me kulturėn perėndimore, mitet e saj pozitive dhe negative pėr qytetėrimet e tjera, pėr shqiptarėt nė veēanti; di se ē’duhet ekzaltuar nė promovimin e identitetit shqiptar. Nė ndėrmarrjen e njė vepre tė tillė, pėr tė cilėn Shqipėria duhet tė paguante njerėz qė ta bėnin, Kadare sakrifikon me vetėdije elementė tė caktuar tė dijenive tė veta, tė njė analize tė plotė, megjithėse duhet konsideruar si njė nga njohėsit mė tė mirė tė substancės shqiptare dhe pėr kėtė i duhet hequr kapelja dhe jo tė sulmohet.

    Nuk mund tė gjejė njė vend i vogėl si Shqipėria njė avokat tė njė niveli kaq tė lartė si ai, ndėrsa diskutohet ēėshtja e Kosovės; shqiptarėt tentohen tė identifikohen me kombet mbėshtetėse tė terrorizmit etj. Ėshtė e vėrtetė qė nė njė rol tė tillė kuazipolitik, Kadare ka sakrifikim tė imazhit tė vet si shkrimtar. Ēdo njeri tjetėr kur arrin nivele si i tiji, pėrgjithėsisht bėhet kozmopolit dhe i interesuar pėr tregje globale lexuesish, duke neglizhuar detyrime kombėtare qė ai e ka bėrė me njė klas tė lartė. Nė kryerjen e njė roli tė tillė, Kadare ėshtė vendosur vetėdijshmėrisht, megjithėse pėr lavdinė e vet mund tė merrej vetėm e vetėm me letėrsi qė ėshtė sigurisht pika e tij mė e fortė nė njė kėndvėshtrim ndėrkombėtar. Sa kohė qė e ka refuzuar politikėn rregullisht.

    Ndėrkohė askush nuk duhet tė verė nė dyshim se dhe Qose ėshtė gjithashtu njė shėrbyes i nivelit tė lartė i interesit kombėtar. Ai pėr shumė kohė ka ushqyer brezin e ri dhe mendimin shqiptar me ide, me kritikė me cilėsi tė re. Edhe ai ka sakrificėn apo mė saktė vetėsakrifikimin nė pozicionimin e tij aktual, megjithėse rasti i tij, pėr shkak tė pjesėmarrjes aktive nė politikė, ėshtė pak mė specifik. Qose ka zgjedhur pozicionimin mė kritik tė mendimit shqiptar dhe kjo ėshtė shqiptarisht e dobishme: askush mė mirė se ai me begraundin e vet politik nuk mund ta bėnte. Ai ka sakrifikuar nga karriera eventuale politike nė tė cilėn mund tė ecte si shkrimtarė tė tjerė qė u bėnė politikanė, duke ngelur rob i ideve tė veta antipragmatike dhe kombit i nevojitet njė sakrificė e tillė. Njė komb si yni qė ka probleme afirmimi nė shoqėrinė e kombeve tė tjerė, me ēėshtjen e vet kombėtare tė pazgjidhur, me territor tė ndarė nė dysh apo nė mė shumė pjesė, duhet tė paraqitet para tė tjerėve, pra nė raport me qėndrimin ndėrkombėtar me dy rryma ekstreme mendimi pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Tė dyja ndihmojnė njėra- tjetrėn deri nė zgjidhjen pėrfundimtare. Ėshtė e sigurt gjithashtu, se ndėrsa Qose ekzalton pėrbėrėsen myslimane tė identitetit shqiptar ai e bėn kėtė nė emėr tė realizmit dhe aspak pėr shkak se i pėrket rrymės myslimane tė tė menduarit, pasi qė me shumė gjasa Qose ėshtė ateist. Ai e bėn kėtė me njė lloj pezmi tė sinqertė dhe tė motivuar, pezm reaktiv ndaj paragjykimeve evropiane, apo perėndimore nė pėrgjithėsi ndaj shqiptarėve pėr tė cilėt sigurisht dhe Kadareja ėshtė i vetėdijshėm. Por ndėrsa Qose ka zgjedhur kėtė rrugė pėr t’ju kundėrvėnė atyre, pra duke thėnė: po, ne jemi edhe myslimanė, por jemi tė denjė pėr familjen evropiane tė kombeve, Kadare ka zgjedhur njė rrugė tjetėr qė tė ēon nė tė njėjtin vend: mbrojtjen e imazhit tė kombit, duke ekzaltuar lidhjet e hershme me krishtėrimin.


    Polemika agresive, shqiptarisht e padobishme

    Por ajo qė nuk duhet dhe ky ėshtė kėndvėshtrimi kritik ndaj dy ndėrmarrjeve polemizuese tė kėtyre tė mėdhenjve tė mendimit shqiptar, ėshtė agresiviteti nė trajtimin e tjetrit. E nisi nė fillim Kadare me disa rreshta deri diku fyes ndaj Qoses- pak si numėr, por me helm tė madh- dhe e vijoi Qose me reagimin e shpėrpjesėtuar, pra gjigant ndaj Kadaresė- disa numra gazete. Ėshtė ky dimension i polemikės qė ishte i padobishėm, i nxitur nga njė lloj dashurie karakteristike pėr veten e krijuesve tė nivelit tė lartė, i njė lloj pėrēmimi pėr tė tjerėt, apo i njė kulture polemike tė tejkaluar pak. Sigurisht, edhe i fėrkimeve tė mėparshme mes dy figurave. E pra, ky dimension nė fund tė fundit nuk ėshtė shqiptarisht i dobishėm nėse bėhet dominant, pra dominon idetė e ndritshme qė karakterizojnė tė dy sprovat intelektuale tė konsideruara nė kėtė shkrim, qė mund tė ishin kėshtu fare mirė anėt e tė njėjtės medalje. Pse ėshtė i tepėrt agresiviteti, pa i hyrė asaj se cili e kishte tepruar me akuzat pėr sho-shoqin? Sepse, sa pėr fillim, pozicionimi i tė mėdhenjve nė njė mėnyrė kaq agresive krijon kampe tė ndarė simpatish dhe simpatizantėsh qė shtojnė konfliktualitetin brendashqiptar. Por dhe pėr arsye tė tjera qė meritojnė vėmendje nė njė shkrim tjetėr.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 25 prej 58 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •