Close
Faqja 23 prej 58 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 573
  1. #221
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Si duket nxėnėsit kanė filluar t`i mėsoinė mėsimet nėse nuk e kanė me hipokrizi si ky "i madhi"z.Kadare.

  2. #222
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Tani qe edhe Kosova do te dali e pavarur dhe Shqiperia po arrin stade te rendesishme zhvillimi eshte me lehte qe te gjendet identiteti i vertete kombetar.Ujerat po kthjellohen dhe eshte me e lehte te shihet baza e lumit dhe te diktohen gropat apo grackat e tjera ,ku rrezikojme te biem dhe te mbytemi gjate udhetimit tone.Gogoli serb nuk duket me edhe aq gogol, ndersa simbioza shqiptaro-greke ka rritur ne ate nivel ,qe Greqia me shume eshte nje bashkeudhetare e Shqiperise se sa nje armik shekullor. Greqia duke qene nje vend ne BE ,ka kryesisht nje politike te bute ndaj Shqiperise, e cila ngjan me shume me nje konkurrence normale midis dy shteteve se sa nje konflikt historik.Politika kombetare e Shqiperise gjithmone e me shume po ngjan me ate politike te para 600 vjetesh ku princat shqiptare u tubuan ne kuvendin e Lezhes per te luftuar turqit aziatike.Rreziku kryesor i Kosoves ,shtet te pavarur nuk do te jete me Serbia, por islamizimi i tejskajshem i krahines.Duke perfituar edhe nga gjendja e mjere ekonomike ne Kosove,si dhe nga urrejtja shekullore ndaj pushtuesit serb , lukunia islamiste do ti versulet krahines pa meshire duke mohuar cdo element autokton dhe duke mbivleresuar cdo element islamik.Armiku numer 1 shkombetarizues dhe kulturor i shqipetare do te behet Truqia,jo se turqit jane me te ligje se serbet apo greket ,por per vete forcen ekonomike,kulturore,ushtarake te Turqise si dhe per nevojen e ngutshme te Turqise per tu afirmuar ne Ballkan dhe ne detin Adriatik.Nen petkun e bashkepunimit ekonomik, ku une shikoj vetem gjera pozitive,do tu imponohen shqipetareve mjaft sende negative te kultures dhe qyteterimit turko-lindor.Kosova do te jete me shume e ekspozuar ndaj ketij rreziku, por ne Shqiperi nepermjet Kosoves mund te hyjne sende negative.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kadare shpreh me lart te dukshmen, dhe shpreh nje optimizem te lavderueshem, qe nuk deshmon vetem deshiren e tij per te pare vendin e tij ne Bashkimin Evropian, por shpreh edhe distancen qe ai ruan me realitetin shqiptar. Nese Kadare do te ishte me prane realitetit shqiptar (mjafton te lexonte forumin shqiptar per 1 dite), ai do te ishte me pak i rezervuar per parashikimet e tija.

    Kadare eshte po aq driteshkurter sa Qosja, te cilet e shohin identitetin shqiptar vetem ne nje dimension politik: lindje - perendim. Dhe arsyeja per kete eshte e thjeshte, si Kadare dhe Qosja nuk kane nje bote shpirterore personale. Ne kushte te tilla, feja tek shqiptaret per ta eshte nje "karakteristike" por jo nje esence dalluese midis shqiptareve. Kurse "harmonia fetare", per te cilen flet vetem Kadare, eshte dicka qe ne e marrim per te falur, dicka qe nuk ka rendesi te njohim se si ka ardhur, ku e ka burimin, por dicka qe duhet ta propogandojme lart e poshte si nje "arritje" e shqiptareve.

    Anetaresimi ne BE eshte nje objektiv politik i shtetit shqiptar, qe i ndihmon pak ose aspak shoqerine shqiptare. Ideja se anetaresimi ne BE eshte nje hap "identitet-afirmues" per ne shqiptaret eshte qesharak dhe nuk deshmon gje tjeter vecse ndjenjen e inferioritetit dhe pasigurise tek shqiptaret. Une nuk kam nevoje qe shteti shqiptar te anetaresohet ne BE qe te ndihem evropian, ashtu si nuk kam nevoje "per popullin vella turk" qe te deshmoj perkatesine lindore.

    Kosova dhe Shqiperia nuk kane potencialin per te qene vetem dy shtete shqiptare ne Ballkan, por kane potencialin qe te jene dy shtete qe prodhojne dy identitete te ndryshme me kohen, qe ne fund do te kene epitetin "shqiptar". Dhe shenjat nuk kane qene te pakta ne keto 7 vjet. "Harmonia fetare" e shqiptareve ne Shqiperi eshte nje togfjalesh i pakuptimte per shqiptaret e Kosoves. Bashkejetesa midis shtetasve te etnive te ndryshme ne Kosove eshte shqetesimi me i madh i komunitetit nderkombetar ne Kosove.

    Kadare dhe cdo shqiptar duhet te kuptoje, se pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, nuk eshte bota ajo qe duhet te fali perkatesine evropiane shqiptareve, jane shqiptaret ata qe me lirine dhe pergjegjesite e fituara ti tregojne botes qe ata ndajne te njejtat vlera me ta. Dhe kjo eshte dicka qe nuk e parashikon dot as Kadare e askush, kjo eshte dicka qe do te na e mesoje koha.

    Albo
    Kadareja nuk e njeh realitetin shqiptar------------e njeh Alboja nga amerika!?

    Realiteti shqiptar-----sipas Albos eshte ne Forumin Shqiptar [anti]--------qe Albo shuan ke shkrim do e le ke do----duke manipuluar ate e gjithe biseden ne te.

    Shkrimi im u fshi ---pa sqaruar ku e kisha shkelur regullin e forumit.

    Nuk eshte prishur toleranca shqiptare--- se eshte prishur nje Forum Shqiptar nga keqperdorimi i tij.


    PS: Keto reshtat e mesiperm u shuan dje nga albo, shikoni ca shkelje te regullave te forumit kane. kurse gjitha ata qe nuk lene gje te zeze pa thene kundra vendit jo ata nuk shuhen.
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nje nga arsyet sipas mendimit tim pse ne shqiperi kemi kohet e fundit keto biseda mbi ndarjet krahinore e fetare plus asaj qe thote Kadare , qe kur iken represioni i shtetit shtypes komunist dalin probleme te tjera qe duhet te zgjidhen.
    Plus po te themi dhe investimet e klaneve te huaja e shoqatave te huaja ne komunitetet fetare qe u abandonuan nga shteti qe i shkateroi dikure e te pakten ti ringrinte aty ku ishin.

    Eshte POLITIKA KONFLIKTUALE 15 VJECARE NE SHQIPERI

    Po fute KONFLIKTUALITET ai do dali kudo e njerezit do zihen per cdo gje, qe qellimi eshte konflikti. Ashtu sic zihet prindi me femin a vellai me vellan kur kane klime zenie ne shtepi e zihen per cdo gje.

    Ky konflikualitet rudiment i politikaneve tane nga koha e komunizmit, pasi ajo shoqeri qe mbeshtetur te kjo , konfliktualiteti lufta e klasave, e ne kemi pushtetin e shtypim, etj [konfliktualiteti eshte baza ku mbeshtetej komunizmi e diktaturat]
    Arsye tjeter eshte paaftesia e ketyre politikaneve te benin politik ne kohen e re qe eshte qe qe te krijosh aleanca e bashkime e te armonizosh interesat e personave e grupeve e te krijosh nje fuqi qe te shtyj vendin para e gjithe keto interesa ti futen ne rjedhen e ligjshme qe te jene brenda ligjeve e regullave qe kjo shoqer ka votuar vete.
    Konfliktualiteti hiqet nga keto ligje e regulla e zbatimi e respektimi i tyre nga politika.
    Ne komunizem qe e kuderta qe nje parti e qe vullneti i saj e ajo bente cdo gje e krijonte konflitke e leshohej kundra armiqeve pa regulla e ligje.
    Psh TV e Media shqiptare injekton nje konflikualitet perdite te mendiet e njerezve e nje bombardim lajmesh sikur ne me qene 500 milion banor e kemi hallet e botes e te konkuroj me CNN sikur jane nje --nje ngarkese qe vendi jone i vogel nuk e mban dote.


    Shoqeria shqiptare sic na ka thene gjysherit me pare qe e urte e cdo komunitet fshat a qytet kishte pleqesite edhe kur nuk kishte shtet fare, e ato diskutonin e pleqeronin cdo gje, me urtesi pa zenie e konflikte e sheshonin cdo gje.
    Zogu kete tradite te vjeter te shqiptareve e futi ne anen ligjore gje qe ne ne keto 15 vjet nuk e beme.

    Kjo menyre shmangte cdo konfliktualitet e prandaj edhe pse ne kishim disa besime nuk kishim konfliktualitet edhe sic e mbajme mend te paret tane edhe ne respektonim njeri tjetrin edhe kur benim biseda nderfetare me pare, baza qe respekti i tjetrit e kure nuk ziheshim , ne shqiptaret qe jetonim ne nje vend e ne nje komunitet me harmoni.

    Pra menyra e komunikimit e gjithe ajo qe thashe me siper ne traditen tone krijonte nje klime harmonie e bashkejetese ne cdo qytet a fshat, jo vetem nuk nxiste po frenonte konfliktet e zgjidhte cdo zenie e keqkuptim.
    Pra qe nje klime nje tradite qe nen kete zhvillohej cdo gje mire, e merte rrugen e mire.

    Kjo do qe deshira imi qofte ky Forum Shqiptar nga emri qe ka te kishte mbante e percillte kete tradite po dhe ta forconte.
    Sic e shpjegoi shkurt dhe Kadareja po kush e di ose e kujton ose i kande thene te paret per traditat tona te mira i kupton shume mire fjalet e tij.

    Qellimi eshte si ta bejme shqiperine me te forte e me te mire e nje ambient me i mire per te jetuar , e per kete njeriu mendon te regulloj gjerat.
    Rilindasit tani e filluan ne nje kohe shume te keqe e pa as edhe nje gje e me pengesa qe dukeshin te pakalushme po jo vetem i cane po cuan vendin para.
    Sot ne kemi avantazhe shume te medha, e te pallogaritshme me ate kohe, e duhet te shikojme keto , e jo te kunderten,se rruga qe duam te ndjekim duhet te jete drejt te mires, jo meteposhte, ku te ndreqim vendin duke shfrytezuar cdo gje e ndrequr cdo gje.

    Me te mira.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 24-04-2006 mė 09:55
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  5. #225
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    LAJTHITJA E RADHĖS E KADARESĖ

    Shkruan:Eshref Ymeri


    Shkrimtari satirik gjerman i periudhės sė iluminizmit, Lihtenberg (Lichtenberg - 1742-1799), thotė: “Para se ta qortosh rėndė dikė, gjithmonė duhet menduar, nėse ėshtė e mundur qė tė dish t’i kėrkosh edhe falje kur e do puna”.

    Shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė, gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit tė tejzgjatur qė po pėrjetojmė me kaq pritje tė ankthshme, jo rrallė i kanė shpėtuar disa lajthitje tė herėpashershme gjatė vlerėsimeve qė ka bėrė pėr disa nga problemet e mprehta qė kanė qenė shqetėsim pėr mbarė kombin shqiptar.

    Ca vite mė parė, nė gazetėn “Figaro” ai ka deklaruar se feja myslimane paska qenė njė fatkeqėsi pėr kombin shqiptar! Ndoshta, pikėrisht nėn ndikimin e deklaratės sė Kadaresė, njė kundėrshtar tepėr i rreptė i myslimanizmit, me mbiemėr mysliman, Kastriot Myftaraj, nė librin e tij me titull “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta & Feraj” (Albin, Tiranė 2001), tė shkruar nė njė dialekt tė pėrēudnuar geg, shprehet: “Shtet tė bashkum shqiptar me shumėsi myslimane nuk ka me pasun. Alternativat e shqiptarėve janė ose Islami, ose shteti i bashkum nacional. Nė nji sens tė sigurt kjo asht nji zgjedhje midis shtetit tė bashkum nacional dhe katastrofės” (f.91).

    Nė analizėn qė Baleta shpalos pėr kėtė libėr – model tė shpifografisė – nė “Kundėrshpifografinė” e tij nė faqet e gazetės “Rimėkėmbja”, u ka bėrė njė zbėrthim asgjėsues pikėpamjeve raciste tė Myftarajt kundėr fesė islame dhe propagandės sė tij katolikocentriste. Tani tė bėn pėrshtypje fakti se si ėshtė e mundur qė edhe Kadarea, edhe Myftaraj e anashkalojnė njė tė vėrtetė historike nga e kaluara e krishterė e popullit shqiptar: nė periudhėn e luftėrave tė Skėnderbeut kundėr Perandorisė Otomane shqiptarėt tė gjithė ishin tė krishterė, nė varėsi tė sferės sė ndikimit tė Perandorisė Romake tė Perėndimit (katolikėt) dhe tė Perandorisė Romake tė Lindjes (ortodoksėt). Edhe pse tė krishterė, shqiptarėt asokohe s’e gėzuan qė s’e gėzuan dot pėrkrahjen e Evropės sė krishterė nė pėrballjen e tyre me perandorinė mė tė fuqishme tė mesjetės. Veē shpėrfilljes sė Evropės sė krishterė, shqiptarėt, edhe si tė krishterė qė ishin, qė para, gjatė dhe pas periudhės skėnderbejane, pėrsėri provuan mbi kurrizin e tyre edhe mėrinė, edhe xhelozinė, edhe armiqėsinė e te krishterėve fqinj. Prandaj pėrqafimi i fesė islame prej tyre qe njė hap i matur, njė hap i peshuar mirė, i cili bėri tė mundur mbijetesėn e tyre, si komb, mes dallgėve tė egra tė historisė. Kush nuk dėshiron ta kuptojė qė feja myslimane ishte feja e mbijetesės sė shqiptarėve nė fatin e tyre tragjik, tė imponuar pėrdhunshėm nga Evropa dhe fqinjėt e saj tė krishterė, ai nuk ka pėr ta kuptuar kurrė faktin qė pikėrisht Evropa e krishterė na i copėtoi trojet tona etnike jo se ishim nė pjesėn dėrrmuese myslimanė, por se ishim populli mė i vjetėr i kontinentit dhe, pėr motive xhelozie, ajo vendosi tė kėnaqte epshet shoviniste tė fqinjėve tanė lakmitarė.

    Ėshtė faji i shqiptarėve, qė nga pararendėsit e tyre, ilirėt, tė cilėt, si etnia mė e madhe nė Gadishullin Ilirik, nuk qenė nė gjendje tė krijonin njė tė tillė kohezion tė fuqishėm nė mbarė trojet e tyre etnike, qė nga lumi Danub e deri nė Prevezė, nė mėnyrė qė tė mos i lejonin tributė e egra sllave ta kalonin lumin nė fjalė dhe tė fillonin t’u rrėmbenin tokat ca nga nga ca, duke i katandisur pas disa shekujsh nė rrėgjimin katastrofik tė vitit 1913. Nė rrjedhėn e shekujve shqiptarėt dhanė shembullin mė tragjik tė pėrēarjes sė njė kombi, e cila u shfrytėzua me shumė djallėzi qoftė nga shovinistėt fqinj, qoftė nga Evropa e krishterė. Edhe sot e gjithė ditėn shqiptarėt vazhdojnė tė mbeten shembulli mė i dhimbshėm i njė pėrēarjeje fatkeqe. Dhe ėshtė pikėrisht Evropa e krishterė ajo, e cila e ka shfrytėzuar poshtėrsisht kėtė gjėmė qė shqiptarėt i kanė bėrė vetvetes dhe vazhdon ende tė mbajė mė kėmbė shtete tė stisur ballkanikė pėr llogari tė trojeve etnike shqiptare.

    Pikėrisht kėto janė arsyet e qėndrimit armiqėsor qė ka mbajtur Evropa e krishterė ndaj kombit shqiptar, sidomos qė nga Kongresi i Berlinit e deri nė Konferencėn e Versajės, dhe jo besimi mysliman nė pjesėn dėrrmuese tė tij. Prandaj Kadarea bėri gabim qė u shpreh nė atė mėnyrė nė gazetėn “Figaro”. Me siguri qė deklarata e Kadaresė i ka ardhur shumė nė osh Parisit, aq mė tepėr kur dihet qė Franca vazhdon t’i mbajė tė ndezura pasionet kundėr simboleve tė fesė myslimane nė tokėn franceze, tė cilat arritėn kulmin me vendimin e parlamentit francez tė 10 shkurtit tė kėtij viti. Sot, nė mbarė trojet shqiptare nė Evropėn Juglindore, gati 80 pėrqind e popullsisė ėshtė e besimit mysliman dhe ėshtė e dhimbshme kur ndjenjat e saj fetare ia lėndon njė shkrimtar i madh shqiptar!

    Kadarea pėrsėri lajthiti kur i qortoi rėndė djelmoshat shqiptarė nė Maqedoni, tė cilėt, duke e ndier mbi shpatullat e mbarė popullit tė tyre peshėn e rėndė tė sundimit tė egėr sllavomaqedon, rrėmbyen armėt dhe u rreshtuan nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Kadarea i quajti “kėlyshė tė Enverit”, paēka se Enveri, sa qe gjallė, nuk dha as kontributin mė tė vogel nė mbrojtje tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė Maqedonisė. Nė mesin e viteve ’50-tė, njė pjesė e popullsisė shqiptare tė Kosovės dhe tė Maqedonisė shpėrngulej me forcė pėr nė Turqi, kurse Enveri veē bente sehir, pa le mė qė tė mendoje se mund tė protestonte kundėr Jugosllavisė titiste, tė organizonte demonstrata tė fuqishme nė Shqipėri nė pėrkrahje tė vėllezėrve tanė tė gjakut, apo tė ngrinte zėrin nga tribuna e OKB-sė! Prandaj epiteti “kėlyshė tė Enverit” ishte tepėr fyes pėr ata djelmosha trima, tė cilėt, me zgjuarėsinė dhe trimėrinė e tyre, e ulėn nė gjunjė shtetin e stisur maqedon dhe, po tė mos kishte qenė ndėrhyrja amerikane nė ēastet e fundit pėr qetėsimin e situatės dhe ēeljen e rrugės pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Ohrit, ishin gati tė pushtonin Shkupin. Mė pas Kadarea nuk u pendua kurrė pėr etiketimin fyes qė nxori nga goja dhe nuk guxoi kurrė t’u kėrkonte ndjesė trimave tė UĒK-sė.

    Me rastin e ngjarjeve tė 17-18 marsit nė Kosovė, Kadarea u turret kosovarėve me tėrė zemėratėn e tij tė rreptė pėr atė qė bėnė. Madje ai arrin deri aty sa tė deklarojė: “...Kosova bashkė me Shqipėrinė ka rrezik tė kthehen mbrapsht nė izolim si mė parė” (“Shekulli”, 20 mars, f.4).

    Po si qenka e mundur qė Kadarea, si njėri nga intelektualėt mė tė mirėnjohur nė Perėndim nga radhėt e kombit shqiptar, nuk e ka ngritur zėrin me shumė mė tepėr forcė pėr faktin qė Serbia, edhe pas rrėzimit tė Millosheviēit, nuk ka reflektuar fare pėr krimet barbare qė bėri nė Kosovė? Qė nuk ka kėrkuar falje botėrisht pėr masakrat e kryera edhe nė radhėt e fėmijėve, grave dhe pleqve tė pafajshėm? Se krimet nė Kosovė nuk ishin vetėm tė Millosheviēit, ato ishin krime kolektive, tė mbarė kombit serb kundėr kombit shqiptar. Se ne asokohe s’pamė, qoftė edhe njė individ tė vetėm serb, qė tė ngrihej dhe tė protestonte kundėr shtazėrisė sė trupave serbe nė Kosovė! A nuk duhej ta ngrinte zėrin edhe mė fuqishėm Kadarea nė Evropė pėr faktin qė edhe Koshtunica, tė cilin Perėndimi filloi tė na e trajtonte me pėrkėdheli, si njė udhėheqės, demek, tė moderuar, ėshtė po aq shovinist, sa edhe Millosheviēi nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės? Pikėrisht Koshtunica ėshtė ai, i cili deklaroi se Kosovės nuk mund t’i kėrkohet falje pėr krimet qė Serbia kreu atje! Pas kėsaj deklarate sa cinike aq edhe tė poshtėr, a mund tė besojė mė kush se Beogradi mund tė na shėrbeka ndonjėherė si gjenerator paqeje mes minoriteti serb dhe popullit shqiptar tė Kosovės?

    Nė urrejtjen patologjike qė ushqehet ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, Serbia ka arritur tė krijojė njė unitet kriminal, duke filluar qė nga fėmija i djepit e deri te plaku mė i rrėgjuar nė fshatin mė tė humbur serb! Dhe nė krye tė kėsaj urrejtjeje kolektive qėndron politika kriminale serbe, shkenca kriminale serbe dhe kisha kriminale serbe, kjo strehimore e vetė djallit tė mallkuar!

    Kadarea deklaron: “Pra, me kėtė qė u bė kėto ditė, nė mėnyrė tė verbėr u godit liria e Kosovės, u godit e ardhmja e saj, u goditėn aleatėt tanė nė mėnyrė tė pabesė dhe nuk ka pse t’i kontrollojmė fjalėt” (po aty). Veēse Kadarea duhet ta dijė qė aleatė tė vėrtetė tė popullit shqiptar tė Kosovės gjatė fushatės sė NATO-s kundėr Serbisė ishin SHBA-ja (qė pėrballoi 80 pėrqind tė shpenzimeve) dhe Anglia. Anėtarėt e tjerė tė NATO-s qenė mė tepėr sehirxhinj. Por pas pėrfundimit tė bombardimeve, pikėrisht Franca, e cila me gjysmė zemre u rreshtua pėrkrah SHBA-sė dhe Anglisė, filloi tė tregohej shumė e zellshme pėr t’u angazhuar pėr vendosjen e “paqes” nė Kosovė, duke i stacionuar trupat e veta nė njė zonė tepėr problematike, siē ėshtė Mitrovica. Gjatė kėtyre pesė vjetėve, trupat franceze tė KFOR-it kanė kontribuar jo pėr pajtimin e serbėve me shqiptarėt, por pėr acarimin e mėtejshėm tė qėndrimeve ndaj njėri-tjetrit, pėr thellimin e armiqėsisė mes tyre dhe pėr shndėrrimin nė fakt tė kryer tė ndarjes sė Mitrovicės. Trupat franceze nė Mitrovicė kanė dhėnė shembullin mė fatal se si duhet tė vijė duke u thelluar hendeku qė ndan serbėt nga shqiptarėt. Ata, me tė gjitha mėnyrat e mundshme, kanė ushqyer arrogancėn e serbėve tė Mitrovicės, tė cilėt, duke e ndier nga afėr pėrkrahjen e gjithfarllojshme tė Beogradit dhe tė Parisit, kanė ngritur strukturat e pushtetit paralel, i janė kundėrvėnė haptas qeverisė sė Kosovės dhe as qė duan ta njohin fare autoritetin e saj. Serbėt e Mitrovicės kanė kryer sa e sa krime kundėr shqiptarėve dhe kanė mbetur pa u ndėshkuar nga trupat franceze tė KFOR-it. Nė zyrėn operative tė trupave franceze nė Mitrovicė, nė hartėn e Kosovės, Mitrovica figuron e ndarė, siē e vunė re edhe njė grup gazetarėsh ukrainas, tė cilėt, me sponsorizimin e zyrės sė shtypit tė NATO-s nė Bruksel, kishin shkuar atje pėr tė pėrgatitur ca reportazhe pas hyrjes sė trupave tė saj mė 12 qershor 1999, dhe qė pata rastin t’i shoqėroja kėta gazetarė si pėrkthyes pėr herė tė dytė, nė shtatorin e vitit 1999. Pra, duhet tė jetė e qartė pėr kėdo se trupat franceze nė Mitrovicė kanė mishėruar nė praktikė politikėn armiqėsore tė diplomacisė franceze kundėr kombit shqiptar nė Evropėn Juglindore, diplomaci kjo, e cila, tradicionalisht, nė bashkėpunim tė ngushtė me diplomacinė cariste ruse, s’la gjė pa bėrė pėr copėtimin e trojeve etnike shqiptare.

    Nė intervistėn e tij Kadarea bėn njė tjetėr deklaratė tė ēuditshme. Pėr popullin shqiptar tė Kosovės ai thotė se “...ata kanė tė drejtė tė kėrkojnė shumė gjėra, nė radhė tė parė, pėr trajtim tė barabartė me tė tjerėt” (po aty). Domethėnė, populli shqiptar i Kosovės, i cili, pėr nga numri, pėrbėn mbi 90 pėrqind tė popullsisė, u dashka tė luftojė pėr njė trajtim tė barabartė me serbėt dhe me pakicat e tjera, a thua se ai ndodhet ende nėn pushtimin serb! Kėsisoj, Kadarea e pranoka qė serbėt jane pakica mė e pėrkėdhelur dhe mė e mirėtrajtuar nė Kosovė, nė krahasim me shumicėn dėrrmuese shqiptare, qė provoi mbi kurriz edhe agresivitetin e ēmendur tė vetė minoritetit serb, i cili u rreshtua pothuajse tėrėsisht nė krah tė policisė, paramilitarėve dhe ushtrisė kriminale serbe pėr masakrimet, djegiet, plaēkitjet dhe vrasjet masive tė kosovarėve. Njėra nga nuset e djemve tė plakut tė nderuar Azem Canaj, nga fshati Grejkoc i Komunės sė Prizrenit, u deklaroi gazetarėve rusė nė nėntorin e vitit 1999 se ushtria serbe kishte armatosur me automatikė “kallashnjikovė” edhe fėmijė 14-vjeēarė serbė, tė cilėt terrorizonin krejt fshatin. Vetėm ky fakt tragjik i diferencimit tė shqiptarėve nga serbėt qė ka bėrė UNMIK-u, nė favor tė kėtyre tė fundit, do tė kishte qenė mė se i mjaftueshėm qė Kadarea t’u binte borive tė alarmit nė Evropėn Perėndimore pėr situatėn e rrezikshme qė sa vinte e po bėhej mė shpėrthyese nė Kosovė: njė popull i tėrė u dashka tė kėrkojė trajtim tė barabartė me ca pakica serbo-rome e ku di unė se ēfarė! Por Kadarea jo vetėm qė s’ėshtė shqetėsuar nga njė fakt i tillė, por ngul kėmbė edhe pėr pranimin e kėtij realiteti tragjik, duke e kėshilluar popullin shqiptar tė Kosovės tė kėrkoka “trajtim tė barabartė me tė tjerėt”! Pra, shumica shqiptare nė Kosovė u dashka sakrifikuar pėr njė pakicė serbe! Kjo ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė! Kurse kosovari Naim Zeqiri, dėshmitar i ngjarjeve tė 17-18 marsit, shkruan nga Kosova: “Unė isha pjesėmarrės i protestės dhe e them vėrtet me plot pėrgjegjėsi se revolta ishte kundėr UNMIK-ut. Sjellja e tij, privilegjimet qė i janė bėrė pakicės serbe, shkaktuan zemėrimin. Askund nė botė nuk sakrifikohet shumica pėr pakicėn, kjo ka ndodhur pėr pesė vite nė Kosovė. Shqiptarėt kanė qenė njė lloj “kurbani” i paqes, ndėrsa serbėt janė mbrojtur me ēdo kusht, madje edhe kur kanė bėrė krime, siē qe ky i fundit i vrasjes sė tre fėmijėve” (“Shekulli”, 23 mars, f.14).

    Do tė ishte mirė sikur Kadarea, pas ngjarjeve tė 17-18 marsit, tė shkonte nė Kosovė dhe tė mbante njė fjalim nė sheshin para Teatrit Kombėtar tė Prishtinės, nė tė cilin t’i bėnte thirrje popullit shqiptar tė Kosovės qė tė ulte kokėn, tė kėrkonte “trajtim tė barabartė” me minoritetin serb dhe tė hiqte dorė nga protestat, pėr tė mos rėnė nė kurthin e Beogradit, pėr tė mos luajtur “praktikisht lojėn e serbėve”, siē jep kėshilla nė intervistėn e tij pėr televizionin “Klan” (“Shekulli”, 20 mars, f.4), nė mėnyrė qė tė shikonte mė drejpėrdrejt se si do tė reagonte konkretisht gjindja kosovare.



    KADAREJA: Heshtni shqiptarė se zemėrohen serbėt!



    Nė emisionin “Shqip” tė gazetares Rudina Xhunga, tė transmetuar mė 25 mars nga Prishtina, nga studioja e TV “Koha Vizion” dhe e TV “Top Channel”, analisti Albin Kurti theksoi me shumė tė drejtė se nė Kosovė kupa ishte mbushur nga serbėt dhe nga pėrkėdheljet e UNMIK-ut pėr kėta tė fundit, prandaj mjaftoi edhe njė pikė e vetme – vrasja e tre fėmijėve tė pafajshėm shqiptarė nė Mitrovicė – qė ajo tė derdhej. Kurse sipas Kadaresė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė durojė ende, tė shtrojė kurrizin, pėr ndryshe ēdo protestė e tij nė mbrojtje te dinjitetit tė vet kombėtar na u vlerėsoka prej tij si kurth i ngritur nga Beogradi, si “lojė e serbėve” dhe si pabesi ndaj UNMIK-ut.

    Sipas Kadaresė, na del se kur Beogradi dhe Shkupi marrin vendim pėr copėtim trojesh nga territori i Kosovės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur parlamenti i Kosovės hedh poshtė vendimin e Beogradit dhe tė Shkupit me njė vendim tė posaēėm tė tij, dhe kryeadministratori i OKB-sė pėr Kosovėn e zhvlerėson atė menjėherė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė hesht nė mėnyrėn mė tė padenjė pėr zhvlerėsimin e kėtij vendimi, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė rrijė urtė,` se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur parlamenti i Kosovės merr vendime tė ndryshme dhe kryeadministratori i OKB-sė i zhvlerėson sa pa u tharė mirė boja nė to, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, ashtu si edhe nė Tiranė, ėshtė zhveshur tėrėsisht nga dinjiteti kombėtar, tėrhiqet zvarrė para UNMIK-ut dhe poshtėrohet para serbėve, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve dhe mund tė na dalka i pabesė para UNMIK-ut! Po UNMIK-u vetė a ka besė nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, qė edhe ky tė dijė t’ia respektojė?

    Kur parlamenti i Unionit Serbi dhe Mali i Zi merr vendim qė nė kushtetutėn e tij Kosova t’u konsideroka pjesė e Serbisė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur diplomacia ndėrkombėtare shtiret shurdhmemece para vendimit tė sipėrpėrmendur, ēka do tė thotė se edhe ajo, me heshtjen e saj djallėzore, Kosovėn, nė perspektivė, e konsideron pjesė tė Serbisė, edhe nė kėtė rast populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur, me urdhėr tė interpolit serb, ndalohet nėpėr aerodrome tė huaja gjeneral Agim Ēeku, simboli i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, siē theksoi me shumė tė drejtė analisti Albin Kurti nė emisionin e sipėrpėrmendur tė Rudina Xhungės, i ka braktisur interesat kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe, ashtu si edhe klasa politike e Tiranės, shikon vetėm interesat e veta meskine, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, pas braktisjes sė interesave kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės, sot ėshtė pajtuar me rolin e njė figuranteje tė neveritshme tė UNMIK-ut dhe tė njė dekori tė shėmtuar tė tij, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur kishat dhe manastiret serbe shndėrrohen nė strehimore, nė vatra kriminale tė banditėve serbė, siē u kallėzonte nė shtator tė vitit 1999 ca gazetarėve ukrainas katėrmbėdhjetėvjeēari Kreshnik Hoti, ish-nxėnės i shkollės 8-vjeēare “Azem Galica” tė Pejės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur nėpėr kishat serbe zbulohen eshtra tė shqiptarėve tė masakruar nga barbaria serbe, siē u bė e ditur nga korrespondenti i kanalit TV “Top Channel” nga Prizreni, dy ditė pas ngjarjeve te 17-18 marsit, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike e Kosovės, si servile e pėshtirė e diplomacisė ndėrkombėtare, pranon si pulė e lagur tė ulet nė tryezėn e bisedimeve me pėrfaqėsuesit e shtetit-kriminel serb, pa vėnė si parakusht tė dorės sė parė qė Serbia, zyrtarisht, tė kėrkojė falje publike pėr krimet e kryera nė Kosovė dhe mandej tė nėnshkruajė njė marrėveshje me UNMIK-un pėr dėmshpėrblimet e luftės dhe mbulimin nga ana e saj tė tė gjitha shpenzimeve pėr riparimin dhe ndėrtimin e tė gjitha shtėpive tė djegura dhe tė shkatėrruara nė Kosovė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur trupat franceze tė KFOR-it marrin haptazi anėn e serbėve nė Mitrovicė, keqtrajtojnė shqiptarėt dhe e bėjnė fakt tė kryer ndarjen e saj, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Ėshtė faji i vetė popullit shqiptar tė Kosovės dhe i figurave tė tij nacionaliste, qė nuk u ngritėn peshė mė kėmbė, qė nga Kaēaniku e Dardani e deri nė Pejė, qė nga Gjakova e Prizreni e deri ne Prishtinė e Podujevė dhe, si njė ortek i papėrmbajtur, tė turreshin drejt Mitrovicės dhe t’u vinin drunė trupave franceze, tė cilat, me misionin qė kanė marrė pėrsipėr nė kuadrin e KFOR-it, po luajnė jo rolin e paqruajtėsve, por rolin e pastėr tė pushtuesve tė urryer, ashtu si dikur trupat pushtuese tė shovinistėve serbomėdhenj, dhe paskėtaj tė kėrkonin vendosjen atje tė trupave tė njė tjetėr shteti, nė mėnyrė qė tė rivendosnin qetėsinė dhe tė bėnin ripajtimin mes shqiptarėve dhe serbėve, ashtu siē kanė vepruar me mjaft objektivitet trupat e KFOR-it amerikan, anglez, gjerman, italian etj.

    Kur diplomacia ndėrkombėtare kėrkon plotėsim standartesh para diskutimit tė statusit, ēka do tė thotė se kėrkon ta lodhė popullin, ta mbajė varur, ta mėrzisė, nė mėnyrė qė ky tė bjerė pre edhe e propagandės sė njė pjese tė inteligjencies kozmopolite tė Tiranės dhe tė Prishtinės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur serbėt e Kosovės, nga bashkėpunėtorė tė ngushtė tė kriminelėve tė Beogradit nė krimet e kryera prej kėtyre tė fundit nė radhėt e popullsisė shqiptare para 12 qershorit 1999, tash pesė vjet vijnė e shndėrrohen nė ledhatarė tė UNMIK-ut dhe nė vrasės fėmijėsh tė pafajshėm kosovarė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur kryeministri Bajram Rexhepi del para publikut si njė qaraman i vėrtetė, duke na paralajmėruar pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės nėse vazhdokan pėrndjekjet e banorėve shqiptarė nga veriu i Mitrovicės (“Shekulli”, 20 mars 2004, f.4), populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve. Kur Nebojsha Ēoviē hyn e del kur t’i teket nė Kosovė, sikur tė ishte me tė vėrtetė ndonjė guvernator ushtarak i carizmit rus, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur populli shqiptar i Kosovės kėrkon tė dijė nga UNMIK-u se ē’ėshtė bėrė me fatin e tė zhdukurve para 12 qershorit dhe ngrihet nė protesta pėr tė zbuluar tė vėrtetėn deri nė fund, atij iu rekomandoka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve. Ndėrkohė, Naim Zeqiri vazhdon informacionin e tij nga Kosova pėr UNMIK-un, ku thotė se ky i fundit “... pėr njė serb tė plagosur nuk ngurron tė dėnojė gjithė procesin e paqes nė Kosovė. Kėto paradokse kanė sjellė te kėto trazira qė pėr mua janė plotėsisht tė pėrligjura. Nuk kishte mbetur rrugė tjetėr dhe nėse UNMIK-u vazhdon me avazin e vjetėr, protestat edhe mė tutje do tė vazhdojnė” (po aty, f.12).



    Vetverbimi i Kadaresė shqiptarėt i fut vetėm nė qorrsokak



    Nė intervistėn, dhėnė Pietro del Giudice, Kadare i pėrgjigjet kėsisoj pyetjes pėr arsyen e shpėrthimit tė revoltave nė mbarė Kosovėn; “Nuk e di, nuk kam lajme tė sigurta mbi historinė e fėmijėve tė mbytur e tė qenve qė iu ndėrsyen nga prapa. Mė duket njė ngjarje jo fort e ndriēuar” (“Shekulli”, 23 mars 2004, f,5). Ndėrsa Naim Zeqiri deklaron: “Megjithėse ishte nė dijeni tė plotė tė rrethanave, UNMIK-u, pėrkundėr deklaratės sė dėshmitarit qė kishte qenė edhe protagonist i ngjarjes, pohoi se “nuk i dinte motivet e mbytjes sė fėmijėve”” (po aty, f.12). E vėrteta tragjike pėr vrasjen e tre fėmijėve shqiptarė nė Mitrovicė mbetet e pandriēuar pėr Kadarenė, se ėshtė larg vendngjarjes, nė Paris. Por kjo e vėrtetė tragjike, ēuditėrisht, mbetet e pandriēuar edhe pėr UNMIK-un, paēka se diku pranė vendit tė ngjarjes ndodheshin trupat franceze tė KFOR-it, tė cilat mbytjen e fėmijėve shqiptarė e kanė mbuluar me njė hije misteri. Kush na siguron se kriminelėt serbė, tė strehuar matanė Urės sė Ibrit, nuk e kanė organizuar atė skenėn e ndjekjes sė fėmijėve shqiptarė me qen nga pas, nė bashkėpunim edhe me ushtarėt francezė tė KFOR-it, skenė, tė cilėn kėta tė fundit edhe mund ta kenė filmuar enkas pėr kėnaqėsinė e tyre tė mėvonshme, pėr ta pasur si kujtim nė pleqėri nga koha e qėndrimit nė Kosovė? A na siguron kush se mund tė mos ketė ndodhur kėshtu me tė vėrtetė? A nuk patėn vepruar kėsisoj nė Kosovė edhe ca ushtarė norvegjezė tė KFOR-t, tė cilėt vrisnin jo fėmijė, por qen tė braktisur, duke i filmuar me njė kamerė amatore pėr t’u kėnaqur nė kohėn e lirė – ca skena kėto tė poshtra, qė u transmetuan edhe nga disa kanale TV tė Tiranės?

    Po nė atė intervistė Kadarea shprehet edhe pėr ngjarjen e Prekazit: “Edhe ploja e Prekazit nė vitin 1999, e cila ėshtė nė origjinė tė zhvillimeve tė mėtejshme, nuk ėshtė zbardhur kurrė” (po aty). Asokohe nė Prekaz e nė mbarė Kosovėn vetėm serbėt ishin ata qė sundonin me dorė tė hekurt. Masakra e Prekazit kujt tjetėr mund t’i faturohet, pėrveē se kriminelėve serbė? Dyshimi pėr kėtė masakėr me siguri qė duhet tė jetė gatuar fillimisht nėpėr skutat e diplomacisė serbe dhe ruse dhe prej andej mundet qė tė jetė pėrcjellė edhe nėpėr zgėqet e diplomacisė franceze. Dyshimet pėr masakrėn e Prekazit po i dėgjoj pėr herė tė dytė. Pėr herė tė parė i kam dėgjuar kėtu e pesė vjet tė shkuara. Dhe ja se ku:

    Ca kohė pas asaj masakre tė tmerrshme nė Prekaz, ku u gjetėn tė therur fėmijė, gra, pleq dhe plaka tė pafajshme, nė Shqipėri erdhi pėr njė vizitė dyditore (17-19 mars 1999) njė delegacion i Dumės Shtetėrore tė Asamblesė Federale tė Federatės Ruse, i kryesuar nga zėvendėskryetari i saj, anėtari i grupit tė deputetėve “Pushteti Popullor”, Sergej Baburini. Nė atė vizitė delegacioni rus kishte si qėllim tė ushtronte ndikim mbi strukturat kryesore tė shtetit shqiptar (parlament, president, qeveri), nė mėnyrė qė ato t’i kundėrviheshin nismės sė NATO-s, kryesisht asaj tė SHBA-sė dhe tė Anglisė, pėr tė hequr dorė nga fillimi i bombardimeve kundėr Serbisė. Nė takimin e delegacionit rus me Komisionin e Jashtėm tė parlamentit tonė, Sergej Baburini kaloi edhe mė tej nė dyshimet e tij pėr masakrėn e Prekazit, duke akuzuar vetė shqiptarėt pėr kryerjen e saj, nė mėnyrė qė kėta tė fitonin kapital politik nė sytė e opinionit ndėrkombėtar dhe tė nxitej edhe mė shumė fillimi i bombardimeve kundėr Serbisė! Hamendjet e tij tė ēartura Baburini i pėrforcoi me njė ngjarje analoge nė Ēeēeni, ku krimet e trupave pushtuese ruse ua faturonte vetė vendasve, tė cilėt, sipas tij, mundoheshin tė demaskonin politikėn ruse nė republikėn kaukaziane. Nė atė takim, ku merrja pjesė si pėrkthyes i delegacionit rus, zoti Sabri Godo, kryetar i Komisionit tė Jashtėm, shprehu thjeshtė habinė e tij pėr akuzėn e pabazė tė Baburinit. Dhe vetėm kaq! Dhe askush nga anėtarėt e tjerė tė Komisionit tė Jashtėm nuk e hapi gojėn qė tė protestonte kundėr provokimit tė rėndė tė Baburinit, pa le pastaj qė tė kėrkonte edhe ndėrprerjen e menjėhershme tė bisedimeve. Tani, pas pesė vjetėsh, nuk e di pse Kadarea ndalet nė moszbardhjen e asaj ngjarjeje aq tragjike nė Prekaz! Kush mund ta zbardhte pėrfundimisht atė kasaphanė tė vėrtetė, kur dihet qė paskėtaj pushtuesit serbė i pėrzunė tėrėsisht tė gjithė tė huajt nga territori i Kosovės?



    Mania e Kadaresė pėr tė futur shqiptarėt nė thesin e mėkatarėve ballkanas.



    Nė intervistėn e tij pėr Pietro del Giudice Kadarea thotė: “Njoh tė gjitha tė metat e ballkanasve, njoh tė gjithė tė keqen qė kanė prodhuar, tė gjitha idiotėsitė e ēmenduritė e tyre” (po aty).

    Kėsisoj, Kadarea i fut nė njė thes tė gjithė popujt e Ballkanit, i mat me tė njėjtin kut, ēka, pėr mendimin tim, nuk ėshtė aspak e drejtė. Shqiptarėt nuk mund tė futen nė njė thes me sllavėt dhe me grekėt, tė cilėt kanė ushqyer dhe vazhdojnė tė ushqejnė njė urrejtje patologjike ndaj tyre. Sllavėt dhe grekėt, sidomos pas vendosjes nė themel tė politikės sė tyre shoviniste, pėrkatėsisht tė Naēertanie-s dhe tė Megali-Ide-sė, kanė pasur si tė vetmin qėllim copėtimin e trojeve etnike shqiptare, tė cilin arritėn ta realizojnė me pėrkrahjen e drejtpėrdrejtė tė Evropės, qė nga Kongresi i Berlinit deri nė Konferencėn e Londrės. Krimet, djallėzitė, ēmenduritė janė tipare qė karakterizojnė vetėm sllavėt dhe grekėt nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar. Shqiptarėt kanė qenė dhe janė pėrgjithėsisht paqėsor, mikpritės, tė ndershėm, tė besės, tė drejtė dhe kurrėn e kurrės nuk u kanė rėnė nė qafė fqinjėve tė tyre. Kombi shqiptar gjithmonė ka dėshiruar, dhe vazhdon tė dėshirojė edhe sot, qė me fqinjėt tė ketė paqe dhe qetėsi, por me kusht qė gjithsekush tė jetojė nė trojet e veta. Kurse fqinjėt tanė sllavo-grekė kurrė nuk e kanė lėnė dhe vazhdojnė tė mos e lėnė tė qetė kombin shqiptar. Ata nuk kanė lėnė gur pa lėvizur pėr tė sabotuar zhvillimin ekonomik tė popullit shqiptar. Dhe rolin mė tė poshtėr pėr nxitjen e kėtij sabotimi sot po e luan si Serbia, ashtu edhe Greqia Vetė serbėt e Kosovės, si racistė tė kulluar qė janė, s’duan tė bashkėjetojnė me popullin shqiptar tė Kosovės, se kanė gati njė shekull qė dinė tė luajnė mirė vetėm rolin e sundimtarit. Dhe tani na kėrkojnė ose ndarjen e Kosovės, ose autonomi pėr ēdo fshat e qendėr banimi serbe, tė cilat janė shpėrndarė nė mbarė krahinėn njė kėtu dhe njė atje, tamam si qimet e qerosit.

    Shikoni ē’bėjnė grekėt nė Shqipėrinė e Jugut! Kishte mė shumė se njė muaj qė qarkullonte dorė mė dorė dokumenti i botuar nė gazetėn “Albania” tė datės 4 prill, nė tė cilin paraqiteshin gjashtė porositė e njė armiku me damkė tė kombit shqiptar, Nikolas Geixh, pėr helenizimin e Sarandės. Ky dokument mė pat rėnė edhe mua nė dorė mė datėn 31 mars. Ma pat dhėnė njė nacionalist nga Shqipėria e Jugut. Mendova t’ia ēoja zotit Baleta pėr ta botuar nė gazetėn e respektuar “Rimėkėmbja”, por ai nacionalisti nga jugu (nga Saranda) mė tha se do tė botohej sė shpejti nė njė tė pėrditshme. Nacionalistėt e shkretė veē “Rimėkėmbjen” e pėrjavshme kanė nė dispozicion. S’kanė tjetėr mjet propagande pėr tė pėrhapur me shpejtėsi pikėpamjet e tyre nacionaliste.

    Por pa u tharė mirė boja mbi faqet e gazetės “Albania”, deputeti demokristian, Nikollė Lesi, mė datėn 5 prill, deklaron nė sallėn e parlamentit se i paskėsh rėnė nė dorė letra qė ambasadori grek nė Tiranė i ka dėrguar zėvendėsministrit tė jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Luan Hajdaragės, nė tė cilėn kėrcėnon hapur, se nė qoftė se parlamenti shqiptar miraton Rezolutėn pėr Ēamėrinė, atėherė tė 500 mijė emigrantėt shqiptarė nė Greqi shteti grek do t’i dėbojė pėr nė Shqipėri! Rezultuan me tė vėrtetė profetike fjalėt e Baletės, i cili qė nė vitet ’90-tė pat deklaruar se emigrantėt shqiptarė Greqia ka pėr t’i pėrdorur tamam si njė ēengel pėr tė rrezikuar sa herė tė dojė pavarėsinė e Shqipėrisė. Ja rezultati: Parlamenti shqiptar braktis Rezolutėn pėr Ēamėrinė dhe poshtėron veten para presionit grek. Partia Socialiste del para opinionit publik, ashtu si edhe etėrit e saj, si tradhtare e vendit dhe e interesave mbarėkombėtare, bashkė me kryetarin e opozitės, Sali Berishėn, aleatin e PBDNJ-sė pėr Himarėn, i cili nuk gjeti kohė tė ishte i pranishėm kur po diskutohej Rezoluta nė fjalė!

    Shikoni deri nė ē’derexhe e ka katandisur veten klasa politike shqiptare! Nuk mjafton qė Shqipėrinė e ka kthyer pothuajse nė njė koloni tė Greqisė, por edhe vetė ėshtė zhveshur tėrėsisht nga ēdolloj dinjiteti kombėtar. Nė Kosovė ėshtė Nebojsha Ēoviē ai qė sillet si njė guvernator i vėrtetė, nė Tiranė paskemi guvernator ambasadorin grek qė kėrcėnon parlamentin shqiptar se pėr ēfarė duhet tė vendosė dhe si duhet tė vendosė, kurse nė Shqipėrinė e Jugut Nikolas Geixh bėn pelegrinazhe kur t’i teket dhe ku t’i teket dhe bėn thirrje tė hapur pėr copėtimin perspektiv tė territorit shqiptar! Atėherė ēfarė duhet tė bėjė populli shqiptar nė njė rast tė tillė? Tė vazhdojė tė ndjekė qerren e tradhtisė sė klasės politike shqiptare, qė gjakosi egėrsisht demonstruesit ēamė para parlamentit, tė cilėt po kėrkonin aprovimin e Rezolutės pėr Ēamėrinė, apo tė ngrihet mė kėmbė dhe tė marrė situatėn nė dorė? Kadarea, me siguri, e ka tė qartė, se sa mė shumė Kosova i afrohet pavarėsisė, aq mė shumė Greqia zė e i afrohet Shqipėrisė sė Jugut. Nė kėto kushte, a nuk ka rrezik qė nesėr nė jug tė Shqipėrisė tė shpėrthejė njė revoltė e fuqishme kundėr kolonizimit grek, kundėr monopoleve dhe bizneseve greke qė po i zėnė frymėn biznesit vendės, revoltė kjo, e cila shumė shpejt mund tė dalė jashtė kontrollit? A thua se Kadarea mund t’i qortojė paskėtaj shqiptarėt e jugut tė Shqipėrisė, sidomos gjirokastritėt dhe sarandiotėt e ndershėm, se ata po bėkan lojėn e grekėve?



    Kadareja i gatshėm tė ujdiset me "realpolitikėn e Koshtunicės".



    Kur gazetari Pietro del Giudice e pyet Kadarenė se ē’mendon pėr ndarjen e Kosovės, ky i pėrgjigjet: “Ndarja e Kosovės mė duket njė hipotezė kobzezė, por nėse nuk mbetet asgjė tjetėr pėr tė bėrė...” Kėsisoj, duke e lėnė mendimin havadan, Kadarea lė tė nėnkuptohet se Kosova mund tė ndahet, nė pamundėsi tė gjetjes sė njė alternative tjetėr! Kur njė politikan shqiptar, si kryeministri Bajram Rexhepi, e lėshon zemra dhe zė e qaravitet pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės, unė nuk habitem, se te ne politikanėt shqiptarė, si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė, janė tė zhveshur nga dinjiteti kombėtar. Por kur ndarjen e Kosovės e shikoka si alternativė ekstreme edhe njė shkrimtar i madh, si Kadarea, atėherė keqardhja ta pushton qenien tėnde cep mė cep. Pėr mendimin tim, Kosova mund t’i vėrė nė kandar tė gjitha alternativat, ama alternativėn e ndarjes ajo duhet ta mbajė sa mė larg vetes, sikur ajo tė ishte murtaja vetė. Po u pranua kjo alternativė, do tė thotė qė Kosova t’i nėnshtrohet vullnetit tė minoritetit serb, i cili nuk do dhe nuk ėshtė i aftė tė bashkėjetojė me popullin shqiptar tė Kosovės. Ndėrsa Kosova duhet, domosdoshmėrisht, tė diktojė vullnetin e shumicės dhe tė vazhdojė tė japė prova, ashtu siē ka dhėnė gjithmonė, se pėr tė kanė qenė dhe janė tė huaja afshet e racizmit dhe tė shovinizmit. Mitrovica ėshtė truri dhe zemra e Kosovės. Pa tė Kosova mbetet thjeshtė njė kufomė mbi dhe. Nėse Beogradi vazhdon tė kėmbėngulė pėr ndarjen e Kosovės, atėherė mbarė populli kosovar, me nė krye nacionalistėt kosovarė, duhet tė kėrkojė pėrshpejtimin e procesit pėr krijimin e Shqipėrise Etnike, siē theksoi me shumė tė drejtė zoti Albin Kurti dhe zonja Edita Tahiri nė emisionin e sipėrpėrmendur “Shqip” tė Rudina Xhungės. Veēse nė atė emision, personi i tretė, i ftuar nė tė nga Rudina Xhunga, zoti Migjen Kelmendi, zbuloi mjerimin e vet intelektual kur gazetarja pyeti se ē’mendonin tė ftuarit pėr “Shqipėrinė Etnike”. Ai guxoi tė bėnte pėrafrime tė termit “Shqipėri Etnike” me termin “Serbi e Madhe”, tė cilėn Millosheviēi s’arriti ta realizonte dot kurrė. Por Millosheviēi nuk arriti ta realizonte dot kurrė ėndrrėn pėr njė Serbi tė Madhe se kėrkonte tė pushtonte territore tė huaja, kurse termi “Shqipėri Etnike” do tė thotė bashkim trojesh etnike shqiptare nė njė shtet tė unifikuar kombėtar! A nuk kemi tė bėjmė kėtu edhe me njė ndikim tė Kadaresė mbi njė pjesė tė intelektualėve kosovarė nė interpretimin qė kėta i bėjnė termit “Shqipėri Etnike”, si puna e Migjen Kelmendit?



    Kadare fashistizon idealin kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.



    Pyetjes tjetėr tė gazetarit nė fjalė “Tė ndahet Kosova dhe t’i jepet jetė “Shqipėrisė sė Madhe”?” Kadarea i pėrgjigjet: “Shiko. Ideja e “Shqipėrisė sė Madhe”, nė fund tė fundit, nuk ėshtė autoktone, por e njė origjine fashiste. Ėshtė njė hipotezė gjeopolitike e pėrqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatė pushtimit italian. Mendoj se shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė. Midis dy popujve ka pasur historikisht – ka edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti” (po aty).

    Kadarea do tė bėnte mirė t’ia sqaronte gazetarit Pietro del Giudice se shqiptarėt e ndershėm njohin vetėm termin “Shqipėri Etnike”. Nėse ēdo i huaj me termin “Shqipėri Etnike” nėnkupton termin “Shqipėri e Madhe”, kjo ėshtė punė pėr tė dhe ne s’kemi ndonjė kundėrshtim. Ama tepėr befasues tingėllon pohimi i Kadaresė kur deklaron se shumica dėrrmuese e kosovarėve na qenka kundėr bashkimit me Shqipėrinė dhe se midis dy popujve paska pasur dhe paska edhe sot shumė pika konflikti! A nuk po merr ca si shumė gjėra mbi vete Kadarea duke bėrė kėsisoj deklaratash? Nga e di ai se kosovarėt na qenkan kundėr bashkimit me Shqipėrinė? Mos ka tė dhėna pėr ndonjė anketim tė fshehtė qė qenka bėrė nė mbarė Kosovėn dhe pėr tė cilin nuk ėshtė bėrė publike asgjė deri mė sot? Gjate verės dhe vjeshtės sė vitit 1999 kam qenė katėr herė me shėrbim nė Kosovė, si pėrkthyes. Tri herė kam shoqėruar grupe gazetarėsh ukrainas dhe njė herė njė grup gazetarėsh rusė. Nga takimet e shumta qė ata patėn me qytetarė tė thjeshtė tė Kosovės, qė nga fshati Ēabėr i Mitrovicės e deri nė fshatin Grejkoc tė Prizrenit, nga Kaēaniku e deri nė Pejė, rezultoi njė tjetėr mendim, i pėrkundėrt me atė tė Kadaresė. Pyetjes sė gazetarėve se si e shikonin ata, si qytetarė tė thjeshtė, perspektivėn e Kosovės, tė gjithė i pėrgjigjeshin njėlloj: tė pavarur dhe tė bashkuar me Shqipėrinė. Po mjaftohem vetėm me njė shembull:

    Mė 24 korrik, kur u ndodha pėr herė tė parė nė Kosovė me njė grup gazetarėsh ukrainas, nė hyrje tė Grant Hotel-it takova njė qytetar tė thjeshtė kosovar, zotin Enver Zeka. Ishte punonjės shėrbimi nė atė hotel. Kishte filluar punė aty pėr herė tė parė nė vitin 1989. E patėn pushuar serbėt nė vitin 1990. Qe detyruar tė punonte taksist me njė motokultivator pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Qe rikthyer nė punė nė hotel mė 30 qershor 1999. E pyes pėr gazetarėt ukrainas: Cili ėshtė mendimi i njerėzve tė thjeshtė pėr ēėshtjen e Kosovės? Ja pėrgjigjja e tij, tė cilėn e hodha nė bllok fjalė pėr fjalė: “Synimi ynė ėshtė pavarėsia dhe mandej bashkimi me Shqipėrinė e Jugut, se Kosova Shqipėri ėshtė, por Shqipėri Verilindore, kurse Shqipėria, me kufijtė e sotėm politikė, ėshtė, nė tė vėrtetė, thjesht Shqipėri e Jugut, prandaj e pėrshėndes pėrzemėrsisht popullin e Shqipėrisė sė Jugut qė na u gjend nė ditė tė vėshtira”.

    Tani kujt t’i bėsojmė se ka tė drejtė? T’i besojmė Kadaresė, qė deklaron se “shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė” dhe se midis nesh “ka pasur historikisht – ka edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti”, apo t’i besojmė qytetarit tė thjeshtė nga Prishtina, zotit Enver Zeka, i cili thotė tė kundėrtėn e Kadaresė? Personalisht, mendoj se Kadarea ka bėrė njė deklaratė tė nxituar, e cila ēon ujė nė mullirin e propagandės sė diplomacisė serbo-ruse dhe tė kumbareshės sė saj franceze. Ashtu si nė intervistėn e tij tė lartpėrmendur pėr kanalin TV “Klan”, ku, nė fshikullimin e rreptė qė i bėn popullit shqiptar tė Kosovės pėr ngjarjet e 17-18 marsit, deklaron se “nuk ka pse t’i kontrollojmė fjalėt”, edhe nė intervistėn pėr gazetarin Pietro del Giudice Kadare pėrsėri vazhdon tė mos i kontrollojė fjalėt, kur flet pėr konfliktin e gjatė qė, demek, na ekzistoka mes popullit shqiptar tė Kosovės dhe popullit shqiptar tė Shqipėrisė dhe pėr pamundėsinė e bashkimit tė tyre! Kėtė hendek tė paqenė mes popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, tė cilin Kadarea kėrkon tė na e bėjė tė qenė, shovinistėt serbomėdhenj janė munduar ta shtrijnė edhe nė lėmin e gjuhės shqipe, e cila, sipas tyre, nuk na qenka e njėjtė nė Shqipėri dhe nė Kosovė!

    Mė 20 nėntor tė vitit 1999, bashkė me njė grup gazetarėsh rusė, ndodheshim pranė fshatit Gorazhdevac, qė shtrihet shtatė km larg qytetit tė Pejės. Sapo kaluam postbllokun e KFOR-it italian, hyjmė nė fshat. U gjendėm para njė lėndine tė gjelbėr nė qendėr tė fshatit, ku jetojnė 200 familje serbe dhe njė familje shqiptare. Aty pari ndodheshin ca shtėpi dhe njė shitore ushqimesh. Gazetarėt rusė takuan njė grup grash tė moshuara, tė cilat sapo dolėn nga shitorja. Gazetari Oleg Odnokolenko i gazetės “Sevodnja” tė Moskės i pyeti nėse flisnin shqip (po-allbanski). Ato ia kthyen: “Ne flasim po-shkiptarski”. Ē’ėshtė kjo gjuhė, - mė pyet Olegu i befasuar. – Ato flasin po-allbanski, - i them, por nė kėtė mes ka njė djallėzi. Beogradi, pėr qėllimet e veta shoviniste, ėshtė munduar ta bindė opinionin e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar, sikur populli shqiptar i Shqipėrisė dhe populli shqiptar i Kosovės na qenkan popuj krejt tė ndryshėm dhe na folkan gjuhė krejt tė ndryshme!



    Kadareja i do shqiptarėt "viktima qė i pėrulen xhelatit".



    Kadare pėrsėri gabon, kur nė intervistėn pėr gazetėn “Le Monde” tė datės 6 prill deklaron pėr ngjarjet e 17-18 marsit: “Shqiptarėt duhet t’u kėrkojnė tė falur serbėve pėr dhunėn dhe djegien e kishave, pavarėsisht se ata, serbėt, kurrė nuk kanė kėrkuar tė falur pėr krimet e tyre. Nė Ballkan tė kėrkosh tė falur ka shumė rėndėsi, njė gjė e tillė ėshtė pjesė e themelit tė psikologjisė ballkanike” (“Koha jonė”, 10 prill 2004, f.7). Ai s’ka tė drejtė t’i bėjė thirrje popullit shqiptar tė Kosovės t’u kėrkojė falje serbėve pėr “dhunėn dhe djegien e kishave”, se kosovarėt nuk janė popull, nė dejet e tė cilit, siē do tė dėshironte Kadarea, mund tė qarkulloka “gjak gjarpri” dhe jo gjak njeriu! Populli shqiptar i Kosovės, sipas Kadaresė, tė vazhdojė tė jetė model i tolerancės sė skajshme, i durimit tė skajshėm, i heshtjes sė skajshme para krimeve serbe qė kanė vazhduar gjatė njė periudhe mė shumė se njėshekullore, qė nga Kongresi famėkeq i Berlinit. Kombi shqiptar, nė krejt trojet e veta etnike nė Evropėn Juglindore, nuk ka kryer kurrė krime nė dėm tė fqinjėve tė tij sllavo-grekė. Por Evropės sė krishterė s’i ka bėrė pėrshtypje qėndrimi fisnik i kombit shqiptar ndaj trojeve etnike tė fqinjėve tanė sllavo-grekė, kurse krimet e sllavo-grekėve kundėr kombit tonė ajo i ka pėrkrahur dhe nxitur me tė gjitha mėnyrat e mundshme, deri nė copėtimin kriminal tė trojeve tė tij dhe hallakatjen e tyre nė pesė shtete tė Evropės Juglindore. Tani Kadarea, sikur tė ishte zėdhenės i Parisit dhe i krej Evropės Perėndimore, i bėn thirrje popullit shqiptar tė Kosovės tė tregojė modele tolerance dhe t’u kėrkojė falje serbėve tė Kosovės “pėr dhunėn dhe djegien e kishave”, sepse Evropa pėrsėri kėrkon tė bėjė eksperimente me shqiptarėt, se deri ku mund tė arrijė caku i durimit tė tyre para krimeve sllavo-greke. Por edhe sikur shqiptarėt tė vazhdojnė tė tregojnė modele tė njė tolerance tė skajshme para krimeve sllavo-greke, ata asnjėherė nuk kanė pėr tė pėrfunduar ne parajsėn kristiane evropiane, ashtu siē dėshirojnė vetė – si njė shtet i unifikuar kombėtar. Kėtė tė fundit, pra, krijimin e njė shteti tė unifikuar kombėtar nė mbarė trojet e tyre etnike, shqiptarėt mund ta arrijnė vetė, duke luftuar tė keqen brenda vetvetes, siē thekson me shumė tė drejtė Naim Frashėri, sipas tė cilit “Shqipėrinė mund ta bėjnė shqiptarėt, prandaj edhe roli i pashmangshėm dhe vendimtar i faktorit evropian nė pamjen e tij historike ėshtė gati i mosqenė” (Citohet sipas Prof.Rexhep Qosja nė: F.Konica, Vepra, 5, f.129).

    Ku e ka hallin Kadarea kur i turret popullit shqiptar tė Kosovės tė rrijė urtė dhe t’i kėrkojė falje minoritetit serb? Mos vallė ai kėrkon qė popullin shqiptar tė Kosovės ta kthejė pėrsėri drejt gandizmit rugovian? Kadarea e di shumė mirė qė populli shqiptar i Kosovės u ngop deri nė fyt me gandizmin rugovian, i cili, me kėrkesėn e tij pėr pavarėsi, kėtė tė fundit e shtyti pėr ditėn e moskurrit. Gandizmi rugovian s’i rrezikonte as edhe njė grimė pushtuesit serbė nė Kosovė, paēka se kjo e fundit zhvillonte edhe zgjedhje, bėnte edhe referendume, tė cilat atyre s’u prishnin asnjė punė!

    Duke theksuar qė populli shqiptar i Kosovės t’i kėrkojė falje minoritetit serb “pėr dhunėn dhe djegien e kishave”, Kadarea nėnvizon se “njė gjė e tillė ėshtė pjesė e themelit tė psikologjisė ballkanike”. Unė nuk e di qė tė kėrkuarit falje tė qenka pjesė e themelit tė psikologjisė sė serbėvve dhe grekėve! Po tė qenkėsh kėshtu, serbėt dhe grekėt do tė qenė kujtuar, tė paktėn, qoftė edhe njė herė tė vetme, pėr t’i kėrkuar falje kombit shqiptar pėr krimet qė kanė kryer kundėr tij, sidomos serbėt qė pas Kongresit tė Berlinit dhe grekėt qė pas Konferencės sė Londrės. Nė intervistėn e lartpėrmendur pėr gazetėn “Le Monde” Kadare pėrmend literaturėn antike greke, e cila jep idenė e pendimit, e vrasjes sė ndėrgjegjes pėr krimet qė grekėt e lashtė kryen kundėr Trojės. Por halli ėshtė se kėta grekėt e sotėm nuk po u ngjajnė fare atyre grekėve tė lashtė, se pėr krimet qė kanė kryer kundėr shqiptarėve qė nga viti 1913 e deri nė ditėt tona nuk kanė dhėnė shenja se mund tė pendohen ndonjėherė. Prandaj pendesa pėr krimet e kryera kundėr kombit shqiptar nuk mund tė jetė kurrsesi pjesė e themelit tė psikologjisė sė serbėve dhe tė grekėve.



    Ē'pret nga Kadareja kur vuan mė shumė pėr kishat serbe se pėr dhimbjet e shqiptarėve.



    A ka menduar ndonjėherė Kadarea se duke mos i kontrolluar fjalėt, me tė cilat u turret rreptė kosovarėve “pėr dhunėn dhe djegien e kishave” serbe mė 17-18 mars, mund tė ngjalleshin reagime tė forta kundėr tij? Nė “Gazetėn Shqiptare” tė datės 8 prill 2004 u njohėm me njė kėrcėnim me vdekje qė i bėhej Kadaresė nga AKSH-ja nė njė faqe interneti, ku ndėr tė tjera thuhej: “Nuk kanė vdekur ende Avni Rustemėt, qė tė bėjnė pishman qė ke le”! Sipas shpjegimeve qė jep Gafur Adili nė faqen 2 tė “Gazetės Shqiptare” (9 prill 2004), autor i kėrcėnimit qenka njė intelektual i madh dhe i njohur kosovar.

    E gjithė kjo histori tė lė njė shije shumė tė keqe. Fakti qė Kadarea ka kaluar nga njėra lajthitje te tjera gjatė vlerėsimeve qė ka dhėnė pėr problemet e sipėrpėrmendura, bėri qė puna tė arrijė deri nė kėtė pikė, qė atij t’i bėhen edhe kėrcėnime pėr jetėn. Ky kėrcėnim i shtohet varganit tė pafund tė sherreve qė shqiptarėt kanė pasur me njėri-tjetrin, sidomos gjatė kėtij shekullit tė fundit, sherre kėto, nga tė cilat kanė nxjerrė pėrfitimet e tyre serbo-grekėt. Autori i kėrcėnimit gabon keq kur Kadaresė i pėrmend Avni Rustemin, qė me aktin e tij nė Paris shėnoi fillimin e serisė sė vrasjeve tė kundėrshtarėve politikė nė Shqipėri, vrasje kėto, qė pėrbėjnė shtratin, mbi tė cilin u ngrit taktika dhe strategjia kriminale e komunistėve shqiptarė, qė lulėzoi gjatė Luftės Antifashiste dhe gjatė sundimit gjakatar tė Enver Hoxhės, qė e pėrēau keqas kombin shqiptar, qė braktisi dhe tradhtoi pėrfundimisht interesat kombėtare pėr llogari tė shovinistėve sllavo-grekė, qė u kurorėzua me kundėrrevolucionin e vitit 1997 nė Vlorė dhe me krijimin e hapėsirės pėr vėnien nė jetė tė kodit moral serbo-grek nė mjediset shqiptare – copėtimin e kufomės me sopatė – njė dukuri kjo krejtėsisht e huaj pėr kodin moral tė shqiptarėve. Pra, ajo koburja e Avni Rustemit, qė u shkreh nė Paris nė vitin 1920, nė vitin 1997 u shndėrrua nė njė sopatė gjakatare nė njėrin nga auditoret e Universitetit tė Vlorės, ku qe shtrirė kufoma e masakruar e oficerit Lekė Qoku, para sė cilės zgėrdhiheshin dhe gajaseshin njė grup studentėsh tė ndėrkryer, ca pjella kėta tė shtazėruara tė trashėgimisė komuniste, organizatorė tė maskaradės sė grevės sė urisė – njė pamje e llahtarshme kjo, qė tė kujton njė skenė tmerri nga koha e luftės civile nė Greqi. Asokohe trupat qeveritare greke zunė komandatin Aris tė forcave kundėrshtare dhe “i prenė kokėn, me tė cilėn filluan tė luanin nė sheshin kryesor tė Trikallės” (Prof.As.Dr.Beqir Meta, “Tensioni greko-shqiptar – 1939-1949 – Shtėpia Botuese “GEER”, Tiranė, 2002, f.217).

    Komandanti i Frontit pėr Bashkim Kombėtar, Gafur Adili, nė intervistėn e tij pėr “Gazetėn Shqiptare” tė 9 prillit, thotė: “Mendoj se shkrimtari Ismail Kadare duhet tė kėrkojė falje publike pėr sharjet, ofendimet dhe fyerjet qė ka bėrė ndaj popullit tė Kosovės. Por ai nuk mund ta bėjė kėtė gjė, sepse ka frikė tė rrezikojė ėndrrėn e tij qė ėshtė ēmimi Nobel”.

    E kam vėshtirė ta besoj qė Kadarea, pėr vlerėsimet e padrejta qė u ka bėrė ngjarjeve tė 17-18 marsit nė Kosovė, ėshtė nisur nga fakti se ai po e mban veten peng te ēmimit Nobel. Me sa jam nė dijeni, ai ka kohė qė ėshtė imunizuar nga ethet e ēmimit Nobel, marrja e tė cilit do tė ishte njė nder shumė i madh pėr mbarė kombin shqiptar. Mė shumė jam i prirur tė mendoj se ai, duke jetuar nė Francė pėr njė kohė prej rreth trembėdhjetė vjetėsh, mundet qė tė mos i ketė shpėtuar dot ndikimit tė fuqishėm tė rrymave tė diplomacisė evropiane, e sidomos asaj franceze, tė cilat e kanė tė vėshtirė ta zhvlerėsojnė atė vendim kriminal qė morėn nė vitin 1913 pėr copėtimin e trojeve etnike shqiptare dhe qė tani nuk duan kurrsesi tė shkallmohen muret, me tė cilėt i ndanė shqiptarėt pėrdhunshėm nėpėr disa shtete. Ndryshe si ėshtė e mundur qė Kadarea, pa asnjė argument bindės, tė ngrihet dhe tė deklarojė se shumica dėrrmuese e kosovarėve na qenkan kundėr bashkimit me Shqipėrinė, se midis dy pujve paska pasur – dhe na ekzistokan edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti? Nėse Kadarea me shumicė dėrrmuese tė kosovarėve nėnkupton njerėz si Migjen Kelmendi, qė trembet nga Shqipėria Etnike si djalli nga vetėtima, apo si Baton Haxhiu, i cili jargavitet pas Fatos Nanos sa herė qė takohet me tė, atėherė ai ka plotėsisht tė drejtė tė deklarojė asisoj. Vėrtetė njeriu shndėrrohet nė produkt i mjedisit ku jeton, por vallė tė jetė e mundur qė edhe shkrimtari ynė i madh tė jetė shndėrruar disi nė produkt i mjedisit francez? Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė mund tė dyshohet se Kadarea na paska rėnė rob i ndikimit tė klaneve labogjirokastrite, tė cilat e kanė sunduar dhe vazhdojnė ta sundojnė Shqipėrinė me dorė tė hekurt pėr gati gjashtėdhjetė vjet rresht dhe tani e kanė tė pamundur tė pranojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, se paskėtaj labogjirokastrizmi na mbetet nė pakicė dhe rrezikohet tė humbasė privilegjet e veta ekonomike, qė burojnė nga pushteti i tij i pakufizuar politik!


    Shkrimin e postoi:

    "Mr.Dituria"alias Sabri Selmani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-04-2006 mė 17:00

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    LAJTHITJA E RADHĖS E KADARESĖ

    Shkruan:Eshref Ymeri


    . Tani tė bėn pėrshtypje fakti se si ėshtė e mundur qė edhe Kadarea, edhe Myftaraj e anashkalojnė njė tė vėrtetė historike nga e kaluara e krishterė e popullit shqiptar: nė periudhėn e luftėrave tė Skėnderbeut kundėr Perandorisė Otomane shqiptarėt tė gjithė ishin tė krishterė, nė varėsi tė sferės sė ndikimit tė Perandorisė Romake tė Perėndimit (katolikėt) dhe tė Perandorisė Romake tė Lindjes (ortodoksėt). Edhe pse tė krishterė, shqiptarėt asokohe s’e gėzuan qė s’e gėzuan dot pėrkrahjen e Evropės sė krishterė nė pėrballjen e tyre me perandorinė mė tė fuqishme tė mesjetės. Veē shpėrfilljes sė Evropės sė krishterė, shqiptarėt, edhe si tė krishterė qė ishin, qė para, gjatė dhe pas periudhės skėnderbejane, pėrsėri provuan mbi kurrizin e tyre edhe mėrinė, edhe xhelozinė, edhe armiqėsinė e te krishterėve fqinj. Prandaj pėrqafimi i fesė islame prej tyre qe njė hap i matur, njė hap i peshuar mirė, i cili bėri tė mundur mbijetesėn e tyre, si komb, mes dallgėve tė egra tė historisė. Kush nuk dėshiron ta kuptojė qė feja myslimane ishte feja e mbijetesės sė shqiptarėve nė fatin e tyre tragjik, tė imponuar pėrdhunshėm nga Evropa dhe fqinjėt e saj tė krishterė, ai nuk ka pėr ta kuptuar kurrė faktin qė pikėrisht Evropa e krishterė na i copėtoi trojet tona etnike jo se ishim nė pjesėn dėrrmuese myslimanė, por se ishim populli mė i vjetėr i kontinentit dhe, pėr motive xhelozie, ajo vendosi tė kėnaqte epshet shoviniste tė fqinjėve tanė lakmitarė.
    .................................................. ..............................

    1--Kujt i mbijetoi shqiptari ne kohen e pushtimit turk?

    Se pushtus qene turqit ?

    Do zhdukej nga serbet ose greket ne ate kohe??

    Kur populli jone i mbijetoi kohes se para turkut??sipas autorit.Ne kohen e turkut kercenimi nuk qe nga te krishteret.

    Shqiptaret qene drejtus ne 4 vilajete-- per ju qe nuk e dine---jo se turku u beri nder--jo-- ai hariti e vra ne gjithe kreret e tyre ne kurth etj etj----turku qe qendroi 500 vjet nuk qendroi kote---ai qeveriste ne nje zone duke lene grupin me te madh etnik ne drejtim--e ky do ti paguante taksat--per cdo gje tjeter turku i leshonte ushtrine e i priste koken pashait--e vente prap nje pasha nga ai grup ose nga ajo familje --pasi kishin mare mesimin.

    2--Si pasoj e qenies ne nje fe me turqit--kjo u shfrytezua nga ata qe donin te vidhnin tokat tona---qe ne ishim turq e duhet te venim pas ne turqi--'''nga erdhem'''[sipas tyre]--e jo ilire brez pas brezi ne tokat tona.
    Pra ne u copetuam nga feja jo mbijetuam sic thote autori --e pesuam.

    Pa autori nuk jep shembull ku mbijetuam---se shembulli eshte qe e pesuam nga qe u konsideruam si turq.
    E kemi 100vjet me kufire te ndara nga kjo.

    3--Turqia Osmanet--i dhane autonomi greqise , serbise, bullgarise, kroacise, bosnjes, e pas kesaj edhe pavaresi cave, me marveshje pa lufte ose me ca kryengritje kote,---kurse ne turku edhe autonomi ne 4 vilajete qe ja kerkoi Lidhja e Prizerenit qe do qe ne interes te tij--nuk na dha--po ta kishim kete nuk do qeme copetuar--e ca nderi tu njohim turqeve??qe na lane mish qe te na shqyenin korbat??

    E mos haro ne Luften e Pare jo vetem ne --sic thone ca na coptoi europa e krishtere--jo qe bote e eger atehere--vendi me i vjeter krishter ne europe Austria u copetua e u la nje shtet teper i vogel, Hungaria e krishtere po keshtu si ne u zvogelua ne 1/4 duke i dhene toka te saj serbise e rumanise etj.


    Ketu ska asnje llogjike edhe 10000 here jua kemi thene po vazhdoni te beni shkrime carcafe---qe kur i shtryll nuk ngelet as nje gje.

    Besimi fetar Mysliman eshte besimi me i madh ne shqiperi, sot eshte nje e drejt e cdo personi per te e nuk duhet te kemi asnje kompleks.

    Nga ana tjeter, nuk ka pse nga gazetat e tij ose nga keta te behet propagande e tille e te bejne keto lidhje, ne vend qe te meren me te mirat qe ka besimi.

    Nuk kane pse e justifikojne myslimanizmin apo mbijetesen e tij me keto gjera se ne thelb e riskojne ate se keto jane gjera te paverteta kurse e drejta e liria fetare eshte ajo qe ata duhet te bazohen, pa u perpjekur te na thone se mbijetesa e myslimanizmit eshte e varur me mbijetesen e kombit qe qe nuk eshte e vertet, se populli jone ka shtrirje te thelle ne histori , para se te linte kjo fe.

    Le te ushtrojne fene , per te mirat qe ajo ka, pa u perpjekur te bejne lidhje te tilla qe me teper e kompromentojne sesa e ndihmojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-04-2006 mė 17:01
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Eshref Ymeri, shqiptar, njohes i rusishtes, perkthyes i disa rasteve te gazetareve ukrainas neper Kosove (gazeta ruse), neper Mitrovice e fshatra serbe deri tek fshati serb Gorazhdovac (qe Ymeri e thekson serbisht, qe shqip i thone Gorozhdec) edhe si perkthyes i gazetareve te gazetes ''Sovodnja'', te Moskes (pa e theksuar si thohet shqip, sovodnja) - qe nuk na mbushe mendjen, se nuk eshte nje kosmopolit, perndryshe si nje nacionalist shqiptar (siē pretendon te jete), nuk do te ishte i deshirueshem per gazetat ruse, te hyj edhe ne fshatra serbe me 200 familje serbe, e vetem nje familje shqiptare. Eshref Ymeri merr mundin historik nga Mitrovica e deri ne Vlore (1997), duke mos e cekur vitin e 17-18 marsit ne Kosove -
    nga Kongresi i Berlinit e deri tek 1913-ta famkeqe londineze per shqiptaret - gjihte kete tabllo historike e ven perballe nje intelektualit, Ismail Kadarese, pse paska thene: 'muslimanizmi eshte fatkeqesia e shqiptareve' - duke i bere ēorbe faktet historike nen mllefin fetar, duke ējerrur zerin, sikur vet kadare na qenka fajtori kryesor i gjithe tragjikes historike shqiptare.

    Sikur vet Eshref Ymeri te ishte nje luftetar i shenjte kunder te gjitha atyre tragjedive shqiptare - mesiguri gazetaret e gazetes "Sovodnja" te Moskes, nuk do ta kishin marre si perkthyes dhe as qe kishte guxuar te hyje neper fshatrat serbe Gorozhdec etj., si nje perkthyes i thjeshte i rusishtes. Do te ishte shume me shqiptarizem e shenjteri fetare, sikur Eshref Ymeri, te na kishte sielle fakte te gjalla, gjate perkthimeve te tij me gazetaret rus, te na nxierri fakte te gjalla pikerisht nga goja e serbeve ne ato takime me ta, te shohim si reagoi Ymeri gjate perkthimeve, ta shohim shqiptarizmin e tij: si per vrasjen makabre te tre femijeve shqiptare ne Mitrovice te ndjekur me qen, si per ate familjen shqiptare te vetmen, ne Gorozhdec (gorozhdevac, si i thot Ymeri), si per reagimet serbe gjate trazirave te marsit 2004 (si perkthyes te iu jepte ne rusishte gazetareve moskovit) - do ta kishim pare vertet, si nje shqiptar te forte! Por, jo sepse si te tille, nuk do ta kishin pranuar gazetaret rus as enkllavat serbe ne Kosove, do ta kishin ndjekur me dru...

    Mbase Kadare nga Parisi nuk e dinte vertetesine e vrasjes makabre te tre femijve shqiptare, ne Mitrovice, pse nuk e ndriēove ti Eshref Ymeri, kur ishje me gazetaret rus, afer ngjarjes, ta zbulosh mbulesen e ushtareve francez (gjate perkthimit tend ne rusishte), te na japesh nje analize te vertete - sepse mu ai rast i atyre tre femijeve shqiptare, ishte ndezja e fitilit, eksplodimit te trazirave te marsit 2004 ne Kosove! Ne kete shkrim siper, nuk je nje perkthyes ne rusishte, por nje 'analist' konkret, i krejt atyre mendimeve te perkthyera.

    Gjithe ate mundim te atij shkrimi te Ymerit (qe lexova me vemendje), mendoj se eshte jo aq nje mllef kunder Kadarese, sa nje perēarje nderfetare e ndershqiptare sot kur duhet uniteti -
    duke i pare gjerat nga poshte, nga masat e popullit, ne pakenaqesine ndaj protektoratit nderkombetar (nje teme krejt tjeter) - e jo duke analizuar vertetesisht, nga prizmi i larte politik
    se ku eshte ne te vertete Kosova e Shqiperia, cilat jane provat qe i jep Kosova e Shqiperia dhe cilat jane synimet nderkombetare per Kosoven sot, ende nen rezoluten 1244 te OKB-se. Pyetja eshte: kujt i sherben pikerisht ai shkrim i Ymerit?

    Dihen mendimet e Kadarese: ''muslimanizmi fatkeqesia shqiptare'' edhe kur ishte kunder luftes shqiptare ne irjm edhe gjate intervistave te tij ne Prishtine e Tirane, e ne gazeta boterore, ferkimet me Qosjen e Demaqin, e qeverite shqiptare
    edhe qellimet e tij te pergjithshme - por ai per nje ēmim Nobel, nuk mund te jete kunder gjithe ēeshjtes shqiptare, sepse do te mbetet as pa Nobel, as pa shqiptaret!

    Shqiptaret duhet ta kuptojne kthjellte: pse u denua me vdekje Sylejman Vokshi dhe me burgim te perjetshem Abdyl Frasheri? Ketu eshte tragjika shqiptare e Shqiperise Etnike, qe nga Prizreni i famshem 1878-81, me pretekstin Shqiperia Etnike, qe e deshirojne te gjithe shqiptaret - rodhi nje cukel Shqiperie ne Vlore (1912). Pse Turqia e shou me gjakderdje Lidhjen Shqiptare te Prizrenit - Shqiperine Etnike dhe ua la llavave sllave e greke ta lodronin derisot? A mund ta kupton shumica shqiptare muslimane, kete te vertete te tmerrshme historike?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 24-04-2006 mė 16:35

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pas Skėnderbeut tragjikėn e popullit shqiptar e solli nė trojet etnike shqiptare Abdyl Frashėri,dihet se pse, ka me qindra argumente shkencore.Ndėrsa Sami Frashėri ishte krej e kundėrta e Abdylit sllav.
    E Ismail Qemali e me radhe gjithe ata qe bene shqiperine e pavarur.

    Pra ti heqim keta qe bene kete vend Shqiperi e i treguan botes kete Identitetin Shqiptar---pra o sabri te behemi si avganistani i talibanasve pastaj---e emri shqiperi te fshihet.

    Abdyli qe shqiptar as turk as sllav as arab.

    Se doli ne mbrojte te shqiperise kundra turkut--- se qe shqiptar.--se ju po dole kundra turkut --thoni o je grek o je sllav------pa klasifikuar shqiperine qe egziston--pra nuk e njihni egzistencen e shqiperise----e qe ka njerez qe dalin e luftojne per te kundra turqeve sllave e grekerve e gjithe atyre qe prekin shqiperine.
    Kjo eshte nen teksi i atyre qe shkruan ti o Sabri--pra po doli kundra turkut je sllav--haron qe ka dhe nje kombesi shqiptare ---qe del njeriu e lufton per shqiperi as per turqi as per serbi as per greqi.

    Sabrit e ata qe ju fryne ne vesh e pane ne Ceceni sesi ekstremizmi islamik shkateroi ceshtjen kombetare cecene per interesa e tij.

    Abdyl Frasheri i kerkoi turqise nje autonomi , e me qetesi e edukate e duke i thene qe ne interes te saj qe sic ja njohu pa luftE Bullgarise pak kohe me pare AUTONOMINE edhe Serbise [sllaveve] tia njifte dhe Shqiperise, e flitet per autonomi brenda perandorise turke.
    Qe shqiperia te vihej ne harte---te njihej qe egzistonte si popull e si shtrirje teritori--se ne europe thoshin nuk egzistone, se qe koha qe te gjithe donin te vidhnin toka.

    Turqia--JO E MBYTI ME GJAK SHQIPTARI LIDHJEN E PRIZERENIT

    KETE GJAK QE SABRIT DUHET TA KUJTOJNE

    MUND TE QE I VETMI MOMENT QE TURQIA TE NA NDIHMONTE REALISHTE SHUME--PO JO NUK E BERI

    E pas kesaj

    Erdhen Sllave e moren ca deshen, e shqiperia u cilesua nga ata si pjese e turqise, e shqiptaret si turq te ardhur mysliman.
    Po qe se turqia do kishte njohur nje autonomi si Bullgarise , Serbise Bosnjes atehere do qe ndryshe.
    E po te mos SHTYPTE ME GJAK LIDHJEN E PRIZERENIT serbet e sllavet do ta kishin te pamundur te canin aq thjeshte sic cane ushtrine turke e pushtuan tokat tona.


    Zot Shqiperise i dalin shqiptaret as sllavet as turqit as arabet gjithe keta kane interesat e tyre jo tonat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 25-04-2006 mė 09:17
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Feja myslymane ka qen fatkeqsia me e madhe qe i ka ren popullit shqiptar, po ashtu edhe feja ortodokse. Te dyja keto fara te huaja, te mbjellura artificialisht nga ozurpator te huaj rriten rrenj ne popull dhe duke qen te dyja ekstremiste e ndan popullin dhe e futen ne nje periudh ogurzez. Nje nat pa fund qe ishte e kaluara e shqiperis, e shkateroi kombin dhe vlerat e tij. Prapambetja e shqiperis nga ana ekonomike kulturore mandje edhe komunizmi ne nje far mase jan pasoja te drejtperdrejta te se kaluares.
    Ne rradh te par ne duhet ti themi jo orientalizimit te vendit, per hir te atyre qindra mijra shqiptarve qe vdiqen nder shekuj duke luftuar pushtuesin otoman.

  10. #230
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    identiteti europian, tmerri sllavian ......

Faqja 23 prej 58 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •