Close
Faqja 21 prej 58 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 573
  1. #201
    OFFICER OF THE LAW Maska e Stargate_Boy
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Planet Earth
    Postime
    16
    Ismail Kadare dikur te kam lexuar me hendje,disa here nuk te kam kuptuar fare me ato frazat e tua(qe per mendimin tim dhe ti nuk ja dije kuptimin) por duke lexuar kete shkrim kuptova qe spaske ndryshuar fare. Ndoshta une po, sepse kam arritur te te kuptoj dhe kurr do te behesh i pakuptueshem apo me e keqje kurr fshehe egoizmin dhe pakenaqesin ndaj politikes shqiptare qe per fatin tend te keq te njofin dhe nuk te japin asnje thel nga kaposhi i tyre dhe behesh qesherak kur fillon te furcosesh kosoven e cila te jep disa lemosha.
    Me ben pershtypje se sa me urrejtje flet per ne shqiptaret e vertet dhe se si zbutet pena jote putaneske2 kurr flet per kosovaret qe jane klientet e tu te mundshem dhe qe si te zgjuar qe jane per problemet e tyre u duhet dhe pena dhe mendja jote.
    Misioni i shqiptarėve nė kėtė planet, fati apo e thėnia e tyre, ėshtė njė dhe i pandryshueshėm: mbrojtja e interesave tė vendit tė tyre, qė quhet Shqipėri dhe i popullit tė tyre qė mban emrin shqiptar. Me duket se i ke shkruajtur ti zoti Ismail keto rreshta, por ketu pervec perbuzjes per shqiptaret e Shqiperise dhe lavdatat dhe himnet per Kosoven nuk arrita te shikoj tjeter.
    i shkreti Albanez si eshte katandisur per para dhe interes ben cdo gje.
    Shfrytezohe talentin qe te ka dhuruar Zoti per qellime te mira ,jo per kapricot dhe egoizmin tend. te uroj gjithe te mirat.

  2. #202
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ajo qe ne si shqiptare duhet te bejme tani, per te ruajtur identitetin tone te rifituar me shpalljen e pavarsise, per te mos lene vend per percarje dhe zenka midis nesh vetem per qejfet e shteteve fqinje, eshte te fillojme te duam vendin tone dhe gjuhen tone perseri . Te kultivojme kulturen tone dhe jo ate qe shohim neper televizione.
    Ata qe nuk i kuptojne gjerat ne thellesine e tyre, gjithmone behen pre te "mendimit konvencional". Mos fol per "identitetin pas shpalljes se pavaresise", kur ti nuk ke marre mundimin te mesosh e kuptosh ne thelb epoken e pavaresise shqiptare qe kulmoi ne 28 nentor 1912 ne Vlore. Ismail Bej Vlora nuk zgjodhi rastesisht 28 nentorin si dite, as nuk zgjodhi rastesisht flamurin e arberit, flamurin bizantin, as nuk e konceptonte pavaresine thjeshte si nje "shkeputje nga Turqia", sic e shihni ju. Ismail Bej Vlora, ashtu si gjithe rilindasit tane para tij, nuk donin te shihnin vetem clirimin e shqiptareve nga zgjedha turke, donin te shihnin kthimin e shqiptareve ne origjine, rivendosjen e unitetit shpirteror me te paret tane. Me ata te pare qe Naim Frasheri i kendonte ne vargje ne vepren e tij Historia e Skenderbeut.

    Ka vetem nje identitet shqiptar qe na u la trashegimi nga te paret tane, u rizbulua nga rilindasit, u afirmua ne 28 nentor 1912 ne Vlore, dhe eshte i pranishem dhe i prekshem per te gjithe shqiptaret sot qe jane te lire te gjejne dhe trashegojne kete identitet. Dhe dallimi midis shqiptareve dhe shqipfolesve eshte pikerisht kjo trashegimi shpirterore pa te cilen nuk ka as Shqiperi, as shqiptare.

  3. #203
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiptaret dhe popujt mesdhetar se pari jetojne me nje identitet i perbere nga mitologjia, legjendat, kode morale pagane, dhe fene qe i perket. Identiteti i tyre eshte i perbere nga shume faktore ( e jo vetem nga feja [ortodokse]) sic insistoni ju. Feja nuk ka pasur shume thellesi ne jeten e shqiptarit, gje e konstatuar shume here gjat historise sone dhe e publikuar nga 100 autor te huaj. Mbi te gjitha eshte ETHOSI yne qe na jep nje fare vet-dijeni, identitet, dhe ky ETHOS nuk rrjedh vetem nga feja (mos them hic) por nga shume elemente te perzier (te permendur me siper)
    Perseri "mendimi konvencional" shabllon qe gelltitet pa u pertypur. Me ate qe ke shkruajtur me lart, une mesova qe a) ti nuk e ke marre ndonjehere mundimin te mendosh per keto ceshtje vete, ate qe une e quaj meditim i brendshem b) ti vete nuk ke nje bote shpirterore, nuk beson ne asgje c) nuk di te vleresosh trashegimine kulturore shqiptare qe gati 90% i perket tradites se krishtere. Per kete te fundit bindesh po te besh nje vizite ne Muzeun tone Kombetar ne Tirane.

    Ti po thua, shqiptaret nuk njihen ne bote per besimtare te devotshem, njihen per pagane te medhenj. Sa i madh eshte komuniteti pagan sot ne Shqiperi? Dhe ajo qe eshte me e bukura, ata qe e mbrojne kete mendim jane ata qe dolen nga procesi ateisto-formues i rregjimit komunist. Kur ateistet shqiptare perballen me boten shpirterore te shqiptareve me besim, ata fillojne e flasin percart per pagane, ilire e pellazge. Nese nuk e di, as vete Gjergj Kastrioti nuk i ze ne goje pellazget dhe iliret, por thote: "...nese kronikat tona te vjetra jane te sakta, te paret tane jane epirotet." Kurse ne qe jetojme 6 shekuj me vone se Gjergj Kastrioti, nuk e kemi per gje qe te behemi here ilire, here pellazge, e here shpellare. Ky fenomen qe hasim tek ty dhe shume shqiptare nuk deshmon aspak origjinen e shqiptareve, por pasigurine e brendshme qe krijon humbja e identitetit si popull.

    Kombi shqiptar lindi me Beselidhjen e Lezhes ne 2 mars 1444 ku gjithe prijesit shqiptare u mblodhen per te ruajtur lirine dhe traditen e te pareve te tyre nga pushtuesi turk. Prandaj ne i referohemi mesjetes si burim i identitetit shqiptar. Prandaj te gjitha mendjet me te ndritura te ketij populli ne shekuj i jane referuar figures se Gjergj Kastriotit dhe identitetit mesjetar te shqiptareve qe e gjejme te ruajtur tek arbereshet e Italise. Prandaj Ismail Bej Vlora e ngriti flamurin e arbrit ne Vlore ne te njejten dite qe Gjergj Kastrioti e ngriti ne Kruje. Prandaj presidenti Rugova zgjodhi flamurin origjinal te Gjergj Kastriotit per shtetin e ri te Kosoves. Atje eshte burimi i virtyteve me te larta te Shpirtit te Shqiptarit.

    "Iliret", "pellazget" apo epoka e paganizmi kane nje vlere historike qe te studiohen, por nuk jane nje parakusht per te njohur identitetin shqiptar. Eshte epoka e mesjetes qe lindi identitetin e vertete shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2006 mė 03:07

  4. #204
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!
    Dhe kulmi i tjetersimit shpirteror te shqiptareve te sotem arrin pikerisht kur perseritin si papagalle kete postulat qe ne vetvete mbart misterin e te gjitha mistereve, Perendine qe per njerezit eshte Dashuri.

    C'lidhje ka Dashuria me Shqiptarine?

    Vete shqiptaria do te thote Dashuri. Dashuri per vendlindjen, dashuri per popullin tim, dashuri per njeri-tjetrin. Nuk mund thuash se je shqiptar, kur mendja dhe zemra nuk te rreh per vendin tend, Shqiperine. Nuk mund te thuash se e do vendin tend, kur nuk i qendron prane popullit tend ne halle e gezime. Nuk mund te thuash se e do popullin tend, kur nuk tregon dashurine e duhur ndaj motrave dhe vellezerve te nje gjaku.

    Pashko Vasa ne ate postulat po pohon Perendine, Dashurine, ne menyre qe shqiptaret te mos genjehen nga askush qe mundohet te shesi per dashuri urrejtjen ndaj njeri-tjetrit.

    Ashtu si Enver Hoxha e perdori kete postulat per te mbyllur kisha e xhami, ashtu po e perdorni edhe ju per te larguar vemendjen nga erresira juaj shpirterore qe nuk u lejon te shihni universalitetin e kesaj thenie.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2006 mė 03:30

  5. #205
    Harrove tė pėrmendėsh prejardhjen ēifute. Kur tė mė thuash ku bėjnė be shqiptarėt (edhe ti, kur s'e ke mendjen e nuk ja kput "zotit"), atėherė do tė them dhe unė n.q.s. janė paganė apo fetarė apo komunistė apo ateistė, kur tė mė thush se ēdreqin dun qė vejn verore ēunat e gocat nėpėr dur kur hy marsi, e ēdreq kuptimi kanė ato tryezat e shtrume mas mesnate pėr vit t'ri masi ia fusin gjumit gjindja, e ēdreqin kanė qė martohen, e qė i quajnė ditėt e javės ashtu si i quajnė, e qė i ēojnė kalafėmijėt lumenjve e pse iu presin flokėt mnjish dysh e tresh kur lindin, e rrumullakosin vajzat me vezė e ca tė tjera frushkullishte nė mes frori qė i dijnė vetėm plakat "besėtyta", e therrin ato qė therrin nėpėr themele shpish, e ca mė plot tė tjera qė mund tė t'i thonė simas krahinave gjith kta kolopuēat qė flasin nė forum, fetarė e jofetarė, po qė dashje pa dashje s'i kishin kushtuar ndonjėherė rėndėsi se fmi hesapi - e tėrė kėto me gjithė zbehjen e detyruar prej fesė e tė komunizmit kanė ardhur deri sot e s'thonė tė ikin, "se ėshtė keq!". le pastaj mos tė kalojmė te ata "bizantinėt" arbėreshė e tė shohim ritet e atyre, se mos na pėsoni ndonjė tronditje ideologjike. Po s'domend kur hyn feja dhe vjedh treēerekun e festave duke i paraqitur si tė vetat, do dalėsh e t'ia kėpusėsh - ja paganizmi s'ka festa. po ato ditat e hithrave, prillave, plakave, shtatoreve, gurave, verės, etj etj, ato qė s'u vodhėn dot, duke mos harruar pashkėt e rishtjen e diellit, ato ndrikujt e kumbarat, e ca budalliqe tė tjera qė "s'ekzistojnė"... qė ankoheshin priftėrinj e hoxhallarė sa nė vatikan e stamboll pėr kėt popull tė egėr pagan e kryeneē qė tėrė kėt kohė s'e qepte gojėn megjithėse i shkonte koka nė pirgje. Dihet qė tani jemi bastarduar ca, se po tė tė vrasin ajkėn gjenetike, do riprodhohen vetėm hajvanė me metodizim dhe organizim qė vetėm patriarkana jote e gjithshenjtėruar nė bashkėpunim me portat me ēallma dhe viēat e stepave, qė s'i zė gjumi po s'u morėn ca me ne, bastardėt, di ta kryejė. Po ja qė jemi ende kėtu or Albo, ne paganėt qė flasim shqip me gjuhė e me trup, aq sa jemi deri kur tė jemi. Vazhdojmė lojėn.

    Ajo gazmorja me flamurin bizantin qe e nolt. Ka mundėsi qė po ta pėrsėrisėsh shpesh, tė fillosh dhe ta marrėsh pėr realitet. Pjesėn tjetėr, limonatėn d.m.th, sa herė e ke thėnė deri tani? Apo nuk po tė pėlqen kjo ideja e mbrapshtė e shqiptarėve "tė paidentet" ateisto-paganė qė kanė mbirė kėshtu si pa dashje sa majtas djathtas sa nga jugu aq dhe nga veriu, ndėrkohė qė ushqeje iluzione pėr fetarizmin e shqipove? Le pastaj tė diskutosh paganizmin me njė qė s'di se ē'ėshtė sikur s'ka kuptim. Ē'kujton ti se ishte paganizmi i shqipove? Fe? hehe ka store. Po shkoj tė flas pak me Eusebin se ai i thotė mė tė koncentrume broēkullat. Ndėrkohė s'iu pėrgjigje atyre pyetjeve pėr turqit.

    shpresoj tė mė shuhen kėto sa mė shpejt si dhe herėt e tjera.
    Alle Serben müssen sterben

  6. #206
    pėr atė thėnien e Kastriotit, pse nuk e vazhdon fjalėn e tij deri nė fund, qė ta shohi dhe pjesa tjetėr se ku del heroi... apo nuk tė intereson ajo pjesa tjetėr se bėhet fjalė pėr ata egėrsirat qė mbetėn nė Pakistan, atje ku gjithmonė si pa dashje dalin shqipet dykrerėshe (se e ke parasysh, bizantinėt e tu bashkė me viēat nuk kanė mundur tė vėnė dorė deri nė Pakistan pėr tė zhdukur faktet). Ke filluar dhe ti si ēifot ca nga ca, pėrmend simas interesit dhe tė tjerat i krrėn se ashtu i zgjidh judeokrishteri i vėrtetė problemet eh...
    Alle Serben müssen sterben

  7. #207
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Tė flitet pėr kombin dhe identitetin kombėtar duke e ngjyrosur me nuancėn e njė religjioni ėshtė antikombėtarizėm (sepse automatikisht mohon njė pjesė tė kombit), dhe njehė edhe armikun tėnd vetėm pse i takon atij religjioni. Nocioni “komb” dhe “religjion”, janė plotėsisht dy gjėra tė ndara dhe nuk pėrkojnė me njėra tjetrėn. Kombi ėshtė njė grup etniko-kulturor dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė njėjtėsohet me njė religjion tė caktuar. Individ apo grupe tė caktuar brenda kombit, mund te kenė religjion tė ndryshėm dhe nėse nuk pėrdoret si mjet i urrejtjes, por i paqes dhe dashurisė (ēka unė edhe e kuptoj) midis njerėzve, drejtuar Zotit, atėherė ėshtė diēka e shenjtė, mirėpo nėse pėrdoret pėr tė shkaktuar urrejtje, pėrēarje, vrasje, atėherė sė pari ėshtė i drejtuar kundėr vet Zotit dhe kundėr ēdo gjėje, qė Ai ka krijuar (e njerėzit mė sė shumti e pėrdorin si vegėl kundėr njerėzve tjerė). Njerėzit e tillė unė nuk i quaj besimtar, por thjeshtė kriminel, tė cilėt jo qė nuk kanė botė shpirtėrore, por edhe nuk kanė tė menduar tė qartė!

    Pra, religjioni ėshtė ēėshtje personale dhe njerėzit duhet ta ushtrojnė atė nė kisha dhe xhamia, ose nėpėr shtėpitė e tyre dhe jo tė dalin e tė personifikohen me tė e tė vjellin helm e zjarr kundėr diēkaje ose dikujt, qė nuk ju shkon pėr shtati. E vėrteta pėr religjionin e vėrtetė ndoshta ndonjė ditė do tė zbulohet, por deri mė tani, ka edhe s’ka argumente tė qėndrueshme, pėr tė dėshmuar se cili ėshtė ai vėrteti. Shpresoj se nuk do tė dalin si mashtrim shumė nga religjionet, se do tė jetė njė zhgėnjim jetėsor, pėr tė gjithė kėta predikuesit e religjioneve tė ndryshme.

    Ndėrsa, ēėshtja kombėtare ėshtė diēka tjetėr. Ekzistenca e kombit kurrė nuk mund tė jetė mashtrim dhe nuk mund tė quhet gjė personale. Kombi njėjtėsohet me njė grup njerėzish qė kanė gjuhėn e pėrbashkėt, kulturėn e pėrbashkėt, tokėn e pėrbashkėt, historinė e pėrbashkėt. Pėr tė ekzistuar njė komb duhet ta ngrit pėrkatėsinė e vet mbi ēdo gjė, madje edhe atė fetare. Nė njė jetė ideale ndoshta kjo nuk do tė ishte e nevojshme, por nė njė jetė tė tillė, tė rrethuar nga armiqtė e shumtė, qė pėr ēdo ditė kanė pretendime ēfarėsose ndaj kombeve tė tjera, kjo paraqitet prioritet madhor, mos tė them edhe i vetėm. Bile sė paku ne shqiptarėt gjatė historisė e kemi shijuar nė lėkurėn tonė armiqėsinė dhe egėrsinė e kombeve tjera, tė cilėt kanė pushtuar, vrarė nga lakmia shtazarake, madje duke e marr tė drejtėn qė sjelljet e tyre ēnjerėzore t’i bėjnė nė emėr tė religjionit dhe Zotit, ēka unė e shoh plotėsisht tė papranueshme.

    Asnjėherė dhe kurrė nė historinė e tonė ne nuk kemi luftuar pėr tė ekzistuar si musliman, katolik ose ortodoks. Ne gjithė nė historinė tonė ėshtė dashur tė mbrohemi vetėm pse kemi qenė SHQIPTARĖ.

    Prandaj, nė kėtė rast pėrkatėsinė religjioze unė e shoh si tė dorės sė dytė apo edhe tė tretė, se me secilin religjion t’i mund ta kryesh obligimin qė ke ndaj Zotit. Mirėpo pėrkatėsinė kombėtare, mė vjen keq pėr disa, por assesi nuk mund ta ndėrrosh, se ajo qėndron thellė e rrėnjosur nė gjak dhe nė gjene, e trashėguar brez pas brezi, kur shqiptarėt kanė qenė paganė, etj. etj. (madje edhe sikur kėta “shqiptarėt” tė donin ta ndėrronin pėrkatėsinė kombėtare, nuk do tė mundnin, sepse nuk do tė pranoheshin kurrė nga kombet e tjera dhe tė vetmin epitet, qė do ta fitonin ėshtė Tradhtar). Pra, nuk ėshtė me rėndėsi se cilin religjion kemi trashėguar nga tė parėt tanė, se religjionet nuk jemi vetėm ne qė i kemi ndėrruar, por ėshtė me rėndėsi sa e kemi ruajtur gjuhėn, kulturėn, traditėn, tokėn dhe patriotizmin. Sepse kjo ėshtė qė ne na dallon nga tjerėt dhe kjo i bėn tė tjerėt qė neve tė na duan ose tė na urrejnė.

    KJO ėshtė qė ne na bėn SHQIPTARĖ dhe na jep IDENTITETIN KOMBĖTAR SHQIPTAR dhe janė tė parėt tanė ilirėt, qė na japin IDENTITETIN EVROPIAN, nė fakt janė themeli i kontinentit, tė quajtur sot Evropė.

    Dhe thėnia FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA ėshtė ombrellė nėn tė cilėn duhet tė jetojmė ne shqiptarėt dhe shėrben pėr tė injoruar “dallimet” (e vogla), qė nė fund tė fundit kanė rezultuar nga armiqtė tonė kombėtar! Dhe duhet tė jetė moto e ēdo shqiptari!

  8. #208
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ata qe nuk i kuptojne gjerat ne thellesine e tyre, gjithmone behen pre te "mendimit konvencional". Mos fol per "identitetin pas shpalljes se pavaresise", kur ti nuk ke marre mundimin te mesosh e kuptosh ne thelb epoken e pavaresise shqiptare qe kulmoi ne 28 nentor 1912 ne Vlore. Ismail Bej Vlora nuk zgjodhi rastesisht 28 nentorin si dite, as nuk zgjodhi rastesisht flamurin e arberit, flamurin bizantin, as nuk e konceptonte pavaresine thjeshte si nje "shkeputje nga Turqia", sic e shihni ju. Ismail Bej Vlora, ashtu si gjithe rilindasit tane para tij, nuk donin te shihnin vetem clirimin e shqiptareve nga zgjedha turke, donin te shihnin kthimin e shqiptareve ne origjine, rivendosjen e unitetit shpirteror me te paret tane. Me ata te pare qe Naim Frasheri i kendonte ne vargje ne vepren e tij Historia e Skenderbeut.

    Ka vetem nje identitet shqiptar qe na u la trashegimi nga te paret tane, u rizbulua nga rilindasit, u afirmua ne 28 nentor 1912 ne Vlore, dhe eshte i pranishem dhe i prekshem per te gjithe shqiptaret sot qe jane te lire te gjejne dhe trashegojne kete identitet. Dhe dallimi midis shqiptareve dhe shqipfolesve eshte pikerisht kjo trashegimi shpirterore pa te cilen nuk ka as Shqiperi, as shqiptare.
    A mund te me sqarosh te lutem se si i lexon potimet e te tjereve?????

    Nqs shef mire une kam then qe identiteti shqiptar u rigjet nga rilindasit dhe jo u shpik Albo.
    Por ishte pervec nje gjetjeje edhe nje zhvillim me tej. Ishte deklarate e popullit shqiptar kundrejt atyre qe e shfrytezuan dhe e mbajtzen nen hi per nje kohe te gjate.
    Dhe shprehja: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" vjen psa nje lutjeje apo drejtimi te ri: " Mos shikoni kisha e xhamia".

    Sepse populli shqiptar kishte kuptuar qe keto institucione ishin kontribuesit kryesor ne percarjen dhe sundimin e tyre.

    Ajo qe duhet te kuptosh ti Albo eshte se identiteti i nje kombi eshte gjithmone ne zhvillim. Kete zhvillim te madh qe shqiptaret paten me rilindjen (kot nuk quhet e tille) nuk duhet ta mohojme apo harrojme kurre.
    Pa kuptuar kete pike ti je i paafte te kuptosh ate qe kane shkruar shumica e pjesemarresve ne kete Teme.

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare nė Ballkan do tė jetė e mirė pėr vizionin e shqiptarėve
    Ilir Ikonomi
    22-04-2006



    Nė njė intervistė qė i dha Zėrit tė Amerikės gjatė qendrimit nė Shtetet e Bashkuara, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare tha se me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, prania shqiptare nė Ballkan do tė jetė e fuqishme. Duke folur pėr ato qė ai i quajti “dilema” tek disa shqiptarė lidhur me pėrkatėsinė e tyre, ai tha se kombi shqiptar e ka vendin nė Evropė dhe jo nė Lindje. Ismail Kadareja erdhi nė Shtetet e Bashkuara pėr tė mbajtur njė ligjėratė nė Institutin Harriman tė Nju Jorkut mbi marrėdhėniet mes letėrsisė dhe tiranisė.

    Zėri i Amerikės: Ky ėshtė njė vit me rendėsi pėr Kosovėn, statusi i sė cilės ėshtė nė prag tė zgjidhjes. Nė Ballkan duket se do tė krijohet sė shpejti njė shtet i ri. Ēfarė prisni qė tė sjellė krijimi i kėtij shteti tė ri nė psikologjinė shqiptare nė pėrgjithėsi?

    Ismail Kadare: Me sa duket kjo do tė ndodhė. Do tė krijohet njė tjetėr shtet shqiptar nė Ballkan, pra do tė ketė dy shtete shqiptare. Pėr shumėkėnd kjo u duk nė fillim si pak e ēuditėshme, e papranueshme. Kėtu nuk ka asgjė tė papranueshme, ėshtė normale. E papranueshme, e tmerrshme ishte qė gjysma e kombit shqiptar nuk kishte liri, ishte nė gjendjen e njė kolonie. Kjo ishte skandaloze. Kurse zgjidhjet e tjera janė tė gjitha logjike. Nuk duhet harruar qė dikur, nėse hapim kronikat e Rilindjes, flitej pėr katėr Shqipėri, ose katėr vilajete siē quheshin. Prandaj kėtu nuk ka asgjė tė keqe dhe kjo ėshtė njė pėrvojė qė e njeh bota. Ka disa kombe qė pėrbėhen nga dy shtete madje nga dy shtete e gjysmė. Pra, me sa duket, nė njė kohė tė afėrt nė Ballkan do tė ketė dy shtete shqiptare dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr tė gjithė hapėsirėn shqiptare, pėr vizionin e kombit shqiptar, pėr shtatin e tij, pėr pėrmasat e tij. Dhe kur trupi ėshtė mė i plotė, edhe mendja bėhet mė e plotė. Ėshtė diēka qė i pėrshtatet kombit shqiptar dhe kėtu nuk ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi ka njė gjė tė mirė: prania shqiptare nė Ballkan do tė jetė e fortė, e fuqishme. Kur them kėto fjalė nuk i them sepse neve na duhet njė prani e fuqishme pėr tė uzurpuar ndonjė vend tjetėr ose pėr t’u shtrirė diku ku s’na pėrket. Absolutisht jo. Kombi shqiptar do tė gjejė shtatin e vet natyral. Se e ka gjetur kėtė nė njė hapėsirė unike ose nė dy, kjo nuk ka shumė rėndėsi. Kryesorja ėshtė qė kombi shqiptar po hyn nė Evropė me atė shtat qė ka dhe jo me njė shtat tė gjymtuar siē ka qenė deri mė sot.

    Zėri i Amerikės: Kohėt e fundit ju keni shprehur njė farė ndjeshmėrie pėr faktin qė njė pjesė e shqiptarėve priren tė shohin drejt lindjes se sa drejt perėndimit, tė cilin ju e konsideroni si vendin e natyrshėm tė tyre. Cilat janė shkaqet e kėtij preokupimi?

    Ismail Kadare: Kėtu kemi tė bėjmė mė tepėr me njė keqkuptim sepse nėqoftėse shqiptarėve do t’u shpjegohet mirė se ēfarė ėshtė Lindja dhe ēfarė ėshtė Perėndimi dhe pėrse ata i pėrkasin kontinentit evropian, atėhere nuk do tė ketė dy mendime pėr kėtė gjė por do tė ketė njė mendim. Natyrisht nė ēdo vend ka gjithmonė grupe tė vogla qė mendojnė mbrapsht dhe nuk u pėlqen kurrė mendimi i pėrgjithshėm por unė mendoj qė vendi i shqiptarėve nė Evropė ėshtė njė vend objektivisht i natyrshėm, nuk ėshtė fryt i njė propagande ose i njė plani strategjik apo njė shpikje. Shqiptarėt e kanė pasur vendin nė Evropė, e kanė dhe do ta kenė nė Evropė. Nuk ka kontinent tjetėr pėr ta. Prandaj vetė pyetja kur shtrohet, pėr mua pėrmban njė element absurditeti. “Jo, po ne kemi edhe elemente nga Lindja,” thonė disa. Tė gjithė vendet kanė elementė nga Lindja, disa herė edhe vende tė largėt. Tė marrim Spanjėn. Pėr shkak tė njė bashkėjetese relativisht tė gjatė me botėn arabe dhe myslimane, nė kulturėn, arkitekturėn dhe gjuhėn e saj ka gjurmė tė kėsaj bashkėjetese dhe kjo ėshtė normale, ashtu siē ndodh me tė gjitha vendet. Por askush nuk mund tė thotė se Spanja ėshtė midis Lindjes dhe Perėndimit. Ajo ka qenė dhe do tė jetė gjithmonė njė vend evropian. E tillė ėshtė pak a shumė pozita e Shqipėrisė. Ne nuk jemi mė afėr asaj qė quhet Lindje se shtete tė tjera. Ka njė sėrė shtetesh qė janė nė kufi me Lindjen, shumė mė afėr se ne, prandaj s’ka pse ne t’i krijojmė vetes njė lloj dileme tė kotė, njė lloj pyetje, hamendje, dyshimi nėse jemi mė shumė kėshtu apo mė shumė ashtu.

    Zėri i Amerikės: Ka patur raste qė nė Shqipėri tensione ndėrfetare janė rritur, pėrfaqėsues tė njėrit besim fetar ankohen pėr veprime tė besimtarėve tė njė feje tjetėr, siē e kemi pare pėr shembull gjatė kėtij viti. A ėshtė ende e vlefshme shprehja se marrėdhėniet ndėrfetare nė Shqipėri janė tė shkėlqyera, apo kjo ka mbetur thjesht njė formulė pėr t’u dukur mirė nė sytė e botės.

    Ismail Kadare: Nuk mendoj se ka qenė njė formulė e sajuar pėr propagandė tė trandafiltė, pra pėr t’u dukur mirė. Jo. Kjo ka qenė njė gjė e vėrtetė. Nėqoftėse do tė kishte patur dizarmoni fetare, Shqipėria do tė ishte shpėrbėrė prej kohe ose do tė ishte tani njė grumbull krahinash qė kush e di se si do tė kishin pėrfunduar po tė ishin ndarė sipas feve. Kėshtuqė harmonia fetare, marrėveshja midis feve ka qenė njė realitet, njė gjė pėr tė cilėn shqiptarėt janė krenuar me tė drejtė. Sepse, duke qenė njė popull shumė energjik nė grindje, siē janė pėr fat tė keq, ata do ta gjenin fenė si njė vjegė, si njė pretekst pėr t’u shpėrbėrė. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pse tė ndodhė tani. Natyrisht, nė liri shfaqen probleme qė pėr arėsye madhore tė robėrisė nuk janė dukur mė parė. Shqiptarėt kanė patur probleme tė tjera. Kur gjysma e Shqipėrisė ishte shtypur nga komunizmi shqiptar dhe gjysma tjetėr nga komunizmi serb, sigurisht qė problemet fetare dalin nė plan tė dytė. Kėshtuqė kur vjen liria – Shqipėria dhe kombi shqiptar pėrgjithėsisht, nė shumicėn e strukturės sė vet janė tė lirė - natyrisht qė do tė dalin probleme mė tė sofistikuara dhe prandaj del edhe problemi i kėsaj harmonie fetare e cila, pėr mendimin tim nuk ka pse tė rishikohet. Ajo ka qenė njė pėrvojė shumė e vlefshme pėr kombin shqiptar por ajo duhet mirėmbajtur dhe duhet riushqyer, asaj i duhet bėrė meremetim ashtu si ēdo ndėrtesė nė kėtė botė qė kėrkon mirėmbajtje.

    Zėri i Amerikės: Sa rėndėsi ka kėrkimi i identitetit etnik apo fetar pėr shqiptarėt nė njė botė ku kryefjala ėshtė globalizimi? Cfarė duhet harruar dhe ēfarė duhet ruajtur nė kėtė identitet?

    Ismail Kadare: Unė mendoj se identiteti shqiptar nuk bie ndesh me atė qė quhet identitet evropian. Absolutisht jo. Evropa, qė nė themelet dhe nė frymėn e saj ėshtė Evropė e kombeve. Nuk ėshtė Evropa e fshirjes sė kombeve. Nuk ka ndonjė Evropė abstrakte, tė pėrgjithshme. Nuk ka ndonjė Evropė siē ishte doktrina e komunizmit sipas tė cilės “jemi nė radhė tė parė komunistė pastaj kemi edhe kombėsitė tona, jemi sovjetikė pastaj jemi edhe lituanezė, gjeorgjianė apo armenė” siē thuhej pėr kombet nė ish Bashkimin Sovjetik. Jo. Evropa po ndėrtohet si njė Evropė e kombeve dhe jo si njė Evropė e fshirjes sė identiteteve. Prandaj, identiteti shqiptar si identitet themelor nė Ballkan, ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe identiteti grek, identiteti i sllavėve tė jugut dhe s’ka pse neve tė na shqetėsojė njė gjė e tillė. Ne kėshtu do tė bėjmė pjesė nė mozaikun evropian dhe kėshtu ėshtė e gjithė Evropa: nė veri janė identitetet e vendeve skandinave, nė qendėr janė tė tjera identitete, nė perėndim tė tjerė dhe nė lindje tė tjerė.

    Zėri i Amerikės: Ndoshta vendet perėndimore nuk janė treguar aq dashamirės ndaj shqiptarėve, e kam fjalėn te vėshtirėsitė e mėdha qė ende kanė ata pėr tė udhėtuar nė Perėndim. Duket sikur Perėndimi tregon njė farė pėrbuzjeje ndaj faktit qė shqiptarėt janė ende tė varfėr. Kush e ka fajin nė tė vėrtetė?

    Ismail Kadare: Vėshtirėsia pėr tė udhėtuar nė Perėndim ėshtė e pėrgjithshme. Ka njė sėrė vendesh, njė pjesė e Evropės, nuk udhėton dot nė Evropė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se pėr ne shqiptarėt vitet e fundit ėshtė krijuar njė lloj teprimi nė kėtė kah. Unė e kam ngritur disa herė qė Shqipėria duhet tė marrė masa pėr t’u mbrojtur nga racizmi antishqiptar. Ēdo komb nė Evropė e ka pėr detyrė t’i bjerė ziles sė alarmit kur konstaton se me pa tė drejtė – dhe gjithmonė racizmi ėshtė i padrejtė – ka shenja tė racizmit. Unė e pėrsėris se ne nuk duhet tė flemė mbi dafina por tė shqetėsohemi kur njerėzit tanė bėjnė gjėra tė padenja por gjithashtu duhet tė shqetėsohemi kur pa tė drejtė tė tjerėt na e teprojnė kėtė gjė sepse racizmi krijon njė kundėrveprim shumė tė keq tek njė popull. Ai ose bėhet po ashtu racist ose egėrsohet.

    Zėri i Amerikės: Nė ligjėratėn qė mbajtėt nė Institutin Harriman tė Nju Jorkut ju folėt pėr marrėdhėniet ndėrmjet letėrsisė dhe tiranisė. Tani qė nė Shqipėri tirania nuk ekziston mė, me sa efektivitet po e shfrytėzojnė shqiptarėt lirinė e fituar nė aspektin e kulturės dhe tė artit.

    Ismail Kadare: Letėrsia nuk pėrfiton e para nga liria, ndoshta pėrfiton e fundit. Letėrsia ėshtė mėsuar tė jetojė nė tė dyja, edhe nė mungesė tė lirisė edhe nė liri, prandaj ajo nuk pėrfiton pėrnjėherėsh, pėrfitimi i saj ėshtė afatgjatė. Jeta shoqėrore shqiptare do tė ketė pėrfitime tė tjera shumė tė dukshme dhe i ka ndėrkaq. Por nė fund vjen arti sepse kalendari i artit ėshtė i ndryshėm, ėshtė shumė i ngadaltė, zhvillimi i tij ėshtė i ngdalatė dhe prandaj letėrsia dhe artet jetojnė shumė gjatė sepse pjekurinė e tyre e arrijnė ngadalė.
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Shqiptari i Ri, e ka edhe nje faze kalimtare te brockullave dogmatike, qe dikush mundohet me cdo kusht t'i beje baze e identitetit kombetar, pikerisht ato qe na pruan pushtuesit, duke hapur gjoksat e hekurt mbi trojet tona. Por, ai qe analizon, studjon drejte, duke nxierre konkluzione te gjalla, ne lidhjen e hallkave historiografike, eshte fitimtar. Duhet shkundur nga brockullat se kombi shqiptar qenka lindur me 2 mars 1444, e para asaj date nuk paska ekzistuar fare. Ajo date ishte vetem nje vazhdimesi historike ne Kuvendit te Lezhes, e tjerat kuvende me radhe... Shqiptari i ri, me moton 'feja e shqiptarit eshte shqiptaria' i mposhte te gjitha brockullat dogmatike dhe e lidhe direkt me prejardhjen ilire-pellgazgjike - identitetin kombetar shqiptar. Keto hithera plehu, qe po dalin nga mllefi i ndalimit te feve gjate komunizmit, e sikur pacerrkat rriten rreth trungut te lisit duke i dalur ne maje, nuk mund ta lekundin origjinen identike te trungut shqiptar me ate iliro-pellgazgjik.

    ABETARJA ESHTE LIBRI HYJNOR I SHQIPTAREVE!

Faqja 21 prej 58 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •