Close
Faqja 16 prej 58 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 573
  1. #151
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ai thote good Christians jo good orthodox ? Tani puna eshte qe per cfare sins eshte duke folur Gjon Muzaka duke qene se Shqiptaret dhane shpirtin e luftuan ? Dhe per cfare sins flet ai per punen e Grekve?

    Per te paren e vetmja pergjigje llogjike eshte qe shqiptaret nuk kane qene besimtare shume te devotshem ne krishterim, ose krishterimi qe kjo dihet nuk ka zene rrenje te forta ne kuptimin tradicional te dy traditave kryesore por ka qene e nderthurur shume me elementin pagan. Kontributin paresor qe shqiptaret ti afishohen nje tradite apo nje tjetre e ka padyshim Enver Hoxha i cili mbasi shfarosi cdo besim, mbasi e zhveshi shqiptarin sic nuk e zhveshi dot asnje i huaj, la vend qe te vijne traditat orthodhokse e katolike bashke me tere institucionet e tyre dhe ta ndajne shqiptarin jo vetem thellesisht shpirterisht por dhe politikisht.

    Per te dyten fakti qe ishin po greket qe i sollen Turqit ne Ballkan(meqe te pelqen Elsie e ka perkthy edhe ket kronike) me perandorin Kantakuzen per me shfaros shqiptaret "vellezer" orthodhoks.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    .................................................. .
    zogu i shqiptarit gjithmone i zoti
    .................................................. .

    atdhetari eshte mbipolitik e mbifetar
    mediokret te thuren neper kembe

  3. #153
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Eshte shkruajtur me doren e Gjon Muzakes, nje prej prijesave fisnike arbereshe qe kur emigroi ne Itali ua la kete kronike si amanet femijeve te tij. Lexoje deri ne fund, dhe kur ta mbarosh, beji pyetjen vetes: nese une jam pasardhes i ketij prijesi arberesh, cfare kam une te perbashket ne jeten time tani, me jeten e tij ne filimin e shekullit te XVI?
    Ne nuk jam pasardhes i Gjonit, por mbrapa-lenes i Gjonit. Ai duhet nderuar e rrespektuar, dhe 'tejkaluar' (po te perdorim terminoligjine e Ardian Vehbiut qe na keshillon te 'tejkalojme Shqiptarin).

    E bukra e te qenit Shqiptar eshte zhvilluar pikerisht pas pushtimit Osman. Jemi i vetmi komb-i-nacion ne bote qe arrijme te bejme bashke 3 qyteterimet e medha boterore (Perendimor, Islamik, Ortodoks) e te nxjerrim me te mirat prej tyre.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #154
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne nuk jam pasardhes i Gjonit, por mbrapa-lenes i Gjonit. Ai duhet nderuar e rrespektuar, dhe 'tejkaluar' (po te perdorim terminoligjine e Ardian Vehbiut qe na keshillon te 'tejkalojme Shqiptarin).
    Ti je shembulli me i mire ne kete teme qe ilustron simptomat e krizes se identitetit qe tek ty jane shume te lexueshme ne mendimet kontradiktore qe shpreh. Ti je ai qe je per "ruajtjen e gjakut", ti je ai qe thua se nuk je bastard, ti je ai qe "tejkalon" trashegimine tende, qe ne vetvete nuk eshte nje tejkalim, por nje anashkalim, tjeterisim, shartim, skizmim, carje, ndarje, bastardim i identitetit shqiptar qe na vjen nga shekujt, me ate identitet shqiptar qe ti kerkon ti krijosh vetes.

    Pra ti, Vehbinjte e Surrojte, duan ta skizmojne identitetin shqiptar jo me 3-sh apo me 4-sh, por duan ta skizmojne ne 7 milion identitete shqiptare, ku cdo shqiptar shpik ne mendjen e tij nje identitet shqiptar. Dhe secili e ngreh kete identitet ne frymen e protestes per identitetin e atij shqiptarit ne krah, pasi ne mendjen e tij ky eshte "unikaliteti" i identitetit te tij.

    Ka vetem nje popull shqiptar, nje komb shqiptar, nje identitet shqiptar. Dhe pengesa per "protestantizmin e identitetit shqiptar" eshte perseri ekzistenca e besimtareve orthodhokse shqiptare qe e kane ruajtur te pacenuar besimin dhe identitetin e te pareve te tyre ne shekuj.

    Albo

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Do Not Tread On (29-07-2014)

  6. #155
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anėtarėsuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post Aude Sapere?!?

    Me ndodh shpesh te frikesohem kur diskutoni me aq siguri rreth historise, fakteve historike dhe sidomos rreth interpretimit te saj. Mire boll qe flisni per HIStory dhe jo per HERstory apo aq me pak per OURstory, por gjithsesi nuk e di nese e merrni ndonjehere guximin te dyshoni pikepamjet tuaja? Dhe “identiteti” qe shitet aq lire, nuk ju duket nje sajese e njerezve per qellime te caktuara, qe eshte ne ndryshim te vazhdueshem ne menyre per te dhene “kuptimin e duhur” gjerave dhe “fakteve”, pra duke perfshire absurditete te reja ne te? Ne asnje menyre nuk dua te shemb themelet prej kashte te kasolleve nga ku bazoni keto interpretime, por nuk mendoni se do te ishte me interesante te perdorim pak logjiken dhe arsyen ne menyre kritike? Keshtu te pakten me duket menyra me e mire per te debatuar, ne vend qe te etiketohen njerezit me identitetit te ndryshme bazuar ne kritere te tipit “pyet ke te duash”. Shume thjeshte, me duket me interesante sesa nje debat midis individeve qe kane ide inflacioniste per veten e tyre. Le te filloje debati pra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sui Juris : 11-04-2006 mė 15:23
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  7. #156
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pra ti, Vehbinjte e Surrojte, duan ta skizmojne identitetin shqiptar jo me 3-sh apo me 4-sh, por duan ta skizmojne ne 7 milion identitete shqiptare, ku cdo shqiptar shpik ne mendjen e tij nje identitet shqiptar.
    E c'ndryshim ka midis 2 njerezeve qe duan te krijojne njeri 3 shtete, tjetri 3 milion shtete brenda te njejtes bashkesi? (njeri nga ato je ti, tjetri nuk jam une).
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #157
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Delirium qe nuk di asgje dhe nuk do te mesosh dy gjera me shume, te te jap edhe une nje shkrim historik te perkthyer nga Robert Elsie qe eshte mbase dokumenti me me vlere i mesjetes per ne shqiptaret? Eshte shkruajtur me doren e Gjon Muzakes, nje prej prijesave fisnike arbereshe qe kur emigroi ne Itali ua la kete kronike si amanet femijeve te tij. Lexoje deri ne fund, dhe kur ta mbarosh, beji pyetjen vetes: nese une jam pasardhes i ketij prijesi arberesh, cfare kam une te perbashket ne jeten time tani, me jeten e tij ne filimin e shekullit te XVI? Dhe kjo eshte pikenisja e meditimit per cdo shqiptar.

    http://www.albanianhistory.net/texts/AH11.html

    For this reason, I beg you, my children, to fear and to love God, and I appeal to you to be good Christians, if you wish to have my blessing, for it was the sins of the rulers of the Greeks, and indeed our own ones, too, which first plunged us into this abyss of pain and suffering. Be humble and devout and always avoid sin. Have faith in the Holy Trinity and in the Most Sacred Mother of our Saviour, who will save your souls and give you good health. Take to heart Christian teachings, do good and righteous deeds and return to your homeland.
    Po ca dukuri si psh zgjuarsia , dituria e te tjera si keto, e kam kuptuar me kohe se, une vij i fundit ne to. Shyqyr jini ju, ... na mesoni te vertetat e pamohueshme te teologjise, historise, identitetit kombetar, rreth vobektesise te intelektit tone etj. etj. - kjo eshte per te berre kryqin me doren e mengjer!!! Dhe ..., pa diskutim ne fund te "fjalimeve" te tua pompoze mungon vetem britma e turmes: "Duce! Duce! Viva Duce!!!"

    Sa per paraardhesit e mi, nuk kam perse te huazoj bejlere prej asaj kohe. Tani, ... paske gjetur rrenjet e gjakut tend princeror, bej edhe nje kerkim me te detajuar mos del farefis me Windsor-et e Anglise. Plus jeta ime nuk ka asgje te perbashket me jeten e Muzakes, sikurse nuk ka asgje te perbashket ne detaj me jeten e cdonjerit prej jush.

    Ai eshte dokumenti me me vlere per "Ty shqiptarin", sepse i shkon per shtat identitetit tend si Ortodoks. Shqiptaret Myslymane e gjejne identitetin e tyre te materiale te tjera. Ata katolike sikurse jane disa shkrime ne kjo teme e gjejne te dokumentat e viseve te pushtuara nga venedikasit dikur. Ndersa ti e gjete identitetin prej nje prijesi, gjeografia e viseve te tij ishte dikur pjese e Bizantit. Me pak fjale perseri dolem te grirja e sallates, secili prej baces se tij.

    Qekurse jemi dy njerez te ndryshem, dhe ... ti me paramendon se me njeh shume mire, ndonse nuk me kujtohet te jemi ulur ndonjehere ne te njejten tavoline, te pakten per nje sekonde, thjesht prej nisjes te citmit te atij paragrafi duhet ta kishe kuptuar se po harxhoje energjine kot. Une nuk i kam friken asnje qenieje prej se gjalli e jo me kucedrave te perrallave cifute.

    "... ta duan dhe t'ia kene friken zotit" i keshillon femijet e tij Muzaka. Me vjen keq po bie ndesh me dinjitetin tim te jetoj me frike, aq me shume prej nje qenjieje inekzistente.

    Ju ... ja degjoni fjalen paraardhesit tuaj tani nuk ju mbetet gje tjeter vecse te na deklaroni se kur do te ktheheni te jepni kontributin tuaj intelektual ne vendin e te pareve tuaj. Te pakten njehere te vetme ne forum pervec dogmave te tua jep nje shembull veprimi kokret.


    P.s.: Tani mund te grini te gjithe sallate rrehatshem, se njeriu ka gjera me te rrendesishme ne jete se sa te merret me debate te tilla.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  9. #158
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    E ka mire Albo. Ky vend i quajtur Shqiperi ,i eshte taksur qe ne fillimet e lindjes se tij Bizantit dhe Ortodoksise.Myslymanizimi i vendit ishte nje rastesi, apo sic thote edhe Muzaka nje ndershkim qiellor per paudhesite qe shqiptaret dhe greket e asaj kohe i kryen.
    Bindja ime personale eshte se Shqiperia kurre nuk do te gjeje paq n.q.s nuk kthehet perseri ne ortodokse dhe katolike.Une kam shume respekt per fene myslymane ,por sinqerisht mund te them se nuk e ka vendin ne Shqiperi.Myslymanismi vetem sa ka pershtjelluar mendjet dhe shpirtrat e njerezve te kesaj toke duke lene pas vetem zhgenjime,zbrazeti dhe tollovi.

  10. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Njeriut te mire rastesisht!

    Nuk kam degjuar ndonjehere marrezi me te madhe se kjo.
    Nese eshte fjala per konvertim atehere perse shumica duhet te pasoje pakicen. Kjo eshte nje sipermarrje shume e mundimshme. Me e arsyeshme dhe me logjike do te ishte qe pakica te qendroje ashtu sic eshte ose te pasoje shumicen.
    Ajo ne fakt cka trumpetohet nga disa ketu nuk eshte as demokratike ne thelb.

    Te thuash qe Islamizimi i shqiptareve ishte nje rastesi dhe te thuash qe bizantinizmi dhe latinizimi i tyre eshte natyrshmeri, eshte natyrisht antishqiptarizem.

  11. #160
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē Turqisė


    Sado qė shtresa e identitetit otoman ndėr shqiptarė tashmė rezulton e zbehur, mė duket se ende bėhen pėrpjekje qė ajo tė fshihet e tė mohohet krejtėsisht, pėrkatėsisht, tė mbulohet nga amnezioni i plotė. Dhe kjo bėhet pėr dy arsye: e para, mendohet se duke u prerė rrėnjėt lidhjeve tė gjata shqiptaro-turke, mund tė dobėso-het dhe eventuali¬sht, tė mposhtet Islami ndėr shqiptarė. Nxjerrja nė epiqendėr si identitet kombėtar dhe kulturor vetėm e njė shtrese tė identitetit tė krishterė tė shqip-tarėve, qė ambalazhohet si “pėrkatėsi e civilizimit eu-ropian”, bėhet pėr kėtė shkak. Madje edhe njė ngjarje si Beteja e Kosovės e vitit 1389, paketohet si gjoja luftė pėr ruajtjen e lirisė sė popujve ballkanikė, pra, edhe tė lirisė e tė pavarėsisė sė shqiptarėve. Ndėrsa mė herėt, u kon-statua se cila ishte gjendja e shqiptarėve nėn Perandorinė Serbe, para se ajo tė shkėrmoqej nga ardhja e osmanėve. Mė duket se fshehja e fakteve kaq tė fuqishme, pėrveēse ka pėr qėllim zbutjen e qėndrimit antisllav dhe antiorto-doks tė shqiptarėve, veēmas ka pėr qėllim mbajtjen e akuzės pėr Islamin si gjoja pengues tė lulėzimit tė shqip-tarėve.
    Edhe lufta e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė shumė aspekte tė saj, ėshtė e mbėshtjellė me mitologji, me funksion tė njėjtė ideologjik, pra pėr mbjelljen nė ndėrgjegje tė shqiptarėve tė ideologjisė, sipas sė cilės identiteti i tyre i vetėm ėshtė ai i krishterė.
    E dyta, nė periudhėn e vet tė fundit, Perandoria Osmane nuk kishte mbetur as hija e njė shteti qė rrezatonte kulturė, qytetėrim e vlera tė mėdha pėr njerėzimin. Ajo ishte pėrf-shirė nga korrupsioni, nga injo¬ranca dhe nga miopia politike. Turqia e fundshekullit XIX dhe e dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XX, faktikisht, ishte bėrė protektorat i disa shteteve perėndimore, veēmas Rusisė, e cila kishte marrė tė drejtat e pėrkujdesjes pėr ortodoksėt dhe tė Austro-Hungarisė, e cila kishte fituar tė drejtat e protektoratit mbi katolikėt e Ballkanit. Egė¬r¬s¬ia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kundėr shqiptarėve kryengri¬t¬ės nė vitet 1910-1912, u shndėrrua nė armiqėsi pėr gjeneratat qė the¬m¬eluan shtetin shqiptar nė vitin dhe la vrragė tė thella nė kujtesėn e njerėzve. Prej andej u bart edhe nė arsim e nė kulturė, duke gjene¬ruar pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė armiqėsi kundėr Turqisė dhe veēmas kundėr Islamit, e duke i mo-huar tė gjitha anėt e mira qė kishte sjellė pėr shqiptarėt ajo bashkėjetesė e gjatė nė Perandorinė Otomane.
    Sindroma antiturke ushqehet vazhdimisht nga propa-ganda e ashpėr, e injektuar qė nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrj¬e¬dhimisht, nė njė pjesė tė madhe tė popullsisė, shfaqen hutesa e bllokime tė en-ergjive, nga frika se pėrgjigjja nė kėto mostra, do tė shkak-tonte rritje tė konfliktualitetit brendakombėtar.
    Shqiptarėt tashmė i kanė harruar, ose sė paku shtiren se i kanė harr¬u¬ar vuajtjet qė u janė shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek nė Ēamėri, e ka shenja se po relativizohen edhe hid-hėrimet pėr gjenocidin e fundit serb nė Kosovė. Mbajtja e paragjykimit pėr Turqinė si pushtuese, kur janė amnestuar pushtuesit mė tė egėr, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe veēse nė kontekstin e njė strategjie antiislame, si ndėr vetė shqiptarėt qė duan tė mbajnė idenė se identitetit i tyre kombėtar ėshtė vetėm i krishterė, si nga tė huajt qė e stimulojnė kėtė ideologji. Por, kjo prirje po shkakton blloki-min e energjive, ēoroditjen e dialogut tė brend¬shėm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.
    Po mė tutje?
    E para, ėshtė i domosdoshėm rishkrimi kritik i historisė sė shqip¬tarėve, duke e dekontaminuar atė plotėsisht nga mi-tologjitė roma¬n¬tike iliro-pellazge dhe nga ideologjitė agre-sive antiislame. Vėrtet, pėrfytyrimet romantike pėr njė popull madhėshtor nė lashtėsi pėr¬plasen sot me njė re-alitet tė hidhur, sikundėr qė pėrfytyrimet pėr muslimanėt shqiptarė si antieuropianė potencialė apo tė fshehtė, nuk kanė asnjė qėndrueshmėri logjike. Po ashtu, edhe periud-hat e pushtimit tė gjatė bizantin, e pushtimeve shkatėrrim-tare mesjetare serbe, e luftėrave tė Gjergj Kastriotit, e in-tegrimit nė Perandorinė Ot¬o¬mane dhe e komunizmit shqiptar, kėrkojnė interpretime tė reja shk¬e¬ncore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet pėr identitetin shqi¬ptar. Nė njė interpretim kritik tė hisorisė kombėtare, duhet tė pėr¬fshihen tė gjitha shtresat e identitetet, nė mėnyrė qė tė krijohet njė pamje e plotė dhe koherente, pa konfliktu-alitet tė mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe nė kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet edhe ajo shtresė e iden-titetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt, u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.
    E dyta, ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual fetar i shqi¬p¬tarėve, ashtu si ėshtė ai nė realitetin jetėsor. As nė kėtė nivel nuk ka nevojė tė konfrontohet asgjė dhe as tė imponohet asgjė. Duhet hequr etiketa qė Islami na qenkėsh fe antieuropane dhe antiperėndimore, kur dihet se trualli i tė tri feve monoteiste ėshtė i njėjti dhe vetė Shpallja Hyjnore ėshtė unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarėve duhet tė pranohet ashtu si ėshtė nė tė vėrtetė: pėrqafim i Shpalljes Hyjnore , e cila askujt nuk i imponohet me dhunė, por qė vėrtet nuk mund tė mposhtet nga asnjė ideologji dhe nga asnjė luftė qė i bėhet. Nė pajtim me kėtė, duhet tė pranohet kontributi i dhėnė nga shqi¬ptarėt muslimanė nė krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe nė zhvillimin e gjithėmbarshėm shqiptar nė kėta shtatė shekujt e fundit, qė nga shpėtimi nga asimilimi sllav e bizantin nė Mesjetė e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimeve mė te reja gje¬o¬politike tė kombit shqiptar nė hapėsirat ballkanike.
    E treta, nė procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqip-tar duhet tė vėrė nė pėrdorim gjithė spektrin e vlerave qė disponojnė, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, nė mėnyrė qė nė integrime tė jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu tė kontribuojmė mė shumė nė njohjen e ndėrsjellė dhe nė zhvillimin pozitiv tė bashkėsisė njerėzore. Tė qenėt nė njė pozicion gjeografik dhe qytetėrues tė urės lidhėse ndėrmjet Perėndimit e Lindjes, do tė duhej tė shndėrrohej nė njė favor pėr kombin shqiptar nė proceset e ardhshme tė integrimeve globale. Hezitimi pėrsa u pėrket lidhjeve e bashkėpunimit me Tur¬qinė dhe me botėn islame, duhet tė tejkalohet, sepse me to bash¬kė¬punojnė tė gjitha kombet e tjera, duke pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt edhe kur sulmojnė njė shtet arab, si Irakun, atė sulm dhe pushtim e bėjnė nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajėsisė his-torike” pėr pėrkatėsinė islame tė njė numri tė madh tė shqiptarėve, nuk kanė asnjė mbėshtetje logjike. Thjesht janė komplekse tė imponuara nga armiqtė e shqiptarėve, tė cilėt kėtij kombi i kanė imponuar edhe njė ekuilibrim ar-tificial tė identitetit shqiptar, duke shtypur shtresėn e iden-titetit islam. Vetėm ekuilibrimi i vėrtetė i shtresimeve tė identi¬t¬e¬t¬it tonė do tė na nxirrte nga vorbulla e falsifikimeve tė pėrfytyrimeve dhe tė realiteteve kombėtare, me ēka do tė qetėsohej ndėrgjegjja e shumicės sė njerėzve shqip-tarė. Ashtu do tė fitohej mobiliteti i kom¬b¬it nė rrugėn e pėrparimit e tė emancipimit, ēka nėnkupton edhe ndi¬h¬mėn e pakursyer tė Krijuesit, nė rast se veprohet nė rrugė tė drejtė.
    Pėrfundimisht, ky do tė ishte stabilizim nė njė identitet natyral, pas sa e sa shekujve humbjesh nė vorbullat e am-nezioneve tė mėdha, sikundėr ishin proceset e mėdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e si-kundėr ndodh sot, konvertimi nė grekė, nė italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė. Pikėrisht kėto ndikime tė forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombėtar, e veēmas atė fetar, si boshti kurrizor i harmonisė dhe i sta-bilitetit individual dhe kol¬e¬ktiv, e kanė katandisur kombin shqiptar nė mė tė varfrin dhe gati mė tė parėndėsishmin e kontinentit europian, tė njohur pėr lėku¬n¬dje ideologjike dhe shpėrndėrrime tė rrezikshme tė kėrkesave sociale dhe politike , si edhe pėr relativizime tragjike tė projekteve politike e kombėtare .
    Por, a kemi nxjerrė mėsime tė dobishme nga pėrvojat e hidhura tė dy mijėvjeēarėve tė shkuar apo jo, ende nuk shihet qartė. Nė fakt, nėse nuk veprohet sipas strategjisė qė u skicua mė lart, duhet tė konstatoj me keqardhje se do tė vazhdojė katandisja e kombit tonė, si pasojė e brishtėsisė sė identitetit, e konfrontimit tė shtresave tė ndry-shme tė kėtij identiteti dhe e rritjes sė presionit shkombėta-rizues tė proceseve integruese globale. Ta zėmė, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti mė i fuqishėm i iden-titetit kulturor e kombėtar tė ne shqiptarėve, nė tė ardhmen mund tė margjinalizohet edhe nga vetė shqip-tarėt, tė cilėt nėn presionin e integrimit, do tė parapėlqe-jnė tė flasin e tė shkr¬u¬ajnė nė gjuhė tė tjera, anglisht, ital-isht, greqisht, ashtu siē kanė bėrė edhe paraardhėsit tanė, qė identitetin e vet gjuhėsor e kanė shfyty¬r¬u¬ar, duke parapėlqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, gre¬q¬i¬shtes, sllavishtes a turqishtes.
    Procesi shfytyrues nė tė kaluarėn ka qenė disi mė i ngadaltė, edhe pėr shkak se pushtuesit kanė ardhur nė territoret shqiptare dhe e kanė imponuar me aparat shteti njė gjendje pushtimi, ndaj sė cilės ėshtė manifestuar njė dozė rezistence, ndėrsa sot shqiptarėt vetė shkojnė me vullnet nė vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bėjnė pėrpjekje tė integrohen nė identitete tė reja kulturore e kombėtare. Dhe mbi tė gjitha, ateizmi i injektuar nė tė kaluarėn komuniste me dhunė nga ideologjia dhe prak-tika agresive e komunizmit shqiptar dhe i pėrqafuar nga njė numėr i shqiptarėve tė brezave tė rinj, pėr shkak tė edukimit tė mbrapshtė, nė ndonjė rast edhe si farė “trendi europianizues” e mė shpesh si fshehje e identitetit tė vėrtetė fetar, ėshtė vetė tharmi i ēmoralizimit, i krizės sė identitetit tė sotėm shqi¬ptar dhe i lehtėsisė sė konvertimit.
    Nga ana tjetėr, ėshtė krejt e qartė se nė mijėvjeēarin e ri, pėrmasat e gllabėrimit tė identiteteve tė brishta kulturore e kombėtare, janė shumėfish mė tė mėdha se nė dy mi-jėvjeēarėt e shkuar.
    Prishtinė, 18 prill 2003





    .

Faqja 16 prej 58 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •