E di qe duket dicka e tepreuar titulli qe kam vene por ajo qe do shkruaj nuk kerkon replika nga antaret e forumit pasi nuk i drejtohet atyre.
I nderuari Kadare lexova te gjith esene tuaj dhe mund t'ju them qe jam dakort me ato qe shkruani dhe si gjithmon nuk kene bere as me shume e as me pak se keni treguar historine e popullit tone .
Por si gjithmon ju jeni vetem nje hulumtues i huaj per ceshtjen Shqiptare dhe duket sikur nuk i perkisni ketij populli, pse e them kete ,sepse ju keni patur mundesine ta ndryshonit keto 15 vitet e fundit fatin e popullit tone por nuk jeni angazhuar asnjeher ne jeten reale te fateve te popullit tone perkundrazi keni marre leckat dhe ja keni mbathur ne France kur ai kishte me shum nevoje se asnjeher tjeter per nje njeri me opinion dhe kulture te gjere sic jeni ju.
Dhe pastaj qe andej nxirrni konkluzione jo keshtu po ashtu dhe tani le te flasim me fakte:
Ne ditarin tim te viteve 89-90 eshte shkruar
DT-9-4-1990 ora 20 :30
Shperthim me bombe ne librarine Flora . Tirane
Pra pas disa perleshjeve neper stadiume e pas disa demostratave te anulluara ne qender te Tiranes nga disidentet e vertet te komunsteve vjen aksioni i goditjes se librarise qe beri pak deme por ideja ishte qe donin te godisnin mu ne zemer te se keqes shqiptare , dhe ju e dini me mir se mua se kush eshte librari Flora.
Menjeher pas shperthimit dhe ne ditet ne vazhdim grumbuj te rinjsh ndryshuan drejtimin e shetitjeve nga bulevardi per tek libraria dhe ne fund perpara shtepise tuaj , une kam qene njeri prej tyre ather isha 23 vjec kemi pritur poshte shtepise tuaj ishim rreth 100 vete diten e pare dhe prisnim qe ju te dilnit dhe te na udhehiqnit pasi ne njefar menyre ju konsideronim si personi me i afte per te ndryshhuar gjendjen ne drejtimin e duhur , por ju nuk u bete i gjalle as diten e dyte e as diten e trete, ndersa ne rezikuam te futeshim brenda nga regjimi i cili ishte duke dhene shpirt dhe i kishte oret e numeruara.
Shpresat na u prene plotesisht kur pas disa ditesh morem vesh qe zoteria juaj ja kishte mbathur ne France duke kerkuar strehim per arsyet qe i dini ju dhe me duket se i keni shkruar diku, gje qe nuk na interesonte sepse dhate shembullin me negativ qe mund te jape nje intelektual i permasave tuaja, ne shoket studentet populli thonim ama hiku edhe ky po ne c'duam qe rrime ketu jemi me te zgjuar apo me budallenj se ai.
Pastaj dihet se si vajti puna ne 90 kush u ngrit lart e kush u ul poshte kush e piu e kush e hengri gjera qe mund edhe te mos ndodhnin nese ju do ishit pak me trim se nje lepur .
Kaq kisha per ju dhe mund tju them se qe nga ajo dite nuk di cfar keni shkruar dhe nuk e kam marre mundimin te pyes pasi nuk mundesha me te hapja as kapakun e librit kur mbi te ishte emri juaj .
Qe nga ato dite kane kaluar plot 15 vjet dhe vetem sot mora guximin te lexoj esene tuaj.
une nuk jam shkrimtar as politikan as piktor artist apo inelektual une jam popull , une jam vetem nje prej asaj turme qe therrriste me pas,
e duam SHQIPERINE SI EUROPA ............
une jam nje vetem nje prej atyre qe hengri shkopat e gomes ne koke kur ju ishit ne Paris dhe komentonit ngjarjet .....
Edhe kjo eshte nje pjese e vogel e historise tone qe ju mbase nuk ju kujtohet ne esene tuaj.
dardajan
Krijoni Kontakt