Close
Faqja 5 prej 58 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 573
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2006
    Postime
    3
    Per albo
    [B]Krishterimi mbeti me ata 18% te shqiptareve te besimit orthodhoks qe i bene balle 500 vjeteve te pushtimit otoman dhe 300 vjeteve te perpjekjeve uniatiste te Vatikanit per te gllaberuar nje prej djepeve me te hershme te krishterimit ne bote; dhe 50 vjeteve te komunizmit qe u perpoq te shkelte me kembe zemren e cdo shqiptari.
    Shqiptari eshte shume me i vjeter se feja orthodhokse dhe ofendon veten tende nqs identifikohesh shqiptar me te qenit orthodhoks.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    dikush nuk din as te lexoj, as te shkruaj si duhet e si eshte e verteta. Nuk din ta lexosh as Fishten, as De Raden, as Kadarene as Qosjen - per ate eshte mjeshtria letrare e artistike, qekur sheh popullin (sikurse edhe sot poashtu), qe ne vend se te merren shqiptaret me unitet, me ate qe i bashkon, iu jep krah e fuqi kombetare,
    ngritje te vetedijes kombetare - se vetem ajo bashkon - dikujt edhe sot ia plase zoti dy syte e mendjes, e ngrehet pas te lanave TLANAVE te pushtuesve, qe sot armiqet e kombit shqiptar, presin me vesh n'krah (kur po kerset ndasia shqiptare), qe i frigohen unitetit te 7 milioneve ne ballkan dhe duhet te prishen disa shtete, nese shqiptaret ballkanik lidhen si nje trup ne kembe!

    Sot ne transparencat demokratike shqiptare, ka rendesi kush formohet si lexues si ardhes i kombit shqiptar dhe po qe se lexuesi nuk ka te formuar personalitetin e tij shqiptar te paster, mund te bie pree e doktrinave te errta, manipulimeve ideologjike te huaja, qe levrijne si zorret ne prush brenda trurit e zemres se popullit edhe nuk mund te krijoj nje vizion te kjarte per vet termin - shqiptar.

    Pyetja: cfare meson rinia jone nga forumet - duhet ta kuptoj, se thika eshte e gatshme te hyje ne mes, pa perdorimin e methodave tjera te pushtuesve qe ende mbajne peng 3/4 e trojeve shqiptare edhe te bejne sehire nga bregu, duke i pare shqiptaret me thika ne njeritjetrin, duke ua zgjatur pushtimin e shfrytezimin deri ne palcashti, shfrytezuesve te djereses e natyres shqiptare.

    Neper forume shihet ai shpirti shqiptar i vertete (se ka shpirtzii e shpirtbardhe), qe pretendon bashkim forcash edhe ai shpirti i zi nendheshem, qe nuk e kupton ku e ēon rrugica ideologjike e fetare, kundrejte udhes kombetare te hapur, e behesh i verber me sy n'balle - nese nuk e kupton qellimin e as te: De Rades, Fishtes, Kadarese, Qosjes, Mufakut... po shpurdhet si miu gjoja po degradon para kombit sot. Edhe ai eseu me dy teha i atij Shehut, shihet manipulues e dredharak, po ta veresh esencen e qellimit te tij, ku thot: ''evropianizimi nuk perben perkatesi fetare''. Ju nuk e kuptoni ku jane kombet e zhvilluara europiane sot, e cfare flisni duke nenkuptuar se europa i don shqiptaret ose ne fe europiane, ose te pafee. Po kush po te shtyen ty te ndrrosh fe e atdhe - vetem koka jote, qe s'ka mundesi kuptimi manipulimet e huaja brenda popullit (se kombi shqiptar eshte i paster).

    Dikush e kupton viktimizimin e tij, pse po i degradohet feja, e vet ai nuk e sheh vetveten ku eshte, per kend flet e vepron - e ngrehet n'kembe te para si te ishte vet profeti - pa dijte se flet me shqiptar, qe as te thembra nuk i ofrohet. Viktimizimi vie vetiu si akt psikologjik, kur ti nuk je i pjekur te veprosh dhe te behet semundje ngjitese e ta merr shpirtin - kur ti nuk e kupton se duhet te veprosh separi per nje atdhe - e sedyti per tre fe (aty ku je, ku i takon).

    Feja eshte besim, po ti nese nuk i beson kombit e atdheut tend, ti nuk i beson as zotit, as krishtit as muhamedit - vetem i tradheton genjen. Duhet ta keshe vendin ku falesh, rrfehesh, e pastaj t'i beshe faljet e lutjet fetare - e ai vend eshte atdheu yt, i te parve tuaj, per te cilin vepron, lufton, vdes! Nese ti nuk permbahesh keshtu - ti s'ke fee as ardhmeri te mire, por vetem vegel e huaja e ndyer, qe te perdorin po aq sa kane interes, e te gjuajne ne rruge si zhele, kur tu soset interesi. Fetari i forte eshte separi atdhetar, aty eshte pikenisja e fese, besimit e shqiptarizmes!

  3. #43
    Gjate, shume gjate, shkruan edhe ky A. Baleta, e nuk mendoni dy here per ti sjelle (postuar) ketu ne forum - flet gjate si lenini, per ti rene shkurt ...

    Pervec kombesise, qe e kane te perbashket, Kadare, Bejko, Baleta, e te tjere kane edhe nje te perbashket plotesuese, vec te tjerave - specialista, ekperte, e kompetente per te gjitha ceshtjet.

    Tribalizmi Shqiptar, teme "sensacionale" per fillimin e shekullit superxixa, mund e duhet te trajtohet me nga afer e me perparesi prej historianesh, socio- e psikologesh, dmth autoritete shkencore, vetjake dhe korporative.

    Mirepo vakumi i krijuar ne studimin e trajtimin e ketyre ceshtjeve, ngurimi e mungesa e daljes ne publik me opinione te bazuara shkencore, e bejne te nevojshme te dalin figura si Kadare qe te prononcohen per to.

    A mund te vihen ne diskutim te vertetat dhe problemet qe shtronte Kadare para ca ditesh me "Sprove"-n?

  4. #44
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Une dhe familja ime i perkasim atij 18% te shqiptareve dhe fale ekzistences sone ne mesin tuaj, Shqiperia sot e ka emrin Shqiperi e jo Arnaudllek,.."
    (Albo)



    Albo!

    A mundesh njehere,dhe vetem njehere ta imagjinosh jeten tende pa ate orthodoksizmin tend te famshem?

    Ju qe tejshqoni perkatsine e juaj fetare,ju jeni demi i Shqiperise.Kjo vlene per te tri palet.

    Shqiperine se kan shpetuar ortodokset,as muslimanet,as katoliket.Shqiperine e kan shpetuar shqiptaret.

  5. #45
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Forum126, ky artikulli qe ke sjelle ti eshte i yti, nga germa e pare deri tek e fundit, apo i ndonje tjetri?! Po pate mundesi, a mund te me thuash autorin?

  6. #46
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Krishterimi mbeti me ata 18% te shqiptareve te besimit orthodhoks qe i bene balle 500 vjeteve te pushtimit otoman dhe 300 vjeteve te perpjekjeve uniatiste te Vatikanit per te gllaberuar nje prej djepeve me te hershme te krishterimit ne bote; dhe 50 vjeteve te komunizmit qe u perpoq te shkelte me kembe zemren e cdo shqiptari.

    Albo
    H a ha ha.............Po neve katolikeve ku po na len. Ti dukesh mjaft elokuent dhe shkruan bukur ( sidomos ne syrin e neve qe vijme nga jashte Shqiperie) por je shume tendencioz. Prandaj do te parashtroj nje pyetje pa pas pretendim te provokoj..

    Pra:

    1. si ndodhi qe Barleti (katolik) te shkruaj historin e Kastriotit (orthodoks sipas teje)

    2. Si ndodhi kjo qe Buzuku (katolik) te shkruaj Masharin ( ejo dikush nga 18%)

    3. Si ndodhi qe Pal Engjelli, Bogdani, Budi, Bardhi etj te bejne aq pune madhore kombetare e jo dikush nga 18%

    4. Ku i len to Balshajt, Dukagjinet e familjet tjera katolike te mesjetes


    Pra fute edhe ate 13% qe vuajti edhe nen turkun edhe nen Enverin me shume se 18-shi............

    P.S. Dua te them se nuk kam asnjefar animoziteti ndaj orthodoksise shqiptare - perkundrazi, por je shume tendencioz dhe njeanesh...............

    Me te mira.......

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    H a ha ha.............Po neve katolikeve ku po na len. Ti dukesh mjaft elokuent dhe shkruan bukur ( sidomos ne syrin e neve qe vijme nga jashte Shqiperie) por je shume tendencioz. Prandaj do te parashtroj nje pyetje pa pas pretendim te provokoj..

    Pra:

    1. si ndodhi qe Barleti (katolik) te shkruaj historin e Kastriotit (orthodoks sipas teje)

    2. Si ndodhi kjo qe Buzuku (katolik) te shkruaj Masharin ( ejo dikush nga 18%)

    3. Si ndodhi qe Pal Engjelli, Bogdani, Budi, Bardhi etj te bejne aq pune madhore kombetare e jo dikush nga 18%

    4. Ku i len to Balshajt, Dukagjinet e familjet tjera katolike te mesjetes


    Pra fute edhe ate 13% qe vuajti edhe nen turkun edhe nen Enverin me shume se 18-shi............

    P.S. Dua te them se nuk kam asnjefar animoziteti ndaj orthodoksise shqiptare - perkundrazi, por je shume tendencioz dhe njeanesh...............

    Me te mira.......


    Sa kot!

    Dmth-ne musliman, protestant, budiste, ateiste, scientolog, animist etj. s'ka gja. Neve ku na len, thote? Neve ku jemi? hahahahaha. Shume i njeanshem. Duhet me qene i dyanshem, katolik dhe ortodoks, per me qene ne rregull.

    Secili menon per vete.

    Vlere do kishte sikur te thoje qe jo, nuk mund te jete shqipetar=ortodoks, por nese shprehesh sime siper nuk je aspak me i mire se ai tipi me lart.

    Zot jepu mend se kompjutera dhe internet kane!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 01-04-2006 mė 05:45

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pėr simpatizantėt e Kadareistave ,Surroistave dhe iks istave tjer,

    E shihni zotėrinjė se q`pėrqarje bėnė ndėr shqiptarėt i "madhi"Kadare me porosinė e bosave tė vet franqez e ca bajraktar tė pist Europian tė cilėt pėr qėllim tė vetin kan shkrirjen e identitetit shqiptar nėnė ambrellėn e kinse Europianizimit si identitet.Shqiptarėt e kan identitetin e vet me tė tri fet mbrenda saj,andaj shkrirja e muslimanizmit apo konvertimit tė shqiptarėve nė fe krishtere ėshtė njė pėrqarje qė bėnė vet Kadare,Surroistat e istat e tjer me sejmenėt e tyre e qė shkon drejtpėrdrejt nė interesat e serbosllavis e tė grekofilis dhe gjithashtu hedh ujė nė mullirin e armiqve shekullor tė shqiptarėve.

    "Mr.Dituria"alias Sabri Selmani

  9. #49
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Mirė, nga idenditeti Europian i Shqiptarit kaluat kush\cila fe e mbrojti Shqiptarizmin nė vend se tė shkruani se kush do tė dergoj Shqiptarizmin nė Evropė. Hehe. Debat shumė regresiv. Pa hipnoz.

    Albo me siguri ėshtė shumė krenar qė 18% i tij na shpėtoj, Barleti e Bogdani e Frangu e Enveri e Hasani e Beqiri e Sabri forumisti. Tė gjithė patriotė e vizionar. Pih. Mentalitet qė justifkon gjendjen e Shqiptarizmit. Negros of Europe. Pardon, proud negros.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #50
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Kush do ta dije sot se ēa feje kane shqiptaret.
    Duhen respektuar ligjet, duhet te kete drejtesi, pune; se per fe s'do ta dije njeri sot. Nuk jemi ne mesjete.
    Ne fund te fundit shumica e shqiptareve nuk praktikon asnje lloj feje. Shteti yne duhet te jete laik. Pse duhet te kete debat mbi fene ne Shqiperi. Le t'ia leme debatin fetar ekstremistave si puna e grekeve, arabeve, serbeve etj, etj. Mos e prek .utin se vjen ere - thote populli.

Faqja 5 prej 58 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •