Close
Faqja 45 prej 58 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 573
  1. #441
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Eshte e kote te flasesh per identitet europian apo oriental tonin, nderkohe qe te dy keto koncepte (orientime) kane te metat e tyre te medha. Te dy keto koncepte i jane bashkengjitur dy zonave (apo racave) te caktuara dhe sot shihet me syrin e thjeshte se Europa eshte e ardhmja pasi eshte qyteterim, dhe Orienti dicka qe s'duhet te kete aspak te beje me ne se eshte mbrapambetje. Por ne te vertete nuk eshte aspak keshtu. Te dy nocionet kane te metat dhe te mirat e tyre. Psh Europa ka zhvillimin (ekonomik, politik, ushtarak, kulturor, shkencor) dhe ne sot po perpiqemi drejt Europes. Por mos valle duhet qe per hater te Europes te lejojme qe droga, prostitucioni, cthurja morale, shkaterrimi i familjes te ulen kembekryq ne shoqerine tone te brishte. Nuk e di se ku e kane te miren keto fenomene. Te gjithe jemi te ndergjegjshem se ndikimi i tyre eshte mese shkaterrues per shoqerine (jo tonen por te kujtdo) dhe sidomos shkaterrimi i familjes, e cila eshte baza e shoqerise. A nuk eshte bashkejetesa nje shembull i kesaj? Ne Europe nuk krijojne familje se duan ti harxhojne parat per qejf te tyre dhe krijimin e familjes e shohin si barre. A nuk eshte Europa nje popullsi e plakur, pos emigranteve orientale? Po ashtu ne krahun tjeter kemi Orientin. Orienti ka nje mbrapambetje (ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, shkencore) plus qe po vuan nga nje paqendrueshmeri ideologjike (qe nga shembja e khalifatit me 1924), pasi qe atehere nuk ka nje pushtet qendror. Gjithashtu terthorazi sot me Orientin kuptohet Islami. Por te pakten ne Orient familja dhe individi kane nje pozite te nderuar ne shoqeri. Nuk ka droge, alkool, prostitucion,cthurje morale apo fenomene te tjera te ngjashme (denimi me vdekje). Pra te pakten shoqeria dhe familja jane te shendosha, ndryshe nga Europa. Tani le ti grupojme keta qe shpjeguam ne E Mira e Europes(zhvillimi dhe perparimi) dhe E Keqja e Europes (cthurja e shoqerise dhe shkaterrimi i familjes) si dhe ne E Mira e Orientit (familja dhe shoqeria e shendose) dhe E Keqja e Orientit (prapambetja). Sic cdokush e merr me mend, shqiptaret duhen te marrin te mirat e te dyja paleve dhe te shmangin te keqijat e seciles. Si pasoje ne duhet te kerkojme zhvillim dhe perparim, por njekohesisht te ruajme shoqerine dhe familjet tona nga fenomene te keqija si droga, alkooli, prostitucioni,etj.
    Sot po merret Europa me cka brenda dhe nuk po behen perpjekje per te ndaluar disa nga pasojat shkaterruese te saj. Ne i shohim pasojat. Vetevrasje, krimet e shumta brenda familjes, perhapjen e duhanit dhe droges ne moshat e reja (qe ne te mesme e madje disa qe ne tetevjecare). Dhe mendoj se jeni te nje mendimi me mua se paresia i takon familjes dhe shoqerise se shendoshe (Orientit) dhe pastaj zhvillimi e perparimit (Europa). Nqs ndodh e kunderta (apo vazhdon ashtu sic ka vazhduar keto vitet e Tranzicionit) atehere ne do te deshtojme ashtu si Europa. Vendi yne do te popullohet nga emigrantet e shumte orientale dhe popullsia vendese, e cila do te kete shtim natyror negativ (si sot Europa), do te shkrihet me te ardhuren, e cila paraqet dinamizem dhe shtim natyror te larte.
    Dhe me e bukura eshte se: A nuk mbetem perseri Oriental?!!!

  2. #442
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga DardanG
    Pėrgjigjėn ta dha AKIL-A mė lartė por unė dua vetėm tė shtojė( Akili-sigurisht nuk e pa tė arsyeshme tė hyjė nė detale) se themeluesi i Konstantinopojės, pra Stambolli i sotėm, ishte Konstantini, njė mbret ilir!
    E sa pėr ty Sabri, nuk kemi cfarė tė themi, ke mbetur turkoshaku numėr njė nė Forum! Ti ėndėrron dhe lufton pėr njė "Arnautlluk"nė kuadėr tė Turqisė, apo tė dreqit e tė birit! Pak pėr ty janė ato epitete , tė cituara nė njė postim timin mė lartė!
    Po gjenocidin 1500 vjeqar i sunduesve romako-bizantin mbi popullin shqiptar i spjegon, trajton dhe i pranon si perqafime ne avansim te kombit shqiptar?

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Lexoje me vemendje kete qe ke shkruajtur dhe ke per te gjetur ne te si nje deformim mendor te hartes evropiane, identitetit evropian dhe ne te njejten kohe ke barazuar kulturen shqiptare me zero.

    Evropa nuk mund te kuptohet pa kontributin e perbashket te gjithe popujve qe jane pjese e kontinentit dhe kur vlerat e nje populli i imponohen vlerave te nje populli tjeter, kjo nuk e ka emrin kulture, e ka emrin asimilim ose kolonizim.

    Po te dilte nga faqet e historise nje kryqezator frank apo ndonje kolonizator britanik, ai do te mahnitej nga zelli yt per tu vete-asimiluar ne liri, pa shijuar as tyten e topave te flotes britanike e as shpaten e kryqezatoreve franke.

    Ne rrugen per qyteterim disa popuj krijuan nje kulture me vlera te medha per njerezit e disa popuj me vlera te kunderta te cilat i sollen vuajtje dhe mjerim njeriut......pra te perqafosh ato vlera qe te bejne me te vertete te qyteteruar dhe te ndihesh njeri nuk eshte asimilim por detyre njerezore.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 02-04-2007 mė 09:34
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #444
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne rrugen per qyteterim disa popuj krijuan nje kulture me vlera te medha per njerezit e disa popuj me vlera te kunderta te cilat i sollen vuajtje dhe mjerim njeriut......pra te perqafosh ato vlera qe te bejne me te vertete te qyteteruar dhe te ndihesh njeri nuk eshte asimilim por detyre njerezore.......
    Mos e ke fjalen per kryqezatoret franke, per kolonizatoret britanike, per nazistet gjermane, per fashistet italiane apo per komunistet spanjolle? Apo e ke fjalen per ate Evropen Perendimore qe dogji e shkaterroi jo vetem qyteterimin e vete gjate Luftes se II Boterore por solli edhe gjemen me te madhe qe kish pare njerezimi?! Prandaj kujdes kur flet per "vlera" dhe "kulture" perendimore, pasi historia e Evropes nuk fillon ne shekullin e fundit.

    Vlerat nuk i prodhojne qyteterimet, vlerat i prodhojne e trashegojne njerezit me besimin dhe moralin e tyre. Jane po keta njerez qe ndertojne qyteterime me te cilat ti dhe mbare bota krenohesh. Dhe keto vlera e virtyte te nje populli nuk humbasin as me ngritjen e renien e qyteterimeve, as me pushtimet e asimilimet. Shembulli me i mire per kete eshte populli shqiptar.

    Eshte gabim i rende te perkufizosh boten shpirterore te nje populli te lashte me orientimin e vete politik te kohes. Te kujtoj se 40 vjet me pare, Enver Hoxha e orientonte Shqiperine drejt Bashkimit Sovjetik e drejt Kines (Lindje), sot klasa politike e drejton drejt Bashkimit Evropian e SHBA (Perendimit), por 40 vjet si sot nuk i dihet se cfare orientimi politik mund te kete vendi e mbare bota. Dhe nje popull qe e barazon identitetin e vete shpirteror thjeshte me orientimin e tij politik te kohes, eshte nje popull i destinuar per te humbur ne perjetesi identitetin e vete.

    Eshte njesoj si te rritesh nje femije dhe si prind te shkosh me mendimin qe femija im duhet te rritet me te njejtin moral qe rriten femijet e francezeve e gjermaneve, dhe jo me moralin me te cilen jam rritur une si prind, moral qe e kam trasheguar nga prinderit e mi brez pas brezi.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-04-2007 mė 12:08

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Po gjenocidin 1500 vjeqar i sunduesve romako-bizantin mbi popullin shqiptar i spjegon, trajton dhe i pranon si perqafime ne avansim te kombit shqiptar?
    Po mirė more Sabri Korbziu, more turkoshaku numėr njė i Forumit, sipas teje, nėse shqiptarėve u ėshtė bėrė njė gjenocid 1500 vjecar nga Roma e Bizanti atėherė automatikisht i jepet tė drejtė Turqisė qė ta vazhdojė gjenocidin mbi shqiptarėt edhe pėr njė mijė vite tė tjerė! Pra Shqipėria tė bėhet edhe njėherė Arnautlluk, njė snaxhak i Turqisė!
    Ah, horrat e korbat qė jeni ju qė ėndėrroni dhe hapur e thoni dhe e ndillni edhe njėherė natėn e gjatė aziatike mbi trojet etnike shqiptare! Shporruni dhe shkoni atje nė Turqi, nepėr fshatrat kurde dhe armene dhe bėhuni mish pėr top pėr interesa tė Turqisė! Ju e doni Turqinė shkoni atje! Shqipėria me trup, shpirt dhe bindje ishte, ėshtė dhe do tė mbetėt nė Evropė.

  6. #446
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    kjo eshte teme shume e madhe por ia vlen te lexosh mbi revolucionin socialo-industrial ne japoni 1860......atje do ta shikosh qarte ndryshimin e vlerave....

    dua te them se jo cdo vlere e ardhur nga tradita nuk eshte edhe e mire medoemos...sepse nga tradita njeriu trashegon edhe barbarizmin ne te njejten kohe......(trashegon te mirat dhe te keqijat)...

    ketu dua te citoj nje thenie te nje iluministi gjerman....."nje popull vital qe krijon qyteterim e ka per detyre qe cdo brez i ketij kombi, te rivleresoje cdo vlere te trasheguar"........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 02-04-2007 mė 12:14
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #447
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    ORIENTALIZMI

    Nga:...


    Orientalizmi ėshtė njė ligjėrim i formuar fillimisht nė Evropėn perėndimore, e mė pas edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė pretendon tė njohė, pasqyrojė dhe tė ‘flasė’ nė mėnyrė autoritare ‘tė vėrtetat’ mbi Lindjen. Nė themel tė tij qėndron pėrfytyrimi i botės nė dy pjesė homogjene dhe nė kundėrshti me njėra tjetrėn, ku Perėndimi pėrfaqėson fuqitė e sė mirės dhe Lindja fuqitė e sė keqes. Orientalizmi ishte shtytės pas pushtimeve koloniale dhe u riprodhua prej tyre, duke u ‘pasuruar’ mė tej me idetė raciste tė darvinizmit shoqėror. Megjithėse kolonializmi nė formėn e tij klasike ka pėrfunduar, orientalizmi, pėr njė sėrė arsyesh akoma mbizotėron nė kulturėn perėndimore dhe, i pėrcjellė me anė tė mediave nė tė gjithė botėn, strukturon e kufizon aftėsitė tona tė pėrfytyrimit tė vendeve joperėndimore. Gjurmė tė njė ligjėrimi tė tillė i gjejmė nė potretizimin e Turkut nė veprėn Istori e Skėnderbeut tė poetit Naim Frashėri. Demonizimi i Turkut nė atė vepėr rrjedh prej qėllimeve atdhetare tė autorit, mėnyrės sė ndėrtimit tė subjektit dhe ndikimit tė ideve orientaliste mbi formimin intelektual tė Naimit. Me veprėn e Naim Frashėrit dhe rilindasve tė tjerė, filloi nė disa rrethe kulturore dhe politike shqiptare ndarja midis Perėndimit dhe Lindjes. Strukturimi i kėsaj ndarjeve u bė nė debatet publicistike gjatė reformave tė ndėrmarra nga mbreti Zog. Pėrfytyrimi orientalist pati njė ndikim mė tė gjerė nė periudhėn komuniste. Nė vitet pas komunizmit, intelektualė dhe politikanė nė Shqipėri kanė krijuar nė kulturėn shqiptare njė ndarje artificiale midis ‘Shqipėrisė perėndimore’ dhe ‘Shqipėrisė lindore’, gjė qė ėshtė shumė e dėmshme, sepse thellon pėrēarjet midis shqiptarėve, pengon zhvillimin e frymės sė tolerancės dhe demokracisė dhe mbjell konflikte shoqėrore nė mesin e tyre. Pėr tė pėrforcuar argumentet e tyre, orientalistėt paskomunistė shqiptarė e paraqesin veten si vazhdues ideorė tė Rilindjes Kombėtare. Ata, nė fakt, bėjnė njė pėrzgjedhje tendencioze tė motiveve orientaliste nė shkrimet e rilindasve, sidomos nė ato tė Naim Frashėrit pėr vetė vendin qė zė ky i fundit nė kulturėn kombėtare shqiptare, dhe i mbivlerėsojnė ato, duke lėnė pasdore aspektet themelore tė veprės sė Rilindjes Kombėtare. Mendimi ynė ėshtė qė njė ndarje sipas mendėsive ‘perėndimore’ dhe ‘lindore’ te shqiptarėt nuk ekziston; nė linja tė pėrgjithshme shqiptarėt duket se janė nė njė mendje pėr sa i pėrket tė ardhmes demokratike, laike, dhe evropiane tė kombit tė tyre.



    Pergatit:Sabri Selmani-Gjermani






    sabri lexo ete mbase te ndohmon te kuptosh orientalizmin,lindorizmen shqiptare:



    PERENDIMOR APO LINDOR



    Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn.

    Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar

    i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i

    shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk

    njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė

    droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.



    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet,

    pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i

    siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar,

    e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt

    qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek.

    Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.



    Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė

    ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė,

    Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake

    (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates

    bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin,

    dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.



    Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj

    me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 -

    dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur

    nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare.

    Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare

    lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.



    Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik,

    d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare

    dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar

    nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren,

    deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”.



    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone,

    apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme,

    fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė

    karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt,

    porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.



    Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė;

    sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri

    - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm,

    i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire

    dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.



    Prof. Krist Maloki

    Gazeta “Pėrpjekja Shqiptare” 1937

  8. #448
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Une mendoj se ne jemi pasardhes te ilireve.

    Iliret paten ene banoret e hershem te pjeses perendimore te gadishullit ballkanik.

    Si pasardhes te tyre ne kemi race dhe kulture europiane.

    Assimilimi i disa shiptarve ne fene otomane turke nuk i ben ata me pak shiptare.
    kjo pasi shumica e shiptarve muslumane nuk e praktikojne fene dhe kulturen islame. Ata vetem emrin kane islam.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #449
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    48
    Ne kemi identitet evropian aq sa kane dhe vendet arabe.Nje popullsi me 70% muslimane ku deri ne vitet 30 e gjithe kjo pupullsi mbante ferexhe dhe ju akoma kerkoni identitet evropian ne te?

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Vizionari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka patur arsye kur ka kritikuar disa ajetullaha shqiptar te cilet nuk donin te dilnin nga sfera e pa diturise dhe tani shife se cili ka patur arsye.
    Kadare eshte perpjekur ēdo here si permes librave te tije si ne deklarata para gazetarve, gjithnje iu eshte droe kesaje krizes se identitetit shqiptare, nga frika se mos nje dite edhe populli yn do futej andej, ne rangun e aksit te se keqes !
    Kadare pra ka propozuar nje identitete te shqiptarve europianė me nje trashigimsi civilizuese e jo fundamentaliste fetare te ēfar do llojit qe neve nuk na perkete dhe nuk na u eshte dashur as ne keto momente me kritike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 10-05-2007 mė 18:32

Faqja 45 prej 58 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •