Close
Faqja 42 prej 58 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 573
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nese asht me pyetje islami si problem per te qen Europian, europa ka afer dhejt milon musliamn ne te bile bile ma fetar dhe pa prantikant dhe qdo shtet ia mundeson kushtet per tu pre me mijera kurban diten e kurban Bajramit qe ne vende shqiptare nuk bahet ky organizim.
    Ka racizem ka laksizem kjo asht Europa"Te gjith ndryshe te gjith europian" pat then Chirak nji ditź..
    Nuk asht fare ne pyetje feja , ne jemi ne Europ por per te hy ne menyren ligjore sipas rregullave ne kemi shum nevoj per ndihen e Eurpa ep 20% te bugjetit shtetve te reja qe hyn ne Europ bile bile greqija qe sa vite asht ajo ende ka ket benifik...kur ja bana ket pyetje nji deputeti tha nuk asht asgje ...kjo shumė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 19-02-2007 mė 20:24
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ne jemi ata qe jemi dhe nuk mund te behemi ndryshe...me teper jemi nje popull me nje kultur mesdhetare si edhe disa pjese apo regjione te europes, jugu i frances, disa regjione te spanjes e te italisė...

    Pra per te hyr ne kete klub secili paguan antarsimin, si nje klub a shoqate...
    Franca paguan per ēdo vite ne Bruksel nga 17 Miliard euro, e i kthehen vetem 14 si shperblim...

    Europa eshte vetem se nje shprehje gjeografike e nje kontinenti, nuk mund ti gjesh dy popuj te njejte ne te....te gjithe ndryshojne njeri nga tjetri.
    Pra si identitet europian mund te jene edhe amerikanet e jo ne qe jemi me dy kembet ne europen e bashkuar por qe mjerishte te tjeret nuk na njohin si europian e qe ketu eshte pengesa me e madhe e jona; mos njohja e te tjerve qe edhe ne jemi europian.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-02-2007 mė 21:28

  3. #413
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ceshtja eshte se po ngaterrojme dy nocione krejt te ndryshme qe kane te bejne me termin Europe. Kur thuhet Europe, kemi te bejme me nje nocion gjeografiko-kulturor, ai kontinent europian qe njihet nga te gjithe ne prej hartes gjeografike.
    Kurse Bashkimi Europian (EU) eshte nje nocion politiko-ekonomik. Eshte nje bashkim shtetesh europiane, qellimi i te cilave eshte konsolodimi i nje federate paneuropiane, ku secili shtet te kete pavaresine e tij dhe qe i bashkojne te njejtat vlera demokratike.
    Te dy nocionet nuk mund te ngaterrohen me njera-tjetren. Edhe pse je i pozicionuar ne Europe, nuk eshte e thene qe detyrimisht mund te besh pjese ne kete union, por edhe anasjelltas, edhe pse nuk ben pjese ne kete union, nuk skualifikohesh detyrimisht nga te qenit europian. Por edhe pse je i pozicionuar ne kontinentin europian, a mos valle kjo te ben detyrimisht njelloj europian si spanjollet, italianet, ceket, francezet apo edhe gjermanet?

    Per sa i perket identitetit europian te shqiptareve, se pari keta kokat e kombit le te na perkufizojne njehere qarte se cfare nenkuptojne ata me identitetin shqiptar, cfare nenkuptojne me identitet europian, cilat jane bazat e ketij identiteti dhe pastaj le ta krahasojne identitetin shqiptar me identitetin europian dhe me vone le te na thone se sa i afrohet identiteti yne atij europian.

    Duhet menduar edhe dicka, qe pothuaj te gjitha periudhat pasmesjetare europiane, te cilat bene te mundur krijimin e identitetit te sotem europian, popullit tone i kane kaluar krejt anash pa e prekur fare, sepse dihet qe ne ate kohe vendi yne ishte nen ndikimin otoman dhe ishin shume te pakta mundesite qe ne vendin tone te ndikonin ato rryma qe krijuan identitetin europian. Ajo pakez fryme europian u percoll vetem nga ata pak mendjendritur, te cilet duke formuar vete nje identitet europian, u perpoqen ta percillnin kete edhe ne popull, megjithese nje gje e tille ne ato kohera ishte jashtezakonisht e veshtire, duke patur parasysh qe ne ato kohera nuk gjendeshin mjetet mediatike te sotme dhe kur mbi 90% e popullsise ishte analfabete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 20-02-2007 mė 09:50
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #414
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anėtarėsuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    Gjith Kultura Tek Shqiptari Eshte Mbledhur.
    Oh My God
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

  5. #415
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Shume po flitet per identitetin e shqiptareve keto kohet e fundit. Me duket nje debat shume debil, per faktin se Evropa akoma nuk eshte krijuar dhe askush nuk thote un jam evropian, por thote un jam gjerman, spanjoll, rumun....
    Me sakte: shqiptar eshte ai qe ka nje nacionalitet te tille, qe flet shqip. Nje shqiptar mund te jete me sy te zinj, boje qelli, kafe, ose ngjyre tjeter. Ai mund te jete katolik, mysliman, ortodokse ose mund te jete i pa fe. Ne qofte se neser Shqiperia mund te futet ne Evrope atehere te gjithe shqiptaret pa dallim feje apo njyre do te quhen shqiptare evropiane. Ne qofte se Evropa do krijoje nje gjuhe te perbashket duke bere te mundur zhdukjen e gjuheve te tjera atehere do quhemi evropiane.
    Nuk jemi ne kohen e Millosheviēit kur serbet myslimane quheshin turq.

  6. #416
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar mė parė nga qafezezi
    Shume po flitet per identitetin e shqiptareve keto kohet e fundit. Me duket nje debat shume debil, per faktin se Evropa akoma nuk eshte krijuar dhe askush nuk thote un jam evropian, por thote un jam gjerman, spanjoll, rumun....
    Me sakte: shqiptar eshte ai qe ka nje nacionalitet te tille, qe flet shqip. Nje shqiptar mund te jete me sy te zinj, boje qelli, kafe, ose ngjyre tjeter. Ai mund te jete katolik, mysliman, ortodokse ose mund te jete i pa fe. Ne qofte se neser Shqiperia mund te futet ne Evrope atehere te gjithe shqiptaret pa dallim feje apo njyre do te quhen shqiptare evropiane. Ne qofte se Evropa do krijoje nje gjuhe te perbashket duke bere te mundur zhdukjen e gjuheve te tjera atehere do quhemi evropiane.
    Nuk jemi ne kohen e Millosheviēit kur serbet myslimane quheshin turq.
    E po tani kemi mall pėr kohėn e Milloshevicit! Pra kohėn, apo kohėrat, kur nuk na dinin pėr shqiptar, por na quanin turq, arab, aziatik, apo njerzė me bishta, tė parasimuar po se po, por asesi njė popull europian, pra asesi nuk donin tė dinin(edhe pse e dinin) se shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit! Dhe pasi Milloshevici nuk ėshtė sot dhe pasardhėsitė e tij poashtu antishqiptar nuk e kanė tashmė forcėn (urrejtjen po) e argumentit tė na quajnė sic na kanė quajtur, dalin ca "shqiptarė", ca hica dhe thonė jo po ne jemi shqiptar, por nuk jemi taman shqiptar, jemi nė Europė por nuk jemi taman europian... Pra, thėnė shkurt, duan tė thonė se jemi gjithėcka por jo ata qė jemi, pra nuk jemi shqiptar dhe si komb e popull nuk i pėrkasim racės europiane dhe gabimisht jemi kėtu, ku jemi, pra nė Europė!
    Faqezinjtė! Horrat! Korbat!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 27-02-2007 mė 08:36

  7. #417
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shqiperia nė identitetin kulturor

    25 Shkurt Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina analizon debatin e hapur mbi identitetin e shqiptarėve. "Metropol" do tė botojė tė plotė veprėn e Trebeshinės, ndėrsa mbetet i hapur tė botojė analizat, tė cilat mund tė jenė tė kundėrta ose pro me Trebeshinėn. Analiza ėshtė e plotė dhe nė respektim tė plotė me drejtshkrimin e Trebeshinės, i cili paraqet mendimet e tij, por qė nuk janė tė gazetės.

    Vetėm pak mė parė pėr identitetin e shqiptarėve u zhvillua njė debat mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Ndėrsa Trebeshina ka zgjedhur qė mendimet e tij pėr kėtė ēėshtje t’i paraqesė nė gazetėn "Metropol"

    Kapitulli i parė

    Debate tė ēuditshme


    Plot dhe pakėz mė shumė se dhjetė vite mė parė, pikėrisht nė shtatėdhjetė vjetorin tim tė lindjes, dikush nga televizioni mė kėrkoi takim dhe mė propozoi qė tė merrja pjesė nė njė debat televiziv pėr ismailkadarenė.

    Ai dikush ishte dhe njė nga moderatorėt mė tė mirė tė televizioneve shqiptarė... Por, kjo nuk ka asnjė rėndėsi!... Kėtu ajo qė vlen tė trajtohet ėshtė debati.

    Pse bėhej ai debat?...

    Para se tė futemi nė thelbin e ēėshtjes, ėshtė mė mirė qė tė shtyhemi tej nė rrjedhėn e ngjarjeve.

    Rreth tre vite mė vonė njė nga zonjat e shumta tė ismailkadaresė, pasi me mendjelehtėsinė qė e karakterizon mė kishte bėrė disa ftesa qė tė merrja pjesė nė ato mbledhjet qė organizonte ajo me tė hollat e nuk dihet tė kujt, mė dėrgoi mė nė fund njė njeri me propozimin qė tė merrja pjesė nė debatin e planifikuar "dy shkrimtarė pėr njė karrige".

    Titull i bukur sa mė s“thuhet... Vetėm se...

    Po!... Ajo zonja... Zonjat e tjera dhe tė gjithė zotėrinjtė qė lėpijnė akoma kockat qė ka hedhur dikur partia e punės e Shqipėrisė, duhet tė dinė se unė nuk kėrkoj asnjė karrige shqiptare!... Fronin tim e kam bėrė unė vetė dhe nuk ka lindur... Dhe as nuk do tė lindė ai qė do tė ma marrė...

    Le tė shkojmė mė tej!...

    Jo, jo!... Nuk do ti marrim tė gjitha me radhė!... Do tė tregojmė vetėm kėtė tė fundit!...

    Shqipėria ishte dhe ėshtė nė debat!...

    De, more, de!... Ishte kaps ismailkadareja dhe duhej debati qė tė ēlirohej...

    Mė marrin nė telefon nga njė gazetė...

    Si dhe herė tė tjera!...

    Ajo zonja kėrkonte takim dhe intervistė!... I them prerė se nuk doja tė takohesha me tė dhe se nuk doja tė merrja pjesė nė debate sharlatanėsh mesjetarė!...

    Pavarėsisht nga kjo, emri dhe fotografia ime u panė nė gazetėn e tyre... Dhe jo vetėm kaq!... Rreth tri javė mė vonė fotografia e ime, e marrė nga Kosova, u duk pėrsėri nė njė gazetė si zbukurim i debatit pėr identitete tė falsifikuara.

    Kėto incidente tė tyre nuk do tė kishin asnjė rėndėsi sikur tė ishin thjeshtė shkelje tė etikės nė fushėn e informacionit masiv.

    Por ato nuk ishin dhe nuk janė vetėm aq!... I kalojmė shkeljet nė pėrmasat e etikės... Dhe nė horizontin shqiptar ngrihen pėrbinshėm hijet e institucioneve marksiste-leniniste, qė nga Akademia dhe Universiteti dhe gjer tek teatrot dhe Lidhja e Shkrimtarėve!...

    Pse organizohen kėto debate me ismailkadarenė?!...

    Thjesht: Pėr tė vazhduar lojėn e ndyrė qė ai tė jetė i pranishėm gjithė vitin me dymijė ditė nė jetėn politike shqiptare... Qė tė mos harrohet!...

    Dhe shpikim ēmime, nga ai dhe pėr atė, vetėm e vetėm qė shqiptarėve t“iu kujtohet nė ēdo ditė dhe nė ēdo rast Shqipėria e enverhoxhės, qė merrte ēmime ndėrkombėtare pėr ushqimin, kur qumėsht dhe vezė nuk kishte nė treg!... Dhe shpikėm ēmime nga ai dhe pėr tė qė tė mbetet gjithnjė i pranishėm nė jetėn shqiptare enverhoxha dhe absolutizmi i tij i pashembullt nė histori!...

    Politikanėt shqiptarė, tė edukuar me frymėn marksiste-leniniste nė institucionet qė kishte ngritur enkas partia e punės, mungesėn e enverhoxhės nė jetėn politike shqiptare mundohen ta mbushin me letėrsinė e realizimit pornoburokratik socialist dhe, kryesisht, duke zbukuruar figurėn e ismailkadaresė, tė shėmtuar si letrar dhe si njeri.

    Veprat kryesore tė ismailkadaresė nuk mund tė kenė vend nė arsimimin e shqiptarėve!... Se ismailkadareja ėshtė njė komunist tėrėsisht i zbuluar nė kriminalitetin e tij!... Mjaftojmė tė kujtojmė zhvarrimet, dimrin e madh dhe vėllimin e nėntėmbėdhjetė tė enverhoxhės me tė gjitha detajet e tij!... Prandaj asnjė nuk mund tė merret letrarisht me veprat e ismailkadaresė, por tė gjithė sė bashku merren me fryrjen e tullumbaceve qė krijojmė vetė!... Prandaj institucioni i ngritur posaēėrisht pėr atė lloj shkrimtari organizon herė pas here debate!... Ėshtė si ato tė hollat e ndyra qė kėrkojnė patjetėr larje!...

    Se si mund tė shpjegohet qė, edhe pas debatesh tė pėrsėritura, kur ismailkadareja, i vėnė me shpatulla nė mur, ka pranuar nė shtyp hapur se nuk ėshtė disident, me kėmbėngulje prej idiotėsh, njerėzit e klanit tė tij pėllasin se ai ėshtė i pari i disidentėve?!...

    Nė kėtė rast kemi tė bėjmė vetėm me logjikėn enverhoxhiste tė futur nė trutė e tredhura nga institutet e marksizėm-leninizmit.

    Jashtė ēdo dyshimi ismailkadareja ėshtė njė kriminel komunist nga ata tė Sigurimit tė shtetit. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton vetėm fakti qė ai, pėr arsye thjesht personale, ka dėnuar njė familje tė pafajshme qė nuk kishte shkelur as edhe ligjet komuniste tė asaj kohe.

    Zotėrinj!... Me kriminelė tė tillė do ta bėni demokracinė?!...

    Vėshtirė se do tė shpėtoni edhe ju nga dėnimi moral!

    Kapitulli i Dytė

    Hisbollahėt shqiptarė


    Hisbollahėt e partisė sė punės sė Shqipėrisė nuk pėrjetojnė nė asnjė ditė tė vitit qė tė kurdisin debate pėr ismailkadarenė dhe temat i gjejnė me tė vėrtetė shumė tė larmishme.

    Gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit qė, siē duket, nuk do tė ketė mbaruar nė rrotacionin e ēuditshėm politik shqiptar, refreni i kėngės pėr ismailkadarenė po pėrsėritet gjer nė shurdhim pa asnjė strofė!... Dhe njerėzit qė e kėndojnė janė po ata!... Nė Universitet, nė Lidhjen e shkrimtarėve, nė Akademi, nė Teatėr... Tė mbėshtetur nga shteti!... Dje u delnin tė arrestuarve nė gjyqet komuniste, sot ngrehin gjyqe kundėr tė drejtėve pėr t’u mbyllur gojėn... I pushojnė nga puna...

    Listėn e gazetave nuk ke pse e bėn, se janė tė gjitha!...

    Edhe listėn e njerėzve qė merren me punėt e mėparshme tė ndyra nuk ke pse e bėn!... Atė e dinė pėrmendėsh tė gjithė!... Se janė po ata njerėz!...

    Po!... Aty mund tė shtosh edhe disa tė burgosur si mercenarė!... Ndonjė hisbolla ortodoks si Maks Velua... Ose edhe ndonjė prozelit...

    Dhe tė gjithė kėtė zamallahi kėrkojnė ta pėrligjin me punėn e identitetit dhe tė kulturės perėndimore!... Me shkėputjen nga Lindja dhe kalimin nė Perėndim!... Dhe ai lloj kalimi pa ismailkadarenė na qenkėsh i pamundur!...

    Nė kėtė pikė grupi i atdhetarizuar ismailkadarean ndahet nė reparte tė mėdha. Njėri repart hisbollahėsh kėrkon t`i bindi tė gjithė se ismailkadarea ka vlera shumė tė mėdha, ndaj duhen luftuar tė gjithė “armiqt e popullit” qė atij t“i mbulohen krimet... Dhe t“i marrė tė gjitha ato qė meriton!... Dhe ashtu, sigurisht me magji, t“i hapi Shqipėrisė rrugėn pėr nė perėndim!... Dhe tė gjitha ato qė meriton janė:

    1-Tė shėnohet emri i tij kudo si i vetmi disident shqiptar dhe mė i madhi nė botė!

    2-Tė shėnohet emri i tij si shkrimtari mė i madh nė botė!

    3-Tė shėnohet emri i tij mbi parlamentin, mbi flamurin dhe mbi atdheun!...

    Edhe ata tė repartit tjetėr hisbollah i pranojnė tė gjitha kėto shėnime pėr tė, por vetėm me njė ndryshim tė vockėl fare: "Ai meritat, si ato artistike, ashtu dhe ato moralo-politike, nuk i ka, por ne pėr hir tė atdheut qė ka nevojė pėr gjėra tė atilla, duhet t“ia veshim dhe ngjeshim me ēdo kusht!... Pėr ndryshe humbasim Atdheun!...

    Pėrrallat e Lashta, pasi u shtoi edhe pėrrallat e Mesjetės, Shqipėria po mundohet t“i shtyjė mė tej duke i mbushur edhe me pėrrallat e ndyra tė kohėve tė reja!... Dhe me ismailkadarenė e enverhoxhės, pasi vodhi skeletet e italianėve, u gjend e katranosur dhe me skeletet e grekėve!... Aty filloi dhe shkrimtari nga Gjirokastra dhe do tė vazhdojė mė tej duke vjedhur dhe klerikėt!...

    Dhija ka punėn e saj, cjapi pse kruhet?!... Dhe kur dihet qė ismailkadareja nuk shtyhet dot mė tej pa njė ‘padron’ tė gjithėfuqishėm, ēfarė kėrkon Shqipėria qė ngatėrrohet me skelete dhe identitete?!... Nuk i mjaftuan vjedhjet e skeleteve, vjedhjet e Ricosit dhe tė tjerėve?!...

    Ka tė ngjarė qė tė jenė ngatėrruar dhe tė tjerė!...

    Pse?!...

    Punė tė hollash, zotėrinj!... Dhe tė hollat duket kanė fuqi tė madhe tėrheqėse!... Prandaj dhe ai prozeliti mjeran nxiton tė marrė hua njė kafkė gaztori dhe harron tė gjithė skeletin e Fishtės sė hedhur nė lumė!...

    Domosdo!... Ndryshe si do tė mund t“i vinte nė ndihmė mjeranit nga Gjirokastra?!...

    Le ta nisim punėn qė nga fillimi!...

    Shqipėrisė iu dashka shumė Ēmimi Nobel pėr ismailkadarenė!...

    Pse pikėrisht pėr atė?!...

    Qė tė hyjė nė Evropė?!...

    Pse duhet tė hyjė nė Evropė vetėm nė sajė tė tij?!...

    Se Evropa beson vetėm identitetin e ismailkadaresė!...

    Atėherė del qė Evropa kėrkon gėnjeshtra dhe gėnjeshtarė!...

    Jo... Po!...

    Ēfarė?!...

    Po ja... Evropa tashti ėshtė nė njė hall tė madh lidhur edhe me luftėn e kulturave!...

    Ndal!... Kėtu duhet tė sqarohemi!...

    Nė moshėn njėzetė e tre vjeēare nė Shėn Petėrburg unė kam ngulur kėmbė se ka vetėm njė kulturė... Dhe ėshtė ajo e gjithė njerėzimit!...

    Edhe tashti qė jam tetėdhjetė vjeē nuk tundem nga ajo pikėpamje!

    Njihet shumė mirė historikisht se gjer te periudha e bronzit njerėzit e bardhė kanė qenė shumė mė poshtė se tė tjerėt nė zhvillimin e tyre!... Dihet se qytetėrimet e para kanė filluar nė ngulimet buzė lumenjve tė mėdhenj qė nga Nili dhe gjer te Lumi i Verdhė!... Aty pranė lumenjve tė mėdhenj kanė filluar formimin e tyre kombėsitė nė formėn e hershme si popullsi e njė gjuhe!... Sigurisht nė paraqitjen si fise!...

    Kėtu nuk ėshtė vendi qė tė merremi me histori, ose me gjeografi. Mjafton tė themi se njeriu ishte njė kafshė si tė gjitha kafshėt. Pėrmes tė folurit dhe mendimit krijoi ėndrrat e tija qė larguan pėrfundimisht nga kafshėt e tjera dhe e vunė nė brazdėn e njė mėnyre tė veēantė jetese. Praktika e gjatė nė atė mėnyrė jetese kėrkoi krijimin e domosdoshėm tė disa normave morale qė do tė mundėsonin tė shtyhej pėrpara nė atė drejtim.

    Kjo ėshtė kultura njerėzore.

    Ajo qė paraqesin klerikėt me uniforma si kulturė dhe si epėrsi mbi tė tjerėt nuk ka tė bėjė fare me kulturėn dhe, si antikulturė, duhet luftuar gjer nė fund!...

    Hamendėsimet mbeten gjithnjė hamendėsime!...

    Tė luftosh njerėzit gjer nė zhdukjen e tyre duke ngulur kėmbė se hamendėsimet e tua janė absolutisht tė vėrteta dhe, si tė tilla, tė padiskutueshme, ėshtė marrėzi!

    Unė e dua Evropėn nė mėnyrė tė veēantė jo pse kam lindur nė Evropė, por pėr atė rilindje tė jashtėzakonshme dhe pėr ato rrjedhime qė na drejtuan nė kahen e ligjit, tė barazisė para tij... Qė na siguruan tė gjitha tė drejtat si bashkėsi dhe si individ!

    Nėse dikush nė Evropė beson se do tė na detyrojė qė tė falemi ashtu si falet ai, ose qė tė besojmė se kulturė ėshtė ajo qė i ėshtė mbushur atij mendja i bazuar verbėrisht nė dogmėn e asaj qė beson, e gėnjen mendja!... Unė nuk jam besimtar dhe njė gjė tė tillė e them hapur!... Dhe nuk do tė ketė asnjė kontinent qė tė mė detyrojė qė tė besoj!... Dhe ashtu si jam i bindur pėr tė mos besuar, nderoj akoma mė shumė ata qė kanė gjetur njė rrugė tė sigurt besimi!... Por kulturėn e kemi tė gjithė sė bashku dhe nuk ia njoh askujt pronėsinė e veēantė mbi tė!

    Nuk besoj nė asnjė mėnyrė se nė Evropė ka njerėz me mend nė kokė qė mund tė besojnė nė kthimin e rekonkuistave ose tė inkuizicionit!... Njerėzit do tė jetojnė aty ku janė, duke gėzuar tė gjitha tė drejtat, pėrfshi dhe tė drejtėn pėr tė besuar apo pėr tė mos besuar!

    Po!... Kėtė lloj Evrope unė e njoh!... Se kjo Evropė ėshtė Evropa ime!.. Atė Evropėn tjetėr tė antikulturės dhe tė marrėzisė as Evropa e vėrtetė nuk do ta njohė!...

    Duke u nisur nga sa rendita mė sipėr, e them hapur se hisbollahėt e kolektivitetit komunist nuk kanė asnjė tė drejtė qė tė na shesin pėr ēdo ditė dhe nė ēdo ditė ismailkadarenė!... Dhe nuk kanė asnjė arsye kombėtare qė tė thėrresin njė mbledhje pseudoshkencore tė mbuluar-zbuluar pas njė instituti me emėrim e njė politikani tė rėndėsishėm italian... Dhe pasi kishin bėrė mė parė me zhurmė njė mbledhje tjetėr ismailiste pėr Dante Aligerin!...

    Duket kohėt e fundit hisbollahė po i shtojnė uniformat!... Por, i ēfarėdo feje qė tė jetė hisbollahu mbetet gjithnjė hisbollah dhe ajo qė e dallon mė shumė ėshtė tendenca pėr t’i imponuar atė qė mendon ai!

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=39144


    Analizė e debatit Qosja-Kadare pėr identitetin e shqiptarėve

    26 Shkurt "Metropol" boton: Kasem Trebeshina nė Kultura dhe Antikultura (Daullet e Zhvarrimeve)

    Nė vitet 50 u kėrkua tė mos njiheshin romanėt e shkuar, por roman i parė do tė ishte ai pas Hoxhės

    Enver Hoxha kėrkoi tė sillte vitin zero

    Nė numrin e shkuar Trebeshina ka analizuar pėrplasjet duke i etiketuar tė ēuditshme dhe duke hedhur idenė se Kadare mbėshtetet nga disa klane, qė pėrpiqen vetėm pėr tė mbajtur tė ndezur arenėn rreth Kadaresė. Ndėrsa shton se Shqipėria ėshtė nė Evropė dhe si e tillė do tė jetė pavarėsisht qėndrimeve tė personave tė ndryshėm. "Metropol" nė numrin e shkuar botoi dy kapitujt e parė, "Debate tė ēuditshme" si dhe "Hisbollahėt shqiptarė". Ndėrsa sot boton dy kapituj tė tjerė "Mesjeta nė tė gjithė stinėt" dhe "Numri njė i dekretuar". Analiza e Trebeshinės ėshtė e pėrbėrė nga shtatė kapituj.

    Nė shkrimin e parė Trebeshina thekson se bindjet dhe kultura e njė personi nuk mund tė ndryshojnė nga dėshira e dikujt tjetėr, por se ajo mbetet si e tillė. Ndėrkohė qė vetė debatin pėr Identitetin ai e quan tė kotė dhe pa kuptim.

    Analiza e Trebeshinės botohet pėr herė tė parė nė mediat shqiptare. Ndėrsa theksojmė se kėto janė vetėm qėndrime tė tij dhe nuk pėrbėjnė njė qėndrim tė gazetės. Ndaj dhe "Metropol" mbetet e hapur pėr tė botuar reagime qė janė pro ose kundėr kėsaj analize.

    Shėnim i redaksisė

    Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina analizon debatin e hapur mbi identitetin e shqiptarėve. "Metropol" do tė botojė tė plotė veprėn e Trebeshinės, ndėrsa mbetet i hapur tė botojė analizat, tė cilat mund tė jenė tė kundėrta ose pro me Trebeshinėn. Analiza ėshtė e plotė dhe nė respektim tė plotė me drejtshkrimin e Trebeshinės, i cili paraqet mendimet e tij, por qė nuk janė tė gazetės.

    Vetėm pak mė parė pėr identitetin e shqiptarėve u zhvillua njė debat mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Ndėrsa Trebeshina ka zgjedhur qė mendimet e tij pėr kėtė ēėshtje t’i paraqesė nė gazetėn "Metropol"

    Kapitulli i Tretė

    Mesjeta nė tė gjithė stinėt


    Nė kohėt nė tė cilat jetojmė historinė dhe gjeografinė e mėsojmė tė gjithė qė nė moshė tė vogėl fare. Pėrveē kėsaj, tė gjithė dhe nga tė gjitha anėt dėgjojnė nė ēdo ditė tė vitit pėr ngjarje tė ndodhura nė ēdo kėnd tė botės!... Nuk jemi mė nė kohėt e lashta kur bota pėrfytyrohej si njė gaforre e madhe... Ose si njė arkė nė formė kubike!... Nuk jemi as nė Mesjetė kur njė ngjarje e njė kontinenti arrinte nė kontinentin tjetėr pas mė shumė se dhjetė shekujsh!

    Edhe inkuizicioni ka njė histori dhe njė gjeografi tė njohur prej shekujsh me radhė dhe tė mbushur me dhunime tejet tė egra tė tė gjitha tė drejtave tė njeriut dhe, nė mėnyrė tė veēantė, tė tė drejtave pėr dituri!... Dhe tė shkeljes mbi ndėrgjegjen e tė tjerėve! ...

    Nė Evropėn e sotme nuk mund tė ketė vend pėr gjyqet e inkuizicionit!... Nuk mund tė digjen mė njerėz tė gjallė nė turrėn e druve pėr ēėshtje besimi, ose pse toka lėviz!... Ashtu siē keni ju tė drejtė tė besoni tė njė Autor i Gjithėdijshėm dhe t“i faleni atij, ashtu edhe ne tė tjerėt kemi tė drejtė tė mos besojmė nė njė Autor tė Gjithėdijshėm dhe tė mos i falemi atij!... Kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė diskutohet!...

    Ajo qė mund tė diskutohet ėshtė njohja gjer ku mund tė shkojnė kufijtė e saja!... Dhe debatet rreth kėtij problemi duhet tė bėhen nė mėnyrė njerėzore, pa shkelur tė drejtat e askujt dhe pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzimit!... E ardhmja e njerėzimit qėndron brenda kufijve tė interesave tė tė gjithėve dhe nė kuadrin e kulturės qė ka krijuar vetė njerėzimi!

    Fushat e debateve janė tė ndryshme dhe duhet tė kenė si qėllim gjetjen e rrugėve mė tė shkurtra pėr tė arritur nė pėrfundime sa mė tė mira pėr jetėn e njerėzve nė tokė dhe mė vonė ndofta gjetiu.

    Pasi pėrcaktuam llojet historike tė debateve dhe pėrfundimet e tyre nė shekuj tė ndryshėm, le tė kalojmė te problemet gazetareske tė gazetave dhe gazetarėve gjatė kėtyre muajve tė fundit!...

    Tė gjithėve gati sa nuk po u binte tė fikėt se dy kulmet e vlerave panshqiptare... Thėnė ndryshe, dy nderet e veēanta tė kombit po pėrplaseshin nė njė debat tmerrshėm!...

    Palaēollėqe tė zakonshme pėr tė bėrė bujė!... Se njėri e kishte thėnė qė nė fillim tė viteve shtatėdhjetė kush ishin poetėt e estradave ...Dhe nuk kishte pse priste shekullin tjetėr pėr tė na i thėnė!... Kurse tjetri aty pak kohė mė parė na tregonte se e zinte qetėsisht gjumi kur kujtonte atė person tė dashur!...

    Megjithatė le ta pranojmė se u zunė!... Dhe u zunė keq... Dhe kaluan nė debat!... Nė fund tė fundit, punė e tyre!... Por kėta tė tjerėt ēfarė pune kanė nė atė debat?!...

    Le tė kujtojmė edhe njė herė atė qė thotė populli shqiptar pėr dhinė dhe cjapin!...

    Pėr respekt ndaj seksit tė bukur edhe kėtė radhė nuk po e shėnojmė tė tėrėn atė qė thotė populli shqiptar!...

    -Pse tė mos e themi?!... Pėrgjersa e thotė populli...

    Po mirė!... Gjersa duhet thėnė, dikush ta thotė!... Ne le tė vazhdojmė tregimin!... Dhe ...Si tė thuash!...

    Nė fund tė fundit, dy njerėz ishin tė ngeshėm dhe kėrkonin tė vrisnin kohėn duke bėrė debat!... Po tė tjerėt pse hynė nė atė valle idiotėsh?!... Dhe atij klerikut ēfarė i duhej qė tė kėndonte disa arie tė mjaltosura?!...

    Duket, nė vėshtrim tė parė, si njė mėndje lehtėsi zakonshme ... Por nuk ėshtė ashtu!

    Tė gjithė mund ta keni vėnė re se kur ndonjė i huaj shkruan ndonjė lavdėrim pėr ismailkadarenė, ai thirret nė gosti si mik, trajtohet me bujari dhe pėrcillet me nderime!... Por sapo nis ai tė thotė qė ismailkadareja nuk e ka atė rėndėsi qė i jepet, njeriu pak mė parė i nderuar kthehet nė palaēo, nė kolonialist, nė armik i Shqipėrisė...Dhe sharjet nuk kanė fund!... Dhe vendi i atij tė huaji qė ka guxuar tė preki pakėz ismailkadarenė pėrcaktohet si njė vend stalinist... Edhe pse stalinizmi nuk ka arritur ndonjėherė gjer nė atė vend!

    Marksizėm-leninizmi enverhoxhist i aristokratizoi shkrimtarėt pornoburokratikė oborrtarė nė kuadrin e mesjetizmit tė kuq feudal tė tij qesharak, dhe ata pornoburokratikėt oborrtarė tė aristokratizuar, u mėsuan me gradat qė iu ngjiti enverhoxha ... Dhe e ndjenin veten shumė mirė brenda atij aristokratizimi tė mbrojtur gjer nė marrėzi nga njė repart pseudoestetokritikėsh me tru tė tredhura!...

    Ja si janė punėt, zotėrinj!... Tė gjithė janė tė lidhur bukur shtrėnguar me interesat feudale dhe nuk duan qė t“iu iki ajo qė kanė siguruar!... Shkrimtari ose akademiku, titujt!... Profesori vendin e punės nė universitet me leksionet pėr ismailkadarenė!... Dhe kėshtu me radhė!...

    Feudalizmin e enverhoxhės pushtetarėt shqiptarė nuk e mbajnė dot hapur... Se prishen me Strasburgun !... Por ata e kuptojnė se, duke mbajtur aristokratin qesharak si tė fisėm enverhoxhist, tėrthorazi, nė emėr tė pseudogjenialitetit letrar pornoburokratik, sigurohet pėr tė gjithė mbajtja e karrikeve tė thyera qė riparohen me tė hollat e trafiqeve dhe tė drogės!

    Pėr njė lojė tė tillė feudalėt e kuq u aftėsuan qė nė Katovicė.

    Mirėpo lojėrat nė jetėn njerėzorė asnjėherė nuk janė aq tė thjeshta sa duken... Dhe njė lojė qė vazhdohet pak si gjatė nė histori gjithnjė ėshtė mbyllur me koka tė prera njerėzish!...Dhe me ato lloj kokash qė kujtonin se nuk do tė binin kurrė!...

    Megjithatė duhet pranuar se nė Shqipėri punėt janė mė shumė tė ngatėrruara se nė vendet e tjera ku, njė herė i rrėzuar, e ke tė vėshtirė tė ulesh pėrsėri nė karrigen e mėparshme. Nė Shqipėri, edhe pasi rrėzohesh dhe hyn nė burg, ose edhe pasi tė shajnė me ē“tė mban pragu, e gjen mundėsinė qė tė kthehesh nė pushtet!... Dhe, pėr ēudinė e tė gjitha ēudirave, pushtetari i rrėzuar dhe i rikthyer del se nuk ka vėnė mend!...

    Feudalizmi si feudalizėm... Dhe,pa asnjė dyshim,do ta ketė dhe fundin e tij tė paikshėm!... Kėtu mbetet pėr t“u shpjeguar vetėm arsyeja e futjes nė debat e atij pėrtejasit!...

    Tė gjithė mundohen qė ta shpjegojnė se ai bėri gabim!... Dhe, qė ta zbusin pakėz gjendjen, i ngarkojnė dhe pakėz gabim kėtij tjetrit kėtu!... Por nė tė vėrtetė puna nuk ėshtė te gabimet!...

    Historia, po nuk e gjete vendin mirė nė tė, tė nxjerr jashtė loje!... Dhe kur mbetesh jashtė loje, fillon tė bėsh marrėzira!... Se nuk ka pse tė kujtohen vitet shtatėdhjetė nė shekullin tjetėr!... Dhe nuk ka pse tė kujtohet llahtarisja e dosjeve pas njė periudhe tė gjatė tranzicioni!... Pėr atė pėrtejasin ėshtė vonė tashti qė tė kujtohet pėr dramat dhe pėr romanet qė mund tė zėvendėsojnė dosjet!...

    Dhe prapėseprapė, pėr atė nuk do tė ishte kurrė vonė qė ta rishikonte tė gjithė jetėn e tij me guxim dhe tė pranonte atė qė duhet tė mbetet nga ajo qė ka bėrė ai vetė.

    Debati i tyre si debat nuk ka asnjė rėndėsi. Ai ėshtė njė nga pėrleshjet e fundit nė caqet e pėrpjekjeve qesharake brenda feudalizmit tė kuq pėr tė siguruar vazhdimėsinė e mbajtjes sė privilegjeve feudale qė nuk mund tė mbahen mė.

    Kapitulli i katėrt

    Numėri Njė i dekretuar


    Nė kohėn e tij enverhoxha, i mbėshtetur mirė nga jugosllavėt dhe sovjetikėt, u pėrpoq qė tė vendosė vitin zero dhe ēdo gjė tė mėparshme nė histori ta quante errėsirė... Kurse ēdo gjė me tė dhe pas tij ishte dritė siē ishte edhe ai vetė me partinė e tij tė gjirokastrizuar gjer ku nuk mund tė thuhet.

    Tė gjitha dekoratat, titujt, gradat,ēmimet, botimet me pagesė nė gazetat e huaja nuk mund ti mbulojnė krimet e tmerrshme qė u kryen gjatė sundimit tė tij tė ndyrė gjer ku nuk mund tė mendohet.

    Ai ishte sabotonjėsi kryesor i luftės kundėr fashizmit dhe pėrgatitėsi numėr njė dhe mė dinaku i Luftės Civile nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore... Dha ai ėshtė organizatori mė i djallėzuar i krimeve komuniste nė Shqipėrinė e pas luftės... Bashkė me Koēi Xoxen, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun, Ramiz Alinė dhe tė tjerėt!..

    Pas Katovicės komunistėt filluan lojėn e tyre tė re. Hoqėn tabelėn e vjetėr dhe vunė njė tė re tė shkruar dhe tė ngjyrosur nė mėnyrė tė pėrsosur.

    Ata nga jashtė, jo se nuk i kuptonin dhe nuk i kuptojnė manovrat e mėsipėrme, por, duke i pasur tė rregulluara punėt e tyre, duan tė nxjerrin gėshtenjat me duart e tė tjerėve.

    Kjo ėshtė pjesė e moralit tė tyre dhe, qė tė jemi tė saktė, veprime tė tilla bėjnė pjesė jo nė kulturėn e tyre, por nė antikulturėn e pėrdorur nė raste tė veēanta.

    Nga kjo lloj praktike e fuqive evropiane pėrfituan shumė komunistėt shqiptarė, pakėz si tė hutuar nė periudhėn e parė tė tranzicionit. Por ata trashėgonin njė mėsim tė madh nga udhėheqja komuniste sovjetike!... Ai mėsim ishte nxjerrė nga loja trazuar bukur nė letėrsinė pėrmes pėrkthimesh tė bėra brenda dhe tė hedhura jashtė!... Lojė qė ishte plotėsisht e mundur nė kushtet e censurės sė rreptė komuniste! Atė lojė enverhoxha e gjirokastrizoi nė mėnyrėn mė tė skajshme duke krijuar `autorin kolektiv`

    Ēfarė lloj autori ėshtė autori kolektiv?!...

    Le tė shpjegohemi duke i hedhur njė vėshtrim tė shpejtė praktikės letraret gjysmės sė dytė tė Shekullit tė Njėzet nė Shqipėri.

    Duke pasur si qėllim rrėzimin me ēdo kusht tė sė kaluarės, diktatorit nga Gjirokastra i duhej patjetėr qė tė hidhej nė treg diēka e re nė letėrsi. Bejtet e kohės sė luftė, bashkė edhe me ato tė pasluftės, nuk mund tė eklipsonin autorėt e sė kaluarės!... Duhej tė hidhej nė treg romani i parė komunist dhe i proletarizuar!... Prandaj tė gjithė pranuan se nė Shqipėri nuk ishte shkruar ndonjė roman!...

    Bile, edhe autorėt qė kishin shkruar dhe botuar romanen kohėn e mėparshme, kėrkonin qė tė shkruhej romani i parė nė Shqipėri!...

    Njė gjė tė tillė si mund ta shpjegojmė!... Me palaēollėqet apo me kurvėrinė e shkrimtarėve shqiptarė tė periudhės enverhoxhiane?!...

    Le tė shkojmė mė tej!...

    Nė fillim tė viteve pesėdhjetė Dh. S. Shuteriqi shkruan njė tregim!... Mallėngjehen shumė kolegėt e tij dhe e shtyjnė qė tregimin ta kthejė nė roman!... Dhe ndodhi qė ca nga dhija dhe mė shumė nga vija nė Shqipėri u shkrua romani i parė!...

    U mallėngjyen tė gjithė gjer kur nuk thuhet... Por nuk shkoi shumė dhe u kėrkua qė tė shkruhej njė tjetėr roman tjetėr i parė!... Pastaj edhe njė tjetėr... Dhe erdhėm pėrsėri te njė tregim me skeletė!...

    Ankara 2006

    Vijon nesėr
    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=39180

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Eh po kėshtu ėshtė kur mocalet ( sikur ky farė Kasem Tėrbeshtina) duhet tė bėhen "Oqean"(pra Kadare)! Dhe pasi qė mocali nuk mund tė bėhet oqean atėrė mocali hidhėrohet,, turbullohet, nxjerrė tėrė baltėn dhe ndytėsirat qė i ka nga brėnda dhe e gjuan oqeanin me cfarė ka; shavar, bretkoca, me gjarperinj! Por, oqeani mbetėt oqean dhe mocali sėrish mbetėt ai qė ėshtė mocal!
    U ka humbur arsyeja nga urrejtja qė kanė pėr Kadarenė! Iu janė verbuar sytė nga inati qė kanė dhe tėrė potencialin "krijues" qė e kanė e kanė pėrqendruar ta pėrbaltin "Oqeanin" Kadare!
    Kadare mori shumė cmime ndėrkombėtare pėr cilėsitė e veprave letėrare, ndėrsa ca mocale e baltina ende i "kontestojnė" vlerat letėrare tė Kadaresė, madje madje bėjnė thirrje qė atė ta lincojnė dhe sė bashku me veprat e tij ta hedhin nė turrė tė druve! Nuk duhet zėnė pėr tė madhe kėtyre "krijuesve" mocalishte! Ata janė sikur "eunukėt"e tredhur qė duan tė bėhen dashnor tė mėdhenj por qė nuk kanė me cka! Ndaj, janė atje ku janė, dhe ata qė janė! Tė mjerė dhe antikombėtarė, sikur ata mė!

  9. #419
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    5

    Kush ma mire se kadare di te shkruaj ne proze

    identiteti evropian i shqiptareve eshte nje sprove veretet bindese...qe perkon pikerisht me identitetin shqiptar pavaresisht qendrimeve te akademikut Qosja une nuk mund te pajtohem me Qosjen qe thote se Shqiperia eshte ne kontinetint aziatik .....Kush ma mir se Kadare e njeh gjeografin e Evropes...Kadare ia ka kaluar vetvetes....

  10. #420
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Samira
    identiteti evropian i shqiptareve eshte nje sprove veretet bindese...qe perkon pikerisht me identitetin shqiptar pavaresisht qendrimeve te akademikut Qosja une nuk mund te pajtohem me Qosjen qe thote se Shqiperia eshte ne kontinetint aziatik .....Kush ma mir se Kadare e njeh gjeografin e Evropes...Kadare ia ka kaluar vetvetes....
    Ke harruar nje pyetje
    Kush ma mir se kadareja eshte prift?

Faqja 42 prej 58 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •