Close
Faqja 40 prej 58 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 573
  1. #391

    Kristo Frasheri per Formesimin e Kadarese

    Marre nga shkrimi ne Gazeten Shqiptare, Tetor 2, 2006 Faqja 8 - SPECIALE

    ...

    Kadareja ka lindur nė Gjirokastėr nga njė familje bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes sė tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollėn e mesme ishte njė sekt i pocaqisur. Madje, kėtė bektashizėm, shkolla e mesme nė Gjirokastėr dhe fakulteti i Letėrsisė nė Tiranė, me presionin marksist qė ushtronte Organizata e Rinisė e P.P.SH-sė e kishte pocaqisur mė thellė.

    Pastaj, nga Tirana shkoi nė Moskė, nė Institutin Gorki. Atje, nė Institutin Gorki, ai u ushqye me letėrsinė ruso-sovjetike, me Historinė e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizėm-leninizmin dogmatik.

    Gjatė dhjetėvjeēarėve qė pas Moskės jetoi nė Shqipėri, ai u ndodh nėn mengenenė e marksizėm-leninizmit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė - njė marksizėm-leninizėm burokratik, qė pati aftėsinė tė turbullonte botėn e brendshme tė njeriut tė ri, pa qenė nė gjendje tė pėrcillte tek ai botėkuptimin qė Partia e Punės dėshironte.

    Kjo pėrplasje botėkuptimesh shumėngjyrėshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė gjeneratave tė reja qė atė e pėrjetuan qė nė moshė tė njomė, edhe nė botėn shpirtėrore tė tė pėrkėdhelurit I. Kadare, njė zbrazėti ideali tė qėndrueshėm.

    Pėrplasjes i shpėtoi pa u dėmtuar vetėm kapitali i tij i ēmuar - talenti letrar. Tė tjerat, sė bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor tė hallakatur, u tronditėn. Nė njė vend tė librit tė tij autobiografik "Ftesė nė studio", tė botuar mė 1990, ai nuk e ka fshehur zilinė qė kishte pėr Faik Konicėn, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininė e vet nė Francė, pra tė shkėputej herėt nga ambienti oriental i Shqipėrisė sė sunduar nga Turqia dhe tė ushqehej me kulturėn frėnge. Kėtė aspiratė ai e realizoi mė 1991. por tashmė ishte vonė.

    Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos nė Francė ishte 14 vjeē - dhe pėr mė tepėr nuk u kthye mė nė atdhe, ai pėrsėri nuk u ēlirua dot nga disa huqe tė shqiptarėsisė - pėrkundrazi, I. Kadareja kur u vendos nė Francė mė 1991 ishte 55 vjeē, pra nė moshė pėrfundimisht tė formuar si karakter dhe si kulturė. Nė atė moshė, kultura perėndimore frėnge nuk asimilohet, por merret si njė kozmetikė e cila vetėm nga pamja e jashtme i jep shkėlqim fytyrės, kurse nė brendėsi mbetet po ai qė ka qenė.

    Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe nė Paris, ai qė ishte mė parė. Pėr kėtė arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualėt tė cilėt regjimi komunist i gjeti nė moshė tė njomė, edhe ai u ndodh nė kėrkim tė njė identiteti tė ri moral dhe kulturor, proces qė ende duket se nuk ka pėrfunduar.

    Megjithatė, edhe pse me identitet tė tronditur, kush mė shumė e kush mė pak prej tyre, nuk mundėn tė ēlirohen tėrėsisht nga pesha e presionit tė diktaturės.

    Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lėnė gjurmė nė identitetin e tij kulturor. Njė nga gjurmėt e kėtij cikloni ėshtė padyshim edhe metoda e Enver Hoxhės, i cili nė vend qė tė debatonte me pikėpamjet e kundėrshtarėve tė vet, kujtonte se e fitonte davanė duke lėshuar kundėr tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vėrtetė tė tė cilave nuk e mėsuam asnjėherė.

    Ndikim tjetėr i kėsaj praktike duket edhe te gjoja paralajmėrimi qė mė bėn mua "pėr tė mos e rėnduar ndėrgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen qė kishte Enver Hoxha pėr t'ia kundėrvėnė paganizmin katoliēizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur kėtė prirje paganiste. Nuk ka dyshim se kėtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen nė bumerang. Publiku ynė, jo vetėm sot qė jetojmė nė periudhėn e demokracisė, por edhe dje kur mezi merrte frymė nė periudhėn e diktaturės, kėrkonte dhe kėrkon argumenta dhe jo epitete fyese.

    Njė tjetėr huq i trashėguar nga regjimi komunist ėshtė edhe praktika qė pėrdorte E. Hoxha pėr tė ndryshuar pėrmbajtjen e referateve dhe tė fjalimeve tė tij sa herė qė Partia e Punės e ndryshonte orientimin e politikės sė jashtme tė saj. Kam pėrshtypjen se pėrpjekjet e kohėve tė fundit tė I. Kadaresė, pėr tė rishikuar prodhimet e tij letrare, me qėllim qė tė fshijė gjurmėt e tė ashtuquajturit realizėm socialist, me shpresėn se do t'u pėrshtatet shijeve tė sotme postkomuniste, do ta dėmtojnė atė si shkrimtar. Por kjo ėshtė punė e tij. Mua mė intereson respektimi i faktologjisė historike, tė cilėn I. Kadareja nuk e respekton. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr ta kėshilluar shkrimtarin tonė tė shquar tė mos i shtrijė duart nė lėndina qė nuk i njeh, por tė pėrqendrohet nė letėrsinė artistike ku ka dhėnė prova se prodhon perla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxh Xhumaku : 02-10-2006 mė 20:36 Arsyeja: Titulli

  2. #392
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Kristo Frasheri qenka nje kombinim psikoanalisti dhe telepatisti. Ja beri analizen mendore-psiqike Kadarese fet e fet lol. Po Kristoja vete ku eshte formuar si karakter? Cfare e kualifikon ate si te ndryshem nga Kadareja, e per rrjedhoje te afte per nje analize objektive?

    Kadareja shkruan per identitetin e shqiptareve, keta jane shqyer duke shkruar per identitetin e Kadarese...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #393
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    “Faji” i Kadaresė


    Nga Zef Brozi

    Ka disa muaj qe ka filluar nje fushate e turpshme kunder Kadarese. Dhe jo nga te huaj, te cilet sa vjen e me shume po mahniten me krijimtarine e Kadarese permes se ciles ne shume raste po mesojne se ekzistoka edhe nje vend qe quhet Shqiperi, por nga vete disa bashkekombas te kolosit te letersise boterore, Ismail Kadare. Me dhimbje mund te themi se keshtu qenkemi ne shqiptaret: lufte te vazhdueshme kunder njeri-tjetrit, pa kursyer as simbolet e kombit tone. Edhe Gjergj Kastriotin disa shqiptare e mohojne dhe biles e kritikojne pse luftoi kunder otomaneve, edhe Nene Terezen, te cilet disa te huaj kerkojne ta bejne te tyren, disa shqiptare e mohojne. Edhe Kadarene qe vazhdon te shkruaje vepra
    madhore e sulmojne ne menyrat me te paskrupullta, edhe ...!!!
    Po e shkruaj kete artikull jo per te thene se une mbroj Kadarene. Nje personalitetet i permasave kadareane nuk ka nevoje per mbrojtjen time,mbase as te te tjereve.
    Madheshtia e krijimtarise se Kadarese gjithnje e me shume po perhapet ne gjithe kontinentet dhe ne dhjetra gjuhe te globit.
    Por une e konsideroj nje detyrim moral te mos hesht perballe ligesise qe po i behen qytetarit Kadare dhe familjes se tij dhe bej thirrje t’i jepet fund kesaj fushate qe nuk sjell asnje te mire as per kombin shqiptar, as per autoret e saj.
    Sulmet kunder Kadarese po e zhvendosin qellimisht vemendjen e shqiptareve nga ceshtjet kryesore te dites: eshte pragu i zgjidhjes se statusit te Kosoves, eshte domosdoshmeria e luftes kunder korrupsionit te pushtetareve e ish pushtetareve, eshte ceshtja e denimit real te krimeve te komunizmit, eshte koha te merren masa reale kunder varferise dhe papunesise dhe shume e shume ceshtje te tjera. Publiku shqiptar eshte mjaft i coroditur edhe pa kete konfuzion te panevojshem qe shkakton fushata te pafrut kunder shkrimtarit me te madh te kombit tone te vogel.

    ***
    Mbase eshte disi e veshtire per mua te kuptoj te gjitha qellimet e kesaj fushate te pamoralshme antikadareane. Po te ishte se kjo fushate motivohet vetem nga xhelozia e atyre qe nuk arrijne dot majat e talentit kadarean, mbase do ishte, si te thuash, gjysma e se keqes. A mund te fajesohet Kadare se te tjere krijues nuk kane famen e tij? Kadarea vete do te ishte krenar nese te tjere bashkekombas te tij do te beheshin letrare te niveleve boterore.
    Por duket se sulmet e egra dhe aspak dinjitoze kunder te madhit Kadare marrin nje nxitje te re sa here Kadare jep mendimin e tij per ceshtje te politikes dhe realitetit te Shqiperise, Kosoves dhe mbare kombit tone. Ata qe nuk jane dakord me mendimet e Kadarese nuk hezitojne te thone edhe se “Kadare nuk merr vesh nga politika, as historia, as qeverisja, as besimet, as gjeografia etj., prandaj ai le te mbetet i ngujuar vetem ne fushen e letrave.”
    Eshte fat qe Kadare sot nuk eshte vetem krijues i madh, por edhe nje mendimtar i madh politik dhe atdhedashes i flakte, nje mendimtar bashkekohor i permasave te Rilindjes Kombetare. Kadare nuk hesht perballe sfidave te kombit, as perballe denoncimit te krimeve te komunizmit, as perballe qeverisjeve te keqija e te korruptuara, as perballe aleancave e bashkimeve qe nuk i sherbejne Shqiperise. Pra Kadare eshte edhe intelektuali i guximshem qe nuk ben kompromis me politika te korruptuara, qe nuk ka frike te kritikoje e te jape mendime ndryshe nga mendimi shtetar, apo i kujtdoqofte. Ne mendimet e qendrimet e tij politike Kadare nuk niset nga motive personale e servile, por nga parimi se si t’i sherbehet sa me mire interesava te sotme dhe perspektive te Kosoves, Shqiperise dhe mbare kombit.

    ***
    Eshte fakt se fushata kunder Kadarese ka filluar ne menyra te ndryshme qe ne kohen e regjimit diktatorial dhe u thellua haptazi kur Kadare ne vjeshten e vitit 1990, duke kerkuar strehim politik ne France, i bente thirrje popullit dhe sidomos rinise shqiptare qe te ngriheshin kunder diktatures. Hapni ju lutem gazeten “Zeri i Popullit” te asaj kohe dhe do te shihni se cfare fyerjesh, shpifjesh e kercenimesh publike iu bene Kadarese. Ne ate kohe une isha pedagog ne Fakultetin e Drejtesise. Me sa mbaj mend, qe te nesermen qe u be e njohur “ikja “ e Kadarese, ndersa po punoja ne zyren e Katedres Penale, punonjesja e Bibliotekes se Fakultetit me solli gazeten “Zeri i Popullit” qe i vinte bibliotekes dhe me tha: “Zef, lexo cfare shkruhet per Kadarene”. Vec te tjerash, kjo gazete e shpallte Kadarene “tradhetar te Shqiperise dhe te kombit”. U nervozova me keto epitete komuniste dhe me stilolapsin qe kisha ne dore e shkarravita i nervozuar kete artikull,por meqenese gazeta i perkiste bibliotekes, u permbajta dhe nuk e grisa. Pas asaj dite aktin e Kadarese do e kritikonin jo vetem kupola komuniste e diktatures, qe e kuptonte shume mire se me kete gjest Kadarea ne fakt pershpejtonte rrezimin dhe fundin e vete kesaj diktature, por edhe servilet dhe sherbetoret e saj, qofshin keta intelektuale, krijues, historiane, akademike etj. Me duket se fushata e sotme ka te njejten fryme si ajo e nentedhejtes.

    ***
    Kadare duhet te jete krenar per misionin dhe kontributin e tij te madh ne levizjen antikomuniste ne Shqiperi ne vitet nentedhjete. Ata qe guxuan te ngriheshin kunder diktatures komuniste, studentet e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, e kuptuan shume mire apelin qe u bente Kadare dhe ne dhjetor te 1990-es u ngriten ne demonstratat kunder komunizmit. Ne sheshet e Qytetit Studenti do te kumbonin te fuqishme thirrjet studentore “Liri-Demokraci”, “Kadare-Kadare”, “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Keto thirrje, qe shemben diktaturen me te eger te Europes, i degjuan gjithe shqiptaret dhe ajo pjese e botes qe ndiqte me vemendje ngjarjet ne Shqiperi. Por duket se thirrjet studentore qe frymezoheshin edhe nga i madhi Kadare nuk na i paskan degjuar ende disa ne Shqiperi e Kosove qe sot na bejne me aq pasion rolin e “akuzuesit” kunder Kadarese.

    ***
    Nuk eshte rastesi qe studentet qe ne diten e pare te levizjes se tyre antikomuniste brohoriten emrin e Kadarese. Ata e njihnin Kadarene edhe si krijues, edhe si qytetar, ata dinin gjithcka po shkruhet sot per te. Ata kurre nuk i bene gjyqin Kadarese, sic po bejne disa sot. Zgjedhja e tyre ishte kuptimplote: Me kete ata publikisht i thonin shqiptareve se Kadare ishte pjese e levizjes se tyre kunder regjimit komunist, ishte frymezuesi i tyre, ishte udheheqesi i tyre shpirteror, ashtu sic ishte e gjithe vepra e tij letrare. Studentet, me ate sinqeritetin dhe bukurine e tyre shpirterore, i dergonin Kadarese se tyre te dashur mesazhin e vendosmerise se tyre per te kthyer ne realitet endrren e lirise, enderr kjo per gjithe shqiptaret, pra edhe per krijuesit, edhe per Kadarene.

    ***
    Disa nga kritikuesit e Kadarese kane patur mundesine qe edhe para 1990-es te
    dilnin jashte shtetit. Disa nuk kane jetuar nen diktaturen komuniste ne Shqiperi dhe mund te leviznin lirisht neper bote. Dhe asnje prej tyre nuk e beri gjestin e Kadarese, pra qe te kerkonte azil politik ne Perendim apo te bente thirrje per permbysjen e diktatures. Disa kishin frike, ashtu si te gjithe ne shqiptaret. Dhe frika eshte nje ndjenje njerezore, e une nuk dua te fajesoj askend per kete. Por Kadarea yne i dashur, ne kohen e pershtatshme, guxoi dhe doli haptazi kunder diktatures. Pse ju kritikues te Kadarese nuk guxuat atehere? Por mijera te rinj u frymezuan nga guximi i Kadarese dhe jo nga kritikat e juaja kunder Kadarese, as nga levdatat qe disa prej jush i benit diktatures, as nga frika jone.
    Per me teper, studentet dhe ata qe shemben diktaturen do te votonin pa medyshje per Kadarene President. Madje edhe iu kerkua Kadarese disa here nje gje e tille, por Kadare vendosi te mos angazhohej drejtperdrejt ne politike.

    ***
    Disa thone se gjate kohes se komunizmit “Kadare nuk ishte disident, nuk ka folur kunder regjimit etj..” Ju lutem mos gjykoni te kaluaren komuniste nga pozitat e sotme, duke harruar realitetin e asaj kohe. Ne shqiptaret duhet te jemi te lumtur qe Kadare mbijetoi ne kohen e diktatures. Po te kishte folur haptazi kunder regjimit te gjithe e dime se cfare fati do te kishte: Pushkatim, ose do te kalonte jeten ferr te burgjeve komuniste. As regjimi nuk do te permbysej. Dhe kombi yne nuk do kishte fatin te kete nje Kadare me fame boterore. Si mendoni ju: A ishte mangut Shqiperia edhe per te tjera viktima te komunizmit, pra qe Kadare te shtonte numrin e te ekzekutuarve apo te te burgosurve politik? Cfare vlere do te kishte? Te ekzekutuarit dhe te burgosurit nga dikatura ne Shqiperi fatkeqesisht jane me mijera. Madje disa nga ata qe vuajten ne burgjet komuniste kane shkruar se si sakrifikonin per te futur ne ambientet e burgjeve veprat e Kadarese tek te cilat gjenin nje ngushellim shpirteror e shprese. Ata qe ishin te privuar nga liria arrinin ta kuptonin aq mire shkrimtarin Kadare, i cili enderronte per lirine e tyre, te tijen dhe te gjithe shqiptareve. Vepra kadareane ishte per ta nje drite qiriri ne birucat e erreta te burgjeve famekeqe.

    ***
    Te akuzosh Kadarene per krimet e regjimit komunist eshte logjika me e palogjikshme.
    Kete e bejne ata qe duke dashur te mbrojne apo te kujtojne me nostalgji diktaturen, akuzojne per krimet e saj jo diktatorin, por qytetaret dhe shkrimtaret qe jetuan nen kete diktature.

    ***
    Eshte e turpshme qe nje veper tjeter madhore e Kadarese “Identiteti Europian i Shqiptareve” do te shkaktonte nje reagim e kundervenie deri ne fyerje nga disa intelektuale,madje edhe ndonje akademik ne Kosove e ne Shqiperi. Ne kete veper Kadare larteson kombin e tij, por ve ne pah edhe disa dukuri qe po i ngjiten si mish i huaj jetes shqiptare. Si nje intelektual qe ndjen pergjegjesi e dhimbje per kombin e tij, Kadare fshikullon edhe veprimet e papergjegjshme e te demshme te disa politikaneve e pushtetareve qe vijne ne kundershtim me interesat e Shqiperise dhe Kosoves. A nuk eshte e tille futja apo lenia e Shqiperise ne Konferencen Islamike, qe Kadare me te drejte kundershton? A nuk duhet qe populli shqiptar te ruaje thelbin europian te tij, qenien e tij si pjese e Europes? Si mundet qe ne Tirane i ngrihet monument nje pushtuesi turk? Pse ne Shqiperi e Kosove po ndihet njefare nostalgjie per otomanizmin? Cfare te mirash i sjell kjo fryme kombit tone sot? Pse heshtni ju kundershtare te Kadarese, apo per me keq, pse beheni avokate te se keqes qe po i behet kombit tone te dashur?

    ***
    Kadare nuk ngurron te jape mendimet dhe shfaqe qendrimet e tij krejt te qarta per keto ceshtje per te cilat inteligjenca shqiptare preferon me turp te heshte. Eshte e pabesueshme, por fatkeqesisht e vertete, qe otomanizmi dhe izmat qe rrjedhin pre tij kane edhe sot ne trojet shqiptare frymezuesit dhe mbrojtesit e tyre. Dhe jane keta pjesa mbase me aktive e fushates se sulmeve dhe shpifjeve kunder Kadarese. Te thush se Shqiperia nuk eshte pjese e Europes, te lartesosh pushtuesit turq dhe te denigrosh Kadarene qe vihet ne mbrojtje te kultures se shendoshe e te paster shqiptare eshte nje veprim qe zor se mund t’i vihet emri qe i takon. Me e pakta mund te them se ky eshte nje veprim i papergjegjshem dhe antikombetar.

    Kadare ne intervista dhe shkrime te tij ngrihet fuqimisht edhe kunder korruspsionit te pushtetareve e politikaneve. Mbrojtesit e ketyre te keqijave dhe ata qe majmen permes korruspsionit jane nje kontigjent tjeter i korit antikadare, qofte duke dale haptazi apo duke nxitur te tjere.

    Kadare prej kohesh e ka thene hapur qendrimin e tij duke kerkuar hapjen e dosjeve te kohes se diktatures. Ai me te drejte thote se dosjet duhet te hapen per per personat publike, me qellim qe te spastrohen politika, qeveria, parlamenti e diplomacia shqiptare nga ish bashkepunetoret e sigurimit famekeq. Ata qe e kundershtojne kete qendrim rifilluan kohet e fundit nje fushate tjeter kunder Kadarese. Si element te ri i serviren publikut shqiptar edhe “nje mekat te Kadarese” lidhur me nje problem familjar qe shqiptaret e dine qe me se njezet vjet me pare. A nuk jane indinjuese pasioni per ta germuar kete pjese te jetes private te vajzes se Kadarese kur ajo ishte ende e mitur? A nuk eshte marrezi e ligesi e pamase nxitimi per te damkosur si “krim” nje veprim qytetar te prinderve te saj? Po dezinformimi dhe shtremberimi me qellim i fakteve, si edhe vete rikthimi pas me se dy dekadash ne kete histori te hidhur te dy te rinjve?

    ***
    Te luash me fatkeqesine familjare te dikujt eshte dy here e pafaleshme. Te perdoresh per motive politike nje histori te dhimbshme te dy te rinjsh eshte e pamoralshme.
    Te akuzosh Kadarene se pse zgjodhi rrugen ligjore dhe jo vetegjyqesine qe pergjithesisht preferojne jo rralle shqiptaret ne kesisoj rastesh, eshte te jesh kunder vete parimeve te shtetit te ligjit, pavaresisht se cfare natyre kishte shteti ne ate kohe. Kadare ashtu si te gjithe shqiptaret, nuk kishte mundesi zgjedhjeje midis dy qeverish per tiu drejtuar ne rast nevoje, sepse nuk kishte dy shtete: nje komunist e nje demokratik.

    ***
    Por edhe ne shtetin me demokratik te botes, ketu ne Amerike, ka ligje dhe ato zbatohen me rreptesi. Pyetni imigrantet shqiptare ketu ne Amerike dhe mjaft prej tyre tregojne qindra histori qe mbase qytetari shqiptar ne Shqiperi nuk do t’i besoje. Ka jo pak prinder shqiptare qe kane perfunduar ne polici e ne gjyq per ceshtje qe ne shqiptaret i quajme gjera krejt te zakonshme, si p.sh, t’i bertasesh me ze te larte apo t’i japesh nje shuplake femijes tend qe nuk don te hyje brenda por don te luaje me shoket jashte. Dhe eshte komshiu, qe ti mbase nuk e njeh fare, ai qe i ka telefonuar policise dhe treguar se nje prind qe banon ne hyrjen X ka keqtrajtuar femijen e vet. Dhe policia te arreston edhe ne mes te nates dhe rrezikon te te marrin edhe femijen pergjithmone se nuk je i denje te rrisesh femijen tend. Dhe ceshtja shkon ne gjyq edhe pse femija nuk eshte ankuar vete.

    Ligji amerikan eshte i ashper edhe me krimet seksuale ndaj personave te mitur. Keshtu, sipas ligjit amerikan konsiderohet perdhunim (nje krim i rende) nese nje person madhor kryen marredhenie seksuale me nje te mitur (qe ne shume shtete konsiderohet vajza nen 18 vjec) edhe pse te dy palet kane qene dakord te kryenin marredhenie dhe mbase jane edhe ne dashuri me njeri-tjetrin. Denimi per nje rast te tille eshte me shume vite burg dhe emri i personit madhor publikohet ne nje liste te vecante kudo qe ai banon, me qellim qe institucionet shteterore dhe banuesit te marrin masa parandaluese ndaj tij. Biles ka edhe kufizime te tjera ne levizjen dhe ne ambientet ku mund te shkoje nje person i tille.

    ***
    Edhe ne Amerike sot ligji ne shume shtete parashikon qe nje person qe s’ka arritur moshen madhore nuk mund te martohet pa pelqimin e prinderve.

    ***
    Ka edhe nje gje interesante ne ligjin e testamenteve ketu ne Amerike. Prindi a kushdo tjeter qe le testament, mund te vendose kufizime te pjeseshme per martesen e asaj (apo atij) qe ai i le pasurine. P.sh. quhet e ligjshme qe prindi X ne testament te shkruaje se “Ia le pasurine vajzes sime Y me kusht qe ajo te mos martohet me J, apo me nje anetar te nje grupi te caktuar. Ne te kundert, pasuria i kalon fjala vjen, nje shoqate qe kujdeset per te varferit, apo shoqates qe kujdeset per qente e braktisur.

    ***
    Po ashtu, nese dikush te shqeteson ne telefon, apo ne rruge, apo te troket ne shtepi pa lejen tende, pa folur per kercenime a goditje ne trup, ligji vepron me te gjithe forcen. Ne te kundert asnje qytetar nuk do te ndihej i qete dhe i mbrojtur.

    ***
    Dhe a mund te kete te drejte ndokush qe kesaj t’i thote diktature komuniste?

    ***
    Pra pse me ligesi po i jepen ngjyrime politike veprimit sipas ligjit te qytetarit dhe prindit Kadare ketu e njezet e kater vjet me pare? Kadare ka gjykuar me pergjegjesine qe nje prind ndjen e duhet te ndjeje per femijet e vet. Historite e romatizmave te moshes adoleshente, edhe kur ato mbartin fatkeqesi e tragjedi, nuk duhet te lejojme te perdoren per qellime te mbrapshta e abuzive. Njerez, kini pak dhimbje e respekt edhe per jeten private te vete atyre dy ish te rinjve qe sot mbase jane rreth dyzetvjecare!

    ***
    Dhe sefundi desha te theksoj se eshte fyese per kombin shqiptar qe disa bashkekombas gezohen dhe japin edhe argumente akademike se pse Kadare edhe kete vit nuk mori Cmimin Nobel. Ndersa qe shqiptaret t’i shkruajne komisionit perkates duke kerkuar te mos i jepet cmimi Kadarese, nuk do ta besoja. Por ja qe edhe kjo eshte e verteta e anormales shqiptare.

    ***
    Nje cmim i tille do jete nderim me shume per kombin shqiptar se sa per vete Kadarene.
    Krijimtaria e Kadarese ka vite qe e ka marre cmimin Nobel jo nga Komisioni i ketij cmimi (qe per fat te keq duket se e ka politizuar tej mase edhe vete cmimin ne fushen e letersise) por nga miliona lexues ne mbare boten.

    ***
    Le ta mbyll kete shkrim me thenien e nje miku tim Amerikan per Kadarene tek po diskutonim pak dite pas njoftimit te dhenies se cmimit Nobel. “Kadare was probably born at the wrong place and at the wrong time.” Shqip perkthehet: Kadare mbase ka lindur ne vend te gabuar dhe ne nje vend te gabuar.

    ***
    A eshte edhe ky “faji” i kolosit Kadare?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #394
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    “Kadare was probably born at the wrong place and at the wrong time.” Shqip perkthehet: Kadare mbase ka lindur ne vend te gabuar dhe ne nje vend te gabuar.


    kadare ka mundesi te kete lindur ne nje vend te gabuar dhe ne nje kohe te gabuar

  5. #395
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2004
    Postime
    4
    qosja e ka vera veten per se gjalli, pa plumb, me lapsin e vete.. nuk ka vdekje me e rende se vdekja per se gjalli. xx

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Edhe ti Xha-ferr Leci qenke vec nje kufome e ndyre.

  7. #397
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Edhe ti Xha-ferr Leci qenke vec nje kufome e ndyre.
    E ndyer, bile ate as zagaret nuk munden tiu afrohen kesaj ngordhine te ndyer.

  8. #398
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nga GAZETA SHQIPTARE 1.Dhjetor 2006 faqe 28 dhe 29

    Identitet perendimor apo lindor per shqiptaret?

    N uk ka diskutim pėr politikėn, ekonominė, historinė e kulturėn qė nuk lidhet nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr me identitetin e njė populli, atė qė e dallon atė nga kombet e tjera, qė e bėn tė ndryshėm. Duke marre parasysh zhvillimin e deritashėm tė kombit tonė si dhe aspiratat e tij, ėshtė e rėndėsishme tė diskutojmė se ku e gjejmė vetėn nė kėtė fillim shekulli? Si mund tė portretizojmė vetėn tonė duke u bazuar nė njė sistem matės vlerash dhe cilat janė tendencat ekzistuese nė mes nesh dhe cila nga ato do tė dominojė pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen? Pyetja ka ngjallur shumė reagime dhe disa prej tyre po i publikojmė nė kėtė faqe diskutimesh.

    Gjendja ku ndodhemi kufizon edhe pėrkatėsinė

    Gjendja nė tė cilėn ėshtė Shqipėria dhe trojet sh
    qiptare nė pėrgjithėsi, lė shumė pėr tė dėshiruar. Duket shumė hapur qė shqiptarėt nuk ndajnė me qytetėrimin perėndimor apo atė tė lindjes tė njėjtat vlera. Nė Shqipėri gjen tė gjitha trafiqet, tė gjitha krimet dhe tė gjithė llojet e kriminelėve, duke filluar nga ai xhepisti e duke pėrfunduar me zyrtarė mafiozė qė pėr ironinė e fatit, qėndrojnė akoma nė pushtet. Ky ėshtė ai qytetėrimi shqiptar, qė nuk ka vlera, por antivlera. Ky ėshtė ai qytetėrimi qė ne tė gjithė i largohemi pėr tė emigruar diku nė njė cep tė botės, ku ka qetėsi dhe drejtėsi. Tė akuzosh Perėndimin apo Evropėn ėshtė hipokrizi, pasi nuk janė evropianėt ata qė nxisin prostitucionin, nuk janė evropianėt ata qė mbajnė nė pushtet njerėzit mė tė korruptuar, janė shqiptarė ata qė i bėjnė e durojnė tė gjitha kėto.

    Marrė nga www.peshkupaujė.com
    Postuar nga “Shqiptari”

    A duhet tė shkėputemi me takt nga islami?

    Pėrderisa nuk arrijmė qė me takt tė shkėputemi nga
    islami, vėshtirė e kemi edhe nė shekuj tė tjerė tė ngjizim veten tonė.
    Kombi pėrbėhet nga njerėz dhe njerėzit ėshtė e vėshtirė ti bėsh bashkė po s’veproi njė frymė e fuqishme qė t’ia jonizojė neuronet dhe t’ia drejtojė kah njė qėllim i caktuar qė pėr ne mund tė jetė formimi i shėndoshė i shqiptarizmės. I shėndoshė, do tė thotė qė tė jetė i privuar nga disa faktorė qė e frenojnė ose e pengojnė farė. Njerėzit si kompjuterat e kanė tė vėshtirė tė japin maksimumin kur janė tė infektuar nga viruset. Dhe nė Shqipėri duam tė jemi si ajo apo kjo dhe ēuditemi qė Evropa na trajton keq. Kėshtu jemi katandisur vetė. Askush nuk tregon interesin mė tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe pėr gjithēka shqiptare.

    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Peshku”


    Duhet tė njohim mė mirė qytetėrimin evropian


    Pėr tė diskutuar dhe pėr tė arritur nė konkluzione tė sakta, du
    het tė njohim mė mirė “qytetėrimin evropian”. Kur them njohje, jo nėpėrmjet gazetave ose lartėsisė sė pallateve, por psikologjinė perėndimore, pra cili ėshtė dinamizmi saj. Kjo nėpėrmjet integrimit nė tė, por jo duke bėrė fajtorė prejardhjen dhe duke e konsideruar atė si pengesė mossuksesin.

    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Uni”


    A e kemi arritur pjekurinė e plotė?

    Ne jemi njė vend dhe njė komb, qė si duket ende nuk e kemi
    arritur pjekurinė e plotė, megjithėse thuhet qė jemi ndėr mė vjetrit nė Evropė. Po tė ishim islamiko-orientalė do tė ishim aq fanatikė sa tė mos ndodhte fenomeni i prostitucionit masiv ku familjet po shesin vajzat, burrat po nxjerrin gratė trotuareve tė Evropės pėr tė fituar. Tė paktėn vetėm kėtė tė mirė do tė kishim, nėse do tė ishim besimtarė tė devotshėm.
    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Reflektimi”

    Sa e vėshtirė tė pėrcaktosh cilit qytetėrim i pėrkasim!

    Pėr tė pėrcaktuar se cilit qytetėrim i pėrkasim, duhet parė nga vijmė,
    ku jemi e ku do tė shkojmė. Shqiptarėt vijnė dhe janė tė vetmit pasardhės origjinalė nga qytetėrimi pellazgo-ilir, i cili ka qenė djepi i qytetėrimit tė lashtė grek, romak, pa folur pėr ata qė nė atė kohė ende endeshin nėpėr pyje e stepa. Gjuha shqipe ėshtė gjuhė e veēantė, lashtėsia e sė cilės diktohet nga shkurtėsia e fjalėve bazė tė saj, ėshtė me njė diapazon zanor e bashkėtingėllor tė pakrahasueshėm; sė paku, nė mesjetėn e hershme ėshtė shkruar me germa latine. Shqiptarėt kaluan shumė furtuna, por mbijetuan duke ruajtur thelbin, autenticitetin Shqiptar, nuk u asimiluan. Pėrkatėsia, jo ndarja fetare, ka qenė njė nga pėrēuesit e mbijetesės, nė kushtet e vetėmbrojtjes nga zhdukja; merrni shembull konvertimin nė mysliman qė u bė nė periudhėn e vonshme tė Perandorisė Osmane; gjendja e sotme shpirtėrore e shqiptareve nuk ėshtė e shkėlqyer, sepse ekziston feja, por besimi ėshtė larg. Sot, mė shumė se kurrė, bota kėrkon qė Shqiptaret tė integrohen nė qytetėrimin perėndimor; kėtė shqiptarėt e kanė bėrė me dhjetėra vite mė parė, nga Kosova e Maqedonia Perėndimore e ka mbi dhjetė vjet qė po e bėjnė nga Shqipėria - me qindra mijėra nė Itali, Greqi, Gjermani, e gjetkė nė Evropėn Perėndimore.
    Marrė nga www.peshkupaujė.com
    Postuar nga “Deputeti”

    Tė gjitha boshllėqet nė identitetin tonė

    Shqiptarėt kanė boshllėqe tė mėdha nga qytetėrimi evropian, por
    janė tė huaj nga qytetėrimi oriental. I pėrkasim njė qytetėrimi tė padijes, sepse as tani nuk jemi tė zotė tė vendosim se nga t’ia mbajmė. Nga lindja aziatike apo qytetėrimi perėndimor?
    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Albo”


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1771
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #399
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Tė ngecur midis sė kaluarės, sė tashmes dhe sė ardhmes

    NGA Henri Hide

    Ēfarė ėshtė identiteti kombėtar dhe si ai ėshtė krijuar nė rastin e shumicės sė vendeve ballkanike? Gjithkush qė pėrpiqet tė kuptojė “conceptual framework” dhe filozofinė nė tė cilėn mbėshteten marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, duhet t’i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje themelore. Nė fakt, identiteti kombėtar Grek dhe ai Shqiptar kanė bazė perceptimin e kundėrt. Ata mbartin nė njė farė mėnyre negativitetin nė perceptimin e njėri-tjetrit. Kjo ėshtė tipike e procesit tė identitetit shtetformues ballkanik, ku bashkėsitė sociale e pėrcaktojnė veten duke mohuar/nėpėrkėmbur identitetin e “tjetrit”. Kėshtu nė thelb tė historisė sė popullit shqiptar, atij grek, apo dhe te tjerėve gjendet lufta pėr mbijetesė, kundėr “tė tjerėve”. Identiteti pėrcaktohet si “e kundėrta e tė tjerėve” (respektivisht mosqenia shqiptar, apo mosqenia grek). Kjo gjen shpjegimin e saj nė kėrcėnimin e pėrjetshėm pėr humbjen e ADN-sė sociale tė dy vendeve tona.
    E vėrteta ėshtė se vendet ballkanike kanė prodhuar shumė histori gjatė procesit tė tyre identitet-formues. Aq histori saqė strukturat e tyre moderne shoqėrore nuk kanė qenė tė afta tė konsumojnė. Kėshtu “tepricat” e kėtij “konsumimi historik” janė kthyer vetvetiu nė nacionalizėm. Ky nacionalizėm ka marrė shpeshherė forma ekstreme. Por ėshtė njė nacionalizėm artificial. I prodhuar nga procesi historik dhe aftėsitė sociale shoqėrore tė shoqėrive tona. Natyrisht qė gjatė proceseve historike kanė ekzistuar tendenca tė tilla, tė cilat janė shfaqur me forma tė ndryshme, shpeshherė tė manifestuara nėpėrmjet pėrdorimit tė dhunės. Reminishencat e kėsaj tė kaluare historike janė tė pranishme dhe sot. Ato dalin nė sipėrfaqe sa herė qė amplitudat politiko-diplomatike nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė alternohen. Ky vektor, qė nė njėrin krah gjen nacionalistėt dhe nė tjetrin “tė moderuarit” (ata qė shohin tė ardhmen e pėrbashkėt tė dy vendeve tona nė familjen evropiane) ėshtė faktori pėrcaktues i perceptimit tė opinionit publik nė tė dy vendet pėr njėri-tjetrin. Pėr fat tė keq rrallėherė ai gjendet nė balancė.
    Synimi i gjetjes sė balancės (nė tik takun e orės) duhet tė jetė pėrcaktuesi nė politikėn midis dy vendeve. Por rruga drejt saj po vonon tė duket nė horizont. Afrimi dhe njohja midis dy kombeve mbetet peng e tė kaluarės e cila duket se pėrpiqet tė hedhė rrėnjė nė tė tashmen. Nuk po argumentoj kėtu se vendet dhe popujt tanė nuk njohin njėri-tjetrin. Por se kjo njohje, e cila duhet tė fillojė nga elitat politike dhe perceptimi i tyre pėr marrėdhėniet dypalėshe, ka ngelur peng i “nacionalizmave” tė vjetra ballkanike. I atyre ideologjive ekstremiste qė duket sikur kanė dalė nga pluhuri i historisė evropiane dhe po mbizotėrojnė tė kėnaqura nė konstatimin se “dollapi i historisė sė nacionalizmit” nuk ėshtė mbyllur ende nė kėtė pjesė tė Ballkanit.
    Impakti i ekstremeve tė spektrave politikė nė opinionet publike tė tė dy vendeve, i shumėfishuar nėpėrmjet mediave, shpeshherė tė veshura me mantelin e “nacionalizmit romantik”, ka pėrcaktuar gjatė periudhės sė Pasluftės sė Ftohtė dhe deri mė sot perceptimet e shoqėrisė shqiptare dhe asaj greke. Amplituda e polarizimit ėshtė e pėrkohshme pėr faktorėt opinion-formues politikė tė tė dy vendeve, duke pasur parasysh se ata janė “variabla tė varur” (nga faktorė pėrtej marrėdhėnieve tė ngushta dypalėshe) dhe gjuha politike e tyre ėshtė e pėrkohshme. Por impakti nė opinionin publik dhe polarizimi i tij nė tė dy vendet vazhdon mė gjatė, duke mbartur nė vetvete “paaftėsinė” e strukturave shoqėrore tė konsumojnė historinė dhe tė kalojnė pėrtej saj, drejt perceptimit evropian tė historisė.
    Ata qė shohin marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė tė shkėputura nga proceset ballkanike dhe ato euroatlantike do gabonin rėndė nė arsyetim dhe, pėr rrjedhojė, dhe nė konkluzion. Ridimensionimi i prioriteteve strategjike tė disa prej fuqive tė mėdha, i pėrshpejtuar sidomos pas rikonfigurimit strategjik qė SHBA-tė ndėrmorėn pas 11 Shtatorit 2001, ndikuan dhe nė nėnsistemin ballkanik. Duke pasur gjithsesi nė mendje se marrėdhėniet politiko-diplomatike tė viteve tė fundit midis Greqisė dhe Shqipėrisė janė normalizuar dhe ndėrthurur nė pėrcaktimin e integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė dhe mbėshtetjes sė Greqisė nė kėtė rrugė, mund tė themi se, tė paktėn nė nivelin politik dhe atė ekonomik loja e vjetėruar disi e ”zero-sum thinking” ja ka lėnė vendin logjikės sė pėrfitimit tė dyanshėm nga normalizimi nė nivel politiko ekonomik. Ky fakt dėshmon se, tė paktėn nė nivelin e elitės politike qė drejton dy vendet, reminishencat e tė kaluarės historike duket sikur po ja lėnė vendin njė tjetėr procesi identitet-formues – atij tė pėrafrimit politik nė bazė tė filozofisė sė fqinjėsisė sė mirė dhe perspektivės sė integrimit nė strukturat e BE-sė dhe NATO-s.
    Ndėrkohė, nė nivelin e opinionit publik, marrėdhėniet midis dy vendeve vazhdojnė tė jenė pre e sė kaluarės dhe e dyshimit, gjė e cila dėshmon aftėsinė e kufizuar “konsumatore” tė historisė, e cila ka nė tė dy vendet tendencėn tė idealizohet dhe tė pėrdoret si argument kryesor arsyetimi nė krahasimin midis dy vendeve. Ky rreth vicioz i perceptimit tė historisė ka filluar tė bėhet pengesa kryesore filozofike e dy shoqėrive tona, e cila sot i ato mban tė mbėrthyera nė ngėrēin e sė shkuarės dhe i krijon njė perde tė turbullt qė pengon tė shohin tė ardhmen.

  10. #400
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    lexova Dhe Une Se Fundmi Ate Liberth Te Ketij Ismail Kadarese,e Lexova Sepse Me Interesonte Te Mesoja Ndonje Gje Interesante E Lexova Edhe Sepse Kisha Degjuar Shume Kritika Dhe Nuk Ma Merrte Mendja Se Ne Kete Liber Flitej Gati Haptaz Kunder Islamizmit
    Po Si Mund Qe Nje Njeri Kaq I Arsimuar Dhe Me Kulture Te Arrij Te Kete Rene Kaq Poshte Apo Mos Ka Dash Te Thoje Me Kete Liber Se Ai Eshte Katolik Apo Ortodoks Apo Ku Di Une ,e Lexova Kete Liber Dhe Mu Krijua Pershtypja Sikur Te Gjitha Fajet Se Shqiperise I Ka Ecur Keq Pergjate Rruges Se Jetes Se Saj E Paska Pas Nyslymanizmi
    Me Vjen Keq Biles Shume Keq
    Me Respekt Niku
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Faqja 40 prej 58 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •