Krishterimi mbeti me ata 18% te shqiptareve te besimit orthodhoks qe i bene balle 500 vjeteve te pushtimit otoman dhe 300 vjeteve te perpjekjeve uniatiste te Vatikanit per te gllaberuar nje prej djepeve me te hershme te krishterimit ne bote; dhe 50 vjeteve te komunizmit qe u perpoq te shkelte me kembe zemren e cdo shqiptari. Une dhe familja ime i perkasim atij 18% te shqiptareve dhe fale ekzistences sone ne mesin tuaj, Shqiperia sot e ka emrin Shqiperi e jo Arnaudllek, dhe ti e ke emrin shqiptar dhe jo arnaud, dhe flamuri perandorak romako-bizantin, qe eshte edhe nje flamur orthodhoks, ngrihet nga te gjithe shqiptaret dhe pranohet nga gjithe bota. A do te kish kuptim nje flamur bizantin orthodhoks per nje popull 100% musliman? A do te kish kuptim qe ne te pretendonim se ishim pasardhesit e ilireve dhe epiroteve te lashte, kur ne nuk na lidh asgje me ta?Ku mbeti krishterizmi?,apo je nė pozicionin e Kastriot (m...t),Muftarajt..
Dhe besimi i krishtere Orthodhoks eshte burimi i identitetit te VERTETE shqiptar, pasi te gjithe shqiptaret qe u ndane nga trungu kombetar dhe nga trojet e te pareve, jeten e tyre e kane ngritur mbi trashegimine shpirterore te te pareve: BESIMIN E KRISHTERE ORTHODHOKS. Amaneti qe Gjon Muzaka u le femijeve te tij ne Itali ne fillimin e shekullit te XVI eshte nje amanet i perjetshem per te gjithe brezat e shqiptareve: "Humbem trojet e te pareve, por nje dite ju do te riktheheni serrisht ne to. Por bijte e mi, po humbet besimin e krishtere qe na e kane lene trashegimi te paret, keni humbur gjithcka."
Dhe ky amanet i nje prej prijesve shqiptare qe u largua nga vendi i tij per ti shpetuar shtypjes dhe konvertimit me dhune ne Islam, ashtu sic beri gjysma e gjithe popullit shqiptar ne ate kohe, eshte vija ndarese midis shqiptareve te sotem. Ka nga ata qe identitetin kombetar e lidhin me Perendimin, ka nga ata qe e Lidhin me Lindjen, ashtu sic ka edhe nga ata si une qe identitetin kombetar e kerkojne tek ajo gjysma e kombit qe i shpetoi 600 vjeteve te pushtimeve dhe tjetersimeve shpirterore: tek arbereshet qe e ruajten te pacenuar identitetin e vertete shqiptare qe na kane lene trashegimi te paret, ne menyre qe kur ajo dita e lirise te vinte peseri ne trojet e Arberit, ata te mund ti deshmonin asaj gjysmes tjeter te tjetersuar se kombit se kush ishte origjina e tyre.
Debati midis atyre qe e shohin kete problem perciptas, si nje "perkatesi politike" apo si nje "aleance kulturash" e popujsh, eshte nje debat sa i pavlere edhe manipulues. Qellimi i ketyre debateve eshte nje dhe i vetem, largimi i vemendjes se shqiptareve nga identiteti i vetem i vertete shqiptar qe nuk gjendet as tek fjalet e Kadarese e Qoses, por gjendet vetem kur cdo shqiptar merr nje pelegrinazh shpirteror ne jeten e tij per te zbuluar misterin e origjines se tij.
Dhe ironia e pretendimeve te Qoses dhe Kadarese, qe ne pamje te jashtme duken diametralisht te kunderta, ne fakt konvergjojne ne nje pike qe eshte edhe brendia e gjithe debatit: Kadareja kerkon te integroje shqiptaret ne Evrope duke u falur atyre nje identitetit evropian, por harron se perpara integrimit evropian shqiptaret duhet te kalojne me suskses sfiden e integrimit Ballkanik; kurse Qosja qe mbron idene e kthimit tek baba si nje kunderpeshe ndaj pranise gjithmone e ne rritje evropiane ne jeten ne Kosove, harron qe sa me shume shqiptaret i afrohen Turqise, aq me shume i largohen fqinjeve te vete, aq me shume u japin legjitimit pretendimeve te fqinjeve qe shqiptaret e vjeter kane ikur, keta te sotmit jane vetem mbetje turke.
Albo
Krijoni Kontakt