marrun prej www.albanovaonline.com
DUFI I NJI HISTORIANI BONSAI
Ardian Ndreca
Ka persona pėr tė cilėt asht e panevojshme me krijue nji opinion, pse edhe nji opinion i thjeshtė do tė ishte diēka krejt e mbinatyrshme pėr to. Nji personazh i kėtillė sillet nė dopiopet me nji buzėqeshje tė paarsyeshme tė stampueme nė fytyrė, madhshtor nė kotsinė e vet dhe i paoksidueshėm pėrgjatė ēdo ndryshimi politik dhe shoqnor.
Mu kujtuen gjithė kėto gjana ndėrsa po lexoja shkrimin erudit tė P. Xhufit: Mjerimet e njė sinodi (Shekulli, 24 korrik 2006) ku menjiherė bie nė sy titulli me reminishenca marksiste, tė cilin autori sigurisht qė e ka zgjedhė padashje, kėsaj here i shtypun prej nji lapsusi tė mbrendshėm dhe jo prej erudicionit tė tij monstruoz (din pėrmendėsh shumė bejte tė autorėve tė tij tė zemrės). Nė kėtė artikull Xhufi kishte lanė mėnjianė dopiopetin anonim dhe i kishte ra me kordhė kundėrshtarėve tė Qoses dhe tė gjithė atyne qė mendojnė me e sulmue atė. Aty ai ngatrron padashje Bizantin me Lindjen - nė kuptimin qė ky term ka nė shkrimin e Qoses, kurse pėr faktin qė Qosja ngatėrron E. Dickinson-in me G. Stein-in ai hesht, ashtu siē hesht pra, mendojmė pse i aprovon, ndaj tė gjitha tezave tė Qoses.
Ne nuk i ndajmė shqiptarėt nė bazė tė fesė, siē pėrpiqet tė pohojė demagogu Xhufi, nuk kemi asnji tendencė pėr mbledhjet me dyer tė mbylluna (ato i pėrkasin historisė sė tij vetjake) dhe pėr mā tepėr nuk pėrbuzim dhe aq mā pak himnizojnė kend. Ushtrojmė thjesht tė drejtėn e mendimit tė lirė, e cila pėr Xhufin asht «vjellje vreri».
Shkrimi im tek Shekulli dukej se i kishte ba efektin qė ban ufulla me tejat qė mshehen nė birat e drunjve tė kalbt, efekt dalldisės dhe ēoroditės.
Ka shumė shkėlqesina dhe doktora qė janė krijue nė Shqipni nė sajė tė nji alkimie politike dhe vijojnė gjithnji tė sillen si vėrle, por Xhufi sasht nji prej kėtyne pse ai asht historian i mirėfilltė qė nuk kufizohet me ba pėrkthime aproksimative prej italishtes dhe me shkrue tek tuk ndonji artikull me porosi, jo, ai shkruen libra tė mirėfilltė historie. E kjo gja asht domethanėse, kur mendojmė se shumica e historianėve tė brezit dhe tė formimit tė tij janė ēimka tė daluna prej dyshekut tė Enverit nė kuptimin qė patėn pėrvetsue deri nė nėnvetėdije idetė gjeniale tė historianit numėr nji tė vendit.
Xhufi nuk asht thjesht nji agjitator, nji tamburxhi apo nji element dekorativ i mbetun prej nji strukture tė ndėrtueme nė 50 vjet e tė ndryshueme nė dy-tri net. Ai asht historian qė shkruen libra, ose sė paku qė mendon me i shkrue.
Megjithatė tek artikulli nė fjalė ai kishte rrėshqitė me kordhat e tija tehėmprehta deri nė banalitet, a thue se un u kisha heqė flamurin kėtu ka pastėrti Qoses dhe shokėve tė tjerė. Sa pėr saktėsi, flamurthi ishte kėtu ka sterilitet qė asht nji pastėrti mbytėse.
Xhufi ka marrė pėrsipėr me u ba nji mjet transportit pėr invalidė tė kohnave tė kalueme, ai kujton se tue i pikturue me bojna ujit skeletet e idhujve tė vet mundet me u dhanė jetė a nemos tjetėr me na shti frikėn me to.
Por ajo ēka mė dha nji kėnaqėsi tė pamasė ishte fakti se ai paska lexue tė gjithė artikujt e mi qysh prej kohės qė ka qenė nė Romė si postier i Nanos, artikuj ku un kam shpėrnda vrerin me ftohtėsinė e qelqtė tė nji gjarpri. Gjuha dhe shprehjet mė kujtuen raportet qė komisarėt politikė tė ambasadave dėrgonin nė Tiranė nė kohėn e Enverit, ku pėrshkruenin aktivitetin anmiqsor tė forcave tė reaksionit; raporte qė asokohe Xhufi ynė lexonte me zjarr rinor nga mikrofonat e skuqun tė Radio-Tiranės.
***
Fatkeqsia mā e madhe qė mund ti ndodhin nji historiani asht me u pėrcaktue prej origjinės sė vet dhe me e mendue jetėn si nji shprehje mirėnjohjet pėr bamirėsit politikė. Xhufi u dėrgue prej Partisė me studjue nė Romė histori nė fillim tė viteve 70.
Kėshtu majėn e birrės ja hodhėn nė Tiranė dhe kulaēin deshtėn me e pjekė nė Romė, por ndryshimi i temperaturės intelektuale mes dy kryeqyteteve ishte shumė i madh dhe kulaēi doli i ufulluem.
Kuptohet tashti pse ky pėllumb i majmun me gugatje jo historike ndien detyrėn me i dalė pėr zot serisė sė qoseve qė mbretnojnė nė nėnvetdijet e tij.
Tue qenė nji shprehje e stėrmundimit tė regjimit komunist me krijue nji elitė partiake, ai me ndėrrimin e regjimit ruejti gradat shkencore pa humbė shprehitė e aparatēikut, tue u transformue nė nji shprehje tė mediokritetit kulturor me pamje serioze dhe plot me pretendime.
Xhufi asht nji ngjarje intelektuale qė i ka rranjėt tek datat 1944 dhe 1997, shprehje e vullnetit politik tė nji mentaliteti qė me rrėnojat morale e nji tė kaluemeje donte me ndėrtue nji tė ardhme tė madhe. Misioni i historianėve me pėrmasa tė caktueme prej nalt si ai, ishte me e trajtue shpirtin e shqiptarit nė histori sikur tė ishte prej dylli e atje ku mungonte landa e ēmueshme tė pėrdorte pa dhimbė parafinėn, nga ajo e shtrenjta e Partisė, mjaft qė teoremat dogmatike tė vėrtetoheshin. Marrinave tė kėtilla efektgjata u vjen era edhe sot nė tekstet e historisė sė Shqipnisė. Me ua lanė shkrimin e historisė sonė kombtare historianėve me nji formim mendor marksist-dogmatik, anemikė nė dije dhe sektarė nė tendenca, asht si me ua besue shkrimin e historisė sė njerzimit orangutangėve, kėta do ta konsiderojshin njeriun e lirė e tė pajisun me arsye si nji degjenerim nė krahasim me veten e tyne.
Por a mund tė shkruehet historia jonė mesjetare me xhufrrata tė kėsaj natyre? Historiani ynė i tipit bonsai flet nė emėn tė atyne qė e kanė krijue, a thue se asht nji meritė e madhe me krijue nji historian dėshtak qė mejton me u ba politikan i suksesshėm!
Kah ana e dijeve historike Xhufi asht nji kandil i ndezun ditėn pėr diell dhe tė vėrtetat e tija historike ngjajnė me pohime tė kėtilla: nė dimėr nuk bėn vapė, bari ėshtė i blertė, pula ka dy kėmbė etj. etj. tė denja pėr ushtarin e mirė Shvejk. Edhe atėherė kur citon historianė tė vėrtetė si Toynbee, ai ban si i dehuni me shtyllat e elektrikut, i pėrdorė me u mbajtė e jo pėr faktin se bajnė dritė.
Nė artikullin e tij Xhufi pėrdorė shprehjen «seminarist» sikur tė ishte nji shamje, e kjo gja pėrban evolucionin mbrenda species sė tij, mbasi ai nė thellėsi mbetet sejmeni i atyni qė deri para disa dekadash vritshin kohėn tue pushkatue seminarista dhe priftėn. Por un nuk jam as seminarist dhe as prift, jam nji i krishtenė i randomtė, pa cilėsina si ato qė mbajnė Xhufin nė kambė, gjithsesi un jam laurue pėrjashta pa pasė qenė i dėrguem prej partisė dhe jam docent filozofije nė nji universitet perėndimor, pa pasė kalue «fruthin» e detyrueshėm qė ka derdhė Xhufi pėr me studjue jashtė. Xhufi kėto gjana mė duket se nuk ka mujtė me i arrit ende, gjithsesi jeta asht e gjatė e kushedi se ēka mund tė mbėrrijnė ai nė 50 vjetėt e ardhshme!?
Sa pėr shkrime dhe vepra asht e kotė me folė, nji historian qė kur duhet tė nxirrte veprat e tija madhore len historinė pėr politikėn, asht shenj i dukshėm i vakuumit intelektual ku pluskon.
***
Cili asht evolucioni i historianit tonė? Kalimi i nji historiani prej fushės sė vet nė atė tė politikės smund tė quhet pėrparim, do tė ishte pak a shumė si me fillue me ushqye me tallash zdrukthit nji pėllumb qė asht mėsue me hangėr sallatė tė njomė. Por kah ana tjetėr ardhja e demokracisė ka qenė nji dizenteri pėr nji seri tė gjanė intelektualėsh qė ishin leva aktive tė regjimit, mbasi disa u dhanė mbas biznesit, disa mbas politikės e shumė tė tjerė u fikėn vedit.
Ajo qė rezulton e vėshtirė me u besue tue lexue shkrimin programatik tė Xhufos asht dilema nėse ky individ jeton gjatė vitit nji stinė nė tė cilėn mendon lirshėm pa dogmatizėm dhe urtikarie? Nė pėrgjithsi nji aparatēik qė mendon ndopak vijon me qenė nji rareté, ai mbetė inofensiv si nji zhaurimė e regjistrueme dhe vetėm po tė isha shumė pesimist do tė mendoja se ai mund tė ketė njifarė randėsie.
Xhufi nuk asht nji «spurdhjak» (shprehje e tija e preferueme kjo) ai asht thjesht rranja katrore e nji sistemi qė kur nuk mund tė prodhonte mā kriminela sadista vendosi linjėn e montazhit tė mafiozave me kollare. Shprehjet e tija akademike nuk fyejnė askėnd, bile tue pėrsėrit Sokratin mund tė thona se kur tė bjen shqelm gomari, e vetmja gja qė mund tė bajsh asht me u spostue pak ma andej.
***
Ajo ēka na bani shumė pėrshtypje nė shkrimin e kėtij funksionari tė naltė tė nji partie socialiste me ngjyrim liberal, ishte fakti se ndėr tė tjera nė atė shkrim ai ēmonte heshtjen, misterin dhe hermetizmin e djemve me mjekrra tė Rrugės sė Kavajės (lokucioni i dikurshėm ishte «djemtė tanė») e tue i pėrkedhėlė duket se u kėrkonte ndihmė pėr fushatėn e ardhshme pėr president. Do tė ishte me siguri nji president misterioz, hermetik mbas dopiopetit anonim dhe i mbėshtetun prej nji falange tė heshtun e tė gatshme pėr gjithēka. Nė kėtė rast na duhet me thanė me doemosdo rroftė Nanoja si president, mbasi sė paku Nanoja, qė asht person inteligjent, ka mjekrren e vet dhe nuk mshehet mbas mjekrrave tė hueja.
Ne nuk pėrtojmė me u pėrgjegjė edhe pse skemi asgja personale me Xhufin dhe me askėnd tjetėr, mbasi respektojmė tė gjitha nivelet intelektuale dhe morale, por tue kundrue kalimet, mbikalimet dhe nėnkalimet e individėve si ai, na vjen ndėr mend nji shprehje e R. Searle: nė ekonomi mė shqetsojnė zerot qė rrijnė mbrapa, kurse nė politikė ato qė qėndrojnė pėrpara, aq mā tepėr kur janė zero me xhufkė.
___________________________________________
Botue nė gazetėn Shekulli, 31 korrik 2006
Krijoni Kontakt