Close
Faqja 37 prej 58 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 573
  1. #361
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Sinani: Tė shmangim kundėrvėnien ndaj Evropės

    Shekulli

    Pėr studiuesin Shaban Sinani hapja e debatit mbi identitetin e shqiptarėve ndodhi nė njė moment tė gabuar, pikėrisht atėherė kur shqiptarėt kėrkojnė tė jenė mė pranė Evropės sė Bashkuar. Shqipėria synon tė hyjė nė familjen e madhe evropiane, ndėrsa Kosova tė fitojė pavarėsinė. Sinani thotė se nuk ėshtė hera e parė qė Kadare nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė ėshtė shprehur mbi kėtė ēėshtje pėrmes librave tė tij, sė pari tek “Vit i mbrapshtė” dhe “Koncert nė fund tė dimrit”. Megjithatė vetėm tani akademiku Rexhep Qosja nis dhe rinis nga e para debatin mbi identitetin e shqiptarėve. Si autor i njė prej studimeve mbi ndikimin e kulturės lindore nė atė shqiptare, ai thotė se ky ndikim ėshtė mbi tė gjitha nė rrafshin laik e mė pak nė atė fetar. Ndėrsa sa i pėrket faltoreve, ai thotė se objektet e kultit nė Shqipėri i ngjajnė mė sė shumti njė palimsesti ku besimet flenė mbi njėri-tjetrin. “Pikėrisht konvergjenca ndėrfetare, dhe jo pankrishtėrimi apo panislamizmi, sikurse ndodh tek popuj tė tjerė ballkanas, ėshtė cilėsia etnoidentifikuese e shqiptarėve dhe me kėtė cilėsi ėshtė tragjike tė luhet“, - thotė Sinani.



    - Debati pėr tipologjinė e identitetit shqiptar, i nisur prej ak. R. Qosjes menjėherė pas botimit tė librit “Identiteti europian i shqiptarėve” tė I. Kadaresė, pikėrisht kur duket sikur ka arritur nė njė stacion tė fundmė, disa herė ėshtė rikthyer nė pikėn e fillimit. Si njė prej pjesėmarrėsve nė kėtė debat tė ri, si e shpjegoni kėtė rikthim?

    - Sė pari, do tė doja tė saktėsoja se ky debat nuk ėshtė aspak i ri. Dy prej mendjeve mė kritike tė letrave shqipe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar, Konica dhe Noli, ndonėse mė tė shumtėn e herės kundėrshtarė tė njėri-tjetrit, bashkoheshin nė tė njėjtin shqetėsim pėr atė qė mund tė quhet “program” i kulturės kombėtare. I pari me “Anadollakun nė mėsallė” dhe i dyti me “Kėngėn e Salep Sulltanit”, pėr tė pėrmendur vetėm nga njė shenjėzė prej letrave tė tyre, e patėn shtruar nė formė tė drejtpėrdrejtė pyetjen se si cila duhej tė ishte zgjedhja e mendimit shqiptar. Shkrimtari I. Kadare, shumė kohė para se tė botonte librin “Identiteti europian i shqiptarėve”, me njė qartėsi tė katėrciptė e pati shtruar tė njėjtėn ēėshtjes, atė tė pėrballjes sė europeizmit me rrjedha tė tjera, nė mos tjetėrkund, nė dy romanet “Viti i mbrapshtė” dhe “Koncert nė fund tė dimrit”. Kanė kaluar 20-25 vjet qėkurse kėto vepra janė botuar dhe nuk ka pasur ndonjė qortim publik ndaj tyre as nga protagonisti i rikthimeve tė shumta tė debatit tė tanishmė nė pikėn e fillimit ak. Qosja. Duke e parė ēėshtjen me njė vėshtrim tė tillė prapavajtės dhe me bashkėlidhjet e domosdoshme, pyetjet e vėrteta qė meritojnė vėmendje publike pėr t’u bėrė ėshtė: Pse kaq vonė; pse pikėrisht tani; pse kjo “heshtje” nė kohėn e shtrimit tė problemit e mė pas, pra, pse ky “zgjim” i vonuar? Kėto pyetje bėhen edhe mė tė pashmangshme duke e ditur se nė kohėn e botimit tė romaneve ishte shumė mė e lehtė tė diskutohej pėr anėn fetare tė mendėsive qė pėrplasen, madje edhe tė bėhej humor me to, sepse filozofia qeverisėse ishte ateiste. Nėse qortimet pėr kėto vepra nuk janė shprehur nė ndonjė formė tjetėr, del se libri “Identiteti europian i shqiptarėve” ėshtė vetėm njė shkas pėr tė nisur njė debat. Pėr kėto dy vepra tė Kadaresė studiuesi i letėrsisė ak. R. Qosja nuk dihet tė jetė shprehur publikisht ndonjėherė. Ndėrsa romanin “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave”, i cili gjithashtu mund tė bashkohej pėr nga shqetėsimi me dy tė parėt, ai duket se ia ka ndaluar rreptėsisht vetes edhe pėrmendjen formale, si tė ishte fjala pėr njė kujtim tė keq.

    - Le tė rimarrim pyetjen tuaj, atėherė: pse, pra, ky rikthim kaq i vonuar i ak. Qosjes tek njė shqetėsim qė I. Kadare realisht e ka shtruar shumė mė herėt, “nė njė kohė tjetėr”, sikurse e thoni ju?

    - Eshtė e ditur se rikthime tė tilla nuk kanė tė njėjtin qėllim pėr tė cilin shpallen. Dhjetė vjet mė parė edhe vetė ak. Qosja, nė artikullin “Frymė kritike apo gjedhe kritike” (“Pėrpjekja”, 1995/4, f. 28), kishte mendim tjetėr pėr ēėshtjen qė diskutohet sot. Duke mbėrritur nė pėrfundimin se gjedhja kulturore e “popujve tė mėdhenj europianė” ishte bėrė “gjedhe e mendimit, e organizimit politik dhe ekonomik tė popujve tė botės”, nė atė kohė ai nuk e shihte si njė dilemė, aq mė pak si njė kryqėzim, modelimin e mendimit shqiptar. Tani ai e paraqet nė njė kėnd krejt tė pėrkundėrt jo vetėm shqetėsimin e ngritur nė veprėn letrare tė I. Kadaresė, por edhe mendimin e vet. Rimarrja e kėtij problemi nga ak. Qosja nė drejtimin invers me rrjedhat e historisė tė sjell ndėrmend parodinė e Konicės pėr konfliktet e protagonistėve tė ēoroditur tė mendimit dhe veprimit shqiptar nė fillimet e shekullit tė 20-tė, tė cilėt, para se tė binin nė njė mendje pėr t’i hyrė ndonjė pune mė serioze pėr Shqipėrinė, duhej tė gjenin njė zgjidhje pėr dilemėn “Evropa, apo Avropi”, si ēėshtje gjuhėsore! Dhe pėr kėtė “dilemė“, “Jo Evropa, po Avropi“, ishin gati tė nisnin luftėn, ndėrsa Shqipėria pritej copė-copė atje ku merreshin vendimet pėr kufijtė e saj.

    - Mendoni se gjithė ky debat nuk meriton mė shumė vlerėsim se vargjet satirike tė Konicės?

    - Pėr tė qenė mė i saktė, pėrqeshja e kėtij anakronizmi politik e kulturor do tė meritonte ribotimin e dhjetėra e dhjetėra artikujve qė patėn pushtuar shtypin shqiptar tė viteve 1913-1915, me polemika tejet tė zjarrta pėr synetllėkun e princ Wied-it. Mund tė thuhet se ky debat zė mė shumė vend nė shtypin e asaj kohe se shqetėsimi pėr formėn e qeverisjes. Kur diskutimi kthehet nė njė ndorim ēasti dhe bėhet pėr qėllime tė ndryshme nga ato qė i shpallen publikut, s’mund tė bėhet fjalė pėr vlerėsim, por pėr dėmet dhe rreziqet qė ai mund tė sjellė. Nė mėnyrėn si ak. Qosja i ka shėrbyer mendimet e veta, dhe nė ēastin qė ai ka zgjedhur pėr t’i shėrbyer kėto mendime, nuk mund tė bėhet fjalė pėr ndikim nė shėndoshjen e gjykimit. Prej fillimit tė viteve 1990 shqiptarėt i kanė provuar tė gjitha llojet e krizave: krizėn e sistemit shoqėror, krizėn e qeverisjes, krizėn e shthurjes sė referencave kombėtare, krizėn e rrėnimit ekonomik, krizėn e shpėrbėrjes sė institucioneve shtetėrore, krizėn e vlerave morale. U kishte mbetur pa provuar edhe kriza e identitetit. Nuk e di se ku mund tė ēojė tjetėr kjo marramendje qė ka nisur, pėrveēse pėr t’i vėnė shqiptarėt nė tė njėjtėn gjendje papėrcaktueshmėrie, sikurse franko-arabėt e revoltuar, tė cilėt, nė dilemėn tronditėse se cilės botė i takojnė mė shumė, vendit tė origjinės apo vendit tė lindjes, nisėn kėtė vit rrėnimin e periferive tė Parisit. Shqiptarėt nuk e meritojnė ta pėrjetojnė njė tronditje tė tillė, sepse nuk kanė probleme papėrcaktueshmėrie nė identitetin e tyre. Pėrpjekja pėr t’i ftuar ata tė hyjnė se s’bėn nė tė njėjtėn dramė si ajo e franko-arabėve tė rrethinave tė Parisit ėshtė pėr t’u marrė shumė seriozisht.

    - Pėrmendėt dhe ēastin historik ...

    - Ēasti historik e rėndon edhe mė shumė pėrgjegjėsinė e nyjėtuesve tė ideve qė nxisin, nė emėr tė shkencės, fragmentarizimin e identitetit etnik tė shqiptarėve. Ndėrsa delegacionet e Prishtinės e tė Beogradit takohen e bisedojnė nėpėr kryeqytete europiane pėr kufijtė e njėsive komunale, pėr pavarėsinė e faltoreve historike, apo edhe pėr mėnyrėn se si do tė shkruhen tabelat drejtuese tė qarkullimit rrugor, cila gjuhė do tė jetė e para dhe cila e dyta, nė ato qė quhen “qendra tė vendimmarrjes“, qė do tė pėrcaktojnė fatin e Kosovės pėr njė periudhėn politike qė e pret pėrpara, sikurse dihet, diskutohet pėr modalitetet diplomatike dhe referencat nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr njė kalim tė mundshėm prej misionit pėrkujdesės tė OKB-sė (UN-MIK) tek njė mision pėrkujdesės i bashkėsisė europiane (EU-MIK), si njė prej zgjidhjeve mė tė mundshme. Me gjithė optimizmin e pėrligjur tė shqiptarėve, nė Kosovė e nė Shqipėri, pėr tė arritur sa mė shpejt pavarėsinė, janė dhėnė jo pak shenja qė paralajmėrojnė se njė tranzicion tjetėr drejt statusit pėrfundimtar mund tė jetė i detyrueshėm. Slogani lakonik “save face“, t’i ruash fytyrėn palės tjetėr, qė ka zgjedhur diplomacia ndėrkombėtare pėr tė arritur deri tek zgjidhja e fundme, nėnkupton qė statusi optimal i Kosovės tė mos pėrjetohet si njė humbje trupėruese pėr Beogradin. Mund tė thuhet se sot formulimi “EU-MIK nė vend tė UN-MIK“, nuk ėshtė thjesht njė idiomė. Kosova ėshtė i vetmi rajon ku euro pėrdoret si monedhė lokale e pakonkurrueshme, pa qenė ende pjesė e bashkėsisė europiane, madje pa hyrė nė procedurat e rishtarisė (kandidimit). Kujdestaria e OKB-sė nė Kosovė nuk mund tė vazhdojė gjatė dhe pafund (sipas rezolutės 1244 asaj i ka mbaruar afati). Rikthimi i autoritetit tė Serbisė, pėr vetė mėnyrėn si janė zhvilluar ngjarjet, ėshtė i pamundur. Ndėrkaq, faktorėt me rėndėsi nė zgjidhjen e problemeve ndėrkombėtare duket se e kanė marrė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr tė mos e poshtėruar Serbinė, duke i ofruar Kosovės njė zgjidhje tė menjėhershme maksimaliste. Zėvendėsimi i autoritetit mbikėqyrės ndėrkombėtar tė OKB-sė me njė autoritet mbikėqyrės europian (EU-MIK), duke e nėnkuptuar Kosovėn si territor veprimi tė ligjeve tė Europės sė Bashkuar, si dhe duke u bėrė tė ditur tė gjitha palėve se Kosova ju pret nė tė ardhmen tuaj europiane tė ėndėrruar, - dhe deri atėherė nuk do tė ketė mė probleme ndėrkufitare - gjithnjė e mė shumė ngjan si stacioni mė i afėrt politik nė rrugėn e vėshtirė drejt pavarėsisė. Tė provokosh njė kundėrvėnie ndaj Europės, pėr ēfarėdo motivi qoftė, duke pėrfshirė dhe atė fetar, pikėrisht nė njė fazė tė tillė, edhe nėse realiteti kokėfortėsisht do ta nxiste kėtė, nė njė farė mėnyre ėshtė si t’i bėsh atentat sė ardhmes. Njė gjė tė tillė shqiptarėt e kanė pėr detyrė ta shmangin.

    - Pavarėsisht prej kėtyre pasojave, a ka probleme thelbėsore pėr tė diskutuar pėr identitetin shqiptar?

    - Fjala “identitet“ ka nė burim rrėnjėn latine “idem“, qė do tė thotė “po ai, i njėjti“. Identiteti ėshtė i lidhur me vlera gjenotipike tė njė bashkėsie. Identeteti formohet prej cilėsive etnoidentifikuese tė njė populli. Pikėrisht pėr kėtė arsye janė joserioze ushtrimet gramatikore mbi “njėjėsin apo shumėsin gjuhėsor tė fjalės identitet”, qė shėrbeu si pikėnisje pėr ciklin e fundmė tė diskutimeve. Nė thelb, identiteti formohet nga ato vlera qė bashkėsia i ka tė vetat. Prurjet e tjera, dukuritė kulturore fenotipike, qė lidhen me prekjet historike dhe fqinjėsinė, janė shtresa qė i anėvihen ose i pranėvihen identitetit. Tė konsiderosh besimin si faktor formues ose ndryshues tė identitetit ėshtė punė e pamenduar. Ndoshta fjala mė e ēmuar qė kanė shqiptarėt nė himnin e tyre kombėtar ėshtė “tė pėrbashkuar”. Ky cilėsim paraqet njė realitet, qė ishte i tillė qysh kur Shqipėria po bėhej gati tė ndahej shtet mė vete. Tė pėrbashkuar nė pikėpamje tė identitetit shihen shqiptarėt edhe me sytė e kryeqendrave tė besimeve. Njė prej nismave mė tė rėndėsishme qė pati ndėrmarrė nė nderim tė botės shqiptare Papa Gjon Pali II ishte fillimi i procedurave pėr shpalljen “martirė” tė 40 shtetasve shqiptarė, tė flijuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 20-tė nė mbrojtje tė faltoreve. Kjo punė ka afėrsisht pesė vjet qė ka nisur dhe tani po plotėsohen dosjet pėr tė nominuarit martirė nga Selia e Shenjtė. Nisma tė tilla Papa Gjon Pali II dhe papė tė tjerė kanė ndėrmarrė e ndėrmarrin herė pas here. Por ajo qė pėrbėn tė papėrsėritshmen e kėsaj nisme ėshtė se tre prej kandidatėve tė nominuar pėr t’u shpallur martirė tė kishės janė shqiptarė tė besimit musliman. Vetėm ky fakt do tė mjaftonte pėr tė pohuar se shqiptarėt, kur qasja ndaj tyre ėshtė realiste dhe dashamirėse, shihen si konvergjentė, tė pėrbashkuar, nė vlerat e tyre etnoidentifikuese, qė qėndrojnė mbi dallimin fetar. Ky ėshtė gjithashtu njė prej treguesve domethėnės qė identiteti i shqiptarėve qendron mbi faktorin fetar.

    - Ju pėrmendėt njė shembull, qė ėshtė nė tė mirė tė tezės suaj. Por ka edhe vlerėsime ēfaktorizuese pikėrisht mbėshtetur nė heterogjenitetin fetar …

    - Pėr hir tė sė vėrtetės duhet saktėsuar se edhe dėshmi tė tilla ka. Herė pas here gjenden vlerėsime tė tė huajve qė kanė si pėrfundim njėsimin e popullit shqiptar me njėrin prej besimeve, qė do tė thotė ēfaktorizimin e identitetit tė tyre. Njė prej kėtyre dėshmive dhe vlerėsimeve gjendet nė njė letėr qė komiteti qendror i partisė komuniste tė ish-Bashkimit Sovjetik, tė klasifikuar “tepėr sekret”, i ka drejtuar komandės ushtarake tė bazės sė Vlorės nė vitin 1961 (letėr qė u ēklasifikua vetėm para dy-tre vjetėsh). “Ne u pėrpoqėm ta bėjmė kėtė vend tė vogėl musliman njė vitrinė tė socializmit pėrballė kapitalizmit perėndimor”, thuhet shprehimisht nė tekstin e letrės. Ky vlerėsim duket i pabesueshėm, sepse partia komuniste e ish-Bashkimit Sovjetik udhėhiqte nė atė kohė lėvizjen e pėrbotshme ateiste dhe shprehja “kėtė vend tė vogėl musliman” ėshtė krejtėsisht jashtė leksikut tė njė ligjėrimi ateist.

    - Ka ndonjė ndikim kjo nė mėnyrėn si ėshtė zhvilluar debati i tanishėm?

    - Ndikimi ėshtė i papėrjashtueshėm, tė paktėn si mendėsi. Fryma e bregdetit dhe mendėsia e prapatokės (hinterland), miti i Leviatanit dhe miti i Behemotit, fuqia detare dhe fuqia tokėsore, atlantizmi i sotėm dhe rreshtimet gjeopolitike ndryshe, janė opozicione tė pėrbotshme sa vetė njerėzimi. Dihet se ėndrra pėr Europėn e bashkuar ėshtė shumė mė e hershme nė art e letėrsi se nė politikė. Europės sė Bashkuar i parapriu “Odeja e Bashkimit“ e Shilerit dhe “Simfonia e 9-tė“ e Bethovenit. “Paneuropa“ e hershme e ish-kryeministrit francez Briand, mbi bazėn e sė cilės lindi federalizmi dhe konferedalizmi modern europian pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka pasur (dhe nuk mund tė mos kishin, pikėrisht pėr shkak tė opozicioneve qė sapo pėrmenda) kundėrshtarė tė rreptė pėrgjatė historisė. Lenini ėshtė shprehur se “Shtetet e Bashkuara tė Europės ose nuk do tė krijohen kurrė, ose, edhe nė u krijofshin, do tė jenė reaksionare“. Nė kėtė kuptim, ta shohėsh Europėn pa ndonjė alternativė vlerėsimi tjetėr, vetėm si utopi ose si reaksion, ėshtė krejtėsisht e mundshme, por ta nyjėtosh kėtė pikėrisht nė kohėn kur Kosova nuk ka zgjidhje tjetėr pavarėsise pėrveē pritjes nė Europėn e bashkuar, ėshtė jo vetėm shkurajuese, por errėsim i perspektivės.

    - Nuk ju duket se kėshtu ju bini nė gjykim pragmatist dhe shpėrfillni njė realitet historikisht tjetėrsoj, sikurse pretendohet edhe nė librin e ak. Qosjes?

    - Jo ēdo lloj pragmatizmi ėshtė i frikshėm, aq mė pak i paskrupullt. Tė jesh pragmatist pėr tė mbrojtur interesa tė larta nė njė qerthull rrethanash qė nuk mund t’i ndyshosh ėshtė diēka e paqortueshme. Pėrkundrazi, tė farkosh prej tė vėrtetash tė pjesshme pėrfundime qė mund tė pėrdoren kundėr bashkėsisė qė i takon, kjo, edhe nė qoftė e mbrojtur prej pragmatizmit, ėshtė e rrezikshme. Nė trashėgiminė dhe nė kulturėn e njė populli ka vlera burimore dhe tė tjera qė quhen aloktone. Identiteti i njė populli pėrcaktohet prej vlerave vendėse. Kjo nuk do tė thotė se vlerat e ardhura, prurjet pėr shkak tė historisė apo tė prekjes nė fqinjėsi, janė njė mallkim. Njė kulturė merr prej tė tjerave kultura ēfarė i vlen apo i mungon asaj. Por kjo nuk do tė thotė se me prurjet nga jashtė bashkėsia formon apo determinon identitetin e vet.

    - Por ju vetė keni shkruar pėr ndikimet orientale nė kulturėn shqiptare. Kjo ėshtė kontradiktore me kėto qė pohoni ...

    - Unė mendoj se njė studiues e ka pėr detyrė tė merret me prurjet dhe ndikimet nė kulturėn e vet, pavarėsisht nga drejtimi i ardhjes. Nė studimet e mia pikėrisht kėtė shėrbim modest kam bėrė. Pėr fat tė keq, nė librin dhe polemikėn e ak. Qosjes problemi shihet ngushtė dhe mangėt. Prurjet e kulturave lindore nė traditėn shqiptare janė para sė gjithash tė karakterit laik, jo vetėm nė cilėsi e rėndėsi, por edhe nė kronologji. Kur popujt paleoballkanas, grekė, ilirė e maqedonas, njohėn “tjetrin“ tek kulturat e Lindjes antike, duheshin edhe njė mijė vjet qė tė shpallej libri i shenjtė i muslimanėve, “Kur’ani“. Tragjedinė “Persėt“ tė Eskilit, bėmat e mbretėrve Kserks e Darios, polisi i Athinės kishte mundėsi t’i shihte nė teatrin antik. Gjuha shqipe, sikurse shumė gjuhė europiane, ėshtė me njė lidhje tė drejtpėrdrejtė prej burimit sanskrit nė pemėn gjenealogjike tė gjuhėve indoeuropiane. Pėr mė tepėr, ajo i takon degės “satem“. Edhe ajo qė ėshtė quajtur “instrument tipik i shqiptarėve”, lahuta, ka hyrė nė shumicėn e popujve tė Europės, kur mė herėt e kur mė vonė, nėpėrmjet “maurėve” qė erdhėn prej rajonesh afro-aziatike (“ljut” nė spanjisht, “lut” nė frėngjisht, “laudo” nė italisht, “lahutė” nė shqip, “al laudo” nė arabisht). Shumė qytete shqiptare, nė rregullimin e tyre urbanistik, kanė edhe sot ēarshi, varosh e pazar, madje dikur kanė pasur edhe hamam, qė janė nyje tipike tė qytetėrimeve lindore. Ndikime tė tjera laike kanė lėnė gjurmėn e vet nė leksik, nė mėnyrėn e rregullimit tė jetesės, nė kėngė, valle, veshje, rite e tradita tė tjera. Tė gjitha kėto ndikime tė karakterit laik, qė ak. Qosja nuk i pėrmend gjėkundi nė librin e vet, janė shumė mė tė rėndėsishme se ndikimi fetar. Aq mė e gabueshme ėshtė t’i njėsosh ndikimet orientale vetėm me besimin. Nė fund tė fundit, ndikimet laike janė ndikime nė kulturėn e bashkėsisė, gjė qė i bėn mė tė afėrta me identitetin, kurse besimi ėshtė ēėshtje vetjake e gjithėsecilit, dhe askush nuk ka tė drejtė ta numėrojė tjetrin. Ak. Qosja me kėto dukuri thuajse nuk merret, dhe kjo shpreh jo vetėm njėanshmėri, por edhe vetėkufizim.

    - Tė mbetemi tek faltoret. Sido qė kronologjikisht tė vona, sikurse pohoni ju, ato kanė qenė mjediset e zhvillimit jo vetėm tė besimit, por edhe tė kulturės, pėr gati pesė shekuj. Duke ndjekur logjikėn tuaj, nuk druheni se kėshtu ju mund tė bėni tė njėjtin gabim, duke nėnēmuar njė pėrbėrėse nė pėrforcim tė tė tjerave, domethėnė tė komponentes laike?

    - Jo, nuk besoj se po pėrsėris tė njėjtin gabim. Veēse, pėr t’i shkuar sė vėrtetės deri nė fund, edhe faltorja nė Shqipėri nuk mund tė vlerėsohet realisht, me gjedhe skematike mendimi, sepse faltorja nė Shqipėri ėshtė atipike. Kėtu institucionet e besimit, jo vetėm ato islame, i ngjajnė njė palimpsesti, ku ēdo kohė ka lėnė shenjėn e vet dhe njėri besim ndaj tjetrit janė si njė tekst ndaj mbitekstit. Provoni tė vizitoni faltoren bektashiane tė Sari Saltikut nė malin e Krujės dhe do tė vėreni se kati i parė i saj i ruan edhe sot dekoracionet e njė manastiri ortodoks dhe gjurmėt e shkrimit bizantin, kurse mbi tė gjenden varret e martirėve bektashnj dhe ushtrohen lirisht ritet e adhuruesve tė tyre muslimanė. Asnjė problem nuk ekziston midis besimtarėve, por tani na del se njė problem i tillė qenka ruajtur nė mendjet e dijetarėve. Mundohuni tė zbardhni fjalėt e kėngėve kushtuar Sari Saltikut dhe do tė vėreni se nė tekstet e tyre lėvdohet fuqia dhe magjia e tij si shpėtimtar i njerėzve besimtarė nė lundrim, nė det, nė ujė, qė janė atributet themelore tė Shėn Spiridonit, nė emrin e tė cilit ka ekzistuar herėt nė mesjetė manastiri qė pėrmenda. Provoni tė gjeni se ēfarė besimi i takojnė ata pelegrinė qė shkojnė nė kishėn e Shnda Ndout nė Milot dhe do tė vėreni se asnjė statistikė demofetare nuk ėshtė e mundur. Shkoni nė gusht nė festėn e Baba Tomorrit, tė cilin e hyjnizuan me adhurim dy shkrimtarė tė krishterė, Kristoforidhi dhe Ēajupi, dhe pėrsėri do tė gjeni tė njėjtin realitet. Kėshtu ka qenė gjithnjė ndėr shqiptarėt. I pari qė botoi pjesė tė “Kur’anit“ shqip qe gjithashtu njė i krishterė, Ilo Mitkė Qafėzezi. Pikėrisht konvergjenca ndėrfetare, dhe jo pankrishtėrimi apo panislamizmi, sikurse ndodh tek popuj tė tjerė ballkanas, ėshtė cilėsia etnoidentifikuese e shqiptarėve dhe me kėtė cilėsi ėshtė tragjike tė luhet.

    - Pėr lexuesin kjo mbindjeshmėri juaja ndaj vėnies nė diskutim tė vlerave tė identitetit mund tė mos jetė e kuptueshme ...

    - Nė kohėn e sotme, kur bota po shkon me ritėm tė shpejtė drejt rregullimit nė rendin e ri botėror, nė tė cilin strukturat komunitare do tė jenė gjithnjė e mė tė fuqishme, pavarėsia, nė kuptimin klasik tė fjalės, ka vdekur. Sado prepotente dhe e pakėndshme tė duket kjo, tė paktėn pėr ato shtete qė mezi presin tė bėhen pjesė e Europės politike, ku hyn edhe Shqipėria jonė, tjetėr rrugė nuk ka. Tashmė edhe formalisht, edhe nga diplomatėt, nė vend tė termit “pavarėsi“ (“indipendence“), po pėrdoret mė dendur termi “ndėrvarėsi“ (“interdipendence“). Vendet qė themeluan Europėn e Bashkuar flijuan nė funksion tė sė ardhmes sė saj kufirin, ushtritė, doganat, monedhėn. Nuk ka qenė e lehtė pėr Francėn tė heqė dorė nga franga e vet historike. Nuk ka qenė e lehtė pėr Gjermaninė t’i jepte fund gėzimit tė shkurtėr tė bashkimit pas rėnies sė murit tė Berlinit, duke hequr dorė prej kufijve historikė kombėtarė. Por kjo ėshtė shoqėria qė po ndėrtohet, shoqėria e ndėrvarėsisė dhe jo e pavarėsisė. Nė kushte tė tilla, ajo kryevlerė qė u mbetet nė duar popujve pėr tė shprehur vetveten dhe pėr tė mbijetuar ėshtė identiteti. Eshtė meritė e padiskutueshme e shkrimtarit I. Kadare qė i pari e shqiptoi nevojėn e spikatjes sė njė identiteti tė qartė tė shqiptarėve nė kėtė kohė befasirash qė jetojmė. Pikėrisht tek identiteti gjendet ēelėsi magjik pėr tė kapėrcyer ēekuilibret ndėrmjet prirjes mondializuese dhe asaj anti-globaliste. Popujt qė munden tė afirmojnė identitetin e tyre e kanė tė ardhmen nė duar. Por a ka tė drejtė lexuesi tė kėrkojė diēka mė shumė nga libri i I. Kadaresė? Sigurisht qė njė libėr i vetėm nuk i zgjidh dot tė gjitha shqetėsimet, njė prej tė cilėve ėshtė se sa e hapur (dhe jo pendante) do tė jetė eurokultura si gjedhe e modelim mendėsie ndaj kulturave tė popujve qė integrohen rishtas nė bashkėsinė e re; ose si duhet tė jetė sjellja e qytetarit shqiptar nė kėtė bashkėsi duke mos rėnė as nė karikaturėn e levantinit, as nė atė tė provincialit tė vonuar. Popujt qė luajnė me identitetin rrezikojnė vetveten. Pėrmes dokumentarit “Identitet apo pavarėsi“, qė mundėm tė realizojmė me njė grup gazetarėsh televizivė nė 90-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė nė vitin 2002, ak. Qosja pati pėrcjellė tek audienca e vet pikėrisht kėtė bindje, tė cilėn me sa duket nuk e ka mė. Mund tė thuhet se historia ua paska ndarė rolet shkrimtarit I. Kadare dhe ak. Qosjes, sepse ndėrsa Shqipėria ėshtė nėn urgjencėn e konfirmimit tė identitetit tė saj - duke qenė tashmė nė njė proces politikisht tė hapur integrimi me bashkėsinė europiane, Kosova ka si kryefjalė pavarėsinė. Kjo ka vend tė vlerėsohet, sido qė, sipas mendimit tim, nuk mund tė shėrbejė si pėrligjje, sidomos nėse nuk pėrjashtojmė mundėsinė e krijimit tė njė misioni EU-MIK nė vend tė UNMIK-ut, qė, edhe si mundėsi, kėtė “ndarje rolesh“ e zhbėn.

    - Mė parė jeni shprehur se ak. Qosja, pėrmes polemikės qė rinis nė mėnyrė periodike, duket se ka pėr qėllim tė shkruajė njė vėllim tė dytė tė “Morfologjisė sė njė fushate“. Diēka mė shumė?

    Libri “Morfologjia e njė fushate“, sikurse nėnkuptohet prej titullit, u botua nga ak. Qosja nė mesin e viteve 1970, pas njė debati qė zgjati mjaft kohė, qė ende ka mbetur jo i qartė pėr nga qėllimi dhe rezultati. Ndėrsa kundėrshtarėt e autorit tė librit e akuzonin atė si “njeri tė Tiranės“, tė lidhur me “klanin e Shuteriqit e tė Kostallarit“, vetė ak. Qosja, duke zhvilluar njė fushatė tėrėsore, nė pėrgjigjet e veta, herė ka lėnė tė kuptohet se e ka pėr nder tė jetė i tillė si akuzohet, herė tė tjera ka pohuar tė kundėrtėn. Njė vėllim i dytė i ”Morfologjisė …” do tė ndryshonte rrėnjėsisht nga i pari. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se tani nuk e kanė qortuar si “njeri tė Tiranės”. Pėrkundrazi, grindja qė s’po mbaron, duke marrė zjarr prej formulimesh tė pėrdorura nė mėnyrė joterminologjike, si qėllim pėrfundimtar ka ftohjen dhe mundėsisht armiqėsimin e shkrimtarit mė tė njohur tė letėrsisė shqipe nė botė I. Kadare me lexuesin e vet.

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Postime
    19

    identiteti

    pershendetje te gjitheve .une jam antar i ri ne forum mirepo diskutimet ne te i percjell nje kohe te gjate , dhe duke dashur qe ju te keni nje diskutim me shume ne lidhje me identitetin do te kisha shtuar nje punim nga VALON MURATI per identitetin kosovar .pershendetje nga grande del piero.
    A EKZISTON IDENTITETI KOSOVAR?

    Valon Murati
    Sot me tė madhe nė botė flitet dhe shkruhet pėr identitete tė ndryshme. Dhe ėshtė pak a shumė botėrisht e pranuar ekzistenca e shumė identiteteve edhe brenda njė individi. Pra njė individ e ka njė identitet tė vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombėtar, universal-njerėzor etj.. Nė varėsi tė rrethanave me tė cilat ai ballafaqohet, ai e pėrforcon njėrin identitet mė fuqishėm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe pėr kolektivin. Identiteti kombėtar unik ėshtė kulminacion i homogjenizimit politik dhe zhvillimit ekonomik tė njė populli. Popujt qė mė herėt e kanė arritur kėtė stad tė zhvillimit tė tyre kanė ecur mė sigurtė, dhe mė shpejt nė rrugėt e vėshtira tė historisė njerėzore.
    Shqiptarėt nuk ka dyshim se janė tė vonuar nė shumė procese historike. Edhe nė procesin e krijimit tė njė identiteti tė fuqishėm kombėtar janė tė vonuar. Megjithėse i vonuar ky identitet ėshtė krijuar dhe ka arritur qė tė ruajė ekzistencėn e substratit etnik shqiptar nė Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nėpėrmjet Rilindjes Kombėtare (qė bazė e kishte luftėn e Skėnderbeut) dhe luftėrave tė shumta tė shqiptarėve ėshtė rrezikuar nė vazhdimėsi nga fqinjėt tanė. Ndarja e kombit tonė nė momentet mė tė qenėsishme tė tij, kur ai ishte duke luftuar pėr krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, dhe gllabėrimi i gjysmės sė tokave shqiptare nga fqinjėt e me miratimin e fuqive tė mėdha tė kohės, ishte ndėr goditjet e fuqishme kėtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, nė pjesėn qė mbeti nėn sundimin serb nuk u shuajt kurrė, por pėrkundrazi ishte baza kryesore pėr tė mbijetuar dhe pėr t’i rezistuar pushtimit. Nė kėtė identitet kanė goditur nė vazhdimėsi pushtuesit tanė. Teza mbi ekzistencėn e dy kombeve: atij “albanaca” (nė Shqipėri) dhe “shiftara” (nė ish-Jugosllavi) ėshtė tezė e vjetėr e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj kėtyre pėrpjekjeve gjithmonė ka qenė e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjėherė ta jetėsojė kėtė qėllim tė tijin. Sot pas krijimit tė rrethanave tė reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundėsisė sė ekzistencės sė njė identiteti tė posaēėm kombėtar – atij kosovar, janė ngjallur nė njė masė tė caktuar. Tė ndihmuara edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare kėto tema herė pas here po dalin nė sipėrfaqe nė opinion tonė publik.
    1. Shpesh herė individė tė ndryshėm, tė cilėt mundohen tė mbrojnė tezėn e nevojės apo arsyeshmėrisė sė krijimit tė njė identiteti tė ri kombėtar brenda hapėsirės kombėtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, pėrkatėsisht krijimin e austriakėve dhe gjermanėve nga njė substrat etnik. Krahasimi ėshtė sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencėrisht. Gjermanėt pėr njė kohė tė gjatė jetuan nė shumė shtete tė lidhura mes tyre pėrmes lidhjesh tė ndryshme konfederale dhe federale. ‘Piemonti’ i tė gjithė gjermanėve, pėr njė kohė tė gjatė, ishte Perandoria Austriake e udhėhequr nga dinastia mė e vjetėr nė Evropė, Habsburgėt. Gradualisht vendin e kėsaj fuqie nė botėn gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisė dhe suksesi nė luftėrat e shumta qė pati (si lufta franko-prusiane), e sidomos lufta kundėr Austrisė qė e bėri me qėllim qė ta dominojė botėn gjermane, e vendosi atė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19 nė pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Nėn udhėheqjen e Bismarkut ky shtet bėri unifikimin e shteteve gjermane nė njė shtet tė vetėm, duke lėnė Austrinė jashtė kėtij bashkimi gjerman, thjesht pėr shkak tė luftės pėr pushtet. Pra mos-hyrja e Austrisė nė shtetin e ri gjerman erdhi si pasojė e luftės pėr pushtet tė klanit tė Habsburgėve dhe tė pushtetarėve prusianė tė prirė nga Bismarku. Kėshtu krijimi i dy kombeve gjermane fillimisht u bė si pasojė e luftės sė klaneve, e mė pas, unifikimi nuk ndodhi pėr shkak tė dy luftėrave botėrore qė i shkaktuan pikėrisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftės sė Parė Botėrore, megjithė dėshirėn e austriakėve pėr t’iu bashkangjitur Gjermanisė (nė vitin 1919 Parlamenti i Republikės sė Austrisė Gjermane, siē quhej Austria nė atė kohė, me vetėm njė votė kundėr e shpall bashkimin me Gjermaninė), me vendime tė posaēme tė Konferencės sė Parisit tė imponuara nga fuqitė qė dolėn fituese tė kėsaj lufte, nuk u lejua njė gjė e tillė. Fuqitė fituese frikėsoheshin se Gjermania me Austrinė si pjesė tė saj do tė arrinte qė prapė tė dominojė nė Evropė. E njėjta gjė ndodhi pak a shumė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore (madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetė Gjermania pėr njė gjysmėshekulli).
    Pra kėtu krahasimi me shqiptarėt nuk vlen, sepse nė radhė tė parė shqiptarėt u ndanė dhunshėm nė vitin 1913 dhe lufta e tyre pėr bashkim qė nga ajo kohė nuk ėshtė ndalur asnjėherė. E dyta Kosova nuk e ka historinė politike, ushtarake dhe kulturore tė Perandorisė Austriake, e cila do t’i krijonte njė identitet tė fuqishėm qė edhe vetė tė qėndronte e fortė nė Ballkanin e ashpėr.
    Njė shembull tjetėr qė mund tė merret gabimisht ėshtė rasti i Moldavisė dhe Rumanisė. Megjithėse tė njė substrati etnik, pas shembjes sė komunizmit Republika e Moldavisė nuk votoi nė referendum pėr t’u bashkuar me Rumaninė. Njė situatė e tillė krijon pėrshtypjen se shembulli i Moldavisė mund tė jetė njė model pėr Kosovėn. Mirėpo edhe nė kėtė rast dallimet janė thelbėsore. Nė ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti qė pėrmes kolonizimit dhe shpėrnguljeve tė ndryshme nė mėnyrė tė ndjeshme tė ndėrrojė strukturėn demografike tė shumė republikave sovjetike qė banoheshin nga kombet e tjera. Njė shembull i tillė ėshtė vetė Republika e Moldavisė, ku struktura etnike ėshtė ndėrruar nė dobi tė elementit rus dhe ku asimilimi i popullatės vendase nga politika ruse ka qenė mėse evident. Kjo ka bėrė qė edhe referendumi pėr bashkim me Rumaninė tė dėshtojė. Nė anėn tjetėr tek ne nė Kosovė pėrkundėr tė gjithė politikės shfarosėse dhe kolonizuese qė udhėhoqi Serbia qė nga pushtimi i Kosovės mė 1913, nuk arriti pėr asnjė moment as tė
    ndėrrojė strukturėn etnike nė Kosovė e as tė asimilojė shqiptarėt. Nė anėn tjetėr shembujt e Zvicrės dhe tė Belgjikės nuk janė valide sepse kėto shtete multietnike janė krijuar nga pjesėt periferike tė kombeve tė
    tyre dhe nė shėrbim tė mbajtjes sė njė balanci gjeopolitik nė mes tė botės frėnge dhe asaj gjermane, ndėrsa shqiptarėt e mbetur jashtė Shqipėrisė zyrtare janė gjysma e kombit si pasojė e pushtimeve tė dhunshme tė fqinjėve dhe aprovimit tė kėtyre pushtimeve nga Fuqitė e Mėdha e jo si kompromis politik nė mes tė serbėve, grekėve dhe shqiptarėve. Kur flitet pėr ngjashmėri me tė tjerėt ēėshtja shqiptare, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė shumė mund tė krahasohet me ēėshtjen e dy Koreve dhe mė herėt e dy Vietnamėve dhe dy Gjermanive (edhe kėtu dallimet janė evidente, sepse ndarjet e kėtyre kombeve kanė ndodhur pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė nė mes tė dy ideologjive, madje edhe ne kėtė rast ato kanė qenė tė gjitha shtete te pavarura ndėrsa shqiptarėt nėn Jugosllavinė e Titos arritėn tė fitojnė pas vitit 1974 njė autonomi pak mė tė zgjeruar, por qė ishte larg
    aspiratės pėr barazi nė shtetin e atėhershėm jugosllav). Ngjashmėria kėtu spikat nė aspektin ruajtjes sė identitetit kombėtar sepse edhe pse tė ndarė nė shtete armiqėsore kėta popuj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė dyshim identitetin e vet unik.
    2.Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirėpo ai ekziston vetėm nė kuadėr tė hapėsirės kombėtare shqiptare, pra ėshtė njė pjesė e tėrėsisė kombėtare. Ėshtė identitet regjional me veēantitė e veta kulturore qė ėshtė krejt e zakonshme pėr ēdo komb. Ėshtė identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenė gjithsesi i fuqishėm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturėn tonė kombėtare duke i dhėnė asaj larminė dhe bukurinė e saj. Ndarjet e shumta dhe tė gjata qė ka pasur kombi shqiptar kanė lėnė gjurmė nė zhvillimin e tij. Kėto gjurmė ishin pengim nė komunikimin dhe nė zhvillimin normal dhe tė pėrbashkėt tė kombit tonė. Mirėpo kėto gjurmė nuk kanė qenė aq tė thella sa qė ndarjet e dhunshme t’i shndėrrojė nė ndarje qė do tė krijonin dy identitete tė pavarura kombėtare. Identiteti kosovar nė kuptimin e identiteti si komb i veēantė nuk ekziston as sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarė nevoje as objektive, as politike e as historike qė tė ekzistojė nesėr.
    3. Nė radhė tė parė pjesa e kombit shqiptar qė mbeti jashtė Shqipėrisė londineze, nuk e ka rreshtur luftėn pėr bashkim me shtetin amė, qė nga momenti i mbetjes sė saj jashtė saj. Kjo luftė e vazhdueshme politiko-ushtarake ėshtė ndėr elementet kryesore pėr tė vėrtetuar tezėn e pjekurisė kombėtare shqiptare tė pjesės sė mbetur tė kombit. Gjatė kėsaj periudhe kėrkesat e shqiptarėve nėn regjimet jugosllave kanė qenė tė ndryshme – qė nga kėrkesa pėr shkėputje tė menjėhershme, e deri tek ajo pėr republikė nė kuadėr tė federatės jugosllave – por qė kanė pasur njė qėllim dhe synim tė vetėm, krijimin e kushteve qė populli shqiptar vetė tė vendosė pėr fatin e tij nė mėnyrė tė lirė dhe pa presione. Pėr kėtė ideal kanė vdekur bijtė mė tė mirė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, pėr kėtė ideal me qindra – mijėra tė rinj kanė vuajtur burgjeve tė Serbisė. Vetė lufta e UĒK-sė e pati pėr qėllim bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Dhe megjithė ndėrrimet qė pėsoi ky qėllim nė mes tė luftės (u shndėrrua nga qėllim pėr bashkim me Shqipėrinė nė qėllim pėr pavarėsinė e Kosovės administrative) betimi zyrtar i ushtarėve deri nė ditėt e fundit tė ekzistencės sė UĒK-sė ka qenė betimi pėr luftė deri nė bashkim me Shqipėrinė. Dhe ky ideal politik e kombėtar edhe sot ėshtė i brumosur nė zemrat e atyre ushtarėve dhe tė shumė subjekteve politike tė Kosovės, por kam bindjen edhe nė vetėdijen e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Pra angazhimi i vazhdueshėm politiko-ushtarak pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė qė nga viti 1913 e deri mė sot ėshtė argumenti mė i mirė se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston.
    4. Nė anėn tjetėr ēdo komb duhet tė ketė njė histori tė veten, duhet tė ketė njė kulturė, letėrsi, muzikė, gjuhė tė veēantė nė tė cilėn duhet tė bazohet (nė aspektin e gjuhės ka pėrjashtime, si p.sh. anglezėt, amerikanėt, australianėt, irlandezėt, njė pjesė e kanadezėve flasin gjuhėn angleze, por pėrbėjnė kombe tė ndryshme, por nė pėrgjithėsi kombet dallohen kryesisht pėr nga gjuhėt qė flasin). Po ky kombi kosovar me ēka do tė krenohej? Me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qė ishte vazhdimėsia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombėtare Shqiptare? Me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinėn qė luftuan pėr pavarėsinė e tėrė tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe mė pas, pas mbetjes se Kosovės nėn Serbi, pėr bashkimin me Shqipėrinė? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin qė synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipėrinė? Me pikturėn e krijuar nė Kosovė qė i ka fillet tek pas Luftės sė Dytė Botėrore (LDB)? Me letėrsinė qė zė fill gjithashtu pas LDB (me ndonjė pėrjashtim tė rrallė)? Me muzikėn folklorike dhe popullore qė ėshtė aq e ngjashme dhe nė shumė raste e ndikuar nga muzika e Shqipėrisė? Me veshjen tradicionale kombėtare qė ėshtė identike sidomos me veriun e Shqipėrisė zyrtare? Nuk mund tė krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe tė atyre qė na shiten si miqtė tanė. Kombet janė krijuar nėpėr njė proces tė gjatė historik. Dhe megjithė vėshirėsitė, kombi shqiptar e ka kapėrcyer fazėn e pjekurisė kombėtare. Nė vetėdijen e shqiptarit tė Kosovės ėshtė e ngulitur thellė figura e Skėnderbeut si hero kombėtar, e Naim Frashėrit si poet kombėtar, e Kadaresė si shkrimtari mė i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj.. E tėrė historia e Kosovės ėshtė e mbushur me luftėra pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe mė pas pėr bashkim me tė. Realisht as Shqipėria nuk mund tė paramendohet pa kryengritjet e Kosovės, pa rolin e Isė Boletinit, tė Hasan Prishtinės tė Bajram Currit e Hoxhė Kadrisė nė luftėrat pėr pavarėsi si dhe nė mbrojtjen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe tė demokratizimit tė tij, pa Adem Demaēin e UĒK-nė, pa Adem Jasharin qė ėshtė ndėr vlerat mė tė mėdha tė kombit tonė. Pa dashur tė bėj krahasim, por mė shumė pėr ilustrim tė realitetit tė sotėm, mund tė thuhet se Kombėtarja shqiptare nė futboll (pėrfaqėsuesja e vetme e tėrė shqiptarėve ne fushėn e sportit nė botė) sot nuk mund tė paramendohet pa Besnik Hasin, e nesėr sigurisht as pa Mehmet Dragushėn e Lorik Canėn etj..
    ************
    5. Pra megjithėse jetuam dhunshėm ndaras, vlerat qė e bėjnė kombin komb, qė i bėjnė njerėzit tė ndihen tė njė gjaku i zhvilluam dhe i kishim tė pėrbashkėta. Megjithė pėrpjekjet e regjimeve pushtuese, qė tė krijojnė kombin kosovar (edhe pėrmes ndarjeve nė shprehje si “ata janė albanci, ndėrsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me pėrpjekje tė mėdha arritėm qė vlerat si Skėnderbeu, Naim Frashėri, Rilindja Kombėtare, lufėrat pėr pavarėsi tė shtetit shqiptar, prejardhja jonė ilire, gjuha letrare, t’i fusim si vlera qė fėmijėt i mėsuan qė nga dita e parė nė shkollė si nė
    Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė. Madje nė Kosovė, shumė normalisht, kėto ishin mė tė pėrforėcuara, si reaksion ndaj shtypjes sė vazhdueshme dhe pėrpjekjeve pėr asimilim dhe tjetėrsim kombėtar.
    Nė fund tė fundit vetė krijimi i Universitetit tė Prishtinės si njė nga tė
    arriturat tona mė tė mėdha, u bė edhe me ndihmėn e intelektualėve nga Shqipėria, gjė qė la gjurmė tė thella nė vetėdijen e studentėve dhe intelektualėve tanė.
    Lirisht mund tė shtrohet pyetja se a mund tė paramendojmė ne shqiptarėt e Kosovės letėrsi tė ndarė, letėrsi qė nuk do tė kishte pjesė tė sajėn pėrbėrėse Ismail Kadarenė dhe veprėn e tij letrare. Vepra e Kadaresė konsideroj ėshtė ndėr vlerat tona mė tė mėdha. Ēdo shqiptar ndjehet krenar pėr tė, sepse ėshtė vlerė qė e ka pranuar si tė veten edhe bota bashkėkohore. Le tė paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta konsideronim Kadarenė pjesė tė letėrsisė sonė. Nuk do ta konsideronim pjesė tonin njeriun i cili mė shumė se tė gjithė autorėt tanė ka botuar jashtė pėr Kosovėn, i cili mė shumė se cilido autorė ka influencuar mbi shkrimtarėt e
    Kosovės, i cili mė shumė se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike tė njė brezi tė tėrė intelektualėsh qė kanė bartur dhe mbajnė ende barrėn e luftės pėr lirinė e Kosovės.
    Pra edhe nė drejtimin kulturor tėrė lufta e intelektualėve tė Kosovės ka konsistuar nė forcimin e identiteti shqiptar dhe jo nė krijimin e njė
    identiteti tė ri.
    6.Disa fjalė edhe pėr ēėshtjen e kulturės. Shpesh ėshtė zėnė nė gojė se Tirana e pėrēmon Prishtinėn nė aspektin kulturor dhe se ka filluar tė ndjehet njė lloj inferioriteti kulturor i Prishtinės ndaj Tiranės. Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithėse kohėve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm, lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė relacionet kulturore nuk ka vend pėr krijimin e inferioritetit tė Prishtinės ndaj Tiranės. Vetėm ata qė vetė nuk pėrfaqėsojnė ndonjė vlerė tė mirėfilltė mund tė ndjehen inferior karshi Tiranės. Mos tė harrojmė se shumė nga vlerat qė Tirana promovon kanė edhe pjesėn kosovare nė to. Shumė nga personalitetet e shquara tė kulturės shqiptare sot qė janė produkt i Tiranės kanė prejardhje nga Kosova. Inva Mula ėshtė nė kėtė drejtim ėshtė shembulli mė i mirė. (Sa tė varfėr janė nė
    aspektin kulturor tė gjithė ata qė duan tė krijojnė njė komb tė ri, e qė nuk do tė mund tė jenė krenar me Inva Mulėn, sepse nuk e konsiderojnė si pjesė tė kulturės sė tyre ”kosovare”).
    E keqja mė e madhe qėndron nė faktin se qė njė kohė tė gjatė nė Prishtinė dhe nė pėrgjithėsi nė Kosovė mbretėron njė atmosferė mbytėse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bėrė shumė mė shumė sesa ne kėto vitet e fundit pėr promovimin e disa vlerave tona, qė i bėjnė nder kulturės shqiptare, tė cilat i kishim harruar. Mos tė harrojmė Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushėn duke e kthyer nė skenėn e jetės kulturore me tėrė fuqinė e vlerave qė ajo pėrfaqėson; mos tė harrojmė se aktorin mė tė madh shqiptar Bekim Fehmiun, tė harruar nė Kosovė, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti mė 2002 gati se nė mit nė spektatklin “Ta duam mė shumė Shqipėrinė”.
    Ishte edhe spektakli i madh “Ethet e sė Premtes Mbrėma” qė tregoi se kėngėt e kėndej kufirit nuk janė fare inferiore dhe dėgjohen e kėndohen nga rinia e Shqipėrisė londineze. Grupet muzikore tė tė gjitha zhanreve janė mjaft tė dėgjuara edhe atje. Majde kohėt e fundti rapi kosovar ėshtė shumė i dėgjuar dhe kėrkuar nga rinia e Shqipėrisė.
    Tė gjitha kėto nuk do tė thotė se janė tė kėnaqshme, pėrkundrazi, por janė fakte qė mohojnė se nė Tiranė ka ndonjė rezistencė tė organizuar karshi Prishtinės, nėse eliminojmė nga ky trajtim ndonjė xhelozi dhe kapric artistėsh.
    Kritika ēka ėshtė e vėrteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės nė mėnyrė qė mė mirė dhe mė me produktivitet t’i shfrytėzojnė rrethanat e krijuara nė mėnyrė qė ta optimalizojnė bashkėpunimin dhe integrimin kulturor. Nė veēanti njė barrė e madhe u bie institucioneve tė shtetit shqiptar qė tė jenė mė aktive nė mėnyrė qė kultura e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė londineze tė jetė mė e pranishme nė Shqipėri (tė jetė njė konkurente qė avanason kulturėn kombėtare) dhe kėshtu kjo kulturė tė ndjehet sa mė e integruar brenda kulturės kombėtare.
    7. Pėrpjekjet pėr krijimin e njė kombi tė ri, janė edhe nė kundėrshtim me proceset e pėrgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore nė planin ndėrkombėtar. Sado qė kjo ide sot mund t’u flejė ndėrkombėtarėve qė janė nė Kosovė pėr shkaqe politike, kjo tendencė do tė ishte nė kundėrshtim edhe me vetė proceset e globalizimit dhe tė integrimeve. Sot kur po jetojmė nė kohėn
    e heqjeve tė kufijve tė kuptimit tradicional, kur po jetojmė nė kohėn e kombeve tė mėdha kozmopolite si amerikanėt, britanezėt, francezėt e tjerė, krijimi i dy kombeve prej njė kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese, ėshtė mė shumė se absurd, ėshtė mė shumė se konzervativ, ėshtė tėrėsisht reaksionar.
    8. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lėnė tė kaluarėn dhe duke u marrė me tė tashmen dhe tė nesėrmen siguria e kėtij identiteti tė ri kombėtar gjithmonė do tė ishte e rrezikuar. Serbia nė vazhdimėsi do ta rrezikonte kėtė identitet dhe realisht do tė kishte mundėsi qė mė lehtė ta gllabėronte. Prandaj pėrpjekja pėr krijimin e kombit kosovar ėshtė shumė e rrezikshme, shumė e dėmshme pėr ne por tepėr e preferuar nga politika shoviniste serbe. Pa dashur tė imponoj mendimin tim, konsideroj se ata qė e
    pėrkrahin kėtė ide, me ose pa vetėdije punojnė pėr integrimin e Kosovės sė protektoruar nė Serbi.
    9. Nė situatėn hipotetike tė krijimit tė njė kombi tė ri qė do tė ishte ai kosovar do tė lindnin edhe disa probleme tė tjera. Ēka do tė ishin banorėt e Tetovės dhe tė Shkupit, ēka do tė duhej tė ishin ata tė Preshevės dhe tė Ulqinit? Pra do tė lindnin probleme tė pronėsisė pėr njė pjesė tė mbetur tė ish-shqiptarėve, qė mund tė jenė edhe kosovarė.
    Nė radhė tė parė nė kėtė moment kjo situatė do tė vėshtirėsonte pozicionin e tyre politik nė vendet ku jetojnė sepse politikat shoviniste tė Serbisė, IRJM-sė dhe Malit tė Zi, do tė shfrytėzonin situatat e tilla pėr tė vazhduar edhe mė tej diskriminimin e tyre. Nė mėnyrė ironike do tė mund tė thuhej se lindja e kėtij kombi tė ri do tė shtonte numėrin e serbėve, malazezėve dhe sidomos tė maqedonėve nė raport me shqiptarėt nė Ballkan. Ja edhe njė shembull se sa absurde dhe joracionale do tė ishte krijimi i kėtij kombi tė ri.
    10. Kjo ide-pėrpjekje e pushtuesve tanė, kohėve tė fundit ka filluar tė gjejė njė pėrkraje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe tė caktuara tė shoqėrisė dhe politikės sonė nė Kosovė. Fillimisht e depėrtuar pėrmes idesė pėr shtetin e Kosovės (dhe teorisė sė kombit-shtet), ka tendenca qė kjo ide tani tė depėrtojė si arsyetim se kėshtu mund t’i mashtrojmė edhe ndėrkombėtarėt se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik tė bashkohemi me Shqipėrinė”. Arsyetime tė tilla janė qesharake dhe nuk i gėlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit tė shtetit tė Kosovės, por i hap rrugė Kosovės qė tė kthehet nė gjirin e Serbisė pėrmes ndonjė lidhjeje federative.
    11. Realisht shikuar njė pjesė e politikanėve nė Kosovė dhe nė Shqipėri mund tė jenė tė interesuar nė njėrėn mėnyrė ose nė tjetrėn, tė krijojė njėfarė identiteti kosovar (ndoshta jo tėrėsisht kombėtar), sepse frikėsohet se procesi i bashkimit kombėtar do t’i lė jashtė loje. Klanet politike, tė frikėsuara se mund ta humbin rėndėsinė e tyre nė tėrėsinė unike shqiptare (pėr shkak tė mungesės sė vizioneve tė qarta pėr tė ardhmėn, pėr shkak tė pseudovlerave politike qė pėrfaqėsojnė, pėr shkak tė servilitetit ndaj tė huajve, por edhe nga frika e humbjes sė influencės mbi monopolet ekonomike), mund tė jenė njė pengesė nė rrugėn normale tė integrimeve ndėrshqiptare qė
    do tė finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht kėto klane asnjėherė kėtė nuk do ta pranonin dhe thonin shumė hapur dhe publikisht por do tė punonin qė tė krijoheshin rrethanat e tilla qė do tė zvarrisnin kėtė proces natyror dhe tė pashmangshėm
    12. Nė kėto rrethana politike tė brendshme dhe nė kėto konstalacione tė forcave nė aspektin ndėrkombėtar, nuk jam shumė i sigurtė se a ka mundėsi qė Kosova tė jetė e pavarur si shtet dhe sa mund tė zgjas ai proces. Por nė tė gjitha variantet proceset janė duke shkuar drejt krijimit tė njė shteti tė bashkuar tė shqiptarėve nė Ballkan. Kjo do tė ishte edhe zgjidhja qė do tė qetėsonte rajonin. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė riciklim i problemeve tė vjetra ballkanike.Nė fund tė fundit integrimi i shqiptarvė nė njė shtet ėshtė jo vetėm e drejtė natyrore dhe historike e tyre, por edhe nė pėrputhje tė plotė
    me proceset nėpėr tė cilat po ec sot Evropa, e sidomos nėpėr ato tė cilat synon t’i ec nesėr.
    ***
    Nė fund normalisht do tė ndėrlidhem me fillimin. Identiteti kosovar mund tė kuptohet vetėm si identitet regjional, nė krahasim me regjionet e tjera shqiptare. Sepse nė fund tė fundit tė pyesėsh ēdo njeri nėpėr rrugėt e Kosovės se ēka e ndjen veten, sigurisht i habitur do ta kthente pėrgjigjen: shqiptar, po ēka? E normalisht se nė kuadėr tė kėtij identiteti ai ėshtė edhe kosovar ashtu siē ėshtė edhe ballkanas, evropian, nė fund tė fundit njeri.
    Dhe kush mė mirė se njerėzit e pėrcaktojnė identitetin e tyre.

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    DISA PYETJE PĖR REXHEP QOSEN


    Sadik Bejko

    Ditėt e fundit Qosja, nė njė gazetė tė Tiranės, duket se i vuri edhe njė herė "pikėn" polemikės sė tij. Sė pari, aty Qosja vetėshpallet fitimtar i kėsaj polemike dhe kulmi i kulmeve, nė kėtė vėnie tė pikės mbi i prej Qoses, ishte qė tė shlyhet Ismail Kadareja nga letėrsia shqipe, nga mendimi shqiptar. Pėr tė mos e zgjatur, siē bėn Qosja nė shkrimet e tij, mund t'i bėjmė atij disa pyetje. Qosja nxiton tė vetėshpallet fitimtar, por a nuk e ka vėnė re se atij i ėshtė kundėrvėnė pjesa mė e madhe e inteligjencies shqiptare?
    Vetėm mbrojtja qė i bėn Qosja haxhiqamilizmit ėshtė diēka qė nuk shlyhet lehtė. Qė tė renditesh si shqiptari i dytė mbas Enver Hoxhės nė mbrojtje tė Haxhi Qamilit pėrsėri nuk ėshtė e lehtė. Tė vetėshpallesh kundėrevropian dhe kundėr katolicizmit shqiptar, ndėr fetė mė tė persekutuara prej komunizmit, ėshtė gjithashtu diēka qė nuk harrohet. Tė shkulėsh njė shkrimtar si Ismail Kadareja nga letėrsia shqipe, kur nė kėtė letėrsi ka shumė shkrimtarė tė tjerė qė e kanė komunizmin me pash, pse ata tė mos shkulen, por vetėm Kadareja? Dhe po tė shkulet ai dhe tė tjerėt, vallė vetėm Qosja duhet tė mbetet?
    Rexhep Qosja merr pozėn e prokurorit pėr t'u kujtuar tė tjerėve jetėn dhe veprėn e tyre nė komunizėm. Tė tjerėt, qė kundėrshtuan mendimet e tij, u treguan tė qytetėruar dhe nuk iu pėrgjigjen me tė njėjtėn monedhė. Kėtė pėrmbajtje dhe kėtė qytetėrim ai, siē duket, e ka lexuar gabim. Nė vend qė tė nxirrte mėsime nga kjo, u bė mė agresiv. Ahere ne jemi tė detyruar t'ia themi ca gjėra me troē. T'i kujtojmė ato fotografitė e tij me fytyrė tė mallėngjyer qė ka dalė pėrbri presidentit Tito. T'i kujtojmė edhe presidiumet e delegacionet, ku nuk mungonte kurrė pėrbri kolegėve jugosllavė. Me kėto fanfarada Jugosllavia paraqitej pėrpara botės si shtet liberal e demokratik. Rexhep Qosja ka qenė nė njė post tepėr tė lartė, nė krye tė Institutit Albanologjik. Poste tė tilla me rėndėsi strategjike pėr njė shtet multietnik si Jugosllavia, pėr njė shtet antishqiptar si ajo, nuk jepeshin lehtė. Duke pėrdorur stilin e tij, ne mund ta quanim Rexhep Qosen si njė mandarin tė jugosllavizmit. Ne mund tė bėnim po ato pyetje qė ai ka aq shumė qejf t'ua bėjė tė tjerėve. Rexhep Qosja ka qenė anėtar i partisė komuniste jugosllave. Ai u kėrkon llogari shqiptarėve qė kanė qenė anėtarė partie nė vendin e vet. Po ē'shpjegime do tė jepte ai pėr anėtarėsimin e tij nė partinė komuniste serbe, qė, pėrveē qė ishte komuniste, ishte edhe partia e pushtuesit? Pėr gjithė tė zezat e komunizmit nė Shqipėri, Rexhep Qosja akuzon Ismail Kadarenė. Po sikur ne, sipas logjikės sė tij, t'i kthehemi e t'ia vėmė mbi shpinė gjithė tė zezat qė i ka bėrė "partia e tij komuniste serbe" popullit te Kosovės, terrorin, masakrat, shpėrnguljet? Hapja e arkivave tė fshehta tė Shqipėrisė e ka bėrė nervoz Rexhep Qosen. Tani sė fundi ėshtė i detyruar ta pranojė hapjen, por mė parė ka pasur shumė rezerva pėr kėtė. Bile njė acarim i mėparshėm me Kadarenė ndodhi pikėrisht kur Kadareja propozoi hapjen e tyre. Nervozizėm nga arkivat ndiejnė ata qė i frikėsohen sė vėrtetės. Shtypi shqiptar, me rastin e kėsaj polemike, ka bėrė aluzione pėr kėtė frikė tė akademikut. Janė pėrmendur lidhjet e Qoses me Tiranėn komuniste. ėshtė pėrmendur me emėr romani "Pallati i ėndrrave", tė cilin akademiku nuk e pėrmend kurrė dhe pėr tė cilin janė bėrė ekspertiza tė fshehta nė Tiranė e jashtė Shqipėrisė. Hapja e arkivave tė fshehta nė Tiranė do tė zbulojė shumė gjėra. Prej tyre do tė sqarohen edhe shumė tė vėrteta mbi ata qė i kanė dhėnė informacione Tiranės se cilėt shkrimtarė tė Kosovės duhet tė pėrkrahen e cilėt jo, cilėt e duhet tė udhėtojnė nė delegacione nė Shqipėri e cilėve duhet t'u mbyllej rruga. Qosja propozon haptas shkuljen e Kadaresė nga letėrsia shqiptare dhe nga mendimi shqiptar. Kėtė ai nuk e ka bėrė pėr asnjė shkrimtar tjetėr dhe pėr asnjėrin prej tyre nuk ka shprehur njė urrejtje tė tillė. Ai kėrkon defaktorizimin e Kadaresė, e njėrit prej zėrave tanė mė autoritarė nė arenėn ndėrkombėtare, nė kėto kohė kur Shqipėrisė dhe Kosovės mė shumė se kurrė u duhen zėrat autoritarė kudo qė tė jenė nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare. Po ēka bėrė Kadareja pėr tė merituar njė gjė tė tillė? Ēka bėrė sidomos pėr Kosovėn qysh nga viti 1981, koha e masakrės sė madhe tė studentėve?
    Kadareja ishte shkrimtari i parė nga Shqipėria qė shkroi dhe botoi qysh nė atė vit prozėn e gjatė letrare pėr atė tragjedi, "Krushqit janė tė ngrirė". Kjo prozė qė u botua nė Evropė, nė SHBA e nė botė, qysh nė atė kohė informoi gjithė opinionin botėror se rrugėt e Prishtinės u lanė me gjak dhe zinxhirėt e tankeve serbe kaluan mbi trupa studentėsh shqiptarė. Do tė mjaftonte vetėm mirėnjohja pėr kėtė vepėr qė akademiku tė tregohej mė i pėrmbajtur kundėr Kadaresė. Por ai bėn tė kundėrtėn. Pėr ēudi, kjo vepėr hyn nė ato qė ai nuk i pėrmend kurrė! Me se merret Kadareja pas vitit 1990 dhe me se merret Qosja? Kadareja jep alarmin se njė masakėr e re po pėrgatitet nė Kosovė. Ai u shkruan presidentėve qė drejtojnė botėn, mbush gazetat mė tė mėdha evropiane e botėrore me intervistat dhe shkrimet e tij. Ne do tė pyesim akademikun: pėrse asnjėherė s'iu kemi parė tė bėni njė gjė tė tillė? Pėrse nuk i drejtoheni niveleve tė tilla tė larta? Ndiheni i vogėl? Po tė jetė kėshtu, mbani vendin e tė voglit. Ju janė drejtuar ndonjė herė tė burgosurit politikė tė Kosovės pėr t'iu kėrkuar ndihmė pas vitit 2000? Ju ėshtė drejtuar mė parė Ukshin Hoti i prangosur? Ai e gjeti Kadarenė gjer nė Paris, kurse ju dy hapa larg nė Prishtinė nuk ju gjeti. Ukshin Hoti hyn ndėr ata tė cilėt ju gjithashtu nuk e pėrmendni asnjėherė! A nuk ju shqetėson kjo gjė? A nuk ju shqetėson fakti qė haptas jeni akuzuar nė shtypin shqiptar se keni pėrvetėsuar veprėn e Ukshin Hotit, ndėrsa ai dergjej nė burg? Ka mbi 15 vite qė Kadareja mallkohet nga shtypi serb, ėshtė quajtur disa herė armik i Jugosllavisė, ėshtė akuzuar si njė ndėr ata qė nxitėn me shkrimet e tyre bombardimin e Jugosllavisė, gjė qė ėshtė e vėrtetė. Ėshtė pėrmendur bile edhe gjyqi i Hagės, ku Kadareja, sipas tyre, duhej tė thirrej. Por asnjė nga kėto shkrime nuk ka guxuar tė jetė kaq radikal dhe mohues ndaj tij sa Qosja. Kjo qė ndodhi, do tė mbahet mend pėr njė kohė tė gjatė. Populli i mban mend gjėrat thjesht. Ai mban mend thelbin e tyre dhe jo spekulimet dhe llogoret pa kuptim. Thelbi i ēėshtjes ka qenė se, nė prag tė dy ngjarjeve tė mėdha, afrimit tė Shqipėrisė me BE-nė dhe pavarėsisė sė Kosovės, tė dyja kėto tė lidhura me Evropėn dhe SHBA-nė, sepse s'mund tė ndodhin pa faktorin Evropė dhe SHBA, Kadareja ngriti problemin e identitetit evropian tė shqiptarėve. E ngriti nė formė pohuese kėtė, sepse kohėt e fundit po spekulohet me kėtė identitet. ėshtė arma e fundit qė u ka mbetur rretheve antishqiptare, atyre serbe, nė radhė tė parė, pėr t'u mohuar shqiptarėve identitetin evropian dhe hyrjen nė Evropė. Qosja ngrihet kundėr Kadaresė, duke u propozuar shqiptarėve tė pranojnė se janė gjysmė evropianė e gjysmė myslimanė!!!Se ku do tė vemi me kėtė identitet tė pėrgjysmuar vetėm Qosja e di. Kadareja e thotė prerė se tė krishterė, myslimanė e ateistė shqiptarė janė njėlloj evropianė dhe bashkarish do tė shkojmė nė Evropė. Shumica e pjesėmarrėsve nė kėtė debat kanė qenė me kėtė mendim tė Kadaresė. Njė pjesė e vogėl kanė qenė kundra e njė pjesė kanė bėrė sikur s'e kanė kuptuar pėrse bėhet fjalė. ėshtė lehtė tė thuash pėr ēdo gjė: kemi halle tė tjera, ē'na duhen kėto. Problemi i hyrjes nė Evropė, qoftė i Shqipėrisė, qoftė i Kosovės sė pavarur, nuk janė halle anėsore, por themeli i themeleve. Shqiptarėt e dinė mirė se ē'fatkeqėsi u solli largimi nga Evropa, e dinė mirė sot se ē'rrugė do tė ndjekin dhe kė do tė dėgjojnė.




    16/07/2006
    KATEGORIA: Analiza

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Postime
    19
    me le te themi diqka 'brari' .Une nuk them qe ajo qe e tha QOSJA eshte diqka qe e vlen te mbrohet mirepo po te them diqka qe dikush tash e din e dikush do ta mesoje me vone nga historia" qe te dyte jane njerez te medhenj te letrave shqipe mirepo si njerez nuk kane ndonje vlere , per kete besome .Po te jap nga nje shembull per te dyte per ate qe e thashe dhe po deshe repliko ne forum dhe une do te jap me qindra shembuj tjere te bazuar ne fakte per te dyte : se pari per QOSJEN .Une jam nga KOSOVA dhe te them qe tek ne nuk e ka as respektin me te vogel si njeri me veprimet e bera .Tash se fundi kur po diskutohet per qeshtjen e statusit ishte ai qe doli me nje propozim i cili po ti hidhej nje sy me i thelle do te shihej se eshte i njejte sikur te nxirrej nga sirtaret e shovenisteve serb te cilet cak te perhershem kane pasur ndarjen e KOSOVES.Pra ishte "zedhenesi QOSJA" i cili doli me kete propozim per ndarjen e KOSOVES sepse ai mendonte qe serbet kshin te drejte te kene nje pjese te territorit te kosoves e cila padrejtesisht iu morr SHQIPERISE ame nga konferencat e ndryshme dhe nga lidhje qe kishte serbia me te tjeret.Ky ishte veprimi i fundit i QOSJES dhe kush nuk pajtohet me kete le te flase lire ne forum sepse fundja per te diskutuar eshte ky. Te kthehem tash te ISMAIL KADARE dhe veprimet e tij gjate dhe pas kohes se komunizmit ne shqiperi. Fillimisht do te parashtroj disa pyetje te cilave besoj qe nuk ka nevoje te pergjigjem . A nuk ishte Ismail Kadare ai i cili nga po ai shtet komunist te cilin ai e kritikon me vone aq shume ne veprat e tij , u shkollua ne nje nder shkollat me te shtrenjta ruse te kohes , ne nje kohe kur njerezit ne Shqiperi ekzekutoheshin pse u zihej nje veper e ndonje shkrimtari i cili nuk i shkonte per shtati regjimit te atehershem komunist apo pse shikonin fshehurazi ndonje program te huaj televiziv etj? A nuk konsiderohet Ismail Kadare nga shume intelektual si i perkdheluri i atehershem i pushtetit sepse sigurisht qe ne ate kohe ishte veshtire (e pamundshme ) te punoje si shkrimtar dhe mos te pershtateshe me ideologjine komuniste ? Nje fjale e urte thote "Ne kohe te veshtira me e keqja qe mund te ndodhe eshte qe njerezit e medhenj (me ndikim ) te mos bejne asgje",dhe duke u bazuar ne kete a mund ta konsiderojme Ismai Kadarene si nje njeri te madh ? Te nderuar anetare te forumit shpresoj qe ju te cilet i keni pasur keta dy njerez si modele se se mires nuk do te ma merrni per te keq sepse e vetma gje te cilen desha ta paraqes eshte e verteta e bazuar ne fakte .TUNGJATJETA te gjitheve dhe jete te mbare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga grande delpiero : 16-07-2006 mė 16:23

  5. #365
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Naim Frashėri dhe gruaja kurorėshkelėse

    Sadik Bejko

    Mė poshtė po jap njė tekst leximi pėr nxėnėsit e klasės sė parė fillore, tė shkruar nga Naim Frashėri. Ky tekst ėshtė marrė nga libri “E kėndimit tė ēunavet. Kėndonjėtoreja. Copa e parė. Bukuresht 1886”. Ky libėr shkollor, bashkė me shumė tė tjerė, janė shkruar nga Naim Frashėri pėr nevojat e shkollave tė para shqipe. Kėto libra, qė nė Shqipėri atėherė hynin ilegalisht, janė pėrdorur nga mėsuesit dhe nga shkollat pėr kushedi sa dhjetėvjeēarė. Tekstin po e japim tė plotė me ndonjė ndryshim vetėm nė pikėsim.

    ZOTI KRISHT

    Zoti Krisht njė mėngjes, tek mėsonte njerėsinė nė hietoret, tė kėnduarėt e Judajet, qė quheshin shkronjės dhe farisenj, i prunė njė grua qė (e) kishin zėnė mbė turp. Edhe i thonė qė nė nomt Moisiu porosit (qė) tė tillatė tė vritenė me gurė, ti, pra, si thua? Kėtė ia thoshin duke (e) ngarė, qė tė gjenin punė ta shaninė.
    Zoti Krisht hodhi sytė poshtė dhe shkruante me gisht mbi dhe. Si vunė kėmbė dhe po e pyetinė, ngriti sytė mbė ta dhe tha: “I pafajmi prej jush tė hedhė pėrpara gur mbi tė”. Ata, si e dėgjuan kėtė fjalė edhe mėndja i rrihte, zunė njė e nga njė, nga tė mėdhenjtė e gjer tek tė fundit, e po delinė.
    Edhe mbeti vetėm Zoti Krisht dhe gruaja qė po qėndronte ndė mest. Si ngriti sytė, Zoti Krisht edhe s’pa njeri veē gruanė, (i) tha asaj: “Grua, ku jan’ ata qė tė hiqinė fajtore? Asnjė s’tė dėnoj?” Dh’e ajo u pėrgjeq: “Asnjė, o Zot”. Pa i tha Zoti Krisht: “As unė s’tė dėnoj; shko tashi dhe mos bėj faj mė.”
    Studiuesve mund t’u tėrheqė vėmendjen krahasimi i kėtij teksti me pėrkthimin e biblės nė toskėrisht nga Konstandin Kristoforidhit mė 1879, por po e lėmė pėr herė tjetėr kėtė vėshtrim. “Kėndonjėtoreja” e Naimit hapet me tekstin “Tė vegjėlit” qė pasohet nga “Vashė e miturė”. Vasha e mitur sheh diellin dhe punėt e tij nė lulėzimin e natyrės, ndaj dhe vasha shpejton pėr nė mėsonjėtore, qė tė jetė e dobishme si dielli. Rrėfenja “Zoti Krisht” ėshtė e gjashtėmbėdhjeta nė librin “Kėndonjėtoreja”. Ėshtė tregim i marrė pothuaj fjalė pėr fjalė nga Ungjilli sipas Gjonit, kreu i tetė. Ky fragment i ungjillit nė botimet e sotme tė biblės titullohet “Gruaja qė shkeli kurorėn”. Naimi e paska njohur mirė biblėn dhe pėrzgjedhja e kėtij fragmenti flet shumė mė tepėr nga ēdo tė themi mė poshtė.
    Sė pari, nė ndryshim nga dogma islame qė Krishtin e njeh vetėm si profet, si “Hazėreti Isa”, Naimi e pėrmend atė vetėm me emrin Zot ose Zoti Krisht. Mund tė duket ēudi qė Naimi, njė mysliman, ka zgjedhur njė rrėfenjė tė krishterė dhe e ka vėnė nė krye tė tekstit tė leximit pėr klasat e para tė shkollės fillore. Dhe ua niste kėtė tekst mėsonjėtoreve shqiptare, ku nxėnėsit ishin, siē themi edhe sot, nė shumicė myslimane. Por po tė zbresim te projekti iluminist i rilindėsve pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, kjo nuk do tė na bėnte shumė pėrshtypje. Naimi mendonte se shqiptarėt gra e burra, myslimanė dhe tė krishterė duhet tė iluminoheshin. Madje Naimi thotė qė shqiptarėt duhet tė nxitojnė si ajo vajza tė mitur qė nxiton pėr nė mėsonjėtore. Ai mendonte qė vajzat shqiptare patjetėr duhet tė shkonin nė shkollė. Jo tė mbylleshin. Mos ka qenė ndonjė i fantaksur qė ka bėrė libra shkollore pėr njė Shqipėri virtuale?
    Naimi dhe rilindėsit nuk kanė qenė tė fantaksur, por vizionarė. Ata kanė rendur pėrpara kohės sė tyre me njė guxim qė vetėm ata mund ta kishin. Ata projektuan njė Shqipėri tė hapur ndaj qytetėrimeve tė tjera. Ata projektuan njė Shqipėri tė iluminuar dhe kjo do tė thoshte qė shqiptarėt duhet tė dilnin nga disa tradita qė i pengonin dhe i mbanin robėr tė injorancės. Kritika e traditave penguese dhe jo shenjtėrimi i ēdo tradite ishte nė programin e iluministėve. E kundėrta ndodhte dhe ndodh me qytetėrimet Lindore, ku ēdo traditė, ēdo gjė e moēme ėshtė e shenjtė (Konfuci). Tradita ėshtė dhe mbetet e shenjtė dhe pėr qytetėrimet e ritit bizantin.
    Problemet fetare dhe ato tė besimi fetar duhet tė tejkaloheshin, kur kėrkohej pėrparimi, iluminimi dhe unifikimi i kombit. Edhe nė poezi Naimi i ka qortuar hoxhėt dhe priftėrinjtė pėrēarės. Naimi ishte fetar, nuk e mohonte Zotin, kjo duket qė nė titullin e tekstit mė sipėr, por kjo sferė e pashlyer e jetės shpirtėrore le tė mbetej nė brendėsi tė njeriut.
    Arsimi shqiptar nė tėrėsinė e tij e ruajti kėtė porosi tė Naimit. Disi, mund tė themi, se edhe shteti shqiptar (duke pėrjashtuar periudhėn komuniste) i ka mbetur besnik idealit tė rilindasve pėr hapje ndaj kulturave tė tjera, pėr kritikėn dhe modifikimin e traditave penguese. Tani ne mund tė themi se Naimi dhe rilindėsit e krijuan kėtė traditė, tė hapjes dhe tė ēlirimit nga prapambetja. “Tė kthyerjes sė kokės nga Perėndimi”.
    Tė vije nė njė tekst tė klasės sė parė ndodhinė e “Gruas kurorėshkelėse” nėn titullin “Zoti Krisht”, prapė ka qenė shumė e guximshme nga ana e Naimit. Kjo “ngjarje” biblike shėnon kufirin midis dy epokave. Bota e lashtė e kishte porosi tė ardhur nga Zoti, nėpėrmjet Moisiut, vrasjen e gruas sė zėnė nė turp. Bota e re, epoka e Krishtit, dhe pse e quan faj, mėkat, porosit faljen dhe jo vrasjen e gruas pėr njė faj tė tillė. Naim Frashėri qė mendonte se gruaja duhet tė shkollohet, tė respektohet, u thotė shqiptarėve me kėtė ndodhi qė tė heqin dorė nga vrasja e grave tė zėna nė njė faj tė tillė. Vrasja qė ndodh edhe sot, qė sipas kanuneve vetė prindėrit u vinin vajzave nė ditėn e dasmės dhe njė fishek nė pajė, pėr Naimin duhet tė merrte fund. Zoti kishte njė porosi tjetėr, tė ardhur nėpėrmjet Krishtit, qė gruaja pėr njė faj tė tillė duhet tė falet. Nuk e dimė se si janė pritur nė kohėn e tyre kėto porosi tė Naimit. Nuk e dimė nė se mėsuesit e atėhershėm i kanė punuar tekste tė tilla me nxėnėsit e tyre. Sidoqoftė, ato ishin tė shkruara nė libra tashmė dhe vini si porosi nga Zoti. Dhe ato i kishte shkruar njė poet i madh, njė apostull i shqiptarizmės, siē e quanin Naimin. Shqiptarėt e asaj kohe, tė paktėn, i kanė lexuar dhe kanė menduar pėr to.
    Por nuk e di se si mendojnė disa tė ditur tė kohėve tona qė janė tė pėrfshirė nė njė debat mbi identitetin e shqiptarėve. Porositė disave prej tyre nganjėherė tė ngjajnė tė kundėrta me ato qė Naim Frashėri ua jepte kalamajve tė klasė sė parė kėtu e 120 vjet mė parė. Dhe ai porosiste kėshtu nė ato kohė kur Shqipėria nuk kishte shtet, nuk kishte shkolla, as universitet, as akademi.

  6. #366
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    MJERIMET E NJĖ SINODI


    Pėllumb Xhufi

    Debatin Qosja-Kadare mbi identitetin kulturor tė shqiptarėve, e kam ndjekur me ankthin se njė ditė nė tė do tė pėrfshiheshin edhe djemtė mjekėrgjatė qė mblidhen nė xhaminė e “Rrugės sė Kavajės”. Por, nė dijen time, deri tani kėta djem, qė aq shumė na shqetėsojnė me pamjen, hermetizmin dhe misterin e tyre, kanė heshtur. Nuk e fsheh, e kam ēmuar heshtjen e tyre, qė uroj tė mos jetė thjesht njė alibi apo zgjedhje taktike e kohe. Pėrfshirja e tyre nė njė debat tė tillė vetėm do t’i hidhte benzinė zjarrit.
    Ndėrkohė, nė debatin Qose-Kadare janė pėrfshirė tė tjerė zjarrvėnės. Disa prej tyre u shfaqėn edhe me fytyrė nė tė famshmin simpozium tė organizuar ditė mė parė nga drejtori i gazetės “55”. Njohėm mes tyre narcizėt e pėrhershėm karakteropatė, qė u bashkuan nė njė sinod tė ngjashmish pėr t’i shprehur, kėsaj radhe, solidaritetin e tyre Kadaresė, ose mė saktė ikonės Kadare. Njė mbledhje masonėsh, pa pjesėmarrjen “e tė tjerėve”, sipas stilit tė seancave tė linēimit qė organizonte dikur Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve.
    E pra, me gjithė pėrpjekjet e prof. Qoses pėr ta vėnė nė njė shtrat real, debatit mbi identitetin kulturor tė shqiptarėve i mungoi pikėrisht sensi i reales, lėvizjes nė kohė, pra sensi historik. “Civilization is a movement and not a condition, a voyage and not a harbour - Qytetėrimi ėshtė njė lėvizje, jo njė gjendje e dhėnė, ėshtė njė udhėtim e jo njė port”, thotė studiuesi i madh i qytetėrimeve, Arnold Toynbee. Pushtimi dhe sundimi 5 shekullor osman po trajtohet gabimisht si njė “pauzė” nė historinė e popullit tonė, si njė fatalitet, nga e cila duhet tė ēlirohemi njė orė e mė parė, nėse duam tė mos na vihet nė dyshim identiteti ynė evropian. Ta zėmė se u ēliruam nga kjo trashėgimi komprometuese e marrė nė kushtet e pushtimit 5 shekullor osman. Dhe do tė shohim se do tė na duhet tė merremi me njė trashėgimi tjetėr, plot 10 shekullore (shek. IV-XIV), kur Shqipėria ka qenė nėn sundimin e njė perandorie tjetėr, tė Perandorisė Bizantine. A lanė gjurmė kėta shekuj nė mbruajtjen e qytetėrimit tonė. Sigurisht po. Por do tė thoshin tubuesit e sinodit 55, Perandoria Bizantine ishte njė perandori e krishterė, pra evropiane. Atėherė le tė dėgjojmė se ē’ishte Perandoria Bizantine, nėpėrmjet kompetentit, historianit. “Perandoria Bizantine”, shkruan William Lecky, “pėrfaqėson formėn mė tė ulėt e mė tė neveritshme tė kulturės tė tė gjitha kohėrave. Nuk ka asnjė qytetėrim tjetėr, me kohėzgjatje kaq tė madhe, qė tė ketė qenė i privuar nga ēdo formė dhe element madhėshtie. Historia e kėsaj perandorie ėshtė njė sekuencė monotone intrigash priftėrinjsh, eunukėsh e grash, helmimesh, komplotesh e vėllavrasjesh”. Gjykim i ekzagjeruar, sigurisht, por qė nė njė pjesė tė mirė pranohet edhe kolosė tė historisė dhe tė historisė sė qytetėrimeve, si Eduard Gibbon, Volteri apo Arnold Toynbee. “Perandoria Bizantine”, shkruan nga ana e tij Hans Georg Maier, “ruajti njė sistem qeverisės tė organizuar sipas parimeve tė absolutizmit e centralizimit, tė kombinuar me njė krishtėrim dhe njė kulturė helenistike, me ndikime tė fuqishme lindore”. Nė kėtė kuptim tė fundit, kulturor, mjafton tė kujtojmė se Rilindja italiane, qė i dha vulėn e saj Evropės sė shek XIV-XVI, me ekzaltimin e vet pėr njeriun, bukurinė e dinjitetin e tij, ishte njė fenomen tėrėsisht antibizantin. Kundrejt humanizimit tė kulturės e tė artit italian e perėndimor, kultura dhe arti bizantin mbetėn deri nė fund njė dukuri kryekėput fetare e mistike. Nėse nė perėndim rivaliteti mes pushtetit laik dhe atij fetar solli qysh nė shek XI fitoren e parė demokratike evropiane, ndarjen pra tė kompetencave mes dy pushteteve (Konkordati i Wormsit, 1122), nė Bizant, pushteti fetar ishte aq shumė i lidhur dhe i nėnshtruar ndaj ndaj pushtetit tė Perandorit (cezaro-papizmi), saqė edhe pas pushtimit tė Konstandinopojės nga turqit, mė 1453, Patriku i kishės sė Lindjes nuk e pati tė vėshtirė t’i pėrulej autoritetit e pushtetit tė sovranit tė ri mysliman, Sulltanit, me tė cilin bashkėjetoi pėr shekuj me radhė.
    Pra, pėrveē 5 shekujve tė sundimit osman, evropianizmi ynė dilka i dyshimtė edhe pėr 10 shekujt e sundimit bizantin! Pėr fat tė mirė nuk ėshtė kjo mėnyra e drejtė e arsyetimit. Pyetja qė shtrohet e sė cilės duhet t’i pėrgjigjemi ėshtė: nė ata 15 shekuj sundimi, a u identifikuan shqiptarėt tėrėsisht me Perandorinė Bizantine, fillimisht, dhe me atė Osmane, mė vonė? Jo, pasi duke qenė njė territor kufitar, Shqipėria mbeti edhe pas shek. IV e hapur ndaj veprimit politik, fetar e kulturor tė Perėndimit. Mjaft qytete e treva tė Shqipėrisė perėndimore, si Shkodra, Drishti, Tivari, Lezha, Durrėsi, Vlora, Butrinti etj., pėr periudha tė gjata kohe u futėn nėn sundimin e fuqive perėndimore, tė Republikės sė Venedikut apo tė Mbretėrisė sė Napolit. Si rezultat, nė njė pjesė tė tyre u afirmua qysh nė shek. XI besimi katolik i lidhur jurisdiksionalisht me Papėn e Romės, dhe u zhvillua njė kulturė e tipit qytetar, qė kujton atė tė komunave mė tė pėrparuara italiane. Mjafton tė kujtojmė se jeta e qyteteve, si Shkodra, Tivari, Drisht apo edhe vetė Durrėsi, rregullohej nė bazė tė Statuteve, tė karakterizuar nga njė frymė e qartė demokratike, gjė qė nuk ndodhte me qytetet e tjera nėn sundimin dhe nėn ndikimin kulturor tė Bizantit, tė cilat qeveriseshin mbi bazė e urdhėresave perandorake (prostagmata). Pėrdorimi njėherėsh i dy gjuhėve tė mėdha tė kulturės, i latinishtes dhe i greqishtes bizantine, dėshmohet nė Shqipėri gjatė gjithė shekujve tė mesjetės, si dėshmi pikėrisht e kėtij bikulturalizmi, qė bashkėvepronte e interferonte paqėsisht nė trevat e nė popullsitė shqiptare. Kėtė rol tė Shqipėrisė si vendi ku ndaheshin apo puqeshin dy perandoritė e dy qytetėrimet e mėdha, tė Lindjes e tė Perėndimit, ishin madje tė interesuar ta njihnin edhe vetė rivalėt e mėdhenj lindorė e perėndimorė. Episodi mė domethėnės i kėtij statusi tė veēantė tė Shqipėrisė si njė katalizator kulturash, ėshtė ai i tentativės pėr ribashkimin e Kishės sė Romės dhe asaj tė Konstandinopojės qė u bė nė njė moment “relaksi” tė marrėdhėnieve Lindje-Perėndim, nė shek. XIII. Nė vitin 1254 Perandori Bizantin Mihali VIII Paleolog dhe Papa Urbani IV, zgjodhėn bashkėrisht si negociator pėr kėtė sipėrmarrje epokale njė franēeskan shqiptar nga Durrėsi, Nikollė Durrsakun. Arsyeja ishte e thjeshtė: ky klerik shqiptar zotėronte si gjuhėn latine, ashtu edhe atė greke (in lingua latina et graeca peritum). Njihte, gjithashtu, nė mėnyrė perfekte dogmėn e krishterė, qoftė sipas interpretimit katolik, e qoftė sipas interpretimit ortodoks, aq sa pėr kėtė ēėshtje kishte shkruar edhe njė traktat tė tėrė, ku rrekej tė tregonte se midis kishės bizantine dhe asaj katolike nuk ekzistonin ndarje doktrinore tė tilla, qė tė mund tė pengonin bashkimin e tyre. Nikollė Durrasaku, pėrfaqėson njė situatė kishtare e kulturore ambigue (edhe…edhe…) tė qytetit tė tij, Durrėsit, ku bashkėjetonin, interferonin dhe shpesh shkriheshin me njėri tjetrin tė dy besimet e krishtera: besimi katolik dhe ai ortodoks. Ky shembull i hershėm, i vitit 1254, shėnon gjithashtu fillimin e njė lėvizje tė fuqishme pėr bashkimin e dy kishave, qė nė shekujt e mėvonshėm u njoh nėn emrin e uniatizmit dhe qė pashmangėrisht e pati edhe ajo epiqendrėn nė Shqipėri, nė vendin ku katolicizmi dhe ortodoksia kishin bashkėjetuar nė paqe, duke i dhėnė si Romės, ashtu edhe Konstandinopojės shembullin e gjallė tė njė bashkėjetese e bashkimi tė mundshėm.
    Nė kuptimin e gjithė asaj qė thamė mė sipėr, mbishtresimi i njė besimi tė tretė, atij islam, pas shek. XV, nuk mund tė gjykohet nė mėnyrė metafizike, si njė hiatus nė historinė e shqiptarėve: vetė osmanėt, duke jetuar pėr shekuj nė kontakt me bizantinėt, kishin marrė prej tyre shumė elementė tė qytetėrimit bizantin: mjafton tė kujtosh sistemin feudal tė pronės ushtarake, atė tė timarit, qė turqit osmanė e huazuan besnikėrisht nga sistemi bizantin i pronės. Apo xhamitė e para tė ngritura nė Shqipėri menjėherė pas pushtimit, si xhamia Mahmudije nė Vlorė, qė aq shumė ngjan me kishat bizantine, nė arkitekturė, stil e teknikė ndėrtimi. Nė kėtė kuptim, tė afrimeve e ngjashmėrive, ka shumė tė drejtė bizantinistja e shquar greko-franceze, Hélčne Glykatzi-Ahrėeiler, kur vėren se nė vende tė prirura ndaj lėvizjeve heretike, siē ishte Shqipėria, feja islame u perceptua jo si njė fe e re, por si njė herezi e krishterė, dhe si e tillė u pėrqafua nga shumėkush (sigurisht jo nga tė gjithė). Pra, nėse duam tė mos humbim sensin e historisė, le ta quajmė konvertimin e shqiptarėve nė fenė islame njė “keqkuptim historik”. Por jo, siē bėn Kadareja, qė e stigmatizon atė si njė “gabim historik”. Madje, si njė gabim historik qė duhet shlyer. Por si? Nė librin e tij “Nga njė dhjetor nė tjetrin”, bot, Fayard, Paris 1991, f. 40, Kadare kujton njė takim tė tij, pak kohė para se ai tė linte vendin, me njė udhėheqės tė lartė komunist, tė cilit i parashtroi idetė e veta mbi hapat, qė sipas tij, regjimi komunist duhej tė ndėrmerrte pėr tė paraprirė situata shpėrthyese. Mes tė tjerash, shkruan Kadareja, “duhej tė niste hapja e kishave pikėrisht nga minoriteti grek. Pastaj nga katolikėt nė Shkodėr e nga tė krishterėt e tjerė. Myslimanėt, po tė donin, le t’i hapnin edhe ata xhamitė, megjithėse unė kisha mendimin se myslimanėt do tė ishin mė pak tė zellshmit nga tė gjithė pėr kėtė. Isha i bindur se prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), gjersa t’ia linte vendin fesė sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967), do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korrigjim tė madh historik, ē’ka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn”. Vėrreni, se kėto ide nė vitin 1990, Kadarč nuk ia paraqiste njė njeriu dosido, por vetė Presidentit tė Republikės, Ramiz Alisė. Jo mė kot Kadarč i kujton atij vitin 1967, kur Partia e Punės ndėrmori aksionin pėr ndalimin e fesė dhe mbylljen e institucioneve fetare. Gjė qė, sipas Kadaresė, do tė mund tė konsiderohej njė e mirė, nė rast se kombi shqiptar i kthehej i gjithi krishtėrimit, duke i hapur rrugė integrimit tė tij nė Evropė. Ky pra ėshtė thelbi i konceptit tė Kadaresė mbi identitetin kulturor, njė thelb kryekėput fetar, dhe ky ėshtė gjithashtu motivi i kritikės sė Qoses ndaj tij. Pėr tė parin feja islame pėrbėn njė handikap pėr tė shkuar nė Evropė, ndaj duhet braktisur ajo, qoftė edhe me njė aksion “nga lart”, si ai i vitit 1967 (ligjėrimi i Kadaresė me Ramiz Alinė ngjan me njė ftesė qė shkrimtari i bėn kreut tė shtetit pėr ta ndėrmarrė njė hap tė tillė). I dyti, Qosja, e merr fenė, ashtu si dhe kulturėn, si njė kategori historike, qė nuk duhet emfatizuar: integrimin e shqiptarėve nė Evropė e pengojnė sjelljet e tyre, posaēėrisht sjelljet e politikanėve tanė levantinė, qė mund tė mbajnė edhe kryq nė qafė, mund edhe tė pagėzohen e tė vėnė kurorė ata vetė e fėmijėt e tyre nė kishė. Por qė, me dembelizmin, arrogancėn, korrupsionin, me kulturė e tyre tė kafenesė (qė mbetet e njėjtė nėse pi kafe turke apo kafe ekspres), janė bartėsit e vėrtetė tė njė identiteti lindor. Nė kėto kushte, tė kėrkosh tė mbjellėsh tek shqiptarėt njė kompleks faji pėr njė faj tė pabėrė, tė tregosh fenė si kriter pėr tė dalluar “shqiptarėt evropianė” nga “shqiptarėt orientalė”, do tė thotė tė bashkohesh nė “ideologjinė e shpėrbėrjes”. Tė mjaftohesh thjesht me deklarimin deri nė ngopje tė “identitetit evropian” ėshtė mė e pakta hipokrizi. Si ajo qė nė vitin 1991 kam ndjerė nėpėrmjet valėve tė kanalit gjerman ZDF, kur njė grup tė rinjsh shqiptarė shtyheshin para kamerės pėr tė shprehur ndjenjat e tyre filo-gjermane, kush duke pėrmendur Bekenbauerin, e kush …Benc-Mercedesin! Mė i ftilluari prej tyre, qė arrinte tė shqiptonte mė shumė se njė fjalė, dominonte mbi shokėt, duke u ējerrė: “Ne jemi arianė, ne jemi arianė”. Pėr fat tė keq tė tij dhe tė gjithė neve, qė atė moment prezantoheshim nė “Evropė” nėpėrmjet atyre djemve, “ariani” ynė ishte mė zeshkani i grupit.
    Tani dy fjalė pėr gjithė shpurėn e integralistėve politikė, kulturorė, krahinorė e fetarė, qė po notojnė nė marzhet e debatit Qosja-Kadare dhe mė pėrfaqėsuesit e tė cilėve i pamė nė takimin e paradokohshėm tė Tiranės. Nuk desha tė flas pėr Maks Velon. Ėshtė njė ikonė e rinisė sime, dhe nuk dua tė humb simpatinė pėr tė. Nuk e mohoj, qė i kam dhėnė plotėsisht tė drejtė shpėrthimeve tė tij mbi ēėshtjen e monumentit shallvaregjerė tė Sulejman Pashės, dhe jam gati tė bashkohem me tė edhe nė ndonjė aksion tė jashtėligjshėm, pėr ta rrėzuar kėtė shėmti, qė turpėron Tiranėn dhe tiranasit. Por vetėm kaq. Gjithēka tjetėr qė ka thėnė Maks Velo mbi identitetin shqiptar, i konsideroj njė kllapi. Ndėrkohė, nė betejėn e qytetėrimeve ėshtė hedhur me vrull njė studiues i ri, i filozofisė kristiane, mė duket, Ardian Ndreca. Ky pėrfaqėsues i ri i “ideologjisė sė shpėrbėrjes” tė gėnjen me pamjen prej intelektuali tė butė e tė pafajshėm, nga ata qė ēdo nėnė ėndėrron ta bėjė dhėndėr. Por nuk ėshtė e tillė gjuha e tij, e vrazhdėt sa mė s’bėhet, me tė cilėn prej vitesh po i fryn sa mundet ideologjisė sė urrejtjes e tė pėrēarjes. Ėshtė njė alter ego i Maks Velos. Por ndėrsa kėtij i ēmohet mė sė paku sinqeriteti, guximi e pasioni me tė cilin i shpreh idetė e tij, edhe kur kėto janė tė pėrbindshme (shih: “Shekulli”, 20 qershor 2006), Ardian Ndreca i shpėrndan vrerin dhe tė vjellat e tij me ftohtėsinė e qelqtė tė njė gjarpri. Idetė e ēmėndura tė tij, qė duhet tė jenė pasqyrė e njė defekti karakterial dhe i njė disfunksioni bio-fiziologjik, i kisha lexuar kohė mė parė nė njė gazetė nė shqip tė Romės, “Bota Shqiptare”, qė mu pėr shkak tė tij filloi tė humbte lexuesit e vet. Tani, siē kuptoj, Ndreca ka fituar njė vend prej “kolumnisti” nė tė njohurėn gazetė “Shekulli”. Edhe ky, si mjaft nga tubuesit e “Sinodit 55”, i ndan shqiptarėt nė shqiptarė tė mirėfilltė (proprie dicti) e me identitet tė qartė evropian, dhe nė shqiptarė tė zbėllėrė, me identitet tė dyzuar: nė shqiptarė tė denjė e shqiptarė tė padenjė, ku tė parėt, sipas tij, janė sigurisht tė krishterėt (e posaēėrisht katolikėt), kurse tė tjerėt, shqiptarė “tė dorės sė dytė”, janė myslimanėt. Por po ja lemė lexuesit tė gjykojė pėr identitetin e Ardian Ndrecės, pasi t’i kujtojmė atij disa nga epitetet qė ky spurdhiak i rezervon njė personaliteti jo tė zakonshėm tė letrave shqipe, siē ėshtė Prof. Qosja, qė meriton tė respektohet prej tij, qoftė edhe pėr moshėn: taleban, mendje e dobėt, identitet i sėmurė, sofist provincial, retorist kallp, ahengxhi, injorant, i marrė (Shih: “Shekulli”, 17 korrik 2006). Nuk mjaftohet me kaq seminaristi ynė i zellshėm, por guxon ta shkatėrrojė pėrfundimisht kundėrshtarin e tij Qosja (qė sigurisht as nuk merret me tė), duke i sharė deri edhe…mjekrėn! Gjė e rėndė kjo. Nė vitin 1080, mbreti norman Robert Guiskard i Italisė, qė pėrfaqėsonte qytetėrimin perėndimor, sulmoi mu nė trevat tona shqiptare Perandorin e Bizantit, Aleks I Komnen, qė pėrfaqėsonte qytetėrimin lindor. Shkak i kėsaj pėrplasje tė hershme tė dy qytetėrimeve u bė pikėrisht sharja e mjekrės sė Robert Guiskardit nga ana e Aleks Komnenit, qė me sa duket nuk kishte qime. Nė dritė tė kėtij episodi historik, qė na e tregon vetė vajza e Aleks Komnenit, historiania bizantine Ana Komnena, jam i sigurt qė Prof. Qosja do tė pėrmbahet dhe nuk do t’i turret Ardian Ndrecės tonė pėr tė mbrojtur nderin e mjekrės sė tij. Do ta injorojė edhe kėtė sfidė ekstreme tė djaloshit faqe-pa-qime. Fatkeqėsisht ai nuk ka as humorin dhe as dellin bukolik tė Dritėro Agollit, qė nė njė rast tė tillė do tė thurte rimėn: “Or ti, Ndrec faqepaqime, sa di ti, di b…. ime”, duke lėshuar njėherėsh mbi tė njė shtėllungė pėrēmuese tymi.




    24/07/2006
    KATEGORIA: Analiza

  7. #367
    pershendetje Maska e canzemer
    Anėtarėsuar
    13-09-2005
    Vendndodhja
    stamboll
    Postime
    51
    slm vllezer e motra pershendetje te gjithve me pershendetjen me te mire edhe njehere selamualejkum un do doja nese din ndo njeri perēindjen e mislimaneve ne evrop dhe per numrin sa shkon me duhet per nje mesim nese me ndihmoni Allahu ua shperbleft me gjennet .
    LEXODUKE MENDUARDHE MENDO DUKE LEXUAR

  8. #368
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    musliman ne europe perbejne diku mbi 10%,e ne vazhdofte keshtu edhe nja 50 vjete europa do te jete hindu-muslimane dhe tani si e njejta gje si para 1500 viteve kur te krishteret e moren europen nga perandoria romake,shkoi ne kaos gati 1500 vite,e njejta histori po perseritet,prape europa ne mbas 50 viteve ne kaos

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thote e thote pellumb xhufi .. por prape rri nen lesht e b se meto kapedanit qe sulmon grate ne parlament me 2006 me egersisht se gurhedhesit somalezo afgano nigeriane dhe rri qe cke me te me klosa e gjinusha e pret nje 97 tjater qe te marre ndonje kocke ta lepije me te majme mundesisht se ajo qe i dha nanua athere..

  10. #370
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga adolfi
    musliman ne europe perbejne diku mbi 10%,e ne vazhdofte keshtu edhe nja 50 vjete europa do te jete hindu-muslimane dhe tani si e njejta gje si para 1500 viteve kur te krishteret e moren europen nga perandoria romake,shkoi ne kaos gati 1500 vite,e njejta histori po perseritet,prape europa ne mbas 50 viteve ne kaos
    Gabim e ke. Rreth 23 miljon musliman jetojne ne Europe. Ketu hujne edhe Boshnjake e shqiptare, turqit e Bullgarise dhe Greqise. Perafersishte rreth 3% te popullates europjane jane musliman..........

Faqja 37 prej 58 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •