Pjese nga intervista e Arben Xhaferit tek Balkanweb e dates 30.06.06
Se fundi, dy figurat me te shquara te letrave shqipe, Kadare dhe Qosja, jane perfshire ne nje debat te ashper rreth identitetit te shqiptareve, problemeve te religjioneve dhe perkatesise se kombit tone ne raport me civilizimet e tjera. Ju si e gjykoni kete debat nga pikepamja intelektuale?
Ne ende nuk jemi te pergatitur per debate te ketilla per shkak se mungon tradita e te te menduarit kritik. Eshte e pamohueshme se qyteterimi perendimor ka ngritur ne standard te domosdoshem dyshimin, skepsen metodike. Ne kete kulture cdo gje kundrohet nga kendi kritik. Eshte e padrejte qe keto kritika qe perendimoret ia bejne vetes, te perdoren nga mendjet jokritike si argument kunder qyteterimit perendimor. Prandaj une mendoj se keto debate nuk do te prodhojne rezultate, por rreshtime, polarizime te panevojshme te popullates shqiptare. Ky debat megjithate sinjalizon se keto pune nuk mund te zgjidhen njehere e pergjithmone, por duhet te ngrejme nivelin e pergatitjes profesionale, per te ballafaquar me kompetence sfida te ketilla. Ne kete debat pa te drejte u nderruan premisat kryesore: identiteti evropian u barasvleresua me ate te krishtere qe nuk eshte e sakte. Ne Evrope nje kohe te gjate eshte zhvilluar beteja ne mes te mbretit, si perfaqesues i tokesores dhe Papes si perfaqesues i hyjnores. Kete beteje e fituan tokesoret. Ne koncilin e Vatikanit te viteve 1962-65 kleriket u pajtuan me disfaten qe ua imponoi Garibaldi dhe e pranuan te terhiqen ne territorin e Vatikanit. Keshtu katolicizmi u protetestantizua nje cike dhe ngadhenjeu shekullarizmi. Ne boten islame nuk u zhvillua ky proces meqe nuk kishte antagonizem ne mes te prijesit fetar dhe atij shteteror. Kalifi ishte njekohesisht perfaqesues shteteror dhe shpirteror. Ky proces u nderpre kur Kemal Ataturk refuzoi te marre titullin e Kalifit. Sesi do te vazhdojne keto procese nuk mund te dihet. Por dicka eshte e qarte: Evropa nuk eshte identike me krishterimin dhe shqiptaret nuk mund te mbijetojne si mish i huaj ne Evrope.
Krijoni Kontakt