Close
Faqja 30 prej 58 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 573
  1. #291
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Disidenca dhe debati Kadare-Qosja

    Nga Kasem Trebeshina

    Nga kritika letrare ėshtė konsideruar "disident i kulluar i letrave
    shqipe", por ai nuk ka dėshirė ta quajnė kėshtu. Ėshtė burgosur disa
    herė. Njėra prej akuzave ka qenė se nuk ka marrė pjesė nė zgjedhje.
    Thotė se ėshtė i sabotuar nga pushtetarėt e Shqipėrisė, ndėrsa
    Kadarenė e cilėson "poet tė oborrit". Polemikat midis Kadaresė dhe
    Qosjes i quan "intriga sharlatanėsh dhe dokrra kotnasikoti"

    Si e ndieni veten kur ju quajnė disident?

    Mua nuk mė pėlqen tė mė quajnė disident, pavarėsisht nga rrethanat
    qė janė krijuar, sidomos mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Ka dy arsye
    qė unė nuk dua tė pranohem si disident: e para, se nė Shqipėri
    tashti po spekulohet me disidencėn. Dihet qė nė Katovicė nė Poloni,
    Gorbaēovi dha udhėzimet e duhura qė tė bėnin transformimin e
    shoqėrisė. Nė Shqipėri asnjė gjė s'po vėrehet. Kėrkojnė ruajtjen e
    regjimit dhe ashtu si nė shumė fusha tė tjera edhe disidencėn duan
    ta fabrikojnė sikur e kanė bėrė ata. Bile-bile kalohet nganjėherė
    deri nė absurditete tė tilla, sikur edhe nė Ministrinė e Brendshme
    edhe nė Sigurimin e Shtetit qė ka bėrė tėrė ato krime, tė jetė
    organizuar disidenca. Po ashtu edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Me
    njė disidencė tė kėtillė, tejet tė fėlliqur, nuk mund tė rrish. Nuk
    mund tė rrish me ta. Nuk mund tė ulesh nė njė tryezė me njė disident
    tė tillė tė fėlliqur. Mbasandej ka edhe njė arsye tė dytė qė unė nuk
    dua tė jem disident. Pėrmendėt letra. Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė
    pėrmendet letra. "Trebeshina ka vuajtur, por disidenca e vėrtetė ka
    qenė nė Lidhje, se aty kemi shkrimtarėt e mėdhenj", etj., dhe duan
    tė kalojnė nė heshtje, duke folur pėr disidencėn, duke lėnė
    pėrshtypjen e tillė kinse "ne po ia krijojmė tė drejtat" edhe "artin
    e kemi ne". Dihet se nė vendet e Evropės Lindore pėr tė gjithė
    dramaturgėt janė organizuar festivale teatrale, nė mėnyrė qė kėta
    dramaturgė tė dėnuar tė integrohen nė shoqėri duke shfaqur veprat e
    tyre. Nė Shqipėri jo vetėm qė kėtė s'ta bėjnė, por atje nuk hyn dot
    nė teatėr. E gjen derėn mbyllur. Unė jam dramaturg me 76 drama dhe
    akoma asnjė nuk mė ėshtė kėrkuar nga teatri i Tiranės. Gjithmonė kam
    qenė i sabotuar.

    Nga kush?

    Direkt nga shteti shqiptar. Nga pushtetarėt e Shqipėrisė.

    Po tė mos e kishit kundėrshtuar Enver Hoxhėn, tė cilin nė promemorie
    e keni krahasuar me Luigjin e 14-tė, dhe po t'i kishit shėrbyer
    atij, ku do tė ishit tani?

    A mendoni se do tė kishit qenė i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės?
    Poshtė e lart flitet sikur unė kam qenė ambasador nė Rusi. Unė nuk
    kam qenė ambasador. E gjithė kjo ėshtė krijuar nga fakti se kur
    ėshtė bėrė njė votim, kur ishim studentė, unė kam marrė vota pėr
    ambasador. Por ajo doli nga fakti se kisha njė tė kaluar gjatė
    luftės. Isha ndėr kuadrot komanduese mė tė mira qė kishte vendi.
    Ėshtė thėnė se unė kam qenė major. Unė nuk kam dokument pėr major.
    Tashti vjen puna se si do tė isha unė po tė mos ikja nga Lidhja dhe
    t'i pranoja tė gjitha. Nė burgun e parė mė ėshtė dėrguar njė
    komision me tetė oficerė tė lartė, qė mė kanė thėnė se nė rast se
    pranoj qė tė hesht, do tė pėrkthehem nė gjithė botėn. Pastaj nga
    komiteti qendror ėshtė caktuar Zihni Sako, i cili mė ka thėnė se do
    t'mė sillnin tė gjithė librat qė dua nga Parisi dhe do t'mė
    pėrkthenin nė tė gjitha gjuhėt e botės. I thashė se nuk dua.
    Propozime tė tilla mė janė bėrė dhe nuk i kam pranuar. Unė nuk kam
    pranuar tė hesht. Unė njėherė flas, pastaj mund tė hesht dhjetė
    vjet, por mė nuk kthehem tek ajo qė kam thėnė. Thash, unė nuk rri nė
    Lidhje dhe dhashė dorėheqje. Ika nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe nuk
    kthehem mė kurrė sa tė jem gjallė. Shkrimtarėt disidentė botėrorė
    pas rėnies sė komunizmit janė rehabilituar nėpėr vendet e tyre, si
    pėr shembull Solzhenicini, Kundera, etj., dhe ēmohen si shkrimtarė
    tė mėdhenj.

    Sa vlerėsohen nė Shqipėri shkrimtarėt disidentė?

    Nė Shqipėri, disidentėt edhe nė kohėn e tanishme konsiderohen si
    kundėrshtarė, si njerėz qė kanė dėmtuar regjimin. Nė fshehtėsi kanė
    njė urrejtje tė tmerrshme pėr njerėzit qė kanė qenė nė burg dhe as
    qė duan t'i rehabilitojnė. Kanė kėrkuar ribotimin e veprave tė mia,
    por nuk kam pranuar. Ai shkrimtar qė i ka shėrbyer diktaturės, nė
    qoftė se nuk ka bėrė krime, s'ka pse tė futet nė burg. Por, veprat e
    tij nuk duhet tė mėsohen nė shkolla, sepse me mėsimet e ndyra tė
    komunizmit i helmojnė fėmijėt tanė. Nuk kam pranuar ribotimin e
    veprave tė mia. Njė ministėr i Kulturės nė vitin 1995 ka
    thėnė: "Trebeshina ato kishte, ato botoi". Nėnshtrimin qė KASEM
    TREBESHINA: nuk e arriti diktatura dėshirojnė ta arrijnė kėta.

    Ēfarė pozite ka nė letėrsinė shqipe periudha e realizmit socialist?
    A ėshtė bėrė analiza kritike e tij?

    Trebeshina: As qė do tė bėjnė analizėn kritike tė tij. Periudha e
    realizmi socialist nė Shqipėri ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė feudalo-
    perandorake. Kėtė sistem ata kėrkojnė ta ruajnė edhe tashti. Kur
    flitet pėr shkrimtarėt e realizmit socialist thuhet se janė "nder i
    kombit", "kanė nderuar kombin", "ata na kanė bėrė tė njohur
    pėrjashta". Kaq. Nuk pyet kush se cilat janė vlerat e tyre letrare,
    ēfarė kontributi letrar sjellin ato. Ata arrijnė deri aty sa njė
    autor ta venė barabar me flamurin. Kombi qė qėndron me poshtė nga
    njė shkrimtar apo artist, s'ėshtė komb.

    Sa ka pasur ndikim nė krijimtarinė tuaj vuajtja nėpėr burgjet
    komuniste?

    Trebeshina: Nė pikėpamje letrare ndoshta ka bėrė ndonjė pengesė nė
    kohėra tė caktuara, por unė nuk kam pasur asnjė lloj pengese nga
    burgu. Kam vazhduar punėn time kudo qė kam qenė. Ajo qė mė dallon
    mua si person ėshtė kjo: kur kam armėt nė dorė, pena ėshtė lėnė diku-
    kur kam penėn nė dorė, armėt janė nė depo. Kėshtu, burgu nuk mė ka
    sjellė asnjė pengesė nė krijimin e punės sime. Burgu ka njė tė keqe,
    se humbet kontaktin me brezat.

    Ēfarė raportesh keni me shkrimtarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė?

    Shkrimtarėt shqiptarė "de fakto" edhe "de jure" mua mė kanė
    deklaruar luftė dhe kur mė deklarohet luftė u them: "Shtrėngohuni se
    do luftojmė!". Raportet janė krejt tė pėshtira. As qė dua tė di pėr
    lidhjen e tyre, as qė dua tė di pėr shkrimtarėt shqiptarė. Le tė
    vazhdojnė luftėn deri ku tė dalė. Shkrimtarėt kosovarė nuk e njohin
    situatėn. Le tė prononcohen pro ose kundėr. Duan tė luftojnė kundėr
    meje, le tė luftojnė. Le tė bėjnė si tė duan ata. Lidhja e
    Shkrimtarėve e ka bėrė propozimin qė tė digjet vepra ime dhe ka
    vendim gjyqi pėr djegien e veprės sime. Jo vetėm pėr mua, por edhe
    pėr Fishtėn, Koliqin, Nolin, Konicėn. Gjersa letėrsia shqipe ėshtė
    njė tempull ku ata kanė hedhur ato jashtėqitjet e tyre, vrerin e
    tyre dhe gjithė pėshtymat e tyre-ose do t'i lėpijnė, ose ai s'ėshtė
    mė tempull. Aty s'kthehem mė. Shkrimtarėt shqiptarė mund t'i ndash
    nė dy kategori. Kategoria e vjetėr, qė ishin nė shkolla perėndimore,
    e pranoi realizmin socialist, por asnjėherė nuk shkoi deri tė
    zhdukja fizike e shkrimtarėve. Ke pastaj grupin e dytė-Agolli,
    Kadare dhe tė tjerėt. Ky ėshtė grupi i tė gjashtėdhjetės. Kėta nuk
    kanė lėnė gjė pa bėrė nė Shqipėri. Menjėherė mbas tė gjashtėdhjetės,
    me intrigat e tij, sidomos Kadareja, mundohej t'i hiqte profesorėt
    nga universiteti-"tė hiqet ky, tė vihet ky". Gjithė Lidhja e
    Shkrimtarėve ėshtė me denoncime pėr njėri-tjetrin. Ėshtė pikėrisht
    Ismail Kadareja, bashkė me tė tjerėt, qė i kanė shėrbyer sigurimit
    tė shtetit, duke denoncuar njėri-tjetrin dhe gjithė popullin, por
    nuk janė ndalur as kėtu. Kanė arritur deri nė dhunė fizike pėr
    persona dhe pėr interesa familjare. Nė qendėr tė tė gjitha kėtyre
    intrigave ėshtė Kadareja.

    Kur jemi te Kadareja, ka qė thonė se ai ka qenė disident. Sipas
    jush, a ka qenė disident Ismail Kadare?

    A mund tė jetė disident njė poet i oborrit?

    Nėse doni, jepjani dekretin pėr disident. Ėshtė punė pėr ju. Fuqi
    keni. Pushtetin e keni. Disidencėn jepjani.

    A i keni pėrcjellė polemikat e kohės sė fundit midis Kadaresė dhe
    Qosjes rreth identitetit shqiptar?

    Unė nė polemika tė tilla nuk mund tė pėrzihem, sepse polemika tė
    natyrės sė fundit tė shekullit XVI dhe fillimit tė shekullit XVII,
    tė kohės sė Papa Klementit VIII kur digjeshin njerėz nė zjarr, nuk
    bėj. Unė jam i mendimit se shqiptarėt duhet tė mbesin brenda tyre
    edhe kur tė shkojnė nė Evropė. Nuk kanė pse tė nxitohen, duhet tė
    jetė edhe Evropa e denjė, edhe ata tė jenė tė denjė. Identitetet nuk
    bėhen kėshtu, nuk janė kėto identitete. Kur populli shqiptar ka disa
    probleme tė nxehta qė duhet tė zgjidhen-hidhet njė bombė me tym qė
    tė dalin dy personalitete, tė shkėlqejnė aty dhe tė tjerėt tė merren
    me ta. Ėshtė njė papunėsi galopante dhe ata shkėlqejnė duke u zėnė
    me njėri-tjetrin. Me intriga sharlatanėsh dhe me kuvende
    sharlatanėsh nuk merrem. Spiunėt le tė merren me punėt e tyre. E
    them edhe njė herė nuk merrem me spiunė tė sigurimit tė shtetit edhe
    me diskutime qė nuk kanė asnjė pėrmbajtje pozitive pėr kombin
    shqiptar, me gjėra antihistorike qė u vjen era mesjetė, u vjen era
    inkuizicion.

    Kėrkojnė tė djegin prapė njerėz kėta, qė janė fetarė apo s'janė
    fetarė? Ne qė nuk besojmė duhet tė zhdukemi? A duhet tė ndezim njė
    luftė fetare?

    Duan tė mbesin ata tė dy se duan tė shkėlqejnė se janė tė ditur. Le
    tė shkojnė ku tė duan tė marrin gradat shkencore dhe tė mos i
    bezdisin njerėzit me dokrra kotnasikoti, duke djegur shtriga, sikur
    janė djegur nėpėr Evropė nė shekullin XVI dhe XVII. Me gjėra tė
    tilla bajate, me diskutime tė tilla nuk merrem.

    Marrė nga gazeta "Express" e Kosovės Intervistoi: Alfred Beka,
    Prishtinė, 22 maj

    Botoi Gazeta Shqip 24/05/2006
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #292
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Brari....
    edhe une mendova ne fillim ta postoja kete shkrim atje, por pastaj nderrova mendje, pasi ky shkrim nuk eshte se ka ndonje lidhje direkte me polemiken Qose-Kadare.
    Prandaj i vura edhe temes titullin "Doni me per Belulin", duke iu referuar skecit te famshem te Fuat Bocit, sepse Zijai ne kete shkrim nuk ka per qellim qe te thote ndonje fjale te mencur dhe te cbeje paksa lesh e line mes Qoses dhe Kadarese, por duke folur sa per "Belul Gjeraqinen" e sa per kundershtarin e "Belul Gjeraqines", na e nxjerr veten me te madh se vete "Belul Gjeraqina".

    Por me teper ne kete teme, e cila fare mire mund ta kishte vendin tek "Aktualitetet shoqerore", do te doja te diskutohej mbi te ashtuquajturen "Ndergjegja e Kombit".
    Ndergjegja e kombit nuk eshte nje person i vetem, as nje grup i caktuar personash, por eshte me teper nje karakteristike e kombit, paksa abstrakte, e cila pasqyrohet nga kultura kombetare, ne rastin tone jane artistet dhe shkrimtaret.

    Pjesa tjeter, per te cilen mund te diskutohet, eshte ceshtja, nese individe te caktuar te nje rryme letrare dhe "artistike" (jo pa qellim e vendos artistiken ne thonjeza) krejtesisht te deshtuar, sic ishte realizmi socialist, te vazhdojne akoma, te na shesin p. ordhe, duke na treguar "se si behet rakia". Dhe keta vazhdojne akoma ta mbajne veten me te madh, pavaresisht impotences intelektuale te tyre, vetem e vetem se dikur na paskan qene drejtore dhe funksionare te njefare Lidhjeje "famekeqe" te Shkrimtareve dhe Artisteve.

    Por keta e mbajne veten me te madh, per sa kohe ka edhe njerez, te cilet i mbajne keta per te medhenj. Ketu del edhe mendimi im, qe keta tipa nuk jane gje tjeter, vecse treguesit e nivelit kulturor te nje vendi.

    P.S. Ftoj moderatorin ta kaloje kete teme tek "Aktualitetet shoqerore"
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #293
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kadare, ky hėnėmarrok politik!

    Sprovė

    ( E ndihmon mendimi politik kadarean mendimin politik e pėrgjithsisht kombėtar?
    Gjithsesi... Por nė frymė niēeaniste qė mėsonte pėr tė ndihur tė pavullnetshmin pėr jetė, veē jo pėr tė marrė veten po pėr tė rėnė sa mė shpejt. Me kėtė pėrkitje ngjizur edhe mendimi politik kombėtar qė disi e ka tė vėshtirė konsolidimin, sikur ndihmohet kadareanisht drejt kaosit dhe rrėzimit tė pashpresė!...)

    Endrit Dukagjini

    1. Politika!

    Ka vite qė, nė pėrthyerjet dramatike qė kalon kombi shqiptar, Ismail Kadare, sipas asaj formulės tashmė tė njohur tė “ shkrimtarit tė angazhuar “ , hedh idetė e tij pėr bėma, aktorė e lėvizje politike tė kohės.
    Nėse shkrimet e tij letrare lexohen me kėnaqėsi, madje si thotė njė recensurė gjermane botuar nė kopertinėn e pasme tė “ Prillit tė thyer “ ( “ Der zerrissene April “ ) librat e tij tė bėjnė tė varur me artin sublim, esetė politike tė Kadaresė janė tė ēuditshėm dhe pėrfundimisht kontraversialė.
    Na kujtohet fare mirė koha kur ai nė fillimdekadėn e shkuar hymnizonte Lėvizjen paqėsore lėdėkėiste (qė, si thoshte njė natė nė mediat serbe Trajkoviqi i “ Rezistencės . . . “ , kurrė nuk do t’ia sillte Kosovės ditėn e sotme!) duke cilėsuar, nė njė gazetė tė atėbotshme tė Tiranės, si aventurė ēdo alternativė tė saj – pėr tė thėnė krejt tė kundėrten ca kohė mė pas: ē’kujtojnė kosovarėt, se dikush tjetėr nė vend tė tyre duhet tė vdesė pėr ta? Dhe kėshtu, kur do t’i kėrkohej, dhe nė intervistėn e qė i dha RTSH-sė sė Pollos tė kontrolluar nga regjimi, menjėherė pas Dejtonit, ai me zellin pėr tė gravituar pėrherė drejt qendrės sė fuqisė a yllit tė politikės, do t’i bashkohej lojės sė ndyrė antikombėtare tė Berishės pėr tė provokuar njė luftė tė parakohshme nė Kosovė, vetėm pėr tė shmangur pėrmbysjen e tij nga shpėrthimi i pritshėm piramidal.
    Pastaj, do tė mallkonte aq keq kryengritjen e armatosur tė shqiptarėve tė Maqedonisė me justifikimin se ata jetonin mirė dhe zhurma e tyre sikur dobėsonte argumentin kosovar tė Pavarėsisė. Por kur ajo, nė fakt, pasi e pėrgėnjėshtronte atė turpshėm, do tė rezultonte e drejtė duke avansuar statusin politik tė popullit shqiptar tė kėsaj pjese tė truallit kombėtar - ky, si nė pėrrallė, pritej triumfalisht nė Tetovė po nga ata gjakun e tė cilėve e kishte fyer. . . Optika e tij politike, prandaj, sėrish kish provuar miopinė e pashpresė, kurse profili i tij moral prerjen e pandreqshme!
    Por gjithsesi margaritar i kontraversialitetit tė mendimit politik tė Kadaresė ishte njė tezė e ēuditshme, tė cilėn si njė ogur tė keq, e pėrsėrit deri nė lodhje, qė merrte pėrsipėr mundimin tė shpjegonte arsyen ( thua se ajo, nė frymėn hegeliane, kishte njė arsye pse ndodhte)
    e dhunės dhe terrorit serbian kundėr shqiptarėve nė Kosovėn e paraluftės.
    Serbėt, sqaron ai, po hakmerren!Dhe po e bėjnė kėtė ngase shqiptarėt duke bashkėsunduar me turqit nė Perandorinė e paanė, kishin shtypur ata pėr qindra vjet. Kjo tezė dhe obskure njėkohsisht, tregon sa modeste apo tė kurrėfarta janė dijet e tij nė fushė tė historisė politike dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Lufta serbe nuk kishte nė yshtjen e saj fillestare mėrinė a emocionin e vjetėr, por ishte njė ekspandim territorial pėr “ lebensraum “ , pėr Rajhun serbomadh nė dėm tė popujve pėrreth e sidomos tė tokave shqiptare, i njohur tashmė dhe i shpjeguar shkollarisht jo vetėm si fenomen serbian. Pra nėse shqiptarėt i paskan shtypur serbėt nė emėr dhe me anė tė njė Perandorie famėkeqe qė aspironte pushtimin e Europės, shkretėrimin e saj, qė mė pas Sulltani tė mund tė lidhte njė ditė kalin e tij nė portalin e Katedrales sė Shėn Pjetrit nė Romė – atėherė tė jetė e vėrtetė athua qė serbėt, si ēirren e pėrgojojnė vetė, qenkėshin mbrojtės dhe martirė tė krishterimit e rrjedhimisht tė civilizimit evropian, kurse shqiptarėt nga ana e tyre, armiq shekullor tė tij!?
    A nuk rezulton, mjerisht, qė kėtej, (iu hakmorėn turqve pėr njė betejė tė humbur shekuj mė parė, krekosej triumfalisht, si pėr tė verifikuar kėtė, edhe Mlladiqi vrastar nė Srebrenicėn boshnjake!) plotėsisht i justifikuar e i ligjshėm revanshi historik serb kundėr shqiptarėve? Dhe tutje, a nuk mund nxiste kjo tezė shfaqjen e njė simpatie pėr serbėt (si viktima shekullore tė shqiptarėve) , nė Europė? Apo dhe tani (jo vetėm para luftės) a i dhuronte ky interpretim rrezikzi atyre njė argument pėr rolin e Piemontit qė kėrkojnė si mburojė pėrballė depėrtimit tė “ transversales sė gjelbėr “ ku ata locojnė dhe Kosovėn, qė nuk ėshtė pa implikim nė statusin pėrfundimtar tė saj?!
    Kėto ditė, ndėrkaq, kur pritej tė reflektonte maturisht, duke relativizuar pėrshtypjen pėr njėlloj averzioni ndaj shefit tė diplomacisė shqiptare, Kadare, pa takt e sinqeritet, merr kurajon tė prononcohet negativisht, si pėrherė me arrogancė patriarku, pėr tezėn patriotike (e paksa, rehabilituese, do tė thoshim) tė B. Mustafajt se nė rast copėtimi tė Kosovės, Shqipėria nuk do tė garantonte mė stabilitet e respektim kufijsh tė tjerė nė Ballkan! Dhe shpėrfaqet sėrish kundėrthėnia me kryeneēėsinė e pashmangshme: ai mbron Pavarėsinė e Kosovės me sovranitet nė tė gjithė territorin e saj - por barrikadohet nė anėn tjetėr tė kryediplomatit shqiptar kur ky ngrihet tė demaskojė planet e errėta pėr copėtimin e Kosovės!
    E tani, nė kėtė pėrzierje, njeriu vėrtetė nuk di mė se kujt i adresohet averzioni i papėrmbajtur: Besnikut ministėr apo qėndrimit tė tij tė drejtė?! Nėse, rrjedhimisht, ky qėndrim nuk qenkėsh i drejtė atėherė ēfarė quan ai tė drejtė? Mos tė kundėrtėn vallė?!

    2. Protagonistėt!

    Ėshtė pokaq interesant dyzimi i tij fatkeq kur ai, Kadare, pa kursim fare, si nė lojė fėmijėsh, pėr protagonistėt politik tė kohės, shpėrndan dorėlėshuar vlerėsime qė mbajnė vulėn e konformizmit mė tė shėmtuar, tashmė tipik kadarean. Kur ata kapin majat e pushtetit, ai strehon i lėmuar nėn hijen e tyre, pavarėsisht ngjyrės a formės politike tė sundimit: tiranike apo demokratike, por kur po ata bien (ose kur ai shpesh gabimisht kujton se kanė rėnė e mandej pendohet e sėrish amneston gjykimin paraprak) ai merr menjėherė distancėn e nevojshme (tani ata janė tė papėrdorshėm) dhe hedh pamėshirshėm gurė mbi ta! Me kėtė moral i pajisur, ai, kur Rugova takohej me Millosheviqin nė Beograd nė kulmin e shfrenimit tė gjakosur tė falangės serbiane nė Kosovė, thotė pėr “ Zėrin e Amerikės “ : qoftė kjo e vullnetshme ( si pėrsėritje fatale e Judės si shkruan mė pas nė librin “ Lulet e ftohta. . . “ ) apo thjeshtė loja e keqe e fatit, sidoqoftė pohonte ai drejt, Rugova nuk mund tė ishte mė lider i shqiptarėve tė Kosovės! Madje nė librin “ Ra ky mort e u pamė “ ku, le tė thuhet nė parantezė, ai i ngre vetes njė pėrmendore prej demiurgu tė lirisė, pacifizmin herak e njėjtėsonte me vdekjen e Kosovės, kurse vrasjen e prof. Fehmi Aganit, do ta kumtonte si njė shenjė, njė mesazh. . . Pėr se dhe pėr ke? Aluzioni ishte i qartė: Rugova me politikėn e tij, tė “ qenėsisė sferike “ qė ngado e njėsojtė, e rrumbullakėt dhe pra e shtruar e indolente deri nė nėnshtrim ėshtė, i kishte ngritur vetes kultin e shpirtshitjes. . .
    Mirėpo me t’u riqarkulluar ky nė politikėn e pasluftės, Kadare shpejton tė revidojė qėndrimin e parė. Pas pyetjes sė njė shikuesi nė bisedėn pėr RTK-nė ( e moderonte publicisti A. Spahiu) pėr figurat eminente politike, ai ngutet tė thotė: ju sigurisht e keni fjalėn pėr Rugovėn dhe vijon se si ai nuk ėshtė Institut, po thjeshtė njė njeri qė dhe mund tė gabojė. . . Ndėrkaq, qė ai tė konfirmojė natyrėn e tij kundėrthėnėse dhe, pse jo, moralisht perverse, i deklaron menjėherė tė nesėrmen “ Epokės sė re “ se librit tė tij “ Ra ky mort. . . “ nuk ka pse t’i heqė apo t’i shtojė asgjė! Po pėrse atėherė, ore zotėri, mund tė pyes njeriu, kur nuk qenkėsh Institut me analitikė kompetente, hovmerr me fjalė tė prera cung qė i vdes dita? Mė tej akoma do tė kompletonte ai pozicionimin dredharak, naiv a mashtrues, me pohimin e vonė se si Rugova dhe me vdekjen e tij i paska bėrė shėrbimin e fundmė popullit tė tij! Cilin shėrbim vallė? Dhe ē’shėrbime tė tjerė paskėsh pasuar ky qė tani cilėsohet si i fundmi i kėtij janari tė ftohtė? Mbase atė kohabitimin nėnshtrues me kryevrasėsin Millosheviq qė vetė Kadare vetė e kish stigmatizuar si vdekje tė Kosovės?!
    Fokusit tė ylbertė tė Kadaresė: herė drejt e, si rregull tani, po aq herė mbrapsht, nuk do t’i shpėtonte as Mbreti i shqiptarėve.
    Kėshtu nė “ Muzgun e perėndive tė stepės “ , ndėrsa pėrtallte ultė A. Zogun, duke e portretuar si njė tiran orgjish me pamje orientale, qė madje, evokimi i emrit tė tij i kishte prishur njė mbrėmje tė bukur nė Rigėn e largėt baltike, kur i biri - trashėgimtari i fronit mbretėror Leka i Parė, do tė kokrronte nė referendumin popullor pėr formėn e regjimit, nuk i bėhej vonė tė ndėrronte me elegancė mendim, pėr tė folur nė shtypin parisien me fjalė pieteti pėr kohėn e artė, stabile e tė lirė, tė Mbretėrisė!. . .
    Po ashtu, si njė pelivan i llastuar, lozte ai dhe me figurėn emblematike tė A. Demaēit. Fillimisht, kur lėdėkėistėt kishin refuzuar t’a kandidonin nė strukturat fantomike siē ishte “ Parlamenti i Medresesė “ , ku u fshehėn deputetėt e zgjedhur pasi kishin marrė arratinė nga njė grusht policėsh serbė, Kadare pyeste habitshėm: si ėshtė e mundur tė nėpėrkėmbėt heroi? Kishte shpejtuar ta cilėsonte hero pėr ta shpallur mandej tratharė qė ruante devocionin komunist dhe qė burgun, me sa dukej, vijonte ai, mė shumė e kishte bėrė pėr marksizėm-leninizmin se sa pėr Shqipėrinė. Ai, natyrisht, ngutej kur do t’a quante hero, sepse pėr tė qenė pėrfundimisht i tillė, Demaēit i mungonte ende diēka: vdekja! Heronjtė e parashpallur me folk-kulturėn e idhujtarisė, shpesh mbarojnė nė figurantė fatkeq. . . Por akoma mė shumė nxitonte ai, si nė mllef e pendesė pėr kualifikimin e parė, kur akuzonte atė pėr komunist tė pandreqshėm.
    Martiri Demaēi, ashtu si e dinė dhe si e ndjejnė bashkėkombėsit e tij, sidomos ata tė tokave tė pushtuara, flijimin nuk e kishte bėrė pėr askė e asgjė tjetėr. E kishte bėrė me sens vetėmohimi biblik pėr shqiptarėt, pra dhe pėr I. Kadarenė! Teoritė e taktikat i pėrkasin emblemave tė kohės. . . . Kish luftuar, prandaj, me terrin e tiranisė sė dyfishtė: sllave e komuniste njėkohėsisht. Ndėrkohė qė ky nė Tiranė, nė kulmin e realizimit tė tij njerėzor e intelektual, flirtonte ėmbėl me Faraonin dhe i zgjaste jetėn!
    Na kujtohet poashtu dhe njė intervistė e tij dikur nė “ Figaro “ -nė parisiene tė fillimviteve 90-tė, ku ai brenda tė tė njėjtit tekst pohon e mohon vetveten nė mėnyrė tragjikomike. Prishjes sė Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik tė Hrushqovit (pėr tė cilin nė Perėndim, si del sė paku nga libri “ Kenedi e Hrushovi – kundėrlojtarė “ shkruar nga Karl Drechsler, ka njė opinion negativ mė tė kursyer se pėr pararendėsit e tij) ai me tė drejtė nuk i jepte karakter ideologjik, por kombėtar. Kurse, si pėr tė parandjerė ambivalencėn e tij, qė do t’a ndiqte si hije e nėmur ndėr vite, ndaj Prijėsit tė Shqipėrisė, po atė ditė dhe po aty do ta cilėsonte ai E. Hoxhėn si njė Udhėheqės-karikaturė!
    Po si na del atėherė e mundur qė njė lider-karikaturė tė bėjė njė veprim madhor kombėtar? Si mund tė ishte E. Hoxha edhe karikaturė politike edhe hero, ose autor i njė akti heroik kombėtar?!
    Pėr E. Hoxhėn, kompleksin e tij tė pėrjetshėm, ai do t’a pyeste, pėr tė marrė mendimin e tij qė nga ferri i burgut serb, nė mėnyrė tė veēantė dhe Ukshin Hotin e nderuar, nė librin “ Bisedė pėrmes hekurash “ . Pėrse? Vetė ai, Kadare, nuk kishte vallė ende njė mendim konsolid pėr tė? Nuk mendonte ende se ishte njė tiran? Apo e kundėrta, se ai ishte njė burrė shteti i madh? Ēfarė ndjente nevojė apo ēfarė duhej t’i thoshte atij Ukshin Hoti? T’i konfirmonte njėrin nga kėto dy vlerėsime, por cilin? Mbase atė pozitiv pėr t’a shkėputur paksa nga ndjesia e fajit (nė skicėn letrare “ Trilogji “ ai shpall hapur kėtė faj historik) , sė paku publikisht (sepse njė zot e di se ē’ndjenja vlojnė nė shpirtin e tij pėr ish-shefin e shtetit shqiptar!) , pėr koekzistencė harmonike me diktaturėn.
    Po nė kėtė kontekst, pėrherė i koduar nė kundėrthėnėsinė e tij tipike, Kadare u ngarkonte vendėsve, shqiptarėve tė tij e veēanėrisht shkrimtarėve - e kjo bėnte kulmin e ironisė therėse, dhe njė tagėr tė rėndė. Orvatej ashtu ethshėm me ēdo kusht, nė njė nga librat e tij tė pendesės, qė nga perspektiva e sotme tė krijonte aureolin e viktimės sė regjimit despotik. Gėzonte gjithė pėrkėdheljen e shtetit shqiptar, privilegjin e rrallė tė udhėtimeve tė pafund rrotull botės – dhe prapė qahej! Kishte parė Murin kinez dhe Piramidat e Egjiptit, ndėrkohė qė kolegėve tė tij tė penės, disa nga tė cilėt dergjeshin burgjeve, nuk kish kush t’ua dėrgonte qoftė dhe njė postkartė tė vetme prej andej – dhe ky sėrish ankohej!
    Ankohej se njė ndėrrim kaq i shpeshtė i ambienteve tepėr tė ndryshme, pra nga Shqipėria e mbyllur nė Francėn e lirė dhe anasjelltas, mund t’a lajthiste, t’ia prishte drejtpeshimin shpirtėror. Madje brenga e tij kish marrė dhe formėn e njė konsulte private miqėsore tek njė psikolog i lagjes i cili, (ah ē’poshtėrsi e pafund!) ia paskėsh pohuar rrezikun e tillė! Dhe kėshtu lexuesit e tij dhe kolegėt e zanatit, duhej t’i hante meraku, tė vuanin e tė mėrziteshin
    tė shkretėt shumė pėr kėtė. Ata pėr vete, regjimi i kishte privuar nga ky rrezik. Ishin mbyllur brenda dhe nuk shihnin pamje tė tjera nga tė cilat mė vonė mund tė pėsonin kokėdhembje, frikė e humbje balansimi nga pėrballja e trishtuar e realiteteve divergjente!
    Visar Zhiti, fjala vjen, s’kish pse tė qante veten dhe hekurat qė i rėndonin trup e shpirt nė qelinė e Spaēit, por Kadarenė, qė, duke qenė matanė tyre, mund tė sėmurej njė ditė si pasojė e shėtitjeve aq tė dendura midis dy botėve kontrastike: Tiranės sė territ dhe dritės sė Parisit. . . !

    3. Europa!

    Ndėrkaq shkrimi i paradokohshėm i Kadaresė mbi identitetin e shqiptarėve nuk mund t’u shpėtonte ipso facto konfuzitetit tė dėshmuar lapidar. Tani ai fshikullon bashkėkombas qė mbajnė ende kokėn pas nga Turqia orientale. Por po aty duke hequr njė paralele mes romakėve, pushtues tė jashtėm tė grekėve, po tė shndėrruar tashmė nė tė pushtuar tė brendshėm tė tyre, thotė se Turqia perandorake, edhe kjo, e sunduar nga ballkanas dhe e pėrzier me ta, nga pushtues barbar u shndėrrua nė njė tė pushtuar tė butė, tė emancipuar dhe madje tė europianizuar. Pra ja kontradikta: i pėrēmon pezhorativisht turqit me shallvaret tyre a fshehjen e grave (diku nė njė roman ai do tė shkruajė se ē’mund tė presėsh nga njė komb qė fsheh burimin e vet: gratė!) dhe i shpall njėherėsh tė ndryshuar me hir finok europian. Po ku qėndron atėherė problemi? Pėrse u dashka keqkuptuar ata qė anojnė ende drejt ish-Metropolit kur ai paskėsh qenė pushtuar sė brendshmi nga europianėt pėr qindra vjet me radhė duke u bėrė dhe vetė Europė? Pra, rrjedhimisht afeksioni i vjetėr pėr te nuk qenka, sipas deduksionit logjik, veēse afeksion pėr Europėn vetė!
    Kėto pėrfundime tė kundėrthėnshme, nė fakt, nuk i bėj unė. Ato pėrplasen pa shpresė nė vetė tekstin e Kadaresė! Moskuptimi i tij pėr ata qė ėndėrrojnė ende Orientin e “ pėrgjumur “ (nėse ka ende tė tillė) mbase ėshtė i drejtė, por synim-argumentimi pėr tė kundėrtėn rezulton krejtėsisht i pasuksesshėm dhe kaotik.
    Helmut Kohl, ish-Kancelari historik, do tė jepte ndoshta vlerėsimin e saktė pėr raportet euro-turke. Ai kishte pėrherė nė majė tė gjuhės pėrgjigjen e qartė e tė thjeshtė pse Turqia nuk mund tė aderonte institucionalisht nė Europė: i pėrkiste me shpirtin e saj njė civilizimi tjetėr, tė ndryshėm e tė huaj me atė tė “ Abendland “ -it, si kanė qejf europianėt t’a quajnė Kontinentin e tyre qė nė shqip do tė mund tė pėrkthehej si “ Vendmuzg “ ose vend i perėndimit tė diellit!
    Po dhe pėr vetė Europėn Kadare sikur ka njė qasje gjithnjė tė ndėrdyshtė: herė ankohet pėr fantazmat e saj raciste ndaj popullit tė tij, herė shfryn kundėr kėtij tė fundit qė nuk joshet aq shumė pas dorės sė zgjatur tė Nėnės plot dhimbsuri pėr te! Apo nė njė rast tjetėr tek godet ashpėr racizmin si njeridashės i vėrtetė, por tekstet e tij janė tė mbytura nga adhurimi pėr bjondėt (apo sykaltroshėt qė pėrzgjedhte njėherė e njėkohė Geringu i inspiruar nga ariozofia adolfiane) , duke mos parė, mbase, se shumica e europianėve nuk janė tė tillė, e mė sė paku ata, civilizimi i tė cilėve qėndron nė themelet e shtėpisė sė quajtur Europė!
    Mandej, po nė kėtė stil, besnik i kundėrshtisė tragjike me veten e tij, pohonte trishtueshėm se ėshtė Europa qė polli dy murtajat mė tė mėdha nė shekullin e shkuar: fashizmin dhe komunizmin! Kėto krijesa pėrbindshore, pra, shtojmė ne, lanė pas shijen e shfytyrimit poshtarak tė njeriut dhe gjakderdhjen mė tė tmerrshme qė kishte shėnuar deri sot historia politike e botės! Mirėpo nė mėngjes ai sakaq harron ē’pohon njė natė mė parė dhe kėshtu nė “ Ra ky mort. . . “ thotė lehtėsisht krejt ndryshe dhe krejt pasaktė: mendja europiane, shkruan ai, pėrherė pengohet tek ballkanasit, tek trilli, deliri i pazbėrthyeshėm i tyre nė etjen pėr gjak! Po europianėt s’kishin parė kurrė gjak nė pragjet e tyre? Po murtajat e sipėrthėna? E tė tjera ekspedita, rivalitete, kryqėzata, pushtime. . . Luftėrat e pėrgjakshme nė Ballkan, e sidomos nė truallin shqiptar, janė pikėrisht ajo etja delirante, e vjetėr dhe e re, europiane pėr gjak dhe lojė bestiale me fatet e tij.
    Ėshtė tepėr e njohur antinomia morale, tashmė si “ kulturė strategjike “ , e europianėve nėpėr kohėt e ikura, po jo shumė tė largėta: demokraci brenda - e diktaturė jashtė saj, tutje, liri brenda kufinjėve tė landeve tė saj - e robėri jashtė tyre, dhe sė fundi, tė drejta tė njeriut e mirėqenie brenda oborrit - dhe shtypje e varfėrim ekstrem shoqėruar me hekur e gjak nė botėn e “ popujve natyrorė “ . . .
    Madje, ē’ėshtė me keq, kjo mendėsi sikur nuk ėshtė ē’rrėnjosur ende sot. Njė kėshilltar i Kryeministrit T. Bler (Robert Cooker) , si shkruan, me tone polemiste ndaj Europės, amerikani R. Kagan nė librin “ Fuqia dhe pafuqia . . . “ ku ai ngre pretendimin se ky lloj fisnikėrimi i Europės , nė fakt, mė tepėr se gjėndjen e shpirtėrave, jep pafuqinė dhe frikėn e saj nga vetvetja, kėshillonte shefin e tij kohė mė parė qė t’a vinte sėrish e pėrherė nė pėrdorim kėtė mėsim tė mirė historie. Qė kėtej ai duhej tė shpaloste krejt natyrshėm tė famshmin, tė mirin: moralin e dyfishtė! Pra, ndėrkohė qė duhej tė kultivonte devotshėm demokracinė nė Atdhe, tė mos hezitonte aspak, sa herė qė kėtė kėrkonte “ Staatsreason “ - i, pra interesi i ftohtė shtetėror, tė aplikonte dhunėn brutale jashtė tokave tė Britanisė.
    Por Europa, nėse ka njė shpirt, nuk ka njėkohėsisht dhe njė tė vetme kokė! Pikėrisht ato qarqe qė ai i frymėzonte me tezėn e revanshit historik serb, duke ruajtur reminishencat e teatrit tė vjetėr politik, ėndėrrrojnė parreshtur pėr tė mbajtur Kosovėn tė lidhur pėrgjakshėm pėr stemėn e stolisur me bizhu demokratike tė shtetit serb. Michel Houellebecq, eseist e ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė sotėm nga vendazilimi i Kadaresė, nga Franca, nė romanin e tij “ Platforma “ qė e lexoja kėto ditė, shkruan se e drejta, pas bombardimit tė Serbisė nė luftėn e Kosovės, kishte humbur pėrgjithmonė kuptimin e vet.
    Ishte pra - jo Europa Mėmė, si thotė Kadare gati me ngashėrim, por njė firmė liridashėse nė Kapitol Hill qė prodhoi e volli zjarr mbi hordhitė e egra serbiane pėr t’i dėbuar, dhashtė Zoti, pėrjetėsisht nga toka e Kosovės! Kjo s’prish punė. Ėshtė e njėjta gjė. Amerika, thotė Kadare, ėshtė bijė e Europės. Por ėmė e bijė shpesh kanė qenė nė taborre tė ndryshme. Madje nė pozicione tė kundėrta interesore, gjeostrategjike e morale pėr punėt e kėsaj bote, e brenda saj dhe pėr ēėshtjen shqiptare.
    Nė fund fare nuk ka si tė mos imponohet vlerėsimi i pakėndshėm se ecejaket e Kadaresė nė eseistikėn politike, duke ndjekur ritmin e Hėnės, sikur e bėjnė t’i ngjajė njė hėnėmarroku politik. Kur fytyra e saj ėshtė e plotė, ai shfaq rėndshėm njė mendim, por kur ajo pėrgjysmohet nga terri kozmik, po pėr ēėshtjen e njėjtė , ai vetėrrezon opinionin e parė pėr tė shpallur njė tė dytė, tė huaj dhe krejtėsisht tė kundėrt me te! Dhe kėshtu pėrherė e pambarimisht. . .
    Nga sa u tha, nė mbyllje, vjen krejt spontane pyetja: e ndihmon mendimi politik kadarean mendimin politik e pėrgjithsisht kombėtar?
    Gjithsesi. . . Por nė frymė niēeaniste qė mėsonte pėr tė ndihur tė pavullnetshmin pėr jetė, veē jo pėr tė marrė veten po pėr tė rėnė sa mė shpejt. Me kėtė pėrkitje ngjizur edhe mendimi politik kombėtar qė disi e ka tė vėshtirė konsolidimin, sikur ndihmohet kadareanisht drejt katrahurės dhe rrėzimit humbėtar!. . .
    24.05.2006
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #294
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Si u frymėzua Kadareja nga qeni i kufirit

    Nga Kastriot Myftaraj - Qė nė kohėt e vjetra ka qenė tradita e poetėve qė tė thėrresin muzėn qė frymėzon pėr tė thurrur vargje nga Mali Parnas.Muza pėr tė gjithė poetėt qe njė femėr e hijshme. Por pėr Ismail Kadarenė e ri muza qe njė qen dhe jo njė qen dosido, por njė qen me hije tė frikshme, qeni sigurims i kufirit. Nė 1958 Ismail Kadare botoi poezinė “Qeni i kufirit”. Kėtė vjershė Kadare e botoi nė vitin qė shkoi pėr studime pasuniversitare nė Moskė, me sa duket si kredencial shtesė pėr tė fituar kėtė bursė. Nė Shqipėri dhe nė gjithė vendet komunistė ka pasur shumė poetė qė kanė bėrė vargje pėr oficerėt e policisė sekrete, bashkėpunėtorėt e saj, por me siguri qė Kadare ėshtė i vetmi poet nė universin komunist qė i ka shkruar njė poezi qenit tė kufirit, kėsaj kafshe tė urryer nga tė gjithė njerėzit, pasi qe simboli i diktaturės dhe i represionit tė saj mbi njerėzit, duke qenė se qe njė kafshė e stėrvitur dhe pėrdorej pėr tė kapur ata qė donin tė kapėrcenin kufirin pėr t’ u arratisur nga skėterra komuniste. Nė kėtė poezi Kadare shkruan:
    “Merr frymė shpejt.
    Me sy nervozė
    Vėshtron pėrqark;
    Njė rryp i blertė
    I shtrėngon qafėn muskuloze,
    Tek ec nė pyll me hap tė lehtė.
    Bilbilat qė nga drurėt e shohin me nderim,
    Sorkadhet brirėt e bukur i ulin nė blerim
    Dhe ujqit vetė, po t’ u delte pėrpara
    Do t’ i hapnin udhėn kafshės ushtare”.
    (Ismail Kadare: “Shekulli im”, Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1961, f. 6)
    Bilbilat qė kėndojnė nė drurėt e pyllit janė pėrdorur nė letėrsinė botėrore pėr tė bėrė shumė figura letrare qė kanė lidhje me dashurinė, paqen, harmoninė etj., por me siguri ėshtė njė rast unik kur bilbilat, apo edhe sorkadhet keqpėrdoren me kaq cinizėm nė njė figurė letrare, duke i bėrė tė nderojnė qenin sigurims. Madje edhe vetė ujqit duhet tė ndjenin pėrbuzje pėr kėtė kafshė totalitare, pasi ujqit, edhe kur hanin njerėz, kėtė e bėnin pėr t’ u ushqyer dhe mbijetuar, ndėrsa, qeni i kufirit i kapte njerėzit pėr tė ushqyer makinerinė vrasėse tė diktaturės. Vetėm njė bashkėpunėtor i zellshėm i Sigurimit tė Shtetit mund tė shkruante poezinė “Qeni i kufirit”.
    Ismail Kadare, nė librin «Kohė barbare», qė ėshtė njė intervistė qė ai i ka dhėnė gazetarit Denis Fernandez Recatala, zhvillon kėtė dialog me kėtė gazetar. Denis Fernandes Recatala i thotė: “Disa shkrimtarė e kanė mbėshtetur regjimin…”(Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Ismail Kadare i pėrgjigjet kėshtu: «Nuk e mohoj. Ata kanė pėrhapur sloganėt e Partisė. Kanė bashkėpunuar nė fushatat kundėr liberalėve, Perėndimit dhe dekadencės kapitaliste. Madje kanė pėrgėzuar krimet e kryera nga shteti. I shndrruan nė heronj policėt dhe shefat e policisė sekrete. Spiunėt i paraqitėn nė poza romaneske, pse jo dhe romantike. Me njė fjalė, diēka jo dhe aq e kėndshme. Ata u sollėn pa diskutim si qen roje tė regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bėnin kėtė gjė». (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Shumė bukur! Kėshtu del se Kadare, vetėm duke shkruar poezinė «Qeni i kufirit» e ka bėrė veten, siē shprehet vetė, «qen roje tė regjimit», pa i detyruar kush ta bėnin kėtė. Mė tutje, Denis Fernandes Recatala e pyet Ismail Kadarenė: «Megjithatė, vendet socialiste vuanin nga kjo lloj prodhimtarie apo jo?» (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
    Ismail Kadare i pėrgjigjet: «Nė fakt, gjysma e filmave tė vendeve ish-socialiste i thurrte lavde spiunėve dhe denoncuesve. E pastaj? Ministri i brendshėm financonte romanet? Sigurisht! Megjithatė nuk u vihej ndonjė revolver nė tėmth atyre qė iu bindeshin kėrkesave».(Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
    Bukur! Pra, as Kadaresė nuk ia paskan vėnė “revolverin nė tėmth” pėr tė shkruar pėr qenin e kufirit dhe pėr gjėra tė tjera qė do t’ i shkruante mė pas. Ai e ka bėrė kėtė gjė se me vetėdije qe qen roje i regjimit dhe lumturohej duke qenė i tillė. Ēfarė ka bėrė gjatė dy viteve qė qėndroi nė Moskė njeriu qė i pati bėrė njė hymn qenit tė kufirit? Nuk ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend. Nga proces-verbali i publikuar i mbledhjes sė Byrosė Politike tė KQ tė PPSH tė tetorit 1982, ku Enver Hoxha i bėri “gjyqin” ish-Ministrit tė Brendshėm nė vitet 1954-1979, Kadri Hazbiut, doli se shumė nga studentėt shqiptarė qė shkuan nė Bashkimin Sovjetik, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit, u vunė nė dispozicion tė KGB-s, qė kjo t’ i pėrdorte si informatorė dhe agjentė nė drejtimet qė e quante tė nevojshme. Sigurisht qė pati edhe nga shkrimtarėt dhe poetė shqiptarė qė studionin nė Institutin «Gorki» nė Moskė qė pėrgatiste shkrimtarė dhe poetė, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit u vunė nė shėrbim tė KGB-s pėr tė spiunuar bashkėstudentėt e tyre. Siē dihet KGB i ka psė gjithherė nė fokus shkrimtarėt. Natyrisht qė Ismail Kadare, poeti i qenit tė kufirit, duhet tė qe i pari nė kėtė listė, si mė i pėrshtatshmi.
    Tjetri >
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #295
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nje pjese e intervistes me Dritero Agollin tek Shekulli i dates 25 maj 2006


    .....Cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me debatin Qose-Kadare?
    Ato janė debate qė iu duhen njerėzve, shkrimtarėve, por unė mendoj se duhet tė qėndrojnė brenda debateve, nuk duhen thėnė gjėra qė tingėllojnė keq ose duhen tentuar tė hidhen poshtė me argumente, pa bėrė zhurmė tė madhe. Unė mendoj se ata qė hyjnė nė kėtė debat duhet t’i mendojnė mirė kėto probleme dhe tė jenė njerėz tė mirinformuar, tė jenė brenda identitetit dhe tė mos e marrin kėtė identitet kombėtar apo karakterin tonė kombėtar tė lidhur vetėm me problemet e fesė. Feja nė botė ėshtė relativisht e re. Ka vetėm 2000 vjet qė ka dalė Krishti, kurse ne 400 vjet para Krishtit kishim Teutėn dhe Agronin, princat tanė me tė cilėt ne mburremi. Duke thėnė vetėm “tė krishterė apo myslimanė”, ne e varfėrojmė identitetin tonė. Nuk mund tė thuhet se ėshtė vetėm krishtėrimi me tė cilin shkohet nė Evropė; janė shumė gjėra me tė cilat shkohet nė Evropė. Nė Evropė hyjnė me anėn ekonomike, atė tė zakoneve; p.sh. Ne kemi akoma hakmarrjen. A hyhet nė Evropė me hakmarrjen? Ka edhe probleme tė tjera si identiteti gjuhėsor, por edhe aspekti gjeografik. Nuk hyhet nė Evropė nėpėrmjet ndarjes sė principatave nė Veri, Jug, Shqipėri e Mesme etj. Ėshtė thėnė qė nė Rilindje se feja e shqiptarit, ėshtė shqiptarizmi. Kėto gjėra duhet tė dihen nga njerėz qė janė tė informuar mirė, pasi mund tė jesh shkrimtar dhe nuk je i informuar mirė. Unė mendoj se Rexhep Qosja ėshtė njė njeri i informuar mirė. Ai i di mė mirė se tė gjithė ne kėto probleme. Shkrimtarėt dinė tė bėjnė romane, poezi, libra, por ka gjėra qė tė tjerėt i dinė mė mirė se shkrimtarėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 25-05-2006 mė 11:15
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Kadarese ju te gjithe ketu i vini tek thonji i kembes perfshi dhe Qosja qe ka bere nje liber te neveritshem. Nese jeni lindore ikni shporruni atje afer nenes Turqi e Greqi e lereni nenen Shqiperi te marri fryme rehat. Na eshte vene nje pushtues mu perballe ushtarit te panjohur pa asnje dekret pa gje hic dhe vecse pellisni si Haxhi Qamilat kundra Kadarese.

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Eshte folur shume kohet e fundit mbi debatin midis Ismail Kadarese dhe Rexhep Qoses.
    Ne radhe te pare mendoj se nuk ka vend per kete debat dhe nuk ka nevoje t'i shtohet nje mbiemer tjeter identitetit shqiptar. Identiteti shqiptar eshte unik dhe eshte i mjaftueshem per te pershkruar identitetin tone.
    Ne radhe te dyte eshte per te ardhur keq qe dy nga njerezit e medhenj te kultures shqiptare jane perfshire ne nje debat te tille, duke perdorur edhe insinuata personale dhe duke u hapur rrugen perkrahesve te tyre te kalojne ne reagime ekstreme qe jane shume te demshme per kombin shqiptar.
    Ne radhe te trete nuk besoj se eshte koha per te patur lluksin e nje debati te tille pikerisht tani, perpara percaktimit te statusit te Kosoves. Ky debat mund te behej ne nje kohe me te qete.
    Dhe me e keqja eshte se ky debat i jep fese nje rol qe ajo nuk e ka ne identitetin shqiptar. Feja ka patur nje rol dytesor ne kete identitet sepse, si njerez praktike, shqiptaret kurre nuk kane qene shume te dhene ndaj fese. Historia ka treguar se fondamentalizmi fetar ne Shqiperi nuk ka ekzistuar ne asnje lloj feje dhe ky eshte shkaku i vertete i harmonise fetare tek shqiptaret: identiteti kombetar ka qene per shqiptaret shume me i rendesishem sesa feja.
    Nga ana tjeter identitetit shqiptar nuk kane perse t'i vihen bishta, as evropian, as lindor. Identiteti shqiptar eshte ai qe eshte, nje identitet unik, ai qe njohim te gjithe dhe qe vjen nga nje kohe shume e vjeter nepermjet gjuhes, mentalitetit, zakoneve themelore, folklorit etj. Natyrisht qe ka patur influenca nga kulturat me te cilat ka qene ne kontakt por keto nuk e kane transformuar dhe thelbi i ketij identiteti ka mbetur i paprekur. Aq me pak kane ndikuar fete e ndryshme ne kete drejtim, te cilat kane patur vetem nje rol siperfaqesor.
    Ka disa qe duan te thone se Evropa ose Perendimi na kerkon "ndryshime fetare" qe te na pranoje ne gjirin e tij. Nuk e di nga i kane nxjerre keto "kerkesa" kur p.sh BE per hyrjen ne Evrope nuk ka paraqitur kurrfare kushtesh fetare, por vetem kushte te demokracise, ekonomise se tregut, funksionimit normal te administrates, permiresimin e legjislacionit, luftes ndaj korrupsionit etj. Ne lidhje me aspektet fetare e vetmja kerkese e BE-se ka qene respektimi i lirise fetare si nje e drejte e njeriut, gje e cila pasqyrohet edhe ne Kushtetuten e Shqiperise.
    Duhet kuptuar se BE eshte e perbere nga shume "identitete" kombetare dhe ka ne gjirin e saj shume komunitete fetare te cila bashkejetojne brenda shteteve ligjore. E njejta gje i kerkohet edhe Shqiperise persa i perket komuniteteve fetare.
    Besoj se rruga e shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni etj. eshte e qarte: pavaresi e Kosoves, konsolidim i demokracise dhe perparim ekonomik ne aleance me SHBA dhe BE-ne. Te tjerat jane letersi per nete dimri.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    A thua Karaburun ? Po te jap vetem listen e Peshkopeve te Durrsit nga shekulli 0 deri ne ditet tona pak a shume. Nuk po e coj me tej debatin.
    Rexhep Qosja, ky internacionalist i kulluar, ky postmodernist qe mundohet te hiqet si afetar por urrejtja e tij ndaj krishterimit eshte e hapur, ky njeri qe mundohet me cdo kusht qe te nxjerri identitetin e shqiptarit si identitet te perbere dhe te shtresezuar, njekohesisht ky njeri nuk e identifikon katolicizmin si pjese pararendese te kesaj shtrese. Un kam pergatitur nje shkrim qe me shprese ne te ardhmen do ta botoj ose ne gazeta ose ne internet ku i jap nje pergjigje qe te dyve, pasi qe te dy ne nje fare menyre mundohen te shesin "nje produkt". Megjithate ajo qe kryen Qosja eshte dicka kryekeput meskine. Vepren e tij e quan me tituj si "vezhgim historik" nderkohe qe e mohon historine e vertete.

    Si perfundim cdo gje ka nisur pasi Ismail Kadareja mundohet me cdo kusht jo qe te ktheje shqiptaret ne te krishtere, ajo gje tashme NUK MUND TE NDODHE ME por ti bej te vetedijeshem per identitetin e tyre te krishtere. Eshte teper vone. Rexhep Qosja e ka kthyer mbrapsht cdo gje duke e akuzuar si nje Kadarene si nje propagandues fetar dhe duke e quajtur politiken e tij politike e katekizmit. Ismail Kadareja po flet per vetedijen e krishtere te kombit shqiptar si nje hije qe e ndjek nga pas dhe ka per ta ndjekur. Qe te mos frikesohemi nga kjo hije e rende e paraardhesve tane si Gjergj Kastrioti, Muzakajt, Topiajt, Aranitet qe luftonin ne nje kohe ku fe+atdhe ishin te pandare(nuk di cdo thote Qosja per keto figura duke qene se Nene Terezen nuk le vend pa e bombarduar nderkohe qe kudo ne Ballkan i ngrejne buste) ky realitet duhet pranuar dhe trajtuar si nje pjese e pandashme e historise tone.

    Per "analistat" si Ardian Klosi etj nuk ja vlen te flasesh. Ardian Klosi eshte shembulli me tipik i mimikerise qe flet me aq pasion Rexhep Qosja ne librin e tij. Ironikisht mimikeria e Ardian Klosit e ka cuar te mbroj Qosen dhe idete e tija kundrejt thelbit te shkrimit te Kadarese. Kulturat nuk pranohen dhe nuk i flasin njera tjetres perbrenda identitetit te individit, por shpirtit te tije ne kuptimin kulturor. Kadareja percon nje mesazh shume te rendesishem, antagonizmin nderetnik si faktor i vetem per perparimin njerezor. Eshte ky shpirt kompeticioni qe e ndan komunizmin dhe kapitalizmin. Ky shpirt antagonist ben te mundur zhvillimin e Kombeve, jo sic thote Qosja pranimi i kulturave apo identiteteve perberese qe ne te vertete jane gjysmake.

    Kadareja ka shkruar sproven e tije ne nje gjuhe shume te thjeshte e te qarte, per tere publikun shqiptar, po ashtu sic rilindasit tane qe mundoheshin te terhiqnin sa me teper njerez cdo gje qe shkruan e shkruajten duke hyjnizuar natyren, malet, fushat, luginat e lumenjte. Pjeserisht kjo sepse jemi popull i tille, ose te pakten kemi qene(se ambientin e kemi shkaterruar teresisht keto kohe), ndersa pjesa tjeter sepse populli aq dinte, ate gjuhe kuptonte. Qosja ne te kundert kete debat e ka zgjeruar ne ate pike sa e ka kthyer ne nje lufte ideologjike ku tashme ka marre permasa te luftrave personale.

    E vetmja gje pozitive qe un shof ne kete debat eshte qe gjithkush me ne fund i nxorri fytyrat e verteta ne kampin intelektual, se ne ate moral kemi kohe qe ja kemi pire lengun Klosave e Agollave me shoke.

    Nje here tjeter me shprese e me kohe do pergatis nje pergjigje me te shtjelluar me argumenta historik, por per castin po e lere me kaq.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #299
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    “Esenca” jonė identitare dhe “kanibalizmi kulturor”

    Nga Fatos Lubonja (Korrieri, 23 maj 2006)

    Para pak kohėsh nė zgjedhjet lokale qė u bėnė nė
    Angli, sėbashku me humbjen e rėndė tė Blairit, ra nė
    sy edhe njė fenomen mė anėsor, por qė u komentua jo
    pak nė shtypin botėror: rritja e partisė sė ekstremit
    tė djathtė "British National Party" qė ėshtė partia
    raciste. Ndonse pakrahasimisht mė e dobėt se partia e
    Le Painit nė Francė, pėr shkak tė traditave tė
    Britanisė sė Madhe, qė e kanė bėrė atė njė vend shumė
    mė multikulturor e shumė mė tė hapur ndaj tjetrit sesa
    Franca, pėrsėri rritja e kėsaj partie pati jehonė.
    Duke i shkruar pėr kėtė fenomen njė mikut tim anglez,
    nė shkėmbimet me e-mail mė erdhi prej tij njė e dhėnė
    vėrtet befasuese. Pasi mė konfirmoi se kjo nuk ėshtė
    assesi njė parti me peshėn e asaj tė Le Painit ai mė
    solli njė fakt qė i kishte bėrė pėrshtypje edhe atij
    si njohės dhe dashamirės i shqiptarėve. Mė shkruante
    se nė lagjen fqinje tė tij nė Londėr, ku gazetarėt
    kishin shkuar e kishin bėrė hulumtime, sepse atje
    banonin shumė emigrantė, votues tė "British National
    Party" tė intervistuar ne gazetė kishin thėnė se nuk
    kishin asgjė kundėr zezakėve, por e kishin me
    shqiptarėt (qė atje i njohin si kosovarė, por ne e
    dimė se shpesh pretendimi se janė kosovarė ėshtė
    pėrdorur edhe nga shumė shqiptarė tė Shqipėrisė pėr tė
    fituar azil atje).
    Nuk mund tė mos mė kujtohej ky fakt duke ndjekur
    polemikėn e nxehtė mbi identitetin e shqiptarėve qė
    filloi me atė tė Qoses ndaj Kadaresė dhe u pasua e po
    pasohet nga njė numėr jo i vogėl komentesh e debatesh.
    Pse mu kujtua pikėrisht ky fakt? Sepse nė tėrė atė ēka
    po thuhet e shkruhet pėr identitetin e shqiptarėve nuk
    mund tė mos shquash si shtysė kryesore aspiratėn pėr
    tė qenė evropianė, dhe sepse polemikėn, nė kėtė
    konteks, e ka nxitur idea kadarejane se identiteti i
    krishterė i shqiptarėve ėshtė njė vlerė nė kėtė
    projekt kurse ai musliman njė antivlerė - ēka pastaj
    ēon nga ideja se bėjmė mirė ta theksojmė atė tė parin
    dhe ta zbehim sa tė mundim atė tė dytin, deri nė atė
    tė zhdukjes fare tė kėtij tė dytit. Nuk mund tė mos mė
    kujtohej, po ashtu, se pikėrisht nė Britani Presidenti
    ynė Moisiu mbajti njė fjalim pėr t’i dhėnė njė dorė
    kėtij projekti duke thėnė atje, midis tė tjerash, se:
    « Shpesh shqiptarėt quhen njė popull musliman, ose me
    shumicė muslimane. Ky ėshtė njė lexim shumė
    sipėrfaqėsor i realitetit shqiptar. Sė pari, sepse
    islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e
    pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial,
    por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe
    liturgjinė e atij faktori qė e solli. Islamizmi nė
    Shqipėri ėshtė njė islam me fytyrė europiane. Si
    rregull, ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo
    shqiptar, pak po tė gėrmosh, do tė zbulosh thelbin e
    tij tė krishterė.”
    Mesa duket anglezėt qė kanė votuar pėr "British
    National Party" nuk i paskan dėgjuar fare kėshillat e
    Presidentit tonė se duhet tė gėrmojnė pak pėr tė
    gjetur thelbin e vyer tė shqiptarėve, (nė fakt sipas
    Frojdit, po tė gėrmosh pak tek njeriu do tė gjesh
    kafshėn), por i kanė parė ashtu siē shfaqen dhe i kanė
    futur nė listėn e mė tė kėqinjve, dmth. edhe prapa
    arabėve dhe zezakėve, pėr tė mos folur pėr indianėt,
    kinezėt e mė the tė thashė. Ēudi e madhe! Po ēfarė ka
    ndodhur kėshtu? A nuk e dinė ata, anglezėt, se
    identiteti ynė prej evropiani me fytyrė tė bardhė e
    pėr mė tepėr me rrėnjė tė thella greko-romake e pastaj
    tė krishtera duhet tė mjaftonte qė ata tė mos na linin
    edhe prapa zezakėve me fytyrė tė zezė qė janė shumica
    edhe muslimanė, pale? E, pėr mė tepėr, nuk jemi as
    terroristė si ata fytyrėkafėt arabė! Kėtė pyetje mu
    duk se lexova nė fytyrėn e habitur tė njė tė njohuri
    kur i tregova pėr prononcimet e votuesve tė "British
    National Party" i cili e ka tė ngulitur thellė e fort
    nė kokė se po tė vijė puna pėr kinezė e zezakė e arabė
    e tė kuq e tė verdhė, ne ata nuk i vemė nė hesap, po
    ē’tu bėjmė kėtyre gjermanėve e anglezėve dhe atyre
    nordikėve qė e kanė edhe lėkurėn ca si mė tė bardhė se
    ne.
    Edhe fytyra e tij e habitur nuk mund tė mos mė ēonte
    tek debati qė po bėjmė ne pėr identitetin evropian tė
    shqiptarit.

    * * *
    Le tė kthehemi atėhere tek debati. Ajo qė bije nė sy,
    me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė rrallė, ėshtė se tek
    shumica e tė angazhuarve nė kėtė debat ka njė
    mosnjohje dramatike tė koncepteve moderne pėr
    identitetin - e atė kombėtar veēanėrisht - qė e
    denoncon rėndė edhe teksti i Presidentit qė duket
    qartė se ėshtė shkruar nga ndonjė “akademik” i
    shkollės sė Enver Hoxhės i konvertuar keq nė
    oksidentalist. E kam fjalėn pėr atė se shumica e
    artikullshkruesve, me nė krye Kadarenė, kur flasin pėr
    kombin shqiptar dhe identitetin shqiptar kanė parasysh
    njė “thelb” tė pandryshueshėm tė shqiptarit dhe
    shqiptarisė, i cili mbetet aty pavarėsisht se si janė
    shfaqur historikisht dhe se si shfaqen sot shqiptarėt
    nė Shqipėri dhe nė botė.
    «Besimtari musliman shqiptar vertet betohet ne emer te
    Kur'an-it, por njėkohėsisht feston Shėn Mėrine e
    Gushtit, Shėn Gjergjin e Majit, Shėn Kollin e vjeshtės
    dhe Krishtlindjet. Kjo do tė thotė se brenda njeriut
    shqiptar, pavarėsisht se si e pėrcakton ai veten sot,
    ka njė faktor homogjenizues, dhe ky faktor
    homogjenizues ėshtė pikėrisht periudha prej 15
    shekujsh krishtėrim qė ka secili prej tyre nė traditėn
    e paraardhėsve tė vet. » - vazhdon tė thotė Presidenti
    ynė nė Oksford nė kėrkim tė « thelbit » tė shqiptarit
    qė kėsaj here i ve emrin « faktor homogjenizues ».
    Kurse ish presidenti Berisha duke u shprehur pėr
    polemikėn tha: « [Kadare] ka meritėn se nė tėrė
    veprėn e tij ka mbledhur copėza tė njė shpirti
    kombėtar. »
    Pa e ditur, por pėr shkak se u ėshtė ngulitur thellė
    gjatė periudhės komuniste, dy presidentėt dhe vetė
    Kadareja gjykojnė duke pėrdorur konceptin stalinist
    pėr kombin e pėr pasojė edhe pėr identitetin kombėtar.
    Sepse ėshtė i Stalinit koncepti i kombit si diēka e
    pėrcaktuar njėherė e mirė sipas tė cilit: “kombi
    ėshtė njė komunitet popujsh i ndėrtuar historikisht e
    i stabilizuar, i dalė mbi bazėn e njė gjuhe,
    territori, jete ekonomike, kulturore, natyre fizike
    dhe se vetėm plotėsimi i njėkohshėm i kėtyre
    karakteristikave mund tė pėrbėjė njė komb”. Edhe njė
    mori artikullshkruesish nė debatin e fundit i sheh tė
    flasin pėr kėtė thelb/shpirt tė pandryshueshėm tė
    shqiptarit, tė shkojnė prapa nė histori, dhe, pasi e
    gjejnė e pėrcaktojnė kėtė thelb, (“esencė evropiane” e
    quan njėri, ”konstitucion shpirtėror evropian” e quan
    tjetri, “gjeografi” e redukton njė tjetėr) tėrė pjesėn
    e mbeture quajnė shfaqje, aksident. Kėshtu trajtohen
    edhe 500 vjet qėnie nė Perandorinė Otomane edhe koha
    komuniste edhe ky tranzicion i vėshtirė. Problemi
    ėshtė se duke parė kėtė thelb qė na e servirin pėrpara
    fytyrės si nė pasqyrė ideologėt tanė “rilindas
    modernė” nuk arrijmė tė kuptojmė se si nuk na e shohin
    tė shkruar nė ballė edhe ata anglezėt e nuk kuptojnė,
    pra, se ne jemi mė evropianėt e evropianėve tė
    mundshėm - pasi kėtė e kemi tė shkruar nė fytyrėn tonė
    tė bardhė, nė gjeografinė tonė fatlume dhe nė
    ngulmimin tonė tė paepur pėr tė thėnė se jemi
    evropianė. Dhe kjo histori e keqe ka kohė qė
    pėrsėritet. Mė kujtohet se nė leximet e mija kam hasur
    mes tjerash nė shėnimet e njė koloneli gjerman tė
    Luftės sė Dytė qė ka jetuar nė Shqipėri asokohe e qė
    ka shkruar se kėta shqiptarėt mburren e na thonė me tė
    madhe se janė arjanė dhe perėndimorė, por po t’i vesh
    re janė lindorė tipikė.
    Si shpjegohet ky pasqyrim kaq i shtrembėruar i vetes
    sonė nė pasqyrėn e tjetrit, ky dallim midis thelbit
    dhe shfaqjes (qė pėr hir tė sė vėrtetės edhe ne e
    ajgėtojmė hera herės sepse, kur vjen puna, e themi
    edhe ne se “jemi prapa” se “kemi shumė tė meta”, por
    ama thelbin tonė shqiptar e kemi si gur diamanti)?
    Pėrgjigja mund tė jepet vetėm duke shtruar pyetjen: me
    ēfarė kemi tė bėjmė nė fakt kur flasim pėr “esencėn
    evropiane tė identitetit shqiptar” me njė “esencė” qė
    ekziston apo me njė krijim/dėshirė/ideal, njė
    “komunitet tė imagjinuar”, sikurse do tė thoshte
    Benedict Anderson? Ata qė kanė bėrė njė shkollė tė
    mesme normale nė Perėndim, ku midis tė tjerave kanė
    mėsuar edhe elementet bazė tė romantizmit tė shekullit
    XIX e disa koncepte bazė tė mitologjisė e tė logjkės
    moderne do tė pėrgjigjeshin menjėherė, sikur tė
    ndiqnin debatin tonė, se nė kėtė kėrkim/gjetje esence
    nė shekujt e shkuar kemi tė bėjmė me atė qė mitologėt
    e quajnė “miti i kthimit nė origjinė” i cili ka qenė
    njė nga mitet themeltare tė nacional romantikės sė
    shekullit tė XIX nė luftrat pėr ēlirim kombėtar (e pėr
    tė zhveshur njė identitet e pėr tė krijuar njė
    identitet tjetėr). Ata do tė ēuditeshin vetėm me
    faktin se si ne nuk e dimė se jetojmė nė shekullin XXI
    e se, po ashtu, logjika aristoteliane e substancės dhe
    aksidentit ėshtė e tejkaluar kur flitet pėr kėtė
    kategori qė sot quhen esencė dhe eksperiencė.
    Nė fakt, tė gjithė nacionalizmat balkanas kanė pasur
    nė rrėnjėt e krijmit tė identiteti tė tyre mitin e
    kthimit nė origjinė i cili ka qenė i rėndėsishėm jo
    vetėm pėr farkimin e identitetit, por edhe pėr tė
    fituar pavarėsinė. Ky mit u bashkua me aspiratėn pėr
    tu bėrė perėndimorė sepse mu atje kishin lindur edhe
    lėvizjet nacionale rilindase pėr ēlirimin nga sundimi
    i perandorive. Ky mit ka luajtur njė rol tė
    rėndėsishėm edhe nė historinė e Shqipėrisė, por, nga
    ana tjetėr, duhet sqaruar se nė shekullin e XIX
    besohej se miti dhe realiteti ishin e njėjta gjė kurse
    tashmė njohja se ka njė dallim midis mitit dhe
    realitetit nuk ėshtė mė monopol i disa tė diturve nė
    Evropė, por pjesė e diturisė sė njerėzve tė zakonshėm.
    Ashtu sikurse ėshtė e tillė edhe njohja se sipas
    konceptit modern pėr kombin popujt kanė qenė dhe janė
    nė formim dhe evoluim, se kombformimi e, pėr pasojė,
    edhe identiteti kombėtar janė njė proces dinamik.
    Pra sot gjithkush e di se problemi i kėrkimit apo
    gjetjes nė histori apo gjeografi tė njė
    thelbi/identiteti nė fakt ėshtė problemi i krijimit tė
    njė thelbi/identiteti ose tė shumė
    thelbeve/identiteteve si instrumente tė nevojshme
    social kulturore pėr t’iu pėrgjigjur nevojave tė
    ndėrtimit tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes. (Kėtė e ka
    ditur edhe njė nga etėrit e nacionalizmit shqiptar
    Mithat Frashėri, kur thoshte se mė 1912 shqiptarėve u
    dilte detyra qė nga njė grumbuj fisesh tė krijonin njė
    komb.) E mbi tė gjitha sot nė botėn ku kėrkojmė tė
    hyjmė gjithkush e di se ka njė dallim tė rėndėsishėm
    midis atij qė rėndom ne e quajmė “komb” apo “popull”
    dhe atij qė quhet “shtet kombėtar” sepse ky i fundit
    ėshtė produkt i kohėve moderne dhe se sot rendi
    ndėrkombėtar botėror ndahet nė shtete dhe jo nė kombe
    apo popuj (ēka psh. i lejon njė francezi qė ka
    origjinė afrikane tė quhet francez). Vetėm ne,
    nxėnėsit e nacional komunizmit tė Enver Hoxhės,
    vazhdojmė tė flasim sikur qysh nga koha e ilirėve e
    pastaj e Shtetit tė Arbėrit, qė e gjejmė vetėm nė
    veprat e Kadaresė, e deri mė sot, kemi qenė e jemi e
    njėjta substancė, po ata shqiptarė e po ky komb e po
    ky shtet kombėtar. Dhe kjo mėnyrė tė foluri nuk na bėn
    as lindorė as perėndimorė, por vetėm qesharakė.

    * * *
    Para disa kohėsh pati njė debat mbi restaurimin e njė
    monumenti kulture nė Kalanė e Shkodrės qė nė fillim ka
    qenė kishė dhe pastaj gjatė 500 vjetėve ėshtė bėrė
    xhami. Mėnyra se si qe emėruar restaurimi i objektit
    nė dokumentin e Ministrisė sė Kulturės: “restaurimi i
    Kishės sė...” e shtyu komunitetin musliman tė kėrkonte
    ndėrprerjen e punimeve me frikėn se mund tė kthehej nė
    kishė - ēka ata e konsideronin fyerje tė historisė sė
    tyre dmth. edhe tė identitetit tė tyre. I gjithė
    debati u pėrqėndrua nė atė se ēfarė ishte ky objekt,
    kishė apo xhami. Ndeshja midis komuniteteve u
    transferua kėshtu nė histori ku pretendimit se ka tė
    drejtė ai i cili gjen se cila ishte trajta origjinale
    e kėtij objekti iu kundėrvu pretendimi se mė e
    rėndėsishme se kjo ishte trajta e fundit e tij. Dhe
    kjo i vuri shqiptarėt nė dilemėn: po ēfarė jemi ne, tė
    krishterė, sikurse thonė ata qė pretendojnė se nė krye
    tė herės ka qenė kishė, muslimanė sikurse thonė ata qė
    pretendojnė se pėr 500 vjet ky objekt ka qenė xhami,
    apo mund tė jemi tė dyja sikurse thonė disa tė tjerė
    qė thonė se ka qenė edhe kishė edhe xhami?
    Po t’i shkosh ca mė thellė kėtij debati, tek ideja se
    objekti duhej restauruar ashtu siē ka qenė nė trajtėn
    e parė, ndeshemi mu me rivitalizimin e mitit tė
    kthimit nė origjinė, por me njė variant tė rishikuar
    tė tij nė krahasim me variantet e rilindasve, por edhe
    nė krahasim me variantet e komunistėve. Sepse nė
    varianin e rilindasve kthimi nė origjinė ishte kthim
    nė atdheun e lirė jo nė fe, kurse nė variantin e
    komunistėve fetė (edhe tė krishterat edhe muslimanet)
    janė konsideruar si diēka e huaj pėr “thelbin
    shqiptar”, si agjentė tė tė huajve qė na kanė
    pushtuar. Dhe po tė shohim mė me kujdes, ata qė sot
    pėrdorin arsyetimin se feja muslimane ėshtė fe e
    pushtuesit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrdorin
    logjikėn e komunistėve, sepse, po ta pėrdorim kėtė
    logjikė deri nė fund, edhe feja e krishterė na del fe
    e pushtuesve pasi na ka ardhur nėpėrmjet pushtuesve
    romakė ndaj tė cilėve ne, ilirėt, kemi luftuar pėr
    ruajtjen e pavarėsisė dhe tė identitetit tonė
    kulturor, tė cilin, sikurse ka shkruar edhe vetė
    Kadareja i madh, e kemi pasur as mė lart e as mė
    poshtė sesa vetė grekėt e shquar tė Antikitetit.
    Atėhere kush ėshtė thelbi ynė identitar?
    Kushdo qė nuk e ka kokėn tė deformuar nga shkolla
    nacional komuniste e Enver Hoxhės dhe qė njeh sadopak
    konceptet moderne mbi identitetet kombėtare (mjafton
    tė kesh lexuar disa libra qė janė botuar edhe nė shqip
    si “Kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-a. Programi,
    Miti, Realiteti” i E. J. Hobsbawm apo
    “Etnonacionalizmi nė Evropė” i Urs Altermattt), e ka
    tė qartė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr gjetje tė
    vėrtetash historike, por pėr krijim tė vėrtetash
    mitologjike me synim pėrbashkimin e njerėzve pėr
    qėllime tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes e se ato qė i
    quajmė “esenca” duhet t’i pėrkthejmė nė “ideale”.
    Prandaj i gjithė ky debat, po ta pėrkthejmė, siē duhet
    pėrkthyer, nga si e kemi vendosur ne me kokė prapa,
    pėr nga historia, me kokė para, pėr nga e ardhmja,
    shtrohet nė kėtė formė: debati rreh tė pėrcaktojė se
    ēfarė identiteti/identitetesh kemi nevojė sot tė
    krijojmė apo theksojmė qė t’i pėrgjigjemi idealeve tė
    kohės e tė ndėrtojmė tė tashmen e tė ardhmen tonė? A
    na ndihmon theksimi i identitetit tė krishterė dhe
    dobėsimi i identitetit musliman pėr kėtė – sikurse
    thonė kadarejanėt? A duhet tė vemė shqiptarinė mbi
    identitetet fetare duke i zbehur kėto, apo ta vemė atė
    (shqiptarinė) si ombrellė mbi identitetet mė tė vogla,
    sikurse thotė Qosja qė ėshtė mė afėr rilindasve? Apo
    mos vallė duhet t’i vemė tė gjithė identitetet me njė
    plan, madje tė krijojmė edhe identitete tė tjera pa
    ombrellė tjetėr identitare mbi krye (pėrveē shtetit
    laik qė garanton tė drejtat e qytetarit) sepse janė
    gjėra tė ndryshme, qė, tė gjitha, nė ndėrveprim midis
    tyre? E kur shtrojmė pyetjen “a duhet ne?” pėrsėri
    sekushi prej nesh duhet tė bėjė kujdes se menjėherė do
    t’i dalin pėrpara pyetje tė tilla: “Kush jam unė qė
    paskam tė drejtė tė pėrcaktoj identitetet primare dhe
    sekondare tė shoqėrisė sonė?” “Kush jam unė qė dua tė
    ndryshojmė identitete?” “Kush jam unė qė dua tė
    shtojmė identitete/” “A kam unė tė drejtė t’i imponoj
    njė katoliku apo njė muslimani se duhet tė verė
    shqiptarinė mbi besimin e tij?” “A ka tė drejtė njė
    katolik apo njė musliman tė mė thotė mua se nuk jam
    njė shqiptar i vėrtetė sa kohė qė nuk besoj nė fetė e
    tyre?” “A mundet njė shqiptarist tė mė thotė se jam
    shqiptar i dorės sė dytė pasi nuk e njoh shqiptarinė
    si thelbin tim njerėzor, por vetėm si njė nga
    identitetet e mija, e prandaj nuk jam as evropian?” “A
    ka tė drejtė njė katolik t’i thotė njė muslimani se ai
    ėshtė mė pak evropian meqė nuk ėshtė i krishterė” “A
    ka tė drejtė njė musliman tė thotė se identitetin e
    tij e gjen mė fort nė botėn arabe sesa atė evropiane?”
    Ndaj kėtyre pyetjeve e tė tjerave pėrgjigjet janė tė
    ndryshme varėsisht nga vizioni pėr botėn qė kemi. Por
    vetė fakti qė ekzistojnė tėrė kėto pyetje e tė tjera
    si kėto lidhur me identitetin/tet tregon sesa
    komplekse ėshtė ēėshtja dhe, nėse duam tė ndėrtojmė
    njė demokraci, duhet qė lidhur me kėto pyetje tė
    pėrdorim tė tjera koncepte mbi identitetin nga ato
    tashmė tė vjetėruara qė flasin pėr “thelbe” e “esenca”
    apo identitete superiore dhe inferiore apo pėr
    “pėrpjekje pėr tė pėrkufizuar njė herė e mirė
    vetėdijen tonė identitare qė tė gjithė popujt
    evropianė e kanė bėrė tashmė”. Nėse vėrtet aspirojmė
    tė bėhemi qytetarė demokratė tė kohės kur jetojmė – po
    refuzoj tė them evropianė sepse demokracia si rrugė
    drejt mė shumė lirie nuk ėshtė “thelb” apo “esence” e
    Evropės qė e bėn atė superiore ndaj tė tjerėve, por
    njė proces me shtrirje historike e gjeografike shumė
    mė tė gjerė, e tė pafundėm - duhet tė kemi tė qartė se
    kur flasim pėr identitetin/tet duhet tė ngulmojmė pėr
    kultivimin mbrojtjen dhe njohjen e identiteteve tė
    disafishta tė njeriut dhe jo pėr njė thelb tė vetėm
    identitar dhe as pėr njė superidentitet pėrfundimtar.
    Kjo pėr shumė arėsye: sepse shoqėria qytetare
    (evropiane e mė gjerė) ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e tė
    drejtės individuale tė qytetarit dhe jo tė sė drejtės
    kolektive tė grupit dhe ky qytetar ėshtė
    multiidentitar qoftė edhe vetėm pėr shkak tė evoluimit
    qė pėson me moshėn; sepse identitetet e disafishta qė
    ndėrveprojnė me njėri tjetrin i pėrgjigjen shumė mė
    mirė realiteteve sociale dhe individuale; sepse,
    sikurse thotė edhe Urs Altermat, ”vetėm kėshtu mund
    tė gėrshetohen me njėra tjetrėn luajalitet politike
    dhe kulturore”; por, dhe e mbi tė gjitha, sepse,
    sikurse thotė Claud Lčvi Strauss, homogjenizimi
    kulturor nuk ėshtė tjetėr veēse “kanibalizėm
    kulturor”. Prandaj kush kėrkon tė na pėrcaktojė njė
    identitet primar pėrfundimtar, t’i verė tij edhe
    mbiemrin “evropian” (duke (sh)pėrdorur kėshtu kėtė mit
    tė fuqishėm tė kohės, sepse edhe “identiteti evropian”
    ėshtė njė mit/ideal qė kush do tė kėrkonte ta
    pėrcaktonte si njė esencė tė pandryshueshme do tė
    ngatėrrohej mė keq se ata qė kėrkojnė tė pėrcaktojnė
    esencėn e shqiptarėve) dhe tė paraqitet si
    pėrfaqėsuesi dhe mbrojtėsi i i tij, duhet parė me
    dyshim. Sepse njė hap e ndan pėrcaktimin e kėtij
    identiteti nga pėrpjekja pėr tė na homogjenizuar,
    diskriminuar e pastaj persekutuar. Njė nga
    kadarejanėt, duke u prononcuar pėr debatin nė fjalė,
    pasi ēmon lart konsekuencėn e Kadaresė nė mbrojtjen e
    idesė se identiteti i Shqipėrisė ėshtė i lidhur me
    krishtėrimin, pra me Perėndimin, dhe dėnon qėndrimin
    sipas tė cilit Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy
    kulturave shprehet: “Shqiptarėt, pavarėsisht nga
    pėrkatėsia aktuale religjioze, kanė njė dhe vetėm njė
    identitet historik, politik, kulturor dhe qytetar, atė
    evropian. Kush mendon ndryshe dhe vrerin e vet rreket
    ta shpėrndajė sa majtas - djathtas, sa andej - kėtej
    kufirit, pastė veten nė qafė.” Sa afėr gjuhės sė
    diktaturės tingėllojnė kėto fjalė! Dhe jo rastėsisht
    njerėz qė shprehen kėshtu, shpesh, po tė kėrkosh nė tė
    kaluarėn e tyre komuniste, do t’i gjesh se edhe nė atė
    kohė kanė ushtruar “marrjen nė qafė” tė njerėzve.
    Askush, prandaj, tė mos mendojė se ajo histori e
    shėmtuar kanibalizmi kulturor qė ēon nė kanibalizmin
    pa epitet ka mbaruar. Nė historinė e shkurtėr
    paskomuniste shqiptare gjejmė dy periudha ku shfaqen
    me agresivitet kėsi kanibalėsh qė, duke kėrkuar tė
    venė prioritete identitare e tė homogjenizojnė kanė
    vėnė nė rrezik bashkjetesėn harmonike tė komuniteteve
    tė ndryshme fetare tė saporigjallėruara nė Shqipėri e
    mė gjerė, tė shqiptarėve. Ka qenė njė periudhė e parė
    kur, nėn ndikimin e rritjes nė pėrgjithėsi tė
    nacionalizmave nė Ballkan, qė, pėrsa u pėrket
    shqiptarėve, kishte tė bėnte kryesisht me ēėshtjen e
    Kosovės, pra, me kundėrvėnien ndaj serbėve, kjo racė
    kanibalėsh tentoi tė fuste nė Shqipėri e ta
    instrumentalizonte politikisht idenė se shqiptarėt e
    mirė apo tė vėrtetė (dmth. esencialė) ishin shqiptarėt
    muslimanė, sepse vetėm nė sajė tė tyre kishim mundur
    tė ruanim identitetin dhe kombėsinė, se, pėrndryshe,
    po tė qe pėr tė krishterėt tradhėtarė, do tė na kishin
    pėrpirė serbet dhe grekėt. Asaj kohe u pėrdor shumė
    nėpėr gazetat, veēanėrisht tė pushtetit, termi
    “sllavoortodoks” pėr tė demonizuar pjesėn e
    shqiptarėve qė ishin kundėr pushtetit i cili duhet tė
    kishte, sipas kėsaj paradigme, nė themelin e vet tė
    sigurisė, muslimanėt.
    Pas 11 shtatorit vihet re njė pėrpjekje pėr
    gjallėrimin e njė paradigme tė kundėrt kanibalėsh qė
    ēon tek instrumentalizimi i identitetit fetar tė
    krishterė. Meqėnėse vėllai ynė i madh, Perėndimi e
    veēanėrisht Amerika, qė na ndihmoi edhe pėr ēlirimin e
    Kosovės, ka si armikun e vet tė madh muslimanėt,
    atėhere ne duhet tė theksojmė identitetin tonė tė
    krishterė qė ėshtė garancia se vėllai i madh do tė na
    dojė e do tė na mbajė pranė pėrherė.
    Ja pra se si xhamia ha kishėn dhe kisha ha xhaminė jo
    pėr shkak tė tė vėrtetave tė sė kaluarės, por pėr
    shkak tė orekseve tė kanibalėve kulturorė tė sė
    tashmes qė shpesh e ndrrojnė shijen, gjellėn dhe
    oreksin sipas asaj se kush u jep tė hanė. E pėr sa
    kohė do tė zhvillojmė kėtė kulturė kanibalėsh qė
    manifestohet edhe nė marrėdhėniet me tė tjerėt e
    ndryshėm kudo qė ndodhemi nėpėr botė, e do tė bėjmė
    debate mbi identitetin/tet me njė frymė qė na tregon
    se kemi mbetur nė shekullin XIX e nė kohėn e
    totalitarizmave, kam frikė se votuesit e “Britsh
    National Party” do tė na lenė nė listėn e mė tė
    kėqinjve, nėn zezakėt e arabėt muslimanė, megjithė
    mburrjet tona pėr esencėn evropiane tė ndėrtuar mbi
    lėkurėn e bardhė, origjinėn e krishterė dhe
    gjeografinė.

  10. #300
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    KUR FOSILĖT TĖ AKUZOJNĖ VETĖ, PA SJELLĖ ASNJĖ KUNDĖRARGUMET..!?


    Nė reagimin e tij tė shtjerrė pa sjellė asnjė kundėr argument ndaj asaj qė kemi thėnė nė shkrimin tonė rreth polemikės Qosja-Kadare, Aurel Dasareti, ka dėshmuar vetė se i takon grupimit tė parė (shih artikullin “Vlerėsime shkencore dhe filozofike tė akademik Rexhep Qosjes” nė “Lajmet.com”), pra i takon atyre tė cilėt nė mėnyrė patologjike urrejnė ēdo gjė qė ka tė bėjė me Islamizmin dhe kulturėn islame tek shqiptarėt, atyre qė nuk pranojnė asnjė fakt pozitiv i cili i atribuohet kohės sė perandorisė osmane e qė ka tė bėjė me kulturėn dhe historinė e kombit shqiptar, sepse sipas kėtij grupimi qė ne e kemi quajtur “islmofobėt shqiptarė” nė krye me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili kalimin e shqiptarėve nė mėnyrė masovike nė Fenė Islame e ka vlerėsuar si “e keqja mė e madhe qė ka goditur kombin shqiptar”, del se tė gjithė shqiptarėt e besimit islam janė tradhtarė, sepse e tradhtuan Krishterimin!?. Kėta islamofobė-fosilė, po shėrbehem me tė njėjtin term qė ka pėrdorė A. Dasareti, sepse kjo fjalė sipas fjalorit shqip nėnkupton: “mbeturinė e njė kafshe ose bime parahistorike, qė ėshtė mbuluar nė tokė dhe ėshtė ruajtur nė trajtė tė ngurtėsuar, diēka qė tashmė i pėrket vetėm sė kaluarės, diēka qė ka mbetur prej kohėsh ashtu siē ka qenė dhe nuk ėshtė zhvilluar mė, ka mbetur fosil”, janė pikėrisht ata tė cilėt historinė dhe identitetin tonė kombėtar po bėjnė ēmos qė ta ngurtėsojnė dhe ta gozhdojnė vetėm mbi njė periudhė kohore tė historisė, pra qė ta lidhin vetėm me kohėn e krishterimit me qėllim qė ta “fosilizojnė” dhe ta mbajnė pėrgjithmonė tė pandryshuar kėtė identitet, pra qė nuk zhvillohet mė, qė mbetet vetėm si dėshmi a si gjurmė e sė kaluarės. Ndėrsa, grupimi i dytė, (islamistėt), ose thėnė sipas Dasaretit “turkoshakėt dhe haxhiqamilėt” besojmė fuqishėm nė evoluim dhe revolucion, qoftė fetar, politik ose kombėtar, sepse kėtė proces natyror e kemi mėsuar nga Kur’ani i shenjėt, nė tė cilin 14 shekuj mė parė shkruante se “toka sillet rreth diellit, dhe hėna sillet rreth toke, pra qė lėvizin dhe nuk mund ta zėnė kurrė njėra tjetrėn” (Kaptina Jasin: 40). Ngurtėsia nė Islam ėshtė proces antishkencor, dhe poēese nuk e keni ditur tė vėrtetėn rreth hedhjes sė Gjerdano Brunos mbi turrė tė druve qė po digjeshin, atėherė merruni pak mė shumė me historinė njerėzore nė mėnyrė qė ta kuptoni se pse ai deri nė ēastet e fundit lėvizte dorėn e tij nė kahje ashtu siē sillet toka, duke i qėndruar besnik faktit qė e kishte mėsuar nga Islami se toka sillet dhe nuk qėndron mbi njė Ka tė Zi, siē thuhej nga qarqe dekadente tė asaj kohe, qėndrim ky i cili Gj. Brunos i kushtoi me jetė.!!
    Pra, ne nuk besojmė nė ngurtėsi dhe stagnacion, por nė lėvizje, nė zhvillim, evoluim, rritje, ecje, pėrparim dhe inovacion, besojmė plotėsisht nė radhitjen matematikore dhe fizike tė evolucionit tokėsor dhe revolucionit njerėzor qė kanė ndodhur gjatė gjithė shekujve qėkur ėshtė krijuar bota e deri mė sot. Besojmė po ashtu fuqishėm se Krijues i kėsaj bote dhe gjithė sistemeve tjera planetare ėshtė vetėm Zoti xh.sh. dhe askush tjetėr, besojmė se 25 profetėt e pėrmendur nė Kur’an janė tė dėrguarit e Tij nė kėtė botė pėr ta udhėzuar njerėzimin nė rrugė tė drejtė, dhe kjo ėshtė njėra ndėr pesė shtyllat kryesore nė Islam. Ai qė nuk i njeh dhe nuk i pranon tė gjithė profetėt njėsoi si tė dėrguar tė Zotit pėr njerėzimin, nuk mund tė jetė mysliman, ndėrsa Krishterimi ende nuk e ka njohur “zyrtarisht” profetin Muhamed a.s.!? Mos vallė kėtu i ka rrėnjėt konflikti midis dy civilizimeve mė tė mėdha sot nė botė, atij tė krishterė dhe atij islam, mbase pa njohje reciproke vėshtirė se do tė ketė pajtim tė qėndrueshėm midis tyre..!?
    Dasareti ka sjellė si nėntitull kėtė thėnie biblike, por pa e saktėsuar burimin: “Nuk mund tė ekzistojė njė jetė fisnike dhe e lartėsuar pa njohur djajtė dhe demonėt si dhe pa luftuar paprerė kundėr tyre”, pa na ofruar shpjegime tė duhura se cila sipas tij qenka jetė fisnike dhe e lartėsuar dhe cilėt qenkan djajtė dhe demonėt, kundėr tė cilėve duhet luftuar pa ndėrpre..!? Pikėrisht me kėtė citat qė ka sjellė nė reagimin e tij tė vrazhdė ka dėshmuar hė pėr hė se i takon kryqzatorėve, inkvizitorėve dhe rikonkuistėve sė tipit spanjoll, pra fundamentalizmit kristian, sipas tė cilit duhet bėrė luftė tė shenjėt pa ndėrpre kundėr djajve. Cilėve djaj? “Turkoshakėve shqiptarė tė cilėt na e sollėn islamizmin nė Ballkan”!? Kundėr cilėve demonė? Kundėr “haxhiqamilėve shqiptarė tė cilėt na e sollėn turkun nė Shqipėri”!? Ky pra ėshtė mesazhi qė na e qon pėrmes internetit ky farė Dasareti, mė mirė mė thėnė ky farė dashakeqi i kombit shqiptar, i cili vetėm pse kemi shprehur mendimin tonė tė lirė, qoftė edhe i kundėrt me pikėpamjet e tij, vetėm se kemi pasur guximin intelektual tė kyēemi nė debat tė “mėdhenjve” nė letrat shqipe, na ofendon pa kurrfarė shkaku duke na krahasuar me fosilet, siē thotė; “tė llojit tė Rexhep Elezajve, pėrkundėr faktit se s’kanė as takat (fjalė arabe) e asnjė lidhje me trurin pėrsa i pėrket pėrpilimit tė politikės globale, u prijnė betejave fiktive mbi mullinjtė e erės, duke dehur e droguar pėr gjynah (prapė pėrdorė fjalėn arabe nė vend tė asaj shqipe mėkat v. j.) pacientėt e humorit tė Perendisė...”(!?). Ja, pra, ēfarė vlerėsimesh na bėn Dasareti, tė cilin as nuk e njohim dhe as qė kemi dėgjuar pėr tė deri mė tash, por kjo nuk do tė thotė se ne nuk do tė merremi me ata tė cilėt na quajnė FOSILE, pėr shkakun e vetėm se mendojmė me kokėn tonė, pa pasur nevojė qė tė marrim leje nga asnjė qendėr ose udhėheqės shpirtėror, ngase pėr tė gjitha begatit falėnderimet i takojnė vetėm Zotit xh. sh. i cili na ka pajisur me mendje qė tė mendojmė, logjikojmė, analizojmė, filozofojmė, gjykojmė dhe me mendjen tonė tė prodhojmė vetėm gjėra qė i shėrbejnė njeriut, shoqėrisė, kombit dhe atdheut, e jo qė me mendjen tonė tė mbjellim urrejtje, hasmėri, pėrēarje dhe dallime midis njerėzve pėr shkakun e vetėm se i takojnė njė besimi apo kulture tjetėr fetare. Kur ish presidenti demokrat amerikan Bill Klinton mori vendimin pėr ta bombarduar Serbinė fashiste nė mars tė vitit 1999, para se tė fillonte aksioni ushtarak i NATO-s pati thėnė: “Nuk do tė lejojmė askėnd qė t’i dėbojė nga shtėpitė e tyre dhe t’i vras shqiptarė nė Kosovė, vetėm se i takojnė njė kulture dhe feje tjetėr”. Pra, po ta urrente Fenė islame, sigurisht se nuk do tė dilte nė anėn e dy milion shqiptarėve, shumica dėrmuese e tė cilėve i takonin besimit islam, dhe kėtė fakt ai e ka ditur shumė mirė para se t’iu dalė nė ndihmė shqiptarėve. Prandaj, cilės logjikė, cilės filozofi, cilės shkollė i takojnė “dasaretėt” shqiptarė, nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet, sepse mjafton tė analizohet gjuha, stili dhe fjalori i tyre qė pėrdorin kur dalin nė mbrojtje tė Kadaresė ose ndonjė islamofobi tjetėr, e cila ėshtė e tmerrshme si pėr nga fryma ashtu dhe shkalla e urrejtjeve patologjike qė shfaqin ndaj kulturės dhe fesė islame tek shqiptarėt. Ne, disa herė jemi pėrpjekur qė ta kuptojmė esencėn e gjithė kėtij hidhėrimi tė tyre ndaj vėllezėrve tė tyre tė njė gjaku, por tė njė besimi tjetėr fetar, por kurrsesi nuk ia kemi dalė qė ta kuptojmė mėrinė dhe inatin aq tė madh qė kanė ndaj perandorisė osmane dhe civilizimit lindor, duke i akuzuar vetėm turqit pėr tė gjitha dėshtimet e shqiptarėve gjatė shekujve, por duke amnistuar nė tė njėjtėn kohė pushtuesit edhe mė tė egėr tė tokave shqiptare siē ishte perandoria romake, ajo bizantine, posaēėrisht dinastia e Nemanjiēėve e cila pėr 300 vite gati sa nuk e zhbėri kombin shqiptar nga faqja e dheut. Shikoni, pra ēudinė; tė gjithė pushtuesit e huaj falėn dhe mėshirohen nga islamofobėt shqiptar me pėrjashtim tė turqve, ardhja e tė cilėve nė Ballkan ishte pėr shqiptarėt hiē mė pak se shpėtim dhe ēlirim nga pushtuesit sllavo-bizantino-serbo-greko-rus..!? Pse ndodhė kėshtu vetėm me turqit, nuk ėshtė fare vėshtirė tė kuptohet, mbase ndėr shkaqet mė kryesore sipas doktrinės sė tyre antiislame, ėshtė se ata sollėn me vete kulturėn dhe fenė islame e cila po paraqiste rrezik pėr civilizimin kristian perėndimor, nė mbrojtje tė cilit kishte luftuar 25 vjet rresht vetė Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, prandaj “djajtė dhe demonėt duhet luftuar pa(ndėr)prerė” deri nė apokalips, sepse kėshtu e ka “xhihadi” kristian, apo jo z. Dasaret..!?
    Ėshtė e drejt e secilit njeri nė kėtė botė tė besoj nė ēfarė tė donė, ta respektojė dhe madhėron fenė tė cilės i takon, tė shkojė nė sinagogė, kishė apo xhami, por askush nuk ka tė drejt qė njeriut tė lirė t’ia merr tė drejtėn elementare qė tė zgjedh me vetė dėshirė besimin nė Zot tė cilin dėshiron ta adhurojė, e drejt kjo universale nė gjithė botėn demokratike, tė cilėn nuk mund ta shkelė dhe cenojė askush. Kėshtu qė i shoh si angazhime mjaft tė kota dhe jo njerėzore orvatjet e atyre tė cilėt qė 16 vite nuk prajnė sė bėri propagandė dhe thirrje djallėzore pėr rikonvertim fetar drejtuar shqiptarėve si shumicė qė i takojnė besimit islam “qė tė kthehen nė fenė e tė parėve”, dhe ē’ėshtė mė e keqja duke e politizuar tej mase kėtė thirrje si dhe rolin e krishterimit nė zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė duke zhvlerėsuar ēdo gjė qė ka tė bėjė me kontributin e fesė islame nė aspektin kombėtar, sidomos duke minimizuar punėn atdhetare dhe kontributin e rilindasėve tanė qė jetuan dhe vepruan nė Lindje tė Afėrt, nė veēanti kur ėshtė fjala pėr pavarėsinė e Shqipėrisė me 1912..!?
    Dasareti, nuk mjaftohet me ofendimin e tij ndaj nesh, siē shprehet; “fosileve..tė llojit tė Rexhep Elezajve”, por shkon edhe mė larg nė urrejtjet e tij kur thotė: “Kėta pseudofetarė, “gjeneralė” qė “mendojnė” nė mėnyrė iracionale, nė vend qė tė heshtin dhe tė ulin prapanicėn atje ku e kanė vendin...” , pra, lerė qė na quan fosile, por mbase donė tė na e mbyllė gojėn fare, donė qė tė na dėrgojė atje ku e kemi vendin (nė Turqi, sigurisht!), donė qė ne tė mos flasim pėr asgjė, sidomos “pėrsa i pėrket pėrpilimit tė politikės globale” (pėr kėtė segment do tė flasim ndonjėherė tjetėr, v. j.), sepse “ne nuk kemi lidhje me trurin”, por sipas tij lidhje kanė vetėm ata tė cilėt i takojnė “identitetit evropian” (lexo: kristian), ngase ata qė i takojnė atij lindor-islam vendin e kanė nė Turqi e jo nė Evropė?! A ėshtė kėshtu z. Dasaret, apo e kemi lexuar gabimisht reagimin tėnd, fund e krye i mbushur me islamofobi! Le tė jetė kjo ēėshtje juaja personale, por njė gjė duhet t’ua themi troē; se ne do i pėrmbahemi deri sa tė jemi gjallė traditave dhe kulturės tonė kombėtare dhe fetare islame, ashtu siē e kemi trashėguar, kultivuar dhe pėrvetėsuar pa dhunė dhe imponime, sepse ne qė kemi lindur pas gjysmės sė shekullit tė kaluar Islamin e gjetėm kėtu nė trojet tona, atė askush nuk na e ka imponuar, as me dhunė dhe as me para. Sepse besimi dhe feja para sė gjithash janė ēėshtje shpirtėrore e njeriut para sė tė jenė rituale fetare ose koncepte hegjemoniste tė futura nė lojė pėr qėllime politike siē kanė bėrė gjithmonė dhe siē po bėjnė edhe sot serbėt nė Kosovė.
    Lidhur me citatet qė keni sjellė nga intervista e I. Kadaresė “Pabesia e njė polemisti”, ne po ashtu po sjellim si kundėr pėrgjigje njė pjesė tė shkrimit tė Fatos Lubonjės me titull: Esenca jonė identitare dhe “kanibalizmi kulturor”, botuar nė gazetėn KORRIERI, 23 maj 2006, nė tė cilin ai ndėr tė tjera thotė:
    “Nuk mund tė mos mė kujtohej ky fakt duke ndjekur polemikėn e nxehtė mbi identitetin e shqiptarėve qė filloi me atė tė Qoses ndaj Kadaresė dhe u pasua e po pasohet nga njė numėr jo i vogėl komentesh e debatesh. Pse mu kujtua pikėrisht ky fakt? Sepse nė tėrė atė ēka po thuhet e shkruhet pėr identitetin e shqiptarėve nuk mund tė mos shquash si shtysė kryesore aspiratėn pėr tė qenė evropianė, dhe sepse polemikėn, nė kėtė kontekst, e ka nxitur idea kadarejane se identiteti i
    krishterė i shqiptarėve ėshtė njė vlerė nė kėtė projekt kurse ai musliman njė antivlerė - ēka pastaj
    ēon nga ideja se bėjmė mirė ta theksojmė atė tė parin dhe ta zbehim sa tė mundim atė tė dytin, deri nė atė tė zhdukjes fare tė kėtij tė dytit. Nuk mund tė mos mė kujtohej, po ashtu, se pikėrisht nė Britani Presidenti ynė Moisiu mbajti njė fjalim pėr t’i dhėnė njė dorė kėtij projekti duke thėnė atje, midis tė tjerash, se: « Shpesh shqiptarėt quhen njė popull musliman, ose me shumicė muslimane. Ky ėshtė njė lexim shumė sipėrfaqėsor i realitetit shqiptar. Sė pari, sepse islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli. Islamizmi nė Shqipėri ėshtė njė islam me fytyrė europiane. Si rregull, ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh, do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė”. Dhe po tė shohim mė me kujdes, ata qė sot pėrdorin arsyetimin se feja muslimane ėshtė fe e pushtuesit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrdorin logjikėn e komunistėve, sepse, po ta pėrdorim kėtė logjikė deri nė fund, edhe feja e krishterė na del fe e pushtuesve pasi na ka ardhur nėpėrmjet pushtuesve romakė ndaj tė cilėve ne, ilirėt, kemi luftuar pėr ruajtjen e pavarėsisė dhe tė identitetit tonė kulturor, tė cilin, sikurse ka shkruar edhe vetė Kadareja i madh, e kemi pasur as mė lart e as mė poshtė sesa vetė grekėt e shquar tė Antikitetit.
    Atėhere kush ėshtė thelbi ynė identitar?
    Kushdo qė nuk e ka kokėn tė deformuar nga shkolla nacional komuniste e Enver Hoxhės dhe qė njeh sadopak konceptet moderne mbi identitetet kombėtare (mjafton tė kesh lexuar disa libra qė janė botuar edhe nė shqip si “Kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-a. Programi, Miti, Realiteti” i E. J. Hobsbawm apo “Etnonacionalizmi nė Evropė” i Urs Altermattt), e ka tė qartė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr gjetje tė vėrtetash historike, por pėr krijim tė vėrtetash mitologjike me synim pėrbashkimin e njerėzve pėr qėllime tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes e se ato qė i quajmė “esenca” duhet t’i pėrkthejmė nė “ideale”. Prandaj i gjithė ky debat, po ta pėrkthejmė, siē duhet pėrkthyer, nga si e kemi vendosur ne me kokė prapa, pėr nga historia, me kokė para, pėr nga e ardhmja, shtrohet nė kėtė formė: debati rreh tė pėrcaktojė se ēfarė identiteti/identitetesh kemi nevojė sot tė krijojmė apo theksojmė qė t’i pėrgjigjemi idealeve tė kohės e tė ndėrtojmė tė tashmen e tė ardhmen tonė?
    A na ndihmon theksimi i identitetit tė krishterė dhe dobėsimi i identitetit musliman pėr kėtė – sikurse
    thonė kadarejanėt? A duhet tė vemė shqiptarinė mbi identitetet fetare duke i zbehur kėto, apo ta vemė atė (shqiptarinė) si ombrellė mbi identitetet mė tė vogla, sikurse thotė Qosja qė ėshtė mė afėr rilindasve? Apo mos vallė duhet t’i vemė tė gjithė identitetet me njė plan, madje tė krijojmė edhe identitete tė tjera pa ombrellė tjetėr identitare mbi krye (pėrveē shtetit laik qė garanton tė drejtat e qytetarit) sepse janė gjėra tė ndryshme, qė, tė gjitha, nė ndėrveprim midis tyre? E kur shtrojmė pyetjen “a duhet ne?” pėrsėri se kushi prej nesh duhet tė bėjė kujdes se menjėherė do t’i dalin pėrpara pyetje tė tilla: “Kush jam unė qė paskam tė drejtė tė pėrcaktoj identitetet primare dhe sekondare tė shoqėrisė sonė?” “Kush jam unė qė dua tė ndryshojmė identitete?” “Kush jam unė qė dua tė shtojmė identitete/” “A kam unė tė drejtė t’i imponoj njė katoliku apo njė muslimani se duhet tė verė shqiptarinė mbi besimin e tij?” “A ka tė drejtė njė katolik apo njė musliman tė mė thotė mua se nuk jam njė shqiptar i vėrtetė sa kohė qė nuk besoj nė fetė e tyre?” “A mundet njė shqiptarist tė mė thotė se jam shqiptar i dorės sė dytė pasi nuk e njoh shqiptarinė si thelbin tim njerėzor, por vetėm si njė nga identitetet e mija, e prandaj nuk jam as evropian?” “A ka tė drejtė njė katolik t’i thotė njė muslimani se ai ėshtė mė pak evropian meqė nuk ėshtė i krishterė” “A ka tė drejtė njė musliman tė thotė se identitetin e tij e gjen mė fort nė botėn arabe sesa atė evropiane?”
    Ndaj kėtyre pyetjeve e tė tjerave pėrgjigjet janė tė ndryshme varėsisht nga vizioni pėr botėn qė kemi. Por vetė fakti qė ekzistojnė tėrė kėto pyetje e tė tjera si kėto lidhur me identitetin/tet tregon sesa
    komplekse ėshtė ēėshtja dhe, nėse duam tė ndėrtojmė njė demokraci, duhet qė lidhur me kėto pyetje tė pėrdorim tė tjera koncepte mbi identitetin nga ato tashmė tė vjetėruara qė flasin pėr “thelbe” e “esenca” apo identitete superiore dhe inferiore apo pėr “pėrpjekje pėr tė pėrkufizuar njė herė e mirė
    vetėdijen tonė identitare qė tė gjithė popujt evropianė e kanė bėrė tashmė”. Nėse vėrtet aspirojmė
    tė bėhemi qytetarė demokratė tė kohės kur jetojmė – po refuzoj tė them evropianė sepse demokracia si rrugė drejt mė shumė lirie nuk ėshtė “thelb” apo “esence” e Evropės qė e bėn atė superiore ndaj tė tjerėve, por njė proces me shtrirje historike e gjeografike shumė mė tė gjerė, e tė pafundmė - duhet tė kemi tė qartė se kur flasim pėr identitetin/tet duhet tė ngulmojmė pėr kultivimin mbrojtjen dhe njohjen e identiteteve tė disafishta tė njeriut dhe jo pėr njė thelb tė vetėm identitar dhe as pėr njė superidentitet pėrfundimtar..”, pėrfundon citati.

Faqja 30 prej 58 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •