Close
Faqja 29 prej 58 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 573
  1. #281
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Perestrojka kulturore e Qoses

    Perestrojka kulturore e Qoses
    Albert P. Nikolla*

    Para dy muajsh isha pėr njė konferencė mbi antropologjinė kulturale nė Livorno (Itali) dhe, teksa afroheshim pranė njė kafeneje, pamė se njė grup marinarėsh kishte bėrė njė rrėmujė jo tė zakontė aty, duke pėrplasur shishe e pėrmbysur tavolina. Mbetėm fort tė hutuar nga ajo skenė dhe, krejt papritur, profesori italian mė tha: “Mos u habit, a e di qė marinarėt kur dalin nė tokė u fillon dhimbja e kokės, pasi kanė atė qė quhet “Marramendje prej Tokės”, pra kur largohen nga dallgėt e detit, toka e qetė u jep bezdi”. Natyrisht qė nuk e vrava shumė mendjen se sa e vėrtetė ishte diēka e tillė nga ana shkencore, por tani tek analizoj debatin mes Kadaresė dhe Qoses, mė vjen ndėrmend njė analogji e ēuditshme. Qosja e shumė tė tjerė, tė mėsuar nė dallgėt e komunizmit, nganjėherė shfaqin shenjat e sindromės “Marramendje prej Perėndimit”. Perėndimi, pėr vetė atė ēka thellėsisht pėrfaqėson sot nė ecurinė e tij historike, u jep pėshtjellim mendor atyre, botėkuptimi i tė cilėve ėshtė nisur nga embrioni e deri mė sot nė njė kulturė tė mirėfilltė komuniste. Pra, kategoritė mendore tė kėtyre analistėve mbeten, pėr fat tė keq, thellėsisht komuniste. Kur pėrdor fjalėn “komuniste”, e ndjej tė nevojshme tė bėj njė qartėsim: nuk e pėrdor atė me asnjėfarė tendence ofenduese, por thjesht nė ngarkesėn e saj kulturore pėr sa i pėrket kontekstit tė reflektimit qė, me mjaft modesti, i kam ngarkuar vetes tė realizoj.
    Gjej rastin tė bėj edhe njė krahasim tjetėr, qė pėr analogji mė duket vėrtet i afėrt. Mendoj se Qosja e mjaft mbėshtetės tė tyre, bėjnė njė gjė qė ėshtė fort e ngjashme me aktivitetin e Gorbaēovit dhe me Perestrojkėn (Rindėrtimin) e tij. Por tani Perestrojka ėshtė kulturore dhe mendoj se do tė ketė tė njėjtin fat si ajo sovjetike. Pse? Sepse ashtu si Gorbaēovi, qė nuk donte ta pranonte fundin e regjimit sovjetik, shpiku Perestrojkėn qė tė shpėtonte komunizmin nė ish- Bashkimin Sovjetik dhe nuk donte tė pranonte nė asnjė mėnyrė se komunizmi ishte i drejtuar pakthyeshmėrisht drejt varrit. E njėjta gjė ndodh me Qosen dhe pasuesit e tij, por tani nuk ėshtė nė lojė komunizmi, por pėrzierja e tij kulturore komunisto – lindore, qė duket se ėshtė drejt perėndimit tė saj si pėrzierje kulturore qė nuk ka prekur pjesėn mė intime tė popullit shqiptar.
    Gjatė kėtij reflektimi do t’i pėrmbahem paksa mė shumė asaj ēka shkruan Qosja, pasi ėshtė ai qė, mė tepėr se Kadareja, i ka mėshuar debatit. Kadaresė do t’i pėrmbahem nė atė ēka ai, me njė intuitė intelektuale, gati hyjnore, arrin tė kapė mė mirė se askush nė kėto anė tė gadishullit ballkanik. Ka njė veti qė e tėrheq atė vetė gati- gati si me magji drejt sė vėrtetės dhe drejt sė mirės, saqė shumė intelektualė tė tjerė shqiptarė i habit pa masė.
    Qosja bėn njė gabim tė pakuptimtė qė nė fillim tė shkrimit tė tij, duke nxjerrė nga “Identiteti evropian i shqiptarėve” tė Kadaresė, atė ēka realisht aty nuk gjendet. Ato qė ai nxjerr, janė thjesht nė trurin e tij. Konkretisht, unė nė analizėn qė i kam bėrė, jo vetėm sprovės sė fundit tė Kadaresė, por mjaft tė tjerave pararendėse, nuk kam mundur tė shikoj asnjė islamofobi, siē thekson pa tė drejtė Qosja. Kadareja ka njė preferencė filokristiane, por kjo nuk pėrkthehet domosdoshmėrisht nė islamofobi. Do tė ishte absurditet tė arrihej njė konkluzion i tillė. Ėshtė si tė thuash qė nėse jam i dashuruar marrėzisht pas letėrsisė franceze, unė urrej pa masė atė ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Njė njeri qė dashuron letėrsinė, e ndjen atė nga ēdo cep i botės qė vjen. Pra, preferenca filokristiane nuk ėshtė aspak islamofobe.
    Tė lė pa mend edhe anashkalimi qė bėn (nuk e di nėse qėllimisht apo jo) Qosja kur flet pėr problemet kulturore qė lidhen me arkitekturėn. Me njė mendjelehtėsi tė ēuditshme, arrin e thotė, citoj: “ ...objektet e kulturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilat arkitektura evropiane paraqitet vonė, kryesisht pas Luftės sė Dytė Botėrore”. Ėshtė e pabesueshme! Njė pyetje del krejt e qartė. A mos ėshtė Venecia njė qytet lindor? A mos ndėrtesat e portat shkodrane janė veneciane-lindore? A mos vallė Berati, qytet 2 400-vjeēar ėshtė ndėrtuar me shije islamike orientale, pavarėsisht se qytetėrimi i famshėm islamik lind bashkė me profetin e tij, Muhamed (lindi nė vitin 570 pas Krishtit)?
    Qosja, me njė rrėshqitje tė rėndė, thotė se, “Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes me Perėndimin, ėshtė arritur bashkimi i qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman...”. Gabim fatal pėr njė personazh tė kulturuar si Qosja. Kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė historike dhe njė person qė njeh sadopak historinė e krishtėrimit dhe tė islamit e di qė kjo ėshtė njė shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike. Takimi midis dy qytetėrimeve nuk ka ndodhur nė Shqipėri, por, pikė sė pari, nė Turqi, nė Afrikėn e Veriut, nė Siēili, nė Ballkan nė pėrgjithėsi dhe sidomos nė Spanjė. Pra, roli i Shqipėrisė ka qenė tejet modest nė takimin e kėtyre kulturave. Ky ėshtė njė pohim i gabuar i Qoses, pasi nuk arrin tė kuptojė se nė Shqipėri nuk ka pasur lulėzime tė mirėfillta kulturore, filozofike, artistike, shkencore etj., islamike qė na qenkan ballafaquar me qytetėrimin tjetėr kristian. Nė Shqipėri ka pasur vetėm takime konkrete zbatuese tė tė dy feve, por jo nė nivel kulturor. Nė nivel kulturash kjo gjė ndodh aty ku pėrmenda mė sipėr dhe sidomos nė Spanjė. Takimi i kėtyre dy feve ėshtė pikėsėpari doktrinal: Krishtėrimi dhe islami, do apo nuk do Qosja, janė fe motra, janė shumė tė afėrta me njėra-tjetrėn. Origjina e tyre e pėrbashkėt ėshtė hebraizmi. Abrahami ėshtė babai i pėrbashkėt. Nė Kuran flitet me mjaft simpati e adhurim pėr Marinė, nėnėn e Krishtit dhe pėr vetė Krishtin. Jo vetėm kaq, por kam pasur rastin e mirė tė lexoj (Rivista ”Internazionale di Teologia – CONCILIUM”) njė pėrmbledhje me poezi tė traditės islamike pėr Jezu Krishtin, qė janė me tė vėrtetė tejet tė bukura.
    Dhe tani do tė futem jo mė nė rrėshqitjet e Qoses, por nė njė gabim tė rrezikshėm tė tij. Citoj: “Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka sesi tė pėrjetohet ndryshe, pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė islame me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese...”. Kjo pėrqasje e Qoses mendoj se ėshtė e rrezikshme, pasi nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn. Jam i bindur se myslimanėt shqiptarė do tė bėnin veprimin mė tė bukur e fisnik po tė sillnin nė skenėn e evolucionit kulturor shqiptar drejt Evropės kėto vlera shpirtėrore tė islamit. Askush nuk e ndalon kėtė, as Karta e tė Drejtave tė Njeriut. Aq mė pak Kadareja, qė as qė e ka shprehur njė gjė tė tillė. Kadareja nuk mohon ekzistencėn e vlerave islamike nė kulturėn shqiptare. Ky i Qoses ėshtė njė deduksion nga truri i tij. Nuk ka asnjė aludim pėr ofendim tė Kadaresė ndaj vlerave kulturore myslimane. Mirėpo pse e bėn Qosja kėtė gjė? Ai bėn njė gjė tejet tė rrezikshme, pa e ditur as vetė se sa e rrezikshme ėshtė tė akuzosh Kadarenė pėr ofendim ndaj myslimanėve shqiptarė.
    Gabimi tjetėr historik dhe studimor i Qoses ėshtė problemi i emrit te Kadaresė: Ismail. Citoj: “...Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim.” Sa pėr dijeni tė zotit Qosja dhe atyre qė e mbėshtesin, emri Ismail nuk ėshtė emėr me zanafillė myslimane. Ai ėshtė emėr i mirėfilltė hebraik, mė vonė kristian dhe akoma mė vonė pėrdoret edhe nga myslimanėt. Ismail do tė thotė nė hebraisht: “Zoti mė dėgjon”, dhe kjo gjė shpjegohet nga konteksti historik, pasi Ismaili ėshtė i biri i Abrahamit me shėrbyesen qė gruaja e tij, Sara, mbante pranė vetes. Sipas shkrimeve biblike, Sara, meqenėse po vononte tė kishte fėmijė, i thotė Abrahamit qė tė bashkohet me Agharin (shėrbėtoren) dhe ashtu ndodh. Pra, Zoti e dėgjoi dėshirėn e tyre pėr tė pasur fėmijė. Nga bashkimi i tyre vjen nė jetė Ismaili qė i jep origjinė ismaelitėve, qė nga ana e tyre themelojnė etninė arabe. Veē kėtij fakti, kemi njė tė dhėnė historike tė vlefshme mbi Shėn Ismailin – Ipeshkv Kristian qė ka jetuar nė shek IV pas Krishtit dhe qė festa e tij kremtohet mė datė 17 qershor. Pra, 400 vjet para se profeti Muhamed tė lindė. Pra, tė merresh me kėtė gjė pa e ditur kontekstin historik tė tyre, ėshtė thjesht qesharake.
    Ku qėndron gabimi fenomenologjik i Qoses, nė tė gjithė analizėn e tij? Nė konceptimin e gabuar tė qytetėrimit perėndimor, pa e kuptuar qartė se qytetėrimi mysliman ka pasur njė ndikim tė vetin tė pamohueshėm na atė qė ne quajmė sot qytetėrim perėndimor. Ai kėrkon tė dėshmojė se shqiptarėt duhet tė sjellin vlerat morale tė fesė islame nė Evropė, me tė drejtė, por nuk e ka kuptuar, mbase, se ato ishin nė Evropė para se shqiptarėt tė njiheshin me fenė islame. Bota islamike ka qenė pjesė e kulturės perėndimore qė nga formimi i kėsaj tė fundit, qoftė pėr arsye gjeografike, qoftė pėr arsye historike. Feja islame ka qenė e pranishme nė Siēili, Spanjė dhe nė Ballkan. Jo vetėm kaq, por vetė origjina e afėrt e kėsaj feje me fenė kristiane, qė ėshtė njė ndėr themelueset e kulturės perėndimore, ka bėrė qė tė dyja kėto fe tė jenė bashkėvepruese nė ndėrtimin e kėtij qytetėrimi, megjithėse me pesha specifike tė ndryshme nė kėtė rol.
    Evropa e ka njohur takimin me qytetėrimin islamik qė nė vitin 710 pas Krishtit, nė Spanjėn e sotme dhe kjo pėrballje qytetėrimesh zgjati pėr mė tepėr se 800 vjet. (Qosja thotė se pėrballja mė kuptimplotė ka ndodhur nė Shqipėri!!!???). Nuk ka dyshim se gjatė dominimit arabo-islamik nė Spanjė, shumė qytete tė saj patėn njė periudhė lulėzimi tė vėrtetė. Granada p.sh. ka qėnė njė ndėr qytetet mė tė bukura tė Spanjės asokohe. Madje edhe sot vihet re gjurma e madhe e arkitektonike nė disa qytete spanjolle.
    Evropa ka nė bazėn e vet rrėnjėt kulturore kristiane, por nė kėtė kulturė kanė dhėnė kontribut tė ēmuar: kultura greke, kultura romake, feja islame, popujt gjermanik dhe sllavė. (Gėte (1749-1832): “Gjuha nėnė e Evropės ėshtė krishtėrimi”, Kant (1724-1804): “Ungjilli ėshtė burimi nga i cili ka ardhur qytetėrimi ynė”). Fakti qė Kadare i mėshon kėtij aspekti nuk duhet marrė si atislamizėm apo antiarabizėm apo anti ku di se ēfarė mund tė shpikė mendja e Qoses, (pasi “forma mentis” e tij ėshtė ndėrtuar me “anti”).

    “Pedagog bioetike, doktorant nė Antropologji Kulturore dhe Etike, Itali.

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    sikur kadarja te mos mbante qendrim miqsor e respektus ndaj rugoves.. ather qosja ish vesh prift me ja ba qejfin kadares..
    mirpo kadarja shprehu njerzillyk per vdekjen e rugoves e kjo do te thote se nuk ju bashkangjit kanibalve te taborrit qosist.. e ather patjeter qosja do vishet dervish e myfti per inat te kadares..
    ky eshte thelbi i grindjes.. tjerat jan tjerrje llafesh boshe..
    Une nuk jam dakord me akuzen qe ju i beni Qoses ne kete rast.

    Du t'ju terheq vemendje juve Brari dhe shume te tjereve qe po shkruajne ketu tek diēka. Ishte Kadareja i pari ai qe sulmoi Qosen, dhe jo Qosja Kadarene. Eseja e Kadarese (qe do botohej me vone edhe si liber) erdhi pas shkrimit te shkurter te Qoses, shkrim ne te cilin ky i fundit terhiqte vemendjen per nje fenomen qe asokohe u be objekt diskutimesh per arsye se ndodhen njera pas tjetres disa gjera, siē ishte fjalimi shume i diskutum i Mosiut ne Oksford. Jeni ju Brari, qe pasi lexuat Kadarene, me te drejte kerkuat t'ju sillet ne forum edhe shkrimi i Qoses, per arsye se Kadareja ne esene e tij permendte Qosen dhe e kritikonte, here-here edhe ashper.

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    mire eshte qe ketu te vendoset dhe Shkrimi i Qoses me kte teme.. pra temen e Identitetit..

    Le ta bej dikush kte e ti degjojme dy kumonat..kur thot populli liridashes hasian..
    Per mendimin tim, shkrimi i Qoses (i pari) nuk kishte pse t'ia ngrente qimet perpjete Kadarese dhe te shkruante ashtu siē shkruajti. Qosja, qe pothuajse nuk i prek hiē keto tema (me aq sa di une), nuk shkrujti si haxhiqamil siē thote Kadareja ne intervisten e fundit (sa komik bahet Kadareja kur i thote haxhqamil nje ateisti qe vetem emrin ka musliman) por shkrujti si shqiptar. Nuk eshte njeanshmeri te mbrosh ate qe sulmohet. Nuk tha ndonje gje te keqe Qosja per katoliket ose ortodokset, ashtu siē thote per muslimanet dhe Islamin Kadareja tash sa vjet. Madje Qosja kritikon fenomenin qe ai e quan tejshquarje e vetedijes fetare edhe kur ky shihet nder muslimane.

    Citim Postuar mė parė nga Shkrimi i pare i Qoses
    Koha e ckombezimeve te tilla per arsye fetare ne historine e popullit shqiptar ndoshta ka marre fund, por, tani, si duket, po rifillon koha e tejshquarjeve te vetedijes fetare, e shfrytezimit te fese per nevoja politike dhe e favorizimit te njeres fe nga institucione politike e shteterore! Shembujt nuk jane te pakte dhe shembujt nuk jane te njellojte. Dhe, kjo tejshquarje e vetedijes fetare ka filluar nder shqiptaret e besimit mysliman ne Maqedoni dhe ne Kosove dhe ngadale-ngadale ka kaluar edhe ne Shqiperi, ka filluar nder shqiptaret myslimane dhe po vazhdohet nder shqiptaret e krishtere, sidomos katolike.
    Sume gjera mund te thuhen ketu. Po s'ia vlen. Thjeshte do ju ftoja e lexonit shkrimin e pare te Qoses. Per mendimin tim, sikur Kadareja ta kishte lexu pak me me qetesi dhe objektivizem ate shkrim dhe te mos ishte lodhe me letersi, do kishte qene me mire edhe per ne, se s'do ishim lodhe, po edhe per te, se nuk do e kishte detyru Qosen me i dhen nje pergjigje aq te ashper. Nuk do shume mend per ta kuptu gjendjen psikologjike te Kadarese nga intervista qe ka dhan, qe per mendimin tim eshte shume pa nivel. Nga njera ane thjeshte nje shkrimi (qe nuk ka si objekt ate) i kunderpergjigjet me liber, ndersa nga ana tjeter thote qe shkrimi i Qoses ishte i merzitshem dhe i gjate....lol. Pastaj ē'nuk thote per Qosen dhe repliken e tij, nderkohe qe ne librin e vet Kadareja thote se ai eshte i ceket, i turbullt, i pasakte etj. etj. Nder te tjera, terthorazi e akuzon edhe si "te shitun" qe ben politikat e huaja, duke thene se mendimi i Qoses (sipas Kadarese, ndarja e kombit) ngjan si nje muzike e njohur.

    Kadareja eshte gjeni letrar po, per mendimin tim, me akademikun Qose as qe krahasohet kur behet fjala per te tilla diskutime. Kadareja i thote gjerat bukur, dhe naivet ose ata qe edhe me pare ndajne te njejtin mendim me Kadarene i kullofisin shume kollaj gjerat qe ia servir shume bukur me fjale shume te embla.
    Ja nje shembull:
    Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike. Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.

    Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.
    Sipas Kadarese, mosshtenja mbi ushtrine qe erdhi per te vene paqe midis nesh , eshte tregues i asaj qe ne jemi evropian. Se sa jemi evropian diskutohet, po fakti qe ne nuk shtime mbi ata ushtar s'ka asnje lidhje me ndjenjat tona evropiane ose me identitetin evropian. Pse, po te kishte pasur aty ca ushtare kineze dhe japoneze do kishim shtene mbi ta? Jo. E ēfare do thonim pastaj? Qe u ngjallen ndjenjat tona kineze?...lol. Sigurisht qe nuk do shtinim mbi ta, dhe kjo s'ka lidhje me vetedijen tone evropiane, por me faktin qe ata s'na kishin bere gje. Nejse...Keshtu gjerash ka plot ne shkrimin e Kadarese. Letersi me bollek. Ndersa Qosja, ju pelqen ose jo, eshte me serioz, nuk tallet me inteligjencen e lexuesit...lol.

    Ne nuk shtime mbi ushtaret qe erdhen per te na mbrojtur, kesisoj ne gjetem ate qe kishim humbur: Evropen. Epo na lumte!

    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 23-05-2006 mė 04:43

  3. #283
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]

    Kadareja eshte gjeni letrar po, per mendimin tim, me akademikun Qose as qe krahasohet kur behet fjala per te tilla diskutime. !
    Kadarja eshte partner i denje ne ket debat. Ai ka farketuar idete e tij mbi si duhet te jete Shqiptari mbi baza te shendosha (DeRada-iste), dhe ka arritur t'ia percjelle popullit keto ide me shkrimet e tij ("Lamtumira e te Keqes", "Viti i Mbrapshte", "Keshtjella"). Kuptohet, si tifoz i Bektashinjve, jam tifoz i sinkretizmit te cilin propozon edhe Qosja, dhe mendoj se te dy kane nje piketakim, pavaresisht se nuk i le egoja ta gjejne.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #284
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    o djema me duket se po ja ngreme vlerat shume ketij te "madhit" kadarre,po si ka fytyre te flase ai mbi hoxhallaret musliman qe kane mbajtur flamurin ne cdo lufte e beteje me armikun grek, serb dhe ne fund pse jo dhe me gjon turqit,vepra e tyre dukej qarte dhe nga nje i "vogel" jo nga te te "medhenj" si kadarrja, turp te kete qe po mundohet te hedhe balt mbi figurat e ndritura te tyre,qe mbi mundin e tyre gezojme ne sot...
    bshke me kete kadarre qe po hedh posht punene e gjysherve te tij....
    dhe nje here turp te kete,e dija per dikushin porse koha te njeh me personat,dhe te tille nuk ja vlen te japin mendime ne emer te popullit shqipetar.

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar mė parė nga i fundit
    o djema me duket se po ja ngreme vlerat shume ketij te "madhit" kadarre,po si ka fytyre te flase ai mbi hoxhallaret musliman qe kane mbajtur flamurin ne cdo lufte e beteje me armikun grek, serb dhe ne fund pse jo dhe me gjon turqit,vepra e tyre dukej qarte dhe nga nje i "vogel" jo nga te te "medhenj" si kadarrja, turp te kete qe po mundohet te hedhe balt mbi figurat e ndritura te tyre,qe mbi mundin e tyre gezojme ne sot...
    bshke me kete kadarre qe po hedh posht punene e gjysherve te tij....
    dhe nje here turp te kete,e dija per dikushin porse koha te njeh me personat,dhe te tille nuk ja vlen te japin mendime ne emer te popullit shqipetar.
    E keni pak gabim more zotėri! Hoxhallarėt nuk kanė mbajtur ndonjė flamur kundėr armikut grek e serb e aq mė pak atij turk! Do tė thoja se ata kanė qenė mė shumė vegla, spiun tė pushteteve e pushtuesve. Njė "flamur" kanė mbajtur ata mė ėndje, atė tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi, ishin propagandues dhe realizues tė marrėveshjes Serbi - Turqi. Nuk do tė thoja se ishin tė gjithė tė tillė, por sė paku 90 pėr qind e tyre (po tregohem shumė i kursyer duke dhėnė kėtė pėrq8indje).
    .

  6. #286
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kadare si shkrimtar edhe si analist dhe mendimtar eshte shume me lart se qosja. Ata qe e mbrojne qosen nuk e bejne kete pasi ju dhimbset qosja, por pasi gjene tek qosja nje tjeter njeri i cili i mbeshtet ne idete e tyre muhamedane.

  7. #287
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Doni me per Belulin?

    Po lexoja online shtypin shqiptar - kisha jave qe nuk kisha lexuar gje nga gazetat shqiptare - dhe hasa ne kete shkrim analize te Zija Celes ne gazeten "Shekulli". Se pari po vendos shkrimin, pastaj po bej komentin tim, ne menyre qe te mos influencoj opinionin tuaj.

    Qezari urren, Zoti pėrbuz


    Zija Ēela

    Kėto shėnime janė hedhur me dorė mė 17 maj, ditėn qė nė gazetėn “Shekulli” ishte botuar pėrgjigjja e Kadaresė ndaj Qoses. Titulli nuk ėshtė njė provokim, por parodia e hidhėt e njė antagonizmi tė paafrueshėm. E thėnė deri nė fund, papajtueshmėria e skajshme, ku ka arritur njė konflikt i skajshėm. Tashmė protagonistėt punojnė pa filtra. Nė ndarjen klasike, sipas sė cilės jepi Zotit ēfarė ėshtė e Zotit dhe Qezarit atė qė ėshtė e Qezarit, secili mėton Zotin. Pėr nga pesha e letrave, e famės dhe e fuqisė sė opinionit, ndoshta Rexhepi do tė lakmonte tė ishte njė Kadare, por meqė nuk arrin, ai e urren Kadarenė. Ismailin nuk e lė vepra tė jetė njė Qose, por edhe pa hipotekėn letrare, nuk do ta linte neveria, ai e pėrbuz Qosen.

    1. Nėse do tė kishte dalė njė Dante tjetėr, i cili tė shkruante posaēėrisht pėr dhembjen njerėzore dhe ta klasifikonte atė nė formė rrathėsh, pas vdekjes sė tim biri, Dritanit, unė do tė gjendesha nė rrethin e fundit. Kjo ishte arsyeja pėrse, me ta mbaruar dorėshkrimin, e futa nė sirtar. I mbyllur nė zinė time, njė prononcim publik m’u duk i pahijshėm. Por, veē kėsaj, dhembja nuk tė lejon tė mendosh gjatė pėr tjetėr gjė, tė hartosh ca teza, tė gjesh njė formė, tė bėsh njė shtrim sa mė tė pėrkorė dhe impersonal. Duket se nė gjendjen time dhe pa qėllime botimi, shėnimet i hodha siē mė erdhėn. Por meqė vala e ditės kaloi dhe prapė s’i harrova, kam njė lutje pėr lexuesin: praninė time ta marrė si detyrim tė njė dėshmitari.
    2. Ėshtė e vėrtetė, e kam dhe nga pėrvoja, vetėm bretkosat shtypen kur ndeshen demat. E kam pasur zakon edhe para viteve ’90-tė qė tė hyj midis “tė fuqishmėve”. Ndoshta (po modestia?) se Zoti mė thoshte brenda vetes “ji i fuqishėm edhe ti, ēliroje fuqinė”. Por mbi tė gjitha pėr njė takėm parimesh qė ndjek shumėkush, ngase janė tė pėrjetshme, ngrihen mbi tė gjitha pushtetet dhe, si shtylla kurrizore qė mban trupin, ia mbajnė kokėn njeriut. Aso kohe, hyja nė mes dy korifejve: Ismail Kadaresė dhe Dritėro Agollit. Tė parit duke ia pohuar copė (kam pasur dėshmitar Ndoc Gjetjen), sepse ashtu ma hodhi fjalėn ngacmuese: Po, e dua Dritėroin, e kam mik, ushqej mė shumė miqėsi pėr atė. Tė dytit (kam pasur dėshmitare gjithė redaksinė e gazetės “Drita”), i cili pėrkohėsisht mė bėnte lanet dhe mė “ndėshkonte” me masa disiplinore kur bėja shkrime pėr Ismailin, duke i qėndruar pėrballė i kam thėnė: Po, Kadare ėshtė shkrimtar i madh, e adhuroj veprėn e tij, prandaj e krahasoj me Proust-in, Kafka-n, Orwell-in etj. Por tashti, vetėm tashti pėr herė tė parė ia nxjerr pak majėn kėtij ajzbergu. As atėherė, as mė vonė, kurrė nuk shkoja te njėri pėr t’i kumtuar se ēfarė kishte thėnė tjetri. E pra, njėlloj si sot, edhe atėherė gėlonin burrat kurva.
    Tė bėhesh urė e konflikteve, aq mė tepėr t’i ndezėsh e t’i devijosh ato pėr keq, nė fillim mund tė duket vetėm si njė punė servilėsh nevojtarė. Mirėpo jo tėrė zhgunin e zė ky kallėp. Pushtat e pėrunjur, me pėsh-pėshet e sajuara dhe lėpirjet e pėshtira krijojnė miqėsi e armiqėsi tė pandershme, bile edhe keqkuptime tė hatashme, duke e helmuar gjithmonė klimėn artistike e duke ēuar plot autorė nė shpėrdorim, nė keqpėrdorim dhe nė mutpėrdorim tė energjive krijuese.
    S’e harroj njė gjest tė moralshėm nė shtėpinė e Kasėm Trebeshinės. Besoj ka qenė viti 1992 dhe po takoheshim pėr botimin e njė libri. Aty gjeta Mehmet Myftiun. Duket po bisedonin pėr Ismailin, puna e tyre, puna e secilit tė ruajė mendimin e vet. Mirėpo sapo hyra, Mehmeti iu drejtua Trebeshinės: “Tashti ta mbyllim, sepse dihet qė Zijai e pėlqen Kadarenė, ėshtė mik i tij.” (Po shtoj unė, sidomos mik i Letrave.) Edhe pimė kafe, edhe bėmė bisedat tona.
    Ka njerėz qė jo vetėm s’ia pėrtojnė, por edhe e kėrkojnė sherrin. Kjo na bėn tė largohemi pėr ēfarė na ndan, por ne ndahemi edhe pėr ēfarė na bashkon.
    3. Nė vitet ’80, pasi e kishte ndarė mendjen pėr vete, vjen njė shkrimtar dhe mė pyet nėse isha i gatshėm tė bashkėpunonim pėr ta botuar nė Tiranė romanin “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė” tė Rexhep Qoses, libėr qė e kisha lexuar nė botimin e Prishtinės. Madje, pėrveē propozimit, i kishte paramenduar edhe rolet: ai do ta merrte nė mbrojtje duke ia propozuar “N. Frashėrit” me njė recension analitik, ndėrsa unė tė ngulmoja pėr t’u bėrė redaktor i jashtėm.
    Tė dy e dinim se, pėr politikat tona tė asaj kohe, njė vepėr e shkruar ashtu, ishte me spec. Por i njihnim gjithashtu “taktikat mbrojtėse” dhe ia hymė punės. Prit e prit, botimi hiē. Mė thotė njė ditė ai shkrimtari, nuk duan ta botojnė, kanė rezerva, filani e mban nė sirtar, kėrkon tė hiqen faqe tė tėra, edhe dy kapituj, ndoshta duhet ndonjė ndėrhyrje. Mė vajti mendja te njė njeri babaxhan, qė e kisha njohur nė Has, afėr kufirit me Kosovėn. I vajta nė zyrė Mehmet Karakushit (atėherė nė KQ tė Partisė) dhe botimit iu hap rruga.
    E dini cili ka qenė ai shkrimtari, qė tregonte aq dashamirėsi dhe kėmbėngulje pėr veprėn e kolegut nė Prishtinė? Ismail Kadare. Dhe kjo ndodhte shumė vjet pėrpara se ta ndėrmerrte po atė nismė nė Francė.
    4. Pas viteve ’90, nė njėrin nga kthimet e tij nga Parisi, i vajta nė shtėpi Ismailit pėr vizitė. Se si ra fjala pėr njėrin nga librat e tij tė fundit dhe i thashė se e kisha lexuar nė Graz. I kujtova se njėrit prej njerėzve tė nominuar, i cili autorit mund t’i kishte bėrė ndonjė shėrbim personal, ia kishte rritur si shumė kandarin, pasi mė tepėr se nxitės e liberal, kishte qenė frenues i zhvillimeve letrare. Reflektoi shpejt. Unė nuk mund ta ndryshoj tekstin, ma ktheu, por nė njė ribotim mund tė vė njė poshtėshėnim dhe ia heq spaletat qė pėrmende.
    Por, nė tė vėrtetė, nuk ishte kjo kryesorja qė doja t’i thoja. Mė e rėndėsishmja ishte qė, sipas meje, nuk duhej tė harxhonte shumė kohė me libra, ku shpjegohej e justifikohej ana politike e disa momenteve tė jetės sė tij apo e disa krijimeve letrare. Dhe ia thashė hapur (dėshmitar - Visar Zhiti): Ėshtė koha ta administrosh sa mė frytshėm energjinė tėnde krijuese. I erdhi mirė apo jo, nuk i vari hundėt. Pėrkundrazi, i sertė e hujli siē ėshtė nganjėherė, dėgjoi duke bluar. Edhe mė vonė, ndoshta i mėsuar me mua, po ashtu u tregua i vėmendshėm kur i pata bėrė “njė vėrejtje”, dua tė them njė sugjerim, lidhur me kompozicionin e njė kryevepre botėrore, siē ėshtė “Pallati i Ėndrrave” (dėshmitar - Bujar Hudhri). Sipas meje, nė anėn kompozicionale do tė mė pėlqente forma e rrethit, qė mbyllet nė pikėn ku ėshtė nisur.
    Nė atė vizitėn qė pėrmenda, pėr tė qenė i sinqertė, e kisha nė mend njė kurth. Unė gjithnjė jam shprehur se Vepra letrare e Kadaresė ėshtė e vetėmjaftueshme. Me atė kurthin e tėrthortė, qė nė fakt ishte njė joshje, doja ta tėrhiqja nė problematika sa mė madhore sepse, siē ėshtė dėshmuar, kėto problematika ēojnė nė libra tė rėndėsishėm. Unė kisha mall pėr eseistikėn e tij tė tipit “Eskili, ky humbės i madh”. Libra tė tillė, edhe pse doemos pėrmbajnė unin vetjak, tė ēojnė gjithashtu tek uniciteti nacional, mvetėsitė dhe pėrbashkėsitė e kombeve. Me tezat qė rrok dhe me synimet qė ka, a nuk ėshtė i tillė edhe “Identiteti evropian i shqiptarėve”? Veēse, dhe kėshtu pranohet ngado, sa herė qė njė shkrimtar shkruan njė ese, ajo nuk lexohet si studim i mirėfilltė shkencor, shkenca “tė mbėrthen, tė lidh” me faktin e konceptin, ndėrsa eseja e shkrimtarit ėshtė mė e lirė, mė e letrarizuar, prandaj mbizotėrohet nga trillet e vizionit dhe metafora.
    Tė gjithė e dinė tashmė se ēfarė ka qenė Molla e Ndaluar, ndryshe Molla e Sherrit, qė ēoi nė mėkatin primordial tė njerėzimit. Afėr mendsh, thjesht pėr figurė, por njė mėkat kafshate bėn edhe Rexhep Qosja kur, duke u marrė me njė mollė, kėrkon ta shndėrrojė doemos nė gorricė.
    5. Kam qenė kryeredaktor i gazetės “Drita” nga viti 1984 deri nė verėn e 1990-ės. Mbaj mend mjaft intervista dhe artikuj “bombė”, tė cilėt Rexhep Qosja i botonte nė shtypin e huaj, pastaj ne i ribotonim nė gazetėn tonė. Sigurisht, kishte dhe atėherė autorė tė tjerė nga Kosova qė e ngrinin zėrin, por nė shtypin e huaj tė rrallė me atė staturė. Pėr “inat” tė Kadaresė, po e zhvesh nga ironia njė togfjalėsh qė ka pėrdorur nė pėrgjigjen polemike. Nė atė kohė, baca Rexhep ishte vėrtet njė nga flamurmbajtėsit e ēėshtjes shqiptare, e mbante dhe e tundte me guxim kėtė flamur pėrballė regjimit shovinist, regjimit zyrtar serb. Nė atė kohė ishte shpejt, Kosova ende nuk ishte bėrė simbol i Perėndimit kundėr shtypjes dhe gjenocidit qė ushtrohej ndaj njė populli evropian. Qosja dha ndihmesė dinamike, ndihmesė tė hershme pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės. Dhe mė pas, kur u ndėrkombėtarizua e madje kur u ēlirua, kur nga njė mendimtar politik Qosja u bė dhe veprimtar politik, uthulla e fortė plasi enėn e vet: egocentrizmi dhe ambiciet e tepruara e shtynė profesionistin deri nė gabime amatorėsh. Ndėrkaq, nė anėn e kėtejme, Kadare nuk deshi as kolltukun presidencial.
    Por, sidoqoftė, koha ashtu rrjedh, segment pas segmenti. Dikur shkohej me karrocė nga Franca nė Rusi dhe nga Rusia nė Francė, teksa rrugės kuajt ndėrroheshin. Ėshtė e pafalshme qė kujtdo, nė Letra, nė politikė apo nė ēdo fushė tjetėr, t’i mohohen meritat e avangardės, kontributet e tėrheqjes pėr njė copė rrugė.
    6. I ndodhur pėr njė panair libri nė Prishtinė (sa vite kanė shkuar?), i telefonova Rexhepit pėr njė vizitė nė shtėpi. Mė priti krahėhapur, siē kisha vajtur. Kėsaj here emrin e dėshmitarit nuk po e vė nė kllapa, ishte Naim Balidemaj. Dikush na njohu nė njė kafene, aty mė dhuroi librin e tij “Rreze e largėsi”, qė shoqėrohej me njė pjesė tė recensionit tė Rexhep Qoses. Duke vėnė lentėn e zmadhimit, siē ngjet shpesh nė sikletin e dedikimeve, nė autograf kishte shėnuar ca fjalė qė mė skuqet faqja, po t’i citoj. Shkurt, mė bėnte tė madh. Ndėrsa aty ku vajtėm mysafirė, sapo vėrejti kundėrshtitė nė mendime mes meje dhe tė zotit tė shtėpisė, vuri nė ēast lenten e zvogėlimit: kushedi, iu duka sa njė dromcė! U distancua nga unė dhe, pa argumente tė shpjeguara, mbajti anėn e Profesorit. Me gjithė teprimin, kjo m’u duk njerėzore, ishte shenjė respekti, njė garanci mirėbesimi te njeriu qė adhuronte. Dhe, nė fakt, nuk e cėnoi bisedėn.
    Pėr ēfarė u bisedua? Shkon gjuha ku dhemb dhėmbi dhe ra fjala pėr Sali Berishėn, figurėn e tij, rolin politik. Pėr shkak tė njė “vesi” qė s’mė shqitet, sa herė qė miqtė nuk janė tė pranishėm dhe dikush i atakon, mua mė rritet ajami pėr t’i mbrojtur. Nė kėto raste, madje, ua rris vetvetiu pjacėn, si njė parapritė ndaj vrullit krejtmohues tė tjetrit. Them me vete se po, atė qėndrim do tė kisha mbajtur edhe sikur tė ishte Doktori duke folur kundėr Profesorit, me njė kusht: nė praninė time dhe nė mungesė tė Rexhep Qoses. Por rasti e solli siē e solli. Unė kisha bindjen se mbroja gjithashtu tė vėrtetėn, bindjen qė kam edhe sot. Duke pranuar gabimet qė ka bėrė, ēfarė s’kam mėnguar t’ia them me kohė nė shtyp dhe sy pėr sy, pėr mendimin tim Berisha ėshtė ndėr liderėt politikė mė kontribues, mė tė ndjeshėm e mė vetėkorrigjues, mė energjik e mė intelektual, sesa nja njėqind pseudopolitikanė e pseudointelektualė shqiptarė tė marrė sė bashku, tė cilėt rrejnė kur apelojnė ideale, sepse dallon ideali qė e ka rrėnjėn nė zemėr, nga ai qė e ka rrėnjėn te xhepi. Pikėpamja ime ishte se Doktori nuk kishte shpėtuar pa ndonjė gabim edhe ndaj Profesorit, por mllefi i profesorit e tejkalonte hatėrmbetjen njerėzore dhe, deri diku, ishte vetėvrasės.
    Folėm, natyrisht, edhe pėr Kadarenė. Nė terrenin tim, pėrballė ēdo kolegu serioz, aq mė tepėr njė veterani tė Letrave si Rexhep Qosja (pavarėsisht nga sa thuhet, pra se tashmė ėshtė amortizuar dhe kredencialet e tij kanė rėnė nė qarqet letrare), jam sėrish i gatshėm tė dėgjoj. Tė dėgjoj dhe tė dėgjohem, tė kundėrshtohem dhe tė kundėrshtoj, tė flas lirisht, larg avokatisė, duke e zėvendėsuar pasionin me argumentin estetik, pa e bėrė as tė bardhėn tė zezė, as tė zezėn tė bardhė. Unė nuk kėrkoj qė bashkėbiseduesi tė mendojė patjetėr si unė, por s’ka autoritet, nga maja e ēfarėdo piramide (ėshtė provuar nganjėherė), qė tė mė imponojė me zor njė ide, pa u bėrė mė parė edhe bindja ime.
    Tė tjerat?.. Tė tjerat ndoshta s’kanė rėndėsi, ne u ndamė nė oborr, ku kishte dalė tė mė pėrcillte. Por nga tė tjerat po kujtoj njė theksim: diversiteti nuk e pėrjashton a priori respektin e ndėrsjelltė.
    Kur e pėrdorim kurrizin si mur, domethėnė duke ia kthyer shpinėn pėrfundimisht njėri-tjetrit, atėherė nga tė dyja anėt ajo ēfarė ėshtė e mugėt bėhet e zezė, dhe ēfarė ėshtė e zezė bėhet edhe mė sterrė.
    7. Muri nuk mund tė fshihet mė, ėshtė vėnė. Edhe titulli duket sterrė. Por ky nuk ėshtė njė provokim, ėshtė parodia e hidhėt e njė antagonizmi tė paafrueshėm. E thėnė deri nė fund, papajtueshmėria e skajshme ku ka arritur njė konflikt i skajshėm. Tashmė protagonistėt punojnė pa filtra. Nė ndarjen klasike, sipas sė cilės jepi Zotit ēfarė ėshtė e Zotit dhe Qezarit atė qė ėshtė e Qezarit, secili mėton Zotin.
    Pėr nga pesha e Letrave, e famės dhe e fuqisė sė opinionit, ndoshta Rexhepi do tė lakmonte tė ishte njė Kadare, por meqė nuk arrin, ai e urren Kadarenė.
    Ismailin nuk e lė Vepra tė jetė njė Qose, por edhe pa hipotekėn letrare, nuk do ta linte neveria, ai e pėrbuz Qosen.
    8. Ministria e Kulturės nė Tiranė, nė nderim tė 70-vjetorit tė shkrimtarit, e ka shpallur 2006-ėn si vit tė Kadaresė. Nganjėherė njeriu ndjehet mirė nė oponencė me institucionet e shtetit, pasi shpesh bėjnė punė pa mend. Aq mė tepėr qė, ndaj personaliteteve me rrezatim tė gjerė publik, ekziston i ashtuquajturi servilizėm shtetėror. Por nė kėtė rast ėshtė vepruar drejt, madje motivi i shpallur, pėr mua, nėnkupton edhe njė tė pashpallur. Kadare e ka merituar prej kohėsh Ēmimin Nobel dhe, pavarėsisht se ēfarėdo tė bėjnė shqiptarėt nuk ndikon te juria, do tė ishte e turpshme tė rrimė nė pritje si qyqarė, pa afishuar kombėtarisht Veprėn e shkrimtarit tonė. (E di se ndahen opinionet edhe pėr Nobelin, nė Itali u “bė qameti”, por Ismail Kadare nuk ėshtė Dario Fo.) Kjo nuk do tė thotė tė falsifikohen vlera, sepse asgjėkundi nuk e hanė sapunin pėr djathė. As do tė thotė tė pushohen polemikat, sepse do tė ishte e dėmshme. Por do tė thotė qė tė orientohemi drejt dhe, falė Zotit, nė rastin e Kadaresė vlerat janė tė pranuara botėrisht.
    Ja, tė paktėn kėtu ka gabuar R. Qosja me shkrimin e fundit, njė gabim ndaj optikės sė pėrgjithshme. E zėmė pėr njė ēast se “Identiteti evropian i shqiptarėve”, njė titull mė tepėr nė bibliotekėn e pamatshme tė Kadaresė, sinqerisht nuk i ka pėlqyer, pėrkundėr shumė tė tjerėve qė e pėlqejnė. Por a nuk do tė ishte profesionalisht mė e pritshme, taktikisht mė e dobishme, moralisht mė e pastėr qė, nė vend tė merrej me njė libėr mospėlqyes, veēanėrisht kėtė vit studiuesi i njohur Rexhep Qosja t’i kushtonte Kadaresė po aq faqe pėr pėlqimet e kryeveprave?! Ngazėllimi me tė keqen, kushedi pse, ka diēka qė tė pėrqeth. Nė pėrvjetore tė tilla, kur shėnohet kurorėzimi i veprės dhe i pleqėrisė sė njė kolegu, ndonėse ėshtė rasti pėr t’u ngritur mbi vetveten, prapė se prapė mund tė heshtėsh, nuk merr pjesė nė banketin e “kundėrshtarit”. Por nė qoftė se zemra nuk tė lejon t’i ēosh dikujt njė vazo me trėndafila pėr ditėlindjen, po zemra vetė duhet ta ndalojė t’i bėsh “dhuratė” njė qyp me gjemba.
    9. Mė fal qė pėr pak kohė, biri im, e ndėrpreva bisedėn nė vetmi me ty, shėnimet pėr ty, dhe m’u hap goja pėr tė folur publikisht. E pėrsėris, nėse do tė kishte dalė njė Dante tjetėr, qė tė shkruante posaēėrisht pėr dhembjen dhe ta klasifikonte atė nė formė rrathėsh, pas vdekjes tėnde do tė gjendesha nė rrethin e fundit. Mirėpo tamam pse jam atje, shoh sipėr meje rrathė tė tjerė. Pa dyshim, njėri ėshtė rrethi qė shėnon atė dhembjen njerėzore, e cila vjen nga drejtėsia e munguar dhe alibia e pandershme.
    __________________________________________________ _______________

    Paksa i gjate dhe i lodhshem ne te lexuar?

    Kur po lexoja kete artikull, pata ndjesine sikur isha ulur ne "balkon" - sic thoshte dikur i madhi Tano Banushi, ndjese paste - dhe po beja disa thashetheme me kojshine, duke pire nga nje kafe turke. Dhe kur kojshia ishte mosbesuese ndaj thashethemeve te mia, i mbushja mendjen: "eshte e vertete, kam deshmitar edhe filan fistekun"

    Thone qe shkrimtaret dhe artistet jane ndergjegja e kombit.

    A mos valle e tille eshte ndergjegja e kombit tone?

    A jane Zija Celerat pasqyra e shpirtit te shoqerise shqiptare?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #288
    E Marte, 23 Maj 2006


    MES DY POLEMIKASH

    Polemikat ne mes te koloseve te filozofise, te letersise etj., jane te nevojshme per ne nje shoqeri primitive apo ne evolucion drejt civilizimit. Nepermjet polemikave te tilla dikujt i hapen syte e dikujt i mbyllen varesisht prej sferes se interesave te polemizuesve. Ne vende te civilizuara te shumten e rasteve polemikat zhvillohen jo per interesa e xhelozi personale, por per hir te ndricimit te ndonje teorie shkencore apo pervetesimit te punes studiuese profesionale.

    Polemika, respektivisht pergjigjet e Ismail Kadarese i takojne dhe i ngjajne polemikave te ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqesisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarine e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh balte e pluhur duke u munduar te njollose figuren e studiuesit te njohur Rexhep Qosja.

    Pse ngrihet kunder Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarine artistike te tij por deklaratat e tij?

    Ngritja e tij kunder Rexhep Qosjes eshte evidente dhe normale, ngase secili njeri deshiron te mbroje interesat personale, shoqerore e kombetare. Ne kete rast Kadare nuk eshte hedhur te mbroje interesat as shoqerore e as kombetare, por thjesht ato personale, qe djallezisht di te ruaje gjakftohtesine. Ne menyre perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qe po ashtu mjeshterisht e kamuflon ne emer te internacionalizmit ne romanin e tij proserb "Ceshtje marrezie" faqe 66.

    Pas kritikave te Qosjes, eshte pritur dhe ishte krejt normale, qe Kadare te pergjigjej dhe e kunderta as qe imagjinohej. Dihej se ai do te reagonte ngase Qosja kishte analizuar vepren e Ismail Kadarese dhe kishte zbuluar kodin e gjuhes sekrete te shkrimtarit shqiptar te madh por njeriut shpirtngushte e te vogel. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhes se dyfishte te Kadarese qe vetem ai din ta perdore gjuhen e tij me dy tehe: kur i bie mire gjithnje le hapesire per t'u penduar, per t'u "korrigjuar".

    E atij cdohere i bie mire. Cdohere Kadare ka hapesire per pendime e korrigjime. Nuk po hyjme ne periudhen e tij kur ishte besniku i Nenes Parti, sepse shumica e krijuesve duhej te kalonin neper ate ure besnikerie e devotshmerie, ne te kunderten te digjte flaka e Partise.

    Mirepo, Kadare ka lene hapesire qe edhe kesaj periudhe te tregohej se ishte krijues disident, gje qe eshte genjeshter e kulluar. Shkrimtar disident te vertete ishin Solzhenicini e shume shkrimtare tjere ruse, polake, cekosllovake etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet per t'i mbrojtur deklaratat e tij politike qe gjithnje i kishte te gabuara dhe destruktive, per te mos thene antikosovare. Kjo eshte arsyeja qe Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qe fajin ua hedh te tjereve.

    Kadare paraqitet engjell ne lekuren e djallit. Deklaratat e tij politike nder me te njohurat jane teorite e tij per tri lufterat qe u zhvilluan ne trojet shqiptare.

    Per lexuesit dhe opinion e gjere jane te fresket artikujt e Kadarese kur thoshte se lufta qe zhvillonte UCK ja eshte e demshme dhe se shtetet perendimore do na merrnin si terroriste, pastaj kur luftimet kaluan ne trojet shqiptare ne Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kunder luftes qe bente ushtria jone kunder forcave maqedonase, e per luften qe zhvillohej ne Luginen e Presheves, shkrimtari yne Kadare po ashtu ishte kunder kesaj lufte.

    Pak para se keto luftera te perfundonin, Kadare dinte ta perdorte gjuhen e korrigjimit duke deklaruar ne favor te ushtrise sone. Kadare di te ushqehet me dy e me shume luge, sepse ashtu e ka kalitur Nena Parti.

    Nuk po e cek deklaraten e Kadarese para pak vjetesh, kur thoshte se ne Kosove nuk ka letersi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten per te mbetur i paster bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastertise as kombetare e as njerezore por hallin se po humbte gjysmen e lexuesve shqiptare e sidomos simpatine e kosovareve te diaspores, prej te cileve ka zhvatur dhe vazhdon te zhvate.

    Po te analizohet mire "Kadare: Pabesia e nje polemisti", nuk mbetet as dyshimi me i vogel se Kadare i ka pergatitur mire pergjigjet e tij ngase fjalite i ka te strukturuara, gje qe po te ishte pergjigjur verbalisht ne menyre spontane, te gjithe i dine fjalite e tij, qe dukshem dallojne nga ato te shkruara.

    Pra, Kadare genjen qe ne fillim te intervistes se tij kur thote se i pergjigjet kerkeses se gazetarit se ai nuk e kishte ndermend te merrej me polemike. Qe ne fillim te intervistes Kadare i peshon fjalet, dhe me nje fjali deshiron te rrenoje tere veprimtarine e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikerisht me pabesi ne kampin e Serbise.

    Kadare per ta lare veten, ne menyre te sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qe e mbron teorine e serbeve. Kadare e perdor tere djallezine e tij dhe arsenalin e fundit qe ka nder duar per te shpetuar veten duke ia hedhur tere fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri qe mbron tezen serbe. Me kete ai ka vjelle helmin e tij te kamotshem jo vetem kunder Qosjes, por kunder tere intelektualeve shqiptare qe jeten ia kushtuan ceshtjes kombetare.

    Kadare eshte dashur ta perdore tere arsenalin e tij sepse ai nuk eshte mesuar qe te kritikohet nga qytetaret e Kosoves. Jo. Qytetaret e Kosoves kane halle me te medha. Qosja e qytetaret e Kosoves nuk e akuzuan Kadarene as atehere kur villte vrer kunder bijve dhe bijave qe luftonin me ushtrite armike.

    Nuk e kritikuan Kadarene as atehere kur deklaronte kunder tere shkrimtareve te Kosoves. Jo. Qosja dhe qytetaret e Kosoves nuk e kritikuan as atehere kur iku nga Shqiperia e pas tij krijoi konfuzitet, shperngulje dhe tollovi te paprecedent ne tere historine shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mesuar te sakrifikojme veten per Shqiperine dhe shqiptarine. Le te na fyeje, thoshin kosovaret, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarise.

    Fyerjet e Kadarese jane te renda, jane infantile dhe ne vend se te ngrihet rrokullis veten ne fund te humneres. Ne kerkim te cilit flamur eshte Qosja, e ne kerkim te cilit flamur eshte Kadare?

    Kadare shkruan gjegjesisht se Qosja qenka ne kerkim te nje flamuri, e sipas Kadarese Qosjes i ka humbur flamuri i "revolucionit te vonuar", i paska humbur flamuri politik ne zgjedhjet e lira te Kosoves dhe tani qenka ne kerkim te flamurit mysliman. Dokrra te Ismail Kadarese. Nen keto akuza Kadare fshihet nen hijen e fajesive te tij. E para, Rexhep Qosja nuk eshte ne kerkim te flamujve te askujt, por te flamurit te tij kombetar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dale te jete protagonist i myslimanizmit.

    Kadare e kupton, por qellimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes per myslimanizem. Qosja eshte i vetedijshem (sic eshte i vetedijshem edhe Kadare), se shqiptaret aktualisht jane popull me tri besime fetare, por Qosja nuk perdor meskinitet qe per interesa te tij personale te deklarohet sipas nevojes, situates dhe interesave sic deklarohet Kadare.

    Kadare kur rri me intelektualet katolike deklarohet katolik jo qe ai eshte katolik, por nga kjo deshiron te perfitoje. Kur ai rri me boten e besimit mysliman thote se i takon besimit te tyre, e madje e perdor emrin ISMAIL si prove qe eshte i besimit te tyre. Kadare i pershtatet interesave dhe situatave, e kete gje ai ka ditur ta beje edhe ne sistemin komunist te Enver Hoxhes.

    Qosja e di se perendimoret nuk kemi nevoje t'i genjejme se gjoja jemi katolike, ngase ata e dine kush jemi dhe sa vlejme. T'i mashtrojme perendimoret se jemi katolike, ne e mashtrojme veten e jo tjeret. Qosja e mbron tezen se qytetaret e Kosoves aktualisht jane shumice myslimane dhe ate te moderuar. Qosja nuk eshte gjuajtur per te dale protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetaret e Kosoves nuk jane te tille.

    Historikisht dihet se shqiptaret kane nderruar besimet religjioze sipas nevojes dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjehere nuk kemi qene te vendosur, por gjithnje kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi nderruar identitet dhe flamur.

    Historikisht dihet se pushtuesit me pare i kane perdorur njerezit me fame qe te aderojne ne religjionet e tyre qe na i sollen. Te famshmit e atyre koherave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikerisht sic eshte duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nese anon nga besimi katolik do e fitoje cmimin Nobel.

    Rexhep Qosja nuk don ta mashtroje askend qe te deklaroje se shqiptaret e Kosoves jane katolike dhe se demonstruesit e vitit 1981 kerkonin kthimin ne religjionin e te pareve.

    Po cili eshte religjioni i te pareve tane?

    Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton te gjithe ata myslimane (si Kadare e tjere), qe per interesa te tyre personale deklarohen sic ua kenda. Ata qe mohojne identitetin e tyre, ata shesin nene e babe, fe e atdhe. Te tillet nuk i nevojiten as Perendimit e as tjereve. Jam i bindur se po te vinte nje superfuqi sic jane Amerika dhe Evropa me nje besim fetar, Ismail Kadare do te deklaronte se te paret tane e kishin te njejten fe.

    Kadare vete eshte ne kerkim te nje flamuri te cilin nuk po e gjen dot. Ne fakt, Kadare eshte ne kerkim te flamurit te interesave personale. Ai i nderron flamujt si kemishet. Aty ku i bie mire, aty edhe e ngrit flamurin dhe cadrat e tij.

    Kadare e akuzon Qosjen per percarje fetare e vete ishte nismetari i kesaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 ne Kosove kerkonin kthimin e besimit katolik. Po te ishte keshtu Serbia do na kishte dhene katolicizmin qe moti.

    C'fjalor rrugacesh perdor Kadare, kur akuzon duke thene: "gjithe halldupeve shqiptare", kur flet per letersine.
    Edhe naivi e di se letersia shqiptare eshte shqiptare dhe asnje nenshtetas i ndonje shteti nuk mund te krijoje letersi franceze kur nuk eshte francez apo anasjelltas. Letersia eshte letersi e shqiptaret jane pjese e Evropes, dhe quhet letersi evropiane nese ajo ka vlere.
    Nuk eshte e vertete aspak qe ne hapesiren shqiptare ekziston nje prirje per kunderevropianizem.

    Ky mendim "filozofik" i Kadarese eshte me prapavije destruktive. Si mundemi qe ne qytetaret e Kosoves te jemi me ide kunderevropiane dhe kunderamerikane?! Ne tere Kosoven nuk ekziston asnje shqiptar qe eshte kunder Evropes dhe Amerikes. Madje kjo po deshmohet ngase prej 1999 e deri me sot, asnje ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne bote eshte Kosova, qe ushtaret amerikane dhe evropiane i respektojme, madje ata veten e ndjejne si ne pushime e jo si ne nje zone te rrezikshme sic u kane thene Beogradi.

    Mendimi i Kadarese perforcon tezen e Beogradit se ne nuk e meritojme lirine. Nese kjo fryme e antievropianizmit ekziston ne Shqiperi, Kadare mund te jete i informuar, por ne Kosove nuk ka as antiamerikanizem e as antievropianizem. Kjo teori per here te pare po "zbulohet " nga Kadare.

    Ndoshta Kadare qellimisht deshiron te na e fuse kete ide imagjinative te tij, sepse pastaj ai do te dale para pardoneve te tyre si mbrojtes i evropianizmit dhe librat do t'i shiten me shume, e ndoshta si kalores e mbrojtes i nje levizjeje imagjinative ai edhe do e fitoje cmimin e shumepritur Nobelin.

    Kadare deshiron me tere forcen e tij intelektuale qe Qosjen ta beje te parendesishem, por nuk i pi uje mesazhi i tij. Kur Kadare i permend zgjedhjet e lira ne Kosove, ai nuk e fyen vetem Qosjen por edhe tere bijte e bijat qe luftuan kunder forcave serbe, sepse Kosova eshte vendi i pare ne bote ku krahu qe lufton per pavaresi te humbe voten e popullit per te cilin u sakrifikua.

    Kadare gabon shume, sepse ne ne Kosove e dime kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet te dije se mbi 50% e deputeteve dhe ministrave te Kosoves qe fituan ne zgjedhje, jane ish bashkepunetoret e Serbise. Kadare e di, por hesht sepse ia kenda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qendrimi i Rugoves ishte nje buqete lule per Millosheviqin.


    Nga Reshat Sahitaj

    "Koha Jonė"

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Kadare si shkrimtar edhe si analist dhe mendimtar eshte shume me lart se qosja. Ata qe e mbrojne qosen nuk e bejne kete pasi ju dhimbset qosja, por pasi gjene tek qosja nje tjeter njeri i cili i mbeshtet ne idete e tyre muhamedane.
    Pajtohem plotėsisht me Lunesta! Kadare qendron aq lartė sa qė nuk arrihet dot jo nga Qosja shumė i vockėl kundrejt tij, por edhe nga kushdo qė sheh ėndėrra tė jetė afėr tij. Dhe vėrtetė Qosja tashmė nuk i dhėmbėset askujt, porse kundėrshtarėt e mėdhenjė tė Kadaresė duan tė mbėshtetėn ( me gjasė pėr njė hu tė kalbur) dhe ta sulmojnė shkėlqimin e Kadaresė, i cilia ua vėrbon sytė. Por kotė e kanė! Qentė sado qė lehin nuk arrijnė dot ti kapin yjet, derrat sado pluhur dhe baltė tė bėjnė arrijnė vetėm ta pluhurosin dhe ta baltosin vetėm vetėn e tyre.

  10. #290
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Qosja eshte desperat dhe kerkon vemendje .Kohe me pare e kisham simpatik, sot antipatik.
    Kadare e din qe nuk eshte afrikan e as aziat. Keta tjeret nuk e dine se cka jane, te humbur ne reren e shkretetires.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 29 prej 58 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •