Close
Faqja 28 prej 58 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 573
  1. #271
    REALITETI I SHPĖRFILLUR (IX)


    Shkruan: Rexhep Qosja

    Nė turrin e tij shpėrfillės tė pėrbėrėsve myslimanė nė tė vėrtetė tė identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpėrfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionė shqiptarėve e kjo do tė thotė se ka shpėrfillur qytetėrimin qė i ka krijuar ata!

    Dhe, jo vetėm kaq.

    Nė kėtė turr shpėrfillės Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim – se ėshtė shprehja e tij dhe njė identitet – se ėshtė dėshmia e tij.
    Domethėnė: nė kėtė turr tė myslimanofobisė sė tij, tė supozuar tė leverdishme sot, ai ka shpėrfillur njė qytetėrim - njė sistem vlerash materiale e shpirtėrore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qė karakterizojnė identitetin mysliman tė shqiptarėve myslimanė e qė, bashkė me identitetin e krishterė tė shqiptarėve tė krishterė, ėshtė i pėrmbajtur nė identitetin e pėrbashkėt: nė identitetin kombėtar shqiptar.

    A ėshtė e mundshme?

    Mos ka dashur Ismail Kadare t’i bėjė tė verbėr dhe t’i bėjė tė shurdhėr evropianėt qė kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė dhe nė Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare tė na bėjė edhe ne tė verbėr dhe tė shurdhėr: tė mos shohim ēka shohim dhe tė mos dėgjojmė ēka dėgjojmė! Dhe, tė mos jemi edhe ēka jemi!
    Po, kjo ėshtė e drejta e tij: njeriu mund tė bėjė me veten ēka tė dojė. Nuk mund tė bėjė ēka tė dojė, ndėrkaq, me tė tjerėt: me identitetin e tyre. Mbas pėrmbysjes sė komunizmit kjo quhet shkelje e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

    Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė

    Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye: e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen, dhe e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin.

    Duke vrapuar nėpėr histori ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare.

    Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themi identitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, tė botuar nė gazetėn Panorama, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian se, po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike dhe shtetėrore, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve.

    Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme.
    Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Perėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės i identitetit tonė: kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė; shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės; konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė; politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile; lidhja pushtet-medie qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave; demokracia frikėsuese-predikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrshtrirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė; plaēkitja marramendėse e pronės dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre; luksi tragjiko-komik i njerėzve tė politikės nė Kosovė ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė bardhė, afėr Prishtinės,si ajo nė Uashington dhe Ditėn e presidentit, domethėnė tė vetvetes, si Dita e stafetės sė rinisė e Marshall Titos; despotėt qesharakė tė cilėt, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara me tė cilat i bėjnė “figura kombėtare” miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet; politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre; administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės; qėrimhesapet foljore dhe trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė; kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. E tė tjera e tė tjera.

    Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta:

    1.tė despotizmit oriental,
    2.tė tribalizmit primitiv, dhe
    3.tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm.

    Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian!
    Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian t’i zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė.

    Njė nga personazhet nė romanin Mbreti i xhindeve tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė pėrpjekur qė t’i japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė.

    E kuptueshme!

    Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike dhe bashkėkohore me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme, nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe s’mund tė bėhet. Mjerisht.

    Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral qė letėrsia dhe kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet!

    E, kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten:

    -ndershmėria intelektuale;
    -intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si t’iu pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn nuk pranojnė t’ua flijonė leverdive vetjake:
    -intelektualė qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė –si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.

    (FUND)

    Prishtinė - 19.4.2006

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    POLEMIKĖ E PADĖSHIRUAR NE MOMENTIN HISTORIK


    Krejt kjo eshte ne momentin me te papershtatshem, per statusin e Kosoves, sikur qellimisht te jete inskenuar, per ta penguar pavaresine e Kosoves - pikerisht gjoja nga dy shqiptare te medhenj, qe mund te jene te medhenj per letersi, por jo per politike, sepse qe te dyve iu ofrua mundesia e kyējes ne politike dhe te dyte deshtuan: njeri nuk pranoi te kthehet ne Tirane, e tjetri deshtoi ne Prishtine!

    Gjith kjo nxehje damaresh religjioz thuase nuk e dijme realitetin se sa jane shqiptaret musliman e ne cfare nivelit jane, sa jane orthodoks, e ne cfare niveli jane (per te zezen e Shqiperise se Jugut), e per shqiptar katolik te mos flasim, per nje perqindje 6-7%, qe jane sehirxhinj ne kete skene a prapaskene te goditur, pikerisht permes dy kokave letrare - qe as vet nuk jane pjese vepruese e asnjerit
    religjion edhe zhgenjejne secili ne menyren e tij - per nje gje qe nuk jane kompetent!

    Me kete asgje nuk bejne vetem rrxojne imazhet e tyre ne sy te kombit, duke u bere prijesa te dy taborreve te mundshme, qe as nuk ekzistojne brenda kombit shqiptar! Thuase, nuk e dijme se kujt qyteterimesh iu perkasim, thuase nuk e dijme sa fetar jemi, thuase nuk e dijme ne mullinj te kujt shkon kjo polemike!

    Kjo eshte paksa e ēuditshme, kur njeriu hiqet ne shqyrtimin e identitetit kombetar shqiptar, permes mllefeve te identitetit personal! Kjo shihet me shume nje polemike ndermejt dy identiteteve personale, se sa per nje identitet kombetar!
    Kur flet per identitet kombetar, duhet ta leshe anash identitetin personal, sepse identiteti kombetar nuk njeh ndasi, identitete personale, as identitete fetare!

    Fete duhet lene te qeta, te veprojne ashtu si dijne vet, sepse as nuk mund te ndreqesh asgje, as nuk mund te besh imponime, po as devijime - sepse ato kane marre drejtimet e tyre si procese sikur ne secilin vend te botes! Sa qesharake eshte t'i thuash sot njeriut, te nderroj fene e tij - aq me qesharake eshte te parqitesh nje mbrojtes i nje feje qe vet deklaron se nuk mbane!

    Krejt kjo eshte per te krijuar edhe nje huti te re kombetare, denigrim te identiteteve personale, duke vetrrenuar vepren tende ne profesionin qe ke! Edhe njehere para kesaj here, paten tentuar te hyjne ne polemike dhe me plot te drejte moren pergjegjen e merituar: ''ulni penat!'' E tash eshte krejt vone te ulen penat! Mendoj se edhe tek ne, duhet te hyje ne veprim shprehja: mos fol per mua! Krejt cfare ke fol per vetveten! Fol per kombin e shfryju per veti - nuk ben!

    Tash ne daēin t'i ulin penat, ne daēin t'i mprehin - krejt njesoj eshte!

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sheklli

    Intervistė me publicistin Ardian Klosi

    Klosi: Polemika e Qoses ndaj Kadaresė, njė logoré pa fund


    Shekulli

    “Identitete gėnjeshtare“ i quan tek e fundit publiciti Ardian Klosi gjithė hamendjet, pėrqasjet, rrekjet pėr t’i dhėnė njė shpjegim tė saktė indetitetit evropian tė shqiptarėve duke marrė pėr bazė indetitetin fetar. Publicisti, qė ndryshe nga shumica e atyre qė kanė marrė pjesė nė pasdebatin ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, apo ndėrmjet sprovės “Identiteti evropian i shqiptarėve“ e tė parit dhe “Realitet i shpėrfillur“ e tė dytit, ėshtė njohės i tė dy veprave dhe gjykon duke iu referuar drejtpėrdrejt atyre. Veē tė tjerash, Klosi shton interpretimin e tij pėr rolin e identitetit fetar nė letėrsinė tonė tė mėhershme dhe nė jetėn e pėrditshme sot, duke mos besuar fort tek pėrcaktimi si i brishtė i ekuilibreve fetare nė Shqipėri, servirur kohė pas kohe nga ca koka tė nxehta.

    Pas botimit tė njė sprove nga Ismail Kadare me titull “Identiteti evropian i shqiptarėve“, pati njė polemikė tė gjatė nga Rexhep Qosja, sipas tė cilit Kadare ėshtė antimusliman dhe se Shqipėria ėshtė nė udhėkryq mes kulturės sė krishterė dhe asaj islamike. Si e vlerėsoni kėtė polemikė?
    Si formė ėshtė tepėr e rreptė, pasionante dhe e nxehtė. Kjo mund tė nėnkuptonte se lexohet po aq me ėndje dhe pasion. Nuk do ta pohoja: libri i Rexhep Qoses ėshtė shumė i lodhshėm, njė tiradė fjalėsh kundėr fjalėve, njė zbėrthim fjalish, pėrmbysje, copėtim, ēapėrlim i frazave tė Kadaresė. Kėtė lloj literature parimisht nuk e lexoj.
    Por para se tė jap njė gjykim mbi dy pozicionet qė identifikohen si pro-i krishterė dhe pro-musliman, po them se ē’kuptoj unė me identitet, sepse kėtu ndodh edhe demagogjia mė e madhe e polemikės.
    Identiteti i njeriut ėshtė bota e tij e brendshme dhe pėrbėrėsit e kėsaj bote tė brendshme janė aq tė shumta – nga “es“-i i Freudit, pra nėnvetėdija, tek uni i ēdonjėrit, ku identiteti i trashėguar nga familja ėshtė tepėr i rėndėsishėm, tek komponentja historike, pra ato shtresime tė vetėdijshme e tė pavetėdijshme qė na vinė nga historia e paraardhėsve tanė, tek gjuha, tek feja ndoshta etj. Siē e vėreni, fjalėn komb nuk e pėrdora. Njeriu ndien brenda vetes babanė dhe nėnėn, gjuhėn dhe botėn e fėminisė sė tij, dijet qė ka marrė dhe botėn e ėndrrave – nuk ndjen ndonjė “komb“. Kombi, siē e dimė, ėshtė njė shpikje e shekujve 18-19, ėshtė pra njė njėsi qė na ėshtė mėkuar sė jashtmi nga ideologė, mėsues dhe dijetarė, nuk ėshtė e natyrshme sė brendshmi. Ndryshe etnia, qė mund tė quhet deri-diku e natyrshme dhe e trashėguar (por edhe kjo shumė e pasigurt: e dimė qė shqiptarėt e brezit tė dytė nė SHBA pėrgjithėsisht e humbasin etninė e dikurshme).
    Identifikimi i menjėhershėm i njeriut sot me kombin e tij, pėr mua ėshtė njė fatkeqėsi bashkėkohore. Kudo qė shkojmė etiketohemi nė radhė tė parė si shqiptarė, megjithėse nė radhė tė parė jemi Ardian, Robert etj., nė ēdo aeroport qė zbresim pasaportat na i kontrollojnė sikur tė pėrmbajnė pluhur kokaine.
    Siē e vėreni gjithashtu, komponentin fe e pėrdora me “mbase“. Nė veten time nuk ndiej asnjė fe tė pėrcaktuar, edhe pse fetė i dua, sidomos atė tė krishterėn, meqė lidhet fort me botėn qė mė tėrheq: atė tė gjuhės, kulturės, historisė shqiptare. Nuk praktikoj, ashtu si shumica e shqiptarėve, asnjė fe nė ndonjė objekt kulti. Para se tė hamė bukė nė shtėpi, nuk themi asnjė lutje. Fėmijėt nuk i kemi pagėzuar, sepse nga origjina e babait duhej tė kėrkoja ritin bektashi, nga ajo e nėnės ritin ortodoks, nga simpatitė ritin katolik, kurse nga nėna e fėmijėve ritin protestant.
    E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.
    Nė tėrėsi ia ndaloj kujtdo shkruesi tė mė pėrfshijė nė pėrgjithėsimet e tij fantazmagorike dhe tė orvatet tė ndajė mė dysh, tresh ose katėrsh personalitetin tim dhe atė tė njerėzve tė mi tė afėrt. Me tė njėjtėn trashamani dikush pyeti vajzėn time: ju jeni gjysma shqiptare, gjysma gjermane? Jo, iu pėrgjigj, kjo, por Shqipėria ėshtė atdheu, kurse Gjermania mėmėdheu im.
    Nė kėtė pikė sprova e Kadaresė nuk mė shqetėson, bile po t’i heq disa pasaktėsi shkencore, e zėmė qė shqipja ėshtė njė nga 10-12 gjuhėt bazė tė kontinentit, them se lexohet pa tė mėrzitur. Vetėm me njė kusht: identiteti europian qė thekson ai duhet marrė si dėshirė e mėtim, duhet kuptuar si njėsi e vetėdijshme nė kokėn e shqiptarėve tė kultivuar, jo si ndonjė realitet konkret bie fjala i banorėve tė Lazaratit, Bathores ose Gomsiqes. Ne jemi europianė, sepse duam tė ndėrthuremi nė Europė. Jemi europianė, sepse kemi njė gjuhė tė tillė, tė latinizuar thellė nė shekujt e jetesės nė Romė (jo pa tė drejtė Gustav Meyeri e quante shqipen gjuhė gjysmė latine), jemi europianė pse u shkėputėm nga historia e kontinentit, nė radhė tė parė nga juridikisioni fetar i Romės, nė mėnyrė brutale, tė dhunshme, aq sa jetoi e tillė si traumė pėr shekujt tė tėrė nė krijimtarinė e popullit (merrni vetėm kėngėt arbėreshe), pa le tė thotė ē’tė detė Qosja e tė tjerėt pėr bashkėjetesėn me vėllezėrit e rinj qė na erdhėn nga Anadolli. Mos kishin ardhur kėta vėllezėr tė rinj, qysh nė shekullin 16 do tė fillonim tė kishim universitetet tona.
    Mė bėri pėrshtypje nė librin e Qoses se mungonte krejt komponentja historike: ai merret nė tė vetėm me temėn e gjeografisė, tė letėrsisė e tė fesė. Nuk i pėrgjigjet aspak Kadaresė aty ku ky flet pėr traumėn kulturore qė ndodhi nė Shqipėri me vėrshimin anadollak, me kėputjen e atyre filizave tė qytetėrimit qė gjėllonin qoftė edhe vetėm nė qytetet veneciane tė bregdetit dhe tė ultėsirės shqiptare. Madje arrin (shih fq. 48-49) t’i ngrejė nė njė plan letėrsinė me burim tė krishterė me atė tė bejtexhinjve, duke u vėnė nė gojė rilindasve pikėpamjen sikur i paskan “trajtuar si letėrsi tė barazvlershme“. Mė lind pyetja, a i ka lexuar vėrtet ky studiues i letėrsisė psalmet e Buzukut me vargjet e tij origjinale (1555), sibilat e Bogdanit (1685), vajin e Shėn Mėrisė mbi Krisht tė Varibobės (1762), sonetin e parė shqip tė Nikollė Ketės (1777) e sa e sa perla tė tjera tė letėrsisė sonė tė vjetėr me frymėzim tė krishterė? Mund tė krahasohen ato me bejtet?
    Ajo qė mė mungon tek tė dy autorėt ėshtė dėftimi i identitetit ballkanik tė shqiptarėve. Kadareja sikur shkon mė shpejt nė Europė sesa ėshtė realiteti ynė, Qosja rrėmben njė flamur tė ri, pėr hir tė profilizimit, karshillėkut a nuk di ē’kotėsie tjetėr, pėr tė rivendosur nė heshtėn e tij ballabanore gjysmėn tonė tė mohuar muslimane. Tek asnjėri nuk gjej tė pikasur, nė elementė tė tillė tė kulturės si ritet, veshjet, muzikėn, arkitekturėn etj. frymėn ballkanike – edhe orientale sigurisht nė njė pjesė tė mirė - qė na bashkon me grekėt, bullgarėt, maqedonėt, serbėt, malazezėt – ndonjėherė aq shumė, sa po tė mos ishte gjuha, do tė na ngatėrronin njėrin pėr tjetrin. Pse afrojnė aq shumė kėngėt e Shkodrės me ato tė Malit tė Zi, po tė Korēės me kėngė greke-sllave? Ballkanizmat janė tė shumta edhe nė vetė gjuhėt e gadishullit, objekt studimesh tė veēanta linguistike. Komunikoj shumė mė lehtė e mė mirė me njė bullgar, serb, kroat a grek (hiq nacionalistėt), sesa me njė qytetar tė Perėndimit, edhe pse gjuhėt e kėtij i njoh mė mirė. Po suksesi i Bregoviēit nė Tiranė si mund tė shpjegohet ndryshe?

    Pėrveē debatit pėr rrėnjėt e shqiptarėve, nga shkrimi i gjatė i Qoses duket njė mllef i mbledhur nė vite ndaj Ismail Kadaresė. Mendoni kėshtu?
    Nuk di t’i provoj xhelozitė e mundshme ndėr vite. Di qė Kadareja ka qenė shumė herėt shkrimtar i suksesshėm, ndėrsa Qosja, edhe pse filloi si i tillė (“Vdekja mė vjen prej syve tė tillė“) nuk qosi mė gjė si shkrimtar. Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.
    Por letrari mund tė jetė i suksesshėm edhe si studiues. Nuk di sa u bė i tillė Qosja, sepse nuk mė janė dashur deri tani nė punėn time studimet e tij pėr Naim Frashėrin etj. Do tė thoni se ėshtė i suksesshėm si polemist? Po a ekziston ky profesion? Polemika ėshtė gjini letrare e shumta si satirė, kur ėshtė e ėndshme nė tė lexuar, kur njeriu tė paktėn qesh e gėzohet, se njė libėr e marrim nė dorė fundja pėr t’u gėzuar. Kurse polemika e fundit e Qoses ėshtė njė logoré pa fund, tirr e shthur e nxirr duf.
    Pra nuk e pėrjashtoj etjen pėr profilizim dhe zhurmė kombėtare, aq mė tepėr kur ka pasur kohėve tė fundit dėshtime tė thella nė politikė.

    Nė pėrgjigjen qė kthen, Kadare e quan Qosen polemist tė pabesė dhe pėrēarės fetar. A mendoni se polemika edhe pėr ēėshtje fetare nė kėtė nivel mund tė krijojė probleme pėr harmoninė e brishtė fetare qė ekziston nė vend?
    Sa pėr pabesinė nė polemikė nuk di tė them, sepse polemikėn nuk di as ta gjykoj as ta ēmoj, sikurse thashė mė lart. Polemikė njeriu mund tė bėjė gjithė ditėn, vepra nuk bėn dot kollaj. Dhe njė libėr jofiksional qė nuk ka asnjė aparat minimal shkencor, pėr mua as vepėr nuk ėshtė. Ėshtė ma the ta thashė, ma le ta lashė nė 86 faqe. Si tė hahesh me tjetrin nė rrugė, ose sikurse e pamė sė fundi nė dramėn absurde tė Natalie Sarrote-it “Pėr njė fjalė goje“.
    Sa pėr ekuilibrin e brishtė fetar, le tė themi mė sė fundi tė vėrtetėn hapur: shqiptarėt nuk pėrbėhen nga 70% muslimanė, 20% ortodoksė dhe 10% katolikė. Kjo shifėr edhe nė vitin 1938 ka qenė e pavėrtetė pale sot. Pėr mendimin tim sot shqiptarėt pėrbėhen nga 95% jo-praktikues dhe ndoshta 5% pėr qind praktikues fesh tė ndryshme. Nėse nė kėta 95% 30% quhen Mehmet, Ali e Milazim, 15% Vangjel e Koēo, 10% Shtjefėn e Pal dhe pjesa tjetėr Gėzim, Burim e Klejdi kjo nuk luan asnjė rol. Njė njeri qė nuk ndjek meshėn e sė dielės dhe faljen e xhumasė, qė nuk vete as nė katekizėm e as nė medrese, nuk mund tė hyjė te besimtarėt e sigurt. Ai ėshtė e shumta mish pėr top pėr polemistėt. Kurse fetė qė kanė pasur gjyshėrit tanė sot nuk janė temė aktuale. Le tė merren gjyshėrit e letrave me ta.
    Prandaj, nė Shqipėri nuk ėshtė i brishtė ekuilibri i feve por janė tė brishta ekuilibret e pėrkohshme qė ruajnė kokat e nxehta shqiptare, tė cilat dinė tė ndėrtojnė fjali ose tė flasin para mikrofonit, deri nė grindjen e ardhshme.
    Nė pėrgjithėsi, vėmė re se po shtohen aktet e kėtyre kokave qė shpifin nga lart dasinė e mosqenė fetare tė shqiptarėve. Nė fillim myftinia e Shkodrės me Nėnė Terezėn, pastaj profesorė tė Shkupit e Prishtinės me Bregoviēin, tani ky me gjysmėn tonė muslimane... Uroj vetėm qė shqiptarėt t’i shoqėrojnė me indiferencėn e tyre karakteristike.


    E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.

    Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.





    20/05/2006

  4. #274
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nje dite qe bente shume vape Zarathustren e zuri gjumi nen nje peme fiku, dhe mbuloi fytyren e vet me te dyja duart. Nje neperke u afrua dhe e kafshoi befasisht ne faqe, dhe Zarathustra kerceu perpjete nga dhimbja. Kur hoqi doren nga fytyra e pa neperken tek kthehej e bente te largohej. "Prit, mos ik!", tha Zarathustra. "Nuk proftasa te te falenderoj akoma. Me zgjove pikerisht ne kohen e duhur, sepse kam akoma shume rruge per te bere". "S'te ka ngelur vecse fare pak rruge akoma", tha e pezmatuar neperka, "helmi im sjell vdekjen". Zarathustra buzeqeshi: "E ku eshte degjuar ndonjehere qe nje dragua te vdese nga helmi i gjarpri?", tha. " Por ti merre pas helmin tend! Nuk je dhe aq e pasur sa ta shperdorosh mbi mua! "
    F. Nietzsche, 'Keshtu foli Zarathustra'
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Eshtė e cuditshme, ndoshta edhe jo sepse kjo ndodhė nė mesin e shqiptarėve, kjo fushatė tė paskrupulltė anti Kadare! Madje sa tė cuditshme mė duken akuzat ndaj Kadares, gjoja se ai, me shkrimet e tija, po i vardiset njė cmimi "Nobel"! E unė do tė thoja se e gjithė kjo fushatė anti Kadare bėhet pikėrishit pėr tė shpifur ndaj tij nė rrafshin kombėtarė, por edhe mė gjėrė dhe pėr ta diskredituar atė jo vetėm si njė njeri, por edhe si njė letėrar dhe kėshtu tėrthorazi tė ndikohet (nėse do tė jetė kandidatė) pėr tė mos ia dhėnė atij cmimin "Nobel". Edhe deri mė tash ka pasur mjaftė shpifje dhe letra tė hapura dhe anonime drejtuar Stokholmit kundėr Kadaresė. Qosja ka shumė ithtarė anti Kadare dhe ai, sic ėshtė, prinė kundėr tij. Shkaku dihet, ėshtė xhelozia, thjeshtė pėrse Qosja nuk ėshtė Kadare! Dhe, e natyrshme, Qosja nuk mund tė bėhet kurrė Kadare! Ai nuk arriti tė bėhėt as "Qosiq", "baba" i kombit shqiptarė. Doli njėherė nė zgjedhjet e Kosovės dhe populli atje e peshoi nė peshoren mė tė saktė!
    Kadarenė e shoh unė nė majat e "Olympit", tek rri sė bashku me tė pavdekshmit! Qosjen kaherė e kamė parė duke ndėrtuar njė "Kullė Babiloni"!Dhe bėnė pėrpjekje tė hyp nė majėn e saj dhe ta shaj e fyej Kadarenė dhe do ta zė pėr kėmbėsh dhe ta tėrheq zvarrė nga atje, nga "Olympi" pėr nė tokė dhe disi tė pėrvidhet dhe tė hyp vetė ai nė vend tė tij! Por, perenditė nuk e duan Qosjen, njė tė vdekshėm tė rrij atje lartė mes tė pavdekshmėve! Atje e duan Kadarenė!
    Atyre qė e akuzojnė Kadarenė se gjithėcka bėnė pėr njė cmim Nobel, do t“ju thoja se ai nuk bėnė asgjė pėr njė cmim "Nobel", por pėrkundrazi ju, akuzuesit dhe shpifėsit, bėni gjithėcka qė ai tė mos e marrė njė cmim tė tillė! Dhe fundja, e mori dhe se mori, Kadare cmimin Nobel, kjo pėr Kadarenė nuk ka edhe shumė rėndėsi. Ai mori aq shumė mirėnjohje dhe shpėrblime ndėrkombėtare( tė cilat nuk e ndėprojnė vetėm atė, por edhe kombin dhe letėrsinė shqiptare) dhe tashmė ėshtė aq i njohuir si kurrė mė parė. Kadare e nderoi letėrsinė shqiptare, e bėri mė tė njohur letėrsinė shqiptare dhe shqiptarėt nė qarqe kulturore dhe nė qarqe tė tjera kudo nė botė mė shumė se askush tjetėr, madje mė shumė se tė gjithė intelektualėt shqiptarė.
    Kombet tė tjera do tė ishin fatlum po ta kishin njė Kadare tė tyre, ndėrsa nė shqiptarėt, nuk duam Kadare dhe, madje, pėrpiqemi qė atė ta tėrheqim zvarrė nga majat e "Olympit"! Pėr turp!

  6. #276
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Berisha: Kadare dhe Qosja, nuk mund tė barazoj tė pabarazueshmen

    Berisha: Kadare dhe Qosja, nuk mund tė barazoj tė pabarazueshmen

    Zoti Berisha, kėto ditė nė median e shkruar ėshtė zhvilluar njė debat midis shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut kosovar, Rexhep Qosja, lidhur me identitetin kombėtar shqiptar. Ju cilėn tezė mbroni pėr identitetin shqiptar kombėtar?
    Mendimi kombėtar shqiptar kalon nėpėr veprėn e Ismail Kadaresė. Dhe nė qoftė se Ismail Kadare ka njė meritė jo letrare, po mė tė gjerė, ka meritėn se nė tėrė veprėn e tij ka mbledhur copėzat e shpirtit kombėtar. Jo kaq solid. Sepse nuk mund tė them se ishte kaq i trunguar, i inkorporuar dhe nga tė gjitha kohėrat deri mė sot e ka mbledhur atė, jo me frymėn e njė nacionalisti tė sėmurė, por e ka mbledhur atė nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv qytetar, qytetar tėrėsisht. Personalisht e kam pasur dhe e kam kėtė bindje, qė nė kėtė aspekt Ismaili ėshtė rilindėsi modern. Tė jem i sinqertė, nuk i kam lexuar ato polemika, sepse nuk mund tė barazoj tė pabarazueshmen, tė pabarabartin, jo nuk i barazoj.

    Tirana Observer

  7. #277
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    MBI DEBATIN "KADARE-QOSJA"

    Arber Xhaferri


    A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rex hep Qosjes
    rreth identitetit shqiptar dhe si e gjykoni atė? Natyrisht. Debati
    qė ėshtė hapur buron nga debatet dhe dilemat e ngjashme nė planin
    global. Antagonizmat qė shfaqen mes tyre dėshmojnė se konceptet
    kombėtare, qė deri mė tani kanė arritur ta ruajnė unitetin kombėtar,
    kanė filluar ta humbin vitalitetin dhe vlerėn e vet. Depėrtimi i
    pluralizmit nė shoqėrinė shqiptare ndikoi qė sėrish tė hapen tema tė
    vjetra, qė pandehnim se ishin tė mbyllura. Kėto tema dhe dilema
    fituan tė drejtėn e qytetarisė jo vetėm nė sajė tė hapjes sė
    shoqėrisė shqiptare, por edhe falė ndikimeve globale qė tejkalojnė
    kapacitetet aktuale mbrojtėse tė shqiptarėve ndaj ndikimeve tė
    jashtme. Ne, shpesh pa vetėdije, implikohemi nė kėto debate, qė nuk
    mund tė pėrfundojnė ashtu si ne dėshirojmė. Disa analistė tė shquar
    vlerėsojnė se disa debate vetvetiu nuk sjellin asnjė pėrfundim, pos
    pėrēarjes. Kėto debate cilėsohen si skizmatike ngaqė, sa mė shumė qė
    zhvillohen aq mė shumė thellohet pėrēarja. Te rasti konkret, pa
    marrė parasysh kush ka tė drejtė mė shumė, apo kush ėshtė mė i
    moralshėm dhe vazhdues i traditave fisnike, i filozofisė politike tė
    rilindėsve tanė, kam drojėn se ky debat, pėr shkak tė peshės sė dy
    krijuesve tė shquar shqiptarė, nuk mund tė pėrfundojė me fitues.
    Polarizimet do tė thellohen edhe pa dėshirėn e tyre. Jam i sigurt se
    edhe ata vet janė tė vetėdijshėm pėr rrezikshmėrinė e lartė tė kėtij
    debati dhe shumė shpejtė do ta mbyllin atė pėr shkak se kanė
    pėrcaktim tė thellė kombėtar dhe intelektual. Njė nga tezat e
    debatit ka tė bėjė me opinionet e tyre rreth fesė sė shqiptarėve, si
    njė element pėr pėrcaktimin e identitetit tonė. Kadare bazohet mė
    shumė tek e kaluara historike pėr tė gjetur rrėnjėt tona tė
    krishtera, ndėrsa Qosja e quan identitetin tonė dinamik e qė nuk
    duhet ta fshehim "myslimanizmin" tonė real. Cili ėshtė gjykimi juaj?
    Popujt qė nuk kanė identitet kombėtar, pėrpiqen ta sajojnė atė
    pėrmes fesė, politikės apo pėrkatėsisė gjeografike. Sipas njė
    rregulli tė pashkruar historik, identiteti kombėtar formon shtetin
    kombėtar, ndėrkaq identiteti fetar formon shtete mbikombėtare, tė
    ashtuquajtura integraliste. Integralizmat, tė natyrės ideologjike
    apo fetare, synojnė t'i suspendojnė konceptet kombėtare,
    rrjedhimisht edhe shtetet e kėtilla, pėr tė krijuar njė perandori
    universale, mbi parime natyrisht jokombėtare. Ideologjia komuniste
    krijoi federata perandorake mbi premisa ideologjike, tė
    tipit "Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni". Me dėshtimin e
    komunizmit shfaqen sėrish tendenca tė kėtilla integraliste mbi baza
    fetare. Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre tendencave globale ėshtė
    kėrkesa qė tė bartet besnikėria e njerėzve prej interesit kombėtar,
    parcial nė interesin "universal", ideologjik apo fetar. Sipas
    bindjes sime, kėto projekte nė vete ngėrthejnė qėllimin pėr
    manipulim ordiner qė, duke u fshehur prapa kuintave tė vlerave
    universale, apo autoritetit hyjnor, kontrabandojnė interesa banale
    partikulare nacionale. Ēdo njeri dhe ēdo komb ka njė sėrė
    identitetesh: kombėtare, fetare, rajonale, fisnore etj. Problemi
    shfaqet kur duhet tė pėrcaktohet identiteti dominant qė ka pėrparėsi
    ndaj subidentiteve tė tjera. Rilindėsit tanė i dhėnė pėrparėsi
    identitetit kombėtar qė krijoi kohezion tė brendshėm dhe arriti, qė
    mbi kėto premisa ta formojė shtetin kombėtar shqiptar. Kjo formulė,
    ky pėrcaktim ndėrtoi unitetin kombėtar, duke i eliminuar tė gjitha
    pėrēarjet mbi baza fetare, krahinore dhe dialektore gjuhėsore. Po tė
    kishin zgjedhur ata formula tė tjera, ne nuk do tė ishim ata ēka
    jemi sot. Njė tjetėr tezė ka tė bėjė me termat qė po pėrdoren kohėt
    e fundit, e qė flasin pėr identitet shqiptar dhe identitet kosovar.
    Nė kėtė logjikė, identiteti ynė ėshtė njė, apo do tė kemi ndoshta nė
    tė ardhmen edhe njė identitet shqiptar tė Maqedonisė, njė tjetėr tė
    Malit tė Zi e kėshtu me radhė? Kėto tendenca janė perverse jo vetėm
    pėr shkak tė motivit absurd, por edhe pėr shkak se me paturpėsi i
    ndryshojnė faktet historike, veprat, idealet, flijimet e gjeneratave
    tė mėparshme qė kishin qartėsi tė mprehtė pėr pėrkatėsinė e tyre
    shqiptare. Kush mund ta ndėrrojė shqiptarėsinė e rilindėsve
    shqiptarė nga Kosova apo shqiptarėsinė e Jasharajve dhe tė tjerėve
    qė vdiqėn pėr kėto ideale. Kėto koncepte vulgare utilitariste jo
    vetėm qė krijojnė situata absurde lidhur me tė kaluarėn, me tashmen
    tonė, por edhe me tė ardhmen e shqiptarėve, qė do tė jetojnė jashtė
    kufijve politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Edhe kėto shembuj
    flasin pėr fenomenin e bartjes sė besnikėrisė prej vlerave kombėtare
    nė interesa tė tjera jokombėtare. Kėto teza, thėnė ndryshe, i
    pėrkasin formave tė ndryshme tė legjitimimit tė tradhtisė. Jam i
    vetėdijshėm se ėshtė fjalė e rėndė, por nuk arrij tė gjej formulime
    tė tjera qė e shprehin mė butė kėtė fenomen. Nė kulisat kosovare
    ėshtė lakuar edhe ideja se Kosova mund tė jetė mė lehtė e pranuar
    ndėrkombėtarisht, nėse ka identitetin e vet kosovar. A mos ju duket
    kjo e ngjashme me logjikėn serbosllave mbi respektin qė u duhet
    bėrė "albancave" e jo "shiptarėve" apo e gjithė rrėmuja i ka rrėnjėt
    te gjuha? Kėto hamendėsime jo vetėm qė nuk janė serioze, por nė vete
    ngėrthejnė njė notė tė pėrbuzjes sė qenies shqiptare. Sikur ne jemi
    tė zgjebosur dhe tė padenjė pėr tė drejta si ēdo popull tjetėr pėr
    vetėvendosje, prandaj u dashka ta ndryshojmė pėrkatėsinė
    tonė "komprometuese" kombėtare. Problemi shqiptar nė Ballkan,
    konfrontimet tona me invadues tė jashtėm dhe fqinjėt tonė buronte
    nga pėrcaktimi jonė qė ta ruajnė identitetin dhe interesin tonė
    kombėtar shqiptar. Tė heqėsh dorė nga ky pėrcaktim, do tė thotė tė
    anulosh njė tė kaluar plot krajata, lavdi dhe pėrpjekje titanike pėr
    mbijetesė. Sipas kėsaj logjike voluntariste, utilitariste mund tė
    shpiken edhe variante mė efikase, si bie fjala ndėrrimi total i
    identitetit kombėtar qė si opsion asimilues ka dėshtuar gjatė
    historisė. Ndonėse do tė kishim mė shumė interes, ne, megjithatė,
    nuk u bėmė latinė, bizantinė, turq e sllavė. Kėto teza burojnė nga
    kokat e njerėzve qė gjithēka kundrojnė nga kėndi politik dhe
    interesi i tyre personal a grupor. Pėrqindja e tyre qė kontestojnė
    pėrcaktimet qė e bashkojnė kombin ėshtė e papėrfillshme. Kėta
    pėrfaqėsues tė artificializimit tė identitetit kombėtar i pushtojnė
    ato hapėsira tė urryera qė dikur kanė pasur nėn kontroll renegatėt
    proveniencash tė ndryshme. Jo vetėm Kadare, por edhe njė pjesė e
    elitės sė Tiranės, nėse mund tė shprehemi kėshtu, ndihen jo mirė kur
    tė tjerėt e pėrcaktojnė Shqipėrinė nė rastin mė tė keq si njė vend
    islamik e nė rastin mė tė mirė si njė vend me shumicėn e popullsisė
    myslimane. Edhe pėr kėtė e keni pasur fjalėn kur jeni shprehur
    se "tashmė Shqipėria ėshtė e pushtuar nga diktatura e moderacionit"?
    Shqipėria vetveten e ka pėrkufizuar si shtet demokratik dhe
    shekullar. Ky shtet dhe populli i tij, pa dallime etnike dhe fetare,
    ka pėrcaktim ngulmues qė tė jetė anėtare e plotė e Unionit Evropian
    dhe e sistemeve globale tė sigurisė, siē ėshtė NATO-ja. Formulimet e
    tjera janė pikanteri gazetareske pa ndonjė mbėshtetje nė realitetin
    shqiptar dhe nė pėrcaktimet strategjike tė shtetit dhe kombit
    shqiptar. Njė element tjetėr i debatit, ishte edhe trajtimi qė po i
    bėhet figurės sė Nėnė Terezės. Kadare mundohet ta ndriēojė enkas pėr
    shkak se ajo ishte e krishterė dhe Qosja qė nuk ėshtė dakord pėr
    kėtė. Si e gjykoni ju, ē'vend duhet tė zėrė, apo meriton simboli i
    Nėnė Terezės nė memorien dhe pėrditshmėrinė e kombit shqiptar? Edhe
    me kėtė rast kemi tė bėjmė me mosnjohje tė realiteteve. Sistemi
    krishter katolik nuk ėshtė i ngjashėm me sistemin islam apo
    ortodoks. Sistemi katolik e ka zhvilluar tej mase institucionin e
    bamirėsisė pėrmes formimit tė misioneve, tė rendeve tė ndryshme tė
    murgeshave. Nė njėrėn nga kėto rende, institucione katolike tė
    bamirėsisė, njė shqiptare me prejardhje nga Kosova, e lindur nė
    Shkup, Gonxhe Bojaxhiu dha kontribut madhėshtor bamirės, fitoi
    ēmimin Nobėl dhe u shpall shenjtore. Nga ana tjetėr, vepra,
    personaliteti i saj, nė momentet mė tė rėnda dhe vendimtare
    historike, na shėrbeu si digė e pakapėrcyeshme ndaj etiketimeve tė
    ndryshme tė armiqve tanė, qė synonin t'i rrėnonin pretendimet,
    pėrpjekjet tona pėr ēlirim. Nė ato kohė tė vėshtira tė kombit, ne
    kishim nevojė pėr tė dhe jo ajo pėr ne. Madje, instrumentalizimi
    politik i figurės sė saj nga ana jonė ishte shpeshherė vulgar. Ajo,
    e shquara e botės nuk kishte, nuk ka dhe nuk do tė ketė nevojė pėr
    shquarjen tonė provinciale, pėr pėrmendoret tona, por ne kemi nevojė
    pėr tė. Kėto janė fakte qė duhet tė pranohen nga tė gjithė
    shqiptarėt. Nėse nesėr njė shqiptare e devotshme myslimane arrin tė
    japė kontribut tė ngjashėm universal, natyrisht se do tė adhurohet
    nga tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare.
    Ėshtė e pakuptimtė qė nė Shqipėri tė respektohen pėrqindjet
    abstrakte nė dėm tė vlerave. Duhet ta pranojmė logjikėn e ngritjes
    sė pėrmendoreve pėr vlera tė njėmendta njerėzore dhe kombėtare. Ky
    debat i filluar dhe qė po vazhdon nė mediat tona, duhet tė mbetet
    vetėm kėtu, apo pėr kėtė duhet tė angazhohen edhe qarqet akademike,
    universitare, e deri ndoshta tek elitat ekonomike e politike? Derisa
    nuk do tė bėhet dallimi mes vlerave hyjnore dhe vlerave religjioze
    ky debat heshtur apo hapur do tė vazhdojė tė na shqetėsojė. E vetmja
    mėnyrė racionale e reagimit ndaj dilemave tė kėtilla ėshtė ulja e
    intensitetit mediatik dhe e parandalimit tė polarizimit fetar. Nė
    kėtė debat sėrish ka ndodhur njė mrekulli qė gjatė tėrė procesit
    historik i shoqėron shqiptarėt. Debati ėshtė hapur, thėnė
    kushtimisht, nė mes tė pjesėtarėve tė tė njėjtit besim, kėshtu qė,
    shpresoj se polarizimet e kuptueshme nuk do tė marrin pėrmasa tė
    pakontrollueshme. Kėto debate gjithmonė janė shkaktuar nga tendencat
    qė tė vendoset relacioni i barasvlefshmėrisė nė mes tė religjionit
    dhe Zotit. Sipas definicionit, Zoti ėshtė njė, ndėrkaq religjione ka
    shumė. Tė gjitha skizmat qė janė shfaqur te tė gjitha besimet kanė
    tė njėjtin burim: kontestimi i identifikimit tė vlerave religjioze
    me ato hyjnore si dhe te mospajtimet lidhur me pėrkufizimin e
    instancės qė do tė japė interpretimin pėrfundimtar tė domethėnies sė
    dogmave fetare. Protestantizmi dhe variantet e tija tė shumta u
    shfaqėn nga refuzimi i vendosjes sė institucionit ndėrmjetėsues
    (administratės fetare) nė mes tė Zotit dhe tė njeriut. Filloi me
    kontestimin e idesė sė indulgjencės dhe pėrfundoi me afirmimin e
    idesė se nė mes tė njeriut dhe Zotit nuk duhet me doemos tė ketė
    ndėrmjetėsues institucional fetar. Edhe nė fenė islame shfaqen
    rregullisht tendenca tė kėtilla qė e kundėrshtojnė fenomenin e
    shirkut, krijimit tė pandanit njerėzor ndaj Zotit. Vehabizmi nė
    esencė e afirmon kėtė ide. Dallimet nė mes tė shiizmit dhe sunizmit
    kanė tė bėjnė me dilemėn lidhur me instancėn pėrfundimtare tė
    interpretimit tė dogmės fetare. Pra, hyjnorja ėshtė absolute,
    njerėzorja ėshtė relative nė tė gjitha atributet e saja, si nė
    planin intelektual ashtu edhe moral dhe religjioz. Librat e shenjtė
    nuk lexohen njėsoj nga tė gjithė njerėzit. Kjo buron nga fakti se
    njeriu nuk ėshtė krijesė e pėrsosur, por shpesh herė nga interesa tė
    ndryshme vetjake i keqpėrdor idealet fetare dhe njerėzore. Kur do tė
    kuptohet mirė se tė gjithė jemi krijesa tė Zotit dhe se ai, si
    krijues i tė gjitha gjallesave, i do dhe i mbron natyrisht tė gjithė
    njėsoj do tė shuhet zjarri i armiqėsive fetare. Hė pėr hė, theksimi
    i tepėrt i veēorive fetare, vendosja e raporteve antagoniste nė mes
    tyre, tė folurit dhe tė vepruarit nė emėr tė Zotit kundėr krijesave
    tė tija ėshtė njė histeri qė s'ka tė bėjė me misionin e besimit nė
    shoqėrinė njerėzore. Dhe, nė rastin konkret, a ėshtė abuzuar mė
    shumė se sa duhet me zėrin e autoritetit intelektual, duke qenė tė
    vetėdijshėm se ai vazhdon tė jetė mė me vlerė tek opinioni shqiptar?
    Nuk mendoj se kemi tė bėjmė me abuzim, por me mungesėn e vetėdijes
    pėr potencialet mobilizuese tė shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė
    dhe akademikut Qosja. Pa marrė parasysh argumentet e tyre, ata si
    simbole adhurimi, mund tė krijojnė polarizime tė panevojshme nė
    shoqėri. Jam i bindur se gjithė ky debat do tė pėrfundoj me
    konstatimin e pėrbashkėt e tė gjithėve se filozofia politike e
    rilindėsve tonė nuk ka alternativė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #278
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Arber Xhaferi, ne cilesine e arbitrit suprem, sugjeron te braktiset debati Kadare-Qosja, sepse qenka i demshem per shqiptaret, per shkak te peshes politike dhe krijeuse qe kane keta personalitete. Ai deklaron se s'eshte me rendesi kush ka te drejte. Kjo eshte e sakte, por Xhaferi duhet te beje dallimin ndermjet provokatorit / sulmuesit dhe atij qe mbrohet.
    Kadare me vite te tera sulmon identitetin musliman shqiptar, e mohon ate dhe cka jo tjeter. Ai eshte tejet i vrazhde, blasfemues dhe bukeshkeles. Kjo haptazi ka filluar sidomos nga ikja e tij ne France, se pari nepermjet javores Koha te Veton Surroit, per te vazhduar deri sot ne permasa me te gjera me arrogance te papare.
    Qosja, ndonese larg islamit, islamin nuk e ka mbrojtur. Ai ka mbrojtur realitetin ekzistues ne tokat shqiptare.
    Xhaferi duhet ta dije se Kadare i fryne burise nga Kulla e Ajfelit kurse Qosja nga fusha e betejes. Fitues eshte ai qe lufton ne fushebeteje e jo ai qe 'shet' mend nga Parisi.
    Po ashtu, nese ne tere kete ka dem, atehere demi vjen nga 'virusi' i quajtur Kadare. Nese ky debat eshte pa fitues, atehere shtrohet pyetja pse? Sepse pas Qosjes nuk ka makineri masoneriste por qednron e verteta, kurse pas Kadarese qendron tere nje makineri e fuqishme, te gjitha per hesapet e tyre komercialiste, por nga brenda e kalbur, qe kundermon.
    Ne vazhdim lexuesve do t'ua shtroje nje tekst tashme te njohur per te treguar se Ismail kadare eshte pikerisht personazhi te cilin e kane fabrikuar perendimoret. Dallimi eshte se Kadare nuk eshte kthyer ne tokat shqiptare, por trumbeton nga larg.

    Lexonie dhe meditoni:

    Zhan-Pol Sartėr thotė:


    “Elita evro*piane ndėrmori fabrikimin e njė elite tė indigjenėve; i zgjedhnin tė rinjtė, nė ballė ua skalitnin me hekur tė skuqur parimet e kulturės perėndimore, u futnin nė gojė lecka kum*buese, fjalė tė mėdha veshtullore qė ngjiteshin nėpėr dhėmbė; pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė metropolė i kthenin nė vendin e tyre, tė bastarduar”.[1]

    Sartri nė Parathėnien e versionit anglisht tė veprės sė F. Fanonit, humbjen e identitetit e shpreh kėshtu:

    “Nė shekullin XIX, epokėn e artė tė kolonizimit, i sillnim kėta pseudo-mendimtarė tė lirė afrikanė, aziatikė, amerikanė tė Amerikės Latine nė Evropė dhe i shėtisnim nė Lisbonė, nė Paris, nė Londėr dhe nė Amsterdam. Pas disa muajsh zbavit*jeje dhe mėsimit tė disa gjesteve, vallėzimit, ndryshimeve tė vogla tė theksit, tė jetės moderne dhe tė mendimeve tė ndry*shme, pėrsėri do t’i kthenim prapa nė tokat e tyre. Kur do tė ktheheshin kėta njerėz, do ta konsideronin veten si racė supe*riore dhe do tė ndėrmerrnin aksione duke mbajtur fjalime tė ndryshme. Kėta njerėz nuk ishin vetėm kremi i kolonizuesit, por, po ashtu, edhe urė pėr t’ua transferuar dėshirat tona njerėzve tė tyre.”[2]

    Sartri mė tej zbulon edhe mė shumė duke pohuar atė qė edhe ne e shohim:

    “Kjo botė s’ėshtė homo*gjene, ende ka popuj tė robėruar, popuj me pavarėsi tė rreme, tė tjerė qė luftojnė pėr pavarėsi, qė kanė pavarėsi, por qė janė nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm nga agresioni imperialist.”[3]

    Sartri shtron njė pyetje shumė interesante pėrkitazi me veprėn e F. Fanonit "Te Mallkuarit e botės" dhe thotė:

    “Pėrse ta lexojmė kėtė libėr kundėr vetes”, dhe pėrgjigjet: “... tė na tregojnė se ē’kemi bėrė prej tyre, pėr tė kuptuar se ē’kemi bėrė prej vetes. ...sepse, Evropės po i kėrcėnohet rreziku i madh i shkatėrrimit”. “Dhuna kolonialiste nuk ka pėr qėllim vetėm t’i mbajė nė fre ata njerėz tė robėruar, por ajo synon edhe t’i dehu*manizojė ata”. “Asgjė nuk do tė kursehet pėr t’i zhdukur tra*ditat e tyre, pėr t’i zėvendėsuar gjuhėt e tyre me tonat, pėr ta shkatėrruar kulturėn e tyre pa ua dhėnė tonėn” etj.[4]

    Sartri armiqėsinė ndaj kolonializmit e shpreh duke thėnė se:

    “Meqė tė tjerėt bėhen njerėz kundėr neve, del se ne jemi armiq tė gjinisė njerėzore. Vlerat tona tė dashura i humbin krahėt; po t’i shikojmė pėr sė afėrmi, nuk do tė gjejmė asnjė qė tė mos jetė e zhytur nė gjak.”[5]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Zhan-Pol Sartri, nė parathėnien e “Tė mallkuarit e botės” tė F. Fanonit, Prishtine, 1984, fq. 5.
    [2] Zhan-Pol Sartri, nė parathėnien e botimit anglisht tė “The Wretched of the Earth”, tė F. Fanonit, cituar sipas: Ali Sheriati, “Njeriu dhe Islami”, Tetovė, 1992, fq. 90.
    [3] Zhan-Pol Sartri, parathėnia shqip, op. cit., fq. 8.
    [4] Ibid., fq. 1, 12.
    [5] Ibid., fq. 23.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    “Meqė tė tjerėt bėhen njerėz kundėr neve, del se ne jemi armiq tė gjinisė njerėzore. Vlerat tona tė dashura i humbin krahėt; po t’i shikojmė pėr sė afėrmi, nuk do tė gjejmė asnjė qė tė mos jetė e zhytur nė gjak.”[5]
    Sartri

    Sikur te kuptohet drejte dhe te perdoret drejte kjo shprehje e Sartrit!
    ************************************************** ****
    ''Citim
    Postuar mė parė nga INDRITI




    Prite kur te vras Kadarene tani

    Nuk dua te zgjatem me shume, por duhet te dish se Saliu nuk ka qene aspak liberal ne fe.



    nuk thashe se ke qene ti apo do jesh ti, thashe se kishte shume mosmarreveshje me tivarin sa njeri ne forum myslyman, jo ketu ne foruminshwiptar, tha "Tashme ka kaluar cdo kufi...".

    njereizt nuk jane idiote e dine se dikujt do i ngriheshin nervat perpjete do te marre nje veprim. vertet veprimi u morr. salih tivari u gjen i ekzekutuar ne zyren e tij.



    salih tivari ishte ai qe ishte shprehur "njerezit nuk kane kohe te vijne cdo jave ne xhami. kohet kane ndryshuar." mua me duket liberal nga keto fjale te cilat zor jane te pelqyeshme nga te cmendurit e allahut ndersa ty nuk te duket.''
    alket123

    ***********************************************

    Sali Tivari
    pse te vritet ne zyren e tij
    a sepse tha: njerezit jane te zene, e nuk kane kohe te falen ēdo jave, (apo t'i falin pese vaktet ne dite)!?
    E vrau ate nje 'zedhenes i zotit', apo nje dore gjakatare?

    Pse u vra Sali Tivari? (Jam kurioz te dij per te dhe kush eshte ai qe paska pase te drejte - te ia merr jeten)!?

    Kush ''tashme ka kaluar ēdo kufij?"
    **********************************************

    "Kadare nga Kulla e Ajfelit, e Qosja nga fusha e betejes''? Po ti nga ku flet? Per cfare beteje e ke fjalen? Per betejen e ēlirimit te tokave shqiptare? Per betejen e bashkimit te kombit?

    **********************************************

    'Sikur te shikoheshe me veten symesy
    kishe me u puthe, a kishe me u pshty'?

  10. #280
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Me siguri Kadareja shkroi edhe kur Berisha na futi ne ligen arabe, por shkrimet e mevonshme te tij e tregojne cfare mendonte
    Citim nga Kadareja


    Shteti laik

    Si rrjedhojė e kėsaj, shteti shqiptar duhet tė marrė masat pėr tė njėmendėsuar autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare. Gjithmonė nė kėtė vazhdė, si rrjedhojė e faktit qė kombi shqiptar ka tre besime dhe katėr komunitete fetare shteti shqiptar duhet tė sigurojė me Kushtetutė ndalimin e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė aleanca ose liga fetare, ngaqė ēdo aleancė e tillė bije ndesh me parimin bazė tė laicitetit tė Republikės dhe vė nė pozitė diskriminuese dhe pėrjashtuese besimet e tjera.
    Shteti shqiptar duhet tė ritheksojė parimin e laicitetit tė Republikės, duke e bėrė tė qartė se feja ėshtė e ndarė nga shteti dhe nga politika. Vendi ynė ka zgjedhur rrugėn dhe orientimin e vet drejt familjes sė tij natyrale, familjes sė popujve europianė. Ai bėn pjesė sot nė aleancėn dhe luftėn kundėr terrorizmit, kėsaj flame qė ėshtė e drejtuar kundėr gjithė botės dhe kundėr gjithė besimeve. Vendi ynė modest ndodhet, tani pėr tani, nė atė zonė qė quhet si oborri i jashtėm i Europės. Vendet qė ashtu si ne janė nė pritje, i ofrojnė kontributet e tyre shtėpisė europaine. Kontributi ynė, harmonia fetare, ėshtė mesazhi mė i qartė i miqėsisė e i mirėkuptimit qė Shqipėria i dėrgon sot familjes sė popujve.

    Fjalimi i mbajtur dje nga Ismail Kadare nė konferencėn e organizuar nga Qendra pėr tė drejtat e Njeriut dhe Presidenca me 14 Nėntor 2003 nė Tiranė



    2
    Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.

    Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė.

    Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.

    Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn.

    Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.

    Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė.

    Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.

Faqja 28 prej 58 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •