Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit
Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve 1920, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj
Treguar nga Mehdi Frasheri ne kujtimet e tij, qe jane botuar se fundi nga OMSCA
Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.
Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.
I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha.
I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.
Gje per t'u habitur ishte
vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.
Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.
Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje [Guci], dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.
Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit,
kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...
Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit.
Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.
Krijoni Kontakt