KADAREJA YNĖ, I MADH DHE I VOGĖL!
Kohė mė parė, nė njė shkrim analitik tė z. Abdi Baleta, ku bėhej fjalė pėr disa mendime politike tė Kadaresė, nėpėrmjet tė tjerash bėhej edhe cilėsimi: “Shkrimtar i madh, por politikan i vogėl”, qė i dedikohej Kadaresė.
Nuk janė tė paktė ata qė nuk pajtohen me kėtė cilėsim, nėpėrmjet tė cilėve bėjnė pjesė edhe, tė gjithė ata gazetarė dhe redaksi gazetash qė merren me shpėrndarjen e ideve tė Kadaresė, duke i pėrcjellė te lexuesi, edhe kur ėshtė e nevojshme, tė pashoqėruara me ndonjė shėnim apo vėrejtje sqaruese.
Personalisht, shpesh e kam ndjerė tė nevojshme tė reagoj ndaj ideve tė Kadaresė, pavarėsisht veshjes sė pėrkryer artistike tė tyre. Kėshtu mė ka ndodhur p.sh. gjatė leximit tė “Dimri i Madh”, “Koncert nė fund tė dimrit”, “Ftesė nė studjo”, apo publicistikės sė tij.
Dihet pse nuk i kam bėrė publike reagimet e mia gjatė kohės sė diktaturės, por edhe pas saj, kėtė gjė e kam shtyrė me sot dhe me nesėr, jo i ndrydhur nga hija e tij (Kadaresė) e rėndė dhe e shtrirė pėrtej hapėsirave shqiptare, nė tė gjithė kontinentet, por i frenuar nga mendimi pėr tė bėrė diēka mė tė plotė, mė tė pėrgjithshme.
Por duke qėnė se sot-ėt dhe nes-ėt po kthehen nė shumė vite, vendosa ta filloj duke reaguar ndaj intervistės sė shkrimtarit dhėnė gazetės “Bota Sot” dhe, botuar edhe nė “Tema” tė datės 5.04.2003, titulluar: “Nano, kryeministri i kritikuar”.
Pėrpara se tė shpreh reagimet e mia, dėshiroj tė vė nė dukje pajtueshmėrinė time me cilėsimin “shkrimtar i madh, por politikan i vogėl”, tė zotit Baleta tė cilin si politikan e quaj me pėrmasat e Kadaresė si shkrimtar.
Pyetja e parė e “Bota Sot”: “Z. Kadare kishte shtete e demonstrata kundėr luftės nė Irak, ashtu sikurse kishte shtete dhe demonstrime kundėr ndėrhyrjes nė Serbi mė 1999 pėr shpėtimin e shqiptarėve nga genocidi.Ku e shifni ngjashmėrinė ndėrmjet kėtyre ndėrhyrjeve. Shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovėe mbėshtetėn pa rezerva SHBA me aleatėt nė rrėzimin e diktatorit Husein, a mendoni se vepruan drejtė dhe pa hezituar nė kėtė situatė?”
Ne, shqiptarėt, edhe kur kemi kundėrshtime ndaj politikės amerikane nė botė, nuk kemi tė drejtė morale t’a kundėrshtojmė. Ndaj sa jemi tė obliguar, par ta mbėshtetur, tė paktėn, pėr atė qė ka bėrė nė Kosovė nė 1999-ėn. Por gjithmonė duhet tė bėjmė kujdes, tė mos bėhemi qesharak me teprime dhe intepretime tė papranueshme. Duke iu pėrmbajtur kėsaj pikėpamje do tė shpreh edhe reagimet e mia ndaj ideve tė Kadaresė, shprehur nė kėtė intervistė.
Kėshtu, nuk pajtohem me Kadarenė kur kundėrshtimet ndaj luftės nė Irak i trajton si remenishencė tė periudhės sė “Luftės sė Ftohtė”a ē’thotė nėpėrmjet tė tjerash pėr kėtė aspekt Kadareja: “Lėvizja pėr paqen, siē e dini ju atėbotė, ishte nxitur nga Bashkimi Sovjetik, nga vetė diktatori Stalin....”
Si mund tė pajtohemi me Kadarenė kur shtetet dhe popujt e ish-bllokut komunist, jo vetėm nuk e kundėrshtuan luftėn nė Irak, por nė tė kundėrt, e mbėshtetėn fuqimisht atė, dhe kundėrshtimi ėshtė fenomen shteteve aleate tė Amerikės, si Franca, Gjermania e tė tjera, dhe i popujve tė po kėtyre shteteve, si dhe tė vet Amerikės?
Si ndodh qė ndikimi i “lėvizjes pėr paqen” drejtuar nga Stalini, nė formėn e reminishencės nuk u shfaq nė ato shtete dhe popuj tė ushqyera pėr gjysėm shekulli me ideologjinė komuniste dhe, u shfaq nė ato qė, nė traditėn e tyre kanė demokracinė dhe parimet e vėrteta pėr paqen?!
Kadareja vazhdon: “Dua tė them se kėto demonstrata gjoja kundėr luftės nuk janė aq fisnike, sikurse tė mos ishin parrullat qė dėshmon antiamerikane dhe pro diktatorit Husein.”
Vetėm njė shkrimtar i madh dhe politikan i vogėl mund tė bėjė njė mish-mash kaq tė madh ideshė, me kaq pak fjalė tė shprehura! Shikoni, po aty, demonstratat cilėsohen “gjoja kundėr luftės”, konsiderohen edhe “jo aq fisnik”, d.m.th. fisnike, por jo dhe aq, nė vend tė konsiderohen, jo fisnike, pėr vet amoralitetin qė mbartin, pėr shkak tė mfshehjes sė qėllimit tė vėrtetė. Por edhe ky cungim i pakėt i fisnikėrisė u kthehet prapė demonstratave kur thuhet: “Sikur tė mos ishin parrullat qė dėshmonin antiamerikanizmin dhe prodiktatorit Husein”.
A e shifni demonstratat fisnikėrohen pse karakterizohen nga parrullat antiamerikane dhe pro diktatorit Husein!!! Nė vend qė kėto parrulla tė bėnin tė kundėrtėn, jo vetėm pėr Kadarenė qė ka dalė nė mbėshtetje tė Amerikės dhe kundėr Sadamit, por edhe pėr mua qė kam rezerva pėr kėto qėndrime tė kundėrta.
Dhe kur gjendesh pėrpara njė mish-mashi tė tillė idesh, nuk mund tė mos thuash kemi tė bėjmė me prodhimin, tė njė truri qė nga njėra anė ėshtė nėn ndikimin e “lėvizjes pėr paqen”, drejtuar nga B. Sovjetik dhe Stalini, dhe dėshirės, apo nevojės, pėr tė qėnė nė krahun e Amerikės dhe aleatėve tė saj, nga ana tjetėr.
Nė vijim, duke u pėrpjekur tė na mbushin mėndjen se shqiptarėt kanė vepruar mirė, duke mbėshtetur luftėn nė Irak, Kadareja vjen nė njė moment kur thotė: “Diktatura e egėr e kryekriminelit serb Millosheviē ngjajnė si dy pika uji me diktaturėn e Sadam Huseinit”.
Askush nuk mund tė verė shenjėn e barazimit ndėrmjet dy diktaturash, sado tė pėrafėrta dhe tė ngjashme tė jenė ato, pėr nga forma, apo pėr nga pėrmasa e ushtrimit tė dhunės. Pėr mė tepėr nuk mund t’a bėjė kėtė njė shqiptar, kur i duhet tė bėjė krahasimin e diktatorit serb Millosheviē me cilindo diktator tjetėr, apo Sadam Huseinin.
Por, Kadareja ynė, i madh dhe i vogėl, kozmopolit, siē ėshtė, nuk do t’ia dijė pėr parime dhe rregulla, ai i jep tė drejtė vetes tė shkelin mbi to, pėr tė dalė atje ku do. Jo pėr Kadarenė, se do tė ishte e kotė, por pėr ata qė mund tė besojnė te ai, do tė ndjek njė rrugė tė tėrthortė krahasimi pėr tė provuar ndryshimin e madh, pėr keq, tė diktaturės sė Milosheviēit, ndaj shqiptarėve, krahasuar me atė tė Sadamit, tė ushtruar, jo ndaj irakenėve tė vet, por ndaj kurdėve me zgjedhė tė dyfishtė (si shqiptarėt e Kosovės nėn Sllobodanin).
Krahasimin nė fjalė do t’a bėj duke pėrdorur edhe njė diktaturė tjetėr, Enverin tonė. Kush mund tė na thotė, qoftė edhe Kadareja, qė, Sllobodani pėr shqiptarėt e Kosovės ka qėnė mė i pranueshėm apo i barabartė me Enverin pėr shqiptarėt e Shqipėrisė londineze?
Sigurisht qė askush nuk mund t’ia thotė kėtė. Po a mund tė na thotė kush qė Sadami pėr irakenėt ėshtė i barabartė me Enverin pėr shqiptarėt? Atyre qė mund ta thonė kėtė, dhe qė u ėshtė dhėnė rasti tė kenė parė “ceremoninė” e shembies sė monumentit tė Sadamit nė Bagdat, do t’iu thosha tė bėjnė dy krahasime tė thjeshta:
a) Ndėrmjetmadhėshtisė sė dy monumenteve tė shembura tė diktatorėve.
Unė mendoj se madhėshtia e e monumentit tė diktatorit tregon, nė pėrpjestim tė drejtė, me madhėsinė e diktaturės. E nėse kėtė e pranojmė, atėhere diktatura e Enveritka qėnė shumė mė e rėndė, mė e ashpėr se sa e Sadamit, se Monumenti i kėtij tė fundit ishte mjeran pėrpara atij tė Enverit tonė.
Ai (i Sadamit) u copėtua, veē koka, veē kėmbėt, e trupi veē, akoma pa u shembur mirė, ndėrsa ai i Enverit rrezistoi me sukses zvarritjen deri tek grevistėt e urisė, nė “Qytetin e Studentit”.
Mos tė harrojmė qė monumenti i Sadamit ishte bėrė me bollėkun iraken, ndėrsa ai i Enverit me fukarallėkun e skajshėm tė shqiptarėve.
b) Krahasimi tjetėr qė ju ftoj tė bėni tė dashur lexues ėshtė pjesmarrja e shqiptarėve dhe e irakenėve pėr tė shembur monumentet e diktatorėve tė tyre, si dhe entuziazmi qė secila palė tregoi. Nuk besoj qė tė ketė shqiptar, edhe Kadareja, qė tė mos thotė se, pjesmarrja dhe entuziazmi i irakenėve nuk i afrohej as kėrkund pjesmarjjes dhe entuziazmit tė papėrshkruar tė shqiptarėve.
Unė mendoj se kėto qė thamė janė mjaft pėr tė provuar se Sadami pėr irakenėt si diktator ishte mė i pranuar se sa Enveri pėr shqiptarėt, si rrjedhojė shumė mė i pranuar se sa Milosheviēi pėr shqiptarėt. Por pėr tė qėnė edhe mė bindės le tė bėjmė njė krahasim tė shkurtėr edhe ndėrmjet raportit Milosheviē-shqiptar dhe Sadam-kurdė.
A mund tė na thotė kush, qoftė edhe Kadareja, qė nė momentin e ndėrhyrjes, apo mė parė, Sadami ka ushtruar masakra genocidale ndaj kurdėve me synim spastrimin etnik tė trojeve tė tyre, siē ka vepruar Milosheviēi me shqiptarėt? Sigurisht qė njė gafė tė tillė nuk mund tė bėj askush, aq mė tepėr po t’i kėrkohen fakte konkrete pėr t’a vėrtetuar pohimin e tij.
Duke u bazuar me sa thamė mė sipėr, mund tė themi se janė pa vend edhe paralelizmat: “Shqiptarėt pranuan bombardimin e NATO-s tė ndėrgjegjshėm se disa nga ato bomba do tė binin mbi ta....”. Dhe, “Edhe nė rastin e Irakut, jam i sigurt se njė pjesė e irakenėve,.... kanė pranuar dhe pėrkrahur bombardimet....”, qė bėn Kadareja ndėrmjet njė realiteti tė llahtarshėm, njė tjetri tė hamendėsuar.
Lidhur me qendrimin e shqiptarėve ndaj luftės nė Kosovė dhe, nė Irak, Kadareja nuk ka gabuar vetėm duke folė, por edhe duke heshtur. Ai nuk tha se qendrimi i shqiptarėve pėr luftėn nė Kosovė ka qenė i ndryshėm:
a) Opozita e kryesuar nga Berisha, gjatė gjithė periudhės sė zhvillimit tė kėsaj lufte, mbajti njė qendrim tė papėrcaktuar “as mish e as peshk”, tė shprehur nėpėrmjet parrullės berishiane “Njė komb, njė qendrim”, pa pėrcaktuar qendrimin.
b) Socialistėt nė pushtet, gjatė asaj periudhe, nė kohė tė ndryshme mbajtėn qendrime tė ndryshme tė cilat u shprehėn nga kryeministri i asaj kohe Majko, para vizitės sė tij nė SHBA dhe ishte nė pėrputhje me prononcimin e kryepartiakut Nano, nė mbėshtetje tė Milosheviēit, dhe pas kthimit nga Amerika kur u shpreh pėr njė qėndrim tė pėrafėrt me atė tė opozitės.
c) Qendrimi i vėrtetė i shqiptarėve u shpreh nga thirrjet “Duam armė, duam armė” nė mitingun e madh organizuar nė sheshin “Skėnderbej” nga partitė politike nėn diktatin e masakrės nė Drenicė.
Nuk ishin tė paktė ata shqiptarė qė mė pas kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar pėr tė bėrė detyrėn ndaj kombit, ndėrkohė qė politikat shqiptare, opozitare dhe ato nė pushtet bėnin sehir edhe atėhere kur bombardimet serbe minonin pėllėmbė pėr pėllėmbė trojet tona tė Shqipėrisė londineze.
Ndėrsa po kėta politikanė opozitarė dhe pushtetarė tė udhėhequr nga kėta tė fundit, ndaj luftės nė Irak aprovuan dhe mbajtėn njė qėndrim jo vetėm pro, siē duhej tė bėnin, me Amerikėn dhe aleatėt e saj, por duke i treguar zelltarė tė tepruar, u shprehėn edhe pėr pjesmarrje fizike nė kėtė luftė, gjė qė e vunė edhe nė jetė....
Nėse pėr kėtė qendrim do tė perifrazonim parrullėn berishiane, do tė na duhej tė thonim: “Shumė kombe njė qėndrim” duke shtuar se qėndrimi ėshtė lufta jo sehiri. E duke krahasuar kėtė qėndrim ndaj lirisė sė munguar sociale tė irakenėve me atė ndaj ēlirimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė moment ēfarosjeje, nuk mund tė mos i quash tė pamoralshėm mbajtėsit e kėtyre qėndrimeve tė ndryshme.
Kadaresė, pėr tė treguar se e meritonte titullin “Nderi i Kombit” (tė paktėn pėr kėtė), duhet t’ua spjegonte shqiptarėve kėto gjera por nuk e bėri!
Duke mos i quajtur thelbėsore vėrejtjet e mia ndaj pėrgjigjeve tė Kadaresė pėr pyetjet 2, 3 dhe 6, po i kapėrcej sipas rradhės, pėr t’u marrė me ato tė pyetjeve 4, 5, 7.
Pyetja e katėrt: “Si shpjegohet rasti kur njė parti ka dalė mė njė farė iniciative pėr bashkimin e shqiptarėve nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni?”
Nuk kam ē’tė themi pėr kėtė parti dhe prononcimin e saj, mbasi sikurse Kadareja pėr tė nuk kemi dijeni, dhe nuk ia dimė sinqeritetin e deklarimeve tė saj por mund tė flasim pėr pėrgjigjet e Kadaresė qė shpreh pikėpamjet e veta, pavarėsisht partisė qė i adresohen.
Kadareja, si kozmopolit qė ėshtė nė pėrgjigjen e tij nėpėrmjet tė tjerash thotė:
“Mendoj se kėto nisma nuk janė tė mira pėr momentin dhe janė mė shumė tė dėmshme se sa tė dobishme, kur dihet se Kosova dhe shqiptarėt njė ditė do tė jenė tė bashkuar dhe tė drejtuar drejtė njė Europe tė bashkuar.... Kėto iniciativa nuk kanė njė bazė qė tė bėhet bazė qė tė bėhet objektive pėr t’u mbėshtetur, dhe ato mund tė kthehen thjesht nė aventura qė tė diskretitojnė njė ide qė mund tė jetė reale dhe e vėrtetė.
Nuk mund tė kuptoj sesi njė gjė, apo njė nisėm siē thotė Kadareja tė jetė e mirė, apo e keqe nė varėsi tė momentit. E mira ėshtė e mirė dhe, e keqja e keqe, pse janė tė kėtilla nė vet-vete. Njė nisėm ėshtė e mirė, kur mbart njė ide tė mirė. E njė nisėm e tillė duhet vazhduar deri nė realizimin e qėllimit apo idesė. Proēesi mund tė i gjatė dhe me pengesa, shpesh tė rrezikshme, por kjo nuk do tė thotė qė ai duhet ndėrprerė, dhe hequr dorė nė varėsi tė momenteve. Ajo qė mund tė bėhet nė kėto raste ėshtė ngadalėsimi i proēesit, dhe e shumta, pezullimi pėrkohėsisht i tij.
Ideja e bashkimit kombėtar pėr shqiptarėt ėshtė aspiratė shekullore dhe mė e madhia pėr ta, pėr tė cilėn ia vlen tė bėhen sakrifica sublime. Por, kjo aspiratė, kaq jetike pėr ekzistencėn dhe zhvillim-pėrparimin e kombit, nuk ėshtė kthyer kurrė nė nisėm, pse gjithmonė janė gjendur tė tillė si Kadareja qė t’u mbushin mendjen e atyre shqiptarėve qė duhet ta bėnin kėtė gjė se, momenti nuk ėshtė i pėrshtatshėm, bile i rrezikshėm.
Kėshtu, shqiptarėt duke u besuar kadareve, tė mėdhenj e tė vegjėl, apo thjesht shpirt-vegjėl-djallėzorė dhe antikombėtarė, me mosveprimin e tyre kanė realizuar qėllimet e mbrapshta tė armiqve tė tyre.
Kadareja mundohet tė na mashtrojė me pikėpamjen e tij kozmopolite se, gjoja aspirata e shqiptarėve, pėr bashkim kombėtar, do tė realizohet nė kuadėr tė Europės sė Bashkuar. Por, Kadareja, pėrpara se sa tė kėrkojė qė tė presim sipas thėnies: “Prit gomar tė mbij barė”, mė pėrpara le tė na shpjegojė, pse ato shtete armiq tė shqiptarėve, Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe e shpifura dhe e ngjitura Maqedoni, nuk heqin dorė, por janė gati tė bėjnė sakrifica sublime, pėr tė mbajtur nėn robėri trojet tona amtare tė banuar nga shqiptarėt?
Pse nuk e bėjnė kėtė pikėrisht nė prag tė hyrjes sė tyre nė Europėn e Bashkuar? Pse kėtyre u lejohet qė nė kėtė bashkim tė hynė si shovinist, ndėrsa ne na kėrkohet, patjetėr, tė jemi tė copėtuar?
Mbasi Kadareja tė na sqarojė kėto gjera, unė lidhur me atė parajsėn “Europė e Bashkuar”, qė nuk dihet nėse do tė ekzistojė deri sa tė vijė radha jonė pėr tė hyrė ku do tė “gjenim” edhe “bashkimin kombėtar”, do t’i pėrgjigjesha me pjesėn e dytė tė asaj thėnies me gomar: “Bari doli e u tha, gomari me sy s’e pa”. Se ne edhe sikur tė ndodhė qė ndonjė herė tė jemi pjestar tė Europės sė Bashkuar kurrė nuk do tė realizojmė, nė kuadėr tė saj, bashkimin kombėtar, nė kuptimin qė bashkimi tė sjell dobitė qė kėrkohen prej tij.
Kjo pėr rastin mė tė mirė, por mund tė ndodhin edhe mė keq: duke pritur, vite dhe dekada, pėr tė hyrė nė Europėn e Bashkuar e duke dėgjuar kadaretė ka mė tepėr mundėsi qė nėn presionin e fqinjėve, tė asgjesohemi si komb e nė rastin mė tė mirė tė jemi kthyer nė koloni dhe si tė kėtillė tė provojmė se ēfarė do tė jetė parajsa e premtuar me emrin e madh “Europė e Bashkuar”.
Kadareja pėr tė na trembur, e pėr tė na bėrė pėr tė hequr dorė nga dėshira pėr t’u bashkuar kombėtarisht, iniciativat pėr kėtė gjė i quan, tė pabazuara objektivisht, duke injoruar kėshtu, jo vetėm domosdoshmėrinė qė mbart ky akt nė vet-vete, pėr ekzistencėn dhe pėrparim – zhvillimin e kombit, por edhe faktin qė kjo ėshtė njė e drejtė sa e natyrshme aq edhe juridike, e sanksionuar nga forumet mė tė larta ndėrkombėtare qė merren me rregullimin e marrėdhėnieve ndėrmjet popujve, shteteve e kombeve.
Pas gjithė kėtyre qėndrimeve tė Kadaresė, ndonjė qė do tė shprehej me terminologjinė e disa dekadave mė parė do tė thoshte: “Jazėk i qoftė Kadaresė!”
Nė vijim tė idesė sė pyetjes sė katėrt bėhet pyetja e pestė: “Nė skenė u paraqit edhe njė ushtri e re AKSH... A mendoni se kemi nevojė pėr paraqitje tė tilla me maska dhe pa maska?”
Ja njė pjesė e pėrgjigjes sė Kadaresė: “Natyrisht nuk ka nevojė, sepse populli shqiptar ka zėnė rrugėn e legjitimitetit.... demokracisė europiane dhe nuk mund tė kthehemi mbrapa nė gjera tė pamenduara mirė...”
Broēkulla Kadare, broēkulla, nė vend qė tė na shesėsh “krunde pėr ėndė” na shpjego, pse gjithė ato shtete tė quajtura demokratike e qė luftojmė t’i arrijmė, bėjnė tė pamundurėn tė ruajnė atė qė kanė arritur me shumė sakrifica, bashkimin?
E nėse kėrkesa e jonė pėr bashkim kombėtar, pavarėsisht mjeteve, quhet “kthim prapa”? Pse nuk shkojnė pėrpara fjala vjen, Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Amerika e shumė e shumė shtete tė tjera, duke u copėtuar, sikurse ne?
Mblidhe mendjen o burrė i dheut se nuk vlen asgjė “Nobeli” nė qafė kur nė ballė e nė shpatulla mund tė mbash damkėn “Tradhėtar”.
Pyetja e fundit: “A jeni i kėnaqur me integrimet kulturore brėndashqiptare dhe ēfarė kėrkohet qė ato tė bėhen mė shpejtė?”
Pajtohemi me Kadarenė pėr pengesat artificiale qė nxirren nė kėtė drejtim e qė vinė pėr shkak tė grindjeve si pėr gjuhėn apo besimet fetare. Por nuk mund tė pajtohemi kur pėr kėto tė fundit, grindjet pėr besimet fetare, thotė: “..... qė fatmirėsisht ende nuk kanė dalė dhe besoj se shqiptarėt nė kėtė drejtim do tė tregohen tė kujdesshėm sikurse deri mė tani”.
Duhet thėnė se Kadareja nuk tregohet i sinqertė, dhe kjo, ndofta, ka tė bėjė me pozicionimin apo mė mirė me angazhimin e tij nė kėtė ēėshtje. Si mund t’u afrohet dhe menjėherė t’u largohet, me kritikat e veta, grindjeve fetare, duke deklaruar se ato nuk kanė dalė (nė skenė E.P)?
Qė para gati njė dekade Kadareja dhe, tė tjerė bashkė me tė, kanė dalė me thirrje dhe punime nė favorė tė kthimit tė shqiptarėve myslimanė nė fenė e origjinės, krishterimin.
Tashmė numri i veprimeve tė kėsaj ideje, tė mbrapshtė, ėshtė shtuar shumė, dhe veprimtaritė e tyre tashmė janė jo vetėm tė shumta e mė agresive, por edhe tė bashkėrenduara, gjė qė tregon se kemi tė bėjmė me njė rrymė tė caktuar tė mendimit shqiptar, e cila njihet me emrin “Katolikocentrizėm”.
Kjo rrymė tashmė nuk ka vetėm organizma tė posaēme nė funksion tė realizimit tė idesė sė saj, siē ėshtė “Shoqata e Intelektualėve Katolikė” dhe me organe mediatike si gazetat “Ora e Shqipėrisė” dhe “Shqipėria Etnike”, (por kjo rrymė) duket dhe funksionon brenda partive politike, mediave tė tjera, tė deklaruara tė varura apo tė pavarura. Nėse, nė kėtė drejtim, nuk kemi njė luftė (jo grindje), nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, kjo ndodh pėr shkak tė pėrmbajtjes dhe tolerancės sė tepruar tė palės sė provokuar edhe tė sulmuar brutalisht, asaj islamike.
Me sa duket, qėllimi i Kadaresė, qė e anashkalon kėtė ēėshtje, duke folur pėr grindje tė thjeshta e tė parėndėsishme, e duke pėrkėdhelur, nė mėnyrė mashturese, sedrėn e shqiptarėve, e posaēėrisht atė tė myslimanėve, se duke mos rreaguar “tregohen tė kujdesshėm si deri mė tani”, do tė fitojė kėshtu indiferentizmin e tyre, e si pėrfundim tė ruhet raporti, siē ėshtė i gjendjes sė luftės, tashmė tė shpallur dhe nė zhvillim, me njėrin krah ata, katolikocentrist, aktiv dhe agresiv, dhe tjetrin, islamik, pasiv dhe tė nėnshtruar deri sa tė likujdohen. Bravo Kadare!
Bravo Kadare, pas dardha e ka bishtin prapa dhe, nuk i dihet se sa do tė vazhdojė durimi i kėrkuar nga ju, ashtu siē nuk dihen edhe pasojat qė do tė vinė pas sosjes sė tij (durimit), pėrgjegjėsinė pėr tė cilat (pasojat) do t’i mbani ju, o katolikocentristė tė prapė dhe antikombėtarė tė pandreqshėm, qė, shkelni mbi fenė e shqiptarėve: “SHQIPTARINĖ”.
Duke pėrfunduar kėto rreagime ndaj Kadaresė nuk mund tė hesht edhe ndaj formulimit tė shumicės sė pyetjeve tė bėra, tė cilat duket sikur janė bėrė enkas pėr tė ardhur sipas midesė sė tij (Kadaresė).
Eqerem Beqo Plaku
Krijoni Kontakt