Në raportin më të ri të Institutit ndërkombëtar të Shtypit thuhet se gazetarët në mbarë botën, gjatë vitit të kaluar, kishin vazhduar të ballafaqohen me keqtrajtim dhe dhunë tjetër gjatë punës së tyre. Redaktori i raportit , David Dadge tha se viti 2005 ishte "viti i tmerrshëm" për gazetarë. 23 gazetarë janë vrarë në Irak, 20 në Azi, 11 gazetarë janë vrarë në vendet amerikane.
Është e qartë se në Irak ka konflikt dhe atje është rrezik i jashtëzakonshëm për raportim, por edhe në vendet e tjera, gazetarët që bëjnë raportime hulumtuese janë në shënjestër dhe po vriten lidhur me hulumtimet e tyre. Aktualisht qeveritë po dështojnë në mbështetje të gazetarëve, për ti hetuar në mënyrë të plotë këto vrasje dhe duke i sjellë kryesit e vrasjeve para drejtësisë.
31/03/2006
Krijoni Kontakt