Minush Jero u nda nga jeta nė moshėn 74-vjeēare, duke lėnė pas drama e poezi tė pabotuara

Mes veprės sė pabotuar dhe njollave tė harresės


Llambi Kallēo

Pėr artistin vdekje ėshtė harresa. Dhe Minush Jero kėrkonte ta mposhtte atė me ēdo kusht. Po bėheshin 8 vjet qė ai nuk dilte mė nga shtėpia, miqtė e dikurshėm e kishin braktisur, por jo pena. Ndaj dhe ai shkruante. “Njė hap para vdekjes” ishte vepra e tij e fundit, ku pėrshkruante kalvarin e gjatė tė jetės sė tij, por edhe shumė poezi dhimbjeje qė ai donte t’i pėrmbidhte nė njė vėllim. “Minush Jero ishte dramaturgu i guximshėm dhe i talentuar, qė vuajti tė gjithė jetėn dhe nuk i botoi veprat e tij”. Kėshtu do ta pėrkufizonte Minush Jeron, artistin qė vetėm pak ditė mė parė u nda nga jeta, njė nga miqtė e tij mė tė mirė, regjisori i njohur durrsak Gjergj Vlashi. Jero u nda nga jeta nė moshėn 74 vjeēare, pas njė sėmundjeje tė gjatė, qė e shkėputi pėrfundimisht nga jeta artistike. Duke e vlerėsuar si njė nga dramaturgėt mė tė mirė, Gjergj Vlashi e shikon jetėn e Mirush Jeros si njė dramė tė vėrtetė nė tė cilėn ai ishte personazhi mė tragjik. “Ndonėse ishte ndėr dramaturgėt mė tė mirė tė letėrsisė shqipe, askush nuk u kujtua pėr sė gjalli tė nderonte figurėn e tij, ndonėse nė librin e “Historia e teatrit botėror” emri i tij ėshtė ndėr tė rrallėt e letėrsisė shqipe. Ai shkruajti shumė drama, por jeta e tij ishte njė dramė e vėrtetė dhe nė tė ai ishte personazhi mė i dhimbshėm. Pėrjetoi burgun nė kulmin e karrierės, sėmundja e burgosi 8 vjet nė shtėpi dhe nuk mori asnjė titull ndonėse e meritonte si askush”, - thotė Vlashi. Njė nga kryeveprat e Jeros ėshtė libri “Njolla tė murrme”, pas tė cilit do tė fillonte dhe persekutimi dhe burgosja e artistit. E frymėzuar nga erėrat e demokracisė sė shkurtėr tė vitit 1968, kjo dramė u ndalua menjėherė, qė nė premierė nga vetė diktatori Enver Hoxha, si njė vepėr liberale. Sipas Vlashit, vepra e Minush Jeros dallohet pėr trajtimin e konfliktualitetit nė mėnyrėn mė tė gjallė dhe tė vėrtetė. “Ai nuk shkroi shumė, por vepra qė la ėshtė cilėsore”, - shprehet Vlashi, duke shtuar se Jero ėshtė ndėr rastet unikalė qė sa qe gjallė nuk iu botua vepra e tij. Ndėrkohė qė drama “Njolla tė murrme” pėr tė cilėn dhe u dėnua ėshtė vėnė nė skenė dhe nga njė trupė franceze nė Paris. Nė ditėn e vdekjes sė Minush Jeros, nė 22 mars 2006, mungonin pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal apo tė Ministrisė sė Kulturės, tė cilėt e kaluan nė heshtje vdekjen e tij. Megjithatė, sipas Vlashit, kėto institucione do ta nderonin nė tė vėrtetė kėtė figurė, nėse do tė botonin veprėn e plotė tė tij.
Nė familjen Jero
Kanė kaluar vetėm pak ditė dhe nė familjen Jero vazhdojnė vizitat e ngushėllimit. Nuk ka nevojė qė gruaja e tij Eglantina dhe djali tė flasin shumė mbi jetėn e tij. Ata tregojnė njė album tė vjetėr, ku pėrmblidhet e gjithė jeta e Minush Jeros, qė nga koha kur ishte nė Shkollėn e Bashkuar, kohėn e luftės kur ishte debatikas, kur ishte ndėr 3 tė rinjtė shqiptarė qė pėrfaqėsuan Shqipėrinė nė Kongresin e parė tė Rinisė Antifashiste shqiptare. Mė tej vijojnė fotot e kohės kur sė bashku me regjisorin Gjergj Vlashi vuri nė skenė dramėn “Njolla tė murrme”, pas sė cilės e arrestuan dhe mė pas e dėnuan me 8 vjet burg. Ishte viti 1973 dhe regjimi Hoxha sapo kishte nisur tė godiste elitėn e intelektualėve e artistėve shqiptarė, si Fadil Paērami, Todi Lubonja e shumė tė tjerė. Pas kėsaj periudhe tė errėt, kur Jeros nuk iu lejua tė shkruajė asnjė rresht nga dramat qė kishte pasion, vijojnė fotot nga koha kur punonte si punėtor nė Fabrikėn e gomės nė Durrės. Gjatė gjithė kėsaj kohe ai pati pranė gruan e tij, e cila iu gjend pranė nė momentet mė tė vėshtira. Nė albumin me foto tė Minush Jeros shfaqen dhe foto tė dramave tė shfaqura nė Korēė, Durrės, Paris etj. Nė bibliotekėn e tij personale gruaja e Minushit dhe djali tė tregojnė kopjen e rrallė tė librit “Njolla tė murrme”, i cili ndikoi shumė, jo vetėm nė jetėn e Minushit, por edhe nė jetėt e tyre. Por aty ka edhe drama tė tjera tė tij, tė cilat presin dritėn e botimit, si “njė hap para vdekjes”, “Dramė mbi mitologjinė”, “Unė jam dashuria juaj” e shkruar gjatė viteve qė punonte nė fabrikė, por edhe dorėshkrimet e dramave qė e shkelėn skenėn e teatrit, si “Jashtė bie shi”, “Hapni dritaret”, “Shokėt”, “Dasėm lufte”, etj. I biri, Dari, tregon se kohėt e fundit ai shkroi edhe poezi dhe dėshira e tij ishte qė tė botoheshin nė formėn e njė vėllimi, por askush nuk iu ofrua pėr tė realizuar njė nga kėrkesat e tij tė fundit.
Pas njollave tė murrme”
Ata qė e dinė mė mirė tė vėrtetėn mbi librin “Njolla tė murrme”, i cili solli dhe arrestimin e artistit, janė familjarėt e tij. Ata tregojnė me hollėsi atė qė ndodhi pas shfaqes sė dramės qė nė atė kohė do tė bėnte bujė tė paparė. Nė vitin 1996 nė Festivalin e Teatrove nė Tiranė, trupa e Korēės me regjisor Mihallaq Luarasin, vė nė skenė dramėn “Njolla tė Murrme”. “Enver Hoxha bėri kritika nė lidhje me kėtė dramė, madje nė Durrės erdhi pėr tė analizuar dramėn dhe Rita Marko. Nė vitin 1970 vihet nė skenė drama tjetėr e Minushit, “Tė pamposhturit”, e cila shfaqet nė Korēė”, - tregon Eglantina. Edhe kėsaj radhe drama bllokohet dhe me sa duket, rezonanca e “Njollave tė murrme” nuk mund tė linte pa prekur dhe dramėn tjetėr dhe pėrfundimisht artistin. Drama u bllokua dhe nė 1973 Minush Jero dėnohet me 8 vjet burg. Pasi bėn 6 vjet e 8 muaj burg,lirohet nė 28 dhjetor tė vitit 1978. Mė pas punon si punėtor i thjeshtė nė njė Fabrikė Gome nė Durrės nga viti 1979 deri nė 1987. Pasi fillon lėvizja demokratike nė vitet 1990 ai themelon degėn e Partisė Demokratike nė Durrės dhe mė pas hap sallonin e artit “Torra”. Ishte koha kur regjisori francez Domenic Dolemie vė nė skenė nė Francė dramėn “Njolla tė Murrme”. Prej vitit 1998, kohė kur pėson njė aksident, deri nė ditėn e vdekjes nė 22 mars 2006, Minush Jero nuk do tė dilte mė nga shtėpia duke ndėrprerė pėrfundimisht dhe shkrimet. Askush nuk u kujtua mė pėr tė, madje edhe nė ditėn e varrimit, institucionet, pėrveē Teatrit Kombėtar, nuk ēuan njė kurorė me lule mbi arkivolin e tij.




27/03/2006

Shekulli