Intervista/Flet nėna e foshnjave, Shpresa Muharremi
50-vjeēarja qė lindi trinjakė: Skam para ti ushqej vajzat
Blerina KACA, Arta AGOLLI
Pėr herė tė parė regjistri nė maternitete shėnon njė lindje tė rrallė. E cila nuk lidhet vetėm me numrin e foshnjave, se sa me moshėn e nėnės. Shpresa Muharremi, 50-vjeēarja nga qyteti i Durrėsit, dy javė mė parė ka sjellė nė jetė trinjakė. Tri vajza, tė cilat, janė nė peshė normale dhe nuk i kanė krijuar asnjė problem serioz nėnės sė tyre. Ato janė fėmijėt e parė tė familjes Muharrmi dhe, sipas nėnės, edhe tė fundit.
Frikėn se mos mbetej pa fėmijė, sot e kujton si njė ėndėrr tė keqe. Ajo shtrėngon nė krahė, trinjaket e saj, dhe lutet pėr shėndetin e tyre, ndėrkohė qė kėrkon ndihmė nga shteti, pasi kushtet ekonomike tė familjes janė tė vėshtira. Sipas mjekėve gjinekologė rasti i nėnės nga Durrėsi, ėshtė i pari nė kėto vite, ndėrkohė qė vetė Shpresa gjatė njė interviste pėr gazetėn Tirana Observėr tregon tė gjitha emocionet qė nga EKO-ja e parė, kur i treguan pėr trinjaket, muajt e shtatzėnisė si dhe vėshtirėsitė gjatė kėsaj tyre.
A e kishit menduar ndonjėherė se njė ditė do tė bėheshit nėnė me tri vajza?
Nuk e kisha menduar kurrė njė gjė tė tillė, madje mė kujtohet kur kam bėrė EKO-n e parė, pėr tė parė nėse ishte vajzė apo djalė, ky moment ka qenė me tė vėrtetė njė moment i veēantė. Kur mjeku mė tha nė fillim qė ke njė vajzė, pastaj vazhdoi duke thėnė ke edhe njė tjetėr, pastaj kur e dėgjova qė tha ke tri vajza, u shokova, por besoj se lumturi mė tė madhe nė jetėn time nuk kam pėr tė ndjerė kurrė mė.
A ke pasur probleme gjatė shtatzėnisė?
Nė fakt, pėr arsye se unė jam edhe pak e madhe nė moshė, jam 49 vjeēe, kam pasur probleme tė mėdha gjatė kohės sė shtatzėnisė, madje kam 4 katėr muaj qė jam shtruar nė spital, pėr arsye tė kėtyre problemeve, kam pasur shumė pak shpresa pėr ti lindur vajzat e mia, dhe nuk kam blerė asnjė veshje pėr to, por pėr tė gjithė kėtė lumturi falėnderoj Zotin dhe i jam shumė mirėnjohėse edhe mjekut Orjon Glozheni, i cili mund tė them me plot gojėn se mė ka shpėtuar bebet e mia, besoj se po tė isha nė njė vend tjetėr, nuk do ti kisha ato tani, mjeku mė ka ndjekur ditė pas dite, duke u kujdesur shumė pėr mua.
Si ndihesh tani, qė nė krahė mban tri vajzat e tua?
I jam lutur zotit pėr njė vajzė, se i kam dashur gjithmonė vajzat, por qė tė mė dhuronte Zoti tri, kėtė se kisha menduar kurrė, ndjehem shumė e lumtur, por njėkohėsisht edhe e frikėsuar, sepse nuk e di si do ti rris tė tri vajzat e mia, madje edhe pėr rroba mė kanė ndihmuar komshinjtė dhe tė afėrmit e mi, sepse nuk kam bėrė asgjė gati, pėr shkak se kam pasur shumė probleme dhe nuk e dija nėse do ti lindja vajzat, por tani qė i kam pranė meje, nuk dua asgjė tjetėr nga jeta.
Kur ka qenė momenti mė i vėshtirė qė ke kaluar, para apo pas lindjes sė tri vajzave ?
Pas lindjes unė gati kam pėsuar njė depresion, isha shumė e shqetėsuar, sepse vajzat vetėm qanin dhe pėr mė tepėr isha vetėm, nuk kisha asnjė njeri afėr, kam ndenjur me orė tė tėra duke qarė dhe gjithashtu edhe 2-3 ditė pa gjumė, por pėrsėri ja ku jam, dhe pėr mė tepėr, me tri vajza si engjėj. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė janė shumė mirė, vajzat e mia kanė lindur nė peshė nga 1 kg e gjysmė secila. Mjafton qė ato tė jenė mirė, sepse unė si nėnė do bėj edhe sakrifica mė tė mėdha se kaq.
Pesėnjakėt nga Kalaja e Dodės
Nė mars tė 2004-ės, njė lindje e rrallė tėrheq vėmendjen e mbarė opinionit nė vend. Thėllėza Kupe, 32 vjeēe, nga Kalaja e Dodės, sjell nė jetė pesėnjakė. Pesė djem, tė cilėt, pėrveē tė tjerash shėnuan edhe lindjen mė tė rrallė nė vendin tonė, gjatė 10-vjeēarit tė fundit. Sipas specialistėve gjinekologė, formimi i kaq shumė embrioneve nė barkun e nėnės ishte stimuluar nga medikamente qė vetė Thėllėza i kishte pėrdorur pėr tė mbetur shtatzėnė. Kushtet e vėshtira ekonomike dhe kėrkesat e shpeshta tė nėnės drejtuar kryeministrit Nano, nė atė kohė, bėnė qė familja Kupe tė transferohej nė Tiranė, nė njė apartament tė dhuruar me vendim qeverie, pėr kėtė lindje tė rrallė.
2000, lindin katėrnjakėt nga Peqini,
Nė vitin 2000, nė maternitetin Nėna Mbretėreshė nė kryeqytet, regjistri do tė shėnonte njė tjetėr lindje tė rrallė. Njė nėnė nga Peqini sjell nė jetė katėr foshnje. Gjendja e tyre shėndetėsore ishte shumė e mirė, pėr fat ata kishin lindur tė katėrt nė peshė normale, pa asnjė dėmtim fizik dhe pėr mė tepėr edhe nėna ishte nė kushte normale shėndetėsore. Mbas publikimit tė lajmit nė media, familja nga Peqini, i kėrkon ndihmė qeverisė, e konkretisht kryeministrit Meta, pėr ndihma konkrete ekonomike. Me njė vendim qeverie, tė firmosur nga kryeministri i kohės, familjes nga Peqini, i dhurohet njė shtėpi, mė tej prindėrit u ndihmuan pėr tė gjetur punė nė metropolin shqiptar.
.........tirana observer...
Krijoni Kontakt