Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15

Tema: Nje Mrekulli

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nje Mrekulli

    Intervista/Flet nėna e foshnjave, Shpresa Muharremi

    50-vjeēarja qė lindi trinjakė: S’kam para t’i ushqej vajzat

    Blerina KACA, Arta AGOLLI

    Pėr herė tė parė regjistri nė maternitete shėnon njė lindje tė rrallė. E cila nuk lidhet vetėm me numrin e foshnjave, se sa me moshėn e nėnės. Shpresa Muharremi, 50-vjeēarja nga qyteti i Durrėsit, dy javė mė parė ka sjellė nė jetė trinjakė. Tri vajza, tė cilat, janė nė peshė normale dhe nuk i kanė krijuar asnjė problem serioz nėnės sė tyre. Ato janė fėmijėt e parė tė familjes Muharrmi dhe, sipas nėnės, edhe tė fundit.
    Frikėn se mos mbetej pa fėmijė, sot e kujton si njė ėndėrr tė keqe. Ajo shtrėngon nė krahė, trinjaket e saj, dhe lutet pėr shėndetin e tyre, ndėrkohė qė kėrkon ndihmė nga shteti, pasi kushtet ekonomike tė familjes janė tė vėshtira. Sipas mjekėve gjinekologė rasti i nėnės nga Durrėsi, ėshtė i pari nė kėto vite, ndėrkohė qė vetė Shpresa gjatė njė interviste pėr gazetėn “Tirana Observėr” tregon tė gjitha emocionet qė nga EKO-ja e parė, kur i treguan pėr trinjaket, muajt e shtatzėnisė si dhe vėshtirėsitė gjatė kėsaj tyre.

    A e kishit menduar ndonjėherė se njė ditė do tė bėheshit nėnė me tri vajza?
    Nuk e kisha menduar kurrė njė gjė tė tillė, madje mė kujtohet kur kam bėrė EKO-n e parė, pėr tė parė nėse ishte vajzė apo djalė, ky moment ka qenė me tė vėrtetė njė moment i veēantė. Kur mjeku mė tha nė fillim qė ke njė vajzė, pastaj vazhdoi duke thėnė ke edhe njė tjetėr, pastaj kur e dėgjova qė tha ke tri vajza, u shokova, por besoj se lumturi mė tė madhe nė jetėn time nuk kam pėr tė ndjerė kurrė mė.
    A ke pasur probleme gjatė shtatzėnisė?
    Nė fakt, pėr arsye se unė jam edhe pak e madhe nė moshė, jam 49 vjeēe, kam pasur probleme tė mėdha gjatė kohės sė shtatzėnisė, madje kam 4 katėr muaj qė jam shtruar nė spital, pėr arsye tė kėtyre problemeve, kam pasur shumė pak shpresa pėr t’i lindur vajzat e mia, dhe nuk kam blerė asnjė veshje pėr to, por pėr tė gjithė kėtė lumturi falėnderoj Zotin dhe i jam shumė mirėnjohėse edhe mjekut Orjon Glozheni, i cili mund tė them me plot gojėn se mė ka shpėtuar bebet e mia, besoj se po tė isha nė njė vend tjetėr, nuk do t’i kisha ato tani, mjeku mė ka ndjekur ditė pas dite, duke u kujdesur shumė pėr mua.
    Si ndihesh tani, qė nė krahė mban tri vajzat e tua?
    I jam lutur zotit pėr njė vajzė, se i kam dashur gjithmonė vajzat, por qė tė mė dhuronte Zoti tri, kėtė se kisha menduar kurrė, ndjehem shumė e lumtur, por njėkohėsisht edhe e frikėsuar, sepse nuk e di si do t’i rris tė tri vajzat e mia, madje edhe pėr rroba mė kanė ndihmuar komshinjtė dhe tė afėrmit e mi, sepse nuk kam bėrė asgjė gati, pėr shkak se kam pasur shumė probleme dhe nuk e dija nėse do t’i lindja vajzat, por tani qė i kam pranė meje, nuk dua asgjė tjetėr nga jeta.
    Kur ka qenė momenti mė i vėshtirė qė ke kaluar, para apo pas lindjes sė tri vajzave ?
    Pas lindjes unė gati kam pėsuar njė depresion, isha shumė e shqetėsuar, sepse vajzat vetėm qanin dhe pėr mė tepėr isha vetėm, nuk kisha asnjė njeri afėr, kam ndenjur me orė tė tėra duke qarė dhe gjithashtu edhe 2-3 ditė pa gjumė, por pėrsėri ja ku jam, dhe pėr mė tepėr, me tri vajza si engjėj. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė janė shumė mirė, vajzat e mia kanė lindur nė peshė nga 1 kg e gjysmė secila. Mjafton qė ato tė jenė mirė, sepse unė si nėnė do bėj edhe sakrifica mė tė mėdha se kaq.

    Pesėnjakėt nga Kalaja e Dodės
    Nė mars tė 2004-ės, njė lindje e rrallė tėrheq vėmendjen e mbarė opinionit nė vend. Thėllėza Kupe, 32 vjeēe, nga Kalaja e Dodės, sjell nė jetė pesėnjakė. Pesė djem, tė cilėt, pėrveē tė tjerash shėnuan edhe lindjen mė tė rrallė nė vendin tonė, gjatė 10-vjeēarit tė fundit. Sipas specialistėve gjinekologė, formimi i kaq shumė embrioneve nė barkun e nėnės ishte stimuluar nga medikamente qė vetė Thėllėza i kishte pėrdorur pėr tė mbetur shtatzėnė. Kushtet e vėshtira ekonomike dhe kėrkesat e shpeshta tė nėnės drejtuar kryeministrit Nano, nė atė kohė, bėnė qė familja Kupe tė transferohej nė Tiranė, nė njė apartament tė dhuruar me vendim qeverie, pėr kėtė lindje tė rrallė.

    2000, lindin katėrnjakėt nga Peqini,
    Nė vitin 2000, nė maternitetin “Nėna Mbretėreshė” nė kryeqytet, regjistri do tė shėnonte njė tjetėr lindje tė rrallė. Njė nėnė nga Peqini sjell nė jetė katėr foshnje. Gjendja e tyre shėndetėsore ishte shumė e mirė, pėr fat ata kishin lindur tė katėrt nė peshė normale, pa asnjė dėmtim fizik dhe pėr mė tepėr edhe nėna ishte nė kushte normale shėndetėsore. Mbas publikimit tė lajmit nė media, familja nga Peqini, i kėrkon ndihmė qeverisė, e konkretisht kryeministrit Meta, pėr ndihma konkrete ekonomike. Me njė vendim qeverie, tė firmosur nga kryeministri i kohės, familjes nga Peqini, i dhurohet njė shtėpi, mė tej prindėrit u ndihmuan pėr tė gjetur punė nė metropolin shqiptar.

    .........tirana observer...

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Meqe qenka keshtu puna i duhet lut zotit te na jape sa me shume lindje te rralla qe te fitojme nga nje shpi

    e para i uroj nenes 50-vjecare pune te mbare dhe e besoj se cdo te thote te gezohesh qofte edhe me nje femi ne ate moshe qe eshte ajo le me te kesh tre??? pune shume e madhe dhe e mundimshme

    e dyta shpresoj qe edhe ajo te ndihmohet ne keto kushte qe eshte dhe ishalla i realizohet endra e saj qe gocat e saj te jene sa me te shendetshme

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Para te bej invitro ka pase shoqja, tashi ti ushqej s'ka para eee...??

    Epo duhet te merret parasysh se nuk ke siguri sa te dalin kur ben prova te
    tilla, gjithsesi gjynah se shume ne moshe..50 vjecare ppupupu. Kur te behet
    ajo 70 vajzat jane 20 vjece. Gjithsesi ti ndihmoj qeveria se gjynah.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Para te bej invitro ka pase shoqja, tashi ti ushqej s'ka para eee...??
    Prandaj ja ke fut me marsh te gjashte ti qe ti besh tre cope per 3 vjet dhe pastaj te kursesh parate e invitros e...

    Nuk po thu shyqyr qe i boni dhe shyqyr qe shkenca ja dha kete mundesi, apo dojshe te adoptonte ndonje angolez si Tom Kruizi...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Prandaj ja ke fut me marsh te gjashte ti qe ti besh tre cope per 3 vjet dhe pastaj te kursesh parate e invitros e...

    Nuk po thu shyqyr qe i boni dhe shyqyr qe shkenca ja dha kete mundesi, apo dojshe te adoptonte ndonje angolez si Tom Kruizi...

    Xhuxho flm Zotit qe na ka dhane mundesine me na punu trupi ashtu sic duhet
    dhe sa bej une.is noneof your biziness Xhuxho...pasi gjithcka ka lezet me
    moshe dhe me terexi xhepi....une bej 3 dhe 13 dhe jam e zoja ti rris po shif tani pasojat e mamase gjyshe.. s'ka buke me ju ngi barkun.

    Shamikuqe kishe gje kondra ti keshtu...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Xhuxho flm Zotit qe na ka dhane mundesine me na punu trupi ashtu sic duhet
    dhe sa bej une.is noneof your biziness Xhuxho...pasi gjithcka ka lezet me
    moshe dhe me terexi xhepi....une bej 3 dhe 13 dhe jam e zoja ti rris po shif tani pasojat e mamase gjyshe.. s'ka buke me ju ngi barkun.

    Shamikuqe kishe gje kondra ti keshtu...
    Tani me te sqaru dhe ti maj yll,...

    te pakten ju femrat dhe nenat duhet t'ju behet qejfi kur nje grua me nje menyre dhe nje tjeter ben femije edhe ne nje moshe te madhe.

    Pastaj, per veshtiresite e rritjes se tyre, s'ka mbetur femije pa u rritur, ...

    P.s Ty te lumte pushka, qe qellon gjithnje ...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Tani me te sqaru dhe ti maj yll,...

    te pakten ju femrat dhe nenat duhet t'ju behet qejfi kur nje grua me nje menyre dhe nje tjeter ben femije edhe ne nje moshe te madhe.

    Pastaj, per veshtiresite e rritjes se tyre, s'ka mbetur femije pa u rritur, ...

    P.s Ty te lumte pushka, qe qellon gjithnje ...lol

    Mire e ka Xhuxhu , ajo eshte me fat qe ne ate moshe te beje 3 pernjehere .
    Pastaj shteti patjeter qe duhet ta ndihmoje pavaresisht se ska qeveri por nejse ... per ate grua me te vertete qe eshte nje mrekulli .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    O Xhuxho femija eshte gezim per cdo moshe ore, une s'po ja mohoj kete.Por ama ti rritesh me bark thate eshte kollaj, puna eshte te krijosh dicka per to qe ti vete te ndihesh mire me veten tande per jetesen qe ju ke dhane.Une per vete tham te kisha kene ne poziten e disave qe njof dhe s'kane buke me hanger...kurre nuk do kisha ba 3-4 femi mi rrite me pacamur e kos me sheqer.Pink ca qeverie e ke fjalen ti...lol. Jane femi jetima qe sillen rrugash e si ndihmon kush...e jo me kete qe ka nene e babe gjalle as qe behet fjale. Mund ti japin e shumta ndonje ndihme sociale qe s'ju del as me ble buk e sheqer.
    Po gjithsesi keto ankesat s'kam me cfare ti ushqej une si pranoj fort pasi ba me dashte personi dhe ne Shqiperi me kene ban te pamunduren me fitu nje lek qe me ushqy femite...e jo fille syte nga shteti. Asgje s'po na gjen as neve qe punojme kendej....po atje e kane qejf njerezit qylin me shume se asgja tjeter....duke perjashtu Xhuxhin se asht tu i rrite binjakte e vet ne menyren me dinjitoze...tu punu dhe overtime biles..

    E kshu kshu Pinko.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ca ka me qen 70 e me pas vajzat 20..
    shum bukur eshte..

    ku ta gjej un nji qe din me ba vajza se fill e ..kishim nis njat pun..
    1 a 2 a 3 hic sja kam dertin.. boll te shnetshme me ken..
    apo jo xhu..

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    helllooooo shkodrane

    me fal qe nderhyj.. Ajo sdinte sa do bente mi goce..Ajo qe ndodhi per te ishte fat dhe e shkruar nga zoti..Dinte ajo se do bente tre???

    ama cja fut kot ti aman

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Bota mrekulli
    Nga psfrojdi nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 08:46
  3. Mrekulli te Islamit
    Nga Era1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 15:14
  4. Kur'ani fisnik sfidė dhe mrekulli
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 20:23
  5. Mrekulli
    Nga Muslim nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •