Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Udha e Kryqit

    FILLIMI I UDHĖS SĖ KRYQIT

    O i miri dhe i dashuri Jezu Krisht,
    jemi tė bashkuar nė pėrkujtimin e udhės sė mundimeve tua.
    Kėtė pėrkushti po e paraqesim pėr nderim tė emrit tėnd,
    pėr nevoja tona shpirtėrore, pėr freskim tė shpirtėrave purgatorit
    dhe si pėr nevojat e kishės shenjte.

    Amen.




    TE NDALURIT I
    JEZU KRISHTIN E DENOJNE ME VDEKJE


    (Mt 27, 22-23.26)
    E Pilati i pyeti: “Ē’tė bėj, pra, me Jezusin qė quhet Krisht?” Tė gjithė u pėrgjigjėn: “Tė kryqėzohet!” Por ai u tha: “Ē’tė keqe bėri?” Por ata bėrtitnin edhe mė fort: “Tė kryqėzohet!” Atėherė ua liroi Barabėn, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dorėzoi tė kryqėzohet.

    MEDITIM
    Dėgjoje Jezusin qė po tė flet: Mua mė kanė gjykuar dhe mė kanė dėnuar. Klika qeveritare dhe ajo fetare mė ka gjykuar sė bashku me popullin qė i ka dėgjuar predikimet e mia, ndėrsa miqtė dhe apostujt e mi ikėn andej e kėndej. Pak pėrpara mė kanė lavdėruar, kanė qenė tė mahnitur prej mrekullive, kanė pasur mall pėr tė mė prekur dhe mė premtonin miqėsi besnike. Tani janė kthyer kundėr meje dhe prej Pilatit kėrkojnė qė tė mė kryqėzojė. Pilati, i huaj nė vendin tim, dėshiroi tė mė liroj. Por bashkėqytetarėt e mi e detyruan tė mė dėnojnė.



    TE NDALURIT II
    JEZUSIN E NGARKOJNĖ ME KRYQ


    (Mt 27, 27-31)
    Atėherė ushtarėt e qeveritarit e shtinė Jezusin nė pallatin e qeveritarit dhe mblodhėn rreth tij tėrė kohortėn. E zhveshėn dhe i hodhėn krahėve njė mantel tė kuq. Pastaj gėrshetuan njė kurorė ferrash e ia vunė nė kokė, ndėrsa nė dorėn e djathtė i dhanė njė kallam. Pastaj binin nė gjunj para tij pėr ta vėnė nė lojė dhe i thoshin: “Tė falemi, mbreti i judenjve!” e pėshtynin, ia morėn kallamin e me tė i binin kresė kokės. Pasi e vunė nė lojė, ia hoqėn mantelin e kuq, e veshėn me petkat e tij dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar.

    MEDITIM
    Kam pasur mundėsi tė mbrohem ose tė kėrkoj qė tė mė mbrojnė. Kam pasur mundėsi tė them: jam i pafajshėm, pse tė vuaj? Por e kam pranuar kryqin pa asnjė kundėrshtim.



    TE NDALURIT III
    JEZUSI RRĖZOHET PĖR TĖ PARĖN HERĖ


    (Is 53, 4-6)
    E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona, mbi shpatulla tė veta i ngarkoi dhimbjet tona! E ne ishim tė bindur se ishte i ndėshkuar, i munduar prej Hyjit e i nėnēmuar! Kurse Ai ishte i plagosur pėr shkak tė paudhėsive tona, i ndrydhur pėr shkak tė fajeve tona; ndėshkimi, peng paqeje pėr ne, peshoi mbi Tė: me vėrragėn e tij ne u shėruam. Tė gjithė ne endeshim si berrat e humbur, secili udhėn e vet ndiqte e Zoti e ngarkoi mbi Tė paudhėsinė e tė gjithė neve.

    MEDITIM
    Ėshtė vėshtirė tė rrėzohesh. Tė gjithė dėshirojnė tė qėndrojnė nė kėmbė dhe tė ngadhėnjejnė. Unė jam Zot, por megjithatė bie nėn kryq, i pafuqishėm. Tė gjithė i kanė parė mrekullitė qė i kam bėrė dhe mė kanė admiruar, kurse tani mė shohin tė rrėzuar, tė pėrbuzur, tė dėshtuar.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192


    TE NDALURIT IV
    JEZUSI TAKON NĖNĖN E VET


    (Lk 2, 34-35.51)
    Atėherė Simoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: “Shih! Hyji e caktoi kėtė Fėmijė tė shkaktojė rrėnim e ngritje pėr shumėkėnd nė Izrael. Do tė jetė edhe shenjė tė cilės njerėzit do t’i kundėrshtojnė. (edhe ty vetė njė shpatė do ta tejshkojė shpirtin) qė tė zbulohen shestimet e zemrės sė shumėkujt.” Atėherė Jezusi u kthye me ta, erdhi nė Nazaret dhe i dėgjonte. E ėma i ruante me kujdes nė zemėr tė gjitha kėto ngjarje.

    MEDITIM
    Ėshtė e pamundur tė mos i pikėllosh ata qė i do. Kam pasur mundėsi qė t’i shmangem takimit me nėnėn. A e di cfarė do tė thotė tė shohėsh dikė qė e do, ndėrsa ti e ke pikėlluar? Kam qenė i pėrbuzur dhe i braktisur nga i tėrė populli si pafe dhe mashtrues. Nėna ime e ka ditur kėtė. E ka parė dhimbjen fizike dhe tė brendshme, dhe mė shikoi me ngulm nė sy. Ky ėshtė kryq – tė shikosh nė sy qenien mė tė dashur kur je i pėrqeshur nga tė gjithė.



    TE NDALURIT V
    JEZU KRISHTI NDIHMUAR PREJ CIRINEUT


    (Lk 23, 26-27)
    Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit. Pas tij shkonte njė shumicė e madhe njerėzish e disa gra qė e qanin dhe e vajtonin.

    MEDITIM
    Tė gjithė mė kanė pėrbuzur. Mė kanė braktisur ata qė i kam shėruar. Edhe mė tė afėrmit e mi. I pėrgjakur dhe i plagosur, i tronditur nga takimi me nėnėn, kur kam pritur dashuri, njė njeri e detyruan tė mė ndihmojė. Kam pritur ndihmė nga dhembshuria dhe dashuria, kurse Simonin e detyruan qė tė ma mbajė kryqin. Ky ėshtė kryq – kur nuk ke askėnd qė ndien dhembje ose dashuri pėr ty. Kur ta pranosh kėtė, atėherė unė jam kėtu, atėherė nuk je vetėm.



    TE NDALURIT VI
    VERONIKA IA FSHIN FYTYRĖN JEZUSIT


    (Is 53, 2-3)
    Para Tij u rrit porsi pinjolli, porsi rrėnja nga toka e thatė. S’kishte bukuri as hijeshi, qė tė mund tė vėrenim nė tė, as pashi qė tė mund tė na pėlqente. Ishte i pėrbuzur, mė i sprasmi ndėr njerėz,
    njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje, si ai, para tė cilit mbulohet fytyra, i pėrbuzur, kėndej as s’e ēmonin pėr gjėsend!

    MEDITIM
    Tė gjithė m’i kanė marrė. Dhe tė gjithė mė kanė braktisur. Kam mbetur i vetėm, pa asgjė, nė rrugėn e cila shpie nė vdekje. Atėherė vjen Veronika dhe mė jep shaminė. A e di si ėshtė kjo? Jam i prekur, jam mirėnjohės, por s’kam si t’ia kthej. Kam pasur vetėm vuajtjen dhe mundimin tim. Dhe i kam dhėnė kėtė: gjurmėn e fytyrės sė pėrgjakur nė shami.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192


    TE NDALURIT VII
    JEZUSI RRĖZOHET PĖR TĖ DYTĖN HERĖ


    (Vaj 3,1-2.9.16)
    Unė jam njeriu qė e sprovoi mjerimin nėn frushkullin e zemėrimit tė tij. Ai mė urdhėroi e mė bėri tė ec nėpėr terr e jo nė dritė. M’gurė tė latuar m’i muroi rrugėt, m’i mbylli shtigjet e mia. Me gurė dhėmbėt m’i thėrmoi, mė zhgėrreu nė pluhur.

    MEDITIM
    Tanimė njėherė u rrėzova. Tė gjithė pritnin tė isha i fortė. Dhe pastaj u rrėzova sėrish. E dija se kjo gjė do ta trishtojė nėnėn, do tė nxitė njė sėrė pėrqeshjesh ndėr armiqtė e mi, do t’i habitė dhe dėshprojė miqtė e mi. Dobėsia ime i skandalizoi tė gjithė. Pyetnin: a ėshtė ky me tė vėrtetė Zot? E kam pranuar kėtė kryq. Ati ka dėrguar tė tregojė se Ai nė mua ėshtė mė i fortė se cdo skandalizim.




    TE NDALURIT VIII
    JEZUSI NGUSHĖLLON GRATĖ E JERUZALEMIT


    (Lk 23, 28-31)
    Jezusi u kthye kah ato dhe tha: “Bijat e Jerusalemit! Mos mė qani mua, por qani veten e fėmijėt tuaj! Sepse, ja, po vjen koha, kur do tė thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato qė s’lindėn kurrė e qė nuk patėn kujt t’i japin gji!’ Atėherė do tė fillojnė ‘t’u thonė maleve: bini mbi ne! E kodrave: na mbuloni!’
    Sepse, nėse veprohet kėshtu me drunė e njomė, ēka do tė ndodhė me tė thatėn?”

    MEDITIM
    Gratė mė kanė dėgjuar, mė kanė dashur dhe mė kanė besuar. Ua kam bekuar fėmijėt. Mė kanė shikuar nė zemėr. Dhe nuk kanė mundur tė kuptojnė pse jam dėnuar. Kanė qarė pėr kėtė. Kanė pasur pėrshtypjen se me kėtė ėshtė gjykuar jeta. I ka kapluar pikėllimi. Atėherė i kam ngushėlluar.



    TE NDALURIT IX
    JEZUSI RRĖZOHET PĖR TĖ TRETĖN HERĖ


    (Vaj 3, 27-32)
    Ėshtė mirė pėr burrin ta mbartė zgjedhėn qė prej rinisė sė vet. Le tė rrijė vetėm e tė qėndrojė nė heshtje kur Zoti ta mbrehė nė zgjedhė. Le ta vėrė gojėn e vet nė pluhur: sepse ndoshta ende ka shpresė. Le t’ia sjellė faqen goditėsit, le tė ngihet me poshtėrime! Sepse Zoti nuk pėrbuz pėr pėrgjithmonė. Nėse ndėshkon, Ai do tė ketė dhimbje sipas mėshirės sė vet tė madhe.

    MEDITIM
    Edhe tė tretėn herė jam rrėzuar! Kanė menduar se kjo ėshtė disfata ime pėrfundimtare. Dhe kur tė gjithė menduan se nuk do tė mund tė shkoj mė tutje, u ngrita, e mora kryqin dhe e ēova nė Golgotė. Mundėsia ekziston edhe atėherė kur tė gjithė mendojnė tė kundėrtėn.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192


    TE NDALURIT X
    JEZUSIN E ZHVESHIN


    (Mt 27, 33-36)
    Kur arritėn nė vendin e quajtur Golgotė d.m.th. Vendi i Kafkės i dhanė tė pijė verė tė pėrzier me tėmėlth e, pasi e kėrkoi, s’deshi ta pijė. Atėherė e gozhduan nė kryq dhe me short i ndanė mes tyre petkat e tij. Pastaj ndenjėn dhe e ruanin.

    MEDITIM
    Kam lejuar tė jem lakuriq, tė mė rrėmbejnė edhe atė qė pėr mua ėshtė mė intime. Kam lejuar qė e keqja e ferrit tė zbrazėt nė mua deri nė fund. Kam lejuar qė ta ēnderojnė trupin dhe intimitetin e trupit tim.



    TE NDALURIT XI
    JEZUSIN E KRYQĖZOJNĖ


    (Mk 15, 25-27)
    Ishte ora tre kur e kryqėzuan. Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit tė tij: “Mbreti i judenjve.” Bashkė me tė kryqėzuan edhe dy cuba, njėrin nė anėn e tij tė djathtė, kurse tjetrin nė tė majtėn e tij.

    MEDITIM
    Ndėrsa mbart kryqin, ende ke mundėsi ta braktisėsh atė. Por, kur njė herė tė gozhdojnė, nuk ke mė si tė ndalesh prej tij.



    TE NDALURIT XII
    JEZUSI VDES NĖ KRYQ


    (Mt 27, 45-47.50)
    Qė prej orės gjashtė deri nė orėn nėntė errėsira e mbuloi mbarė tokėn. Rreth orės nėntė, Jezusi klithi me zė tė madh: “Eli, Eli! Lema sabakthani? qė d.m.th: Hyji im, Hyji im! Pėrse hoqe dorė prej meje!” Disa prej tė pranishmėve, kur dėgjuan, thanė: “Ky po thėrret Elinė!” E Jezusi bėrtiti edhe njė herė me zė tė madh e dha shpirt.

    MEDITIM
    Vdekja. Po shkoj nga kjo botė. Por pėr tė jetuar, e jo pėr t’u zhdukur. Vdekja ime ėshtė pėrmbushje e vullnetit tė Atit. Dhe prandaj kam thėnė: “O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim”. E kam kryer planin e Atit.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192


    TE NDALURIT XIII
    JEZUSIN E ULIN PREJ KRYQIT


    (Mt 27, 54-55)
    Njė frikė e madhe e kapi centurionin dhe ata qė bashkė me tė po e ruanin Jezusin, kur panė tėrmetin dhe ngjarjet e tjera, thanė: “Me tė vėrtetė ky paska qenė Biri i Hyjit!” Aty ndodheshin e vėrenin prej sė largu shumė gra, tė cilat Jezusin e kishin pėrcjellė qė prej Galilesė dhe i kishin shėrbyer.

    MEDITIM
    Kur vdiqa, atėherė mu afruan miqtė.



    TE NDALURIT XIV
    JEZUSIN E VARROSIN


    (Mt 27, 57-60)
    Kur u bė natė, erdhi njė pasanik nga Arimateja, qė quhej Jozef. Ishte edhe ky nxėnės i Jezusit. Jozefi shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit. Pilati urdhėroi t’i jepej trupi. Jozefi mori trupin, e mbėshtolli nė pėlhurė tė pastėr dhe e vendosi nė varrin e vet tė ri, qė e kishte ēelur nė shkėmb. Pastaj rrokullisi nė derė njė gur tė madh dhe shkoi.

    MEDITIM
    Miqtė e mi kanė menduar se mė kanė shfaqur nderimet mė tė mėdha me vendosjen e trupit tim nė varr. Janė kujdesur pėr trupin tim. Kjo ėshtė ēdo gjė qė ka qenė nė mundėsitė e tyre. Kanė harruar se kam thėnė: Kjo ėshtė vetėm pėr tri ditė. Vdekja nuk zotėron mbi mua.


    PĖRFUNDIMI I UDHĖS SĖ KRYQIT

    O Atė, tė falėnderoj pėr kėtė Udhė tė Kryqit.
    I kam njohur kryqet e mia,
    tė cilat duhet t’i marr ēdo ditė dhe tė shkoj pas Birit tėnd.
    Tani e di si duhet pranuar, hequr dorė,
    falur dhe dashuruar pėrkundėr tė gjithave!
    Tani e di si vdiqet para vdekjes dhe si i shkohet nė takim Jetės.
    Faleminderit qė tani po hyj nė mbretėrinė tėnde.
    Po dal nga vullneti im rebelues dhe po hyj nė vullnetin tėnd.
    Jam duke u bėrė pjesėtar i natyrės tėnde, fėmija yt, gėzimi yt.

    O Atė, bėj qė qysh sot tė kryhet edhe ngjallja ime.

    Amen.



    Pėrgatiti: Famullia Katolike "Shėn Katarina" - Pejė, 2006

Tema tė Ngjashme

  1. Lartėsimi i Kryqit Jetėdhėnės - 14 shtator
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Historia e Kryqit tė famshėm tė Labovės
    Nga ALBA nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit tė Kuq Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga Ermal 22 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •