Mhm mė duket se i ka ardhur rradha rrugaēėrisė dmth tolerancės sė dhe nė rrugaēėri.
Ti rikthehem postit tė parė. Aty kam lėnė tė kuptohet qė toleranca ka dy anė, shpėrfilljen dhe mėshirėn. Njė lexues i nderuar hodhi njė hipotezė tjetėr duke thėnė qė mungon njė faqe e tretė, respekti. Nuk kėrkoj asnjė lloj debati me askėnd, sidomos jo me kungullin n°1 dhe kungullin n°2, as me takalartėn dhe xhinsngushtėn, dhe as me filloretėn nė bulėzėn e saj prej ajri tė qelbur. Kėto lloj shigjetash dalin huq, sa nga e majta, sa nga e djathta. Huqi ėshtė fjalė e pėrafėrt me hiēin, sidomos pėr ato qė nuk shohin qartė nė mes ē dhe q. Hiēi ėshtė kur themi : « zėre se nuk ishte asgjė ». Me njė fjalė, ishte diēka por krejt e papėrfillshme, dmth qė mund ta krahasojmė me zero. Dhe me njė xhufkė nga prapa.
Nė fakt, lexuesi i nderuar kishte parė drejt qė mungonte diēka nė dyshpatėshin e pėrshkruar. Mungonte njė element i tretė. Por jo ajo ēka ai pėrshkruan nė postin e tij. Mė duket se kam harruar diēka shumė tė rėndėsishme : FRIKEN. Mendoj qė toleranca ka dhe njė faqe tjetėr qė ėshtė frika.
Toleranca pėr shkak tė frikės
Ma merr mendja qė tė gjithė duhet ta kenė parė kėtė, ose tju ketė ndodhur tė paktėn njė herė. Nė pėrgjithėsi, kjo lloj tolerance vihet re nė njė marrėdhėnie ku tė paktėn njėri nga palėt strehohet nė rrugaēėri. Mė e shpeshta ėshtė qė tė dy tė jenė tė tillė.
Fillon pak a shumė kėshtu : ndėrsa nė ushtri e nė luftė, armėt futen nė pėrdorim nga mė e lehta tek mė e rėnda, kėtu ėshtė e kundėrta. Nė fillim gjuhet me aviacion, topa dhe tankse, e pastaj kalohet tek mitralozi e tek pushka, shtihet njė herė nė dyfek, dhe nė fund provohet edhe guri nga larg duke ia lėnė vendin puthjes vėllazėrore tė paharruar.
Ja tė marrim njė shembull : Hunderri e ka shumė tė vėshtirė qė tė mos bjerė mbi njė Piliherdhė, me njė fjalė, pothuaj gjithmonė Hunderri ėshtė i shoqėruar nga ajo. Ato pak raste kur Hunderri nuk ka nė krah tė saj Piliherdhėn u pėrkasin rasteve ku Hunderri ndodhet nė burg. Por, me tė dalė qė andej, e sigurt qė ata tė dy do tė dinė ta gjejnė njėri-tjetrin. Mirėpo, qysh nga kohėt e lashta qė mbahen mend, ekzistojnė disa qenie tė tjera jo mė pak tė ēuditshme qė quhen Hundėlesha. Kėto mund tė qėllojnė dy llojesh : ti kenė hundėt me lesh ose jo. Nqs po, ai nuk e ka tė vėshtirė tė prezantohet. Nqs jo, atėherė ai duhet tė bėjė pėrpjekje pėr tė merituar emrin.
Piliherdha, nė rastin e dytė, ėshtė ajo ēka sjell ndihmėn e ēmuar. Fundja, pėr atė punė gjendet ajo aty. Dhe pėr ndonjė darkė nė njė restorant ku venė tė gjithė. Tė hash nė njė qoshe ku nuk ka njeri, kjo ėshtė e pamendueshme pėr Hunderrin dhe Piliherdhėn. Mirėpo, ėshtė provuar qė nė kėto restorante gjendet dendėsia mė e madhe nė Hundėlesha. Restorantet, nė ditėt tona, janė kthyer nga njė vend ku dikur hahej, nė njė vend tė « a mė pe mbrėmė ». Shkohet thjesht pėr tė treguar qė isha kėtu e atje, me kėtė dhe atė, dhe qesha shumė, dhe ligjėrova shumė, dhe u talla pak me njė shok qė kishim nė tavolinė, Hunderri im ėshtė mė i zgjuari, mė i bukuri, qė i rrah tė gjithė nė shpulla, etj., etj. Kurse Hunderri shkon nėpėr restorante ose me Hunderra tė tjerė, ose me Piliherdhėn e vet e cila nė pėrgjithėsi nuk ėshtė as e bukur as e zgjuar, por thjesht gjoja e bukur dhe gjoja e zgjuar. Dhe, diēka ėshtė e sigurtė : Hunderrat me Piliherdhat e tyre nuk dalin asnjėherė tė zhgėnjyer nga kėto restorante.
Tani, mjaft shpesh, pėr tė mos thėnė gjithmonė, mbrėmja (duhet theksuar kjo, nė restorante shkohet gjithmonė nė mbrėmje, shikuesit janė mė tė shumtė) pėrfundon nė njė « F... you ! », ose dhe « F you all ! » kur Hunderri ka qėlluar vėrtetė njė kockė e fortė. Piliherdha, duke u larguar me Hunderrin e vet, shton dhe njė « Shkėr ! », pėr ti mbushur mendjen vetes qė ajo ėshtė njė femėr e pavarur dhe aq i bėn ēmendon njerėzia. Duke dėgjuar kėtė « Shkėr ! » tė Piliherdhės sė vet, Hunderri pėrkatės merr zjarr dhe mė shumė dhe i vėrsulet Hunderrit tjetėr, qė, duhet thėnė kjo, atė mbrėmje kishte qėlluar fort ligsht. Dhe pas nja 15 ose 20 minuta hakėrrimash, kėrcėllimash, sharjesh, grushtash, pėshtyrjesh, kapjesh pėr fyti, etj., etj., me njė fjalė i tėrė arsenali tipik « rrugaē, por krenar », shohim qė Hunderri tjetėr, i ligėshtuar atė natė nga njė pirje e tepėrt apo ngaqė njė natė mė parė kishte ndenjur gjatė para TV duke parė filmin « Trėndafili i kuq », tėrhiqet. Po, po, tėrhiqet. Por si ? Duke u treguar TOLERANT ! Duke thėnė qė ai kishte qenė gjithmonė mik i tyre, qė ua donte tė mirėn, qė ato e kishin marrė pėr ters, pra, ai tregohet i kuptueshėm, i durueshėm (tolerant), dhe ndonėse paksa i bezdisur nga fakti qė nuk po i shkon deri nė fund hunderrllėkut tė vet, ai e kupton mė nė fund ēėshtė tė jesh tolerant nga frika.
Por, a ėshtė vėrtetė njė tolerancė kjo ? Po, atė natė ai ka lėshuar pe. Ai ėshtė treguar i duruar. Dakort, mund tė thotė ndonjėri, por ai nuk e bėri me vetėdijen e tij tė plotė, por thjesht nga frika. Po, zotėri, por frika i ruan vreshtat. Ai nuk do tė jetė shembulli i tolerancės, ėshtė e sigurtė kjo, ai do tė presė ditėn tjetėr kur do tė ketė fjetur pak mė herėt, dhe ngrėnė pak mė mirė se atė natė, ai do tė presė qė edhe ai ta ketė Piliherdhėn e tij me vete, dhe atė natė do tė shohim ēdo tė shohim !
Dy Hunderra, dy Piliherdha, duke u kacafytur deri nė mėngjes pėr tė treguar kush ėshtė mė pak tolerant. Dikur hallka do tė kėputet nga njėra anė, dhe Hunderrit fitues do ti jepet « Puthja e Artė » nga Piliherdha e tij e cila, tani e prapa, do tė jetė mėse e bindur qė ka zgjedhur Hunderrin qė duhej. Eh deri mbrėmjen tjetėr nė fakt, the show must go on...
Krijoni Kontakt