Pershendetje te gjithe ekonomistave dhe atyre qe interesohen per te.
Do doja qe te reflektojme se bashku mbi ekonomine shqiptare, problemet qe ajo ka, shkaqet dhe sigurisht politikat ekonomike qe mund ti zgjidhin ato.
Eshte e vertete se 2 apo 3 vitet e fundit treguesit makroekonomike te Shqiperise jane te mire: nje rritje ekonomike rreth 7%, inflacjon i ulet dhe rrenie e papunesise n.q.s i besojme statistikave te INSTAT. Por pavaresisht keto rezultate inkurajuese jam shume i shqetesuar sepse mendoj se ekonomia shqiptare eshte prej vitesh ne nje krize strukturore dhe me e keqja eshte se qeveria socialiste 'ekonomikisht ultraliberale' nuk ka nje plan per ta nxjere ate nga kriza, pervec propagandes se njohur te impozuar nga FMN dhe BB , pra tregetine elire.
Konstatoj me keqardhje se balanca tregetare e shqiperise behet gjithnje e me teper defiēitare. Ajo ka arritur ne 1 milliard dollare. N.q.s marrim si reference Banken Boterore, ajo llogarit GDP e Shqiperise 10.5 Milliard dollare. Mua me duket pak e ekzagjeruar, por sidoqofte edhe me kete GDP defiēiti tregetar arrin ne 10% e GDP. Kjo do te thote vetem nje gje : qe prodhimi vendas eshte ne krize. Ai ne te shumten e rasteve nuk ekziston ose eshte i paafte ti beje balle mallrave te importuara.
Fakteqesia eshte se qeveria nuk ka marre as me te voglin mundim per ta nxjere vendin nga kjo gjendje. A mendoni se tregetia e lire (jam dakort me te) do ti jape pergjigje ketij problemi? A jane ne gjendje produktet shqiptare ,qe mezi perballojne konkurrencen ne tregun shqiptar, te fitojne pjese te tregjeve ne vendet e tjera? Nuk jam i sigurt .
Ju ftoj te reflektoni mbi kete problem dhe te shkruani sugjerimet tuaja.
Se shpejti
![]()
Krijoni Kontakt