Close

Rezultati i Sondazhit: Do ktheheni ne Shqiperi pas studimeve???

Votues
20. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    8 40.00%
  • besoj se Po

    5 25.00%
  • besoj se Jo

    2 10.00%
  • Jo

    5 25.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Shiko,te jesh intelektual nuk do thote te jesh kamikaz qe te konsumosh veten ne nje vend qe s'te jep mundesira te realizohesh.Aq me pak ne nje vend ku jeta dominohet totalisht nga politika,po deshe te jesh qofte dhe nje shofer i thjeshte te duhet te mbash ane politike...S'po flas fare per pasardhesit e pushtetareve komuniste te cilet sapo vjen Sali Berisha ve cdogje ne funksion per te mos i lene te realizohen.Pra,nuk flitet me vetem per nje mizerie ekonomiko-sociale por dhe per nje perndjekje politike e cila vishet me vellon e demokracise.

    Mua personalisht s'me intereson as ekonomikisht,as shpirterisht te kthehem(pa permendur faktin qe po bej studime te metejshme per te arritur nje profesionizem me te larte).Nese une do dua te jetoj ne forme te ndershme (ashtu sic me kane edukuar prinderit te bej) me teper se 500 euro ne muaj te plasja s'do mund ti beja.Mund te pyesesh pse?E thjeshte,maksimum kaq mund te marr nese punoj ne nje institucion shteteror ose privat ne profesionin tim.Natyrisht,ato qe bejne te njejtin profesion me mua ne Shqiperi zhdepen ne bakshishe,po si ta coj une veten te marr para nen dore?Me duket nje ulje me maksimale qe do mund ti beja vetes.
    Kthimin do e kisha te rende dhe psikologjikisht: si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove vazhdon te rendoje nje re mentaliteti te dobet,nje mentalitet qe s'te le te jesh vetvetja,mentalitet qe rinine e ushqen me ndjenjen e hipokrizise.Mund te bejne gjera shume me te renda sec mund ti binte nder te bente rinise qe eshte jashte por mesohen ti fshehin.Ka njerez qe arrijne te bashkejetojne me nje hipokrizi te tille,ka te tjere qe do plasnin ne pak muaj.

    Ato qe kthehen ne Shqiperi,Kosove etj ndoshta me zemer s'kane qene asnjehere larg vendit,ndoshta jane kthyer 2-3 here ne vit,kane krijuar shoqeri te re andej,kane mbajtur lidhjet me ate mentalitet.Mirepo une e kam te pamundur dicka te tille,jam rritur pothuajse kendej,nderkohe s'jam kthyer asnjehere ne Shqiperi,gati gjithe shoqerine e kam kendej,familjen poashtu...institucionet ku punoj/studioj.Cfare duhet te me terheqe mua nga vendlindja?
    Une bera aq kohe jashte dhe ambasada Shqipetare nuk mori mundimin te ju dergoje qofte dhe nje kartoline pak centesh emigranteve per te ju uruar Vitin E Ri...
    Shqiperia eshte vendi qe me ka mbajtur ne te kur linda derisa u bera disa vjece,por vendi ku jetoj me ka rritur,formuar si karakter,dhene mundesi te plota te zhvilloj aftesite e mia...

    Ti cdogje qe ke shkruar e ke shkruar nga kendi i studimeve ekonomike te cilat mund te te lejojne me pas te hapesh ndonje dyqan mobiljesh,veshmbathjesh a di une...Mirepo une s'kam bere studime per bixnec,e shume te rinj te tjere poashtu jo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 29-03-2006 mė 04:05
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me nje fjale, nuk deshiron te kthehesh sepse nuk ndjen me asgje per atdheun tuaj, nuk e ndjen veten shpirterisht shqiptare, kjo eshte tjeter gje. Keshtu qe, arsyet tjera jane vetem fasade e kesaj. Te kuptuam tani.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Me nje fjale, nuk deshiron te kthehesh sepse nuk ndjen me asgje per atdheun tuaj, nuk e ndjen veten shpirterisht shqiptare, kjo eshte tjeter gje. Keshtu qe, arsyet tjera jane vetem fasade e kesaj. Te kuptuam tani.
    S'te duket qe po i jep leje vetes te shkosh aty ku s'duhet?Nuk te duket qe po tregon nje mungese te theksuar aftesie per te pare portretin e plote te nje gjendje?Pa permendur fare mungesen e edukates e cila edhepse je ne nje moshe goxha te pjekur ka shume hiata.E di cdo thote kulture familjare/kulture qytetare Dodoni? Sado kontabilist qe te jesh,sado te te zhysin ne kultura te qyteteruara sic eshte ajo Amerikane,esencen e kultures qe ke marre ne Kosove do mbash!

    Ndoshta,kur te arrij ne moshen tende Dodoni,dhe kur te mos kem asgje per te cilen te mbahem ne vendin ku banoj do filloj te mendoj per patriotizem.Ta premtoj!
    Ah,po,patriotizem nuk jane vetem derret-derret ne forum por dhe vajtja te luftosh ne Kosove atehere kur bashkemoshataret e tu moren kembet ne krah ,leshuan trojet e tyre dhe kaluan kufirin per ne Shqiperi e me pas ne vendet Euro-Perendimore.Kesaj po qe i them fasade hipokrizie dhe injorance,une!!!!

    Citoj Goldman!
    Patriotism ... is a superstition artificially created and maintained through a network of lies and falsehoods; a superstition that robs man of his self-respect and dignity, and increases his arrogance and conceit.

    Qofsh mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 29-03-2006 mė 04:30
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #24
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    S'te duket qe po i jep leje vetes te shkosh aty ku s'duhet?Nuk te duket qe po tregon nje mungese te theksuar aftesie per te pare portretin e plote te nje gjendje?Pa permendur fare mungesen e edukates e cila edhepse je ne nje moshe goxha te pjekur ka shume hiata.E di cdo thote kulture familjare/kulture qytetare Dodoni? Sado kontabilist qe te jesh,sado te te zhysin ne kultura te qyteteruara sic eshte ajo Amerikane,esencen e kultures qe ke marre ne Kosove do mbash!

    Ndoshta,kur te arrij ne moshen tende Dodoni,dhe kur te mos kem asgje per te cilen te mbahem ne vendin ku banoj do filloj te mendoj per patriotizem.Ta premtoj!
    Ah,po,patriotizem nuk jane vetem derret-derret ne forum por dhe vajtja te luftosh ne Kosove atehere kur bashkemoshataret e tu moren kembet ne krah ,leshuan trojet e tyre dhe kaluan kufirin per ne Shqiperi e me pas ne vendet Euro-Perendimore.

    Citoj Goldman!
    Patriotism ... is a superstition artificially created and maintained through a network of lies and falsehoods; a superstition that robs man of his self-respect and dignity, and increases his arrogance and conceit.

    Qofsh mire!
    Jam shume krenar dhe mburrem kudo qe kam kulture shqiptare dhe nuk e nderroj me asnje kulture tjeter, edhe pse kam pasur rastin mijera here ta bej kete gje, edhe ne kohen kur ti nuk ke ditur as ta shqiptosh fjalen kulture.

    Ne ate kohe per te cilen po flet, une kam qene krah-per-krah me bashkemoshataret e mi, bile nder te paret. Kam qene i kerkuar nga policia dhe ushtria kriminele serbe qe ne vitin 1996, dy vite para se te fillonte lufta e pergjithshme ne Kosove. Une kam ardhur ne Amerike, mbasi ka perfunduar lufta ne Kosove, pra kur vec eshte cliruar Kosova, dhe kam ardhur per edukim jo per jete, se nuk e nderroj Prishtinen time me asnje qytet ne bote. Poashtu, po te jete nevoja, prape do jem nder te paret ne vije te pare te frontit, kudo qe ta kerkoje nevoja, nga Lugina e Presheves e deri ne Cameri. Eshte nder per mua ta bej nje gje te tille.

    Kush eshte ky Goldman, sepse zakonisht nuk i njoh budallenjte dhe kontraverzistat e tipit te tij. Patriotizem do te thote, te punosh, mbrosh, luftosh, etj. per interesat e tua personale, familjare, te rrethit tuaj, e ato kombetare. Nese nuk je per keta te sipermit, per ke dreq do jesh. Ne cdo vend te botes, duke perfshire edhe Ameriken ku je edhe ti duke jetuar, qytetaret qe i gezojne privilegjet me te medha, jane pikerisht patriotet, veteranet e luftes, ata qe i kane sherbyer atdheut. Ata njerez qe nuk kane atdhe e qe nuk jane patriote, jane funderrinat e shoqerise se sotme, sipas perkufizimit tim.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky

    Citoj Goldman!
    Patriotism ... is a superstition artificially created and maintained through a network of lies and falsehoods; a superstition that robs man of his self-respect and dignity, and increases his arrogance and conceit.
    Ky eshte patriotizmi juaj????!!! Nuk kam faj une, vet e the.

    Me thuaj ku ka filluar lufta per clirimin nga turqit? (ne Prizren me Lidhjen e Prizrenit)

    Me thuaj cili qytet shqiptar eshte cliruar i pari nga turqit? (Deciqi, nga Dede Gjo Luli me shoke)

    Me thuaj ne cilin qytet shqiptar eshte krijuar alfabeti shqiptar? (ne Manastir)

    Pra, edhe clirimi i Shqiperise se sotme, ka ardhur si rezultat i perpjekjeve te perbashketa te te gjithe shqiptareve. Krahinat shqiptare te Kosoves jane hic me pak (nese jo me shume) Shqiperi dhe shqiptare se krahinat tjera shqiptare brenda Shqiperise se sotme. Poashtu edhe kultura shqiptare e krahinave shqiptare te Kosoves. Nje nder kryeministrat e pare te Shqiperise se sotme ka qene Hasan Prishtina. Shko meso pak histori se shihet qe ke mungesa te theksuara.

    Te mos dalim nga tema, ti u deklarove qe nuk do kthehesh, e une u deklarova qe do kthehem. Me kaq te mbaroj kjo pune.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 29-03-2006 mė 05:16
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    ej, pls..

    thjeshte po diskutojme, skemi pse dalim e flamur ne dore duke treguar kush ehste me i mire dhe kush di me shume.
    Secili ka te drejte te vendose te beje cte doje me jeten e tij, ketu perfshihet dhe e drejta per te sakrifikuar apo jo per vendin e tij. Ka qe e bejne, ka qe jo..

  7. #27
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    i dont think so..
    noshta kur t'plakem
    o-le-le firma

  8. #28
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    un kur tmorr usa passport kam me mor i tuf me luledele ene do filloj mdo smdo ashu mo tkthehem moskthehem

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga TikTak
    un kur tmorr usa passport kam me mor i tuf me luledele ene do filloj mdo smdo ashu mo tkthehem moskthehem
    Sa bukur u merrkan vendimet ne Amerike Vetem ki parasysh qe nje lule te mjafton, ske pse t'marresh n'qafe nje tufe te tere.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    8
    Une kam per t'u kthyer se shpejti, jo vetem se aty kam familjen, e te dashuren po sepse aty me ka pelqyer e me pelqen jeta me shume, thjesht ndihem me mire...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •