Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Pushtimi serbo-sllav i Kosovës dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi.

    Pushtimi serbo-sllav i Kosovës dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi; shpërngulja e çamëve nga trojet e tyre etnike prej grekëve; eksodi masiv i shqiptarëve në fillimin e viteve '90-të, i kanë shpërndarë shqiptarët në të gjitha anët e botës... Përveç tjerash, shqiptarët në emigrim, kanë edhe një problem madhor, atë të ruajtjes së gjuhës shqipe, dhe trashëgimin e saj tek brezat që lindin jashtë atdheut.

    Me temën, Ruani gjuhën shqipe, ne synojmë të sensibilizojmë opinionin shqiptar, për të bërë më shumë në këtë drejtim. Apelojmë njëkohësisht para autoriteteve më të larta të vendit tonë, që ata të tregojnë më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave dhe kulturës shqiptare dhe shpërndarjen e këtyre e vlerave përmes gjuhës së bukur shqipe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kjo që keni shkruar ju është e qëlluar ,por mbes me shpresë se nuk ka mveshje politike dhe ate me parimet:

    SHQIPTARËT E BASHKUAR ME : NJË GJUHË, NJË FE DHE NJË ATDHE:

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Mbi ngjarjet ne dekadat e fundit te shekullit XX ne Kosove dhe Ballkan, mbi intrigat, luften dhe masakrat te inicuara nga Milloshevici (Serbia) keni mundesi ta shihni dokumentarin prej me shume se kater ore ne dy pjese ne linqet e me poshtme:

    The death of Yougoslavia; Part I
    Vdekja e Jugosllavise; Pjesa e I

    http://video.google.com/videoplay?do...312&q=albanian

    The death of Yougoslavia; Part II
    Vdekja e Jugosllavise; Pjesa e II

    http://video.google.com/videoplay?do...179&q=albanian


    Dokumentari eshte realizuar nga televizioni privat serb ZIP. Rreth 90% e programit eshte ne gjuhen serbe, por ka nje pjese edhe ne gjuhen shqipe, sllovene dhe ne gjuhen angleze.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Familja ime eshte nje viktime e tille. Por e mbaj koken lart, dhe ne shtepi kam ndaluar perdorimin e gjuhes angleze. Ne shtepine time vetem shqip flitet. Rregullisht blej filma amerikan te vizatuar si Tarzani, Shrek dhe Borebardha te dubluara ne shqip.
    Jam krenar kur e marr vajzen me veti kur takohemi me shqiptare tjere. Ata mua me pershendesin ne shqip, kurse vajzen time ne anglisht. Po ajo menjehere ua kthen, "Jeni ju shqipetare? Une flas shqip!".

    Por nuk eshte pune e lehte. Me tere mundin qe une dhe shoqja ime e japim, femijet efektivisht gjate vitit shkollor jane 8 ore nen ndikim anglez dhe vetem 2 ore nen ndikim shqiptare. Por edhe me ato 2 ore ne dite femijet flasin shqip rrjedhshem.

    Ndihma e shteteve shqiptare apo me shqiptare (Shqiperise, Maqedonise, Kosoves, Malit te Zi, Greqise, Serbise dhe Italise) do te ishte shume e mireseardhur sidomos ne materialet mesimore te gjuhes shqipe.

    Jam i sigurt qe paragrafi i siperm ju duket i cuditshem. Por nuk eshte. Perveq Greqise, ne te gjitha ato shtete ka edukim zyrtare ne gjuhen shqipe. Prandaj edhe ministrite e arsimit kane edhe planprogramin dhe buxhetin e tyre. Neve na duhet qe me keta ministra te bejme lobi dhe ti bindim se duhen te ndihmojne ruajtjen e gjuhes edhe jashte vendit.
    Kurse ne rastin e Greqise duhet qe camet te lidhen legalisht me camerine dhe me pretekst qe camet, edukimi i tyre dhe mbajtja e kultures came jane pergjegjesi e qeveris Greke. Prandaj, ata came qe jane jashte atdheut, Camerise, perderisa ata te kthehen ne vendet e tyre, qeveria Greke tua siguroje edukimin.
    E di qe Greqia i refuzon te gjitha keto, por se paku le te behet dhe dokumentohet kerkesa.

Tema të Ngjashme

  1. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •