Kjo pemė -cung tek pragu i Udhės sė Arbėrit dėshmon ndodhi tragjikomike, qėndresė e bujari.
Udha e Arbėrit
Nė pesė dekada jetė kam udhėtuar vetėm njė herė pėrgjatė gjithė udhės sė vėshtirė tė Arbėrit (me termin zyrtar Rruga e Dibrės) e cila ndėr mendjet e begata rrezaton vlera madhore historike, kulturore e strategjike, qė nga periudha e lashtė romake.
Por pragu i rrugės, tė cilin e njoh mirė, mė ēel dhjetra kujtime: rendje mes tufės vocėrrake pėr tek fusha e Medresesė, marshime kacavjerrėse rinore pėr tek maja e malit tė Dajtit, betejėn e gurėve me puēistėt tek Shkolla e Bashkuar, ca fantazma surretėrish sypėrgjakur majė tankesh nė atė vitin e nxirrė tė 97-tės apo ndarje tė pėrjetėshme nga shokė, miq e farefis tek gropat e qoftėlargut.
Si shumėkush kam ėndėrruar atė qė thuhet se do tė bėhet realitet: Rruga e Arbrit e pėrfshirė nė planet rinovuese tė qeverisė shqiptare do tė pėrmirėsojė e shkurtojė deri nė vitin 2013 rrugėtimin nga Tirana pėr nė lindje tė trevave arbėrore, madje, siē thuhet, mund tė shdėrrohet nė koridorin mė tė rėndėsishėm qė lidh Tiranėn, Dibrėn, Shkupin , Sofjen, etj. Le tė pėrfytyrojmė udhėtimin e mrekullueshėm nga sheshi "Skėnderbej" nėpėr urėn e Brarit pėr tek shkalla e Tujanit, mes kanioneve mahnitėse tė malit tė Dajtit, luginat e Shpalit, Murrizės, tunelin e Urėn e Vashės mbi lumin e Matit, luginėn e Planit tė Bardhė dhe tunelin e Qafės sė Buallit, fushėn e Gjoricės deri tutje nė Dibėr tė Madhe.
O treva tė bekuara arbėrore qė aq madhėrishėm ju ka qėndisur Natyra, mė nė fund shqiptari do tė mund tju sodisė me komoditet e vitit tė 13-tė tė shekullit XXI! Vėrtet do ta arrijmė kėtė mrekulli?
Pema fillikate
Qė nė moshėn njomėzake pemėt ma kanė rrėmbyer zemrėn dhe ngatėrruar mendjen: me simbolikat qė mė pėrfaqnin apo me proceset e ndėrlikuara tė ndėrthurjes sė elementeve mė jetėsorė (oksigjenit, ujit, dritės). Ndėr rrugėtime kam fiksuar shembėlltyra tė shumėllojshme rrėnjėsh, trungjesh, degėzash, me tė bukurat lule.
Edhe tek pragu i Udhės sė Arbėrit kujtesa mė ka pozuar njė varg pemėsh panje, tė cilat syri mi ka parė tė mbilleshin si fidane dekorative teksa fantazia i pėrfytyronte tė lartonin dita-ditės trungun e hijshėm degėgjerė duke gjelbėruar pėrgjatė rrugės shpirtrat njerėzore.
Gjymtyrėt e atyre pemėve nė pėrfytyrimin tim zbėrthenin elementė tė Arbėrit, i doja, i himnizoja, i adhuroja me rrėnjė, trung, degė e gjethe (ndonėse natyra nuk u ēelte lule)
Rrėnjėt ua pėrfytyroja si trashėgimitė historike, kulturore e arsimore; trungun si trim legjendar, rilindas martir a dėshmor antifashist, degėzat si bashkėkohės tė pėrkushtuar atdhetarė, intelektualė, politikanė dhe ah, sa keq qė u mungonin lulet: kontributet e tyre pėr kombin!
Pėrkundėr imagjinatės fluturake, me dhimbje shihja vargun e viteve tė vegjetimit tė atyre tė ashtuquajturave pemė dekorative, tek deformoheshin gjithnjė e mė keq, pa kujdesin njerėzor. Nė monotoninė e mjerimit mė shprehnin, secila nė mėnyrėn e vet, gjendje e ndjesi melankolike, por edhe kurajo e vendosmėri pėr mbijetesė.
Njė ditė tė vrenjtur pranvere, e diel votimi, relativisht e qetė pėrkundėr zhurmimit marramendės elektoral, shikova njė tablo krejt ndryshe. Ballas pragut tė Udhės sė Arbrit, banderolat e flamujt partiakė, harxhe milionėshe tė popullit, garonin tė mbulonin malin e Dajtit e tė errėsonin dritėn e diellit. Nė tė majtė, tek njė shtėpi suvarrjepur varej buzagaz posteri i stėrmadh i politikanit republikan qė qari me qederin e lidhi pas Gėrdecit. Djathtas rrugės, trungjet, ēuditshėm, si iriqi gjembat, kishin nxjerrė degėt si ushta, ku pėr gazep kacavirreshin gjithfarė hedhurinash: lecka, copra gazetash, shirita, flamuj e postera partish, tullumbacė tė shpuar e lule artificiale, madje edhe tė brendėshme. Nė nxitim e sipėr nuk pata mundėsi ta fiksoj nė foto maskaradėn tragjikomike. Kur e pata ngenė, qe vonė, banderolat e flamujt qenė hequr, degėt e pemėve qenė krasitur, edhe trungjet me gjithė rrėnjė.
U akuzuan gojėliqtė qė pėrflasin politikėn se ndėshkoi pemėt pėr tė zhdukur gjurmėt. Sido tė jetė shkaku, pasojat kanė mbetur deri mė sot. Kanė rrjedhur vite, janė derdhur lumenj premtimesh pėr oazet e gjelbėra nga politikanė, donatorė e ambjentalistė, por tek kreu i Udhės sė Arbėrit vegjeton vetėm njė cung peme, sfidante e pamposhtur e shkretimit.
Kjo pemė- cung, kreaturė e degjenerimit njerėzor dhe deformimit genetik (shkurtabiqe e kėrrrusur gunga-gunga, e rrjepur nga koha e vandalizmi, me zgavra tė kalbėzuara e boshllėk pa palcė ) ėshtė monument i madhėrishėm nė brendinė e saj: dėshmitare fillikate ndodhish tragjikomike dhe simbol qėndrese e bujarie. Ndonėse i lėkundet trungu i stėrlodhur, ka uri e etje, por deri nė grahmėn e fundit tė mbijetesės i ushqen degėzat me gjethe ( tok me lėmyshqet parazitarė).
Teksa po kallja kujtime ėndėrrash shpresėkota dhe pemėsh simbolike, mė kapi veshi njė psherėtimė pėrkarshi : Ndė u rrėzoftė ky cungu i kalbur ku dreqin ta vė antenėn e televizorit?!
Ky zė i kobshėm i skėterrės zgjoi mendjen dhe ndezi genin arbėror tė paraardhėsit martir: Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi!.
Tashmė, karshi cungut gjendet njė fidan i njomė qė nuk do tė keqpėrdoret mė si antenė politikqenėrish por si simboli i Udhės ngadhnjimtare tė Arbėrit
Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit
Petro Luarasi Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit
Theofan Stilian Noli (6.1. 1882 13. 3. 1965) kryeministėr i Shqipėrisė pėr disa muaj, themelues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, veprimtar demokrat, dijetar, poet, pėrkthyes e historian, pėrfaqėson njė nga personalitetet mė tė shquara tė kombit shqiptar.
Tė pėrmallur pėr kujtimin e tij, njė grup besimtarėsh ortodoksė kėrkuan qė tė mbahej njė meshė nė katedralen e apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės. Episkopi Nikolla e pranoi kėrkesėn dhe mesha u mbajt nė datėn 13 mars, paradite, me njė pjesėmarrje tė gjerė atdhetarėsh shqiptarė, besimtarė tė tė gjitha feve, tė ardhur nga Tirana, Elbasani, Korēa e Shkodra, me intelektualė tė qytetit tė Durrėsit, pėrfaqėsues tė shoqatave, etj Merrnin pjesė Episkop Nikolla, Arkimandrit Kozma Prifti, Atė Spiro Tola, Atė Spiro Qosja, Atė Asti Beshiri, etj.
Tė pranishmit u ftuan edhe nė njė takim miqėsor ku foli Episkopi Nikolla me hierarkė tė tjerė tė katedrales , disa nga pjesėmarrėsit si dhe u recituan disa poezi tė imzot Nolit. Mesha dhe takimi u pėrshkruan nga njė nderim e mirėnjohje e thellė ndaj veprės sė tij tė paharrueshme, jo vetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale shqiptare, por edhe mbarė kombit shqiptar. Pjesėmarrėsit ndjeheshin tė kėnaqur qė pas kaq kohėsh u realizua nė Katedrale njė pėrshpirtje pėr kėtė personalitet tė shquar. Mė pas pėrfaqėsues tė kishės ortodokse dhe tė pranishmit shkuan tė shohin mbetjet e kishės sė Shėn Spiridonit si dhe biseduan mbi rrezikun e shembjes qė i kanoset selisė sė dikurshme tė Mitropolisė.
Theksoj qė u ndjeva i mjerė pėrpara rrėnojave tė Kishės Legjendare, portikut tė mykur dhe portės sė kalbur, nė atė vend tė bekuar ku ka meshuar pėr pesė vjet edhe Fan S.Noli. Madje atje nuk kishte as edhe njė pllakė pėr bė ( dikush na sqaroi se ajo qe vendosur andej nga bulevardi, ku syri nuk tė kapte asnjė dėshmi trashėgimie historike?!) Me kėtė rast njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse, me pikėllim na sqaroi se punėt qenė edhe mė keq, pasi vetė selia qendrore, nė krah tė gėrmadhave tė kishės , ku dikur jetonte e punonte Kryepeshkopi i Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, hirėsia e tij Fan Noli, po shtegtonte mbi gjurmėt e simotrės mė tė vogėl. Ky thesar fetar e historik na zotėrohej nga dy familje hallexhinjsh tė cilat shteti, nuk paskish qenė nė gjendje tiu gjente tjetėr banesė qoftė edhe pėr hir tė ligjit pėr mbrojtjen e vlerave tė tilla madhore. Mu kujtuan histori tė ngjashme objektesh tė ēmuara tė rrėnuara nė pėrpjekjen e dėshpėruar qė tė ndryshojė diēka pėr mė mirė.
Edhe njė tjetėr dėshmi tronditese: Nė vitin 1965, dy vjet pas ndarjes nga jeta tė Fan S.Nolit, erdhi nė Shqipėri zėvendėsi i tij At Artur Liolini i shoqėruar nga klerikė tė tjerė. Ai i deklaroi popullit e qeverisė shqiptare se Fan Noli ia kishte lėnė si amanet qė kishėn e Shėn Spiridonit nė Durrės ta mirėmbanin e ta rregullonin mirė. Nuk kaluan as dy vjet dhe qeveria ia vuri kazmėn. Tashmė nė demokraci nė ish-oborrin e kishės famėmadhe ndrit krenare njė ndėrtesė moderne qė nxjerr mė nė pah rrėnojat e nxirrosura tė memorjes sonė historike dhe skamjen e ndėrgjegjes sonė kombėtare!
Gjithsesi u kėnaqa pa masė nga ky aktivitet pėrkujtimor : Hiresia e tij Fan S.Nolit, edhe pse i vdekur, na bashkoi pa dallim feje ne nipėr e pasardhės atdhetarėsh tė shquara ku pėrmend si shembull z.Gjon Kaēorri , z.Ali Korēa, z.Perikli Jorgoni, me tė cilėt kam dalė nė fotografi. Ne ndjemė njė gėzim akoma mė tė madh sepse me hierarkėt ortodokse shqiptare, nė ambjentin e Katedrales se apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės, u bashkuam natyrshėm rreth flamurit tonė kombėtar. U ndamė nga njėri-tjetri me urimin qė tė takohemi pėrsėri me ngjarje tė gėzueshme dhe arritje mė tė mėdha.
Foto1. Takimi i pjesėmarrėsve
Foto 2. Tė bashkuar rreth flamurit kombėtar
Foto 3. Unitet brezash atdhetarė pa dallim feje:
Petro Luarasi, Ali Korēa, Gjon Kaēorri dhe Perikli Jorgoni
(Kush nuk do tė dėshironte tė varte nė gjoks nishanin dhe tė nderohej si Martir i Demokracisė? Pėrmendet Njė qė e refuzoi.)
Familjet Luarasi dhe Butka kanė lidhje miqėsore tre breznish tė farkėtuara me sakrifica dhe pėrkushtime atdhetar. Ndaj kur takohem me Dragushin e Uranin, kryesisht nė aktivitete me tematikė historike, nuk mund tė mos pėrmendim paraardhėsit tanė idealistė dhe veprat e tyre madhore atdhetare tė cilat na frymėzojnė tė flasim dhe veprojmė pa dorashka. Nė muajin gusht tė vitit 2011 rastisi tė bisedoj mė gjatė me historianin Uran Butka teksa udhėtonim sė bashku me ēiftin e nderuar Perikli e Elida Jorgoni pėr nė Korēė ku do tė zhvilloheshin disa aktivitete nė nderim tė martirėve Papa Kristo Negovani e Petro Nini Luarasi. Nė bisedė e sipėr diskutuam mbi padrejtėsitė dhe krimet e kryera nė sistemin e shkuar, pėrgjegjėsitė e diktatorit e klanit tė tij, historikun dhe idealet e lėvizjes studentore si dhe mbi spekulimet e tjetėrsimet qė i bėhen historisė bashkėkohore nga klane tė caktuara.
Si njė shembull heroizmi dhe vendosjes sė drejtėsisė Uran Butka mė pėrmendi rastin e ndihmėsit tė tij Fatmir Merkoci, i plagosur nė ditėn e rrėzimit tė pėrmendores sė Enver Hoxhės. Ai ishte lėnė nė harresė, por mbas kėmbėnguljes, sė fundmi, qe dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me medaljen Martir i Demokracisė ,qė e kishte rrefuzuar gjatė ceremonisė pėr dy arėsye madhore : ndėr tė dekoruarit kishte parė njerėz anonimė qė nuk e meritonin dekorimin dhe si njė protestė pėrse nuk i hiqej titulli Hero i Popullit diktatorit. Vetė Fatmir Merkoci ka shkruar: Njė vit para ishin bėrė disa dekorime tė disa personave anonimė qė nuk kishin qenė fare, qė kishim marrė tituj edhe Shqiponja e artė. Pasi pati shumė reagime nga njerėz me kurajė, tė cilėt thonin qė i vetmi person qė ėshtė vrarė atė ditė nuk dekorohet, presidenti mė dekoroi edhe mua... Aty pashė njerėz qė nuk i njihja dhe mė hipi njė irritim akoma dhe mė i madh. Pasi dekoroi kameramanė dhe gazetarė, presidenti mė thirri edhe mua:
-Zoti Merkoēi nderohet me dekoraten Pishtar i demokracisė
- Faleminderit, ia ktheva. Nuk kam asgjė personale me ty, por dy llafe do ti them: Ne si popull jemi distancuar nga Enver Hoxha, ditėn qė kemi hedhur bustin, ndėrsa politika nuk ka patur kurajon civile dhe morale pėr tė mos u distancuar. Pėr sa kohė qė Enver Hoxha mban titullin Hero i Popullit nuk mund ta marr kėtė dekoratė. Kur ju si politikė tia hiqni kėtė titull Enver Hoxhės, unė mund ta marr kėtė dekoratė. Nė vijim sqaron se Presidenti e mirėkuptoi shqetėsimin e tij.
Unė e njihja prej kohėsh Fatmir Markoēi, ia kam vlerėsuar kontributin nė lėvizjen demokratike dhe, meqė e kisha parė me sytė e mi sesi u plagos nga rrahjet e policėve ( por jo nga ndonjė plumb, sikurse thotė) e kam pėrmendur i pari, si shembull, heroizmin e tij, nė njė artikull tė gjatė me pėrshkrime reale tė ngjarjes. Nė artikull botova edhe disa foto, pėrfshi edhe atė kur turma po e mbante nė krahė nė gjendje tė fikti. Nė disa biseda me Fatmir Markoēin, por edhe me mikun tim tė vjetėr, ish tė dėnuarin politik z.Saimir Maloku, shpikėsin e famshėm tė kanaēes ēudibėrėse, u kisha shprehur rezervat e mia mbi mėnyrėn se si po manipulohej historia dhe anashkaloheshin disa veprimtarė tė mirėfilltė, ndėrkohė qė disa anonimė shquheshin me deklarata e pėrshkrime qesharake tė porositura dhe tė publikuara nėn tituj sensacionalė. Unė u gėzova dhe i urova pėr dekorimin qė iu bė Saimir Malokut e ndonjė tjetri qė e meritonte, mbi tė gjitha pėr Fatmir Markoēin, pasi me kėto vlerėsime shtetėrore nderoheshin edhe veprimtarėt e tjerė tė ngjarjes madhore.
Uran Butka tha se e kishte lexuar prej kohėsh artikullin tim, e kishte pėlqyer dhe i ishte referuar nė njė shkrim tė tij, madje kishte diskutuar edhe pėr mua por nuk dihej pėrse mė ishte anashkaluar veprimtaria dhe dekorimi.
Ia shpjegova kleēkat se, sipas mendjes sime, krahas disa shkaqeve subjektive qeshė vetė inaktiv:
- Dekorohet njė person propagandues aktiv, qė siguron shkesė, apo akoma mė mirė pėrkrahje kolektive (kėto unė nuk i paskisha patur as nga Saimir Maloku me shokė, as nga Fatmir Markoēi)
- Ngjarjet e faktet e pėrshkruara nga unė si veprimtar e dėshmitar okular, ndoshta qenė modeste, nė krahasim me heronjtė e dalluar: Pėr pjesėmarrjen aktive, kurajon dhe guximin qytetar tė treguar nė Lėvizjen Demokratike tė viteve 90-tė, pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri apo
Pėr kontribut dhe profesionalizėm nė dokumentimin e ngjarjeve tė mėdha tė transformimeve demokratike, nėpėrmjet, fotografisė si dėshmi tė historisė kombėtare; (Presidenti Topi dekoron personalitete tė ndryshme me kontribut tė veēantė nė rrėzimin e simboleve tė komunizmit , 5 prill 2011)
- Tek artikulli im shfaqeshin edhe pikėpamje kundėrevolucionare e oportuniste. tek lėnda e publikuar ishin futur edhe duart ca nga gazetarja ( qė shkrimin ma transformoi nė intervistė pėr tė ma pėrdorur materialin si koment pėr vete), ca nga kryeredaktori i gazetės (me krasitje apo perifrazime gabim). Kjo shihet edhe tek kontradikta mes kryetitullit dhe pėrmbajtjes.
Jo mė tė qe botuar edhe fjalia pėrmbyllėse: Me kalljen e statujės sė Hoxhės, lavirja plakė nusėrohej virgjėreshė duke ia lėnė Demokracisė pjellėn (dob...) nė derė. ( Gazetarja mė tha se shefi dashamirės e qethi pėr hir tė kokave tona, por ja qė mua edhe sot nuk mė mbushet qypi)
Kisha edhe tė tjera mėkate: p.sh. nuk e dija qė disa synonin thela nga kaposhi im dhe i Niko Qakos, tash qytetat kanadez (edhe i famshmi Blendi Fevziu pretendon se kinse ai i paskish lajmėruar studentėt grevistė pėr hedhjen e bustit, por harron tė sqarojė se ku e gjeti motorrin Vespa xhanėm se kėshtu dėshmohej nga studentėt e pranishėm tė kishin ardhur dy lajmėsit mė tė parė direkt e nga sheshi i betejės Skėnderbej) Unė ndjehem i qetė me dėshminė time objektive tani qė janė publikuar disa fakte tė panjohura mbi rrethanat e rrėzimi tė monumentit tė diktatorit, ( p.sh. se nė mėngjesin e 20 shkurtit 1991 u lajmėruan kameramanėt e TVSH pėr tė qenė prezentė e vigjilentė pėr filmime nė pikat e caktuara apo kėshillat gjakftohta tė Ramiz Alisė pėr forcat e rendit).Kushdo mund tė bėjė analizat pėrkatėse, po tė dojė edhe duke i krahasuar me artikullin tim dhe pasojat tė cilat po i ndjejmė nė kurriz tash njėzet e kusur vjet.
Pėr shumė arėsye kam qenė e jam kundėr ēdo lloj diktature e sundimtarėsh absolutė, isha pjesėtar i ndėrgjegjshėm i protestės dhe i rrėzimit tė monumentit , i gatshėm tė sakrifikoja deri nė vdekje pėr idealet demokratike, u bashkova dhe qėndrova deri nė fund me grupin prej gati 30 vetash nė pėrleshje me policėt dhe u gėzova pa masė qė u hoq ai simbol faraoni gjakatar nga sheshi i heroit kombėtar Skėnderbej. Por edhe i gėzohem fatit, qė menjėherė pas rrėzimit tė statujės u nisa me motor Vespa sė bashku me pedagogun tim Niko Qako pėr tek studentėt dhe nuk qeshė pjesėtar i masakrės qė iu bė jo diktatorit kriminel, por njė vepre arti prej bronxi, i cili gjithsesi kryesoi dhe u njėsua me kėtė popull pėr 40 vjet. Me aktin ndaj statujės sė ish-kapos tė saj ( zot shyqyr jo tė kockave tė tij nė varr) lavirja diktaturė manipuloi e damkosi Demokracinė Popullore duke i bėrė njė shėrbim tė madh armiqve tė kombit tonė. Por gjene mirė qė nuk u lejua tė pėlciste lufta civile qė mė 21.2.1991 ( pėr kėtė ka njė meritė tė padiskutueshme Neritan Ceka e bebushi i tij Redon) se nuk dihet pastaj se cili shqiptar do tė mbijetonte pėr tė vijuar kronikėn e ngjarjeve.
Vendosa ti publikoj kėto mbresa bisede me historianin Uran Butka pasi lexova intervistėn e Fatmir Markoēit tė botuar tek Shqiptarja.com dhe artikullin e Fritz Radovanit Ka bre burra... ka! Me kėtė rast po u rikujtoj edhe shkrimin tim intervistė.
Petro S. Luarasi: Si e rrėzuam monumentin e diktatorit
Petro Luarasi, dėshmitar okular nė ngjarjen e 20 shkurtit 1991 rrėfen se ēfarė ndodhi atė ditė, si u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės, si e dha lajmin e rrėzimit tė diktatorit nė Qytetin Studenti duke brohoritur: e hodhėm qelbėsirėn. Plagosja e Fatmir Mekoēit i cili kishte hipur nė bazamentin e monumentit e guxoi tė shpaloste flamurin pa yll dhe tė gjitha dyshimet pėr ato qė ndodhėn
B. Budini: (Petro Luarasi) Thotė se u bashkua me lėvizjen demokratike popullore pėr shkak tė genit tė paraardhėsve idealistė dhe bindjes personale pėr tė kontribuar me sa mundej pėr shkatėrrimin e diktaturės. Dhe u gjend nė zemėr tė ngjarjeve pėr tė cilat ka vendosur tė flasė, pasi ėshtė i zhgėnjyer nga disa rrėfime tė njerėzve e kinse dėshmitarėsh qė kanė qenė shumė larg ngjarjes dhe qė megjithatė guxojnė tė flasin pėr tė. Ndėrsa ai vetė ėshtė gjendur nė shesh dhe tregon gjithēka, qė nga fillim i protestės e deri tek shembja e monumentit. Historia e rrėzimit tė monumentit u parapri nga zhvillime tė tjera qė nisėn me kėrkesat ekonomike tė studentėve tė ILB-Kamzė, protesta e tė cilėve u ndihmua edhe nga dorėheqja e rektorit. Mė 7 shkurt filluan njė protestė mė tė organizuar edhe studentėt e Universitetit tė Tiranės tė cilėt krahas tė tjerave kėmbėngulnin qė universitetit ti hiqej emri i diktatorit. Po ashtu tė shfuqizohej dekreti i 30 janarit 1990 Pėr mbrojtjen e monumenteve e figurave historike. Nga dita nė ditė, krahas propagandės e represionit tė diktaturės, rritej frymėzimi dhe solidariteti popullor me studentėt. Ndėrkohė qė urdhėrohej mbyllja e universiteteve dhe policia filloi tė zbrazė konviktet, u vendos nga komisioni studentor fillimi i njė greve urie. Ajo nisi nė mesditėn e 18 shkurtit kur mbi 700 studentė e pedagogė me nė krye studentin e anglishtes, Shinasi Rama, puthėn flamurin e u futėn nė kinoklubin Studenti pėr fitore ose vdekje. Ndėrsa mė 20 shkurt ndodhi akti mė domethėnės, rrėzimi i monumentit tė diktatorit dhe kėsisoj i vetė diktaturės, pėr tė cilin rrėfen personazhi ynė, Petro Luarasi, dėshmitar nė vendngjarje.
Ēfarė kujtoni nga ngjarja e 20 shkurtit tė vitit 1991 ku keni marrė pjesė edhe vetė?
Nuk jam dakord me shumė nga ato qė janė thėnė nėpėr emisione televizive Opinion: lavazh truri e zemre ku gėlojnė kompetentėt me rrėfime pėr datėn e bekuar 20 shkurt 1991 e pėrmbysjen e simbolit tė diktaturės. Njė kryetar partie i djathtė shpreh me frymė moderatore ngjarjen qė e kishte ndjekur nga shkallėt e Pallatit tė Kulturės, njė opinionist komenton vėzhgimet e rralla me teleskop nga mali i Dajtit e burgu i Qafė-Barit, njė shkrimtar pėrshkruan me pėrmallim emocionet mbresėlėnėse nga alpet zvicerane, teksa kishte dėgjuar nga mediat ndėrkombėtare lajmin e bujshėm. Kėto historiēka, pa asnjė personazh pėr be, mi ngurtėsojnė emocionet e ma shpėrfytyrojnė keqas ngjarjen fatlume. Ia vlen qė disa vėzhgime personale, ndryshe, ti shpalosen lexuesit tė nderuar.
Pikėrisht, ēfarė kujtoni ju konkretisht nga kjo ngjarje? Cila ėshtė e vėrteta juaj, ajo qė ju patė tė ndodhte para syve tuaj?
Dita e 20 shkurtit zbardhi disi e veēantė. Pas njė ndėrgjegjėsimi tė madh, atė ditė filloi njė vėrshim masiv nga popullsia e Tiranės dhe tėrė rrethet e vendit. Njė ndihmesė vendimtare dhanė sindikatat e pavarura. Entuziazmi i tė pranishmėve arriti kulmin nė mesditė kur nė godinėn e degės mekanike, pėrballė kinoteatrit, u shfaqėn disa drejtues midis tyre edhe aktorja e mirėnjohur Rajmonda Bulku e cila iu drejtua nėnave e motrave qė nė ballė tė popullit tė marshonin drejt Presidiumit tė Kuvendit Popullor pėr tė kėrkuar qė emri i diktatorit tė mos bėhej objekt kurbani pėr grevistėt e urisė. Njerėzit tė entuziazmuar u nisėn pėrmes rrugės sė Elbasanit. Konfrontimi i parė u bė me zjarrfikėset tek cepi verior i ambasadės amerikane ku me dhjetėra njerėz u spėrkatėn me njė kimikat tė kuq e mė pas u krye njė pėrpjekje e vogėl nė krah tė RadioTiranės. Nė turmė dallova dy flamuj pa yll qė valėviteshin nga Artur Zadrima e Fatmir Merkoēi. Kur turma u afrua nė cepin lindor tė Kryeministrisė, ndėrhynė dhunshėm forcat e rendit. U pėrdorėn edhe qentė, u dėgjuan edhe tė shtėna armėsh nga gardistėt. Protestuesit u tėrhoqėn prapa, kurse disa dhjetėra syresh, midis tyre edhe unė me disa shokė polikumsa, kaluam gardhin e INIMA-s dhe dolėm tek bulevardi Dėshmorėt e Kombit.
Atje filluam tė protestojmė me thirrjet Policėt vėllezėrit tanė, Pėr mėmėdhenė, eja mblidhuni kėtu-kėtu. Meqė ishte e pamundur tė ēahej gardhi i policėve pasi edhe numri i protestueve ishte relativisht i vogėl, njė pjesė u drejtua nga sheshi Skėnderbej pėr tė bashkuar popullin nė protestė. I gjithė bulevardi Dėshmorėt e Kombit ishte i boshatisur. Vetėm pėrballė hotel Dajtit pranė trotuarit tė parkut Rinia, na filmoi njė kameraman. (Disa vite mė pas e kam parė veten nė foton e njė ekspozite. Nė rreshtin e parė, nė qendėr, nė krah tė majtė tė tė njohurit tim tė vjetėr dhe shok bange nė universitet, dega elektrike, Artur Zadrimės i cili mbante flamurin pa yll. E pėrmend kėtė emėr, pasi mė vjen keq se shumė artikullshkrues tė kėsaj ngjarje, ndoshta nga padia nuk e pėrmendin kėtė trim). Zbritėm nė lulishte e mė pas nė shesh ku na sulmuan zjarrfikėset e forcat e rendit. A.Zadrima me flamur e dy-tre tė tjerė hipi tek monumenti i Skėnderbeut, Fatmir Mekoēi me flamur dukej tek banka, ndėrsa unė me ndonja njėzet tė tjerė u gjendėm tek shkallėt e para tė monumentit tė diktatorit duke brohoritur Policėt vėllezėrit tanė!. Nuk mė hiqen nga mendja ato momente tragji-komike tė cilat mendoj se ia vlen tė tregohen me hollėsi.
Pse tragji-komike?
Nuk ishim mė shumė se 20-30 veta, pėrballė rreth njėqind forcave policore. Rreth e rrotull trotuareve, tek Muzeu, Pallati i Kulturės, Xhamia e banka, me mijėra njerėz brohorisnin dhe hidhnin gurė mbi morrat e policisė qė rrotulloheshin me tėrsėllimė. Nė sulmin e parė tė policėve u plagos njė bashkėprotestues qė nuk e njihja. Ndėrsa e ndihmova tė vendosej nė cep tė trotuarit, nė tė djathtė tė monumentit, u ktheva pėrsėri pėrballė forcave tė policisė qė ishin tėrhequr, duke u bėrė thirrje tė bashkoheshin me ne. Mė tėrhoqi vėmendjen fakti qė dy tė rinj po i qėllonin pa shkak me copa gurėsh e mermeri. Kur i kėshillova qė tė mos qėllonin kot pa shkak, se policėt ishin vėllezėrit tanė qė i kishin sjellė me zor, ata donin tė mė qėllonin edhe mua, por u ndalėn nga disa tė tjerė. Ata u distancuan e vazhdonin tė qėllonin. (Mos ishin provokatorė?). Ndėrkohė filloi sulmi i dytė e mė pas edhe i treti qė ishte mė i fuqishėm dhe policėt arritėn tė na zmbrapsnin deri prapa monumentit. Mė i vendosuri ishte njė polic qė shtinte me pushkė me fishekė manovre. Ai plagosi Fatmir Mekoēin i cili kishte hipur nė bazamentin e monumentit e guxoi tė shpaloste flamurin pa yll. Policėt e tjerė e masakruan. Rrahja e Fatmirit ishte aq barbare sa ai ra nė gjendje kome. (Mė vonė mė tha se kishte shpėtuar nė spital vetėm nė saj tė neurokirurgut tė shquar Arjan Xhumari). Tė gjithė, popull e policė, menduan se vdiq. Zemėrimi i jashtėzakonshėm i turmės i ngurtėsoi policėt (ndoshta ata kishin urdhėr qė tė mos vrisnin njeri) dhe pėrcaktoi paqen. Tashmė grupit tonė i ishin shtuar me qindra.
Si u rrėzua monumenti i diktatorit?
Pas ndonja ēerek ore pashė dy persona qė po sillnin njė kavo tė gjatė dhe u afruan pas monumentit. I ēuditur u afrova. Ndėrsa dikush po qėllonte me njė copė mermer pėr tė prishur lidhjen midis bazamentit prej betoni e fundit tė kėmbėve (?!) ( bazamenti nuk kishte vida siē kanė fantazuar disa) njėri tha qė kavon ta lidhnin tek dora prapa shpine e monumentit pėr ta rrėzuar. Njė djalė hipi mbi monument. Mė pas dikush solli njė litar mė tė gjatė, i lidhėn njė kapėrton biēiklete e ia hodhėn tek koka. Pas disa tėrheqjesh, monumenti u lėkund e mė pas ra (ishte ora rreth 13, 55) Vėrtet fat i madh qė nuk zuri pėrfund njeri. Momenti i rėnies ishte madhėshtor. Tek u lėkund dhe ra, nga heshtja e beftė shpėrtheu njė klithmė fantastike nga ata dhjetėra mijėra frymė qė qėndronin anembanė sheshit Skėnderbej. U mahnita kur ndėrkohė pashė edhe disa policė tek pėrqafoheshin e hidhnin kapelet pėrpjetė. Kjo ishte pasqyrė madhėshtore e ndjenjės popullore tė amėshimit apolitik pėr liri e demokraci. Ndėrsa turma gėlonte rreth kėrmės, e i zhvaste copėra pėr kujtim, e pa shqetėsuar as nga uturima e njė helikopteri qė u vėrdallos pėr disa minuta, ndjeva tė mė thėrriste njė zė. Ishte ish-pedagogu im, Niko Qako, me motorin e tij Vespa. Ai ishte dhėndėr i ministrit tė Mbrojtjes Prokop Murra dhe dinte shumė gjėra. Keni shpėtuar pėr mrekulli, o Petro, -tha i gėzuar dhe me bujari ma plotėsoi dėshirėn qė tė mė ēonte me motor tek Qyteti Studenti.
Pra ju jeni ai anonimi me Vespa qė ēuat lajmin e rrėzimit tė bustit nė Qytetin Studenti?
Po, kam krenarinė tė them se unė jam ai anonimi me Vespa qė dhashė lajmin e rrėzimit tė bustit tek studentėt. I thėrrita Metin Jarecit: Tini, Tini! E hodhėm qelbėsirėn, e hodhėm qelbėsirėn! Por pas ca kohe gėzimi u kthye nė tmerr, kur pamė qė nga pėrposhtė rrugės sė Elbasanit po ngjiteshin disa tanke, por qė pėr fat vazhduan rrugėtimin drejt Varrezave tė Dėshmorėve. Mė pas mėsuam se ishte pėrhapur lajmi se gjoja do tė sulmohej varri i diktatorit. Por gėzimi u bė edhe mė i madh kur sollėn me kamion kėrmėn e shpėrfytyruar tek studentėt. Hareja skishte tė pėrshkruar. Koka e diktatorit u var nė litar nė katin e dytė tė kinoteatrit. Atje u takova edhe me Artur Zadrimėn me shokė, tek festonin hareshėm. Sia kisha ngenė tė qėndroja por u nisa me njė frymė pėr nė shtėpi, tė dėgjoja lajmet. Tek fillimi i ambasadės amerikane takova njė shok i cili mė tha qė tė hidhnim njė sy andej nga Garda pėr tė parė se ēbėhej. Tek shatėrvani i universitetit e mė pas pranė Gardės pamė repartet ushtarake qė shkonin drejt objekteve shtetėrore. Pamja e tyre na drithėroi: shikime gjakėsore, xheste prej tė droguarish. Rrotull Bllokut ishin pėrqėndrua tanke. Ky ishte vizioni tragjik i tė nesėrmes qė pėr fat nuk pėrgjaku tėrė Tiranėn, vetėm nė saj tė pėrkushtimit tė disa heronjve me nė krye Neritan Cekėn. Nė shtėpi lajmet qė dėgjova me shokun na qetėsuan disi. Televizioni e radio kishin ngjyrime festive ku fekste vetė Alfons Gurashi, por nė darkė u shpėrfytyrua gjithēka. Mė pas filluan arrestimet.
Pra kush mendoni ju se e pėrgatiti rrėzimin e monumentit tė Hoxhės?
Natyrshėm dyshoja pėr mekanizmin e rrėzimit e mė lindnin pyetjet: Si ishte i fiksuar bazamenti dhe deri nė ēmasė sigurohej monumenti shtatė metrosh qė tė mos rrėzohej nga ndonjė tėrmet apo ky fakt dėshmon pėr punėn sabotuese tė armikut ndaj udhėheqėsit? Nė kushtet kur sapo kishte dalė njė ligj i rreptė pėr ruajtjen e monumenteve, ēmasa u morėn pėr ruajtjen e tij nė qendrėn e Tiranės? Kush mbante pėrgjegjėsi nė rast se ai dėmtohej? Kush e mendoi dhe zbatoi aksionin pėr rrėzimin e tij? Si shpjegohet qė gjatė disa orėve qė u pėrleshėn protestuesit me forcat e policisė (nuk kishte gjėkundi forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė) nuk u zbraz as edhe njė plumb prej vėrteti, ndėrsa sapo u pėrhap lajmi se do tė shkatėrrohej varri i Enver Hoxhės nė Varrezat e Dėshmorėve, pėr atje u nisėn disa tanke tė Gardės tė gatshėm pėr kasaphanė qė do ta bėnin me siguri dhe tė nesėrmen po tė sulmohej Blloku? Kaq e parėndėsishme ishte ruajtja e monumentit pėr diktaturėn, apo drejtuesve tė saj iu fanit fundi tragjik i Ēausheskut? Ēfarė ēėshtje mė madhore se ideali dhe pėrjetėsimi i madhėshtisė do t'i bashkonte tė shoqen dhe ndihmėsin mė tė afėrt tė diktatorit?
Rrėzimi i monumentit ėshtė pasqyruar gjerėsisht nga masmedia kėtė dekadė, ėshtė folur gjerė e gjatė pėr tė mirat e tė kėqiat e kėtij akti. Shumė njerėz e bile forca politike janė pėrpjekur tė pėrvetėsojnė meritat. Por me kėtė rast edhe unė vetė do tė doja tė dija, pėr hir tė sė vėrtetės e si dėshmitar okular i ngjarjes, pa u nisur nga asnjė motiv politik, thjesht tė zbuloj rrezen e sė vėrtetės: Kush e hodhi monumentin?
Duke u bazuar edhe nė faktet qė kam mėsuar mė vonė, mbi debatet nė Byronė Politike, shprehem se kėtė ngjarje e ka parapėrgatitur Ramiz Alia me pėrkrahėsit e tij, por ndihmoi edhe rastėsia: Plagosja pėr vdekje e Fatmir Makoēit dhe reagimi popullor i drithėroi strukturat e rendit qė nuk qėlluan me plumba prej vėrteti. Pėr kėtė personalisht u jam mirėnjohės se me njė plumb pėr hir tė idealit mund tė kisha shkuar edhe unė pėr dhjamė qeni.
(Petro S. Luarasi: Si e rrėzuam monumentin e diktatorit
Interv.B. Budina, Shekulli. - Nr. 70, 14 mars, 2005, f. 16 17)
Histori apo thashetheme mbi lėvizjen kombėtare nė SHBA
Petro Luarasi
Histori apo thashetheme mbi lėvizjen kombėtare nė SHBA
(Mbi shoqėrinė Malli i Mėmėdheut guri themeltar i Vatrės)
Kur nuk e keni pėr zanat, pėrse predikoni si prift nė fshat
Nxitjen pėr tė trajtuar temėn e mora nga artikulli i gazetarit P. P. 100 Vjetori i Shoqatės Vatra: pararendėsja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė Kishes Autoqefale Shqiptare dhe tolerancės fetare, i cili ne rolin e njė historiani skrupuloz ndaj sė vėrtetės thekson: Shoqata panshqiptare nė SHBA- `Vatra` e krijuar midis 31 Marsit 1912 deri mė 13 qershor 1912 (kohė kur u dha licenca nga shteti Massacuset, megjithse shumė autorė pajtohen se Vatra u themelua mė 12 prill 1912), tė krijuar nga pėrfaqėsuesit e disa shoqėrive shqiptare tė SHBA si shoqėria `Malli pėr Mėmėdheun` e krijuar qė mė 1905 nė Jamestown New York (nga shoqėria Xexo), nga Kombi u botua ne 1906 me botues prof. Sotir Peci, nga shoqėria e botuesve tė gazetės Dielli tė krijuar qė mė vitin 1909, nga shoqėria Besa-Besė nė janar 1907 nė Boston ( por nė atė kohė dhe Revista Albania ne Londer me botues Faik Konicen),
si dhe atdhetarė tė tjerė qė u bashkuan mė vonė pas kėtyre datave bė njė nga shoqatat qė i dha drejtim lėvizjes pėr pavarėsi tė Shqipėrisė nga Turqia.
Duke patur parasysh emrin e tij tė kudogjindshėm nė media, nė fillim nuk u besova syve, pastaj u skandalizova me kėtė paragraf ku dallohet qartė se ka njė mish-mash fjalish qė nuk i pėrgjigjen as sė vėrtetės historike, as logjikės elementare tė njė huazim lėnde ( ēne Vatra me shoqerite fantazem Xexo, tė Kombit e shoqerine botuese te Diellit?!).
Por po ndalem nė fragmentin Shoqata panshqiptare nė SHBA- `Vatra` e krijuar nga pėrfaqėsuesit e disa shoqėrive shqiptare tė SHBA si shoqėria `Malli pėr Mėmėdheun` e krijuar qė mė 1905 nė Jamestown New York (nga shoqėria Xexo)
Nė fakt ky fragment eshte shkėputur me gabime nga libri i Refat Xh. Gurrazezit: Historia e federatės Vatra i cili mund tė tolerohet kur kemi parasysh se e shkroi me shpejtėsi si njė lėndė gazetareske, nė moshė tė thyer, e nė kushte tė vėshtira ekonomike e politike. I ndjeri Refat Xh.Gurazezi dihet se kishte ardhur nė SHBA mė 1916, ndaj nuk ka qenė aq i besueshėm sepse jo vetem nuk kishte qene bashkekohes por as nuk e dinte se ku ( nė Bufalo apo Jamestaun) e nga kush (Petro N.Luarasi, Mina Grameno, Kole Rikashi, Pandi L-Kallajxhi, Thimi N.Bocka, Pandi M.Furxhi, Dhimitčr Z. Negovani, Vani O.Karameta, Thanas Halla, Vani Vangjeli, Mihallaq Bimbli, Llambi Bimbli, Thanas V.Mborja) qe themeluar shoqeria Mall i Memedheut mė 1905 , por edhe as qe interesuar per te zbuluar rekorde (kanunoren e shoqėrisė nga P.N.Luarasi apo deshmi nga Fan Noli, Kostandin Demo, Mina Grameno etj).
Por ėshtė e patolerueshme, madje pėrbėn skandal, qė pasaktėsitė e tij tė botohen nėn siglėn e shoqėrisė Vatra dhe madje tė citohen nga pasues e kopjues tė tij si prova tė padiskutueshme pėr sajimin e historisė sė lėvizjes kombėtare nė SHBA nga akademikėt e sotėm apo dhjetra kalemxhinj tė rradhės, madje tė vuloset edhe nė ndonjė film.
Natyrshėm lind pyetja perse keta shkrues te etur nuk shkojne te pijne (kopjojne) tek burimi (p.sh tek bashkekohesi deshmitar okular Kostandin Demo, autor i librit fondamental Shqiptaret e Amerikes) por llokociten tek moēalishtet e thashethemnajave dhe rikujtojnė se ēfare kane degjuar. Pse kaq poshte ka rene historia 108- vjeēare e levizjes kombetare ne SHBA sa ta vulosin kopjacet, karagjozėt e spekulantėt?!
Duke e marrė seriozisht kėtė situatė ku nėpėrkėmbet e vėrteta dhe himnizohen gėnjeshtra iu drejtova njėrit prej tė zotėve tė punės sė Vatrės duke i dėrguar edhe njė material studimor tė bazuar nė dokumenta: Kam lexuar artikuj, studime e libra mbi historikun e lėvizjes kombėtare nė SHBA dhe me keqardhje e indinjatė kam parė qė rėndom anashkalohen veprimtaria e sakrificat madhore tė Petro Nini Luarasit, si i pari emigrant politik nė SHBA, themelues i shoqėrive tė para atdhetare Pellazgu e Malli i Mėmėdheut, ndihmesa e tij pėr Fan Nolin qė tė vinte nė SHBA, qė tė bėhej prift e tė niste kishėn ortodokse shqipe tė pavarur, aktiviteti si propagandues i atdhetarizmit dhe librit shqip etj. Ndaj shkrimi qė kam dėrguar pėr publikim ka karakter sensibizilues, polemizues e informues dhe bazohet kryesisht nė pėrmbledhje referencash, korespondenca dhe dokumenta mbi aktivitetin e Petro Nini
Luarasit nė ShBA. Shkrimi synon qė tė njihet e mos harrohet tė pėrmendet nė konferencė
Kopetenti mu pėrgjigj me dashamiresi: I kam marre materialet qe me niset per martirin e Kombit Petro Nini Luarasin. Keni te drejte qe revoltoheni Shpesh ne perserisim veten ose te tjeret si papagaj dhe ngulim e shkulim te njejtat slogane per te njejtet njerėz, dhe mėkatojme kur mbulojme me pluhur harrese martirėt e vėrtete
Duke pritur rezultatin shkencor nė Konferencėn e 100 vjetorit tė Vatrės si pėrgjigje pėr specialistėt e kudondodhur mejhanexhinj-bejtexhinj, me modestinė e njė amatori po u pėrgjigjem : Kur nuk e keni pėr zanat/ pėrse predikoni si prift nė fshat?/ Historia nuk ėshtė mish pėr zgarė/ qė ta piqni si ju vjen pėr mbarė/ O lexues dhe akademikė tė shquar/ po u paraqes njė letėr drejtuar / prej Fan S. Nolit Petro Ninit djalė/ pėr kėtė dėshmi u qofsha falė.
Foto: 1. Shoqeria "Malli i Memedheut", 1905, ne mes Petro Nini Luarasi
Foto: 2. Kartoline e Fan Nolit derguar Skender Petro Luarasit
Shqiptarėt duhet tė jenė krenarė dhe tė kontribuojnė me pėrgjegjshėri pėr ndriēimin e historisė sė tyre prej gjenezės pellazgjike, vijimėsisė iliro-arbėrore deri tani. Ndaj tė kontribuojmė sa tė mundemi me dėshmi e dokumenta qė pėrkujtojnė 100- vjetorin e themelimit tė Organizatės Panshqiptare Vatra dhe Shpallen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Disa veprimtarė tė organizatės 'Vatra"
Dhimitri Petro Nini-Luarasi
Dhimitri Petro Nini-Luarasi qė nė fėmijėri u edukua me dashuri dhe pėrkushtim pėr lirinė dhe pėrparimin e Shqipėrisė. Kur i ati, Petro Nini Luarasi, u kthye nga ShBA, mė 1908, pėr tė bindur familjet shqiptare qė tė ēonin pa frikė fėmijėt e tyre nė shkollat shqipe, i mori me vete tė dy djemtė, Dhimitrin e Skėnderin, nė shkollat e drejtuara prej tij nė Korēė e Negovan. Nga takimet nė shtėpi, nė veprimtari tė ndryshme apo kur aktivizohej si korier, Dhimitri njohu vėllezėrit Bajo e Ēerēiz Topulli, Spiro Ballkamenin, Themistokli Gėrmenjin e Sali Butkėn, anėtarėt e familjes Qiriazi apo ēiftin Kenedi: misionarėt e parė protestantė amerikanė qė dhanė njė ndihmė tė madhe pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Kur agjentėt e klerit shovinist grek ia helmuan tė atin dhe mė pas andartėt ia dogjėn shtėpinė, Dhimitri Nini-Luarasi, pasi e sistemoi familjen, emigroi nė SHBA bashkė me dajallarėt Guri e Andon Sevo. Ata u vendosėn nė Taunton Mass. ku mė 2 qershor 1912 u krijua dega nr.15 e organizatės patriotike Vatra, e cila pėrbėhej kryesisht nga luarasllinj dhe gati gjysma qenė farefis. Kryetar u zgjodh Guri Sevo i cili drejtoi degėn deri nė vitin 1923 kur u kthye pėrgjithnjė nė atdhe.
Nė kujtime pėrshkruan njė takim madhėshtor nė Boston, tė organizuar nga Vatra nė janar 1917, ku Guri Sevo dhe ai morėn pjesė si perfaqesuesit e deges nr.15. Me sa mbaj mend, mbledhjen e ēeli Hamit Lumi dhe folėn me rradhė Fan S. Noli, George Fred Wiliams (ish-ambasador amerikan nė Athinė), Kristo Dako e Bahri Omari.
Studionte nė The Bristol Country Agricultural School, Sagregonset, Mass. kur ndihmoi nė krijimin e Lidhjes sė Studentėve Shqiptarė dhe botimin e organit tė saj Studenti me drejtues Qani Panaritin dhe Skėnder P. Nini-Luarasin.
Nė vjeshtė tė vitin 1919 u nis vullnetar pėr nė Shqipėri ku gjatė njė pėrleshje me pushtuesit italianė nė Vlorė u plagos rėndė nė kokė duke humbur pėrgjithnjė dėgjimin nga njėri vesh.
Pas shėrimit bashkėpunoi ngushtė me Sali Butkėn, i cili mė 1920 e caktoi tė dorėzonte memorandumin nė komandėn italiane ku kėrkohej, nė emėr tė popullit tė Kolonjės, Leskovikut e Pėrmetit, largimi i menjėhershėm i forcave pushtuese.
Nėn qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjės, Dhimitri punoi krahinor i 13 fshatrave tė Dangėllisė duke ndihmuar Fan Nolit sidomos pėr zhvillimin e fushatave elektorale nė Kolonjė, tė cilėn e konsideronte si trevė tė origjinės familjare, shumė tė rėndėsishme pėr prestigjin e tij.
Dhimitri P. Nini qe delegat i Kolonjės, sė bashku me Sofron S.Borovėn, nė kongresin e Kishės Orhodhokse Kombėtare tė Shqipėrisė, qė i zhvilloi punimet nė Berat nga 4-17 shtator 1922, ku dhe nėnshkroi statutin themeltar.
Nė dhjetor 1924, me Sali Butkėn, grumbulluan rreth 700 forca qė tė mbronin rrugėn e Leskovikut nga pritej tė vinin forcat zogiste tė Myfit Libohovės. Mė pas emigroi nė SHBA ku bashkėpunoi me grupimet demokratike antifashiste nė pėrballje me kolaboracionistėt, kundėrshtarė tė Fan Nolit dhe luftės ēlirimtare.
Dhimitri Nini-Luarasi u muar me ēėshtjen shqiptare, fetare, kombėtare dhe shoqėrore dhe ish gjithėnjė aktiv. Ay shėrbeu nė Organizatėn Shqipėria e Lirė pėr vjete me rradhė me pozitėn arkėtar dhe anėtar i Komitetit (Nekrologji, Liria, 1985).
Rrethanat kritike e detyruan Dhimitri Nini-Luarasin tė kontribuojė nė krijimin e organizatės Shqipėria e Lirė dhe organit tė saj Liria ku mbrojti platformėn atdhetare, demokratike, ēlirimtare dhe qe krenar qė pjesėtarė tė familjes dhe tė afėrm tė tij merrnin pjesė nė luftėn antifashiste ku disa ranė edhe dėshmorė. Ai ka merita nė mbrojtjen dhe konsolidimin e kishės ortodokse autoqefale shqiptare me nė krye Fan S.Nolin si dhe nė vendosjen e ekuilibrave mes grupeve me pikėpamje tė ndryshme tek shoqėritė atdhetare "Vatra" e "Shqiperia e Lire". Nė gusht 1946, kur i njohuri i tij Behar Shtylla erdhi si pėrfaqėsues i delegacionit qeveritar shqiptar nė Sh.B.A., Dhimitri i kėrkoi qė tė kontribuojė pėr unitetin e tė dy organizatave: Atdhetari Dhimitri Luarasi, duke pėrshėndetur me telegram vajtjen tonė atje, na shkruan: Lutem pėr hirin e ēėshtjes, jini tė vetmit qė kam pritur qė tė mund tė kurorėzoni bashkimin e tė dy organizatave tona kėtu, nė njė...Mė 21 dhjetor 1949, nė gazetėn Dielli, Fan Noli botoi deklaratėn ,e cila u prit mirė dhe u mbėshtet me deklarata analoge nga Dr.Xhon Nase : kryetar i Shqipėrisė sė Lirė e nga Dhimitri Luarasi: kryetar i Vatrės mė 1948 (Behar Shtylla, Fan Noli siē e kam njohur).
Mbi tė gjitha, Dhimitri Nini-Luarasi qe njeri bujar. Ndonėse nuk kishte tė ardhura tė mėdha ai iu gjend kurdoherė familjes dhe njerėzve hallexhinj, ndihmonte kishėn ortodokse autoqefale tė Fan Nolit, organizata atdhetare apo veprimtari socialkulturore tė ndryshme.Emri i tij dhe i bashkėshortes Thomaidha Caci-Luarasi haset shpesh nė lista ndihmėtarėsh, si individ apo drejtues i organizatave Vatra e Shqipėria e Lirė.
Pėrmendim ndihmat qė u ēoi vullnetarėve antifashistė shqiptarė tė internuar nė Sant Cyprien-Francė, Ventotene- Itali e popullit shqiptar gjatė luftės e pas fitores mbi fashizmin. Nė vitin 1960, kur i vėllai Skėnder Luarasi ēeli pėr tė parėn herė degėn e anglishtes nė Universitetin e Tiranės, ai nė bashkėpunim me Fan Nolin, Geri Riskėn e Peter R. Priftin dėrguan njė fond tė rėndėsishėm me fjalorė e literaturė anglo-amerikane qė iu shpėrndanė falas studentėve apo u dorėzuan nė bibliotekė. Njė kontribut, i cili tundoi qarqet qeveritare nė vitin 1979, qe ndihma financiare personale qė tė ndėrtohej njė banese nė Baēallėk tė Shkodrės pėr familjet e pastreha nga tėrmeti rrėnimtar. Qeveria shqiptare i pranoi paratė (njė pėrjashtim pėr tė respektuar tė birin e martirit Petro Nini Luarasit) por nuk e deklaroi askund.
Dhimitri Nini-Luarasi, jetoi e punoi nė SHBA mbi 50 vjet me kujtime mbresėlėnėse pėr miqtė e bashkėpunėtorėt Kostandin Demo e Josif Pani, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Goni Katundi, Qerim Panariti, Dhimitėr Trebicka, Gari Riska, Pandi Demetri, Peter Kolonja, Peter R. Prifti, etj. Ai me tė shoqen e vizitoi Shqipėrinė nė vitet 1959 e 1971 dhe nė vitin 1974 vendosėn tė kthehen pėrfundimisht nė atdheun e shtrenjtė ku u prehen eshtrat.
(Vijon)
Foto
1. Dhimitri Petro Nini-Luarasi, me uniformėn e vullnetarit, 1919
2. Dhimitri Petro Nini-Luarasi ( nė mes, pas vajzės) me Fan Nolin , djathtas
3. Dhimitri Petro Nini-Luarasi, e ėma Angjelina, vėllai Skėnderi, mbesa Lauresha
Guri Kristo Sevo (1874-1951) u lind nė fshatin Luaras tė rrethit Kolonjė nė njė familje me bindje atdhetare. Nė vitin 1986 ai ndoqi pėr disa muaj mėsime shkrim e kėndim shqip nga mėsuesit martir Koto Hoxhi nė Qestorat dhe mė pas nga Petro Nini Luarasi nė mėsonjėtoren shqipe tė Korēės ( 1987-90). Pėr njė vit punoi edhe si mėsues i gjuhės shqipe.
Nė vitin 1904 ai niset pėr nė ShBA sė bashku me kunatin e tij, Petro N. Luarasi dhe tė tjerė miq e farefis duke ndjekur itinerarin Manastir-Selanik-Hamburg-Nju Jork ku u ndanė me grupe nė drejtime tė ndryshme. Guri Sevo shkoi tė banojė nė Taunton Mass. ku e prisnin disa miq e farefis dhe mė pas hapi njė dyqan frutash i cili u shėrbente atdhetarėve edhe si vend takimesh.
Ai u bė anėtar i shoqėrisė Mall i Mėmėdheut (1905) dhe mė pas, me krijimin organizatės Vatra, u pėrfshi nė degėn nr.15, tė cilėn e drejtoi pėr disa vjet. Pėrmendet si kontribues nė listat e ndihmėtarėve ( Kalendari Vatra, 1918, f.53) sė bashku me tė vėllanė Andonin, djalin e xhaxhait tė tij, Jorgji, dhe farefis e miq tė tjerė, tė cilėt i kishin qėndruar krah pėr krah Petro N. Luarasit nė veprimtarinė e gjithanshme tė tij.
Nė kujtime pėrmendet ish-tipografi i shoqėrisė Mbrothėsia, Jorgji (George Luarasi) i cili qe ndėr delegatėt e pėrhershėm e mė tė dalluar nė kuvendet e Vatrės qė zhvilloheshin nė Boston. Ndėr veteranėt dhe nė shtyp pėrmendet fjala e tij mbresėlėnėse nė Kuvendin e Vatrės (1912) kundčr veprimtarisč sč elementčve turkoshakč dhe grekofonč.
Ndėrsa Andon Sevo qe ai qė sė bashku me Petro Nini Luarasin, iu pėrgjigjėn thirrjes sė BajoTopullit dhe shkuan komitė nė Shqipėri, ku gjatė luftimeve u plagos nė Llakovė tė Vodicės. Pas Hyrjetit, u rikthye nė SHBA ku u aktivizua nė degėn nr.15 tė Vatrės nė Taunton Mass ku shumica e anėtarėve qenė nga fshati Luaras dhe kishin lidhje gjaku me njėri-tjetrin. Andon Sevos i ndodhėn shumė fatkeqėsi nė jetė: bejlerėt i vranė dy xhaxhallarė ndėrsa pushtuesit fashistė i vranė vajzėn e vetme, Marjetėn, nė Demostratėn e Bukės (shtator 1943). Ai u kthye nė Atdhe nė vitin 1951.
Guri Kristo Sevo, e shoqėroi Petro Nini Luarasin nė shumė udhėtime e aktivitete, brenda e jashtė Shqipėrisė dhe njihet edhe si biografi i tij i parė me veprėn Mėsonjėsi im i shqipes(1936) qė u vlerėsua shumė nga shtypi i kohės.
Foto 1. Nė foto nga e majta nė tė djathtė:
Rrjeshti i parė Anastas Sevo, Jorgji Sevo, Guri Sevo
Rrjeshti i dytč: Llukan Luarasi, Andon Sevo
Foto 2. Dega Nr.15 e "Vatrės", Taunton Mass.
Nė foto nga e majta nė tė djathtė:
Reshti i parė tė ulur: Guri Kristo Sevo-Luarasi, Lipe Nini-Luarasi, Jorgji Dhimitri-Luarasi, Llukan Luarasi dhe Hari Sotir-Luarasi
Reshti i dytė ulur: Llazi Sotir-Rehova, Loni Nini-Luarasi, Hari Sotiri-Luarasi, Tasho Gramo-Luarasi dhe Ilo Vithkuqi
Reshti i tretė nė kėmbė: Miti Sk[ndi-Lėngėza, Andon Kristo Sevo- Luarasi, Dhimitri Petro Nini Luarasi, Javer Rehova dhe Jani (?)
80 vjetori i lindjes se kengetares amerikane Patsy Cline
Poeti i famshėm Khalil Gibran ka thėnė: Muzika ėshtė gjuha e shpirtit . Ajo zbulon sekretet e jetės, sjell paqe dhe harmoni.
Njerėzimi pėrgjithėsisht nxiton e sheh pėrpara dhe harron visaret qė lė pas. Kėshtu i ndodh edhe me muzikėn e cila, sidomos nė vendin tonė, po humbet e po thjeshtėzohet me teknologjinė DJ.
Por kur njeriu kėrkon tė ndjeje me gjithė zemrėn, shpirtin dhe dashurinė e tij , i duhet shumė mė tepėr se vetėm njė DJ me muzike tallava, i duhet kėngėtari, muzika e zėri i mirėfilltė. Njė muzikė brilante na ka dhėnė Patsy Cline (shqiptohet Peci Kllain) tė cilės kete vit njerezit e qyteteruar i kujtojė 80-vjetorin e lindjes.
Virginia Patterson Hensley, e njohur nė botėn e muzikės me emrin Patzy Cline
(8 shtator 1932- 5 mars 1963) u lind nė Winchester, Virginia, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nė karierėn e saj tė shkurtėr ajo u shqua pėr tonin e pasur tė zėrit dhe ekspresivitetin emocional duke u vlerėsuar si njė nga mė tė sukseshmet kėngėtare amerikane tė muzikės pop e kantri tė shekullit 20-tė qė udhėhoqi e frymėzoi lėvizjen feministe nė muzikė e pasuar nga Loretta Lynn, Dottie West, Jan Howard, Brenda Lee , Barbara Mandrell.
Disa nga hitet e saj mė tė njohura janė "Walking After Midnight" e kompozitorit Donn Hecht, "I Fall to Pieces" e Harlan Howard, "She's Got You" e Hank Cochran, "Sweet Dreams e Don Gibson por mbi tė gjitha me kėngėn e famshme "Crazy" tė Willie Nelson. Petsy Cline qe kėngėtarja e parė e muzikės kantri qė dha shfaqje nė Carnegie Hall tė New York dhe nė Mint Casino tė Las Vegasit , qe kėngėtarja mė e paguar e kohės me shuma mbi $1000 pėr shfaqje ndėrkohė qė pagesa mesatare pėr kėngėtaret e tjera qe 200 dollarė pėr shfaqje. Por moto e saj qe Nuk dua tė bėhem e pasur, vetėm tė jetoj mirė
Patzy Cline u nda nga jeta nė 5 mars 1963 nė njė aksident ajror , sė bashku me menaxherin e saj Randy Hughes dhe kėngėtarėt Hawkshaw Hawkins dhe Cowboy Copas. Pėr jetėn 30-vjeēare e arritjet e saj janė shkruar artikuj e libra, janė shfaqur dokumentarė e filma, dhe ka fituar shumė ēmime duke e rradhitur si njė ikonė e muzikės krahas legjendave Johnny Cash dhe Elvis Presley.
Janė shitur miliona rekorde nga albumet esaj: 1957: Patsy Cline, 1961: Patsy Cline Showcase, 1962: Sentimentally Your, 1964: A Portrait of Patsy Cline, 1964: That's How a Heartache Begins, 1980: Always,
Nė vitin 1973, dhjetė vjet pas ndarjes nga jeta, ajo qe e para femėr e pėrfshirė nė Country Music Hall of Fame dhe rradhitet e para nė klasifikimin CMT, ndėr 40 femrat me te shquara ne muziken kantri
Kėnga balladė "Crazy" me kompozitor Willie Nelson, ne zhanrin xhaz-pop me nuanca tė muzikės kantri , eshte interpretuar nga shumė kėngetarė nė disa versione. Por kėnga "Crazy" pėrgjithėsisht identifikohet me interpretimin e Patsy Cline qė u rendit e dyta nė top listėn e hiteve tė SHBA mė 1962.
Kushdo qe desheron mund te degjoje zerin e saj brilant ne kengen Crazy me titra
anglisht
apo ne
Variant tjeter me titra pa figure
Jeta dhe suksesi i kėngėtares Patsy Cline ėshtė pasqyruar edhe nė kinematografi nė disa dokumentarė dhe nė dy filma
Filmi Sweet Dreams (Endrra tė ėmbla) i realizuar nė vitin 1985, ku Patsy Cline interpretohet nga Jessica Lange, qe teper i suksesshėm edhe pėr aktoren Lange e cila u nominua pėr performancėn e saj nė Academy Award, rol qė vlerėsohet si interpretimi mė i mirė nė karierėn e saj artistike.
Filmi Sweat dreams Pt 1 : Patsy Cline / Jessica Lange
gjendet ne adresen :
Krijoni Kontakt