Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 203 prej 203
  1. #201
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjykata e Krimeve të Rënda vendos burg përjetë për Aldo Baren

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimin "burg përjetë" për kapon e bandës së Lushnjes, Aldo Bare ose ndryshe Alfred Shkurti.

    Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka lexuar vendimin e trupit gjykues për një sërë akuzash që rëndojnë mbi Baren si 5 vrasje, krijim bande të armatosur, shkatërrim prone, etj.
    Mësohet se në sallën e gjyqit nuk ka pasur ndonjë reagim as nga familjarët e as nga vetë i dënuari, i cili është shprehur më vonë se vendimi është politik dhe beteja e tij me drejtësinë nuk mbyllet këtu, por ai do t'i drejtohet Apelit.

    Aldo Bare, i njohur si kapoja i bandës së Lushnjës, e themeloi organizatën e tij kriminale në vitin 1997 si një hakmarrje për vrasjen e të vëllait.

    Shekulli
    Per nje vrasje nje denim i perjetshem eshte baraz me 70 vjet burg.
    5 vrasje=5 here denim i perjetshem qe do te thote 5x70vjet(jeta e nje personi)=
    350 vjet burg.Sme vjen keq hic ta kalbin ne burg Mbylle qeline dhe hidhi celsat ne plera,te ngordhi si qen aty idioti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-03-2011 më 22:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #202
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Gjykata e Apelit lë në burg përjetë Aldo Baren

    TIRANE - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Aldo Baren, verdikti i së cilës ishte mbyllja përjetë në qeli. Vendimi që pritej me një interes të jashtëzakonshëm u dha në një seancë më dyer të mbyllura, që nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Pesëshja gjyqësore vendosi të mbyllë dyert për median e publikun, pa dhënë më herët një vendim, sikurse e detyron ligji.

    Më herët po nga Gjykata e Apelit, vendimi për Baren ishte prishur për shkelje të rënda proceduriale dhe më tej Gjykata e Lartë e cila e riktheu sërish në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, kishte lënë disa detyra. Trupa gjyqësore, nuk i zbatoi asnjë nga detyrat e gjykatës supreme, por brenda dy seancash firmosi për fatin e të pandehurit.

    Aldo Bare u dënua me burgim të përjetshëm për të paktën pesë vrasje, të kryera në kuadër të bandës që themeloi në 1997-ën me qëllimin e vetëm për të ekzkekutuar kundërshtarin e tij, Artur Daja pasi e bënte përgjegjës për ekzekutimin e të vëllait, Ramadan Shkurti.

    Banda e Bares veproi për vite me radhë, derisa vetë i shumëkërkuari u prangos pas shtatë vitesh në Turqi dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë ku ndodhet prapa hekurave.

    VENDIMI I GJYKATES SE KRIMEVE TE RENDA

    Gjykata e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Aldo Baren (Alfred Shkurtin) për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale. Për secilën nga këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg, por në bashkim të dënimeve, përfundimisht Aldo Bare u 'kyç' matanë hekurave përjetësisht.

    Verdikti i trupës gjyqësore, e cilësonte fajtor Aldo Baren për katër vrasje në dëm të shtetasve, Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu. Në vendimin e saj, gjykata shprehej se vrasja e Genci Kasharit nuk është kryer në kuadër të organizatës kriminale, por shërbeu si pikënisje për krijimin e saj, pasi në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait, Aldo Bare nisi fushatën "shfarosëse" duke ekzekutuar kundërshtarët e tij.
    Tri vrasjet e tjera, janë kryer në kuadër të bandës kriminale dhe vetëm për ekzekutimin e Xhevat Demirit, i pandehuri mori dënimin maksimal me burgim të përjetshëm, pasi nga provat ka rezultuar se ka qenë dhe vetë i pranishëm në ngjarje.

    Sa u përket dy ekzekutimeve të tjera, Aldo Bare është dënuar vetëm si urdhërues dhe është dënuar nga 25 vite për secilën prej tyre. Kapoja i bandës famëkeqe u cilësua fajtor dhe për tentativat për ekzekutimin e dy kundërshtarëve të tij më të fortë, Artur Daja dhe Gramoz Selmani, të cilët i bënte përgjegjës për vrasjen e të vëllait Ramadan Shkurti. Aldo Bare u shpall fajtor edhe për "prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe u dënua 5 vjet; për "shkatërrim prone me zjarr" u dënua me 10 vite burgim, ndërsa për "krijim të organizatës kriminale" u dënua me 8 vite burgim. Përfundimisht, në bashkim të dënimeve Bare do të qëndrojë përjetë pas hekurave.

    KAPOBANDA

    Vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllait të Aldo Bares në korrik 1997, shërbeu si pikënisje e një seriali të gjatë vrasjesh dhe shkatërrimesh. Aldo Bare së bashku me të vëllanë, Ramadanin, Enver dhe Bardhyl Rabinë, nisen në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja me miqtë e tij Genci Kashari e Gramoz Selmani, si dhe të afërmit e tjerë. Sapo i afrohen lokalit, sipas prokurorisë, grupi i Bares qëllon në drejtim të Artur Dajës dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i vrarë Genci Kashari. Artur Daja vetëm sa plagoset. Plumbave nuk u shpëton as Ramadan Shkurti e Bardhyl Rabija, të cilët ndodheshin në makinë. Por nuk ishte e thënë që ndonjëri prej tyre të shpëtonte. Artur Daja mbërrin pranë tyre duke i qëlluar për vdekje. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Aldo Bare krijon bandën famëkeqe dhe ekzekuton të gjithë miqtë e Artur Dajës. Vetë këtë të fundit, kapobanda, urdhrat e të cilit ishin të padiskutueshme, nuk arriti ta vriste. Por "ushtarët' e tij e vranë dhe i prenë kokën duke ia shëtitur mes përmes Lushnjës.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    I uroj jete te gjate zonjushes Alda Bare ne burg
    Ca thu mer shoku ai qenka Alda Bare eee...po ti kush je o shoku.. Na plasen buzen kta cunat ,qe Enverin e bejne pede ,Salen dylber,Aldo Baren gru,Gaz Mucen legen.etj etj se lista eshte shume e gjate....po ti do beshe shurren ne breke nga frika o shoku sikur te ishte jasht Aldo Bare e te thoshte "ec 1 minut ktu ti" Pranej mos e poshtero kurr shoku nje njeri qe eshte me trim e me kriminel se ty pa e pase perballe se dukesh si cun koti masnej.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •