Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 203
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Ozzy
    dihen politikanet qe nuk kane interes qe aldo bare te dali perpara drejtesise shqipetare ...me sa kam lexuar une ne medja aldo bare nuk eshte i vetmi qe pritet te riatdhestohet por eshte dhe nje tjeter .......pra mendoni vete se kush jane ata politikane qe nuk kane interes qe kriminelet dhe vrasesit shqipetare te mos dalin perpara drejtesise ......arta??????

    Pervec Aldo Bares eshte edhe Izet Haxhija ish-roja personale e Sali Berishes. Izeti e di shume mire kush e ka vra Azem Hajdarin ka qene present ne vrasje. Vetem Sali Berisha sdo qe Izeti te vi ne Shqiperi. Sali Berisha le te mbaj fjalen qe ka dhene mbi varin e Azem Hajdarit se i di vrasesit dhe do i denoj me gjyq kur te vi ne pushtet.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Pse dini ndonje rast Ju qe e ka mbajtur Berisha fjalen qe ta mbaj per vrasesit e Azem Hajdarit
    Sali Berisha eshte njeriu me i paburre per te cilin kam degjuar

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    O Brar sa shum e mbrojtke Argiten si me e pas dashnore
    rezik as tetem se mbron kaq shum o derzi
    Te pakten te ket ber dhe ty minister sic beri lulin e bashave

    Mos me thuj qe emri i vertet i yti esht Jemin Gjana brar djali

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o fabrika e shpifjeve..

    u lodhet me shpifje e poshtersira e e mezi vetem votat e nomenklatures enveriste te strukur ne qytetet kryesore morret..
    deri bi.thjashte duallet qe me shtu votat dhe me perversat e pedofilat e pederat e shqiperise..
    cfar sju polli mendja..

    jemin gjana eshte nje burr i madh trim e i paperkulur.. e skini cti beni.. vec po i bet variantin Ceko Cupi mazrrek jaho klosi.. ku jini mjeshtra.. se nga an tjera mu-ne ja hani.. megjithse keni nje repart te vecante ne ate kombinatin tuaj te intrigave vetem per jemin gjanen.. sic kini per argiten e bashen etj.. etjetj..

    kot te pyes..si ndjeheni ju shpifesit ordinere profesioniste te kombinatit shpifes.. ps-ist.. kur rrini me njeri jatrin se ketu eshte lehte se jini nicka..
    po atje ne podrumet e selive sekrete ku takoheni live me njeri jatrin e derdhni talentin ne intrigat e dites.. a nuk ju vjen pak neveri nga vetja..
    qofshi ju..

    ju tmerron besoj fakti qe megjithse kini parane.. dhe dinakerine e kexhibine.. perseri populli nuk ju votoi.. aq sa deshet..
    prap pd ka marre me shum vota..

    ne lidhje me azemin..

    si ske turp qe mashtron mo kastriot zisua.. nga saranda a nga je..
    si nje nga ata qe ke hedhur valle nga gezimi per vrasjen e azemit.. ti e di mire se qe ate nate u tha e verteta nga saliu se vrasesi ishe banda e ps-se me jaho e kompani kurse ti si i zp-se me vite mashtruat qe nuku eshte jaho.. bile nxorret dhe taullain e dedajve te thote se jaho ishte me taulantin ne tropoje .. dhe gjyqet vertetuan fjalen e saliut e jo genjeshtren e fabrikes tuaj disa vjecare..
    e mbanit jahon ne muhabetet e juaja si hero e si nje far brad piti sa qe motrat tuaja e mamat tuaja dilnin per ta pare kur shkonte dilte nga gjykata sex simbolin e partise tuaj te felliqur..

    do vi nje dite qe do ta kerkoni dhe saliun berish.. se boll tallet l.oqet me ate.. e rrezoni sa her te doni.. por vjen ndonji dit qe ka me dal ndonji hundlesh ne krye te pd-se qe do tju a tregoje vendin juve..
    dhe e dini ku eshte vendi juaj..
    ju meritoni nje vlocisht te gjithe.. po jo si gardiane .. e drejtora kampesh..
    do ju vij dhe ajo dite..

    mos kujtoni se fenomeni altin arap .. do jet i perjetshem..
    as enver hoxh qe te vdesi ne bllok me mjek te koka..
    kriminelet do ta han nje dite..

    ashtu si e meritojne..

    prandaj edvini ..enveri juaj i ri.. as nje cop toke 2 metra katror nuk lejon per nje monument per azemin.. sepse ka frike nga emri i tije.. ka uurejtje..
    prandaj jini lidhur me edvinin.. ju lidh krimi.. dhe urrejtja per ata qe ja hoqen kerbacin ppsh-se nga dora..

    ate kerbac qe e perdoret me rilindasit ne vlocisht.. me grat e femijet e ajkes se kombit.. e pastaj dhe mbi beqir balluket e kadrite hazbi.. me shoke..
    heroi juaj eshte i pabesi e vampiri altin arap qe vret nje shofer ne sy te nje femije te vogel e nje gruaje..
    prandaj pritet qe ju vec helm te nxirrni nga shpellat tuaja per kreshnikun sali berisha..


    monstra.. nuk e kini te gjate..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-03-2007 më 17:48

  5. #45
    ku eshte ai humdinger se po pa kte teme rrezik ta nxjerri hero kombtar kte baren.
    Ose lider hombetar se kshu e kane kurroshet e kuq.

  6. #46
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga beni-conneticut
    ku eshte ai humdinger se po pa kte teme rrezik ta nxjerri hero kombtar kte baren.
    Ose lider hombetar se kshu e kane kurroshet e kuq.
    Arben Cukaj, do bëhet hero kombëtar me urdhër të bacës për punë të mirë në mbrojtje të palloshëve të korrupsionit qeveritar shqiptar.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    O brari fillove te na mbrosh edhe grun e sollakut
    ore Brar gjana je i sigurt qe je i njejti person ti se mua me duket sikur jeni nja 50 veta qe shkruani me te njejtin pseudonim

    Njeher i thoni Argites bushtra e rames njeher vajza e arte e berishes te ciles do i lej trashegim PD-ne

    Njeher shani Fatosin e i thoni vrasesi i Azem Hajdarit e njeher e mbroni dhe e quani personalitet kombetar

    E njejta gje me TECin e Vlores, Albtelekomin, Bamir Topin, Nard Ndoken Greket, Serbet, kontrabanden e Naftes, Arben Imamin, Presidentin Mojsiu, eshume e shume te tjere


    Po si ore ditezinj edhe skandalin e fundit te ushtrise greke e interpretuat nesi i ben dem apo mire berishes
    Po clloj mostrash antikombetare jeni more horra komunistobolshevikoberishista

    Mir qe sdel ai Saliu i cmenduri te shaj Skenderbeun se ju jeni gati ti bluani kockat Gjergjit te shkrete

    Haram ju qofte buka e nenes se sjeni gjak shqiptari ju jo

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kastro montatori i ZP-se.. asnje brar apo i ngjashem me brarin nuk e quan bushter argiten. ti ske turp te genjesh. puna jote.

    ne lidhje me shqiptarllekun tend.

    Pa me sill reagimet e Edvin Rames ose ZP-se per videon greke.

    po te pres.

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    ARRESTIMI/ Policia: I arrestuari vendosi zjarr në shtëpinë e biznesmenit që s‘pagoi gjobën e bandës

    Kapet ushtari i parafundit i Aldo Bares

    Agur Musaku i njohur si Jorgo Muzaka prangoset në Rodos të Greqisë


    Dashamir Biçaku
    Prangoset në ishullin grek Rodos “ushtari” i parafundit i Aldo Bares. Agur Musaku, i njohur ndryshe me emrin Jorgo Muzaka, ka rënë në prangat e policisë greke disa ditë më parë, por identifikimi i tij është bërë vetëm ditën e djeshme.

    Pas konfirmimit të mbërritur nga Athina, policia shqiptare ka deklaruar se i arrestuari në ishullin Rodos ishte Agur Musaku, i akuzuar si anëtar i “Bandës së Lushnjës” dhe i pandehur për akuzat e shkatërrimit të pronës me zjarr, dhunim varresh dhe pjesëmarrje në grupim të strukturuar kriminal. Me emër të ndryshuar Jorgo Muzaka, i akuzuari si anëtar i “Bandës së Lushnjës”, kishte mundur të përfitonte edhe dokumentacion të rregullt për lejen e qëndrimit në Greqi. Leja e qëndrimit mësohet se është dhënë nga autoritetet vetëm pak javë më parë por menjëherë zyra e Interpolit ka kuptuar se Jorgo Muzaka ishte pikërisht Agur Musaku i shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kaq ka mjaftuar që agjentët e Interpolit të sinjalizonin policinë greke, e cila ka filluar rreth një muaj më parë ndjekjen e të dyshuarit. Pasi është mësuar adresa e tij e banimit, lëvizjet dhe janë bërë disa fotografime, agjentët kanë ndaluar Agur Musakun. Më pas ai i është nënshtruar krahasimit me të dhënat e Interpolit dhe konfirmimi nuk ka vonuar, personi i pajisur me leje qëndrimi akuzohej në Shqipëri si anëtar i “Bandës së Lushnjës”.

    I kërkuari
    Agur Musaku, i arrestuar së fundi në Greqi, është anëtari i parafundit i “Bandës së Lushnjës” që ndodhej ende në liri. Ai mësohet se vitet e fundit duke shfrytëzuar emrin e tij të ndryshuar ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga Shqipëria. Kanë qenë dëshmitë e mbledhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ato që kanë zbuluar identitetin e dyfishtë të personit të akuzuar dhe menjëherë ky informacion i është përcjellë policisë dhe Interpolit. Së fundi i kërkuari mësohet se ishte treguar i kujdesshëm pasi emri i tij ishte kaluar edhe në mediat shqiptare si person i cili bashkë me shtatë të akuzuar të tjerë akuzohej në gjykatë si anëtar i “Bandës së Lushnjës”, madje ishte shpallur në kërkim për këtë fakt. Si pasojë, Agur Muskaku mësohet se ishte vendosur te disa të afërm të tij në ishullin Rodos, në kufi mes Greqisë dhe Turqisë. Arrestimi i tij është bërë nga policia greke dhe Interpoli në zbatim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë të datës 7 prill 2007. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, pasi konfirmoi dje arrestimin, tha se i kërkuari ishte kapur më 16 maj por disa ditë janë dashur për konfirmimin e identitetit të tij. Agur Musaku mësohet se prej dy viteve ishte vendosur në Greqi dhe qëndronte te të afërm të tij. Burimet zyrtare thonë se shpallja në kërkim e Musakut është bërë në një kohë me urdhrin ndërkombëtar të arrestit ndaj Arjan Aliçit, anëtari i fundit i “Bandës së Lushnjës” zbuluar deri më tani nga organet e drejtësisë. Më 20 gusht 1998, Agur Musaku i njohur si Jorgo Musaka bashkë me Arjan Aliçin akuzohen se i kanë vënë zjarrin banesës së biznesmenit Shkëlqim Haxhia në Lushnjë. Shkak i zjarrit në shtëpinë e tregtarit, sipas hetimeve, ka qenë një gjobë prej 3 milionë lekësh të reja që ai nuk kishte pranuar t’i paguante “Bandës së Aldo Bares”.



    Banda e Lushnjës

    Alfred Shkurti (Aldo Bare)
    Enver Dondollaku
    Arben Boriçi
    Enver Boriçi
    Ilir Stërgu
    Afrim Hoxha
    Rexhep Gina
    Agur Musaku
    Arjan Aliçi

    TË DËNUAR
    Dritan Vila
    Erion Cici
    Maksim Çela
    Petrit Liçi


    “Aldo Bare do të pyetet edhe për trafikun e drogës”
    Kreu i “Bandës së Lushnjës”, dëshmi në Turqi për 15 vrasje


    TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të marrë në pyetje të akuzuarin si drejtues të “Bandës së Lushnjës”. Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, pritet të dëshmojë në Turqi për rreth 15 vrasje që dyshohet se janë kryer që në vitin 1997 nga organizata kriminale që ai akuzohet se ka drejtuar. Pas marrjes së dëshmisë së Enver Dondollakut në Itali, hetuesit shqiptarë duket se e kanë më të lehtë të marrin në pyetje Aldo Baren. Ky i fundit, sipas hetimeve, urdhrat kryesorë për vrasjet ia komunikonte Dondollakut, i cili më pas i transmetonte ato tek anëtarë të tjerë të bandës dhe kujdesej për realizimin e tyre. Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë paralajmëruar se Alfred Shkurti së shpejti do të merret në pyetje në Ankara për rreth 15 vrasje që dyshohet se janë kryer nga banda e drejtuar prej tij. Mes këtyre vrasjeve mësohet se është edhe ajo e inspektorit të krimeve të komisariatit në Lushnjës, Klenti Bano, ish-shefit të degës lokale të Shërbimit Informativ në Lushnjë, tentativa për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të Lushnjës dhe disa krime të tjera të ndodhura në këtë qytet në vite të ndryshme. Këto vepra penale sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë hetuar tashmë prej më shumë se 16 muajve, madje ekzekutoret janë zbuluar. Megjithatë, Prokuroria shqiptare ka pranuar se ka vend për të bërë hetime për shkaqet e këtyre vrasjeve. Në këtë linjë organi i akuzës tha se do të pyesë Aldo Baren në Turqi për 15 vrasjet, si dhe për trafikimin e drogës dhe aktivitetin kriminal në Shqipëri, Maqedoni, Rumani, Itali dhe Turqi. Sipas dosjes penale të Prokurorisë shqiptare, anëtarët e “Bandës së Lushnjës”, më 3 gusht 1997 kanë kryer vrasjen me paramendim të shqiptaro-maqedonasit Xhevdet Demiri. Kjo ngjarje ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Blerimit” në Lushnjë. Rreth një vit më vonë, më 20 gusht 1998, është vendosur zjarri në shtëpinë e Shkëlqim Haxhisë. Sipas dosjes, më 16 nëntor 2003 anëtarët e “Bandës së Lushnjës” kanë kryer vrasjen me paramendim të mbetur në tentativë ndaj Arben Kicjes. Gjatë kësaj ngjarjeje, Kicja mbeti i plagosur. Sipas hetimeve, më 11 janar 2005, një konflikt për privatizimin e hotel “Myzeqesë” solli edhe vrasjen e pronarit të tij, Klodian Haxhia. Ky është një tjetër krim që i është shtuar dosjes së “Bandës së Lushnjës”, e cila është hetuar së fundi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit po negocion me autoritetet turke për mënyrën si do të merret në pyetje Alfred Shkurti. Dy prokurorë mund të udhëtojnë drejt Turqisë për të marrë në pyetje të akuzuarin si drejtues i bandës, por nëse kjo nuk realizohet ai mund të dëshmojë me metoda speciale në distancë përmes teknologjisë dixhitale. tr.so



    Zbulimi pas lejes së qëndrimit

    Gjurmimi 1-mujor i Jorgo Muzakës

    TIRANE – Dita kur Agur Musaku ka marrë miratimin e lejes së qëndrimit në Greqi ka qenë në fakt edhe dita e gabimit që do t’i shkaktonte më pas arrestimin pas më shumë se dy viteve arrati nga Shqipëria. Gjatë aplikimit për marrjen e lejes së qëndrimit, i akuzuari si anëtar i “Bandës së Lushnjës” kishte depozituar pranë autoriteteve të gjitha të dhënat e tij, duke mbajtur vetëm një sekret: emrin e tij të dytë. Duke u identifikuar si Jorgo Muzaka, i kërkuari ka plotësuar formularin e lejes së qëndrimit, si dhe ka dorëzuar të dhënat e tjera. Pikërisht në këtë kohë sinjali i parë është dhënë nga Interpol Tirana, policia e Fierit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ato kishin mësuar se Jorgo Muzaka kishte dy palë dokumente identifikimi. Policia shqiptare ka lajmëruar Interpolin se personi që kishte kërkuar lejen e qëndrimit ishte një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për pjesëmarrje në grupim të strukturuar kriminal. Por leja ishte dhënë në këtë kohë, sepse verifikimet kishin zgjatur disa ditë dhe njoftimi nuk ishte dhënë në kohë. Në këto kushte, policia ka bërë verifikime plotësuese, duke arritur të zbulojë se të afërm të personit të kërkuar ndodheshin me qëndrim në afërsi të zonës ku dyshohej se qëndronte i akuzuari. Verifikimet në terren për më shumë se dy javë kanë përforcuar më shumë dyshimet e agjentëve të policisë dhe Interpolit që kanë vendosur të ndalojnë për verifikime të dyshuarin. Dy net më parë, kur Interpol Tirana ka nisur për në Greqi shenjat e gishtave, fotografitë dhe elementë të tjerë identifikues për të kërkuarin, krahasimi ka zbuluar se i ndaluari ishte Agur Musaku, i akuzuar si anëtar i “Bandës së Lushnjës” që pritet të ekstradohet në Tiranë për të marrë pjesë në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Musaku bashkë me Arjan Aliçin dhe gjashtë persona të tjerë akuzohen në dosjen “Banda e Lushnjës 2” për rreth tetë vepra të ndryshme penale.


    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-05-2007 më 18:27

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ketu mund te lexoni edhe implikimin e njerezve te politikes dhe te drejtesine me banden e Lushnjes, emra qe kane dale gjate hetimeve ne Itali e Shqiperi.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80213

    Albo

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •