Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 203
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Në pranga nipi i gruas së Gramoz Ruçit, kërkohej për vrasje

    MARIGLEN MULLAI

    24 Prill Ishte dënuar me 25 vjet burg, apeli i kishte dhënë vetëm 5

    Nipi bashkëshortes së ish-sekretarit të PS-së, Gramoz Ruçi, i akuzuar për vrasje, është arrestuar dje në kryeqytet, teksa pinte kafe me miqtë e tij. Lajmi është bërë i ditur për mediat, nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Alben Goxharaj, 28 vjeç, nga Memaliaj e Tepelenës, është gjendur i befasuar kur uniformat blu të Komisariatit nr 1, në kryeqytet, në bashkëpunim me ato të Tepelenës e kanë rrethuar dhe i vunë prangat në lagjen "Ali Demi". Akuza zyrtare që rëndon mbi të, është ajo e vrasjes, pasi sipas burimeve zyrtare të policisë "ky person në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Artan Merdani". Nga gjykata e Tepelenës, ai u dënua me 25 vjet burg, ndërsa në vitin 1998, Apeli i Gjirokastrës i ka dhënë vetëm 5 vjet burg.
    Arrestimi

    Nga burimet e policisë mësohet se, arrestimi ka ndodhur paraditen e djeshme në një nga lokalet e lagjes "Ali Demi" në kryeqytet. Goxharajt i është komunikuar akuza për vrasje dhe menjëherë i janë vënë prangat. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja kundërshtimi gjatë prangosjes.

    I pashqetësuar në liri

    Ndonëse kërkohej për vrasje, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Goxharaj gjendej në disa zona të Shqipërisë, duke përfshirë këtu vendlindjen e tij si dhe kryeqytetin, ku edhe u arrestua. Burimet e policisë thanë se, për tetë vjet me radhë, janë vënë re lëvizjet e tij në disa qytete të vendit dhe nga verifikimi i emrave të të gjithë personave, që kanë dalë nga pikat kufitare të vendit, nuk ka rezultuar emri i tij. Vrasja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Tepelenës.

    20 të kërkuar për vrasje

    Policia e Shtetit, pak ditë më pare, nxorri një listë me emrat e 20 personave, që janë shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes. Ata kërkohen nga drejtoritë e komisariatet, e thuajse të gjithë vendit. Nga policia kërkohet që, të gjithë qytetarët që kanë informacione të telefonojnë në numrin 129.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nga prokuroria e Torinos 34 urdhër-arreste. Sekuestrohen 320 kile heroinë

    Tre vjet përgjime në Itali zbulojnë bandën e Bares

    Në kërkim edhe ish-presidenti i klubit të Lushnjes


    Mbajtja nën vëzhgim dhe hetimi i një grupi afrikano-veriorësh e shqiptarët që takoheshin në bar “Bijoux”, do t’i çonte agjentët e Antidrogës së Torinos në gjurmët e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një person i vendosur në Turqi, i njohur me nofkën “Profesori”. Shërbimeve të specializuara të Antidrogës e Antimafias Italiane u janë dashur më shumë se tre vjetë kohë, madje dhe ndihma e shërbimit sekret Italian, “SISMI” për të zbuluar se pas “Profesorit”, që drejtonte gjithçka nga gadishulli i Azisë së Vogël, fshihej pikërisht, ish-efektivi i repartit special 326, Alfred Shkurti. Prokuroria e Torinos ka publikuar dje për herë të parë skemën e plotë të organizimit dhe të drejtimit të një organizate ndërkombëtare që trafikonte drogë nga Azia e Vogël, në Ballkan dhe më pas në Itali. Sipas këtij hetimi ku janë përfshirë strukturat më të specializuara të Antimafias, Antidrogës deri dhe shërbimit sekret Sismi, rezulton se aktiviteti i Aldo Bares është shumë herë më i gjerë nga sa është njohur deri tani në Shqipëri. Sipas hetimit të prokurorisë së Torinos del se ajo që njihet me emrin “Banda e Lushnjës”, ka qenë thjeshtë një nga filialet e organizatës shumëkombëshe të drejtuar nga Aldo Bare. Bilanci i operacionit që mori emrin e lokalit nga ku nisën hetimet, “Bijoux 2” në C.so Orbassano, deri tani është, 34 urdhër-arresti të lëshuara nga gjykatat italiane, nga këto 17 urdhër-arresti janë lëshuar vetëm gjatë ditëve të fundit. Skuadrat e lëvizshme të policisë italiane kanë arrestuar në flagrancë 12 anëtarë të organizatës, ndërsa Aldo Bare u arrestua më 25 mars 2006 në kryeqytetin turk Ankara.

    Hetimi
    Hetimet e detajuara mbi këtë organizatë zgjatën më shumë se tre vjetë dhe u kordinuan nga asistent Prokurori Mauricio Laudi dhe zëvendës/prokurori Dionigi Tibone. Në hetim u përfshinë Shërbimi Operativ Qendror Italian, Drejtimi Qendror për Shërbimet Antidrogë, pjestarë të personelit të zyrës Interforcë në Shqipëri, dhe Shërbimi Sekret Italian “Sismi”. Si karrem i këtij hetimi shërbeu arrestimi i torinezit 55-vjeçar, Klaudio Bosticcos nga Bibiana në maj të vitit 2002. Gjatë hetimive për të zbuluar celulën e Milanos rezultoi se një celulë analoge e të njëjtës organizate vepronte në Italinë Qëndrore e Jugore me bazë në Romë dhe drejtohej nga i njëjti person, Aldo Bare.

    Organizata
    Drejtuesit e kësaj organizate të shtrirë në disa shtete e kishin ndarë Italinë në dy pjesë, duke krijuar dy grupe pothuajse të pavarura nga njëri-tjetri. Grupi që vepronte në veri të Italiës, fillimisht e ka patur qëndrën në Torino, por pasi iu sekuestruan disa ngarkesa me drogë nga policia, e zhvendosi bazën në qytetin e Milanos. Ky grup kishte për objektiv shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në Veriun e Italisë. Sipas prokurorisë së Torinos, në krye të këtij grupi ka qenë Edmond Bega, 36 vjeç, nga Lushnja, i njohur në Shqipëri për disa vjetë si president i skuadrës së Lushnjës. Madje në adresën zyrtare të UEFA-s në internet, emri i Begës ka qenë deri dje në mbrëmje i ekspozuar si presidenti i FK Lushnjës. Bega nuk ka patur asnjë precedent penal deri tani Shqipëri. Ndërsa grupi tjetër ishte ngarkuar për të pritur drogën që vinte nga Shqipëria si dhe kishte nën kontroll shpërndarjen e saj në rajone të rëndësishme të Italiasë Qëndrore dhe asaj Jugore. Ky grup e kishte qëndrën në Romë, dhe në krye të tij ishte krahu i djathtë i “profesorit”, Enver Dondollaku, 31-vjeç nga Lushnja. Droga mbërrinte fillimisht në portet e Barit dhe Ankonës dhe më pas shpërndahej në të gjithë Italinë përmes disa pikave mbështetëse në Torino, Romë, Milano, Napoli, Verona dhe Firence. Organizatës i janë zbuluar dhe tre laboratorë për ambalazhimin dhe përzjerjen e drogës në qytetet e Torinos, Monzas dhe Breshias.

    GSH

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Avokatët: Do të apelojmë vendimin. Procedurat zgjasin deri 6 muaj

    Turqit, PO ekstradimit por tani e kërkon Italia

    Edhe Torino dërgon dosje për Aldo Bare

    Klodiana Lala

    Gjykata turke i thotë “Po”, ekstradimit të Aldo Bares. Vendimi u mor gjatë një seance që u zhvillua dje në Ankara. Por ky verdikt ka zgjuar reagimet e palës mbrojtëse të të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare. Avokatët e të pandehurit Aldo Bare, ose ndryshe Alfred Shkurti, kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin, pasi kishin mbetur të pakënaqur me verdiktin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas tyre apeli do të zgjasë nga 3 deri në gjashtë muaj dhe ekstradimi i të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare nuk do të bëhet. Por sikur të mos mjaftonin problemet me mbrojtësit turq të Bares, drejtësia shqiptare do të përballet me një tjetër sfidë për sjelljen e të shumëkërkuarit në Shqipëri. Zyrtarisht që dje italianët kanë pohuar se do të kërkojnë ekstradimin e Aldo Bares, pasi për tre vite me radhë e kanë patur nën hetim për trafik droge. Madje ai konsiderohet si drejtuesi i njërës prej bandave më të mëdha që sillnin drogë nga Ballkani në drejtim të Italisë. Kështu shumë shpejt italianët do të dërgojnë në Turqi kërkesën për ekstradimin e të shumëkërkuarit. Ndërsa nuk dihet ende nëse Maqedonia do të bëjë një kërkesë të tillë, për shkak se Bare nga ky shtet akuzohet për falsifikim dokumentash. Në momentin e arrestimit atij iu gjet një pasaportë maqedonase me emrin Mikel Kodra.

    Seanca
    Seanca e djeshme ishte paracaktuar të zhvillohej, pasi drejtësia turke nuk mundi të vendosë në seancën e datës 5 maj të këtij viti, për ekstradimin ose jo të Aldo Bares. Në seancën e kaluar mbrojtësit e Bares, i kërkuan gjykatës mbajtjen e klientit të tyre në qeli, deri në qartësimin e identitetit, pasi ai u arrestua me një pasaportë maqedonase me emrin Mikel Kodra, si dhe saktësimin e akuzave që i rëndojnë mbi supe. Njëkohësisht ata ngritën pretendimin se të pandehurit i rrezikohej jeta në Shqipëri dhe për këtë shkak nuk duhej të ekstradohej. Seancën e para dhjetë ditëve, gjykata dëgjoi të gjitha palët dhe shtyu vendimin për në datën e djeshme. Tashmë Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë “OK” për ekstradimin e të shumëkërkuarit, por nëse italianët nuk tregohen më të “shkathët” për ta marrë atë në vendin e tyre, drejtësia shqiptare duhet të presë dhe të shpresojë në verdiktin e Gjykatës së Apelit dhe më pas të shkallëve të tjera.

    Arrestimi
    Aldo Bare, i cilësuar si kapo i “Bandës së Lushnjes”, u arrestua në Turqi në 25 mars të këtij viti. Kërkesa për ekstradim u bë nga Ministria e shqiptare e Drejtësisë brenda një jave, pasi ai kishte rënë në pranga. Dosja me akuzat ndaj të shumëkërkuarit u dërgua në rrugë diplomatike me qëllim që të shpejtoheshin procedurat e rikthimit të tij në Shqipëri. Prokuroria e akuzon Baren për një sërë veprash penale, si krijim dhe drejtim të bandës kriminale, vrasje, dhunim të kufomave, falsifikim dokumentash etj. aktualisht në prangat e policisë ndodhen pothuaj të gjithë të akuzuarit si anëtarë të Bandës. I vetmi që ndodhet ende në liri, është Enver Dendollaku.


    Organizata

    Të arrestuar

    Erion Gina nga Lushnja, 22 vjeç
    Julian Koçiu (Juli)nga Lushnja 31 vjeç
    Orieta Bizzarri 36 vjeç e dashura e Dondollakut
    Ardian Sakaj nga Fieri 41 vjeç, korrier
    Arben Alla (Derri) nga Tirana 35 vjeç, korrier
    Naim Krruta nga Kruja 32 vjeç, korrier
    Ronald Dino 27 vjeç, korrier
    Adrian Gjonboçari (Kafka) nga Vlora 39 vjeç

    Të shpallur në kërkim
    Alfred Shkurti (profesori) nga Lushnja 41 vjeç
    Edmond Bega, nga Lushnja 36 vjeç
    Ornela (Rita) Bilbili nga Lushnja 23 vjeç
    Bledar Sinani (Imer Kajtazi) nga Prishtina 34 vjeç
    Aleksandër Dhima nga Gjirokastra 28 vjeç
    Andrea Papa nga Gjirokastra 28 vjeç
    Ali Koçi nga Durrësi 26 vjeç
    Besim Muho (Astrit Dushani) nga Elbasani 30 vjeç
    Elton Miraka nga Gramshi 29 vjeç
    Enver Dondollaku (Gjoni) nga Fieri 31-vjeç
    Renardo Nallbani (Redon Dema) nga Fieri 30 vjeç
    Alxhi Nallbani (Xhili) nga Fieri 29 vjeç
    Klajdi Laze (Klajdi Demo) nga Fieri 31 vjeç
    Leka Kosta (Beni) nga Fieri 30 vjeç
    Emir Hoti (Miri)nga Berati 31 vjeç
    Ermal Talushllari nga Tirana 26 vjeç
    Faslli Qibini (Babi) nga Memaliaj 47 vjeç
    Jetish Sina (Tishi) 25 vjeç, korrier
    Altin Stefa nga Fieri, 35 vjeç

  4. #24
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ekstradohet nga Italia anetari i bandes se “Aldo Bares”, 23 vjecari akuzohet per vrasje

    Ora 14:05
    Nga D.B


    MILANO-TIRANE (19 Maj)- Ekstradohet nga Milano e Italise anetari i bandes se Aldo Bares, Elton Mermali, 23 vjec nga qyteti i Lushnjes. Ekstradimi i tij eshte bere nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranes. Ai u arrestua ne 13 Prill te ketij viti ne vendin fqinj Itali. Ai akuzohet dhe po gjykohet per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim me persona te tjere, ne 23 Nentor te vitit 1998, te shtetasve Bledar Haxhia dhe Artan Sulce.

    Ne gusht te vitit 2003 Gjykata e Shkalles se Pare te Lushnjes ka caktuar ndaj tij masen e sigurise arrest me burg pa afat. Ai do te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda, se bashku me pjestaret e tjere te bandes se Lushnjes, Enver Dondollaku, Erjon Cici, Maksim Cela, Dritan Vila dhe Petrit Lici, organizate kriminale e drejtuar nga Aldo Bare. Nderkohe per kete shtetas ka te dhena se jane autore edhe te disa veprave te tjera penale te ndodhura ne qytetin e Lushnjes nga viti 1998 e ne vazhdim ne kuader te aktivitetit kriminal qe ka kryer organizata kriminale e drejtuar nga Aldo Bare.


    (rews24/BalkanWeb)
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zanafilla e grupit kriminal dhe anëtarët e saj

    9 vjet, historia e plotë e bandës së Lushnjës

    Aulona KADILLARI

    Pas fiks nëntë vjetësh policia, drejtësia dhe, më shumë se të gjithë, qyteti i Lushnjës merr frymë lirisht. Për herë të parë media mund të shkruajë të plotë historinë e një prej bandave më të rrezikshme që, jo vetëm e vuri shtetin kokëposhtë, por në shumë raste ishte vetë shteti. E nisi "jetën" si një incident i rëndomtë, por ajo sot numëron 15 anëtarë të arrestuar dhe tre anëtarë të banës të vrarë. Por bilanci më i dhimbshëm është vrasja e 11 personave, gabimi i vetëm i të cilëve ishte që u kishin rënë në hak atyre që nuk duhej. Gazeta "Tirana Observer" boton sot atë histori që qytetarët e Lushnjës dhe të gjithë vendit deri dje e pëshpëritnin dhe e thoshin nën zë. Por që tashmë është një histori që nuk ka lidhje me legjenda. Ajo ka emra, ka kapon e saj me emrin Aldo Bare dhe, mbi të gjitha, e tëra është vënë prapa hekurave të burgjeve. Edhe pse anëtarët e kësaj bande ende nuk kanë një "shtëpi" të përbashkët, me ekstradimin e kapos së tyre nga Turqia dhe numrit dy të bandës, Enver Dondollaku, do të kenë mundësi të "takohen" me njëri-tjetrin.

    I penduari
    Kanë të njëjtat karakteristika me grupet kriminale të vendeve të tjera. Përveç krimet të kryera, kanë edhe një element tjetër si simotrat e tyre. Mes 15 anëtarëve të bandës së Lushnjës është një i penduar. Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimit të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive. Është i vetmi nga 15 pjesëtarët e "familjes së madhe" që ka kontribuar për të zbardhur të gjitha misteret e krimeve që mban mbi supe kjo bandë.

    Zanafilla e bandës
    Zanafilla e bandës së ashtuquajtur "banda e Lushnjës" nis aty nga viti 1997. Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni. Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari. Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti. Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre. Për t'u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alferd Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces. Më pas kjo bandë ka kryer krime si, vrasje, tortura etj., për të arritur një qëllim të vetëm, vrasjen e Artur Dajës dhe Gramoz Selamit. Në datën 3 gusht të vitit 1997 është bërë vrasja e Xhevat Demit, në vendin e quajtur kthesa e "Blerimit" në qytetin e Lushnjës, sepse viktima ishte njohur si shok i Artur Dajës. Por nuk do përfundonin me kaq krimet e kësaj bande që mban emrin e qytetit ku jetonin anëtarët e saj. Më pas do të vazhdonin me vrasje të tjera dhe me tentativë vrasjesh, sie dhe vendosje eksplozivi.

    Seancat e bandës në gjykatë
    Një maratonë seancash gjyqësore janë zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda për bandën e Lushnjës. Madje gjatë këtyre të fundit ka rezultuar së një nga anëtarët e kësaj bande është kthyer në i penduari i drejtësisë dhe ka dhënë të gjitha detajet e vrasjeve që ka bërë ky grup. Por seancat kanë vazhduar edhe me dëshmitë e anëtarëve të tjerë, të cilët me ironi kanë kërkuar të bashkëpunojnë më drejtësinë, duke kërkuar të kthehen në të penduar të drejtësisë.

    Agjencia TgCom. Si u arrestuar Enver Dondollaku

    E quajnë “I përgjakshmi”. Enver Dondollaku, numri dy i një nga bandave më të famshme shqiptare është arrestuar disa ditë më parë nga policia e Padovës gjatë një kontrolli të kësaj atë fundti. Miku I ngushtë I Aldo Bares ishte personi më I kërkuar në Evropë, pasi akuzohet për vrasje e inspektorit të policisë së Lushnjes Kledi Bano. Madje ka qenë ai që ka shëtitur në qytetin e palsmastë kokën rivalit të tij Artur Dajës. Sipas agjencive të lajmeve italiane Dondollaku ka qenë I ulur në tavolinë në një bar kur policia e Padovës I ka kërkuar dokumentet. Anëtari I bandës së Lushnjes ka treguar një pasaportë sllovake false. Pasi është dërguar në komisariat dhe pas veridfikimit të gjurmëve ai është arrestuar menjëherë.

    1. Emri:Enver Dondollaku
    Cilësohet si numri 2 i bandës
    Akuza: Vrasje dhe dhunim kufome
    Arrestuar në Padova të Italisë

    2.Emri: Eduart Demiri
    Cilësohet si miku i ngusht i Aldo Bares
    Akuza: pjesëmarrje në banda të armatosura dhe akte terroriste si dhe vendosje eksplozivi
    Arrestuar në Lushnje

    3.Emri:Elton Mermali
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: 2 vrasje, kryerjen e krimeve me banda të armatosura
    Arrestuar në Itali, është ekstraduar

    4. Emri:Enver Boriçi
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: vrasje me paramendim shkatërrimit të pronës me zjarr, vrasje e mbetur në tentativë
    Arrestuar në Lushnje

    5.Emri: Dritan Vila
    Cilësohet anëtari i bandës
    Akuza: katër vrasje
    Arrestuar nga policia e Lushnjës

    6.Emri:Petrit Liçi
    Është i penduari i drejtësisë
    Akuza: 2 vrasje dhe vendosje bombe në stadiumin e Lushnjës
    Arrestuar nga policia e Lushnjës

    7.Emri: Arben Boriçi
    Cilësohet si “miku” drejtuesit të bandës
    Akuza: grabitje të armatosur dhe tentativë vrasje
    Arrestuar në lushnje nga RENEA

    8.Emri:Maksin Çela
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: pjesëmarrje në banda të armatosura, akte terroriste
    Arrestuar nga policia e Lushnjës

    9.Emri:Ilir Stërgu
    Cilësohet si anëtari i bandës
    Akuza: pjesëmarrje në banda të armatosura
    Arrestuar nga një RENEA në Lushnje

    10.Emri: Erjon Çiçi
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: 1 vrasje, pjesëmarrje në banda të armatosura, akte terroriste
    Arrestuar nga policia e Lushnjës

    11.Emri: Erjon Kashari
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: 2 vrasje, pjesëmarrje në banda të armatosura
    Arrestuar në Greqi, nuk është ekstraduar

    12.Emri: Hysni Ymeri
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: anëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe grabitje të armatosura
    Arrestuar në Lushnje

    13.Emri: Luan Avdullai
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: grabitje e armatosur, pjesëmarrje në grupe të armatosura
    Arrestuar në Shijak

    14.Emri: Rexhep Gina
    Cilësohet si anëtar i bandës
    Akuza: anëtarë i bandës së Lushnjës
    Arrestuar në Lushnje

    Anëtarët e vrarë
    Tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës banda e Lushnjës janë vrarë. Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti janë anëtarët, të cilët janë qëlluar për vdekje. Sipas organit të akuzës, për këta të fundit janë pushuar akuzat. Pasi, sipas legjislacionit, për një person të vrarë pushohen akuzat.

    Kush është Aldo Bare (Aldred Shkurti)

    Cilësohet si “truri” i Bandës së Lushnjës

    Ka qenë një nga efektivët më të mirë të Repartit Special 326

    Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997.

    Pas vrasjes së të vëllait të tij, Ramadan Shkurti, zë fill edhe banda e Lushnjës dhe krimet e saj.

    Akuza: Krijimin e organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut, për vendosjen e eksplozivit në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala, dhe për një numër vrasjesh të tjera.

    Kronologjia

    2 korrik 1997
    Përplasja mes Aldo Bare dhe Artur Dajës, vritet Genci Kashari dhe plagoset Artur Daja, i cili vret Ramadan Shkurtin, Bardhyl Rabian, Aldo Bare largohet

    Tetor 1998
    Bare vihet në dijeni se Daja ishte kthyer nga Italia dhe strehohej tek djali i xhaxhait, Xhevit Daja, në afërsi të Degës Ushtarake Lushnje. Aldo Bare e të pandehurit e tjerë, duke ditur se Daja dilte, në orët e vona të natës i zënë pritë.

    30 tetor 1998
    Qëllohet me armë Artur Daja dhe mbetet i plagosur. Sipas prokurorisë, Artur Dajës i është prerë koka për së gjalli, dhe të nesërmen kokën e prerë të viktimës e kanë shëtitur nëpër qytetin e Lushnjës me fugonin e bardhë me targa 16 80 B.

    23 nëntor 1998
    Koka u shpërthye me dinamit në kodrat e ullinjve të “Blerimit”. Pas këtij akti, banda e Lushnjës akuzohet për vrasjen e Bledar Haxhiut e Artan Sulçes.

    15 maj 1999
    Pjesëtarë të bandës akuzohen dhe për vënien e 6 kilogramë eksploziv, i cili do të shpërthehej me telekomandë në derën kryesore të stadiumit të Lushnjës “Roza Haxhiu”.

    11 tetor 1999
    Nisin arrestimet ndaj anëtarëve të të ashtuquajturës banda e Lushnjës. Në pranga e policisë ranë vetëm 7 prej 10 anëtarëve të identifikuar. Filloi hetimin rreth aktivitetit të tyre.

    9 nëntor 2000
    Prokurorët e rretheve Lushnjë dhe Elbasan hartojnë kërkesën për gjykim të 10 personave të akuzuar si pjesëtar të ashtuquajturës banda e Lushnjës, ose ndryshe e njohur me emrin e drejtuesit Aldo Bare.

    26 shtator 2001
    Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë Aldo Baren, 25 vjet burg në mungesë, Enver Dondollaku, 20 vjet burg në mungesë, dhe
    Leonard Prifti, 20 vjet burg

    Qershor 2002
    Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit, duke kërkuar rigjykimin e tyre.

    Qershor 2005
    Fillon procesi gjyqësor ndaj të ashtuquajturve si anëtarë të bandës së Lushnjës. Kjo bandë do të gjykohet jo nga një gjykatë e zakonshme, por gjykimi i saj do të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka filluar punën e saj në janar të vitit 2004.

    25 qershor 2005
    Petrit Liçi, i penduari i drejtësisë rrëfen gjatë seancës lidhjet me anëtarët e tjerë të bandës, gjatë tentativës së vrasjes së Bardhyl Kurtit.

    25 mars 2006
    Arrestohet në Turqi drejtuesi i të ashtuquajturës banda e Lushnjës. Ky i fundit posedonte në xhepin e tij një pasaportë false maqedonase me emrin Mikel Kodra.

    3 prill 2006
    Arrestohen brenda një dite në Itali dhe Greqi dy të akuzuarit si pjesëtarë të bandës së Lushnjës. Elton Mermali është kapur nga policia italiane, ndërsa nga policia e Athinës, Erjon Kashari.

    19 maj 2006
    Ekstradohet nga Italia anëtari i bandës së Lushnjës. Interpol Tirana ka bërë të mundur riatdhesimin nga Milano, Itali, të Elton Mermalit.

    15 maj 2006
    Gjykata turke në seancën e dytë të zhvilluar për Aldo Baren vendos që ky i fundit, i cili është cilësuar si drejtuesi i bandës së Lushnjës të ekstradohet në Shqipëri

    21 maj 2006
    Enver Dondollaku, numri dy i bandës së Lushnjës arrestohet në Itali. Miku i ngushtë i Aldo Bares akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë së Lushnjës, Kledi Bano.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Para ca ditesh ne nje analize te luftes kunder korrupsionit tek Gazeta Standart (me duket autor ishte Edi Lesi) lexova nje detaj interesant. Aldo Bare ka kerkuar azil politik ne Turqi me motivimin se po abuzohej politikisht ne Shqiperi per shkak te lidhjeve te tij me politikane te PS-se. Kjo deklarate eshte bere publike dhe ne shtypin shqiptar. Por deri me tani askush ne PS nuk ka dale as sa per sy e faqe ta pergenjeshtroje kete pretendim. Mbase kane te drejte, si tha Inis Gjoni, "Ne Shqiperi cudia me e madhe tre dite zgjat".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #27
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Kjo qe thua ti Dr.Rieux ne lidhje me kerkesen e Aldo Bares (nepermjet avokateve te tij) per azil politik qendron,madje dhe media televizive e ka pasqyruar kete deklarate/kerkese.

    Fakt eshte qe politikanet tane abuzojne me deklaratat e bera dhe shpesh here pengojne drejtesine ne perfundimin e procedurave perkatese me sukses,per shkak pra te deklaratave te cilat jo vetem nderhyjne ne aktin e drejtesise por shpeshere cenojne ne menyre direkte pavaresine institucionale.

    Gjykata e shkalles se pare ne Turqi (mesa kam ndjekur) ka rrezuar kerkesen e avokateve te Bares,si te pamotivuar.Kurse ata kane deklaruar se do ta conin ne Apel ceshtjen.Me tej nuk di se cili eshte vendimi...

    Kete muaj pritet ekstradimi i Aldo Bares.Nqs arrihet ky ekstradim,eshte nje sukses i pakontestueshem per organet e implikuara ne luften kunder krimit te organizuar.
    .........................

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Gjykata vendos sekuestron paraprake për pronat disa miliardëshe. Policia i kyç në pritje të vendimit përfundimtar

    Sekuestrohen pronat e Aldo Bares

    Bllokohen Laguna, 3 firma ndërtimi dhe bingoja



    TIRANE

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro paraprake për pronat e Aldo Bares. Vendimi është marrë dje nga gjyqtari Fran Prendi, të cilit i ka rënë shorti për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Pas vendimit të Gjykatës, pronat e të cilësuarit si kapo i Bandës së Lushnje,ës, janë bllokuar në mënyrë të menjëhershme dhe është ndërprerë çdo veprimtari. Me këtë vendim, Gjykata e detyron pronarin që për momentin konsiderohet Aldo Bare, të mos bëjë asnjë lloj ndërhyrjeje për tjetërsim apo shitje të pronave. Top-listën e pronave të sekuestruara paraprakisht e kryeson Laguna e Karavastasë. Ndërsa mësohet se janë bllokuar dhe tri firma që dyshohet se janë në pronësi të të akuzuarit për një sërë krimesh të rënda, një Bingo në mes të qytetit të Lushnjës si dhe prona të tjera. Kërkesa për sekuestrimin e tyre u bë pak ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon se Bare i ka vënë këto prona nëpërmjet veprimtarive të paligjshme. Gjykata, pas shqyrtimit të dosjes e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur sekuestro paraprake, që nënkupton se në këto prona nuk mund të zhvillohet veprimtari apo të shiten deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, kur Gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë.

    Pronat
    Kërkesa për sekuestrimin e pronave të kapos së Bandës së Lushnjës, u bë pak ditë më parë nga Prokuroria. Shorti caktoi gjyqtarin Fran Prendi, për të shqyrtuar dosjen voluminoze të sjellë nga organi i akuzës. Përveç Lagunës së Karavastasë, Prokuroria ka kërkuar dhe sekuestrimin e tri firmave që dyshohet se Aldo Bare, i akuzuar për krime të rënda, ka në pronësi. Në listë janë dhe disa magazina si dhe fusha kalçeto. Bëhet e ditur se vlera e pasurive të Bares kap shifrën e miliarda lekëve dhe kërkesa për sekuestrimin e tyre ka ardhur pas dyshimeve të forta se i ka vënë ato nëpërmjet trafiqeve të paligjshme. Hetimet për verifikimin e pronave të të shumëkërkuarit kanë zgjatur më shumë se tre muaj, derisa Prokuroria ka mundur të mbledhë provat e nevojshme, duke iu drejtuar më pas Gjykatës që të vendosë sekuestron. Prokuroria ka hetuar jo vetëm në qytetin e Lushnjës, por edhe në qytete të tjera, për të zbuluar të gjitha pronat e mundshme të Bares. Aktualisht pronat, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar megjithëse bëhet fjalë për një shumë marramendëse, janë të bllokuara. Gjykata do të vendosë pas shqyrtimit për fatin e tyre.

    I shumëkërkuari
    Aldo Bare, i akuzuar si kapo i Bandës së Lushnjës, u arrestua më 5 mars të këtij viti në Turqi, pas më shumë se shtatë vitesh që ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet për vepra të rënda penale si; “krijim organizate kriminale”, “vrasje”, etj. Kohët e fundit, kur ishte i shpallur në kërkim, dyshohet se është implikuar edhe në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Aktualisht, Aldo Bare (Alfred Shkurti), ndodhet në pritje të procedurave të ekstradimit nga Turqia.

    Shekulli

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ngarkesa e Gjykatës turke të Apelit shtyn vendimin. Reagon ministria: Jemi brenda afatit

    “Ekstradimi i Aldo Bares, vitin tjetër”

    Akuzat politike në dosjen për azil të kreut të "Bandës së Lushnjës"

    Keti Banushi
    Gjykata e Apelit në Turqi nuk ka mundur të marrë ende në shqyrtim dosjen e ekstradimit të Aldo Bares drejt Shqipërisë.

    Ngarkesa e madhe me çështje gjyqësore, ka shkaktuar vonesa në procedurën e ekstradimit të personit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Burime nga mbrojtja e të akuzuarit si drejtues i "Bandës së Lushnjës" janë shprehur dje për gazetën "Panorama", se ende nuk është caktuar data kur do të merret në shqyrtim kërkesa për apelimin e Aldo Bares. Kjo, sipas avokatëve, për shkak të radhës së madhe të çështjeve që presin gjykimin në Gjykatën e Apelit në Ankara. "Përveç këtij vendimi, ekstradimi apo jo i Aldo Bares, do të kalojë edhe në qeverinë turke, procedurë kjo që mund të zgjasë edhe disa muaj të tjerë. Pra, ardhja në Shqipëri e të pandehurit brenda këtij viti duket diçka e pamundur, pasi kërkesa duhet të kalojë disa etapa deri në një vendim përfundimtar", shprehen burimet nga mbrojtja. Krahas kësaj, gjykatës turke do t'i duhet të japë edhe një vendim tjetër, për kërkesën që ka bërë Aldo Bare për azil politik në Turqi. Avokati turk i Bares, Cemil Can, e ka cilësuar arrestimin e Bares si politik, për shkak të disa akuzave për lidhjen e tij me politikën të bëra nga drejtues të maxhorancës së sotme në Tiranë. Burimet nga Ministria e Drejtësisë këmbëngulin ndërkaq se ekstradimi i Bares nuk është i vonuar, pasi ai është brenda afateve ligjore në shtetin turk, i cili ka të tjera rregulla për ekstradimin. Ndërkohë, mësohet se Prokuroria së shpejti do të dorëzojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e Bares dhe anëtarëve të tjerë të bandës, të cilët akuzohen për disa vepra të ndodhura në qytetin e Lushnjës gjatë viteve 1999-2003. Një nga krimet për të cilat do të gjykohet i pandehuri dhe grupi i tij është vrasja në vitin 1998 dhe dhunimi i kufomës së Artur Dajës. Aldo Bare u arrestua më 25 mars 2006 në kryeqytetin turk, pas një urdhërarresti ndërkombëtar. Në momentin e prangosjes nga policia turke të dyshuarit i është gjetur një pasaportë me emrin Mikel Kodra. Gjykata e Shkallës së Parë në Turqi mori fillimisht për të masën e sigurisë "arrest me afat" 40-ditor deri në mbërritjen e dosjes për ekstradimin e tij nga Shqipëria. Pasi u njoh me materialet e dosjes dhe kërkesën e palës shqiptare, Gjykata e Faktit vendosi të pranojë kërkesën për ekstradimin e të pandehurit. Ndërkohë ky vendim u apelua nga avokati mbrojtës i Bares në Gjykatën e Shkallës së Dytë, e cila ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e tij.

    Panorama

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    LUSHNJE/ Arben Sefa 3 vjet më parë mori peng kushërinjtë Shuli

    Pranga për pengmarrje të fundmit të “Aldo Bares

    Lushnje / Vladimir Muçaj

    Prangoset i fundmi i bandës së Aldo Bares. Gjithçka ka lidhje me lagunën e Karavastasë, ku para tre vjetësh janë marrë peng tre persona nga 39-vjeçari Arben Sefa, i cili nuk ka shfaqur asnjë rezistencë gjatë arrestimit që i është bërë në banesë.

    Në nëntor të vitit 2003, Sefa, ka marrë peng Naun Shulin dhe vëllezërit Ervin e Elton Shulin, që të tre kushërinj. Sefa ka organizuar gjithçka në bashkëpunim me Ndriçim Boriçin dhe Abdyl Bllikun, banorë të Lushnjes. Ata janë marrë peng në lagunën e Karavastasë, ngjarje për të cilën Boriçi dhe Blliku janë ndaluar vetëm disa javë më parë nga policia e Lushnjës. Sefa që kishte marrë një apartament në lagjen “Kadri Qystri”, sapo ishte kthyer nga Italia ku kishte emigruar prej kohësh, është ndaluar mesditën e djeshme nga forcat e policisë për t’iu bashkuar grupit të pengmarrjes që do të gjykohet tashmë nga drejtësia shqiptare. Policia e Lushnjës nuk jep detaje për lidhjet midis Sefës dhe dy të ndaluarve më parë dhe shkaqeve të pengmarrjes, por burime të sigurta nga kjo polici thanë se vepra penale është kryer për llogari të bandës. “Pengmarrja është bërë për llogari të të ashtuquajturës banda e Aldo Bares, pasi ka patur përplasje interesash”, thekson burimi.
    Ka mjaftuar një sinjalizim i agjentëve të policisë kriminale, që Sefa është kthyer nga Italia dhe mënjeherë ka startuar aksioni. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar lagjen “Kadri Qystri” dhe kanë trokitur më pas në shtëpinë ku jetonte Arben Sefa. Ky iu fundit në momentin e ndalimit, nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj uniformave blu. Arben Sefa ka qënë i kërkuar nga Komisariati i Lushnjës, me shkresë blu, e cila mbante numrin 8. Rreth orës 13.40 minuta është çuar në qelitë e komisariatit, ku do të marrë edhe masën e arrestit nga gjykata, pas urdhrit për ndalimin e tij të lëshuar nga prokuroria. Kulmi i arrestimeve në lidhje më bandën e Aldo Bares arriti kur në bashkëpunim me Interpolin, u prangos kreu i kësaj bande. Aldo Bare u arrestua në Turqi por pas disa javësh u krye edhe një tjetër arrestim. Policia arriti të prangoste edhe Enver Dondollakun, krahun e djathtë të Aldo Bares dhe një nga personazhet kryesorë të bandës. Pas ndalimit të emrave kryesorë, policia nisi aksionin e ndalimit edhe të “ushtarëve” të bandës, ku vala e aksioneve u finalizua me ndalimin e djeshëm të Sefës.

    Panorama

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •