
Postuar më parë nga
Brari
Aldo Bare, sharje të rënda në gjyq për Sali BerishënFlamur Vezaj | 18/11/2010 | Kronike | 5 KOMENTE | Facebook | - +
Bare, kërcënon e shan kryeministrin për Lagunën e Karavastasë. E nxjerrin jashtë nga salla
TIRANË - "Nuk ka bir nëne të ma marrë Lagunën sa të jem unë gjallë. Ia shk... nënën Sali Berishës e kushdo tjetër që e prek atë pronë".
Me këto fjalë dhe të tjera i pandehuri Aldo Bare, i akuzuar si kreu i "bandës" së Lushnjës, kërcënoi e shfryu mllefin në adresë të kryeministrit Sali Berisha, menjëherë sapo mbaroi dëshminë njëri nga ish-pronarët e Lagunës së Karavastasë, i thirrur me cilësinë e dëshmitarit të akuzës.
I veshur me kostum e kollare dhe i ulur mes dy punonjësve të policisë së burgjeve nga brenda kafazit të hekurit të sallës së gjyqit, që ndodhet në katin e parë të ambienteve të Gjykatës për Krime të Rënda, i pandehuri Bare u shpreh se asnjë person qoftë ai edhe kryeministër, nuk mund ta përvetësojë pronën e tij deri sa ai të jetë gjallë.
"Unë nuk po bëj presion! Çfarë e them unë e bëj! Sa të jem unë gjallë, nuk do ta gëzojë kush Lagunën e Karavastasë!
çoj Tiranën në Janinë dhe Janinën e sjell në Tiranë po të dua! Ujë të zi i nxjerr edhe nga këtu ku jam kushdo që fut hundët në pronat e mia!",-theksoi Bare i nervozuar duke iu drejtuar të pranishmëve në sallën e gjyqit.
Më pas, vetë Bare ka filluar të shajë dhe ofendojë njërin nga policët e burgjeve që ndodhej në sallën e gjyqit, vetëm për faktin se po e shikonte me habi për kërcënimet që po nxirrte nga goja për kryeministrin S.Berisha.
Në këtë moment, kryesuesja e pesëshes gjykuese, gjyqtarja Fatmira Hajdari, urdhëroi togën e shoqërimit që ta nxirrnin nga salla të pandehurin Bare për prishje të qetësisë dhe vazhdimin e procesit gjyqësor pa praninë e tij.
Largimi i Bares u bë pas tërheqjes për të disatën herë të vëmendjes nga gjyqtarja Hajdari që mos të bënte presion dhe mos të kërcënonte e prishte qetësinë.
Prona për të cilën Bare kërcënoi, është konfiskuar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda dhe shumë shpejt pritet që Ministria e Financave ta nxjerrë në shitje. Ky vendim i ministrisë, siç duket e ka nxehur Baren duke lëshuar këto kërcënime drejt atyre që shprehin interes për ta blerë.
Ndërkohë, kërcënimet e Bares nuk ishin të parat në seancën e djeshme, pasi kohë më parë ai kërcënoi dhe shau disa dëshmitarë të akuzës, mes tyre edhe shtetasin Gramoz Selmani, i cili e akuzoi direkt për tentim vrasjen e tij, Artur Dajës dhe vrasjen e Genc Kasharit.
Seanca e djeshme gjyqësore, më pas vazhdoi pa praninë e Bares duke i pyetur tre dëshmitarët e radhës të organit të akuzës, të cilët ishin sjellë me forcë nga efektivët e Policisë së Lushnjës në zbatim të urdhrit të Gjykatës për Krime të Rënda.
Seanca e djeshme gjyqësore ndaj të pandehurit Bare, ishte e 34-a për nga numri dhe ende nuk ka mbaruar Prokuroria me provat e saj.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata kishte urdhëruar policinë për të sjellë me forcë tre dëshmitarët e radhës, shtetasit: Luan Hoxha ish-pronar i Lagunës së Karavastasë i cili ia kishte shitur kundrejt 60 mijë lekëve të reja aksionet e tij.
Më pas në sallë u pyet dëshmitari Pëllumb Meçe, i cili bashkë me vëllanë e tij në vitin 1998 ishin shoqëruar me dhunë në Komisariatin nr.2 të Lushnjës që njihej si vendi ku qëndronte grupi i të pandehurit Bare dhe dëshmitari i fundit, daja i Artur Dajës shtetasi Xhavit Çela.
Hoxha: E shita Lagunën pa presion
Vetëm pak minuta para se i pandehuri Aldo Bare ta nxirrej nga salla e gjyqit, para togave të zeza dëshmoi shtetasi Luan Hoxha, i njohur edhe si njëri ndër ish-pronarët e mëparshëm të saj, i cili ia kishte shitur të pandehurit aksionet e tij me 60 mijë lekë të reja. "Kam punuar në Lagunën e Karavastasë në vitin 1997.
Babai im ka qenë bashkëpronar me 60 punëtorët e tjerë. Por, kur u sëmur ai, unë e zëvendësova dhe përfundimisht ngela punonjës aty. Kisha vetëm dy ditë në punë kur pashë të gjithë peshkatarët të shkonin në një zyrë të firmosnin dhe merrnin nga 600 mijë lekë të vjetra.
Ishin dy persona që nuk i njihnim në atë zyrë, ndërkohë që njëri pas tjetrit firmosnim në dy letra të bardha. Ndryshimin e pronarit të Lagunës na e njoftoi Tahir Zela. Pasi erdhi firma tjetër, Laguna filloi të ruhej.
Në fakt ne nuk morëm vesh më shumë se çfarë po ndodhte, morëm ato lekë, firmosëm ku na thanë dhe ikëm"- deklaroi dëshmitari Hoxha, duke shtuar se në asnjë rast nuk ishte kërcënuar për të firmosur kontratën e shitjes.
Meço: "Banda" na mori peng dhe na dërguan në Komisariatin nr.2
"Jam anëtar i Partisë Demokratike". Kjo është përgjigjja që dëshmitari i radhës i organit të akuzës, shtetasi Pëllumb Meço ia dha të pandehurit Aldo Bare, pasi ky i fundit e pyeti se cilës parti i përket. i akuzuari si kreu i "bandës" së Lushnjës, në seancën e djeshme gjyqësore replikoi me dëshmitarin Meçe, pasi ky i fundit u shpreh se "banda" e kishte shoqëruar me dhunë atë dhe vëllanë e tij në "Komisariatin nr.2", që në atë kohë ishte vend strehimi i Aldo Bares.
"Ka qenë Arian Aliçko, Maksim Çela dhe Arben Boriçi që më morën mua dhe vëllanë me një furgon të bardhë të blinduar dhe na çuan në ambientet e "Komisariatit nr.2". Aty gjetëm deputetin e Partisë Demokratike z.Ilir Bano dhe ish-kreun e Partisë Socialiste në Lushnje, z.Ylli Sefën.
Dëgjuam Boriçin dhe Banon që debatonin mes tyre, pasi Boriçi i kërkonte llogari që "pse nuk shkruhej për "bandën" në gazeta dhe që ne kemi marrë në mbrojtje vajzat e Lushnjes dhe tregtarët që të mos preken. Bano u tha "se nuk ishte deputet i tyre dhe se ata e kishin deputetin e tyre në PS".
Më pas na liruan, por, aty dëgjova se Arben Boriçi fliste me një person në telefon që i drejtohej me fjalën "shef". Nuk di me kë po fliste, ndërsa dua t'ju them se nuk di as sot pse na morën atë ditë në atë garazh"- ka përfunduar fjalën e tij dëshmitari Meço.
Çela: Nipi im, Tur Daja, u bë hasëm me Baren
Pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, dëgjoi edhe dëshminë e shtetasit Xhavit Çela i njohur edhe si daja i rivalit të Aldo Bares, tashmë i vrarë, Artur Daja. Para togave të zeza, plaku Çela u shpreh se nuk kishte dijeni për personat që i kishin vrarë nipin e tij, Artur Dajën.
Por kishte mësuar se nipi ishte shok i ngushtë me Baren, por, që më vonë u bënë hasmë. Para trupit gjykues, ai tha se nuk dinte nëse nipi ishte gjallë apo kishte vdekur dhe se pas djegies së shtëpisë, motra e tij kishte luajtur mendsh.
Më pas, prokurori kërkoi leximin e një procesverbali lidhur me nje bisedë mes Xhavit Çëles dhe krushkut të motrës, i cili e ka vënë në dijeni për vrasjen e nipit. "Qemali më tha se kanë vrarë Tur Dajën. Më tha se jo vetëm e kanë vrarë, por kokën e tij e kanë shëtitur ata të bandës nëpër qytet.
Prej vitit 1998 nuk kam pasur asnjë kontakt me familjen e nipit tim. i thashë Qemalit se nuk më interesonte çfarë kishte ndodhur se se ishte kohë rrëmujash dhe nuk doja të përzihesha. Familja e motrës sime ka pasur përplasje me familjen e Alfred Shkurtit",-mbylli dëshminë plaku Çela i ardhur me policë nga Lushnja.
A.Bare: "Nuk ka bir nëne të ma marrë Lagunën. Ia shk... nënën Sali Berishës e kushdo tjetër që ta prekë atë pronë..." (përmend familjarë të tjerë të Berishës dhe shan rëndë)
Gjyqtarja Hajdari: Qetësohu dhe mos bëj presion në sallë!
A.Bare: Nuk bëj presion unë. Atë që e them e mbaj dhe e bëj.
Gjyqtarja Hajdari: Ulu dhe mos kërcëno njerëzit!
A.Bare: Sa të jem unë gjallë, nuk do ta gëzojë kush Lagunën! As Sali Berisha i q... m... dhe asnjë gjyq a person tjetër!
Gjyqtarja Hajdari: Nxirreni jashtë (urdhëron policët)
A.Bare: Po të dua e çoj Tiranën në Janinë dhe Janinën e sjell në Tiranë edhe nga këtu ku jam. Nuk kam vdekur unë akoma!
Gjyqtarja: Lidheni dhe nxirreni jashtë sallës për prishje të qetësisë.
A.Bare: Uji të zi i nxjerr edhe nga këtu ku jam atij që prek pronën time!
Policët: Hajde ec (i vënë prangat)
A.Bare: Po ti, ç'ke që më shikon ashtu. Ta tregoj unë mirë ty se çfarë të bëj, të q... r...(i drejtohet një polici që ishte në sallë që po e shikonte me ngulm)
5 KOMENTE
Ndihem vertete ngusht kur e mendoj por eshte dicka qe po detyrohemi ta themi: Mos valle do te jene Baret qe matan barave (hekurave)qe do leshojne shkendijen e revolucionit te vertete demokratik,qe duke qeruar kermat e derisotme qe bejne e percisen si te duan ligjin e pastaj te ndertojme nje Shqiperi me te mire? Never don't say never...
Drizarjoti | November 18, 2010 11:35 PM | Repliko
Aldo Bare ka mjaft te drejte kur shprehet keshtu.Te mos harrojme por edhe te dini se ata qe e denojne sot ate jane pinjolle te atyre qe i vrane gjyshin ne kohen e luftes antifashioste, e cuan dhe e cfarrosen ne kampet e pwerqendrimit ne Gjermani. Prinderit e Alfedit, si babai i tij i nderuari i Myzeqese qytetari Idai Shkurti dhe e ema zonja Bale Nalbani njihen per ndershmerine, dashurine dhe respektin per njerzit, rriten femije te mrekullueshem. Alfred Bare eshte trim dhe do te mbetet Hero se pastroi vendin e shoqerine nga mjaft plera te Haxhinjve, te Shehajve, Dajave e tjerve qe helmonin ndyresisht Lushnjen, te tjeret jane viktima te politikes dhe ketyre familjeve qe i kane prure shqetsim kurdohere Lushnjes. Gjithkush e di se kush ishte Artur Daja, Tume dhe Bele Mece halldupi. Ata ndyrsira i drejtonte Kujtim dhe Fred Haxhiu, ndaj tyre t
Djemte e Arkes se Kursimit | November 18, 2010 11:15 PM | Repliko
Keneta e Karavestase,ne kohen kur rronte ai 'largqofti'ruhesh shume mire ,dhe ajo kenete,ka qene nje qender e madhe e emigrimit te shpendeve te egra.Aty ,kur shikoje te dukej,si parajse ,me miliona shpede te egra, si;rosa,pata,bajeza,pelikane, qe me ardhjen e pseudodemokracise ne vitet 90~tes, ato filluan te zhdukeshin ne mase.Pata rastin te kaloje andej, dhe degjova se pervec qe dhe harabelat kishin zhdukur me imituesa,kishin qelluar dhe qiklus,qe perngjan, me pelikanin.Por kur e mori banda keneten ,filloji dhe u 100 fishuan shpeset!Sado qe dhe ne duart e banditeve,pati te pakten nje te mire,e kuptoni krahasimin me demokracine e atij 'Shokut'!!!!!
DETARI | November 18, 2010 8:15 PM | Repliko
Po si nuk del njeri ta zhduke kete plehre.
lazo | November 18, 2010 7:32 PM | Repliko
mire ja bejne qe e shajne keshtu sepse berisha me ,mafjen shtetrore e ka marr peng shqiprin duke e kthyer ne prone pèersonale te tijen nga tropoja ne sarande
alfred | November 18, 2010 3:00 PM | Repliko
shekulli
--
Krijoni Kontakt