Aldo Bare ekstradohet nga Turqia
Tiranë – Është ekstraduar sot kapoja e Bandës së Lushjes, Aldo Bare emri i vërtetë i të cilit është Armando Shkurti.
Avioni Çarters me Baren mbërriti në orën 10:00 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga Turqia. Për këtë arsye, ky aeroport ishte nën masa të rrepta sigurie.
Bare u arrestua më 26 mars të vitit 2006 në Ankara të Turqisë, për veprën penale të "trafikut të lëndëve narkotike". Gjykata e Larte turke, vendosi aso kohe ekstradimin e Bares në vendin tonë. Bare e kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se do të vritet po të kthehej në Shqipëri.
Aldo Bare akuzohet për kryerjen e veprave penale të:
- "Vrasjes me paramendim" të shtetasit Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu,
-"Vrasjes me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
-"Mbajtjes pa leje të armëve luftarake",
-"Shkatërrimit të pronës me zjarr" të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu,
-"Krijimit te Organizates kriminale" dhe të "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale".
Koto krime Bare i ka bërë gjatë vitit 1997 dhe më pas. Ai u arratis nga Shqipëria për rreth dhjetë vite. Alfred Shkurti kërkohej nga drejtësia shqiptare për një sërë vrasjesh.
2009-11-25 10:01
Krijoni Kontakt