Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 203
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Gjykata e Krimeve të Rënda: Dënimi burg përjetë për Aldo Baren

    TR 6888 E, makina e Kuvendit, që përdorte "Bare"
    BASIR ÇOLLAKU
    16 Mars Zbulohet mjeti i Parlamentit i përdorur nga banda e Lushnjës

    Aldo Bare "deputet". TR 6888 E. Ka mjaftuar një firmë dhe mjeti i blinduar, ligjërisht është vënë në shërbim të "Bares". Një makinë nga parlamenti, në përdorim të të pandehurve të bandës së Lushnjës. Hetuesit janë befasuar kur kanë verifikuar makinat, që janë përdorur nga banda e Aldo Bares, gjatë këtyre viteve. Në inventarin e madh e të shumëllojtë, një xhip ka dalë "tepër" në Kuvend dhe ka përfunduar në Lushnjë. Mjeti i rëndësishëm, i mbrojtur dhe nga kontrollet e detajuara e të hollësishme të policisë,i ka shërbyer për shumë kohë të akuzuarve. Kjo provë e re përveç surprizës, ka rritur ndjeshëm vëmendjen e grupit hetimor. Ekspertët, tashmë kanë shtrirë në Kuvend veprimet e tyre hetimore, pasi mjeti aktualisht është ende në pronësi të admministratës së legjislativit. Burime nga grupi hetimor, saktësojnë se urdhëri që e ka lëshuar për përdorim, e më pas ka kaluar në duart e të akuzuarve të kësaj bande, i përket viteve të shkuara e jo kësaj periudhe. Gjithashtu, për momentin nuk bëhet i ditur emri i deputetit, subjektit politik, ku ai ka qenë i rreshtuar, apo i shoferit të tij, që ka qenë emërtesë e administratës së parlamentit, e që teorikisht ishte drejtues i makinës zyrtare

    Hetimi

    Investigimi i agjentëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, ka nxjerrë në pah prova të reja, shumë të rëndësishme për prokurorinë. Makina e parlamentit, e përdorurur nga të pandehurit, ka shërbyer për të ngritur dhe pistën e lidhjeve të mundëshme të ndonjë politikani, apo funksionari të lartë, me anëtarë të bandës së Lushnjës. Hetuesit po kryejnë veprimet për të saktësuar se, kush ka firmosur që mjeti i Kuvendit, të binte në duart e personave të kërkuar, nën hetim e që akuzohen se, kanë kryer një numër të madh veprash të rënda penale. Veprimet ende nuk kanë mbërritur tek zyrtari i lartë përgjegjës, që ka i krijuar mundësinë makinës, të ishte "pronë" e bandës së Bares.

    Lidhjet

    Tashmë skema e funksionimit të bandës së Lushnjës, është detajuar nga prokurorët. Njohjet, miqësitë, por dhe të rekrutuarit ekonomikë, që nuk kanë qenë të pakët, kanë shërbyer që banda të ushtronte aktivitet në shumë vende. Kjo, pasi grupi sipas grupit hetimor, ka pasur në dispozicion mjete të mëdha financiare. Biznese në dukje të ligjshme, dyshohet nga akuza se ishin nën mbikqyrjen e grupit të të kërkuarit Alfred Shkurti. Duke ndjekur këtë linjë, agjentët kanë mundur të mbërrijnë te makina e Kuvendit. Dokumentacioni për mjetin me targa TR 6888 e që provon, se është përdorur nga banda, tashmë është në dosjen tepër voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    Deklarata Olldashit: Banda e Lushnjës, me makina deputetësh

    "Grupet kriminale kanë pasur lidhje me politikën, kjo tashmë nuk është një sekret dhe këtë e dinë mirë, thuajse të gjithë. Të gjithë e dimë se, banda e Lushnjës bridhte me makinat e deputetëve. Edhe Nehat Kulla kishte lidhje me politikën. Dhe natyrisht, që këto politikanë dhe deputetë, që kanë pasur lidhje me krimin janë të njohur. Janë ata, që për tetë vite kanë qenë në pushtet". Kjo ka qenë deklarata e Minsitrit të Brendëshëm Sokol Olldashi, në një intervistë në televizion. Ai ka deklaruar se banda e Lushnjës, ka pasur lidhje me pushtetin. Afërsia, ka deklaruar ministri i brendëshëm, ka qenë e tillë sa anëtarë të këtij grupi kriminal, bridhnin me makinat e deputetëve.

    Rregullorja e Kuvendit, për makinat

    Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ´si dhe kryetarja e parlamentit kanë detyrimin sipas rregullores, që të plotësojnë kushtet e punës së deputetëve, duke përfshirë këtu dhe paisjen me makina. Sipas rregullores së Kuvendit, çdo deputet ka të drejtën e një automjeti, si dhe të një sasie karburanti me qëllim kryerjen e detyrimeve që ka, për zonën ku është zgjedhur. Automjetet, vihen në dispozicion nga drejtoria e shërbimeve qeveritare, e cila krijon mundësinë që institucionet të kenë numrin e kërkuar të automjeteve. Deputetët kanë të drejtën, që të kenë dhe një shofer. Çdo defekt i makinës, financohet nga Kuvendi ndërsa është ofiçina e parlamentit, që merr përsipër rregullimin e mjetit.

    Tetë vjet aksione, për të arrestuar të pandehurit

    Vazhdojnë operacionet ndaj “Bandës së Lushnjës“

    Që prej vitit 1998, në prangat e policisë kanë rënë rreth 15 perosona, të akuzuar si anëtarë të Bandës së Lushnjës dhe për vepra penale të Rënda. Hetimet ndaj kësaj bande të strukturuar kriminale, kanë filluar që prej tetë vitesh dhe janë kurorëzuar me zbulimin e disa vrasjeve dhe arrestimin e rreth 15 personave. Fillimisht Policia e Lushnjës ka vënë në pranga disa prej të akuzuarve, si anëtarë të Bandës së Lushnjës, të akuzuar për ngjarje të rënda. Ndërkaq, në vitin 2002 janë rikthyer oepracionet e policisë ndaj Bandës së Lushnjës, të cilat janë kurorëzuar me arrestime të reja.

    Aksionet

    Por pak kohë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda i dha sinjal të ri, hetimit ndaj kësaj bande. Burime pranë këtij institucioni kanë bërë të ditur se, janë siguruar prova që vërtetojnë faktin se të pandehurit e kësaj bande, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra të rënda penale. Operacionet e fundit u pasuan nga arrestime të bujshme, që vunë në pranga persna të dyshua,r për vrasje e gjobëvënie. Burimet pohojnë se, hetimet tashmë janë përqëndruar në sigurimin e provave materiale, kundër krerëve të kësaj bande, të cilët dyshohet se strehohen jashtë shtetit. Si kreun e “Bandës së Lushnjës“, prokuroria ka cilësuar Aldo Baren(Alfred Shkurtin), i cili është nën hetim për krijim të bandave të armatosura dhe krime të tjera. Pritet që në ditët në vijim, të arrestohen persona të tjerë, të dyshuar si anëtarë të kësaj bande.

    Procesi

    Gjykata e Krimeve të Rënda vijon prej muajsh procesin në ngarkim të të pandehurve. Ka qenë dëshmia e të penduarit Petrit Liçi, ish-anëtar i bandës, që i ka dhënë një kthesë hetimit e më tej, gjykimit. Pranimi i akuzave dhe ofrimi prej tij i shumë të dhënave, që provonin pretendimet e prokurorisë, i ka dhënë impuls procesit, që për pjesën më të madhe të të akuzuarve po i afrohet marrjes së vendimit nga Gjykata.

    Urdhërat

    Ekzekutorëve, të gjitha urdhërat për të kryer vrasjet në Lushnjë, ua përcillnin Enver Dondollaku dhe Erjon Cici. Këtë fakt, e ka deklaruar në një nga seancat gjyqësore, prokuroria. Ndërkohë që pas këtij grupi kriminal, sipas akuzës, qëndron Aldo Bare. Pas emrit të tij, ka qenë Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, të cilët kanë zbatuar me besnikëri, çdo urdhër. Vendimet për vrasje, sipas pretendimit të prokurorisë i merrte Aldo Bare. E më pas urdhërat dhe personat që do të kryenin ekzekutimet, i jepnin dhe gjenin të pandehurit e lartpërmendur.

    BANDA E LUSHNJES

    Nën hetim, si krijues i bandës së armatosur,

    Alfred Shkurti(Aldo Bare)

    Të pandehurit

    Enver Dondollaku

    Erjon Cici

    Dritan Vila

    Maksin Çela

    Erjon Kashari

    Elton Mermali

    Arben Boriçi

    Enver Boriçi

    Ilir Stërgu

    Abdyl Blliku

    Ndriçim Boriçi,

    Rexhep Gina

    Arben Stefa në kërkim

    Leonard Prifti, i vrarë më 3 korrik në Lushnjë

    Petrit Liçi, i penduar

    Historia e disa prej vrasjeve të bandës

    Nëntor 1998

    Një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferrit edhe ky, i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra, në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë Gentian Xhaferri, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Qëllohen. Në vendngjarje janë gjetur 68 gëzhoja, nga 5 armë të ndryshme.

    25 shkurt i vitit 2000

    Te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja, nuk ishte vdekjeprurëse.

    Prill 2000

    Oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja.

    25 mars 2000

    Në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg, kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg, brenda pakos. Të dyja sasitë, kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati, të shpërthenin me telekomandë.Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente, në momentin që në stadium, do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta.

    Në 14 prill 2000

    Në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.

    Akuzat e reja, gjatë shqyrtimit gjyqëso

    Disa nga akuzat e reja, të ngritura kundër të pandehurve, janë kryerja e akteve terroriste në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit të Lushnjës, pjesëmarrje në organizatat kriminale dhe kryerja e krimeve, në organizatat kriminale. Të pandehurit Enver Dondollaku, Petrit Liçi, Maksim Çela, Erjon Cici dhe Dritan Vila, kanë mbi shpinë të njëjtën akuzë të rëndë, atë të organizatës kriminale dhe kryerjeve të krimeve në të. Ndërkohë, që për Enver Dondollakun, rëndojnë edhe disa akuza të tjera, siç janë tre vrasje me paramendim në bashkëpunim, një vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Prokurori, tha dje se Enver Dondollaku, i pandehuri, që deri tani është hetuar dhe gjykuar në mungesë, ka qenë shtytës, për të pandehurin Dritan Vila. Kështu, Dritan Vila ka treguar se, për vënien e bombës në stadium, ka dhënë urdhër Enver Dondollaku. Të njëjtën gjë, e ka deklaruar edhe i pandehuri Petrit Liçi, si dhe dy dëshmitarët Albert Muçi dhe Sinan Meta. Për të gjitha vrasjet, që ka kryer i pandehuri Dritan Vila, prokuroria ka deklaruar se është pas tij, Enver Dondollaku, i cili duhet të mbajë përgjegjësi.

    Konfliktet me viktimat

    Nga të dhënat e marra, në seancë gjyqësore dhe gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se asnjë prej të pandehurve, nuk ka patur konflikte me viktimat e qytetit të Lushnjës. Edhe dëshmitarët e paraqitur në seanca të shumta, janë shprehur se kanë qenë shokë me të pandehurit dhe nuk kanë konflikt me ta. Për organin e Prokurorisë, del e provuar se të gjithë të pandehurit kanë kryer vrasje, vetëm për të zbatuar urdhërat që merrnin, në këmbim të një pagese, në disa raste edhe qesharake. Erjon Cici, ka pohuar se sipas akuzës, përcillte vendimet e kreut të organizatës, tek të rekrutuarit, duke u bërë edhe krahu i djathtë i tij. Pra, Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, ishin në vijën e dytë, ndërsa në krye qëndronte Aldo Bare, për të cilin, akuza ende nuk është gati për ta vënë në pranga.

    Rekrutimi

    Asnjë vend, nuk mbetej bosh në organizatë. Stërvitja sillte gjithnjë rekrutë të rinj. Pasi kapej nga policia një nga ushtarët, grupi me urdhër të kreut, bënte zëvendësimin e tij. Në datën 5 maj 2002, policia arrestoi të pandehurin Dritan Vila, i cili ishte një killer me pagesë. Vila futet në burg, ndërkohë që grupit i duhej një tjetër person, që të kryente vrasjet. Kështu, Aldo Bare urdhëron zëvendësimin e Dritan Vilës. Pas kësaj date në lojë do të futet i pandehuri, tashmë me cilësinë e të pend
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Procedura, gati sekuestrimi i Lagunes se Karavastase

    E Hene, 20 Mars 2006
    Pas kerkeses se Ministrise se Brendshme, Prokuroria e Lushnjes dhe ajo e Krimeve te Renda kane filuar procedurat per sekuestrimin e Lagunes se Karavastase, qe dyshohet te jete ne pronesi te kreut te Bandes se Lushnjes, Aldo Bare. Nderkaq, burimet zyrtare hetimore bene te ditur se administratori i Lagunes, nje bashkepunetor i afert i Bares, fshihet jashte shtetit, se bashku me te dyshuarin si drejtues i bandes famekeqe. Policia e Shtetit tha se ka informacione operative se dy te shumekerkuarit fshihen jashte shtetit dhe qendrojne ne te njejtin vend. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bene te ditur se "ne baze te informacioneve operative, eshte bere e mundur te zbulohet vendndodhja e Aldo Bare dhe administratorit te Lagunes se Karavastase, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi".

    Pas kesaj, ka filluar edhe kontaktet me vendin e dyshuar, duke i derguar materialet referuese. Institucioni qe drejtohet nga Olldashi thote se keto dite priten informacione me te hollesishme. Duket se urdhri i ministrit te Brendshem per te perfshire te gjithe strukturen e Policise se Shtetit ne perpjekjet per zbulimin e bandes se Aldo Bares, ka funksionuar. Pas zgjedhjeve te pergjithshme te 3 korrikut 2005, puna e policise eshte perqendruar ne Myzeqe, per te arrestuar cdo person qe ka lidhje me banden ne fjale. Megjithese jane arrestuar nje numer i konsideruar personash, nen operacionin e koduar "Laguna", policia ende nuk ka arrestuar kreret e kesaj bande, per te cilet ka informacione se fshihet jashte shtetit.

    Te ndodhur ne keto kushte, hetuesit e Prokurorise se Lushnjes dhe ata te Krimeve te Renda, ne baze te nje kerkese te Ministrise se Brendshme, kane filluar procedurat per sekuestrimin e Lagunes se Karavastase, qe dyshohet se eshte ne pronesi te kreut te bandes, Bare, dhe menaxhohet nga njerezit e tij. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se ka filluar procedimi per sekuestrimin paraprak te Lagunes, deri ne perfundim te procesit gjyqesor. Sipas procedurave, nese ka dyshime se Laguna financohet nga te ardhura me aktivitet kriminal, atehere do te sekuestrohet, ne pritje te vendimit perfundimtar te gjykates. Hetuesit e ceshtjes po mbledhin informacione, ne perpjekje per te vertetuar financimin e Lagunes. S.C.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Shteti sekuestron pronat e kriminelit Aldo Bare

    Kreu i bandës së Lushnjes, i akuzuar për 15 vrasje, ka hyrë lirisht në Shqipëri gjatë qeverisë së PS


    Aldo Bares i vihen prangat në Ankara

    Arrestohet në Ankara të Turqisë kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se arrestimi i kreut të bandës së Lushnjes është një sukses i padiskutueshëm për policinë e shtetit shqiptar, por nga ana tjetër ai felenderoi Ministrinë e Brendshme të Turqisë, policinë turke dhe institucionet e vendeve të tjera partnere që bashkëpunuan në arrestimin e kreut të bandës më të madhe kriminale.

    Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, drejtuesi i bandës kriminale të njohur me emrin e tij, u arrestua dje në mëngjes në orën 06.00 në Ankara. Aldo Bare u arrestua nga policia turke në Ankara, i maskuar në një pasaportë false maqedonase nën emrin Mikel Kodra. Kërkimi për Aldo Baren u aktivizua pak muaj më parë, pasi policia arriti të godiste me sukses anëtarë të rëndësishëm të bandës së tij kriminale që jetonin ende në Shqipëri, dhe pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda formuloi ndaj Aldo Bares akuzat për krijimin e organizatës kriminale, akuzat për më tepër se 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, si dhe kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.

    Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen për vrasjen dhe dekapitimin në korrik të vitit 1997 të Artur Dajës, për vrasjen në vitin 2000 të agjentit të policisë Klejdi Bano, për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-shefit të policisë Sinan Meta, për vendosjen e eksplozivit në stadiumin e Lushnjes, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, për vendosjen në mars të vitit 2005 të eksplozivit në një apartament në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, për vrasjen në korrik të vitit 2005 të Baki Taullajt, për vendosjen e eksplozivit në makinen e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala, dhe për një numër vrasjesh të tjera. Ai akuzohet gjithashtu për drejtimin e njerit prej rrjeteve më të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Europës Perëndimore.

    Arrestimi i Aldo Bares, i cili deri pak muaj më parë nuk figuronte në listën e personave të shumëkërkuar, pavarësisht krimeve të panumërta të kryera nga ai dhe banda që ka drejtuar, u bë pas një bashkëpunimi perfekt me policinë turke dhe Interpol Ankaranë, si dhe një numër policish të vendeve të tjera partnere.

    Aldo Bare maskohej, duke përdorur pasaporta të falsifikuara nën emrat Mikel Kodra dhe Artur Sallabanda dhe lëvizte në mënyrë frekuente në kuadratin Maqedoni - Rumani - Bullgari dhe, së fundi në Turqi. Ministri Olldashi tha se, me policitë e këtyre vendeve ne ndërtuam një bashkëpunim jashtëzakonisht pozitiv.

    "Arrestimi i Aldo Bares, i cili në vitin 2001 u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 25 vjet burgim, dënim që në mënyrë të çuditshme nga Gjykata e Apelit, Durrës u konvertua në vetëm 7 vjet, shënon një sukses të padiskutueshëm për policinë e shtetit shqiptar. Unë gjej rastin edhe njëherë t'i shpreh falenderimet e mia më të sinqerta Ministrisë së Brendshme të Turqisë, policisë turke dhe institucioneve të vendeve të tjera partnere që bashkëpunuan me ne në këtë hetim që përbën një nga arritjet më të mira të policisë shqiptare në respektimin e ligjit dhe vënies përara drejtësisë të grupeve kriminale", deklaroi ministri Olldashi gjatë konferencës për shtyp. Ministri Olldashi tha se, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është përgatitur dosja dhe ekstradimi i kreut të bandës kriminale Aldo Bare do të bëhet në një kohë të afërt.


    Anëtarët e bandës


    Alfred Shkurti, kreu i bandës, u arrestua dje

    Maksim Çela, në proces gjykimi

    Erion Çiçi, në proces gjykimi

    Dritan Vila, në proces gjykimi

    Erion Cici, në proces gjykimi

    Petrit Liçi, Arben Boriçi, i arrestuar pak javë më parë

    Enver Boriçi, i arrestuar pak javë më parë

    Ilir Stergu, i arrestuar pak javë më parë

    Rexhep Gina, i arrestuar pak javë më parë

    Afrim Hoxha, i arrestuar pak javë më parë në Shijak

    Abdyl Bylyku, i arrestuar pak kohë më parë dhe liruar

    Enver Dondollaku, në kërkim

    Agur Muskaku, në kërkim


    Apeli i Durrësit uli dënimin e Aldo Bares në 5 vjet

    Vrasjet e Aldo Bares dhe organizatës së tij


    Artur Daja, vrarë në korrik të vitit 1997

    Klejdi Bano, agjenti i policisë, në vitin 2000

    Klodian Haxhiu, vrarë në janar të vitit 2005

    Baki Taullaj, vrarë në korrik të vitit 2005

    Sinan Meta, ish-shefi i policisë, u tentua të vritet

    Vendosja e eksplozivit në stadiumin e Lushnjes

    Vendosja e eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë Idriz Shuli

    Vendosja e eksplozivit në apartament në rrugën "Don Bosko" në Tiranë

    Vendosja e eksplozivit në makinen e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala

    Akuzohet për një numër vrasjesh të tjera

    Akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Europës Perëndimore

    Disa nga akuzat që rëndojnë mbi bandën


    3 gusht '97

    Akuza e vrasjes me paramendim e shqiptaro-maqedonasit Xhevdet Demiri, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur "kthesa e Blerimit" në Lushnje.


    20 gusht '98

    Akuzohen për shkatërrimin me zjarr të pronës së Shkëlqim Haxhisë. Shkak për zjarrvënien ka qenë një sasi prej 3 milion lekësh që i ishte kërkuar të zotit të shtëpisë.


    16 nëntor '03

    Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e Arben Kicjes. Gjatë kësaj ngjarjeje për të cilën akuzohet banda e Lushnjes, Kicja mbeti i plagosur.


    11 janar '05

    Një konflikt për privatizimin e Hotel "Myzeqesë" solli edhe vrasjen e pronarit të tij, Klodian Haxhisë. Ky është një tjetër krim që i është shtuar dosjes së bandës.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Urime dhe pune te mbare policise shqiptare!

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nese ecin me kete ritem bravo u qofte, por nese ate qafirin e shohim pas disa muajsh te lire pastaj c'mbetet! Nejse jam disi skeptik por hallall tani per tani.

    Dito.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    Historia e krijimit të bandës së Lushnjes, pas vrasjes barbare të vëllait të Aldo Bares në vitin 1997

    Aldo Bare, shkëlqimi dhe rënia e mitit të krimit


    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Metamorfoza e pazakontë e një ish-punonjësi të forcave speciale në personin më të kërkuar në Shqipëri, e ka kthyer thuajse në legjendë emrin e Aldo Bares. Në të vërtetë, ai quhet Alfred Shkurti, por pakkush e njeh kështu, pas trazirave të vitit 1997, kohë kur mendohet të jetë krijuar edhe banda famëkeqe e Lushnjes. Etiketohet si “truri” i kësaj organizate, si porositësi i shumë krimeve që rëndojnë edhe mbi të akuzuarit si “ushtarë” të tij, e megjithatë, prej vitesh nuk dihej gjë as për vendstrehimet shpesh të ndryshueshme të Aldo Bares e as për lukun e tij të ri, pas operacioneve plastike të përfolura. Ky mit i kronikës së zezë shqiptare, ndër të fundmit të pacënuar deri më tash, duket se mori fund mesditën e djeshme, me mbërritjen në Shqipëri të lajmit se Aldo Bare u arrestua në kryeqytetin turk të Ankarasë e që së shpejti pritet të sillet me pranga në duar drejt vendit tonë.
    Historia
    Aldo Bare, i biri i një oficeri policie njihej para viteve ’90 si një ndër efektivët më në zë të repartit special 326, i konsideruar si reparti më i mirë i kohës. Pas ndryshimit të regjimit, Aldo Bare do të largohej nga policia e emri i tij nuk do të zihej në gojë deri në trazirat e vitit 1997. Vrasja barbare e vëllait të tij, Ramadan Shkurti, duket se shënoi edhe fillesën e jetës në arrati të Aldo Bares. Ramadan Shkurti u vra nga banda e Artur Dajës, por ekzekutorët e tij nuk u mjaftuan me kaq. Ata i dhunuan kufomën e për orë të tëra nuk lejuan familjarët që të merrnin trupin e të vdekurit. Për policinë, ka qenë kjo ngjarje e rëndë që nxorri në skenë emrin e Aldo Bares, për të cilin paskëtaj do të fillonin orët e hakmarrjes. Përveç vrasjes së Artur Dajës, banda e Aldo Bares akuzohet edhe për një sërë krimesh të tjera, një pjesë e mirë e të cilave kundër punonjësve të policisë që mblidhnin informacione për të.
    Proceset
    Gjyqet kundër bandës së Lushnjes kanë filluar që prej shkurtit të vitit 2001, por sot e kësaj dite nuk ka një dënim përfundimtar për anëtarët e kësaj bande. Aktualisht, në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë në proces gjykimi 7 të pandehur, tre prej të cilëve janë në mungesë, ndërkohë që operacioni “Laguna”, i realizuar pak javë më parë në Lushnje çoi në pranga disa persona të tjerë, të akuzuar si anëtarë të kësaj bande. Burime nga prokuroria e krimeve të rënda bëjnë me dije se të arrestuarit e fundit, së bashku me Aldo Baren janë marrë të pandehur për disa krime të ndodhura në vitet 1997-2002 në Lushnje, proces gjyqësor që pritet të fillojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkaq, Aldo Bare është i dënuar vetëm me 7 vjet burg nga drejtësia shqiptare për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e megjithatë, ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, pohoi dje se urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij është shpërndarë vetëm një muaj më parë.




    26/03/2006

    “Lidhjet e Aldo Bares me politikën pezulluan aksionin”


    D.Biçaku

    TIRANË- Alfred Shkurti dhe banda e drejtuar prej tij, sipas deklaratës së lexuar nga ministri i Brendshëm, Olldashi, janë përgjegjëse për një sërë sulmesh ndaj policëve që kanë punuar në Lushnje dhe në Fier. Ndër njerëzit e policisë të sulmuar nga kjo bandë, sipas Olldashit, është edhe ish- drejtori i Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit në vitet 1999- 2000, kryekomisari në lirim Xhavit Shala. Ky i fundit, për një periudhë prej më tepër se një viti ka kryer edhe funksionin e drejtorit të Policisë së Qarkut të Fierit. Në muajin shkurt të vitit të kaluar, një grup personash shpërthyen në mënyrë aksidentale një eksploziv në rrugën “Don Bosko”, pranë pallatit të deputetëve, ku banon ish- kreu i policisë, Shala, bashkë me shumë oficerë të tjerë karriere. Pak muaj më vonë, në automjetin e tij u gjet një sasi eksplozivi prej 200 gramësh, në pjesën e poshtme të bagazhit. Pas marrjes së lajmit të arrestimit të Bares, Shala pohoi për “Shekullin” se dëshironte të përshëndeste të gjithë ata njerëz në radhët e policisë, që kishin kontribuar në neutralizimin dhe shkatërrimin e kësaj bande dhe në arrestimin e njeriut më të kërkuar për policinë shqiptare. “Unë i përkas atij brezi oficerësh të hedhur në rrugë, nga ish- drejtuesit e Ministrisë së Rendit për shkak të punës time dhe përkushtimit tim në polici”. Sipas Shalës, goditja e kësaj bande u la përgjysmë në vitin 2000, pikërisht për shkak të lidhjeve të afërta të Bares me segmente të caktuara të politikës. Xhavit Shala, që prej shkurtit të vitit të kaluar ruhet nga forcat speciale të repartit të “BRISKUT”, menjëherë pas vendosjes së eksplozivit në rrugën “Don Bosko”, ku ai banon.

    AKUZAT

    Krijimi i organizatës kriminale
    Vrasja dhe dekapitimi në korrik të vitit 1997 i Artur Dajës
    Vrasja në vitin 2000 e oficerit të policisë, Klejdi Bano
    Rrëmbim personi
    Shkatërrim prone
    Vrasje e mbetur në tentative e ish-shefit të policisë, Sinan Meta
    Vendosje eksplozivi në stadiumin e Lushnjes
    Vendosje në 2001 të ekplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli
    Vrasje në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut
    Vendosje eksplozivi në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko”
    Vrasje në korrik të vitit 2005 të Baki Taullaut
    Vendosje eksplozivi në makinën e ish-drejtorit të policisë kriminale, Xhavit Shala
    Trafik ndërkombëtar droge në Evropën Perëndimore




    26/03/2006




    Hoxha: Pas “Lagunës”, bum denoncimesh për Aldo Baren


    L.Çela

    Shefi i komisariatit të Lushnjes tregon se pas goditjes së bandës, komuniteti reagoi me denoncime

    LUSHNJE- Krimet e Aldo Bares janë shumë më tepër se ç’ndodhen në dosjet e prokurorisë dhe gjykatës. Të paktën, kështu deklarojnë për gazetën “Shekulli” burime zyrtare të komisariatit të Lushnjes. Sipas shefit të këtij komisariati, Bujar Hoxha, pas operacionit “Laguna”, atëherë kur mori goditjen më të madhe kjo bandë, në komisariat janë bërë një sërë denoncimesh, të cilat rëndojnë mbi veprimtarinë e kësaj bande kriminale në qytetin e Lushnjes. Hoxha thotë se pas goditjeve që ka pësuar banda, komuniteti ka fituar besueshmërinë ndaj policisë dhe ka dhënë informacione jo vetëm për aktivitetin kriminal të bandës, por edhe denoncime konkrete mbi ekzekutimin e personave. Denoncimet e reja hedhin dritë mbi personat e zhdukur e që deri më tani nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e tyre. Mësohet se në bazë të denoncimeve rezultojnë të jenë varrosur edhe të gjallë nga banda që drejtohej nga Bare. Por gjithsesi, shefi i komisariatit tregohet i rezervuar përsa i përket denoncimeve të reja që pritet t’i shtohen dosjes voluminoze të një prej bandave më të akuzuara në vendin tonë. Numri një i komisariatit të Lushnjes nuk fsheh entuziasmin e arrestimit të një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Për “Shekullin”, Bujar Hoxha thotë se prej ditësh pritej arrestimi i Aldo Bares dhe kjo falë punës intensive të bërë prej tre muajshë në komisariatin e Lushnjes, pa harruar këtu edhe bashkëpunimin jo vetëm me struturat shtetërore shqiptare, por edhe të huaja. “Ka qënë pikërisht ky bashkëpunim i frytshëm prej tre muajsh me të gjitha këto struktura të cilat u kurorëzuan në arrestimin e një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit”,-thotë shefi i komisariatit të Lushnjes.

    VIZITA E FUNDIT

    Aldo Bare, në ceremoninë
    mortore të Leonard Priftit

    LUSHNJE- Aldo Bare duket se ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri pa patur as shqetësimin më të vogël, megjithëse ka qënë një ndër njerëzit më të kërkuar në vend. Burime të besueshme nga policia lokale bëjnë të ditur se hera e fundit që Aldo Bare ka prekur tokën shqiptare, ka qënë pikërisht në korrik pas përfundimit të zgjedhjeve. Vrasja e shokut të tij, Leonard Prifti duket se e ka risjellë Baren në Lushnje. Sipas burimeve të policies, thuhet se Bare ka ardhur pikërisht pas vrasjes së një prej anëtarëve të bandës së tij, Leonard Prifit, ngjarje kjo e ndodhur më 4 korrik të vitit 2005. Fill pas vrasjes së Priftit, kreu i dyshuar i bandës është rikthyer në qytetin e tij, ku sipas burimeve thuhet se ka zhvilluar një takim me anëtarët e mbetur të bandës. Ndërkohë, është identifikuar ardhja e Aldo Bares në Shqipëri, por ende nuk është zbardhur itinerari i udhëtimit të tij. Duke iu referuar të afërmëve të tij, ka shumë gjasa që njeriu më i kërkuar nga policia shqiptare të mund të ketë qëndruar edhe në Tiranë. Po kështu nuk dihet për sa ditë Aldo Bare ka qëndruar në Lushnje apo dhe në Shqipëri.



    26/03/2006

    Laguna e Karavastasë, pronë e Bares në 1998


    F.Vezaj

    TIRANË- Laguna e Karavastasë ka kaluar në pronësinë e Alfred Shkurtit në vitin 1998, nga akt-shitja e bërë nga 85 punëtorët e kësaj lagune, të cilët kundrejt shumës prej 100 mijë lekë të reja kanë bërë shitjen tek noteri, duke kaluar të gjithë tokën në pronësinë e tij. Këtë fakt e bëjnë të ditur burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët shtojnë se Laguna ishte fillimisht në pronësi të punëtorëve, të cilët gjatë vitit 1997 e mbrojtën duke mos lejuar vjedhjen dhe shkatërrimin e saj. Pas këtij nënshkrimi, Laguna e Karavastasë ligjërisht kaloi nën pronësi të familjes së Alfred Shkurtit, por e regjistruar me emrin e një pjesëtari të ngushtë të familjes. Po këto burime bëjnë të ditur se: “administratorët e Karavastasë në vitin 2000 janë pajisur me leje- shfrytëzimi të Lagunës për një afat 5-vjeçar nga institucionet përkatëse shtetërore”. Po sipas këtyre burimeve mësohet se institucionet përkatëse kanë filluar verifikimin e pasurisë së kreut të bandës së Lushnjës, për t’i vendosur ato nën sekuestro konservative.

    AKUZAT

    3 gusht ’97

    Mbi të pandehurit rëndon akuza e vrasjes me paramendim e shqiptaro-maqedonasit Xhevdet Demiri, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Blerimit” në Lushnje

    20 gusht ’98

    Akuzohen për shkatërrimin me zjarr të pronës së Shkëlqim Haxhisë. Shkak për zjarrvënien ka qenë një sasi prej 3 milionë lekësh që i ishte kërkuar të zotit të shtëpisë

    16 nëntor ’03

    Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë e Arben Kicjes. Gjatë kësaj ngjarjeje për të cilën akuzohet banda e Lushnjes, Kicja mbeti i plagosur

    11 janar ‘05

    Një konflikt për privatizimin e hotel “Myzeqesë” solli edhe vrasjen e pronarit të tij, Klodian Haxhisë. Ky është një tjetër krim që i është shtuar dosjes së bandës





    26/03/2006





    .

    O. N. banore e qytetit të Bilishtit, denoncoi Adriatik Çeçen, në orët e para të së premtes

    Bilisht, 15-vjeçarja: Më përdhunoi fqinji


    Jorgjeta Gjançi

    Devoll-Një e mitur 15-vjeçare nga qyteti i Bilishtit ka denoncuar djalin e fqinjës së saj se e ka mashtruar dhe përdhunuar. Ajo së bashku me nënën ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë në Bilisht dhe kanë kërkuar ndjekje penale dhe dënim sipas ligjeve të shtetit. Njëherësh ato kanë kërkuar edhe mbështetje nga uniformat blu që t’u sigurohet një jetë normale, mbasi ndihen të frikësuara. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël të Bilishtit. Sipas komisariatit të këtij rrethi, akti kriminal ndodhi ditën e enjte, por kallëzimi është bërë ditën e premte. Gjatë dy ditëve të fundit, janë bërë kërkime për ta kapur të akuzuarin, por pa rezultat. Për Adriatik Çeçen ka nisur çështja penale nën akuzën “kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur pa dëshirën e saj“
    Përdhunimi
    15-vjeçarja O. N. banore e qytetit të Bilishtit, në orët e para të ditës së premte, e shoqëruar nga nëna e vet, ka mbajtur frymën në komisariatin e Policisë në rrethin e Devollit dhe ka denoncuar djalin e fqinjës së saj për mashtrim dhe përdhunim. “Isha nisur nga shtëpia për të blerë diçka në pazar. Papritur para këmbëve të mia ndaloi autoveturën djali i fqinjës, Adriatik Çeçe. Ai ka hapur derën dhe pasi më përshëndeti më pyeti se ku isha nisur. I thashë që do të shkoja në pazar dhe nisa të ecja, por ai më kapi fort dorën dhe duke më tërhequr me forcë brenda makinës më tha se do të më çonte ai deri tek sheshi në qendër të qytetit ku ndodhet pazari. Unë doja të ikja, por ai mbylli derën e makinës dhe u nis. Filloi të më thotë fjalë të bukura, por unë e pashë që arritëm në pazari dhe i kërkova ta ndalonte. Adriatiku jo vetëm që nuk ndaloi, por e rriti shpejtësinë dhe e drejtoi automjetin në dalje të qytetit.“
    Vajza me lot në sy u ka deklaruar ekspertëve të policisë kriminale me hollësi atë që kishte ndodhur më pas. Ajo ka treguar për ta edhe gjurmë të lëna gjatë dhunës që kishte ushtruar Adriatiku, sepse ajo kishte kundështuar kryerjen e aktit seksual. Punonjësit e policisë të bazuar në denoncimin e vajzës së mitur kanë grumbulluar provat e para dhe po vazhdojnë hetimet . Mashtrimi dhe veçanërisht tërheqja me forcë brenda mjetit e vajzës është bërë në mjedise publike ndaj po hetohet për të gjetur edhe dëshmitarë që mund ta kenë parë këtë çast. Gjithsesi, O.N ka pranuar për uniformat blu se ajo ka pasur njohje dhe përshendetje me djalin e fqinjës, por siç u shpreh ajo: “asnjeherë nuk e mendoja që ai të më bënte keq sepse ishte shumë i rritur .“
    Prindërit
    Prindërit e të miturës kanë qënë të parët që e kanë mësuar historinë e dhimbshme të vajzës së tyre. Sipas tyre, pas ngjarjes së rëndë, ajo kishte shkuar në familje shumë e shqetësuar dhe u kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur. Për gjithë natën ata janë munduar ta qetësojnë të bijën dhe në mëngjes vendosën që të denonconin djalin e fqinjës. Në polici e mitura është shoqëruar nga nëna e saj. Të dyja kanë kërkuar që Adriatik Çeçe të ndiqet sipas ligjeve në fuqi dhe të dënohet si dhe kanë kërkuar siguri. “Ndihemi të kërcënuara jo vetëm nga përdhunuesi por edhe nga familjarë dhe të afërm të tij“,-deklaruan gratë.
    Policia e rrethit të Devollit, fill pas denoncimit, ka filluar punën për kapjen e të akuzuarit. Gjatë dy ditëve të fundit të javës ai nuk ka qënë në banesën e tij dhe tek të afërmit që jetojnë në Bilisht. Kërkimet vazhdojnë, por policia bëri të ditur se Adriatiku mund të jetë larguar në Greqi. Ai e njeh shumë mirë vijën e kufirit dhe mund të këtë kaluar në thellësi të tokës greke. Sipas një burimi brenda policisë, mësohet se ai është njoftuar edhe për denoncimin që ka bërë 15-vjeçarja, çka, me sa duket, e ka frikësuar dhe e ka shtyrë për t’u larguar ne drejtim të paditur. Megjithatë policia po punon për kapjen e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria që Çeçe të shpallet person në kërkim, mbasi akuzohet se ka mashtruar dhe përdhunuar një vajzë të mitur.



    26/03/2006

  7. #7
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Edhe ky si shume te tjere do perfundoje atje ku e meriton, por te shqeteson fakti qe nga polic ne nje nga repartet me te specializuara ne vend te kthehet ne kriminel.Ky rast dhe shume tjera qe kane ndodhur me pare, tregojne qe edukimi i forcave policore ne shqiperi eshte i nje niveli te ulet.Nuk eshte vetem pergatitja fizike dhe stervitja me arme qe pergadisin policine kundra krimit.Mbi gjithcka eshte vullneti i mire per ta luftuar krimin dhe pasioni per drejtesine.

    Berisha po i mban disa nga premtimet e rendesishme qe u beri Shqiptareve para se te vinte ne pushtet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 27-03-2006 më 04:10
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Policia ka gjetur dje një arsenal armësh të fshehur në një tunel në lagunë. Dyshohet për trupa njerëzish të vrarë

    Depo armësh në lagunë, dyshime për njerëz të vrarë


    Dashamir Biçaku & Ened Janina

    TIRANË- Gjendet një arsenal i tërë armësh të fshehura në një tunel në lagunën e Karavastasë. Policia e Lushnjes ka mundur që të gjejë pasditen e djeshme një numër shumë të madh armësh të ndryshme, të cilat ishin fshehur në një tunel të vjetër ushtrie që nuk përdorej më prej vitesh. Armët e gjetura dje nga policia dyshohet se janë përdorur gjatë viteve të kaluara nga anëtarët e bandës së Lushnjes dhe ndoshta nga vetë Aldo Bare. Ndërkohë, policia ka pasur informacione edhe se në këtë tunel të braktisur ndodheshin eshtrata e disa personave, ndërmjet tyre edhe femra. Ky informacion pritet që të verifikohet gjatë ditës së nesërme nga uniformat blu pasi mbrëmë ka ka rënë errësira dhe ishte i pamundur kontrolli i imtësishëm i të gjithë zonës. Lajmi është pohuar dje nga burime të Komisariatit të Policisë së Lushnjes. Sipas tyre, verifikimet kanë filluar në bazë të informacionit se në disa pjesë të pyllit të dendur të Divjakës ndodhen të fshehur trupa të shumtë njerëzish të ndryshëm të vrarë nga banda e Aldo Bares.
    Armët
    Pasditen e djeshme efektiva të shumtë të policisë së Lushnjes kanë shkuar në pyllin e dendur të Divjakës dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme. Në rrugë operative policia kishte mësuar në së këtë zonë ishin fshehur disa sende të përdorura nga banda e Aldo Bares. Rreth orës 19.00 policia ka vënë re se në një tunel ushtrie të vjetër e të braktisur ndodheshin disa gjurmë që tregonin se në të kishin hyrë njerëz. Vetëm pak metra pasi kanë hyrë në tunel efektivat e policisë janë befasuar kur kanë vënë re një arsenal të tërë armësh të fshehura mes disa sendeve të vjetra. Burime nga policia e Lushnjes pohuan dje se bëhet fjalë për pistoleta, automatikë kallashnikov, granata e armë të të gjitha llojeve. “Është një arsenal i tërë armësh por gjithçka është ende në proces verifikimi dhe nuk mund të themi detaje të tjera”, pohuan dje burimet e policisë. Sipas tyre, të gjitha armët do të dërgohen në Tiranë për t’iu nënshtruar një ekspertize të rreptë balistike. Dyshimet e policisë janë se bëhet fjalë për një depo armatimi të përdorur nga “ushtarët” e Aldo Bares për të kryer krime të ndryshme. Madje policia ka edhe disa ngjarje të veçanta tek të cilat dyshon se janë përdorur këto armë.
    Trupat
    Ndërkohë burimet e policisë së qytetit të Lushnjes pohuan dje se kanë dyshime shumë të forta se në pyllin e Divjakës ndodhen të varrosur edhe disa trupa njerëzish. Madje informacionet e para ishin se ndodheshin trupa njerëzish por më pas u gjetën vetëm armë. Zyrtarë policie që kanë marrë pjesë në operacionin e djeshëm pohuan se eshtra njerëzish mund të ketë edhe brenda në tunelin ku u gjetën armët. “Ne dyshojmë se edhe në tunel ka eshtra njerëzish të vrarë. Problemi është se na zuri nata dhe nuk mundëm që të vazhdonim kontrollet në thellësi të tunelit. Për momentin kemi bërë një rrethim të të gjithë zonës përreth tunelit dhe gjatë natës do të qendrojnë forca police. Në mëngjes do të kryejmë kontrolle shumë më të imtësishme në këtë tunel, të pajisur edhe me mjete të mira ndriçimi”- thanë dje burimet e policisë. Sipas tyre, kontrolle do të ushtrohen edhe në zonën përreth tunelit në fjalë. Nga informacionet paraprake që disponon policia mësohet se gjatë viteve të shkuara i gjithë pylli i Divjakës ka qenë pronë e “të fortit” të Lushnjes dhe ai ka bërë çfarë ka dashur në të. Madje atje janë varrosur shumë njerëz që janë vrarë për njerëzve të tij. Një zyrtar policie pohoi dje edhe faktin që dyshohet se në pyll ndodhen trupat e disa femrave të vrara nga anëtarët e bandës.




    27/03/2006
    shekulli

    --



    banda e lushnjes
    arrestimi

    Ndjekja e lëvizjeve të vajzës që zbuloi të shumëkërkuarin


    Aldo Bare, mbiemër fals si studentja në Rumani




    Tirane
    Një studente shqiptare në Rumani ka qenë njeriu që kanë ndjekur agjentët e Interpolit për të mbërritur në adresën e panjohur të Aldo Bares.

    Ky version është hedhur dy ditë më parë nga policia, porse vetëm ditën e djeshme u konfirmua në rrugë zyrtare nga Prokuroria. Burime zyrtare nga organi i akuzës, kanë pohuar për gazetën “Panorama”, se ndjekja e studentes i ka çuar agjentët ndërkombëtarë të Interpolit në zonën ku banonte shqiptari i shumëkërkuar. Zyrtarët e Prokurorisë kanë kërkuar të sqarojnë se studentja nuk kishte dijeni se në të gjitha lëvizjet e saj nga Rumania drejt Turqisë vëzhgohej prej disa muajsh nga efektivat e Interpolit. Porse i gjithë ky operacion ndërkombëtar, i cili zhvillohej prej muajsh në sekret të plotë, pikënisjen e tij e ka pasur në Shqipëri. Burimet zyrtare kanë pohuar se pikërisht në dhomat e paraburgimit, policia shqiptare ka mësuar se Aldo Bare lëvizte në mënyrë të vazhdueshme nga Rumania në Maqedoni e më pas në Turqi. Disa prej këtyre lëvizjeve mësohet zyrtarisht se kanë kaluar edhe nga Shqipëria, por vetëm dy raste të tilla janë dokumentuar. Pasi kanë marrë informacionin për lëvizjet e Aldo Bares dhe personin me të cilin ai takohej, hetuesit shqiptarë kanë përcjellë informacionin në adresë të kolegëve të tyre.

    Oficerët e kontaktit
    Siç thonë zyrtarët e policisë, në Rumani, Maqedoni dhe Turqi, ishin ngritur struktura speciale për arrestimin e të shumëkërkuarit. Një praktikë kjo, e cila nuk është zbatuar asnjëherë tjetër nga policia shqiptare për persona të kërkuar prej saj. Bëhet fjalë për disa “oficerë kontakti”, të cilët në mënyrë të vazhdueshme dhe çdo ditë raportonin në policinë shqiptare të dhënat e fundit për lëvizjet e Aldo Bares, porse merrnin informacione edhe nga Shqipëria për identifikimin e plotë të personit të kërkuar. Mesditën e të shtunës ka qenë pikërisht njëri prej këtyre oficerëve të kontaktit (me qëndrim pranë policisë turke), që i ka konfirmuar Ministrisë së Brendshme në Tiranë, se Aldo Bare, i zbuluar gati dy muaj më parë, ishte prangosur. Gjithçka ishte arritur të zbulohej pas verifikimit të lëvizjeve që kryente studentja. “Ajo nuk kishte dijeni se vëzhgohej, ndërsa ka udhëtuar disa herë nga Rumania drejt Turqisë”, thanë burimet zyrtare hetimore. Sipas tyre, gjatë kohës që agjentët verifikonin lëvizjet e shqiptares, u mësua se Aldo Bare i kishte rralluar së tepërmi lëvizjet e tij dhe kishte vendosur të qëndronte në Turqi. Në mënyrë sekrete është verifikuar dokumentacioni i studentes dhe identiteti i saj. “Mbiemri i këtij personi përkon me mbiemrin e përdorur nga Aldo Bare në pasaportat e falsifikuara që ai kishte në përdorim”, thanë burimet zyrtare hetimore.



    pengesa
    Pengesa më e madhe procedurale që mund të shkaktojë vonesa në ekstradimin e Aldo Bares është pikërisht pasaporta me të cilën ai është kapur. Një situatë e tillë cilësohet nga ligji “arrestim në flagrancë” dhe ka mundësi që autoritetet turke të kërkojnë që Bare të vuajë dënimin për falsifikim dokumentesh në Turqi e më pas të ekstradohet në Shqipëri.
    operacioni
    Ka qenë pikërisht përfshirja e Aldo Bares në zonën e kuqe të Interpolit ajo që ka rritur vëmendjen e policive rumune, maqedonase dhe turke për shqiptarin e shumëkërkuar. Në këtë mënyrë, pas konfirmimit të informacioneve për vendndodhjen e të kërkuarit, forcat speciale kanë organizuar aksionin për arrestimin e Aldo Bares, i cili është arrestuar, ndërsa dy shtetas turq janë ndaluar.
    informacioni
    Gazetat më të mëdha turke, si dhe televizionet vendase e kanë pasqyruar lajmin për arrestimin e Aldo Bares në mënyrë të zgjeruar. Në faqet zyrtare të gazetave të përditshme, shqiptari është cilësuar si shumë i rrezikshëm, ndërsa përmendeshin akuzat për krijimin e grupeve kriminale dhe disa vrasje të ndodhura në Shqipëri në kohë të ndryshme.


    “Një i arrestuar tregoi vendstrehimin”
    Mister njeriu që tradhtoi “kapon”

    “Kërkimi për Aldo Baren u aktivizua pas arrestimeve të realizuara muajt e fundit në qytetin e Lushnjës”, kështu thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Nuk dihet sa e vërtetë është, por organet e policisë dhe Prokurorisë deklarojnë se njëri prej të arrestuarve ka treguar se Aldo Bare lëvizte nga Turqia në Maqedoni dhe më pas në Rumani. Nëse ky version është i vërtetë, atëherë ka qenë një njeri i organizatës së akuzuar për disa krime që ka tradhtuar Aldo Baren. Pavarësisht vërtetësisë së këtij versioni, i cili po mbulohet edhe nën ombrellën e “sekretit hetimor” nga policia, kjo e fundit deklaron se pas arrestimeve në Lushnjë ka mësuar për lëvizjet e Aldo Bares, personin me të cilin ai kishte kontakte në Rumani, si dhe faktin se i shumëkërkuari vinte në përdorim një pasaportë maqedonase me emër të falsifikuar gjatë lëvizjeve ndërkombëtarë që kryente. Por ndërsa deklarojnë se të dhënat i kanë mësuar nga njëri prej të arrestuarve, zyrtarët e policisë refuzojnë të tregojnë emrin e këtij personi.



    PROCEDURAT/Kërkesa për ekstradimin në Ministrinë e Drejtësisë
    Prokuroria, sot gjurmët e gishtave nisen për Ankara

    tirane-Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hapur një dosje të re për Aldo Baren dhe katër persona të tjerë, tha se ka hartuar kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të personit të shumëkërkuar. Të pyetur nga gazeta nëse pas arrestimit të Bares janë krahasuar gjurmët e tij të gishtave, zyrtarët e Krimeve të Rënda pohuan, se personi që njihet edhe me emrin Alfred Shkurti është identifikuar nga të dhënat që kishte shpërndarë Interpoli. “Krahasimi i gjurmëve të gishtave nuk është bërë ende, megjithatë ka të dhëna të besueshme dhe konfirmime zyrtare si i arrestuari është Aldo Bare”, kanë sqaruar më tej burimet nga institucioni i hetimeve. Ato shtuan se gjurmët e gishtave të Aldo Bares nisen sot drejt Ankarasë, me qëllim krahasimin e tyre me shenjat e personit të arrestuar mëngjesin e së shtunës, në një lagje të kryeqytetit turk, Ankara. Sipas të dhënave zyrtare, pas mbërritjes së kërkesës shqiptare për ekstradimin e Aldo Bares, drejtësia turke duhet të vendosë. “I arrestuari ekstradohet vetëm në bazë të një vendimi gjyqësor të autoriteteve turke, të cilat gjykojnë në bazë të kërkesës dhe dokumentacionit të nisur nga Tirana”, thanë zyrtarët. Sipas tyre, pritet që drejtësia turke të kthejë një përgjigje zyrtare rreth procedurës së ekstradimit brenda një afati 40-ditor pas mbërritjes së kërkesës shqiptare. Dosja me kërkesën e ekstradimit dhe akuzat e ngritura në Shqipëri ndaj Aldo Bares ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është hartuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dokumentacioni do të përcillet më pas në rrugë zyrtare në Ministrinë e Jashtme dhe do të dërgohet në Turqi. Gjatë gjithë kësaj kohe, Aldo Bare do të qëndrojë në qelitë e policisë turke, në pritje të vendimit gjyqësor, që, nëse vendos ekstradimin, do ta kthente të shumë-kërkuarin me pranga në duar në atdheun e tij.





    Deklarata e parë e Aldo Bares para forcave speciale turke: “Në Shqipëri kam vrarë shumë serbë”

    Tre agjentë sekretë ndoqën Aldo Baren
    Zbulohet operacioni i vitit 2004, dështoi në minutën e fundit

    Dy vjet më parë, forcat e sigurisë kanë organizuar një operacion ndërkombëtar për arrestimin e Aldo Bares, por gjithçka ka dështuar në minutat e fundit.

    Lajmi është publikuar dje nga gazeta turke “Hyerriet”, e cila citoi burime të policisë vendase. Sipas deklarimeve zyrtare të policisë, dy vite më parë, agjentë sekretë ishin vendosur në ndjekje të Aldo Bares, madje kishin zbuluar edhe bazën e tij. Porse arrestimi, siç shkruan gazeta turke, ka dështuar në minutat e fundit, pasi i kërkuari ka mundur të shpëtojë. Më pas gazeta citon shqiptarin e shumëkërkuar në deklaratën e parë që ai ka bërë për policinë vendase. Aldo Bare, njeriu i shumëkërkuar në Shqipëri, në fjalët e para që u ka thënë efektivave të policisë turke është shprehur se “unë në Shqipëri kam vrarë shumë serbë”. Nuk dihet asgjë rreth kuptimit të kësaj deklarate të Aldo Bares, njohur ndryshe me emrin Alfred Shkurti. Mediat greke nuk kanë bërë asnjë koment rreth thënies së shqiptarit, porse e kanë pasqyruar atë në shkrimet e tyre, duke e vënë në thonjëza.

    Si fshihej Aldo Bare
    Duke iu referuar të dhënave policore, gazeta të shumta turke kanë publikuar informacione rreth arrestimit të Aldo Bares, i cilësuar prej Prokurorisë shqiptare si drejtues i Bandës së Lushnjës. Sipas gazetave turke, “njeriu i njohur me emrin Alfred Shkurti, i cili ishte me kodin e kuq të Interpolit, i akuzuar në Shqipëri për krijim bandash dhe vrasje njerëzish, u kap në Ankara nga një operacion i shpejtë i policisë i mbështetur edhe nga Forcat Speciale. Efektivat Speciale e kapen atë në lagjen ‘Batikent’ të Ankarasë”. Sipas artikujve të publikuar nga gazetat turke, “në shtëpinë ku jetonte Alfred Shkurti janë gjetur shumë pasaporta dhe letërnjoftime”. Duke iu referuar burimeve të Sigurimit në Ankara, gazetat vendase raportojnë, se Aldo Bare prej katër vjetësh jetonin në Turqi. Sipas gazetës “Hyerriet”, “në një shtëpi me Alferd Shkurtin jetonte edhe Serken Yenger dhe Borak Basoz”, këta të fundit shtetas turq. Sipas gazetës, Aldo Bare është mbajtur fillimisht në mbikëqyrje nga tre persona agjentë sekretë, që kanë verifikuar çdo veprim që kryente shqiptari. Ai, sipas mediave turke, “punonte bashkë me Serken Yenger dhe Borak Basoz në një firmë për tregtimin e ilaçeve”. Dy shtetasit turq, sipas mediave vendase, akuzohen për strehimin e Alfred Shkurtit.

    Arrestimi
    Mediat turke kanë bërë komente të ndryshme rreth arrestimit të shqiptarit, duke e krahasuar Aldo Baren me Abdulla Ocalanin. Më tej, gazetat e Ankarasë citojnë policinë vendase, e cila ka deklaruar se Alfred Shkurti do të ekstradohet në Shqipëri. “Por më parë ai do të dalë para një gjykate turke dhe pasi të kryejë dënimin për krimet që ka bërë në Turqi ai do të ekstradohet në Shqipëri”, vijon deklarata e policisë së Ankarasë. Sipas të dhënave zyrtare nga Turqia, veç shumë dokumenteve të identitetit, Aldo Bare mbante me vete në momentin e arrestimit edhe një shumë prej 7550 eurosh, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 850 dollarë amerikanë që zotëroheshin nga personi i shumëkërkuar. Duke dhënë përshkrime për mënyrën e arrestimit, mediat turke kanë shkruar dje se në kohën kur policia ka hyrë në banesën e Aldo Bares, ai ishte i veshur me rroba gjumi, konkretisht me kanotiere.



    Avokati: S’kam njofim zyrtar

    TIRANE - Ndonëse gazetat dhe televizionet kanë renditur si lajm të parë arrestimin e kapos së “Bandës së Lushnjës” Aldo Bare, avokati që e ka përfaqësuar atë në gjykatën shqiptare, Vladimir Meçe, ka pohuar dje për gazetën “Panorama” se, “ende nuk është njoftuar zyrtarisht për arrestimin e tij. “Kam tentuar disa herë të lidhem me prokurorin e çështjes për të marrë ndonjë informacion më shumë, por ka qenë e pamundur”, tha dje avokati. Sipas Meçes, policia ka paraqitur një foto për identifikimin e tij, ndërkohë që pamjet që janë shfaqur në televizionet turke kanë treguar një person me një pamje tjetër. “Ka ngjashmëri mes dy fotove, por ka edhe shumë dallime”, ka pohuar Meçe. Sipas tij, nga ana e policisë nuk është dhënë ndonjë detaj ose ndonjë provë tjetër për të verifikuar nëse personi i arrestuar është vërtetë “i shumëkërkuari i Bandës së Lushnjës”. “Në botë ekzistojnë edhe persona të ngjashëm, kështu që ngjashmëria nuk është ndonjë mjet identifikues ligjor”, tha Meçe. Ai ka pohuar se ishte njohur nga lajmet e trajtuara në media, por me aq sa ka dëgjuar edhe nga deklarata e ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, ai deklaroi se shtetasi kishte dokumente të tjera identifikimi. “Nuk di, - ka pohuar Meçe, - nëse personi i arrestuar është vërtet Alfred Shkurti apo ndonjë person tjetër. Avokati Meçe tha se edhe familja e të pandehurit, e cila e kishte autorizuar atë për ta përfaqësuar në gjykatë, nuk e ka kontaktuar pas lajmit për arrestimin e tij.



    Karavasta, pas telefonatës policia gjen dy kufoma

    LUSHNJE -Një telefonatë e mbërritur në komisariatin e Lushnjës, ka sjellë zbulimin e dy kufomave në Lagunën e Karavastasë. Persona ende të paidentifikuar kanë lajmëruar në policinë e qytetit se dy kufoma gjendeshin pranë Lagunës së Karavastasë. Menjëherë forcat e policisë janë drejtuar në vendin e ngjarjes, dhe mbrëmë rreth orës 22:40 kanë gjetur dy trupat e masakruar. Lajmi është bërë publik nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, të cilët nuk kanë preferuar të japin hollësi në lidhje me rrethanat, motivet, apo autorët e krimit. Kjo zonë është e njohur si një prej sarajeve të Aldo Bares, arresti i të cilit i realizuar në Turqi dy ditë më parë, ka bërë mjaft bujë. Megjithatë, zyrtarisht policia deklaroi se viktimat mund të jenë edhe persona të implikuar në trafiqe dhe që janë hedhur në Lushnjë për të humbur gjurmët, pasi janë vrarë diku tjetër. Sipas burimeve zyrtare policore, bëhet fjalë për trupat e personave të vrarë dhe të hedhur në një gropë. Kufomat janë gjetur pas një informacioni të mbërritur në polici nga persona ende të paidentifikuar, porse mendohet se ata kanë dijeni për krimin ose kanë qenë kalimtarë të rastit në zonën ku preheshin viktimat e vrasjes. Ngjarja, e cila ka ndodhur në Lagunën e Karavastasë, nuk është konfirmuar nga shefi i komisariatit të Lushnjës, i cili pohoi se nuk kishte dhënë asnjë informacion zyrtar për gjetjen e trupave pa jetë në zonë. Por vetëm pak kohë më pas, zëvendësministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja, i pyetur nga gazeta “Panorama”, konfirmoi se dy trupa të pajetë ishin gjetur në zonën e Karavastasë dhe se policia po kryente hetime intensive rreth ngjarjes. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, menjëherë në vendin ku janë gjetur kufomat, kanë mbërritur hetuesit e Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve të Hapura. Ata kanë bllokuar të gjitha provat e vendit të ngjarjes dhe rreth mesnatës kanë realizuar transportimin e trupave për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertiza dhe verifikime të mëtejshme shkencore.



    panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-03-2006 më 07:01

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    A nuk ju duket Alda Bare një lloj "Robin Hudi" shqiptar. Eshtë me të vërtetë e çuditshme, që nga një oficer special i policisë të kthehet në një nga njerëzit më të kërkuar për krime. Mënyra se si ai ka vepruar që në fillim të bëjnë të kuptosh që ai ka vepruar me një strategji të caktuar. Tamam si nëpër filmat me mafia. Po të bëhej një shqiptar, një mafioz kaq i sofistikuar këtë nuk ia merrte mendja asnjë njeriu. Ashtu siç ndodh rëndom nëpër filma, një mafioz me disa identitete, me disa pashaporta dhe kombësi të ndryshme, që pasi mbarojnë misionet e tyre heroike nisen drejt Meksikës. Aldo Bares nuk i ndodhi kjo gjë. Nuk e arriti pikën që të largohej. Ai u kap nga policia dhe ndodhet tashmë në pranga. Në fakt ishte puna e policisë turke, që kapi superbosin e heroinës, të akuzuar për vrasje dhe trafik droge, se kjo plicia e jonë nuk para e ka qejf ndëshkimin e krimit. Policia e më tej shteti sespse kanë shumë miqësi me kriminelët. Puna tani ështëse vërtet u kap Aldo Bare, nga policia turke, po mund të ndodh të lirohet nga kjo jona, siç ndodhi që nga 25 vjet që u dënua nga gjykata Shkallës së Parë e Elbasanit, gjykata e Apelit e Durrësit e reduktoi në 7 vjet. Nga një mal me akuza u dënua vetëm për falsifikim dokumentash. Kështu ndodh në gjithë botën në fakt me këta loj bosash. Por të shpresojmë që të mos ndodhë kështu këtë rradhë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Emri dhe fotografia e Denada Kodrës është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Ligjërisht është pronarja e Lagunës

    Policia shpall në kërkim të dashurën e Aldo Bares

    shekulli

    Lindita Çela

    LUSHNJE- Pas arrestimit të Aldo Bares në Ankara të Turqisë, policia shqiptare shpall në kërkim edhe të dashurën e tij, Denada Kodra. Burime nga policia pohojnë për “Shekullin” se kanë siguruar një çertifikatë martese të Denada dhe Mikel Kodrës, emër të cilin Aldo Bare ka përdorur gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri dhe Maqedoni. Menjëherë pasi kanë marrë në dorë çertifikatën, drejtuesit e policisë i kanë dërguar të gjitha pikave të kalimit kufitar emrin dhe fotografinë e Denada Kodrës për ndalimin e saj, në rast se kthehet në Shqipëri. Burimet e mësipërme thonë se ende nuk ka dalë një fletë- arresti për Denada Kodrën, por dëshmia e saj pritet të hedhë dritë mbi aktivitetin e kriminal të një prej bandave më të rrezikshme në vend. Megjithëse vajza nuk është e njohur në qytetin e Lushnjes, për personat që kanë hetuar mbi Aldo Baren, ekzistojnë shumë prova që vërtetojnë se ajo është e dashura e tij prej kohësh. Nga hetimet e kryera prej policisë ka dalë në skenë edhe fakti që kjo vajzë ka ndihmuar Alfred Shkurtin jo vetëm në transferimin e pronësisë, por edhe në menaxhimin e pronave. Ky fakt është pohuar përveç prej policisë edhe nga peshkatarë të Lagunës, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar janë prezantuar me pronaren e re të kompleksit.
    ***
    Në ditët e para të dhjetorit, peshkatarët janë çuditur kur në zonën e lagunës, e njohur kjo si pronë e Aldo Bares dhe ku rrallë mbërrinin vizitorë, ka shkelur këmba e një bjondeje nën shoqërinë e dy meshkujve, të cilët nuk kanë zbritur nga makina tip fuoristradë. Ka qenë pikërisht ish- administratori i ndërmarrjes së peshkimit, Tahir Zela, ai që i ka prezantuar peshkatarët me pronaren e tyre të re, Denada Kodra. Që prej asaj dite, pronarja e re nga Shijaku është parë vetëm dy herë të tjera tek Laguna e Karavastasë. Peshkatarët thonë se askush nuk u ka dhënë sqarime në lidhjen me këtë ndryshim të pronësisë, por me ardhjen e pronares së re, gjërat filluan të ndryshojnë për mirë në lagunë. Sipas peshkatarëve, nuk kishte më njerëz që kontrollonim me armë zonën dhe që i terrorizonin duke i kërcënuar çdo ditë me pushimin nga puna. Ndërkohë, punëtorët nën zë flasin edhe për ish- pronarin e mëparshëm të Lagunës. Ata thonë të bindur se që nga viti 1999 e deri në dhjetor të vitit të kaluar ai ka qenë Aldo Bare. “Në vitin 1999 ka qenë pikërisht Tahir Zela, me profesion specialist i peshkut, ai që na prezantoi ne, 90 punëtorëve të ndërmarrjes së peshkimit, pronarin e asaj kohe, Alfred Shkurtin”,- thotë nën zë njëri prej punonjësve të Lagunës.
    Privatizimi
    Laguna e Karavastasë, e njohur në të gjithë Shqipërinë për rendimentin e lartë të peshkut, ka qenë një ndërmarrje shtetërore, e cila është privatizuar në vitet e para të demokracisë. Pronarët e rinj të “Lagunës” bëhen 90 ish- punëtorët e ndërmarrjes së peshkimit, Lushnje. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë nr 5531 regjistrohet edhe shoqëria tregtare “Peshkatarët e Karavastasë”, menaxhimi i së cilës bëhet nga Tahir Zeneli. Ndërkohë, në mars të vitit 1999, kjo shoqëri fillon te ketë disa probleme. Nën presionin e Alfred Shkurtit, më 10 mars 1999, peshkatarët vendosin që t’ia shesin atij pronën e tyre. Pikërisht në këtë kohë peshkatarët njihen me pronarët e rinj të ndërmarrjes. Ndërkohë, 10 ditë më vonë, ndërmarrja regjistrohet po në gjykatën e Tiranës nën emrin e shoqërisë “Xhulio Dani” . Sipas këtij vendimi, rezulton se nën pronësinë e kësaj shoqërie të jenë 9495 metra katrorë në lagunën e Karavastasë dhe vlerësuar me 4.557.600 lekë. Referuar këtij viti nuk është kjo prona e vetme që administron kjo shoqëri. Po me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, shoqërisë i njihet e drejta e veprimtarisë së lojërave të fatit, “Bingo” në qytetin e Lushnjes, e cila menaxhohet nga Flamur Baxhiu. E ndërsa zyrtarisht thuhet se shoqëria “Xhulio Dani sh.p.k” ka blerë ndërmarjen e peshkimit në lagunën e Karavastasë, burime të policisë bëjnë me dije se shumica e aksionerëve të ndërmarrjes janë kërcënuar nga njerëzit e Aldo Bares. Sipas hetimeve, ka rezultuar se peshkatarët të shpallur pronarë në vitin 1994, janë detyruar me dhunë për të pranuar pronarët e rinj, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre nuk janë paguar as edhe një qindarkë për pronën e tyre.

    NJOHJA

    Historia e dashurisë së Aldo Bares

    LUSHNJE- Të dhënat zyrtare të policisë shqiptare për Denada Kodrën janë të pakta, për faktin se pjesën më të mëdha të kohës ajo e kalon jashtë Shqipërisë. Aktualisht, vajza e re jeton në Rumani, ku edhe ndjek studimet në degën e jurisprudencës. Por nuk janë të rralla rastet kur ajo vjen në Shqipëri, qoftë në qytetin e saj të lindjes, Shijak, apo edhe në Lushnje, ku mbikëqyrte mbarëvajtjen e ndërmarrjes së peshkimit në Lagunën e Karavastasë. Bazuar në të dhënat operative, policia shqiptare nuk ka asnjë pikë dyshimi se pikërisht vajza nga Shijaku është e dashura e Aldo Bares. Madje, sipas policisë, përdorimi i emrit Mikel Kodra nuk është i rastësishëm nga ana e Aldo Bares. Njohjet e Denadës me Aldon duket se janë shumë më të vjetra se sa fillimi i një historie dashurie ndërmjet tyre. Nëna e Denadës është me origjinë nga Lushnja dhe ajo është njohur me “ të fortin” e qytetit që kur ka qënë fëmijë. Edhe vetë peshkatarët nuk kanë shumë të dhëna në lidhje me pronaren e tyre, por ata thonë se gjithmonë e kanë parë nën shoqërinë e makinave tepër luksoze dhe njerëzve të veshur shumë mirë. Sipas peshkatarëve Denada Kodra është dukur në Lagunë vetëm dy herë gjatë vitit të kaluar. Ka qënë pikërisht ditët e para të dhjetorit atëherë kur ajo është prezantuar me peshkatarët e lagunës si pronarja e re e ndërmarrjes. Më pas është rikthyer në mes të muajit dhjetor, ku edhe ka bërë ndryshime në stafin e drejtimit të ndërmarrjes së peshkimit. Kështu Denada ka emëruar si drejtor të ndërmarjes Pirro Kiçin, i cili menaxhon aktualisht të gjithë aktivitetin tregtar të ndërmarrjes së peshkimit në lagunën e Karavastasë.

    HETIMET

    Dyshimi, Laguna edhe për trafik droge

    LUSHNJE- Peshkimi nuk ka qenë qëllimi i vetëm që Aldo Bare ka privatizuar lagunën e Karavastasë. Të paktën, kështu thotë shefi i komisariatit të Lushnjes, Bujar Hoxha. Sipas tij, pas goditjes së parë të bandës ka patur një “bum” denoncimesh nga qytetarët për veprimtarinë kriminale të Aldo Bares. Bëhet fjalë për shndërrimin e Lagunës në një varreze ku thuhet se dergjen eshtrat e njerëzve të humbur pa nam dhe nishan. Megjithëse gjithçka është nën hetim e sipër, policia dyshon se Laguna e Karavastasë mund të jetë përdorur edhe për trafik droge. “Fakti që prej vitesh zona ka qenë jashtë kontrollit të shtetit, por të bandës kriminale lë të kuptosh që pikërisht aty ka qenë mbretëria e Aldo Bares dhe se Laguna është përdorur për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi këtë bandë, si trafiku i drogës dhe ai i qënieve njerëzore”,-të thonë në policinë e Lushnjes. Por shefi i komisariatit, Bujar Hoxha, tregohet i rezervuar duke thënë se gjithçka është në hetim e sipër. “Ajo që mund t’ju them është fakti se mbi këtë bandë nuk rëndojnë vetëm ato akuza me të cilat ajo po përballet tashmë me drejtësinë”,-thotë Bujar Hoxha. Pas goditjes që ka marrë banda, në komisariatin e Lushnjes kanë mbërritur denoncime se në të gjithë zonën e lagunës ushtrohej dhunë mbi fshatarët nga njerëz të armatosur.




    28/03/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •