Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Qindra mijera Shqiptare (perfshi edhe tim ate) kane treguar se jane gati t'u japin miliona firmave piramidale, pa pasur nevoje per premtime martese, madje as premtim te mjegullt per ndonje one-night-stand, hic fare ore

    Keshtu qe me duket se shume rende po e gjykoni kete Neritanin

  2. #12
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga baby dream
    Gazmend Janku
    g.janku@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t’i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

    Lidhja
    Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

    Gazeta Shqiptare
    Pika njerezve thuaj qe genjehen me CyberLove pa Lindita ska faj.Lane nam njerezit se u ka be Nusja si gjeja me me vlere ne bote sa ka arrit puna te dashurohesh dhe ne Internet.

  3. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Po cfare kerkon me ai, i ka dhene me vetedije as i pire as i droguar.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #14
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    hahahahahahahahahha ca avdalli ky mer 50 mij Dollar ahahahahahahahhaha me falni po skom ca me i bo qe se maj dot te qeshmen se ky paska qen i papam fare

  5. #15
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E vertete thua te jete kjo ngjarje ??

    Nahh dont think so !!!

    e hengret ju te tjeret me lart ............ hhihihihih hahahha hhuhuhu .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nuk mund te levdojme qyqarllekun e atij hajvanit qe me deshiren prej nje klienti prostitutash, jep deri ne 50.000 dollare ne llogari te nje kurve-prostitute, bile edhe bie ne dashuri ne te. Ai tregohet nje qyqar, nje i pa-burre, nje askushi.

    Ne anen tjeter, nuk mund te levdojme as shkathtesine dhe kurverine e nje prostitute te kesaj Shkodranes, qe tregohet e ulte, duke shfrytezuar hajvanllekun e atij injorantit, qe ti bej premtime fallco, ne menyre qe te arrij tek ato parate qe nuk jane te asaj. Ajo tregohet e ulte, pasi ben ate qe mund te bente. Thjeshte, merr rolin e nje prostitute qe perfiton rreth 50.000 dollare, e nuk shfrytezohet fizikisht.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #17
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Qindra mijera Shqiptare (perfshi edhe tim ate) kane treguar se jane gati t'u japin miliona firmave piramidale, pa pasur nevoje per premtime martese, madje as premtim te mjegullt per ndonje one-night-stand, hic fare ore

    Keshtu qe me duket se shume rende po e gjykoni kete Neritanin
    te pakten yt ate morri nje cope leter marreveshje qe mbas nje viti do merrte 50% fitim. ky neritani cfare morri?

    po zeme nje shembull konkret qe mund te i ndodhi cdo djali ne jete. e zeme une harxhova $500 sepse me shikimin ndjelles te saj une do te kisha nje dite seks me te. bukur fort!

    me qe nuk arrita te beja seks me te une do vete tani te i kerkoj asaj $500 qe harxhova per te ne klube dhe dhurata?

    rasti i babait tend ishte mashtrim pothuajse i perkrahur nga nje shtrese politike.
    rasti i neritanit eshte gomarllek i vetbere nga vete neritani!
    policia po ashtu ka bere gomarllek.

  8. #18
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    hahahhaha sa qesharake
    sa budallaki njeriiiiiiiiiiiiii hahhaha
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Cfar parash kerkon ky tipi. Parat ja dha me deshir nuk ja vodhen. Ky nuk i meriton marat dhe nuk ka ligj ne bot qe do ja kthente. te shofim sa e drej to jet drejtsia shqiptare ne kete rast

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Pse e keni smadhu kaq shume kete tem,ne interenet tani ndodhin shume kesi lloj tradheti,une para disa ditesh e lexova kete tem dhe bera nje teste se a kam aftesi ta beje kete gje nga kurreshtja dhe ia dola jo 50 mij se jane shume duhet kohe per kete gje po nji mbushje telefoni ma dergoj nje djale vetem e vetem pse i thash se nuk kam lek ne telefon te te marr,ma dergoj mbushjen i bera block dhe i qova nje mail kete artikull,dicka di kur ka budall ka njerez qe i shfrytezojn keta, eshte shume leht te shtiresh besom shume leht dhe shume me leht te bien njerezit aty
    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •