Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anëtarësuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126

    Cool Dashuria në chat, vodhi 50 mijë USD

    Gazmend Janku
    g.janku@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t’i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

    Lidhja
    Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

    Gazeta Shqiptare
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    pike e zeze thuaj

    vetem 50 mije? po per kaq pak tere kjo gjullurti? mortja, mortja! te kishin qene 5 miljon te pakten
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Fat i keq qe paska qene edhe " adoleshnet" se hahahahah. Çfare nuk bejne femrat per para, dhe kush tani do te mundet ta bej kete zonjen qe te ia kthej parate, ka deshmi? ka dhune? apo me sakt ka vetem deshire. Por si duket ashtu si jane fituar ashtu edhe kane ikur...sepse paraja e fituar me djerse nuk jepet aq lehte...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow kjo sesht per te qeshur eshte per te qare!

    looool

  5. #5
    Jeto I Lire Ose Vdise Maska e KUCOVARI*
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    Ku Ka Tyme E Ku Del Zjare Atje Ku Daullja Ben Bam
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga baby dream
    Gazmend Janku
    g.janku@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t’i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

    Lidhja
    Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

    Gazeta Shqiptare




    ha hahaha ha ha ha ha ha ha ha me falni po nuk e mbaj dote te qeshurin.Dreq sa qenka shtrenjtuar inteneti ne SHQIPERI,nuk thone kote hahahahahahahahahaha

  6. #6
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Ky ishte tamam budallalliku me i madh qe kisha degjuar ndonje here ne rroten e historise ncncncncnc !
    Po mire ai lumadhi aq i vrar ishte sa e ropi nga leket ajo
    Opo mire ti behet kur ka tipa te tille mire ti behet
    Qaj tani pellcit nga inati :P
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  7. #7
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Perenia pranej e la EVEN me honger mollen qe ti tregonte mashkullit (Adamit)
    qe sa krijes DINAKE krijoi, ene sepse osht krijes DINAKE ka mbijetur me miliona vjet Po nderkoh Perenia krijoi ene ca DERRA si puna e kti belegut qe tna flliqi seksin mashkull.
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lindita hajde ke gjyshi te jap nje kafe se paske gjet tamam poc te pasur.


    Dito.

  9. #9
    Ej se u mendova une, po Lindita mbase vertete ka qene e dashuruar, por pasaj iu ftoh dashuria kur e kuptoi se kishte te bente me nje trangull.

    Ky realizim me siguri ndodhi gjate kohes qe ai kastraveci transferonte parate, e me pas, asaj s'i kishte ngelur me gje per te pare a per te marre.
    Ignore List: Snow~Drop



  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Aldo_west_83
    Po nderkoh Perenia krijoi ene ca DERRA si puna e kti belegut qe tna flliqi seksin mashkull.

    megjithate ka neritani ndonje marreveshje me ndonje firme me kete linditen?
    habitem pse policia shqiptare arreston linditen me akuzen e mashtrimit. policia shqiptare po aq gomare sa eshte gomar neritani.

    me mashtrim une kuptoj moszbatimin e nje marreveshje per te cilat jane marre keto para.

    firmat piramidale jane mashtrim sepse u premtonin me letra marreveshje depozituesve nje fitim me te madh.

    premtimi per martese nuk eshte marreveshje qe ti te japesh tjetrit $50,000.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 08-05-2006 më 16:19

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •