Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Peshkopi serb i Kosovës: Mos u falni një fitore xhihadistëve

    Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane “raško-prizrenski”, Artemije Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: ”Virtyt kryesor për serbijanët është gënjeshtra” – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq !

    Shkruan: Sejdi Veseli

    Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti, si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel. Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me luftë “çlirimtare” serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa paragjykime tekstin e deklaratave të këtij “njeriu” të “zotit”, të botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10, përkatësisht me 12 shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e Kosovës do me thënë shfarosja e serbëve nga krahina” dhe “Episkopi Artemije për shpalljen e okupimit”, me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky “zotëri” edhe në truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e SHBA-ve, që me plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.

    Artemije i fyen shqiptarët

    Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije, në mes tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si është e mundur që kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e mbështesin aksionin i cili do t’u dhuroj terroristëve( mendon në shqiptarët), një fitore të rëndësishme në Evropë. Ky pop serbijanë, më së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët janë duke e luftuar terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në “Kosovë dhe Metohi”? Me këtë rast Episkopi Artemije përpiqet t’i këshillojë nikoqirët e tij amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se nëse tërhiqeni nga “Kosova dhe Metohija”, do të rrezikoni që kjo hapësirë të shndërrohet në një “bazë të fuqishme të xhihadit islamik”. Paramendoni u tha bashkëbiseduesve amerikanë: “...çfarë do të ndodh kur xhihadistët mysliman, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe Metohija?”
    Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe në dëm të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken e padenjë për një njeri të zotit, përpiqet për t’i etiketuar shqiptarët e Kosovës, si gjoja “xhihadist mysliman”. Në këtë drejtim, ai nuk heziton që të shërbehet edhe me falsifikimet e historisë së krishtërizmit ndër shqiptarët. Por, fatmirësisht ka aq shumë argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si zakonisht edhe gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e shkurtra. E vërteta flet kështu: -se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit, nga Apostulli-Shën Pali, në vitin 57 të e.r., në kohën kur populli serb, jo vetëm se ishte pagan, por ishte tej Karpateve; -se pranimi i Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se serbo-sllavet e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin Ballkanik; -se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i mirënjohuri Shën Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e krishtërizmit perëndimor “Te Deum Laudamus” ( “Ty Zot të lavdërojmë”), e cila prej çerekut të parë të shekullit të gjashtë e deri sa të ketë jetë mbi tokë, do të konsiderohet si njëra prej vlerave kryesore e të krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të pakontestueshme burime shumë serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga Selia e Shenjët, Raguzës, Francës, Britanisë,...etj; -se përkthimin e parë të Biblës, nga hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë po një shqiptar, i mirënjohuri Shën Gjeri , në vitin 405;-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e kulturës dhe e qytetërimit. Ata dëshmojnë edhe për hapësirën bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar. Me këtë rast mjafton të cekët “Kodiku i Purpurt i Beratit”, i njohur në botën perëndimore si “Memoire du Monde” (Kujtesa e Botës), tani nën përkujdesjen e UNESCO-s; -se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në Kosovë, por edhe shumicën e kishave dhe manastireve katolike e ortodokse të shqiptarëve, i serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese. Dokumentet historike dëftojnë, se pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë së Nemanjiqve, në gjysmën e dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të shpërnguljes të Patrikanës Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në Kosovë, synohej që më parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve shqiptare. Siç edhe dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit dhe besimtarëve të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha e Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast mjafton të veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e ka arkitekturën e stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e portës së tij të mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e drejtuar nga lindja, për t’u hapur hyrja e re e drejtuar nga perëndimi. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik, hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit (Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat ortodokse, ato hyrjen e kanë nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e Stambollit). -se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë objektet fetare të shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës të shfrenuar dhe barbare, arriti të asimiloj një numër jo të vogël të shqiptarëve të Dardanisë dhe Zetës (Malit të Zi)3 -se është e vërtetë historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i shumicës dhunshëm), në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar të Trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Është e mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit mysliman, afro 80%, për ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila nxiti dhe mbështeti, jo vetëm terrorin e solldateskës serbo-çetnike, deri në përmasat e gjenocidit ndaj kroatëve të krishterë katolik, por edhe në ditët e sotme është duke ushtruar terror edhe kundër Kishës Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit mysliman nuk dihet asnjë rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të vetme kundër vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e luftuan pa mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i tyre. Kështu, vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë pushtuesit e Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit serbosllav. Prandaj, akuza e Episkopit Artemije nuk është e qëndrueshme. Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën mundohet t’ua mëveshë shqiptarëve ky Episkop, do t’i mbetet në gishtat e tij, sepse ai së pari, qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit fetar nga ai etnik; së dyti, shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se fundamentalizmi islamik për ta është i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët që në orët e para u solidarizuan me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan kundër terrorizmit fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe vëllai i tyre i madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta. Si kërcënimet, ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi bazat e epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe të urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre. Akuzat nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar, rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij “njeriu” të zotit. Bazuar në fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të jetë gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo! Bazuar në sjelljet e tij, para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të solldateskës serbo-çetnike ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far Artemija e ka vendin përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe përballë organeve të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë shqiptarëve për një kohë të gjatë!

    Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

    Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë të Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve me luftë, pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve amerikan: “...Imponimi i pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në Ballkan por do të shkaktojë konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi i pavarësisë për Kosovën nga Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa secili shtet e ka të drejtën legjitime për çlirimin e territorit të tij të okupuar...”4 Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi Artemije, përpiqet ta argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2 kryesor serbijan dhe nëpërmjet pyetjeve bajate në adresë të bashkëbiseduesve të tij, si për shembull: -sa krime janë krye ndaj serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, në shtatë vitet e fundit nën pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i padënuar, ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë? -çfarë do të ndodh kur xhihadistët mysliman”, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe Metohija? .Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe kësaj radhe në SHBA, nuk ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej nga Millosheviqi dhe Shesheli dhe, që vazhdon të përdoret në raport me shqiptarët nga pinjollët e tyre në Serbi dhe nëpër enklavat serbe në Kosovë. Zaten, po ky “Episkop” dhe kolegu i tij shpirtëror Sava, janë koautor të Platformës fashiste se gjoja"serbet janë popull hyjnor" dhe "të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës erdhi deri te ringjallja e tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste serbomadhe, e cila i parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj popullatës civile shqiptare. Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të cilët pagëzuan dhe i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe kriminelët e rangut të Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të fillonin me masakrimet dhe veprimet e gjenocidit ndaj popullatës civile shqiptare. Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e administratës amerikane dhe të kolegëve të saj evropian, që ky propagandues radikal i shovinizmit serbomadh, të shpallej persona non grata, dhe të merreshin masat përkatëse për që në afatin e limituar kohor të largohej nga territori i shteteve të tyre, pa të drejt të kthimit. Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe mirë, se kërcënimet që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi Artemije edhe nga territori i SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, nga territori i Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, të 20 dhe 21 shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme. Pa u munduar shumë mund të arrihet deri të paramendimi, se të çfarë përmasave do të ishin akuzat dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të kërcënoheshin serbijanët nga ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të Episkopit Artemije dhe zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, por i rangut shumë më të ulët? S’do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër, pos edhe një testim provues për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë) dhe të partive politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe të vendosur, jo për të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t’u ribashkuar me Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por vetëm për të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij etnike. Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për Serbinë! Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u bindën, se planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do të rrezikohen nga drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga ana e Grupit Negociator, ndaj kërcënimeve publike që ju bënë, janë baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve të tij.Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin zyrtar, ashtu dhe për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije): -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose nuk e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës për decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë tjetër, pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo të vogël të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të aneksohej nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës të dashuruar pas kolltukëve të importuara nga jashtë dhe pozimit para kamerave televizive, se janë të gatshëm të shkelin zotimet e tyre publike, si psh. “se me Serbinë nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta”, “se çështja e decentralizimit nuk do të bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e brendshme e Kosovës”, “ se nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike”; se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai nënçmim nuk u bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit), siç është rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë më të lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
    “muhabeteve “ të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe politikanëve kosovar;
    - se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës, as që u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me luftë dhe nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t’u liruar nga presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre. Sipas mendimit tim reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte: Jo vetëm refuzimi i parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë, për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe pezullimi i bisedimeve teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga ana e ndërmjetësuesve ndërkombëtar: -se prapa kërcënimeve me luftë nuk qëndron Beogradi zyrtar; -se rangu i anëtarëve të delegacionit serbijan, do të jetë në përputhje me rangun e anëtarëve të delegacionit kosovar. Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të nxirren këto përfundime: -se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e IPVQ-ve, ashtu dhe ata të partive politike, për realizimin e plotë të aspiratave të drejta të popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në vendin e tij; -se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21 shkurtit 2006; -se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në marshim! 1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra konkrete, si proserb, si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s mbi caqet me rëndësi strategjike për soldateskën fashiste serbo-çetnike, në vitin 1999 2.”Virtyt kryesor për serbijanë është gënjeshtra” – thotë ideologu i
    shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq

    3. Špiro Kulišiæ: “ O Etnogenezi Crnogoraca”, Pobjeda, Titograd, 1980
    4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
    02 2006

    Prishtinë, me 20 shkurt 2006

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Popi (Krajli siç i thoshin pleqte e vjeter te fshatit kur luanin me karta lojen spathi) duhet ta dije mire qe ka ikur koha e shpalljeve te njeanshme te pavaresise. Nuk ka me pavaresi qe shpallet nga nje parlament gjysem-klandestin (nuk them qe nuk kane qene te nevojshme keto, madje kane qene te domosdoshme), dhe se sot, kur te jete shpallur pavaresia e Kosoves, ajo do te jete nje pavaresi e cila do te miratohet e fundit nga populli yne. E kam fjalen qe pavaresia do te jete e miratuar me se pari nga OKB e pastaj Popi le t'i vije anes e anes per te çliruar territorin e pushtuar ! Kujton Popi se keto pune behen me yrysh... Kur t'i vere vulen OKB kesaj pune, ska Pop serb e prift ekuadorian e hoxhe pakistanez qe i ben derman. Popi pastaj te pajiset me nje pasaporte kosovare, te rrije urte ne Kishen e vet, tu mesoje besimtareve fjalet e Zotit dhe te shkoje ne ate dynja me ndergjegje te qete. Nqs beson ne Zot ai Popi e di shume mire qe ai Zoti i vet dhe i kujtdo tjeter nuk i thote Popit : merre armen e dil ne mal, keshtu qe secili ne vendin e vet. Une punetor, e ti prift e keshtu iken kjo pune.

  3. #3
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    edhe ki popi ne shkon ke shkina te bone ligje dhe jo shqipetareve ne te shef punen qe e ka zgjedh se per punet e shqiptareve i sgjedhin vet ene ki pop ne oksan

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ju bej apel shqipetareve te blejne arme dhe municion dhe mos ti dorezojne ato qe i kane.Ne rast sulmi duhet ta tregojme forcen tone e jo tu hidhemi ne preher te huajve qe te na mbrojne nga shkite.

    El Enfal ..... 60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do tju konpenzohet dhe nuk do tju bëhet e padrejtë.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga mjaftulodhe
    Ju bej apel shqipetareve te blejne arme dhe municion dhe mos ti dorezojne ato qe i kane.Ne rast sulmi duhet ta tregojme forcen tone e jo tu hidhemi ne preher te huajve qe te na mbrojne nga shkite.

    El Enfal ..... 60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do tju konpenzohet dhe nuk do tju bëhet e padrejtë.

    Ik more muxhahedin... Tipat si ti i sherbejne ketij popit mjekrrosh. Te njet jeni ju fanatiket me kete popin, si ne pamje ashtu edhe ne ide per Allahun. Ai mendon se serbet jane popull i zgjedhur i zotit dhe e justifikon edhe masakrat ndaj popujve te tjere ne emer te zotit, ashtu siq beni ju muxhahedinet ne emer te allahut.

    Ik tahs se nuk ke dallim nga Popi fare..

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kosovo Bishop Warns Not to Hand Jihadists a Victory

    By Sherrie Gossett

    Feb 24, 2006

    (CNSNews.com) - A leading Serbian Orthodox bishop, visiting the U.S. on a mission of "peace and understanding," has warned the international community against granting independence to Kosovo, saying such a move would hand a victory to radical Muslims and their jihadist supporters.

    Kosovo's independence from Serbia would also mean "a virtual sentence of extinction" for minority Serbs in the province, according to Dr. Artemije Radosavljevic, the bishop of the Serbian cities of Raska and Prizren.

    He met with Cybercast News Service during a recent 20-day tour of the U.S. to discuss the fate of the troubled province, which is formally known as Kosovo and Metohija. This month, international talks are set to begin regarding Kosovo's final status.

    Kosovo, which is part of the sovereign country of Serbia and Montenegro, has been a U.N. protectorate since North Atlantic Treaty Organization (NATO) forces bombed Yugoslavia between March and May of 1999 to compel the Serb-dominated government of Slobodan Milosovic to withdraw its forces from Kosovo.

    The NATO bombings were launched in response to an alleged genocide being conducted against Kosovar Albanians by the Serbs. But when the bombing campaign ended, ethnic cleansing allegedly took place with Albanians, who are predominantly Muslim, targeting Christian Serbs and other minorities such as Turks, Roma (gypsies), Ashkali and Muslim Slavs.

    The violence, including rape, murder, torture and the burning of villages, was witnessed and documented in hundreds of pages of United Nations (U.N.), NATO Kosovo Force (KFOR) and Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) documents.

    "Detaching Kosovo from democratic Serbia would mean a virtual sentence of extinction for my people in the province -- the larger part of my diocese -- who continue to face unremitting violence from jihad terrorist and criminal elements that dominate the Albanian Muslim leadership," Dr. Artemije said.

    The ethnic cleansing that followed the NATO campaign has prompted an exodus of approximately 240,000 Serbs and minorities from the region.

    Arguing that a "pure mono-ethnic and mono-religious Kosovo" could result from independence, the bishop said the move would "definitely be used to strengthen what we call the 'white al Qaeda,'" a reference to the recruitment of terrorists with European features.

    "This [al Qaeda] would definitely be in grave contest and even more dangerous that the one we know so far from bin Laden ... because they could very [easily] melt within other populations ... ." Granting independence would be a "tragedy," he said.

    Dr. Artemije also referred to allegations made by Thomas Gambill, a former OSCE security chief, who previously told Cybercast News Service that Kosovo is a lawless region "owned" by the Albanian mafia, characterized by continuing ethnic cleansing and subject to increasing infiltration by al Qaeda-linked Muslim jihadists.

    Gambill's remarks were confirmed in official documents and by a United Nations official who spoke on condition of anonymity.

    "In our past visits here, we did indicate and tried to provide information sufficient to show there's a lot of evidence about the terror and the mafia taking stronghold in Kosovo," Dr. Artemije said. "We are worried this truth has not been accepted or did not go any further ... We have faith that in the future this truth will be known, unfortunately, we are afraid it might be too late for the Christians in Kosovo."

    The Serbian bishop described the life of Serbs and other minorities in Kosovo as "extremely difficult."

    "Basic civil rights are completely non-existent. Their security of their own life doesn't exist. Any assistance regarding schools or health care, etcetera, is very meager ... ," he said.

    Before NATO's bombing campaign, then-President Bill Clinton estimated publicly that 100,000 ethnic Albanians had been killed. Within weeks of NATO's bombing campaign, however, the estimate was greatly revised downward. A subsequent five-month U.N. investigation found 2,108 bodies and, several months after the NATO mission, USA Today reported that the figures appeared to have been "greatly exaggerated." See Video.

    Andrew Bacevich, professor of International Relations at Boston University, told USA Today that in order to justify the NATO bombings, "they needed to tap that memory of the Holocaust."

    Recent reports reviewed by Cybercast News Service indicate that in 1999, slightly more than 4,000 Albanians were killed and approximately 1,700 non-Albanians were killed. Some 2,500 are still missing, according to data from the Commission for Abducted and Missing Persons.

    Cybercast News Service asked Bishop Artemije whether he believed allegations that President Clinton had exaggerated the figures in order to generate support for the war.

    "I couldn't say that he was the one who was lying, but definitely he was getting or using false information," the bishop stated. "... It seems to us it was important to fabricate these figures in order to justify and prepare the intervention of NATO in Kosovo."

    Diplomats and analysts critical of the situation in Kosovo have told Cybercast News Service that the religious persecution is part of a political strategy of violence, which if successful in winning the independence of Kosovo, could trigger similar violent secessionist movements throughout neighboring states and countries.

    Those same officials also express concern about radical Islamic elements existing on Europe's doorstep, in a province already plagued with illegal arms and narcotics trafficking.

    Bishop Artemije's remarks to Cybercast News Service were translated by his Washington, D.C., representative.

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sa me shume protesta pro-Jihad si ne Shkup apo Prishtine do jet fitore e madhe per Serbine dhe pavarsine e Kosoves do zgjatet. Per Serbine keto jan shancet me te mira tu tregojn Evropes dhe Amerikes qe Shqiptaret jan "terrorrist" ku bota eshte ne lufte kunder atyre qe disa prej neve kan simpati.

    Gabimi me i madh do ishte ndonje fatalitet tjeter te dilnin prap ne rruge dhe te benin te njejtin gje por ai qe do fitoj do jet Serbi me propaganden e tyre!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Angry Mjekrra sllave ofendon prap popullin shqiptare!!

    Artemie thotë se pavarësia e Kosovës do të çonte në krijimin e shtetit "musliman kriminal-terrorist"


    Uashington, 29 shtator - Peshkopi serb i Kosovës Artemie ka thënë në Uashington se pavarësia e Kosovës do të çonte në shfarosjen e popullit serb, dhe në krijimin e shtetit musliman kriminal-terrorist në zemër të Evropës, - njofton "Zëri i Amerikës" në gjuhën serbe. Këto komente Artemie i ka bërë në Kapitol Hill në Uashington gjatë një konference kushtuar Kosovës të organizuar nga Këshilli Amerikan për Kosovën, grupi ndërkombëtar "Solidariteti i krishterë" dhe Koalicioni për liri fetare. Kjo konferencë e lobit serb ishte takim i bashkëmendimtarëve dhe qëndrimet e tyre paraqesin kundërpeshën e pikëpamjeve mbizotëruese mbi Kosovës në Uashington, tha përfaqësuesi i agjencisë "Venabël" që paguhet nga Këshilli Nacional Serb i Kosovës. Në stilin e peshkopit Artemie në këtë takim kanë diskutuar edhe pjesëmarrës të tjerë. Kështu Gregori Kopli thotë se "Kosova është territor me të cilin tashmë udhëhiqet si me një organizatë kriminale dhe që është e lidhur me lëvizjen xhihadiste". Ndërkaq drejtori i projektit "Xhihadi uoç" Robert Spenser ka kritikuar mosgatishmërinë e SHBA-ve dhe të BE-së dhe vetë Serbisë që të vështrohet aspekti fetar i konfliktit në Kosovë si luftë e islamistëve dhe të krishterëve.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    kush e rruan fort per pallavrat e asaj mjekrre me morra, te shkoje te qethet njehere se eshte bere si njeri shpellash e askush nuk ia ka ngene te degjoje lajthitjet e tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    se mos po degjojm ndonje te re keto i kemi degjuar qe para 1912.
    le ti bjeri legenit se i bie bukur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  5. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •