Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Renkim

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Renkim

    nje cast, nje vajze
    me floke te zeze,
    ne fillim te njezetave
    vizaton nje lepurush me lapsa me ngjyra
    mbi nje tryeze te xhamte,
    pastaj suprinen do e bej dritare,
    dhe nje tjeter vajze,
    nje femije, jo me shume se tete,
    (duhet te jene shoqe)
    me tipare ezmere mesdhetare,
    ose perse,
    iu ofron banane falas kalimtareve,
    e me nje miresjellje mbreale i percjell.

    i njejti cast,
    ne nje tjeter bote,
    nje perspektive perverse e vetmja lidhje,
    ose me mire, pa lidhje fare:

    kreshte e bardhe, e heshtur,
    ulerime e mbytur, grykecjerre,
    jashteqitje te mendafshta,
    substance e trashe,
    ngercje degjenerimi pa mbarim,
    orgazem e derdhur mbi memorie qerpikesh,
    sy qe qeshin sperme lare,
    mungese e velur, largesi,
    pritje, plogeshti,
    vetmi,
    vetmi.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    myanad

    Mbi kullen e trupit tend kercej
    Renkoj!
    Nen melodine e nje muzike brutale
    emrin tend kendoj.
    Zot, te kerkoj.
    Tempulli me shembet ne brendesi.
    Aty bie dhe un.
    Martire!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    pastaj? (mos me lini ta mbaroj une)

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    mbaresia mbaron ketu.
    ne thepa majoshe ku shqiponja
    le nje koke ne shkemb,
    ne cmendje,
    ne hieroglif pseudo-kinez,
    me nje dykrenare te kryqezuar ne gjak
    e me tre zara qe peshojne tre funta ne xhep,
    ne shtate viza te bardha
    te nje nate pa yje e pa hene,
    duke pritur ne rutine margariten
    mitologjike te agimit,
    beatles ne radio,
    ne kafke lolly pop.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    ah kullaq kullaq
    e di une ca do ti

  6. #6
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Ajo te ndjek nga pas. Si c’do bushter besnike. Ti can boren me hapat e tua te medha e ajo ec mbi gropat e thella qe le pas. Te dy heshtni! Ka mbi 6 ore qe ecni ne kerkim te ndonje gjeje te gjalle. Ke kohe qe nuk e kthen koken mbrapa ta shohesh nese eshte aty, qe nuk e ke humbur diku. Vetem ndien dhe nuhatjen e saj dhe je i sigurt qe do te ndiqte e nuk do ti shqiste syte e saja te nxehta. Shpesh here detyrohet te vrapoj qe te ndjek shpejtesine tende neper bore, kur u lodh leshoi nje te lehur qe i shpetoi. Ti s’ke as emer per te. I therret c’te te ze goja. Nga emri i jot eme, e nganjehere kur po e ledhaton e shikon mire e i thua “ti dukesh si nje Dina. Jo jo si nje Liza. Si nje Liza Minnelli” po te shumten e kohes cdo poshtersi qe di. Pasi vdiq Dina e babait, e babai vet, gjuetia s’eshte me e njejta. Gjithsesi nuk ke as si ta lesh. Te eshte bere nje tradite. Lizen e mba rrotull po per te njejten arsye. Ne fakt as nuk po e kekoje e as nuk e do po gjithsesi e di qe te duhet nje cape per gjueti. Nuk eshte as cape gjuetie. Po bushtra eshte ose shume e zgjuar ose eshte budallaqe e ben sit a kishte ne gjak gjuetine. Ti ama e ke ne gjak. Nuk e mba mend heren e pare qe te kishte marr me vete gjyshi. Merrnin turne kush te te mbante ne sup: njehere gjyshi qe ishte i forte edhe pse mosha e kishte lodhur e here babi qe te mbante prej zorrit e turpit qe plaku te kishte marr me vete. Dina u ndiqte nga pas e here printe rrugen e ti nuk ja shqisje syte edhe kur degjoje perrallat e gjyshit per derrat e eger e ariun qe e kishte plagosur. Kur shkoje me to per gjueti ishte e vetmja kohe qe te linin te luaje me Dinen. Po ndryshe nga Diana, Liza vetem te ndjek. Nuk luan me ty. E di qe dhe ti se ke mbajtur afer apo ti tregoje asaj te njejtes kujdes e dashuri si Dines, e eshte disi faji jot.Po gjithsesi nuk ndihesh fajtor sepse bushtra nuk eshte e jotja thjesht te eshte ngjitur si rrodhe e as nuk te behet aq sa ta humbesh diku. Ajo te ndjek, te beson edhe pse nuk ja heq syte ciftes qe mba var mbi sup.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 19-12-2004 mė 16:11
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •