Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 142
  1. #41
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ooooooooooo

    me ka mbetur "O"-ja vetem.
    ku je.....
    shurdhuar?
    me sill bashketingelloren
    qe te mbeshtes kete "o" te rende.
    se plasa.

    ose plas edhe ti..
    po jo i shurdher.pls

  2. #42

    pa titull

    Ja ku jam
    zbres poshte me furi
    Ja tek jam
    jam ortek, jam oqean
    Jam dallge gjigande
    do bej hatane
    ē'te gjej perpara me vete do t'marr
    kte Bote te piste fort kam per ta lare
    Shihni, po zbres poshte
    uNE dallga gjigande
    Ja tek dridhet Bota
    Hah, Bota qaramane
    Ruhuni!
    Po zbres poshte me vertik.
    Shihmani vazhgen
    sa shum qe kam permbysur
    kte Bote ne s'e laj dot
    thelle kam per ta zhytur
    E zbres, zbres, zbres...
    i ujshem keshtu siē jam
    po zbritkam une tronditshem
    tronditshem permbi xham.
    Xham?!
    Ja ku perfundoka
    poshte paska derrase
    Oh! Qenka tavoline!
    Kjo Bote paska qen gote...
    Qeshe uNE nje pike uje...



    (nxjerre nga sendyqi i vjetersirave e kushtuar deshmoreve te padukshem)

    p.s.
    Keto radhe i degjova nga nje pike uje qe rreshkiste pareteve te jashtme te nje gote ne tavolinen ku une rastesisht pija kafe nje te diele.

    ©Sokol Nika
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #43

    Bejte...per te tjere e per vete

    O Zot!
    Nje perbindesh atje tej,
    mes pemesh.
    Sanēo!
    Shpejt parzmoren,mburojen dhe heshten.
    Imzot!
    Nuk po shoh gje!
    Perse e keni fjalen?
    Kulmi!
    Sa gjigand!
    Veshtro si i tund krahet.
    Imzot!
    Druhem nuk jeni mire.
    T'u bej nje kamomil?
    Sanēo!
    Nuk po me bejn syte...
    Bile s'qenka nje, as dy, as pese...
    po shume,
    qe te gjithe te zinj.
    Imzot!
    Qetesohuni!
    Ata jan mullinj.
    Sanēo!
    Mblidhi trastat.
    Shpejt,
    Rozinant' e palle.
    Imzot!
    Nuk jeni mire?
    Mos keni zjarr mbi balle?
    Sanēo!
    Shpejt te thashe!
    Po lyp ndihme Dylqinja.
    Imzot!
    Cfare thoni.
    Do na qeshe njerzia.
    Sanēo!
    S'te kam pyetur,
    nga prapa pse me ndjek?
    T'ju rrefej mullinjt' imzot!
    Mullinjt, e vertete.


    ©Sokol Nika


    p.s.
    Shkruar shume kohe me pare...gati-gati duke qare.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #44
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    sokol

    pothuaj e perlotur...iu kam ndjekur te treve...
    urime.
    e bukur!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sokol i paske te thella sendyqet, po a ka me?

  6. #46

    Leter

    Te flihet?
    Fli, me mire,fli!
    Nuk jane aq katile enderrat e nates
    sa Shpirtit mos i japin kafshaten e rradhes,
    per te shtyre te nesermen.
    Po mos shkruaj ama
    se pergjum dhe letren.

    Te haet?
    Ik ha.
    Po mos shkruaj ama.
    Se letra s’i jep buke, gojes.
    Ne qenc ti skllav i shkronjes...

    Te pihet?
    Pi uje me mire.
    Po goten mos mbush
    me letrat e te tjereve.
    C’u mban bardhaku
    Do te te nxjerre barku.

    Kofshebashkimi te ka uri?
    Ik, freskohu ca ne llucen e vapes!
    Po mos shkruaj ama,
    orgazmen e rradhes.
    Se esht’ teper mishtore
    per letren hyjnore.

    Te luhet?
    Ik gjej ndonje loder!
    teper plake kjo Leter,
    te te behet moter.

    Te qeshet?
    Leviz gishterinjte nen sqetull!
    Po mos shkruaj ama!
    Se letra qan
    e te qesh.

    Te qaet?
    Shamine syve futi!
    Nuk esht' letra per qurre.
    Po per lote baruti.

    Ke dhimbje koke?
    Pi nje aspirine.
    Po mos shkruaj ama!
    Nuk sheron migrenen Letra,
    as e nxe.
    (mbase dhe ta shton)

    Do te fluturosh?
    Me mire?
    Gjej te hidhesh ndonje ballkon.
    Po kujdes kur shkruan!
    Se Letra te ndeshkon.

    Do te enderrosh?
    Enderro, por jo ne Leter.
    Se enderrat zene e myken
    kur shkojne ne kedo tjeter.

    Do te rritesh?
    Me mire vishu trashe.
    Po mos shkruaj ama!
    Vertet Letra te nxe,
    por edhe te nxin.
    (jashte e brenda)

    Do te zvogelohesh?
    Zhvishu fare, per fare...
    e siguro leter me shumice
    Nuk para i nxe lehte mjeranet e vegjel
    Letra me pakice.

    Je pis?
    Ik lahu ne lume.
    Se Letra s‘eshte per t’u pastruar
    Por vec per t’u mbytur
    Ne det te trazuar.

    Do te rrefehesh?
    Gjej nje prift me mire.
    A ngjall fjalet te pakten.
    Se Letra nuk vdes lehte,
    megjithse me felliqsira mbahet ne ket’ Jete.

    Por...

    Ne dhembte Shpirti,
    se ke uri.
    Letres jepju, te te haje.
    Urine ti shuash,
    dhe ngopjen tende,
    mbase.
    (mos u cudit, edhe Letra ka uri)

    Ne dhembte shpirti
    per ca mish a spazme
    Qie letren, qie!
    Te griset nde orgazme.

    Ne dhembte shpirti
    Se do ca te qeshe
    Ne leter gudulis.
    I vetem s’do te jesh.

    Ne dhembte shpirti
    Se vetja te vetmon
    Me boje letren shkelmoje
    Letra te shpeton.

    Leter ne mos pac
    Ne qente letra pak
    Shkruaj or' mureve,
    shkruaj!
    Shkruaj or' me gjak!
    Po shkruaj ama...shkruaj...


    ©Sokol Nika

    Percartur pergjysme, sot, ne mengjesin e dyte te Majit te 2002-te pasi leu Krishti.
    Ora 05:31 e mengjesit.

    p.s.
    Mbarova per gjume, keshtu qe e ndala ketu vrullin e penes (qe te kem pene dhe per neser, ne paca).
    Jam i bindur qe do e ndryshoj (kur te jem ne forme), por e postova kaq heret per te mos i ndalur vrullin Gezimit qe me lodhet shpejt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 02-06-2002 mė 07:40
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #47
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    E lexova, duke mbajtur frymen, deri tek "Por...." i poezise tende pastaj, nxorra frymen ne pjesen tjeter dhe pasi e mbarova, mbeta......... pa fjale.
    Ji Vetvetja!

  8. #48
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    sokol

    une u mpiva kur te pashe...me duk sikur shkruaje ne lekure te heshtjes time.
    Kjo leter per letren ishte me shume se braktisja e gjumit.
    Jo te gjithe i jepen braktisjes se gjumit ashtu sic i jepesh ti letres.
    leviz, kercenon, jepesh...pastaj...tifillon prap .
    por i dashur, i bute, i sokolte dhe.... edhe me .
    urime!
    si perhere macia blu e gatshme te zere hedhjen tende te fundit.
    ...Nje shpirt i fshehur te ka mbajtur ne frymen e vet. Fantastike.
    Me siguri ke fjetur mire...per te shkruar nje tjeter mbas kesaj qe shkrove.

    (te pershendeta edhe ty "shpirt i fshehur", me kete rast...)

  9. #49
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Si me dukesh si poet?

    Ke arritur te zoterosh artin e krijimit, por temat i ke te sforcuara, si femije te lindur me zor. Shkaterroje krenarine tende po deshe te ecesh...

  10. #50
    Mora comangen, ate te renden fare.
    Fort ne dheun e se vertetes ta perplasja.
    Shtate pashe do ngulej ajo comange e nuk do kish bir njeriu ta nxirrte prej andej.
    E ngrita, lart mbi koke...e mata mire.
    Nje milingone qe me zvarritej berrylit ra perdhe ne ate moment.
    E lashe me kaq, mjaftonte...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 06-06-2002 mė 23:29
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •