Pershendetje Denk.
Pershendetje Denk.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Sokol ke kapur nje dukuri te Natyres sic eshte renia e Shiut dhe bukur e ke lidhur me trokitjen e tij ne Teneqe.
Por..por je mjaftuar me ate trokitjen dhe e ke len shiun te bjere e nuk je lodhur te besh nje poezi me mjeshteri.
Pra perpunoje kte poezi e ka me dal gje e bukur.
Ky leitmotiv le te shoqeroje
...
Kur bie shi e udhet lagen
....................................gjithomne
do t'gjendet diku prane nje teneqe
e pikat e shiut ne te do trokasin
Por..skaliti pak vargjet e strofat e tjera..
fjala "ngjizje" nuk eshte per poezi.
ngjizje-gjiza..na u prish gjiza etj..jane prozaike shume.
Hajt djal mundesit i ke..mos lesho si lopa .gjerat.. meqense nga ty ka kerkesa per cilesi nga forumo-spektatoret
Vjershe qe me pelqeu shume, sidomos ai paralelizmi i asaj qe ka deshire te mendoje lexuesi me teneqen qe sa vjen e ndryshket... shume i goditur.
Kolo une per vete jam partizan i rimes. Ta kisha timen kete poezi nuk e lija pa e rimosur mire e mire. Kam pershtypjen qe ke hedhur ne leter idene pa u lodhur tia lemosh ngapak anet e kendet.
Me vend verejtja e Brarit. Si kritik nuk ia ha qeni shkopin.
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
Pershendetje e falenderime te dyve.
Nuk e di ne jeni te mejtimit qe ART-i duhet te kete apo jo qellim propagandistik por per mua ART-i puro nuk duhet te jete i tille. Sa me shume te merresh me lemimin e fjaleve e vargjeve aq me shume i largohesh atij pra.
Veten kurre s'e kam pare si krijues te poezive por nje tel percues me ndjeshmeri te larte. Percuesi dridhet nen shtysat atmosferike te cilat nuk varen kursesi prej tij. Po ashtu menyra dhe intensiteti i te dridhurit... Nese teli percues mundohet te dridhet vete apo te dridhet pak me ndryshe konform normaleve te perkohshme ai i humbet vetite percuese dhe sado i afte te jete per t'u dridhur do jete tmerresisht i limituar e s'ka per t'u dridhur me shume se nje tel bakri maje shtylles.
Por mbi te gjitha mos harroni qe nuk e kam seriozisht por thjesht ve ndonje radhe ne forum qe ti lexoje e te kenaqet kush mundet.
Disa zhgarravina qe jane botuar faktikisht i kam edituar paksa.
Me ty nė zemren time
shkoj nė vende ku dielli kurrė nuk praron
dhe lulat kurrė nuk vdesin...
Nganjiherė mė duket sikur nuk dua tė flej,
ngase gjumi mė largon nga ti
dhe mė con nė njė gjendje
ku mė nuk tė ndiej.
Por nė mengjes, kur i hapi sytė dhe ti nuk je afėr,
atėhere dua tė flej dhe
tė vazhdoj tė ėndrroj pėr ty!
Nė zemren time jeton emri yt,
nė veshėt e mi tingllon zėri yt.
Ti....
Ai, i cili mi tregon rrugėt e dashurisė dhe
i hap dyertė cilat askush
mund ti hap!
Ti....
Ai cilin e shof edhe kur nuk ėshtė afėr,
dhe cilin e ndiej, sepse jeton nė zemren time.
Nganjėherė nuk dua besoj qė tė njof,
nganjėherė caj dhe pyes dhe vdes
por pastaj ringjalle, vetėm pėr ty.
Dhe prap TI!
Kudo qė tė shkoj, vetėm ti!
Por kush je ti,
mungesa e cilit mė bėn tė vdekur,
dashurija e cilit mė bėn tė gjalle?
Cka je ti?
Njė emėr nė zemren time,
njė vizion i dashurisė?
Ti...
Pėr ty lind dielli dhe pėr ty lulat lulzojnė.
Ti...
Ai pėr cilin ekzistoj,
por pa cilin duhet tė jetoj.
Vetėm TI...
____________________________he he...
Pėr dikė qė mė nuk ekziston...
Mėsoj pėr te jetuar, jetoj pėr te mėsuar...
sokol...
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Macke po kerkoj editor per proze.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Kali im je nėpėr natė
pas jeleve mbahem fort, si kozak
kam frikė mos rrėzohem, se hazdisesh
kur tė kalėroj nėn ritmin e Kalinkės.
Jam njė juke box me ca muzikė nė repertor
ti fut monedhėn zgjedh melodinė
e unė filloj tė ledhatoj
me ritmin qė sot zgjodhe ti.
Ne daē Kalinkėn ti e di
me afsh avitesh mė kafshon
hingėllin e zgjon kalorėsin
e unė i marr frerėt nė dorė
(kushedi ku shkojmė sot).
Ne daē Listin virtuoz
qė kish gjithēka pėrveēse duar
nis e mė flet me ēdo qelizė
cdo pore jotja ėsht strehė pėr mua.
(e unė tė futem nėpėr ēdo pore).
Nė daē Vivaldin ti vjen ngadalė
sytė mi sheh, ėmbėl mė puth
e unė ti sjell stinėt me radhė
violinės telat ia kėpus
(pastaj presim vitin tjetėr)...
(akordojmė dhe instrumentėt)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 08-06-2003 mė 04:21
Po kur ne juke box vendos kengen:
"Cupe thyej ato gjilpera..." (me sa di une eshte kenge beratase)
Me pelqeu ideja e poezise se fundit. Urime!
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt